Qendra e emigrantëve në Gjadër do të mirëpresë ditën e nesërme grupin me 40 emigrantë , të përzgjedhur nga qendra të ndryshme paraburgimi në Itali, sipas një liste të përgatitur nga Departamenti i Emigracionit në Ministrinë e Brendshme.
Në rastin e transferimeve nga një qendër paraburgimi në tjetrën, nuk ka asnjë detyrim ligjor për të informuar avokatët ose anëtarët e familjes së individëve të përfshirë. Qendrat e financuara nga Italia në Shqipëri u krijuan fillimisht për të kryer procedura të përshpejtuara të identifikimit dhe riatdhesimit për emigrantët meshkuj të rritur nga të ashtuquajturat “vende të sigurta” të shpëtuar në det. Megjithatë, vendimet e gjykatave deri më tani kanë bllokuar zbatimin e plotë të këtij modeli, duke penguar funksionimin e objekteve.
Kampi i Gjadrit, që aktualisht ka një kapacitet total prej 48 vendesh, por që do të zgjerohet në 144 në muajt në vijim – do të presë emigrantët që janë subjekt i urdhrave të ndalimit të vlefshëm ose të zgjatur për riatdhesim, sipas ligjit italian. Megjithëse nuk ndodhet në tokën italiane, qendra do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me qendrat e paraburgimit të riatdhesimit (CPR) në Itali – ku emigrantët e parregullt mund të mbahen deri në 18 muaj në pritje të identifikimit dhe riatdhesimit.
Javën e kaluar, Komisioni Evropian tha se ishte në dijeni të zhvillimeve të fundit në lidhje me dekretin për qendrat në Shqipëri. Sipas Komisionit, legjislacioni kombëtar italian do të zbatohet për këto objekte, “siç ka ndodhur deri më tani për azilin”.
“Në parim, kjo është në përputhje me ligjin e BE. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë zbatimin e protokollit të rishikuar dhe të mbajmë kontakte me autoritetet italiane,” tha një zëdhënës.
Qendra e dytë, ajo e Shëngjinit, me një kapacitet prej më shumë se 800 vendesh, për momentin do të qëndrojë e mbyllur.
E ardhmja e saj tani do të varet nga një vendim i ardhshëm i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, i cili pritet në maj ose qershor, i cili do të përcaktojë nëse procedurat e përshpejtuara mund të zbatohen ligjërisht për migrantët e shpëtuar në det. Në pritje të kësaj, opinioni i Avokatit të Përgjithshëm të Gjykatës pritet të publikohet të enjten, i cili do të japë një tregues domethënës se si Gjykata synon të procedojë, megjithëse nuk do të jetë detyrues.
Tag: qendrat
-

Rinis ardhja e emigrantëve nga Italia/ Të përzgjedhur nga qendra paraburgimi, arrin nesër grupi me 40 persona në Gjadër
-

Kthimi i Gjadrit në qendër ndalimi, Human Right Watch kritikon dekretin e Melonit: Do të përsëritën të njëjtat probleme
Giorgia Meloni
TIRANA- Senati italian dhe Bashkimi Evropian miratuan dekretin e kryeministres Giorgia Meloni për të kthyer qendrat e pritjes në Gjadër për të transferuar emigrantët që janë në procedura azili. Por, menjëherë pas kësaj ka reaguar Organizata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut (Huma Rights Watch). Sipas HËS, ky ndryshim është problematik dhe do të rrisë problemet që ekzistojnë në qendra të tjera të ngjashme të ndalimit brenda Italisë. Sipas dekretit, emigrantët do të qëndrojnë në këto qendra për 18 muaj, ndërsa atyre që do iu refuzohet kërkesa do të kthehen në vendin e tyre.
“Hapja e një qendre të tillë në Shqipëri do të përsërisë problemet që tashmë janë evidentuar në Itali, por gjithashtu do të shtojë edhe sfida të reja, si pengimi i aksesit në ndihmë ligjore, çka mund të minojë llogaridhënien në rastet kur ka akuza për abuzime”, tha në një deklaratë Judith Sunderland, drejtoreshë për Evropën dhe Azinë Qendrore në Human Rights Watch.
Qendrat e pritjes në Gjadër u ndërtuan në bazë të një marrëveshje të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologës së tij italiane, Giorgia Meloni në vitin 2023. Ndërtimi i këtyre qendrave kishte si qëllim strehimin dhe përpunimin e dokumenteve të azilkërkuesve meshkuj nga vende të konsideruara të sigurta, të cilët ndaloheshin ose shpëtoheshin në det nga anijet italiane.
Ata do të zbarkonin direkt në Shqipëri dhe do t’i nënshtroheshin një procedure të përshpejtuar për azil, nën supozimin se nuk kishin nevojë për mbrojtje. Por, për shkak të bllokimit të marrëveshjes nga gjykatat italiane, qeveria është detyruar të rikthejë në Itali emigrantët që u dërgusn në Shqipëri. Gjykata Evropiane e Drejtësisë pritet të japë një vendim për këtë çështje, por ndërkohë objektet e ndërtuara, që kanë kushtuar deri tani 65 milionë euro, kanë mbetur bosh.
Por HRW vë në dukje se ky dekret mund të përkeqësojë situatën e emigrantëve, ndërsa thekson se qendrat e ndalimit, të quajtuara ndryshe CPR në Itali kanë tashmë një mori problemesh.
“Një raport i vitit 2021 i përshkroi këto qendra si “vrima të zeza”, ndërsa një raport i publikuar në vitin 2024 i denoncoi ato si një sistem të shtrenjtë dhe çnjerëzor”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Humans Rights Watch.
Sipas organizatës nuk ka asnjë tregues që kjo lëvizje do ta bëjë më të lehtë pranimin e të dëbuarve nga vendet e origjinës – një nga pengesat kryesore për realizimin e dëbimeve. Organizata thotë se përpjekjet e vendeve të Bashkimit Europian për të transferuar emigrantë në vende të treta është çnjerëzore.
“Përpjekjet për të zhvendosur përgjegjësinë dhe për t’i larguar emigrantët nga sytë e publikut janë mizore dhe jorealiste”, thuhet në deklaratë.
Në një tentativë për t’i hapur qendrat, më 28 mars, qeveria italiane miratoi një dekret të ri, i cili e lejon përdorimin e këtyre strukturave për të strehuar emigrantë pa dokumente që ndodhen aktualisht në Itali, dhe ndaj të cilëve është lëshuar urdhër dëbimi.
Deri më tani qendrat pritëse janë bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit.
Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar. Por deri më tani qendrat janë bosh./ZËRI -

Asgjësohen rreth 500 mijë pula nga dy stabilimente në Durrës
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se referuar situatës së Influencës Aviare në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masat e menjëhershme për eleminimin dhe asgjësimin e sigurt të 497 986 krerëve shpendë të ngordhura, me një nga metodat bazuar në aktet ligjore në fuqi, si më poshtë:Sipas njoftimit, në zbatim të nenit 80 të Ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar i cili parashikon:* Groposjen ose djegien e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, pas ngordhjes, sipas rregullave sanitaro-veterinare.* Qendrat përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore, me pëlqimin e shërbimit veterinar rajonal dhe agjencive shtetërore përgjegjëse për mjedisin.* Groposja ose djegia e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, post mortem, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar.Në zbatim të Urdhërit Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” i cili parashikon:* Eliminimin nëpërmjet groposjes dhe në një qendër përpunimi i karkasave, vezëve mbeturinave shtazore, ushqimit, plehut sipas legjislacionit në fuqi.* Procesi i asgjësimit të ngarkesave të kafshëve të ngordhura ose të eliminuara në qendrat e përpunimit, ndiqet nga veterineri zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.Asgjësimi/trajtimi i kadavrave kryhet: me groposje; në një qendër përpunimi (rendering) që i asgjëson/trajton kadavrat e kafshëve:– me incenerim;– me eliminim në një lendfill të autorizuar pas transformimit nëpërmjet sterilizimit nën presion;– si lëndë djegëse pas përpunimit;– për prodhimin e fertilizantëve organikë ose përmirësuesve të tokës pas përpunimit nëpërmjet sterilizimit nën presion kur është e mundur dhe bëhet markimi i përhershëm i materialeve përfundimtare”.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-
Gripi i shpendëve në pularitë e AIBA dhe Rea’s, Ministria e Bujqësisë: Asgjësohen 498 mijë pula
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaron se referuar situatës së Influencës Aviare në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masat e mënjëhershme për eleminimin dhe asgjësimin e sigurtë të 497 986 krerëve shpendë të ngordhura, me një nga metodat bazuar në aktet ligjore në fuqi, si më poshtë: Në zbatim të nenit 80 të Ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar i cili parashikon: • Groposjen ose djegien e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, pas ngordhjes, sipas rregullave sanitaro-veterinare; • Qendrat përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore, me pëlqimin e shërbimit veterinar rajonal dhe agjencive shtetërore përgjegjëse për mjedisin; • Groposja ose djegia e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, post mortem, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar. Në zbatim të Urdhërit Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” i cili parashikon: • Eliminimin nëpërmjet groposjes dhe në një qendër përpunimi i karkasave, vezëve mbeturinave shtazore, ushqimit, plehut sipas legjislacionit në fuqi; • Procesi i asgjësimit të ngarkesave të kafshëve të ngordhura ose të eliminuara në qendrat e përpunimit, ndiqet nga veterineri zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; • “Asgjësimi/trajtimi i kadavrave kryhet: me groposje; në një qendër përpunimi (rendering) që i asgjëson/trajton kadavrat e kafshëve: – me incenerim; – me eliminim në një lendfill të autorizuar pas transformimit nëpërmjet sterilizimit nën presion; – si lëndë djegëse pas përpunimit; – për prodhimin e fertilizantëve organikë ose përmirësuesve të tokës pas përpunimit nëpërmjet sterilizimit nën presion kur është e mundur dhe bëhet markimi i përhershëm i materialeve përfundimtare”
-

Qendrat e emigrantëve në Gjadër, Brukseli i jep “dritën jeshile” Melonit: Në përputhje me rregullat europiane
Plani i ri i Giorgia Melonit për qendrat e strehimit të emigrantëve në Shqipëri është pritur mirë në Bruksel, ku Komisioni i ka dhënë një dritë jeshile idesë së kryeministres italiane.
Të premten e kaluar, ajo vendosi të ndryshojë përdorimin e qendrave që kishte krijuar në Shqipëri për të transferuar procedurat e azilit, pasi disa gjykata italiane e gjetën marrëveshjen të ligjshme sipas ligjit europian.
Prandaj, qeveria e saj ka miratuar një dekret për transformimin e objekteve shqiptare në qendra të ndalimit të riatdhesimit (CPR), ku emigrantët që kanë marrë urdhra dëbimi do të transferohen ndërsa presin riatdhesimin e tyre aktual, shkruan “Europa Today”.
Me pak fjalë, në pritje të vendimit të Gjykatës së BE-së për vendet e sigurta dhe pa hequr dorë nga projekti i një nyje për procedurën e përshpejtuar të kufirit, qeveria ka synuar të vërë në funksionim menjëherë qendrat e krijuara pas marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës.
Dhe kjo ide ka marrë miratimin fillestar nga Brukseli. “Ne jemi në kontakt me autoritetet italiane. Sipas informacioneve tona, ligji italian do të zbatohet në qendrat e menaxhuara nga Italia në Shqipëri, siç ka qenë më parë”, tha një zëdhënës i Komisionit në konferencën e përditshme për shtyp në Bruksel.
Në fakt, legjislacioni aktual europian e ndalon këtë lloj praktike, por Komisioni ka parashikuar mundësinë e futjes së “qendrave të kthimit” në propozimin e tij për një rregullore për kthimet e paraqitur më 11 mars.
“Pakti me Shqipërinë është një model që fillimisht u kritikua, por më pas fitoi gjithnjë e më shumë konsensus”, pohoi Meloni në një video-mesazh dërguar Samitit të Sigurisë Kufitare, një takim i organizuar nga qeveria britanike e Keir Starmer me temën e sigurisë kufitare dhe luftës kundër hyrjeve të parregullta.
“Bashkimi Europian propozon sot krijimin e qendrave të riatdhesimit në vendet e treta. Kjo do të thotë se kishim të drejtë dhe guximi për të nisur këtë rrugë është shpërblyer”, shtoi Meloni.Top Channel
-

Dekreti i ri i Melonit për qendrat e emigrantët në Gjadër, Brukseli jep dritën jeshile: Në përputhje me rregullat
Giorgia Meloni
ROMË- Komisioni Evropian e ka miratuar planin e ri të kryeministres italiane Giorgia Meloni për qendrat e strehimit në Shqipëri. Brukseli i ka dhënë dritën jeshile idesë së kryeministres italiane, për të trafnsferuar në qendrat në Gjadër, emigrantët që janë në proceduraë azili. Qeveria e saj miratoi një dekret për transformimin e objekteve shqiptare në qendra të ndalimit të riatdhesimit, ku emigrantët që kanë marrë urdhra dëbimi do të transferohen ndërsa presin riatdhesimin e tyre aktual.
Sipas mediave të huaja, gjatë kohës që Meloni pret një vendim nga Gjykata e Bashkimit Evropian, rreth vendeve të sigurta, qeveria ka synuar të vërë në funksionim menjëherë qendrat e krijuara pas marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës. Ky dekret ka marrë miratimin fillestar nga Brukseli.
“Ne jemi në kontakt me autoritetet italiane. Sipas informacioneve tona, ligji italian do të zbatohet në qendrat e menaxhuara nga Italia në Shqipëri, siç ka qenë më parë”, tha një zëdhënës i Komisionit në Bruksel.
Në fakt, legjislacioni aktual europian e ndalon këtë lloj praktike, por Komisioni ka parashikuar mundësinë e futjes së “qendrave të azilit” si pjesë e një plani për rregulloren e vendeve të BE-së rreth azileve.
“Pakti me Shqipërinë është një model që fillimisht u kritikua, por më pas fitoi gjithnjë e më shumë konsensus”, pohoi Meloni në një video-mesazh dërguar Samitit të Sigurisë Kufitare, një takim i organizuar nga qeveria britanike e Keir Starmer me temën e sigurisë kufitare dhe luftës kundër hyrjeve të parregullta.
“Bashkimi Europian propozon sot krijimin e qendrave të riatdhesimit në vendet e treta. Kjo do të thotë se kishim të drejtë dhe guximi për të nisur këtë rrugë është shpërblyer”, shtoi Meloni.
Sipas marrëveshjes me Italinë, të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit 2023, porti i zbarkimit të refugjatëve nga vendet e treta është Shëngjini, ku është ngritur qendra pritëse. Ndërsa në Gjadër është ngritur kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.
Deri më tani qendrat pritëse janë bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit./ZËRI -

Emigrantët e dëbuar në Gjadër, qeveria italiane nxjerr dekret të ri për qendrat e pritjes në Shqipëri
Qeveria italiane ka miratuar këtë të premte një dekret të ri që lejon transferimin e emigrantëve të parregullt nga qendrat e ndalimit në Itali drejt qendrave që janë ngritur në vendin tonë.
Në qendrat në Shqipëri do të dërgohen edhe persona të ndaluar në Itali për t’u riatdhesuar dhe jo vetëm kërkuesit e azilit nga vende të sigurta që nuk kanë prekur kurrë territorin europian.
Këshilli i Ministrave ka identifikuar këtë zgjidhje për të përdorur strukturat që kanë mbetur ende bosh pas përpjekjeve të përsëritura të qeverisë për të zhvendosur atje emigrantët e parregullt.Nuk është ende e qartë nëse ky ndryshim nga ana e qeverisë italiane bie apo jo ndesh me marrëveshjen dypalëshe të firmosur me Shqipërinë, e cila parashikon që në kampet e Gjadrit dhe Shëngjinit të qëndrojnë përkohësisht vetëm emigrantë në pritje të azilit politik, dhe jo emigrantë që tashmë janë në pritje të dëbimit.
Vendimet e gjykatës së Romës dhe shqetësimi për shkeljen e të drejtave të njeriut ishin bërë pengesë në të gjitha herët e kaluara kur autoritetet italiane sollën emigrantë në Shqipëri.
Të gjithë ata që erdhën u kthyen sërish vetëm në pak ditë qëndrimi.
/vizionplus.tv