Tag: qendrat

  • Fier – Janë hapur të 97 qendrat e votimit, nis zyrtarisht procesi zgjedhor

    Fier – Janë hapur të 97 qendrat e votimit, nis zyrtarisht procesi zgjedhor

    Fier, 11 maj 2025 – Të gjitha 97 qendrat e votimit në bashkinë e Fierit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit, duke shënuar nisjen zyrtare të procesit të votimit. Zgjedhësit fierakë kanë filluar të paraqiten për të ushtruar të drejtën e tyre të votës në një atmosferë të qetë dhe të organizuar.Reklama në FieriWeb

    Sipas informacioneve paraprake, procesi po zhvillohet normalisht në të gjitha qendrat, ku komisionerët janë në vendet e tyre dhe po ndihmojnë qytetarët gjatë procedurës së votimit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Autoritetet zgjedhore bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më të lartë dhe për zhvillim të një procesi të qetë e demokratik. Qendrat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00, me mundësi zgjatjeje nëse do të ketë radhë në përfundim të afatit zyrtar.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Qendrat e votimit merren në ruajtje nga Policia, SPAK e BKH zbarkojnë në Lushnje

    Qendrat e votimit merren në ruajtje nga Policia, SPAK e BKH zbarkojnë në Lushnje

    Foto ilustruese

    LUSHNJE- Prokurori i Posaçëm Sotir Kllapi pas Roskovecit, ka zbarkuar bashkë me agjentët e BKH dhe agjentët e Policisë së Shtetit në Lushnje dhe me pas në Divjakë. Po mbikëqyren zona ku dyshohet se mund të ketë indicie për krime zgjedhore.
    Ndërkohë që prej orës 19:00-20:00, qendrat e votimit janë marrë në ruajtje nga policia.
    Deri më tani ende nuk raportohet për incidente./ZËRI

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Ja 8 qendrat ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve

    Zgjedhjet e 11 majit/ Ja 8 qendrat ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik i votuesve

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit ndërsa ky pritet të jetë procesi i dytë zgjedhor parlamentar ku identifikimi i votuesve do të bëhet elektronikisht. 

    Lidhur me këtë pikë të procesit bëhet me dije se jo në të gjitha Qendrat e Votimit do të mund të aplikohet teknologjia në identifikimin e votuesve. 8 qendrat e votimit ku nuk do të aplikohet identifikimi elektronik:

    -Shkodër Njësia Administrative Pult

    -Njësia Administrative Dropull i Sipërm

    -Njësia Administrative Pogon

    -Njësia Administrative Pogon

    -Njësia Administrative Pogon

    -Njësia Administrative Libohovë

    -Njësia Administrative Zagorie

    -Njësia Administrative Xarrë

  • Zgjedhjet e 11 majit, nis shpërndarja e kutive të votimit

    Zgjedhjet e 11 majit, nis shpërndarja e kutive të votimit

    Kutitë e votimit

    TIRANË- Nis procesi i ndarjes së kutive të votimit në qendrat përkatëse! Ditën e sotme KZAZ kanë nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhotre nëpër qendrat e votimit. Sipas pamjeve të mëposhtme, KZAZ e Bashkisë së Lezhës ka nisur shpërndarjen e materialeve në qendrat përkatëse.
    Më 11 maj Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare. Pas disa javësh takime elektorale, nesër qytetarët do të drejtohen drejt qendravre të votimit. Ndryshe nga më parë, në këto zgjehdjet parlamentare voton për herë të parë edhe diaspora shqiptare./ZËRI

  • Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

    Mbërrijnë në Kukës, Has dhe Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

    Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Kryetari i këtij komisioni, Uran Cengu, bëri të ditur se gjithçka është gati për ditën e shtunë, kur do të nisë edhe shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit.
    Qendra e Numërimit do të jetë e vendosur në palestrën e gjimnazit të qytetit, e cila ruhet nga forcat e Policisë. Në total, 44.535 qytetarë të Bashkisë Kukës kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, një rënie krahasuar me vitin 2023, kur ishin 45.855 votues.

    Nw 11 maj do hapen 73 qendra votimi, një me pak nga 2023 ku hapen 74. Kjo ulje është pasojë e rënies së numrit të banorëve në fshatin Kalis, ku janë larguar rreth 300 persona. Edhe në KZAZ-të e Hasit dhe Tropojës kanë mbërritur materialet zgjedhore, përfshirë kutitë e votimit, fletët, pajisjet ndihmëse dhe sistemin monitorues me kamera e ekrane për të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

    Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

    Mbërrin baza materiale zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës.
    Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, kryetari i KZAZ, Uran Cengu, bëri të ditur se gjithçka është gati për ditën e shtunë, kur do të nisë edhe shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit.
    Gjithashtu Cengu informoi për organizimin e grupit të numërimit të votave. Qendra e Numërimit do të jetë e vendosur në palestrën e gjimnazit të qytetit, e cila ruhet nga forcat e Policisë. Në total, 44.535 shtetas në Bashkinë Kukës kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, një rënie krahasuar me vitin 2023, kur ishin 45.855 votues.
    Ulje ka edhe ne qendrat e votimit. Ne 11 maj do hapen 73 qendra votimi. Një me pak nga 2023 ku hapen 74. Kjo ulje është pasojë e rënies së numrit të banorëve në fshatin Kalis, ku janë larguar rreth 300 persona.
    Në qytetin e Kukësit, të drejtë vote kanë 18.574 qytetarë. Ndërkohë, më 11 maj pritet të votojnë edhe 44 persona me aftësi të kufizuara dhe 27 të paraburgosur.
    Edhe në KZAZ-të e Hasit dhe Tropojës kanë mbërritur materialet zgjedhore, përfshirë kutitë e votimit, fletët, pajisjet ndihmëse dhe sistemin monitorues me kamera e ekrane për të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit.

  • Zgjidhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Kukës, Has e Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

    Zgjidhjet e 11 majit/ Mbërrijnë në Kukës, Has e Tropojë materialet zgjedhore, nesër shpërndahen në 73 qendrat e votimit

    KUKËS- Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Kryetari i këtij komisioni, Uran Cengu, bëri të ditur se gjithçka është gati për ditën e shtunë, kur do të nisë edhe shpërndarja e materialeve në 73 qendrat e votimit.
    Qendra e Numërimit do të jetë e vendosur në palestrën e gjimnazit të qytetit, e cila ruhet nga forcat e Policisë. Në total, 44.535 qytetarë të Bashkisë Kukës kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, një rënie krahasuar me vitin 2023, kur ishin 45.855 votues.
    Nw 11 maj do hapen 73 qendra votimi, një me pak nga 2023 ku hapen 74. Kjo ulje është pasojë e rënies së numrit të banorëve në fshatin Kalis, ku janë larguar rreth 300 persona. Edhe në KZAZ-të e Hasit dhe Tropojës kanë mbërritur materialet zgjedhore, përfshirë kutitë e votimit, fletët, pajisjet ndihmëse dhe sistemin monitorues me kamera e ekrane për të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit.

  • “Mos u bëni mish për top”, Basha: SPAK dhe BKH në qendrat e votimit, kush prek votën, përfundon në burg

    “Mos u bëni mish për top”, Basha: SPAK dhe BKH në qendrat e votimit, kush prek votën, përfundon në burg

    Në emisionin “360 gradë”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, është shprehur se shitblerja e votës është një plagë që ka prokur çdo zgjedhje në Shqipëri, por kësaj radhe SPAK mund edhe ta parandalojë. Basha tha se sipas informacioneve që ka, plani i SPAK është që goditjet ndaj personazheve që mund të trysnojë votuesit apo numëruesit do të vazhdojë edhe gjatë votimit edhe gjatë numërimit.
    Sipas tij, ky është një inkurajim për qytetarët që të dalin të votojnë dhe është një paralajmërim për të gjithë ata që përdorëen si vegla nga korrupsioni, nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës dhe nga banditët që duan pushtet.
    “Shitblerja e votës apo problemet me sigurinë e votës janë plagë që ka prekur zgjedhje pas zgjedhje Shqipërinë, kjo tashmë është e faktuar. Ndaj, në përgjigje mund të them vetëm respekt dhe mbështetje totale ndaj SPAK-ut dhe ky është një mesazh edhe për votuesit. E di që plani i SPAK-ut përfshirë jo vetëm goditje të tilla, por edhe goditje gjatë ditës së votimit dhe gjatë procesit të numërimit. Kam informacione, sepse në rrugë zyrtare i jemi drejtuar SPAK-ut me disa shqetësime dhe me sa e kuptoj, SPAK dhe BKH do të jenë të pranishëm me pranga me vete, për t’ia vënë çdokujt për arrestime në flagrancë qoftë në qendrat e votimit, qoftë në qendrat e numërimit të votave. Kështu që ky është inkurajim për qytetarët shqiptarë që të dalin të votojnë dhe është një paralajmërim për të gjithë ata që përdorëen si vegla nga korrupsioni, nga qeveria e korruptuar e Edi Ramës dhe nga banditët që duan pushtet, për t’i goditur. Është një thirrje që mos u bëni mish për top sepe do të përfundoni aty ku e keni vendin parapa hekurave” – tha Basha.

  • Pritej të mbërrinin sot, shtyhet për nesër ardhja e 40 emigrantëve në Shëngjin

    Pritej të mbërrinin sot, shtyhet për nesër ardhja e 40 emigrantëve në Shëngjin

    Sot pritej të mbërrinin në Portin e Shëngjinit dy anije me emigrantë nga Itali, por për arsye ende të paqarta u anulua ardhja e tyre. Anija e parë ishte parashikuar të mbërrinte në orën 15:00 me 15 emigrantë dhe e dyta rreth orës 19:00 me 25 emigrantë si pjesë e marrëveshjes Shqipëri-Itali. Afati maksimal i qëndrimit në qendrën e Gjadrit do të jetë 18 muaj.
    Në një tentativë për t’i hapur qendrat, më 28 mars, qeveria italiane miratoi një dekret të ri, i cili e lejon përdorimin e këtyre strukturave për të strehuar emigrantë pa dokumente që ndodhen aktualisht në Itali, dhe ndaj të cilëve është lëshuar urdhër dëbimi.
    Deri më tani qendrat pritëse ishin bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit.
    Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar. Por deri më tani qendrat janë bosh.

  • Rinis ardhja e emigrantëve nga Italia/ Mbërrin nesër grupi me 40 persona në Gjadër

    Rinis ardhja e emigrantëve nga Italia/ Mbërrin nesër grupi me 40 persona në Gjadër

    Qendra e emigrantëve në Gjadër do të mirëpresë ditën e nesërme grupin me 40 emigrantë , të përzgjedhur nga qendra të ndryshme paraburgimi në Itali, sipas një liste të përgatitur nga Departamenti i Emigracionit në Ministrinë e Brendshme.
    Në rastin e transferimeve nga një qendër paraburgimi në tjetrën, nuk ka asnjë detyrim ligjor për të informuar avokatët ose anëtarët e familjes së individëve të përfshirë.
    Qendrat e financuara nga Italia në Shqipëri u krijuan fillimisht për të kryer procedura të përshpejtuara të identifikimit dhe riatdhesimit për emigrantët meshkuj të rritur nga të ashtuquajturat “vende të sigurta” të shpëtuar në det.
    Megjithatë, vendimet e gjykatave deri më tani kanë bllokuar zbatimin e plotë të këtij modeli, duke penguar funksionimin e objekteve.
    Kampi i Gjadrit, që aktualisht ka një kapacitet total prej 48 vendesh, por që do të zgjerohet në 144 në muajt në vijim – do të presë emigrantët që janë subjekt i urdhrave të ndalimit të vlefshëm ose të zgjatur për riatdhesim, sipas ligjit italian.
     
    Megjithëse nuk ndodhet në tokën italiane, qendra do të funksionojë në mënyrë të ngjashme me qendrat e paraburgimit të riatdhesimit (CPR) në Itali – ku emigrantët e parregullt mund të mbahen deri në 18 muaj në pritje të identifikimit dhe riatdhesimit.
    Javën e kaluar, Komisioni Evropian tha se ishte në dijeni të zhvillimeve të fundit në lidhje me dekretin për qendrat në Shqipëri. Sipas Komisionit, legjislacioni kombëtar italian do të zbatohet për këto objekte, “siç ka ndodhur deri më tani për azilin”.