Kryeministrja Giorgia Meloni komentoi të mërkurën mbi rishikimin e sistemit të migracionit të BE-së, të dakordësuar nga ministrat e brendshëm evropianë këtë javë.
Ky rishikim, ndër të tjera, ka për qëllim të lehtësojë zbatimin e planit kontrovers të Italisë për menaxhimin e migrantëve në qendrat e pritjes për migrantët jashtë territorit italian, përfshirë edhe Shqipërinë, pas pengesave ligjore që deri më tani kanë penguar fillimin e punës serioze të këtij programi.
Ndryshimet, të cilat plotësojnë Paktin për Migracionin dhe Azilin të miratuar në vitin 2024, përfshijnë masa të zgjeruara të deportimit dhe lejojnë juridikisht krijimin e ‘qendrave të kthimit’ për azilkërkuesit e refuzuar jashtë vendit, me kusht që ata të respektojnë kriteret specifike të sigurisë për migrantët.
“Italia ka punuar për të propozuar zgjidhje inovative që tani shihen me interes në rritje dhe po bëhen praktikë e zakonshme”, tha Meloni në Konferencën Ndërkombëtare të Aleancës Globale për Kundër Kontrabandës së Migrantëve.
“Po i referohem kryesisht Protokollit të Shqipërisë. Menaxhimi i kërkesave për azil dhe kthimeve jashtë BE-së, por nën juridiksionin evropian – ky model është pjesë e rrugës së ndjekur në nivel evropian”, tha ajo.
Meloni iu referua marrëveshjes së arritur të hënën e kaluar në Këshillin e Çështjeve të Brendshme të BE-së mbi rregulloren e re të riatdhesimit.
Tag: qendrat
-

Meloni: Plani italian për qendrat e pritjes në Shqipëri, model inovativ për BE-në
-

Italia: Qendrat shqiptare të migrantëve, modeli i parë i BE-së
Bota E Martë, 9 Dhjetor 2025 12:47
“Pika e kthesës që kërkonte qeveria italiane për çështjen e migracionit është arritur”, tha Ministria e Brendshme italiane, sipas shkrimit të Nicoletta Ionta për Euractiv.
Italia njoftoi se miratimi nga Këshilli i BE-së i dosjeve kryesore të migracionit do t’i lejojë më në fund vendit të vërë në funksion dy qendrat e përpunimit të azilit në Shqipëri, pas muajsh pengesash ligjore që i kishin mbajtur ato të pezulluara.“Qendrat në Shqipëri tani po pozicionohen fuqishëm për të rifilluar të gjitha funksionet për të cilat janë projektuar,” deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel.
Sipas tij, këto qendra do të shërbejnë si ambiente paraburgimi për procedurat e përshpejtuara kufitare dhe, mbi të gjitha, do të bëhen shembulli i parë i “qendrave të kthimit” të përmendura në rregulloret e reja të miratuara.
Qendrat në Gjadër dhe Shëngjin, të krijuara sipas protokollit Itali Shqipëri të vitit 2023, ishin parashikuar të strehonin migrantë të rritur meshkuj nga “vendet e sigurta” të shpëtuar në det, të përpunonin shpejt kërkesat e tyre dhe të organizonin kthimin e tyre.
Megjithatë, që prej hapjes së planifikuar në tetor, gjykatat italiane kanë rrëzuar urdhrat e ndalimit dhe kanë sfiduar përcaktimin “vend i sigurt” për disa kombësi, duke e çuar çështjen deri në gjykatën më të lartë të BE-së.
Të hënën, Këshilli miratoi një rishikim të konceptit të “vendit të tretë të sigurt”, i cili e bën më të lehtë refuzimin e kërkesave për azil dhe mundëson deportimet në vendet ku aplikanti ka kaluar transit.
Gjithashtu, ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord për rregulloren e kthimit, që u mundëson vendeve anëtare krijimin e “qendrave të kthimit” jashtë territorit të BE-së. Po ashtu, Këshilli finalizoi listën e parë të përbashkët të vendeve të sigurta të origjinës.
Kjo listë përshpejton procedurat e azilit për shtetas nga Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Kosova, Maroku dhe Tunizia, si dhe nga vendet kandidate për anëtarësim në BE.
“Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm në miratimin e këtyre rregulloreve dhe në sjelljen e çështjeve të migracionit në qendër të debatit,” u shpreh Piantedosi, duke shtuar se “rezultati është shumë i kënaqshëm për Romën”. -

BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit
Bashkimi Evropian po përgatitet të zbatojë një ligj të ri që synon të përshpejtojë procesin e deportimit të azilkërkuesve të refuzuar dhe emigrantëve të parregullt. Sipas rregullores së re të quajtur “Rregullorja e Kthimit”, shtetet anëtare do të kenë të drejtën të nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe me vende jo-anëtare të BE-së për ngritjen e qendrave të kthimit, ku do të dërgohen personat që nuk kanë të drejtë qëndrimi në territorin e BE-së.
Në bazë të propozimit, shtetet evropiane mund të dërgojnë emigrantët edhe në vende që nuk lidhen me origjinën e tyre, për sa kohë që ekziston një marrëveshje dypalëshe dhe respektohen standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Qendrat e kthimit mund të funksionojnë si vende tranziti, ku migrantët përgatiten për t’u riatdhesuar, ose si destinacione të përhershme për ata që nuk pranohen në asnjë shtet tjetër.
Ministri danez për Imigracionin, Rasmus Stoklund, konfirmoi se “kriteri i lidhjes me vendin e origjinës është hequr”, duke u dhënë shteteve anëtare më shumë hapësirë për veprim. “Qendrat mund të jenë tranziti ose vende ku personat mbahen për periudha më të gjata”, theksoi ai.
Por nisma ka shkaktuar reagime të ashpra nga organizatat e të drejtave të njeriut. Më shumë se 100 organizata ndërkombëtare, përfshirë Amnesty International, ActionAid, Caritas Europa dhe Human Rights Watch, kanë paralajmëruar se masa të tilla mund të çojnë në shkelje të rënda të të drejtave të migrantëve, duke e larguar BE-në nga parimet e së drejtës ndërkombëtare.
Sipas Komisionit Evropian, aktualisht vetëm 20% e urdhrave të kthimit zbatohen në praktikë. Me rregulloren e re, BE synon ta rrisë këtë përqindje, përmes sanksioneve më të rënda ligjore për ata që nuk bashkëpunojnë me autoritetet, përfshirë heqjen e lejeve të punës dhe dënimet me burg./ Euronews./ -

KLSH zbardh abuzimet në hemodializë: Pagesa të dyfishta dhe mungesë investimesh nga kompania e Allajbeut
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje dhe abuzime deri në pagesa të dyfishta në shërbimin e hemodializës, e cila është dhënë me koncesion nga shteti për pacientët me probleme renale në 5 qendra si Shkodër, Vlorë, Lezhë, Elbasan e Korçë.
Të pesta qendrat i janë dhënë me koncesion kompanisë Dia Vita në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, pronar edhe i spitalit privat Amerikan, i cili sipas auditit të ushtruar nga KLSH ka marrë pagesa nga shteti edhe kur nuk ka ofruar shërbim dialize.
KLSH ka publikuar rastin e një qytetari, i cili kryente seanca dialize në qendrën e koncesionit në Lezhë.
Pacienti rezulton se kishte ndryshuar vendbanim dhe shërbimin e dializës e ka marrë në një spital jo publik, i cili ka kontratë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe paguhet për këtë.
Por nga ana tjetër Fondi ka paguar edhe qendrën e Lezhës, ku qytetari e merrte më parë këtë shërbim. Auditi ka konstatuar se raportimet nga koncesionari për seancat e dializës janë bërë në bazë të projektimeve dhe jo seancave faktike të dializës që kanë kryer pacientët, duke bërë që në arkën e Allajbeut të depozitohen para nga buxheti i shtetit, edhe për shërbime të paofruara.
Në qendrat e hemodializës të koncesionarit auditi i KLSH ka konstatuar se nuk kishte të punësuar mjek nefrolog, me kohë të plotë të domosdosshëm për pacientët me probleme renale, por me kohë të pjesshme.
Po kështu nuk kishin një dietolog për ushqimin që duhet të kosumojnë pacientë në dializë.
Nga ana tjetër qendrat e hemodializës së koncesionarit nuk pranojnë pacientë me probleme renale akute, të cilët kanë nevojë për seanca dialize urgjente, por ata dërgohen njëherë në shërbimin e nefrologjisë në QSUT, duke shkaktuar sorollatje të pacientëve edhe në rastet kur kanë urgjencë.
Koncesioni i hemo-dializës, i cili u vlerësua nga shteti me vlerë fillestare 86 milion dollar, në 10 vjet ka të përcaktuar se në 4 vitet e fundit kompania koncesionare, në këtë rast Dia Vita duhet të investojë për blerjen e aparaturave të reja të hemodializës, që i mbeten si pasuri spitaleve publike në përfundim të kontratës.
Sipas raportit të KLSH ky investim as që ka nisur ndërkohë që kontrata përfundon në mars të vitit 2026.
KLSH raporton se qendrat e dializës së koncesionarit nuk janë monitoruar as për kostot dhe as për cilësinë e shërbimit që kanë ofruar.
Dhe kur kanë mbetur edhe pak muaj nga përfundimi i këtij koncesioni nuk ka një raport mbi kosto eficensën e tij.
Top Channel -

Pagesa të dyfishta te hemodializa, KLSH zbulon shkeljet me koncesionin që ka fituar kompania e Klodian Allajbeut: Mori para pa dhënë shërbime
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje dhe abuzime deri në pagesa të dyfishta në shërbimin e hemodializës, e cila është dhënë me koncesion nga shteti për pacientët me probleme renale në 5 qendra si Shkodër, Vlorë, Lezhë, Elbasan e Korçë.
Të pesta qendrat i janë dhënë me koncesion kompanisë Dia Vita në pronësi të biznesmenit Klodian Allajbeu, pronar edhe i spitalit privat Amerikan, i cili sipas auditit të ushtruar nga KLSH ka marrë pagesa nga shteti edhe kur nuk ka ofruar shërbim dialize.
KLSH ka publikuar rastin e një qytetari, i cili kryente seanca dialize në qendrën e koncesionit në Lezhë.
Pacienti rezulton se kishte ndryshuar vendbanim dhe shërbimin e dializës e ka marrë në një spital jo publik, i cili ka kontratë me Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe paguhet për këtë.
Por nga ana tjetër Fondi ka paguar edhe qendrën e Lezhës, ku qytetari e merrte më parë këtë shërbim. Auditi ka konstatuar se raportimet nga koncesionari për seancat e dializës janë bërë në bazë të projektimeve dhe jo seancave faktike të dializës që kanë kryer pacientët, duke bërë që në arkën e Allajbeut të depozitohen para nga buxheti i shtetit, edhe për shërbime të paofruara.
Në qendrat e hemodializës të koncesionarit auditi i KLSH ka konstatuar se nuk kishte të punësuar mjek nefrolog, me kohë të plotë të domosdosshëm për pacientët me probleme renale, por me kohë të pjesshme.
Po kështu nuk kishin një dietolog për ushqimin që duhet të kosumojnë pacientë në dializë.
Nga ana tjetër qendrat e hemodializës së koncesionarit nuk pranojnë pacientë me probleme renale akute, të cilët kanë nevojë për seanca dialize urgjente, por ata dërgohen njëherë në shërbimin e nefrologjisë në QSUT, duke shkaktuar sorollatje të pacientëve edhe në rastet kur kanë urgjencë.
Koncesioni i hemo-dializës, i cili u vlerësua nga shteti me vlerë fillestare 86 milion dollar, në 10 vjet ka të përcaktuar se në 4 vitet e fundit kompania koncesionare, në këtë rast Dia Vita duhet të investojë për blerjen e aparaturave të reja të hemodializës, që i mbeten si pasuri spitaleve publike në përfundim të kontratës.
Sipas raportit të KLSH ky investim as që ka nisur ndërkohë që kontrata përfundon në mars të vitit 2026.
KLSH raporton se qendrat e dializës së koncesionarit nuk janë monitoruar as për kostot dhe as për cilësinë e shërbimit që kanë ofruar.
Dhe kur kanë mbetur edhe pak muaj nga përfundimi i këtij koncesioni nuk ka një raport mbi kosto eficensën e tij.Top Channel
-

Qendrat e emigrantëve paditen në Gjykatën italiane: Shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve
PAMJE NGA GJADRI
ITALI-Organizata ndërkombëtare ‘ActionAid’ ka depozituar një kallëzim pranë Gjykatës së Auditit, duke denoncuar qeverinë italiane dhe kryeministren Giorgia Meloni, për shpërdorimin e e parave në kuadër të të ashtuquajturit ‘Operacioni Shqipëria’, për ndërtimin e kampeve në Shëngjin.
Mediat fqinje raportojnë se ndërtimi i qendrave në Shqipëri filloi me 39.2 milionë euro dhe vetëm dhjetë ditë më vonë, me “Dekretin PNRR 2″, përgjegjësia për projektin u transferua nga Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë tek Ministria e Mbrojtjes, dhe kosto u rrit në 65 milionë euro.
Sipas organizatës ‘ActionAid’ Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar tendera me vlerë 82 milionë euro, ka nënshkruar kontrata me vlerë mbi 74 milionë euro dhe ka shpërndarë më shumë se 61 milionë euro për instalimet. Sipas analizës të organizatës ndërkombëtare, kostoja ditore për një emigrant në Gjader është pothuajse trefishi në tokën italiane, ndërsa 20% e vendeve të disponueshme në qendrat kombëtare mbeten të papërdorura.
Shpenzimet ndihmëse, duke përfshirë misionet dhe logjistikën, kanë kontribuar në rritjen e barrës ekonomike duke shpërdor paratë publike pa garantuar të drejta ose efikasitet”. Rasti pritet të marrë zhvillime të reja ndërsa autoritetet italiane shqyrtojnë materialet dhe vendosin për hapat e mëtejshëm ligjorë.
Gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë, si dhe Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian , e kanë bllokuar vazhdimisht projektin./ZËRI -

Qendrat e migrantëve në Shqipëri paditen në Gjykatë: Shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve
PAMJE NGA GJADRI
ITALI-Organizata ndërkombëtare ‘ActionAid’ ka depozituar një kallëzim pranë Gjykatës së Auditit, duke denoncuar qeverinë italiane dhe kryeministren Giorgia Meloni, për shpërdorimin e e parave në kuadër të të ashtuquajturit ‘Operacioni Shqipëria’, për ndërtimin e kampeve në Shëngjin.
Mediat fqinje raportojnë se ndërtimi i qendrave në Shqipëri filloi me 39.2 milionë euro dhe vetëm dhjetë ditë më vonë, me “Dekretin PNRR 2”, përgjegjësia për projektin u transferua nga Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë tek Ministria e Mbrojtjes, dhe kosto u rrit në 65 milionë euro. -

Greqia kërkon qendra migrantësh jashtë BE—Gjermania partneri kryesor
Greqia po shqyrton mundësinë e krijimit të qendrave për kthimin e migrantëve të parregullt jashtë Bashkimit Evropian dhe sheh Gjermaninë si një partnere të mundshme.
Kjo u bë me dije nga ministri i Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, duke folur për transmetuesin shtetëror ERTneës, Plevris tha se qendrat do të strehojnë migrantët që nuk mund të rikthehen në vendet e tyre të origjinës.
Ai shtoi se Gjermania kishte nisur një nismë serioze dhe Greqia kishte shprehur zyrtarisht interes.
Ne jemi tashmë në bisedime me vende afrikane të sigurta që mund të pranojnë migrantët ilegalë”, tha Plevris.
Sipas mediave të huaja, Ministria e Brendshme gjermane tha se po punon për një proces për krijimin e ashtuquajturave qendra rikthimi, ndërsa një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse po zhvillohet aktualisht në nivel evropian.
Ministria nuk dha më shumë detaje mbi bisedimet me vende të tjera të BE-së ose jashtë saj. Sipas ministrit grek, qendrat e rikthimit do të përfshijnë dy kategori. Kategoria e parë do të jenë objekte të sigurta nën kontrollin e BE-së, ku vendet partnere afrikane do të ofrojnë mbështetje.
Kategoria e dytë do të përfshijë vende që konsiderohen më pak të sigurta, si Libia, ku migrantët gjithashtu mund të strehohen. Sipas Plevris, qendrat e rikthimit do të kenë një efekt të fortë parandalues dhe do të reduktojnë migracionin ilegal në afat të gjatë. -

“Qendrat bosh në Shqipëri”| Samiti Meloni-Rama dhe marrëveshja për emigrantët
Për italianët, çështja më e ndjeshme dhe më e rëndësishme e samitit ndërqeveritar Shqipëri-Itali që zhvillohet sot në Romë nuk është energjia, mbrojtja apo ndërtimi, por marrëveshja për emigrantët. Dy vite pas nënshkrimit të marrëveshjes, rezultatet janë larg pritshmërive dhe La Stampa ka publikuar një analizë të detajuar që e cilëson projektin si një dështim të dukshëm.
ARTIKULLI
Dy vite pas nënshkrimit të marrëveshjes, mesatarisht vetëm 20 migrantë janë mbajtur në qendrat në Shqipëri, nga rreth 3 mijë që ishin parashikuar fillimisht për çdo muaj, për një total prej 36 mijë në vit, që mbetet një shifër virtuale.
Dështimi i qendrave për azilkërkuesit dhe për kthimet është i dukshëm në shifra dhe në pamjet e strukturave pothuajse bosh, ku punonjës shtetërorë paguhen me fonde publike ndërsa presin fluturime që herë pas here sjellin ndonjë migrant nga Italia. Po, sepse askush nuk mbërrin më nga deti, dhe pika e nxehtë e Shëngjinit, e cila supozohet se ishte ngritur për identifikim fillestar, është e mbyllur. Në funksion mbetet vetëm Gjadri, ku ndodhen një qendër për azilkërkuesit, një burg dhe një CPR (qendër për kthim).
Sot, çështja e rifillimit të një projekti që ka kushtuar 670 milionë euro, plus 70 milionë të planifikuara për vitin 2026, është një nga temat kryesore të samitit ndërqeveritar Itali-Shqipëri që do të mbahet në Villa Doria Pamphilj mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës. Diskutimet përfshijnë partneritetin ekonomik dhe rreth 15 fusha bashkëpunimi, nga energjia te mbrojtja. Megjithatë, çështja e migrantëve nuk mund të shmanget, sidomos për të rigjallëruar protokollin që, sipas Pallatit Chigi, po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga Komisioni Evropian dhe shtetet anëtare.
Bashkimi Evropian mund të jetë shpëtimi ose arsyeja e dështimit përfundimtar të memorandumit të nënshkruar në nëntor të vitit 2023, tashmë i paralizuar nga vendimet gjyqësore italiane dhe të Gjykatës së Drejtësisë së BE-së. Meloni kishte deklaruar me entuziazëm në dhjetor: “Do të funksionojnë!”
Gati një vit më vonë, premtimi nuk është realizuar. Shpresat e qeverisë janë tani të përqendruara në Bruksel, me besimin se Pakti për Migracionin dhe Azilin do të mundësojë rifillimin e plotë të qendrave. Por nuk ka garanci për miratimin e amendamenteve që Italia ka kërkuar, veçanërisht për të ashtuquajturat “qendra kthimi” dhe për rregullat mbi vendet e sigurta të origjinës, një çështje ligjore që ka lejuar gjyqtarët të ndalojnë kthimet.
Në qershor pritet të hyjë në fuqi një rregullore e re që kërkon solidaritet mes shteteve përmes ricaktimit të migrantëve ose kontributit financiar. Por dy rregulloret shtesë janë ende në diskutim dhe duhet të miratohen nga Këshilli i Çështjeve të Brendshme të BE-së dhe më pas nga Parlamenti Evropian.
Paqartësitë ligjore mbeten. Edhe me listën e re të vendeve të sigurta, rregulloret e BE-së nuk do ta kufizojnë plotësisht fuqinë e gjyqtarëve mbi legjitimitetin e riatdhesimeve, duke mbrojtur kështu të drejtat e disa pakicave në rrezik përndjekjeje. Artikulli 17 i rregullores për kthimet në vende jashtë BE-së vendos detyrime për shtetin anëtar dhe për vendin e tretë, duke përfshirë respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimin e moskthimit.
Pyetja që lind është: kush do të mbajë përgjegjësinë: Italia apo Shqipëria? Aktualisht, sipas marrëveshjes me Ramën, Italia ka kontrollin e plotë të menaxhimit të qendrave. Por kjo mund të ndryshojë, nëse memorandumi nuk mbetet në fuqi.
Disa ditë më parë, një delegacion parlamentar opozitar vizitoi Shqipërinë, mes tyre Riccardo Magi nga Più Europa. Ky delegacion deklaroi se qendrat janë të padobishme, me më shumë personel se migrantë. Ai publikoi foto dhe video nga Shëngjini dhe Gjadri, duke treguar se çdo dy-tre javë nisen avionë me migrantë nga CPR-të italiane, vetëm për të justifikuar ekzistencën e qendrave.
Magi zbuloi se shumë migrantë janë të mbushur me ilaçe psikotrope si Rivotril, të papërshtatshme për kushtet e ndalimit. Nga rreth 200 mbërritje në dy vite, 70% nuk janë konfirmuar ligjërisht. Rënia e numrit të zbarkimeve nuk justifikon një CPR jashtë territorit italian.
Këto të dhëna vënë në dyshim efektivitetin dhe koston e operacionit. Ministria e Brendshme italiane, megjithatë, beson në efektin parandalues: ideja që migrantët mund të përfundojnë në Shqipëri, jo në Evropë, do të dekurajojë nisjet. Por Rama ka vënë bast për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030, dhe nëse kjo ndodh, qendrat nuk do të jenë më në një vend të tretë jashtë Evropës.
Shkrim nga Ilario Lombardo për La Stampa -

Vlonjatët me çizme në ditën e zgjedhjeve! Përmbyten nga shiu qendrat e votimit
Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur sot disa zona të Vlorës, duke krijuar kaos në rrugë dhe në disa qendra votimi.
Si pasojë e kanalizimeve të bllokuara raportohet se uji ka depërtuar në ambientet e qendrave të votimit ku qytetarët kanë nisur të votojnë prej mëngjesit të sotëm për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
Qytetarët janë detyruar të kalojnë mes pellgjeve për të hyrë në qendrat e votimit, ndërsa raportohet se autoritetet lokale nuk kanë marrë asnjë masë për menaxhimin e situatës.
Vlora, i njohur si bastion i PS-së, ka qenë sot qyteti me pjesemarrje më të ulët të votuesve. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 15:00 vetëm 10.68% e zgjedhësve kanë votuar në këtë qytet.