Tag: qendër

  • Të shtëna me armë në një qendër migrantësh në SHBA, një I vrarë dhe dy të plagosur

    Të shtëna me armë në një qendër migrantësh në SHBA, një I vrarë dhe dy të plagosur

    Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në një qendër të ndalimit të migrantëve të Agjencisë amerikane për Imigrim dhe Dogana (ICE) në qytetin e Dallasit, thanë zyrtarët.
    Sulmuesi i dyshuar, që hapi zjarr në ndërtesën e ICE nga një ndërtesë ngjitur, ka vdekur, tha Policia në Dallas përmes një postimi në X.
    Sekretarja për Punë të Brendshme, Kristi Noem, tha se sulmuesi vdiq pasi qëlloi veten me armë zjarri.
    “Përderisa ne ende nuk i dimë motivet, ne dimë që zyrtarët e ICE po përballet me dhunë të paprecedentë ndaj tyre”, shkroi Noem në X. “Kjo dhunë duhet të ndalet”.
    Televizioni lokal, Fox4 tha se tre personat që u qëlluan ishin persona të ndaluar nga ICE.
    Ky televizion raportoi se sulmuesi ishte në kulmin e një ndërtese kur qëlloi veten, pasi pa që zyrtarët e zbatimit të ligjit po i afroheshin.
    Zëvendësdrejtoresha e ICE, Madison Sheahan, tha për Fox News se asnjë zyrtar i kësaj agjencie nuk është lënduar gjatë sulmit.
    “Ne kemi parë shumë dhunë në ndërtesat e ICE, dhe kjo nuk është hera e parë që ka pasur sulme ndaj ndërtesave të agjencisë”, tha Sheahan.
    “Këto sulme ndaj organeve të zbatimit të ligjit, veçmas ndaj ICE, duhet të ndalen”, tha nënpresidenti amerikan, JD Vance, përmes një postimi në X.
    ICE është agjenci qeveritare dhe është përgjegjëse për zbatimin e premtimit të dhënë nga presidenti Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore për dëbimin nga SHBA-ja të miliona migrantëve të jashtëligjshëm.

  • Europa League/ Përleshje të dhunshme në Nice, arrestohen 102 tifozë të Romës! Sekuestrohen armë të ftohta

    Europa League/ Përleshje të dhunshme në Nice, arrestohen 102 tifozë të Romës! Sekuestrohen armë të ftohta

    Të martën në mbrëmje në qendër të Nicës pati tension të madh, ku shpërthyen incidente që përfshinin tifozët e Romës në prag të ndeshjes së Europa League midis verdhekuqve dhe ekipit francez. Sipas L’Equipe, 102 persona “në posedim të armëve” u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim. Gazeta citoi burime nga policia e Alpes-Maritimes.
    Incidentet thuhet se ndodhën në qendër të ‘Sheshit Masséna’, në zemër të qytetit të Rivierës Franceze. Sipas një dëshmitari, të cituar gjithashtu nga Nice-Matin, përleshja filloi pasi disa tifozë, të ulur në tarracën e një restoranti, filluan të hidhnin gota drejt policisë, duke shkaktuar një ndjekje nëpër rrugët e Nicës së vjetër. Disa nga të arrestuarit mbanin kapuça për të mos u njohur.
    Mbi 200 oficerë policie, përfshirë dy njësi të lëvizshme, u vendosën në qendër të qytetit për të shuar incidentet. Tifozëve të Romës iu sekuestruan objekte të rrezikshme, të tilla si shufra hekuri, doreza fshesash, tuba plastike, lopata, thika dhe çekiçë.
    Ultrasit e Romës u transferuan në stacione të ndryshme policie dhe iu dorëzuan gjykatave nën autoritetin e prokurorit të Nicës. Sekuestrimi dhe reagimi i shpejtë i forcave franceze të rendit parandaluan dhunë dhe dëme të mëtejshme në qendër të qytetit.
    Sot në 21:00 Nice dhe Roma luajnë në raundin e parë të Europa League.

  • KESH, në qendër të reformës energjetike

    KESH, në qendër të reformës energjetike

    Intervistë me z. Erald Elezi, Administrator, Korporata Eletroenergjetike Shqiptare Sektori energjetik shqiptar po hyn në një fazë vendimtare, ku tranzicioni drejt liberalizimit dhe integrimit rajonal po përshpejtohet.Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), si aktori kryesor i prodhimit dhe garantimit të furnizimit, jo vetëm që po përballet me sfida të rënda hidrike, por njëkohësisht po n…

  • “Triathlon”/ ‘Paralizohet’ Tirana për disa orë, ja rrugët e kryeqyetit, ku nuk lejohen automjetet

    “Triathlon”/ ‘Paralizohet’ Tirana për disa orë, ja rrugët e kryeqyetit, ku nuk lejohen automjetet

    Tirana do të jetë mikpritëse e “Triathlonit” këtë të dielë, një garë që bashkon tri sporte në një event të vetëm: not, çiklizëm dhe vrapim. Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të marrin pjesë dhe do të kalojnë nëpër një rrugë të caktuar nga Bashkia e Tiranës.
    Starti i garës do të jetë pranë Parkut Helen, afër liqenit të Farkës, ndërsa më pas gara do të vijojë në disa rrugë të ndryshme në qytet. Për të siguruar rrjedhshmërinë dhe sigurinë gjatë ngjarjes, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për organizimin e trafikut dhe lëvizjes së automjeteve.
    Një nga masat kryesore është edhe ndalimi i qarkullimit në rrugët ku zhvillohet gara, nga ora 08:00 deri në 13:00 të së dielës.
    Rrugët që do të bllokohen për këtë periudhë përfshijnë zonën përreth liqenit të Farkës, disa pjesë të Shkozës, bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri” deri tek Pallati me Shigjeta.
    Në veçanti, bllokimi do të ndodhë në këto rrugë:
    Rruga e “Tuneleve” (nga kryqëzimi me “Daxhi” deri te kryqëzimi te rruga “Panorama e Liqenit”)
    Rruga “Daxhi” (nga kryqëzimi “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”)
    Rruga “Diga e Liqenit” (nga “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me “Daxhi”)
    Rruga “Panorama e Liqenit” (nga “Tuneleve” deri te “Diga e Liqenit”)
    Rruga interurbane kryesore (TEG – Ura Shkozë)
    Bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe segmenti i bulevardit “Bajram Curri” nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta
    Gjithashtu, disa linja urbane të transportit publik do të devijojnë ose pezullohen përkohësisht gjatë kohës së garës:
    Linjat “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër”, “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Unaza” do të pezullohen deri në përfundim të eventit.
    Linjat e tjera do të kalojnë përmes rrugëve alternative, si për shembull “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” që do të kalojnë përmes Sheshit “Uilson” ose Qendrës.
    Ndërkaq, linja “TEG-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” do të devijojë në Sheshin “Uilson”.
    Linjat “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-TEG” dhe “Tirana e Re” do të kalojnë përmes rrethrrotullimeve përkatëse. Pavarësisht këtyre kufizimeve, automjetet e emergjencës dhe ato të Policisë së Shtetit do të kenë lirinë e lëvizjes në të gjithë zonat ku zhvillohet gara, pa pengesa.

  • “Triathlon”-i ‘paralizon’ Tiranën/ Ja rrugët ku nuk lejohen automjetet, devijim edhe të linjave urbane

    “Triathlon”-i ‘paralizon’ Tiranën/ Ja rrugët ku nuk lejohen automjetet, devijim edhe të linjave urbane

    Foto ilustruese

    TIRANË- Tirana do të presë sot, 21 shtator, “Triathlon”-in, aktivitetin sportiv që bën bashkë tre disiplina, në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.
    Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të garojnë këtë të dielë përgjatë një itinerari të mirëpërcaktuar nga Bashkia e Tiranës, në harmoni me natyrën fantastike të Liqenit të Farkës, duke promovuar njëkohësisht edhe vlerat turistike të kësaj zone.
    Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake kanë hartuar një plan masash për të siguruar mbarëvatjen e këtij aktiviteti sportiv, kryesisht për menaxhimin e trafikut, duke bllokuar qarkullimin në rrugët kryesore ku do të zhvillohet gara. Duke nisur nga ora 08:00- 13:00, qytetarët do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore.
    Konkretisht, do të bllokohet lëvizja në rrugët pranë liqenit të Farkës, segmentet në zonën e Shkozës, bulevardi “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta”, bulevardi “Bajram Curri”, deri te Pallati me Shigjeta.
    Rrugët që bllokohen:
    Rruga e “Tuneleve” (nga kryqëzimi i rrugës “Tuneleve” me rrugën “Daxhi” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
    Rruga “Daxhi” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi”, deri te kryqëzimi i rrugës “Daxhi” me rrugën e “Vrapëve”)
    Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri te kryqëzimi i rrugës “Daxhi” me rrugën “Diga e Liqenit”)
    Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi i rrugës “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri te kryqëzimi i rrugës “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”)
    Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)
    Bulevardi “Zhan D’Ark”
    Bulevardi “Gjergj Fishta”
    Bulevardi “Bajram Curri” (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)
    Plani i masave përfshin edhe devijimin e lëvizjes së linjave urbane të transportit publik në kryeqytet. Ndërsa tre linjat “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër”, “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Unaza” do të pezullohen përkohësisht deri në përfundimin e garës.
    Devijimi i linjave urbane
    “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijojnë: njëra në drejtim të Sheshit “ëilson”, tjetra në Qendër.
    “TEG-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” devijon te Sheshi “ëilson”.
    “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.
    “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-TEG” devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”.
    Linja nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në Qendër.
    “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
    “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër.
    “Unaza” pezullohet përkohësisht.
    Kufizimi i qarkullimit nuk do të prekë mjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, të cilat do të vazhdojnë normalisht lëvizjen në të gjithë itinerarët ku zhvillohet gara./ZËRI

  • “Triathlon” sot në Tiranë, rrugët që bllokohen dhe si devijon transporti urban

    “Triathlon” sot në Tiranë, rrugët që bllokohen dhe si devijon transporti urban

    Tirana do të presë të dielën, 21 shtator, “Triathlonin”, aktivitetin sportiv që bën bashkë tre disiplina, në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap. Qindra sportistë profesionistë, por jo vetëm, do të garojnë përgjatë një itinerari të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës.
    Gara nis te Parku Helen, pranë liqenit të Farkës, dhe do të shtrihet më pas në disa akse të ndryshme rrugore. Për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, Policia Bashkiake dhe ajo e Shtetit kanë ndërmarrë një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të garës.
    Ndër masat kryesore është parashikuar edhe kufizimi i qarkullimit në akset ku do të zhvillohet gara, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm, deri në orën 13:00.
    Konkretisht, do të bllokohet lëvizja në rrugët pranë liqenit të Farkës, segmentet në zonën e Shkozës, bulevardi “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta”, bulevardi “Bajram Curri”, deri te Pallati me Shigjeta.
    Rrugët që bllokohen:
    Rruga e “Tuneleve” (nga kryqëzimi i rrugës “Tuneleve” me rrugën “Daxhi” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
    Rruga “Daxhi” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi”, deri te kryqëzimi i rrugës “Daxhi” me rrugën e “Vrapëve”)
    Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”, deri te kryqëzimi i rrugës “Daxhi” me rrugën “Diga e Liqenit”)
    Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi i rrugës “Tuneleve” me rrugën “Panorama e Liqenit”, deri te kryqëzimi i rrugës “Panorama e Liqenit” me rrugën “Diga e Liqenit”)
    Rruga interurbane kryesore (TEG-Ura Shkozë)
    Bulevardi “Zhan D’Ark”
    Bulevardi “Gjergj Fishta”
    Bulevardi “Bajram Curri” (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)
    Plani i masave përfshin edhe devijimin e lëvizjes së linjave urbane të transportit publik në kryeqytet. Ndërsa tre linjat “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër”, “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Unaza” do të pezullohen përkohësisht deri në përfundimin e garës.
    Devijimi i linjave urbane
    “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” devijojnë: njëra në drejtim të Sheshit “Wilson”, tjetra në Qendër.
    “TEG-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” devijon te Sheshi “Wilson”.
    “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër” pezullohet përkohësisht.
    “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-TEG” devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”.
    Linja nr. “Qyteti Studenti-Jordan Misja” devijon në Qendër.
    “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” pezullohet përkohësisht.
    “Tirana e Re” devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër.
    “Unaza” pezullohet përkohësisht.
    Kufizimi i qarkullimit nuk do të prekë mjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit, të cilat do të vazhdojnë normalisht lëvizjen në të gjithë itinerarët ku zhvillohet gara.

  • Panik në qendër të Athinës, rrëzohet pema, plagosen dy persona

    Panik në qendër të Athinës, rrëzohet pema, plagosen dy persona

    Panik në mes të Athinës mëngjesin e kësaj të shtune. Një pemë është rrëzuar në qendër në sheshin Agia Irini, në qendër të Athinës.
    Nga rrëzimi, dy persona u plagosën, një burrë dhe një grua, por fatmirësisht pa lëndime serioz.
    Në vendngjarje u thirr edhe njësia e zjarrfikësve për të larguar pemën në mënyrë të sigurt, ndërsa situata frikësoi kalimtarët e rastit dhe klientët e një lokali.

  • Dokumenti: Pasuritë e sekuestruara nga krimi do të shndërrohen në shkolla dhe qendra rinore

    Dokumenti: Pasuritë e sekuestruara nga krimi do të shndërrohen në shkolla dhe qendra rinore

    Qeveria ka prezantuar programin e saj për vitet 2025-2029, duke vendosur sigurinë publike si një ndër prioritetet kryesore. Një pikë thelbësore e këtij plani është shndërrimi i pasurive të sekuestruara nga krimi i organizuar në investime me vlerë sociale, si ndërtimi i shkollave dhe qendrave rinore. Kjo masë synon të japë një mesazh të qartë se aktivitetet kriminale nuk do të sjellin përfitime afatgjata.
    Programi i ri thekson modernizimin teknologjik dhe përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, trafikimit dhe krimeve ndaj të miturve. Gjithashtu, vihet në pah bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ndërkombëtare si FRONTEX, EUROPOL dhe INTERPOL.
    Dokumenti qeveritar vë në dukje arritjet e dekadës së fundit, duke përmendur se “82% e qytetarëve ndihen të sigurt në lagjen e tyre, nga 63% në vitin 2013”. Përveç kësaj, fatalitetet nga aksidentet rrugore dhe krimet ndaj personit kanë rënë ndjeshëm. Megjithatë, qeveria synon të vazhdojë përpara me projekte të reja ambicioze, duke përfshirë:
    Projekti “Smart City”
    Një nga projektet më të rëndësishme të programit është “Smart City”, i cili do të funksionojë si një Qendër Operacionale Unike. Ky projekt, theksohet në dokumentin qeveritar, parashikon krijimin e një rrjeti të integruar kamerash, sensorësh dhe dronësh, me qëllim uljen e kohës së reagimit policor nën 7 minuta në 20 qytete deri në vitin 2030.
    Harta digjitale e kriminalitetit
    Për herë të parë, qeveria do të përdorë “Hartën Digjitale të Kriminalitetit” dhe dronë/satelitë për të kontrolluar territorin dhe për të luftuar informalitetin dhe ndërtimet pa leje. Programi premton sanksione efektive, me gjurmueshmëri të plotë dhe pa subjektivizëm.
    Forcimi i reagimit ndaj zjarreve
    Një pikë tjetër e rëndësishme është forcimi i reagimit ndaj zjarreve. Do të ngrihet një Qendër e Përbashkët Koordinimi për stacionet zjarrfikëse dhe një Qendër Kombëtare Trajnimi, që do të mundësojnë veprime ndërinstitucionale në kohë reale dhe zbulim të hershëm të zjarreve me teknologji inteligjente.

  • Asani në stol, Sylvinho me tre sulmuesë nga minuta e parë. Formacionet zyrtare, Shqipëri-Letoni

    Asani në stol, Sylvinho me tre sulmuesë nga minuta e parë. Formacionet zyrtare, Shqipëri-Letoni

    9 Shtator 2025

    19:30

    Telesport

    Shqipëria do të përballet sonte në “Air Albania” ndaj Letonisë, në sfidën që është bileta e fundit për të ëndërruar akoma për një vend për në Botëror.
    Për kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho sot vlen vetëm fitorja, asnjë rezultat tjetër. Trajneri brazilian ka hedhur në fushë këtë formacion: Strakosha në portë, Ajeti dhe Gjimshiti në qendër të mbrojtjes. Në krahë do jenë Hysaj dhe Mitaj. Treshja e mesfushës nuk ndryshon, Laçi, Shehu dhe Asllani.
    Në sulm, Broja do të luajë në të djathtë, Manaj në qendër dhe Bajrami në të majtë.
    Letonia: Zviedris, Ciganiks, Balodis, Cernomordijs, Melniks, Jurkovskis, Zelenkovs, Vapne, Varslavans, Daskevics, Sits.

  • Masakra me 2 viktima në Shkodër/ Analisti: Papërgjegjshmëri e policisë dhe organeve të ligjit!

    Masakra me 2 viktima në Shkodër/ Analisti: Papërgjegjshmëri e policisë dhe organeve të ligjit!

    Analisti Andi Tela, duke analizuar ngjarjen e rëndë kriminale që ndodhi sot në mëngjes në Shkodër me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur, u shpreh se ajo shton pasigurinë publike dhe ankthin te qytetarët.

    I ftuar në MCN TV, Tela drejtoi gishtin te Policia e Shtetit për papërgjegjshmëri sepse kjo është ngjarja e dytë e rëndë në Shkodër në ditët e fundit, pas vrasjes në qendër të qytetit dhe parlajmëroi se ngjarja të tilla mund të ndodhin më pas në Tiranë.

    Tela: Ngjarja sot ka ndodhur në vendin më të mbrojtur të Shkodrës, në krah të bashkisë dhe është shkolla atje afër. Dita e sotme ka patur angazhim policor në të gjithë Shqipërinë dhe vrasësin kanë arritur ta arrestojnë gjysmë aksidentalisht. Pak ditë më parë ndodhi vrasje në Pedonalen e qytetit, në qendër të Shkodrës, ku kryen vrasjen dhe nuk ke asnjë gjurmë autorësh.

    Autori i ngjarjes është arrestuar sepse kunata ka denoncuar vëllain se e kërcënonte me armë dhe policia ka shkuar në shtëpi dhe ka kontrolluar por nuk ka gjetur gjë.

    Kanë marrë gruan se nuk kishte armë dhe ajo u ka thënë se armët ishin në kat të dytë.

    Krimi do të bëjë punën e tij dhe Shqipëria nuk është një ishull, por e mendon 10 herë ai para se të kryejë krimin se do të arrestohet. Nuk mundet dot që të qendër të qytetit të Shkodrës, mund të ndodhë në periferi, në shtëpi etj. Kjo shton pasigurinë publike, ankthin te njerëzit. Thua kjo do të ndodhë në Tiranë nesër nesnesër se ky është niveli dhe e tillë është papërgjegjshmëria e forcave policore dhe organeve ligjzbatuese. Ky është gjithë problemi.