Tag: qendër

  • Ndërtimi 35-katësh në Shkodër, vijojnë ende përplasjet e Myftinisë me policinë bashkiake

    Ndërtimi 35-katësh në Shkodër, vijojnë ende përplasjet e Myftinisë me policinë bashkiake

    Thënia e Pejgamberit, e vendosur në tabelën që u hoq disa ditë më parë në qendër të Shkodrës nga policia bashkiake, u vendos sërish nga Myftinia e qytetit në një tabelë edhe më të madhe, brenda rrethimit të xhamisë “Ebu Bekr” në qendër të qytetit. Por edhe aty tabela u hoq, kësaj here nga efektivë të Policisë së Shtetit. 

    Në lidhje me këtë veprim, që është drejtuar nga vetë drejtori i Policisë së Qarkut Shkodër, ka reaguar edhe Myftiu i Shkodrës. 

    Myftinia e Shkodrës, së bashku me përfaqësues të Kishës Ortodokse në këtë qytet, prej disa muajsh kanë shprehur pakënaqësi dhe kundërshti ndaj pushtetit lokal dhe atij qendror, në lidhje me një ndërtim shumëkatësh në një tokë që pretendohet se është në pronësi të Myftinisë dhe Kishës Ortodokse. 

     

     

  • Policia ndërhyn në Shkodër, hiqet tabela e Myftinisë përballë pallatit që po ngrihet në qendër

    Policia ndërhyn në Shkodër, hiqet tabela e Myftinisë përballë pallatit që po ngrihet në qendër

    Policia vendore e Shkodrës hoqi mbrëmë tabelën e vendosur brenda rrethimit të Xhamisë Ebu Bekr në qendër të qytetit.
    Pas heqjes së tabelës së parë nga policia bashkiake, Myftinia e rivendosi tabelën disa metra më tutje brenda rrethimit të Xhamisë Ebu Bekr në qendër të qytetit.
    Kjo tabelë është bërë shkak për një përplasje mes Myftinisë, bashkisë Shkodër dhe tashmë edhe policisë së shtetit.
    Tabela mbante mbishkrimin profetik “kush grabit padrejtësisht qoftë edhe një pëllëmbë tokë, Allahu në ditën e Kiametit ka për t’i varur në qafë shtatë palë tokë”.
    Tabela të dy radhët ishte vendosur përballë hotel Turizmit ku po ndërtohet kulla me 35 kate dhe që Myftinia Shkodër pretendon se është pronë e saj, komunitetit ortodoks dhe familjes Laçej dhe e ka cilësuar një grabitje të pronës.

  • Nën hetim për publikimin e videos tronditëse, ish-gjeneralja izraelite dërgohet me urgjencë në spital

    Nën hetim për publikimin e videos tronditëse, ish-gjeneralja izraelite dërgohet me urgjencë në spital

    Gjeneralmajor Yifat Tomer-Yerushalmi, ish-këshilltarja ligjore e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), e cila u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpie fundjavën e kaluar nën akuzën se kishte publikuar një video që tregonte dhunimin dhe përdhunimin në grup të një të burgosuri palestinez në kampin e paraburgimit Sde Teiman, është shtruar në spital pas një “incidenti mjekësor” të ndodhur mbrëmjen e sotme në banesën e saj në Ramat Hasharon.
    Shërbimet e urgjencës mbërritën në shtëpinë e ish-zyrtares së lartë ushtarake dhe e transportuan atë në një spital në qendër të Izraelit. Sipas një burimi, dyshohet se Tomer-Yerushalmi ka tentuar të vetëlëndohet duke gëlltitur ilaçe, por është gjetur në gjendje të vetëdijshme dhe jeta e saj nuk është në rrezik.
    Ajo ndodhet aktualisht në arrest shtëpie, pas arrestimit të javës së kaluar lidhur me rrjedhjen e videos që tregonte ushtarë izraelitë duke abuzuar me një të ndaluar palestinez në një qendër paraburgimi në Izrael.
    Të shtunën në mbrëmje, rreth njëqind persona protestuan para banesës së Tomer-Yerushalmi në qendër të Izraelit, duke kërkuar që ajo të rikthehet në burg.

  • Problemet me kamerat në një qendër votimi në Berat, kandidati i PS-së voton

    Problemet me kamerat në një qendër votimi në Berat, kandidati i PS-së voton

    Procesi i votimit në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri, nisi me probleme.

    Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka pasur probleme me kamerat. Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, ka votuar gjatë mëngjesit të sotëm.

    Nga ana tjetër në një qendër tjetër votimi ka ushtruar të drejtën e tij qytetari i parë.

    Në Bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
    Në këtë bashki kryetari i komanduar Ervin Ceca përfaqëson PS-në ndërsa do të përballet me Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur.

  • Nisin problemet e para të zgjedhjeve në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi

    Nisin problemet e para të zgjedhjeve në Berat, probleme me kamerat në një qendër votimi

    Tashmë kanë nisur problemet e para në Berat, aty ku mbahen sot zgjedhjet për kryebashkiakun e ri.

    Në një qendër votimi, përkatësisht për 3270, ka probleme me kamerat.
    Pavarësisht se ka startuar ora zyrtare e nisjes së procesit zgjedhor, në këtë qendër votimi kjo nuk ka ndodhur.
    Nga ana tjetër në një qendër tjetër votimi ka ushtruar të drejtën e tij qytetari i parë.

    Në Bashkinë e Beratit të drejtën e votës e kanë 82 mijë e 161 zgjedhës, të cilët do të votojnë në 116 qendra votimi.
    Në këtë bashki kryetari i komanduar Ervin Ceca përfaqëson PS-në ndërsa do të përballet me Pavllo Shkarpa, kandidat i pavarur.
     

    Top Channel

  • Sulm me thikë në qendër të Birminghamit, gruaja goditet në qafë, arrestohet autori

    Sulm me thikë në qendër të Birminghamit, gruaja goditet në qafë, arrestohet autori

    Një grua ndodhët në gjendje kritike për jetën, pasi u sulmua me thikë në qafë në qendër të qytetit të Birminghamit, në Angli.

    The Guardian raporton se policia e West Midlands mbërriti në Smallbrook Queensway në qendër të qytetit të Birmingham mbrëmjen e ditës së djeshme pas raportimeve për një sulm me thikë në qendër të qytetit.
    Viktima e sulmit, një grua rreth të 30-ave mori plagë serioze në qafë dhe ndodhet në spital. Ndërkohë policia arrestoi autorin afër vendit të ngjarjes dhe tashmë ai është në paraburgim.
    “Ne besojmë se ky ishte një sulm i paprovokuar dhe po punojmë për të kuptuar pse ndodhi. Do të kemi oficerë në zonë sot për të vazhduar hetimin tonë dhe për të ofruar siguri”, tha Inspektori i Policisë, James Nix.
    “Aktualisht nuk po kërkojmë askënd tjetër në lidhje me këtë incident”, shtoi ai.
    Dëshmitarëve ose kujtdo që ka informacion të mëtejshëm rreth ngjarjes i është kërkuar të kontaktojë policinë e West Midlands.

    Top Channel

  • Kush është “Zonja e Parë” e gjeneratës Z në Nju Jork?

    Kush është “Zonja e Parë” e gjeneratës Z në Nju Jork?

    Në qendër të vëmendjes, krah kryebashkiakut të sapozgjedhur të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, është shfaqur edhe bashkëshortja e tij, Rama Duwaji.

    Duwaji, 28 vjeçe, është artiste në Nju Jork, me origjinë siriane. Veprat e saj shpesh trajtojnë tema dhe çështje nga Lindja e Mesme, duke e bërë stilin e saj të veçantë dhe të dallueshëm.
    “Rama nuk është thjesht bashkëshortja ime, ajo është një artiste e jashtëzakonshme që meriton të njihet për veten dhe punën e saj,” shkroi Mamdani më 12 maj, kur njoftoi se çifti ishte martuar tre muaj më parë.
    Dyshja u njohën në aplikacionin e takimeve Hinge. “Kështu që ka ende shpresë për ato aplikacionet e takimeve,” u shpreh me humor Mamdani në një intervistë në qershor, kur ishte ende kandidat.
    Gjatë fjalimit të fitores, Mamdani i dedikoi fjalë të veçanta bashkëshortes së tij: “Për bashkëshorten time të jashtëzakonshme, Rama hayati [arabisht: jeta ime] – nuk ka askënd tjetër që do të doja të kisha pranë në këtë moment dhe në çdo moment tjetër.”
    Në qendër të një prej qyteteve më të mëdha të botës, Rama Duwaji po tërheq vëmendje jo vetëm si bashkëshorte e kryebashkiakut, por edhe si një artiste e re e gjeneratës Z.

    Top Channel

  • Granatë dore në qendër të Tiranës, çfarë ndodhi pranë sheshit “Skënderbej”

    Granatë dore në qendër të Tiranës, çfarë ndodhi pranë sheshit “Skënderbej”

    Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e hënë, në afërsi të sheshit “Skenderbej”, është gjetur një granatë dore.
    A2CNN mëson se granata ka qenë jofunksionale, si ato të Luftës së Dytë Botërore.
    Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Maqedonia e Veriut/ Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

    Maqedonia e Veriut/ Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

    Sot mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025 në Maqedoninë e Veriut.

    Kryetarët e komunave do të zgjidhen në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, dhe do të ketë rizgjedhje për këshilltarë në tre qendra votimi në Shuto Orizare. Nuk do të ketë zgjedhje për kryetar komune në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë, dhe procedura do të përsëritet atje brenda 60 ditëve pas përfundimit të Zgjedhjeve Lokale.

    Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune do të votohet në kryeqendër (Shkup) dhe në Aerodrom, Bogovinë, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovo, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë Obleshevë, Çucer Sandevë, Shuto Orizari, Dollneni, Dojran dhe Zërnovci.

    Në raundin e dytë të zgjedhjeve kanë të drejtë të votojnë 1.013.375 votues. Prej tyre, në qytetin e Shkupit të drejtë vote kanë 474.304 votues.

    Në kryeqytet, në komunat Qendër, Aerodrom, Karposh, do të ketë dy fletëvotime për votim sepse po zgjidhen kryetari i Qytetit të Shkupit dhe vetëqeverisja lokale, ndërsa në Shuto Orizari do të përdoren tre vendvotime për kryetarë bashkie dhe do të ketë rizgjedhje për këshilltarë. Në komunat e mbetura, do të votohet vetëm për kryetarin e komunave.
    Votuesit do të mund të shkojnë në vendvotim vetëm një herë. Votimi është i fshehtë dhe në këto zgjedhje, si në të kaluarën, përveç kartës së identitetit ose pasaportës, votuesit do të identifikohen edhe me të ashtuquajturat pajisje për gjurmë gishtash.
    Votimi fillon në orën 7:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00. Mund të zgjatet nëse ka votues që kanë mbetur në qendrën e votimit në orën 19:00, ose nëse votimi ndërpritet gjatë periudhës së votimit me vendim të KKZ-së ose KSHZ-së. Nëse votimi ndërpritet për më shumë se një orë, ai do të vazhdojë për të njëjtën periudhë si ndërprerja, por jo më shumë se tre orë.

    Në orën 19:00, qendrat e votimit mbyllen. Votuesve të pranishëm në qendrën e votimit u lejohet të votojnë. Një qendër votimi në të cilën kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në Listën e Votuesve mund të mbyllet para orës 19:00, me pëlqimin paraprak të KKZ-së kompetente, por numërimi i votave nuk duhet të fillojë para orës 19:00.

    Këto janë Zgjedhjet e teta Lokale në vend dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarë bashkish dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

     

     

  • De Biazi për Kristjan Asllanin: Ka nevojë të jetë në qendër të…

    De Biazi për Kristjan Asllanin: Ka nevojë të jetë në qendër të…

    Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, është i bindur se Kristjan Asllani ka marrë vendimin e duhur duke u larguar nga Interi për t’iu bashkuar Torinos.
    Duke folur për “L’interista”, De Biazi është pyetur nëse vendimi për transferimin e Asllanit ishte i duhuri, duke parë edhe mangësitë që kishte klubi zikaltër në mesfushë.
    “Unë mendoj se po, pasi Kristjan ka nevojë të luajë dhe ta bëjë me vazhdimësi, të jetë në qendër të një projekti teknik. Te Interi ishte në funksion të plotësimit të një projekti teknik, ndërsa tani mund të krijojë eksperienca të reja pasi ka ndryshuar ambient, trajner dhe persona me të cilët të përballet. Ky është një proces që do ta ndihmojë në rritjen e tij”, tha De Biazi.