Tag: qemalit

  • Misteri i vdekjes/ A e helmuan Ismail Qemalin?

    Misteri i vdekjes/ A e helmuan Ismail Qemalin?

    Në çastet e fundit të jetës së vet, Ismail Qemali kishte thirrur një konferencë shtypi me gazetarët italianë, për të shprehur shqetësimet lidhur me atë që konferenca e paqes në Paris do të vendoste për kufijtë e Shqipërisë. Ishte 75 vjeç dhe prej vjetësh ishte larguar nga drejtimi i qeverisë së parë shqiptare në Vlorë, ku më 1912 kish shpallur pavarësinë. Situatat që Ismail Qemali kishte kaluar ato ditë në Peruxha të Italisë i kishin shkaktuar një gjendje të rëndë mendore dhe fizike. Edhe pse në atë gjendje, ai nuk kishte ngurruar të dilte para shtypit.

    Njëri nga djemtë e Ismail Qemalit ka deklaruar në ato ditë se qëndrimi i Romës ndaj vendit të tij e dëshpëroi shumë babanë e tyre. Për të mos e lënë në harresë misionin e tij, Ismail Qemali ftoi më 23 janar 1919 në hotelin “Brufani” ku kishte bujtur, korrespondentët e disa gazetave italiane që ndodheshin në Peruxha. Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe dy djemtë e Ismailit.

    Sipas të birit, Ethemit, kur Ismail Qemali, pasi kishte ngrënë drekë doli para gazetarëve që po e prisnin, sapo filloi të fliste u zverdh dhe filloi të dridhej e të belbëzonte. Ali Asllani, kryetari i Bashkisë së Vlorës, tregon se Ethemi i kishte thënë që Ismail Qemali “kërkoi ta shoqëronin në banjë. Atje e mbyti shkuma e të vjellët”.

    Vdekjen e tij e njoftoi, ndër të tjera, me një komunikatë të veçantë gazeta italiane “L‘Unione Liberale”, organ i Partisë Liberale të Italisë, e qendrës së djathtë, me këto fjalë:

    “Dje në mbrëmje, në orën 23.30 pushoi së jetuari në hotel ‘Brufani‘ mysafiri i shquar i qytetit, Ismail Qemal Bej Vlora”. Hemorragjia cerebrale e goditi më 23 janar dhe si pasojë paralizimi. Për të përballuar sëmundjen nuk patën dobi as mjekimi më i kujdesshëm i mjekut që e kuroi, doktor Leone Pernossi dhe të konsulentëve, prof. Silvestrini dhe prof. Righetti dhe as prania e dhembshur e djemve.

    Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por, kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet për helmim, pasi i kanë nxjerrë të gjitha organet e brendshme për të zhdukur çdo shenjë për autopsinë.

    I shoqëruar nga tre djem të tij: Ethemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora. “…Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë, shkruante në ‘Kujtime familjare’, Safa Vlora, duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Në ceremoninë e përmortshme… as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apoteozë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit…”. (Pashtriku.org, fillimisht i botuar në lapsial)

  • “The New York Times” për arratisjen e Ismail Qemalit nga Stambolli

    “The New York Times” për arratisjen e Ismail Qemalit nga Stambolli

    Arratisja e Ismail Qemalit nga Stambolli më 1 maj 1900, bëri bujë të madhe në pallatin perandorak “Yildiz”, dhe e tronditi Sulltan Abdyl Hamidin II. Kjo ngjarje pati jehonë të madhe brenda dhe jashtë Perandorisë Osmane. Gazeta e mirënjohur amerikane, “The New York Times” [NYT], në dy artikuj që mbajnë datat 2 maj dhe 3 maj 1900, do të pasqyronte lajmin dhe kërkesën për azil të Ismail Qemalit në luftanijen britanike. NYT e përshkruan emërimin e tij si guvernator i Tripolit, si të barasvlefshëm me internimin e tij.

    Ismail Qemali menjëherë pasi u njoh me vendimin e Sulltanit për emërimin e tij si guvernator i Tripolit, vendosi të arratisej nga Stambolli për në Evropë, me ndihmën dhe mbrojtjen e ambasadorit britanik në Stamboll, Sir Nicholas O’Connor. Qemali, përgjatë gjithë jetës së tij, ishte liberal filobritanik. Dhe, njohjet e tij në qarqet e larta të politikës dhe diplomacisë britanike i shfrytëzoi fillimisht për të siguruar përkrahjen britanike në realizimin e një grusht shteti të dështuar ndaj Sulltan Abdyl Hamidid II dhe më pas për themelimin e Shqipërisë.

    Në vitin 1901, Ismail Qemali ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të Mbretëreshës Viktoria në Londër. Qemali ishte ndër të paktët personalitete otomane që përpiqej të ndryshonte sistemin e qeverisjes në Perandorinë Osmane. Me mbështetjen e ambasadorit  të atëhershëm britanik në Stamboll, Sir Philip Currie, Qemali botonte gazetën me pikëpamje liberale me titull “Rruga e Ideve” (Mecra-yı Efkar) e cila promovonte idetë liberale për reforma decentralizuese dhe korrte sukses në qarqet intelektuale otomane.

    Në vijim, vetëm pas këmbënguljes së madhe të sulltanit, kjo gazetë u mbyll. Sulltan Abyl Hamidi II u përmbajt nga vendimi për ta arrestuar Ismail Qemalin, vetëm për shkak se ai gëzonte mbrojtje diplomatike nga Britania e Madhe dhe se një veprim i tillë do të kishte pasoja në marrëdhëniet dypalëshe. Por, menjëherë pas një manifestimi në konsullatën britanike, të organizuar nga Ismail Qemali, Sulltani vendosi dëbimin e Ismail Qemalit duke i dhënë atij postin e guvernatorit të Tripolit.

    Ky ishte i vetmi ndëshkim që Sulltani mund t’i jepte atij në atë moment. Sulltan Abyl Hamidi II ishte i vetëdijshëm për mbrojtjen që do t’i jepnin atij britanikët, në rast të arrestimit ose internimit të Ismail Qemalit. Prandaj, Sulltani e pa largimin e Qemalit nga kryeqyteti si zgjidhjen më të mirë. Tripoli ishte një nga provincat më të largëta dhe më të vështira të Perandorisë Osmane, e cila kishte lidhje me Stambollin vetëm me rrugë detare.

    Gazeta “The New York Times” thekson rëndësinë që kishte kjo ngjarje duke e krahasuar me arratisjen e kunatit të Sulltan Abdyl Hamidit II, princit Damad Mahmud Pashës, ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-ambasador: “Arratisja e Ismail Qemalit nuk është më pak e rëndësishme sesa ajo e Mahmud Pashës, kunatit të Sulltanit, i cili u zhduk nga Kostandinopoja më 14 dhjetor dhe konsiderohet si një tjetër simptomë e gjendjes aktuale në Turqi”.

    Në qershor të vitit 1901, Gjykata Penale e Stambollit e dënoi Ismail Qemalin me vdekje në mungesë, me konfiskimin e pronave dhe humbjen e të drejtave civile. Ai u akuzua për “orvatje për të nxitur popullin kundër Qeverisë dhe Sulltanit nëpërmjet botimeve për kryengritje dhe me mënyra të tjera”. Kujtesa popullore e ka fiksuar me këto vargje emblematike këtë çast:

    O Qemal kur të përzunë

    Kur të përzuri TurqiaCili je ti more burrë?

    Që na vjen nga ShqipëriaUnë jam ‘Smail QemaliMbrapa më vjen historia

    Sazan e KaraburunJanë vatanet e miaDo ti marrë se s’është punëËshtë e jona Shqipëria.”

    Konsulli austro-hungarez në Vlorë, Petroviq, do t’i shkruante proverbialisht ambasadorit austro-hungarez në Stamboll, baronit Kaliçe, në një raport të datës 14 maj 1900 se “tek Ismail Qemali, shqiptarët shohin udhëheqësin e tyre të ardhshëm”. Nga Brukseli, në tetor të vitit 1900, Ismail Qemali do t’ju drejtonte një thirrje gjithë shqiptarëve, ku ndër të tjera shkruante: “Të gjithë sa jemi shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, të pasur e të varfër, pleq e të rinj, duhet të bashkohemi dhe ta çojmë vendin përpara në rrugën e qytetërimit, duke i treguar Evropës se shqiptari ka mbetur gjithmonë evropian në gjak dhe se nuk dëshiron gjë tjetër veçse të forcojë kombësinë e tij dhe të qytetërohet”.

    Dhe, në fund, pavarësisht vështirësive dhe pengesave të mëdha, veprimtaria e Ismail Qemal Vlorës dhe patriotëve të tjerë shqiptarë, në vitet 1900-1912, do të rezultonte vendimtare dhe do të kurorëzohej me Pavarësinë e Shqipërisë, në Vlorë, më 28 nëntor 1912 …

    Rruga Press

  • “Një zë që vlen sa njëqind zëra….”/ Kur Faik Konica i kërkonte falje Ismail Qemalit!

    “Një zë që vlen sa njëqind zëra….”/ Kur Faik Konica i kërkonte falje Ismail Qemalit!

    “Tjetërkund, njerëzit e idealit, në u mbytshin për së gjalli, nderohen për së dekuni. Ndër né ata mbyten dy herë: edhe harrohen! Nji komb qi lindet ká nevojë për fatosa qi desin. Por fatosat qi desin nuk kan çë bâjn në nji komb qi i harron e i përbuzë.– P. Gjon Shllaku

    Në vijim të reflektimit mbi dy prej mendjeve më të ndritura të Rilindjes Kombëtare, po sjellim sot një tjetër shkrim të Faik Konicës për Ismail Qemalin. Në vitin 1909, në faqet e revistës Albania, Faik Konica, pena më therëse e kohës, i kushtoi Ismail Qemal Vlorës një nderim të rrallë. Konica e çel versionin frëngjisht me fjalët: “Patrioti ynë i shquar Ismail Qemal Beu, shefi i opozitës liberale, ka dhënë prova të një guximi të mrekullueshëm në luftën, e rrezikshme, por plotë me lavdi kundër Kamorës (Camorra) xhonturke.”

    Ismail Qemali u bë zëri që i dha Shqipërisë peshë morale në sytë e Evropës. Në një kryeartikull, ”Daily Telegraph”, një nga gazetat më me ndikim të kohës në Angli, e cilësoi zërin e Ismail Qemalit si të barabartë me “njëqind zëra”. Ky nuk ishte vetëm një lavdërim personal, por një njohje publike e dinjitetit shqiptar nëpërmjet një individi që nuk kishte frikë të përballej me padrejtësinë.

    Fillimisht, britanikët kishin pranuar qëndrimin e ashpër të Xhonturqve ndaj Qamil Pashës; por sapo kuptuan se Ismail Qemali ishte në anën e të drejtës, qëndrimi i tyre ndryshoi. Shtypi europian e quante Ismail Qemal Vlorën “Shqiptari zemër-luan”, “trimi dhe i larti burrë shqiptar” (“that plucky Albanian gentleman”, “that fine stout-hearted Albanian gentleman”, “the lion-hearted Albanian”, etc.). Daily Telegraph thoshte se Ismail beu i vetëm vlen sa një ushtri. Le Temps De Paris e konsideronte si “burrin e shtetit më të jashtëzakonshëm të Turqisë”.

    Në thelb të këtij nderimi, qëndronte jo vetëm guximi personal i Ismail Qemalit, por ndikimi që ai kishte në perceptimin ndërkombëtar për shqiptarët. Në një Europë që i njihte shqiptarët si të prapambetur, si barinj e rebelë, vjen një zë ndryshe. Ai flet me mendje të kthjellët, me moral të palëkundur, me dinjitet. Dhe bota dëgjon. Konica shkruan: “Gazetat e bote se tere po me tepër ajo e Englis, patne rase t’a levdojne Smail be’ Vloron… Shkurt, Smail Beu deftoj aqe kurajo moral, sa e nderoj emerin shqipetar ne bote, dhe duhet te i a dime per te mire, me gjithe qe disa nga mendimet e tija nuk na pelqejne.”

    Konica, në frëngjisht i kërkon falje Ismail Qemalit, në mënyrë eksplicite, ndërsa në shqip e lë të nënkuptuar. Ai duke i bërë jehonë të sinqertë pasqyrimit të lajmeve të shtypi ndërkombëtar të kohës, e mbyll shkrimin me këto fjalë: “Dhe megjithëse kemi folur kundër tij këtu shumë më rrallë dhe me shumë më tepër moderim sesa gazetat e tjera shqiptare, na vjen keq për atë që kemi thënë për të, e anulojmë dhe kërkojmë ndjesë. Ismail Beu ka meritë për shqiptarët.”

    Ismail Qemali nuk fitoi thjesht dhe vetëm simpatinë e shtypit ndërkombëtar apo nderimin e Faik Konicës. Ai fitoi një përmasë morale që u bë bazë për legjitimitetin ndërkombëtar të Shqipërisë që do të lindte tre vite më vonë. Sot, në një kohë kur fjalët janë të lira dhe qëndrimet të luhatshme, historia e njeriut që “i nderoi emrin Shqipërisë” me kurajën e tij frymëzon sërish.

    Marrëdhënia e Konicës me Ismail Qemalin ishte një përzierje kontradiktash, herë me vrer dhe sarkazëm therëse, herë me nderime të thella e lavdërime të jashtëzakonshme. Megjithatë, historia nuk shkruhet sipas humorit të ditës, por me vepra, me pasoja konkrete dhe me kontribute që mbeten në kujtesën shpirtërore të kombit. Pa dyshim, Shqipërisë do t’i duhen gjithmonë mendjet kritike. Por kritika duhet të jetë reale, e drejtë dhe e sinqertë. Jo e shtyrë nga mëria personale, as nga kalkulimet afatshkurtra. Ashtu siç lavdërimi nuk duhet të jetë adhurim, por njohje e meritës./ Nga Evarist Beqiri

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    Biblioteka e Tetovës nis fushatë frymëzuese leximi me personalitete të njohura të qytetit

    Homazh për Gaqo Çakon dhe net vjeneze/ “Mik Festival” rikthehet në Korçë

  • Ribotohet për herë të katërt i “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”

    Ribotohet për herë të katërt i “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”

    “Mora me dy duart burrërimin edhe durimin. Duke pasur shpresë te Zoti mora udhën e mundimeve.” –  Ismail Qemal Vlora (1900)Botimi i katërt i librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit” vjen në një çast kur lidershipi i vërtetë mbetet një nevojë urgjente për shoqërinë tonë. Ky libër nis pikërisht aty ku udhëheqja është më e nevojshme: në pasiguri, në heshtje, në historinë që ende pret të shkruhet.Pas tre botimeve të suksesshme dhe vlerësimit me çmimin “Libri më i mirë studimor i vitit 2022”, libri “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”, me autor Dr. Evarist Beqirin, është tashmë në qarkullim në edicionin e tij të katërt. Kjo vepër e veçantë, e ndërtuar mbi hulumtim historik, analizë politike dhe frymëzim strategjik, sjell një rishikim modern të figurës së Ismail Qemalit – jo vetëm si themelues i shtetit shqiptar, por si model udhëheqësie me vlera europiane dhe shpirt republikan.Edicion i katërt i përditësuar, botuar nga shtëpia botuese “Filara”, e ndriçon më thellë vizionin politik, forcën morale dhe mençurinë strategjike të Ismail Qemal Vlorës, burrit që themeloi shtetin modern shqiptar jo vetëm me akt, por me ide, vizion, komunikim dhe kurajo.Libri e portretizon Ismail Qemal Vlorën, si një lider me vizion të thellë diplomatik, që e shihte pavarësinë jo si një akt të mbyllur, por si një premtim të vazhdueshëm për dinjitet, barazi dhe përparim kombëtar.Autori, Dr. Evarist Beqiri – jurist, studiues, pedagog dhe ish-funksionar i lartë në SHISH – e shoqëron analizën me reflektime bashkëkohore mbi udhëheqjen, komunikimin strategjik dhe menaxhimin e krizave, duke e bërë librin të vlefshëm jo vetëm për historianët, por edhe për drejtuesit, studentët dhe qytetarët që kërkojnë inspirim dhe qartësi në udhëheqje.Në një kohë kur Shqipërisë i nevojiten shembuj frymëzues udhëheqjeje, ky libër mbetet më aktual se kurrë. Themeluesi nuk është thjesht një histori: është një manual për drejtim të ndershëm, një ftesë për të reflektuar mbi burimin e vërtetë të autoritetit publik, dinjitetin, arsyen dhe vizionin afatgjatë.Udhëheqja e vërtetë nuk lind në kohë rehatie, ajo kalitet në zjarrin e krizës. Vendosmëria, maturia dhe qartësia morale e Ismail Qemal Vlorës i dhanë Shqipërisë drejtim në një nga momentet më të rrezikshme të historisë së saj. Ai e dinte që politika shpesh udhëhiqet nga interesa, por udhëheqja e tij mbështetej në vlera, besim dhe vizion. Prandaj, ai nuk ishte thjesht një udhëheqës. Ai u bë themeluesi dhe profeti i moralit kombëtar.Situatat e vështira e nxjerrin në pah karakterin. Një lider i vërtetë nuk i shmang stuhitë, por përgatitet për to dhe i përballon me përulësi, vendosmëri dhe mençuri. Themeluesi nuk është vetëm historia e pavarësisë. Ai është një manual për kurajën, për të gjithë ata që duan të ndërtojnë me integritet në kohë të vështira.“Exegi monumentum aere perennius” (Kam ndërtuar një monument më të qëndrueshëm se bronzi.) – shkruante Horaci.Trashëgimia e vërtetë nuk ka të bëjë me pushtin apo fitoret kalimtare, por me forcën e vizionit dhe thellësinë e shpirtit njerëzor. Sipas fjalëve të John F. Kennedy: “Unë jam i sigurtë se mbasi pluhuri i shekujve të ketë mbuluar qytetet tona. Ne nuk do të mbahemi mend për fitoret apo humbjet në beteja apo politikë, por për kontributin që kemi dhënë në shpirtin njerëzor.”“Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”, nuk është thjesht një libër historie. Është një pasqyrë, një hartë dhe një thirrje për të udhëhequr me të njëjtën qartësi që i dha formë hapave të parë të shtetit shqiptar.Në këtë reflektim, autori ndalet jo thjesht te Republika në formë, por te Republika në shpirt.  Ajo që Ismail Qemali na la si trashëgimi është një shtet i ndërtuar mbi dinjitetin, arsyen dhe vizionin. Themeluesi përpiqet që të ringjallë një formë të re patriotizmi, larg nacionalizmit folklorik dhe afër shtet-formimit të vetëdijshëm.Trashëgimia më e madhe e Themeluesit nuk është një moment në histori, por një model për të ardhmen. Libri “Themeluesi” nuk është thjesht një studim historik, por një deklaratë mbi llojin e lidershipit që i duhet Shqipërisë.Themeluesi është një ftesë për reflektim mbi një pyetje thelbësore: Çfarë lidershipi po i përcjellim brezit që po vjen? 

  • VIDEO/ “Jam betuar para Ismail Qemalit që do e largoj tradhtarin”, Rama ironizon Berishën: Latifin do largojë?

    VIDEO/ “Jam betuar para Ismail Qemalit që do e largoj tradhtarin”, Rama ironizon Berishën: Latifin do largojë?

    Teksa ka ndarë një deklaratë të kreut të PD, kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën.

    ‘Para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij që këtë tradhtar do e largoj nga Shqipëria”- ishte deklarata e Berishës, për të cilën Rama jep këtë përgjigje:
    “Ku e takoi ky Ismail Qemalin njëherë?  Dhe kë do largojë nga Shqipëria apo Latifin, meqë mori tërë ato para magjistari dhe s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë?!…”

    Top Channel

  • Rama ironi me deklaratën e Berishës “jam betuar para Ismail Qemalit që do ta largoj tradhtarin!” (VIDEO)

    Rama ironi me deklaratën e Berishës “jam betuar para Ismail Qemalit që do ta largoj tradhtarin!” (VIDEO)

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën, teksa ka ndarë një deklaratë të kryedemokratit.
    “Para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij që këtë tradhtar do e largoj nga Shqipëria”, thotë Berisha në deklaratën e tij.

    “Ku e takoi ky Ismail Qemalin njëherë? Dhe kë do largojë nga Shqipëria apo Latifin? Meqë mori tërë ato para magjistari dhe s’i gjeti një copë sapun për të larë katranin e listës së zezë?!…”, ia kthen Rama.

  • Berisha nga Vlora:Para Ismail Qemalit jam betuar se Ramën do ta largoj nga Shqipëria

    Berisha nga Vlora:Para Ismail Qemalit jam betuar se Ramën do ta largoj nga Shqipëria

    Kreu i PD-së Sali Berisha, ka paralajmëruar nga Vlora kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se “është në rreth të kuq”.
    Gjatë fjalës së tij, ai ka deklaruar se është zotuar para Ismail Qemalit se do ta largojë Ramën nga Shqipëria.
    “12 vite, ujërat e zeza nga Semani deri tye Kepi i Spillesë, të gjitha derdhen në det. Nuk ka një plazj me flamur blu, ai që flet për europën. Vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh.
    Degradimi ekstrem i njeriut është kur beson gënjeshtrën e tij. Ky njeri mendon se mund të mashtrojë vlonjatët. Tha këtu se kemi investuar 1,230, 000,000 euro. Përalla me mbret. Vlora është pa ujë. Orikumin, që e financuam ne, është me probleme. Ky mendon se mund të bindë vlonjatët me mashtrime.
    Të qëndrosh në  anën e historisë është që qëndrosh në anën e vendeve të lira. Edi Rama është në rreth të kuq. Ai që u përpoq të zhdukë opozitën. U përpoq në shpirtin e Spiro Kolekës dhe Enver Hoxhës në lërë Shqipërinë pa opozitë është në rreth të kuq dhe i pashpresë.
    Është më i damkosur se çdo drejtues tjetër pas Lukashenkos në Europë. Në 5 muaj 4 rezoluta ndërkombëtare e shpallin Edi Ramën armik të votës së lirë, ndarkodiktar. E shpallin Shqipërinë narkoshtet.
    11 maji ndaj historinë e lirisë, me historinë e dhunimit të historisë. Ora e hsitorisë ju fton ju të qëndroni.
    Edi Rama të ardhme nuk ka. Tani do t’ju rrëfej një gjë. Jam këtu në këtë shesh. Kur erdha në Vlorë që nisa lëvizjen, unë para Ismail Qemalit kam bërë një betim. Jam betuar para tij se këtë tradhtar kam për ta larguar nga Shqipëria, do ta çoj në Beograd. Do ta bëj këtë për Ismail Qemalin, për Vlorën, për Shqipërinë.
    Edi Rama je në rreth të kuq, fundi po të pret. Nuk mund të luash ti me të ardhmen e Shqipërisë! Fitore, fitore, fitore“, tha Berisha.

  • Evarist Beqiri boton librin e ri në anglisht për Ismail Qemal Vlorën

    Evarist Beqiri boton librin e ri në anglisht për Ismail Qemal Vlorën

    Pas vlerësimit të librit “Themeluesi – Lidershipi i Ismail Qemalit”, dhe pas katër ribotimeve të tij të përditësuara në shqip, Evarist Beqiri  e sjell për lexuesin ndërkombëtar në anglisht. Ky botim shënon një ngjarje të rëndësishme për kulturën shqiptare. Libri vjen si rezultat i një pune të gjatë kërkimore Ai sjell një këndvështrim origjinal, duke riformuluar narrativën rreth lidershipit të tij në kontekstin e sfidave të kohës. Autori sjell një qasje të re metodologjike, e cila nuk është përdorur asnjëherë më parë në Shqipëri për asnjë figurë historike.Ismail Qemal Vlora vjen në një dimension të ri në librin “The Founder-Ismail Qemal Vlora on Leadership”, botuar nga Filara, në gjuhën angleze. Autori e analizon figurën e Ismail Qemalit nën prizmin e koncepteve të lidershipit, siç janë karakteri, vizioni, komunikimi, menaxhimi i krizave dhe trashëgimia. Ai ofron një perspektivë të freskët dhe të bazuar në burime të reja. Libri i ri nuk është një përkthim: ai është një rishkrim i plotë, i pasuruar me fakte të reja historike.Përveç titujve të krerëve kryesor, e gjithë përmbajtja e librit është rishkruar. Autori është mbështetur në një bibliografi të gjerë dhe burime nga arkivat ndërkombëtare, libra e gazeta të vjetra, si edhe dëshmi të panjohura më parë. Vepra ka një dimension aktual. Ajo e lidh trashëgiminë e Ismail Qemalit me debatet e sotme për lidershipin dhe identitetin kombëtar.Për lexuesit ndërkombëtarë, ky botim në anglisht është një dritare drejt historisë shqiptare, duke nxjerrë në pah rolin e Ismail Qemal Vlorës, si një figurë jo vetëm rajonale, por edhe me ndikim në skenën evropiane të fillim shekullit XX. Për shqiptarët, libri është një mundësi për t’u rikthyer tek rrënjët e tyre dhe për të nxjerrë mësime nga vizioni i tij për bashkim e përparim. Përmes një analize të thelluar të jetës dhe veprës së tij, autori zbulon aspekte të panjohura më parë të lidershipit të Ismail Qemalit. Ai nxjerr në pah aftësitë e tij të jashtëzakonshme për të bashkuar njerëz të ndryshëm, për të komunikuar në mënyrë efektive dhe për të marrë vendime të guximshme në kohë krize. Ai tregon se si një lider i vërtetë mund të ndryshojë rrjedhën e historisë me vizionin, guximin dhe vendosmërinë e tij.Autori e përshkruan Ismail Qemalin si një lider vizionar, i cili kishte aftësinë që ta parashikonte ndryshimin dhe ta përballonte me sukses atë. “Qysh kur shërbeu si guvernator i provincave të Perandorisë Osmane, ai u përpoq gjithmonë të pajtonte interesat dhe sjelljet e grupeve të ndryshme etnike. Zotësia e tij si negociator dhe diplomat i zoti do të shfaqej në zbutjen e kundërshtive fetare që turbullonin Jerusalemin, si dhe në paqtimin e druzëve dhe etnive të tjera të keqtrajtuara në Siri dhe Liban, ku ai shërbeu si guvernator i përgjithshëm. Ismail Qemali i mbështeti hebrenjtë dhe armenët, atëherë kur Evropa iu kishte kthyer shpinën,” – shkruan Evarist Beqiri.Botimi i këtij libri në gjuhën angleze është një kontribut i rëndësishëm për njohjen ndërkombëtare të figurës së Ismail Qemalit. Ai i ofron lexuesve nga e gjithë bota mundësinë për të zbuluar një lider të jashtëzakonshëm, i cili luajti një rol vendimtar në krijimin e shtetit shqiptar. Në faqet e librit, analizohet me kujdes personaliteti dhe lidershipi historik i Ismail Qemal Vlorës. Libri është strukturuar rreth pesë krerëve kryesor, që pasqyrojnë dimensionet e lidershipit të Ismail Qemal Vlorës: Karakteri, Vizioni, Komunikimi, Menaxhimi i Krizave dhe Trashëgimia.Autori shkon përtej narrativave tradicionale historike dhe ofron një portret autentik dhe bashkëkohor të Ismail Qemal Vlorës si lider: një njeri me kurajë morale, qartësi strategjike, dhe një aftësi të jashtëzakonshme për të ndërtuar konsensus, në kohë të turbullta për kombin shqiptar. Ky botim në gjuhën angleze është një kontribut i çmuar për lidershipin historik dhe diplomacinë kulturore shqiptare. Ai e vendos figurën e Ismail Qemalit në piedestalin që meriton brenda diskursit global për lidershipin, historinë dhe shtetndërtimin.Libri është një ftesë për reflektim mbi një krizë të thellë që ka prekur shoqërinë tonë: krizën e udhëheqjes dhe të karakterit. Autori synon që të hap anembanë Shqipërisë, një diskutim të ndershëm mbi trashëgiminë e Ismail Qemal Vlorës dhe mbi përgjegjësinë tonë personale dhe kolektive për të ardhmen e kombit. Themeluesi (The Founder) nuk është qëllimi në vetvete — është mjeti për të ndezur biseda të domosdoshme:Çfarë vlerash na udhëheqin sot?Çfarë modeli udhëheqjeje mbështesim?Çfarë Shqipërie po ndërtojmë për brezat që do të vijnë?“The Founder – Ismail Qemal Vlora on Leadership” është më shumë se një biografi; është një udhëtim në mendjen dhe shpirtin e një lideri, i cili me guxim dhe mençuri vuri themelet e shtetit shqiptar. Libri është i disponueshëm në libraritë kryesore në vend dhe pritet që të promovojë më tej vlerat dhe historinë shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.