Tag: qemali

  • Live! Rama në Shkodër, prezantohet projekti i shkollës ‘Ismail Qemali’: Gur themeli i historisë së arsimit

    Live! Rama në Shkodër, prezantohet projekti i shkollës ‘Ismail Qemali’: Gur themeli i historisë së arsimit

    Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po vijon turin e tij elektoral në Shkodër, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Ai mori pjesë sot (25 prill) në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali”. Kreu i mazhorancës u shpreh në llogarinë e tij personale në Facebook se “ky institucion arsimor  do bëhet një institucion arsimor i hapur për komunitetin dhe krijimin e mjediseve të përshtatshme për edukim, arsimim në kushte bashkëkohore dhe zhvillim të aktiviteteve të ndryshme në shërbim të nxënësve”.
    Gjatë takimit u bë edhe prezantimi i projektit për ngritjen e këtij institucioni arsimor. Rama ishte i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Benet Beci dhe përfaqësues të tjerë vendorë dhe qendrorë.
    “Kjo shkollë është krijuar pak muaj pas shpalljes së pavarësisë. Pra kjo shkollë ka lindur nga njerëz patriotë, njerëz që i kanë dhënë Shkodrës para shumë qyteteve të tjera të Shqipërisë, një dritë dije, dashurie për kulturën, që për fat të keq ka ardhur duke u zbehur dhe tretur posaçërisht dekadat e fundit. Këtu është vendosur një gur themeltar i historisë së qytetit, dijes, kulturës, vendit, Shkodrës dhe qytetarisë”, u shpreh Rama në fjalën e tij hyrëse.

  • Videolajm/ Transformohet rruga “Ismail Qemali” në Tiranë, i shërben çdo qytetari të zonës

    Videolajm/ Transformohet rruga “Ismail Qemali” në Tiranë, i shërben çdo qytetari të zonës

    Rruga “Ismail Qemali” në Tiranë është transformuar. Pamjet i ka shpërndarë Bashkia e Tiranës në rrjete sociale, ndërsa shkruan se ndërhyrja synon përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët duke krijuar më shumë hapësira për këmbësorët dhe ata që lëvizin me biccikletë.

    “Asfalt i ri, trotuare të sistemuara dhe më shumë hapësirë për këmbësorët dhe biçiklistët – një transformim që do t’i shërbejë çdo banori dhe vizitori të zones”, shkruan Bashkia e Tiranës krahas pamjeve.

  • Transformohet rruga “Ismail Qemali” në Tiranë (VIDEO)

    Transformohet rruga “Ismail Qemali” në Tiranë (VIDEO)

    Rruga “Ismail Qemali” në Tiranë është transformuar. Pamjet i ka shpërndarë Bashkia e Tiranës në rrjete sociale, ndërsa shkruan se ndërhyrja synon përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët duke krijuar më shumë hapësira për këmbësorët dhe ata që lëvizin me biccikletë.
    “Asfalt i ri, trotuare të sistemuara dhe më shumë hapësirë për këmbësorët dhe biçiklistët – një transformim që do t’i shërbejë çdo banori dhe vizitori të zones”, shkruan bashkia Tiranë krahas pamjeve.

  • Kush është politikani më i mirë për Dashamir Shehin?

    Kush është politikani më i mirë për Dashamir Shehin?

    I ftuar në 2984 të Albano Bogdos në Vizion Plus, kreu i LZHK, Dashamir Shehi është pyetur për disa nga emrat e politikanëve shqiptarë aktual dhe ndër vite, se cili prej tyre është më i miri.
    Një pyetësor plot batuta, ku nuk ka munguar ironia dhe sarkazma.
    Pjesë nga biseda:

    Bogdo: Cili nga këta politikanë të plëlqen më shumë, Adriatik Lapaj apo Arlind Qori?
    Shehi: Për mua të dy të barabartë janë.
    Bogdo: Njërin duhet ta zgjedhësh.
    Shehi: Ky Qori më duket më i sinqertë.
    Bogdo: Arlind Qori apo Eleni Kocaqi?
    Shehi: Këtë djalin se njoh fare.
    Bogdo: Eleni Kocaqi është femër mo.
    Shehi: Më mirë Arlindi.
    Bogdo: Arlindi Apo Floriana Garo?
    Shehi: Kush është kjo?
    Bogdo: Florjana Garo, është krahu djathtë i Sali Berishës?
    Shehi: A kjo po, Floriana Garo.
    Bogdo: Floriana Garo apo Mbretëresha Teuta?
    Shehi: Floriana Garo.
    Bogdo: Floriana Garo apo Lul Basha?
    Shehi: Nuk është krahasim i drejtë. Prapë me Garon jam.
    Bogdo: Garo apo Zogu?
    Shehi: Zogu.
    Bogdo: Zogu apo Ibrahim Rugova?
    Shehi: Zogu.
    Bogdo: Zogu apo Shehi?
    Shehi: Zogu.
    Bogdo: Zogu apo Ghandi?
    Shehi: Ghandi.
    Bogdo: Ghandi apo Edi Rama?
    Shehi: Rama, ça ka bë ky Ghandi. Ky Rama do na fusë në Europë, ku Ghandi ishte dhe i shkurtër.
    Bogdo: Rama apo Nano?
    Shehi: Nano.
    Bogdo: Nano apo Ismail Qemali?
    Shehi: Qemali.
    Bogdo: Qemali apo Fan Noli?
    Shehi: Qemali.
    Bogdo: Qemali apo Uinston Churchill?
    Shehi: Qemali është figurë historikë. Ismail Qemali.
    Bogdo: Ismail Qemali apo Erion Veliaj?
    Shehi: Ky i fundit më trondit.
    Bogdo: Qemali apo Topalli?
    Shehi: Kjo më trondit edhe më shumë.
    Bogdo: Qemali apo Berisha?
    Shehi: Ky është tronditja vetë.