Tag: qemali

  • Kishte gruan greke: A i’a dha Ismail Qemali Çamërinë, Greqisë?! Si qëndron e vërteta sipas historianit?!

    Kishte gruan greke: A i’a dha Ismail Qemali Çamërinë, Greqisë?! Si qëndron e vërteta sipas historianit?!

    Emisioni “Shqip” nga Dritan Hila në DritareTv iu kushtua dje Çamërisë. Historiani dhe akademiku Pëllumb Xhufi sqaroi tezën që është hedhur mbi Çamërinë, që thoshte se Ismail Qemali ia dha Greqisë se kishte gruan greke. Xhufi sqaron se ku u bazuan ata që hodhën këtë tezë.

    Dritan Hila: Është hedhur një tezë së fundmi që Ismail Qemali e shiti Çamërinë sepse kishte gruan greke dhe në një farë mënyre ishte një koncesion që ai u bëri grekëve. Qëndron historikisht kjo?

    Pëllumb Xhufi: Absolutisht nuk qëndron. Ishte e krishterë gruaja e Ismail Qemalit. Se ishte arvanitase, apo shqiptare e Çamërisë, apo greke, kjo nuk dihet dhe nuk është marrë njeri me këtë. Ismail Qemali ka qenë një familje tradicionale me 9 fëmijë. Gruaja e tij nuk ka lënë gjurmë fare, si Teodora e Justinianit, perandorit shqiptar të Bizantit e cila i fuste hundët në punët e shtetit.

    Këta që hedhin këtë tezë, bazohen në një insinuatë shumë të keqe që e ka mbrojtur fort edhe një historian grek me origjinë korçare. Ai thotë që Ismail Qemali në 1907-ën, takoi në Greqi kryeministrin Georgios Theotokis. Që nga 1900-ta Ismail Qemali ishte arratisur nga Perandoria Osmane dhe tha që u mundua ta decentralizojë për t’u dhënë frymëmarrje shteteve që përbënin shtetin osman. Nuk e lanë.

    Kryeministrin me të cilin do hartonte kushtetutën e varën në litar, rrezikuan ta varin edhe Ismail Qemalin. Ai iku nga Libani dhe erdhi në Evropë. Historiani grek thotë që në 1907-ën Ismail Qemali takoi kryeministrin grek. Në atë bisedë thotë ai, është rënë dakord që Vorio-Epiri t’i kalonte Greqisë.

    Por nuk ka një dokument që ta vërtetojë këtë, e thotë vetëm në një libër, pa citime e pa fakte. Por në të vërtetë Ismail Qemali pasi takoi Georgios Theotokis, takoi edhe një kryetar të shoqatës greko-shqiptare me një arvanitas në krye. Ai takua me Ismail Qemalin dhe nxorën në gazetë një material për të cilin kishin rënë dakord.

    Ata do të promovonin çështjen shqiptare në Greqi, shkrimin e gazetave në gjuhën shqipe. Dhe në fund thuhej; “U ra dakord që kur të bëhet Shqipëria e pavarur, kufijtë me Greqinë do jenë kufij historikë. Kjo është fraza e shkruar, një ditë pasi takoi Georgios Theotokis. Ismail Qemali nuk mund të thoshte tjetër gjë te Georgios Theotokis dhe tjetër gjë te ky njeriut që ishte i Georgios Theotokis, sepse ajo shoqata ishte një OJQ.

    Kufijtë historikë kanë qenë në Lepan, në Nafpaktos, deri aty ka qenë provinca e Epirit të vjetër, edhe Thema Bizantine kur u krijua në shekullin e 9-të e kishte qendrën pikërisht në Gjirin e Korintit. Këtë e thoshte sjellja, deklaratat e tij në mes të Evropës, pasi ngriti flamurin, që nuk ka paqe Ballkani, pa marrë Shqipëria, Kosovën e Çamërinë. Është edhe tentativa e tij për të mbrojtur Janinën.

    Në 1913-ën kur Janinën e kishin rrethuar trupat grekë të mbretit Konstantin, Ismail Qemali i bëri thirrje dhe aty bëri për herë të fundit një tentativë për t’u lidhur me klasën e vërtetë të pashallarëve shqiptarë, sepse ata kishin forca të gatshme, ndërsa Ismail Qemali nuk kishte ushtri. Ndaj i bëri thirrje pashallarëve qe të merrnin ushtrinë e tyre e të shkonin në Janinë për ta mbrojtur, sepse kufijtë nuk ishin vendosur ende. Por pashallarët e lanë në baltë dhe bënë marrëveshje të pista sepse kishin pronat e tyre në Greqi. /ekskluzive.al

  • Misteri i vdekjes/ A e helmuan Ismail Qemalin?

    Misteri i vdekjes/ A e helmuan Ismail Qemalin?

    Në çastet e fundit të jetës së vet, Ismail Qemali kishte thirrur një konferencë shtypi me gazetarët italianë, për të shprehur shqetësimet lidhur me atë që konferenca e paqes në Paris do të vendoste për kufijtë e Shqipërisë. Ishte 75 vjeç dhe prej vjetësh ishte larguar nga drejtimi i qeverisë së parë shqiptare në Vlorë, ku më 1912 kish shpallur pavarësinë. Situatat që Ismail Qemali kishte kaluar ato ditë në Peruxha të Italisë i kishin shkaktuar një gjendje të rëndë mendore dhe fizike. Edhe pse në atë gjendje, ai nuk kishte ngurruar të dilte para shtypit.

    Njëri nga djemtë e Ismail Qemalit ka deklaruar në ato ditë se qëndrimi i Romës ndaj vendit të tij e dëshpëroi shumë babanë e tyre. Për të mos e lënë në harresë misionin e tij, Ismail Qemali ftoi më 23 janar 1919 në hotelin “Brufani” ku kishte bujtur, korrespondentët e disa gazetave italiane që ndodheshin në Peruxha. Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe dy djemtë e Ismailit.

    Sipas të birit, Ethemit, kur Ismail Qemali, pasi kishte ngrënë drekë doli para gazetarëve që po e prisnin, sapo filloi të fliste u zverdh dhe filloi të dridhej e të belbëzonte. Ali Asllani, kryetari i Bashkisë së Vlorës, tregon se Ethemi i kishte thënë që Ismail Qemali “kërkoi ta shoqëronin në banjë. Atje e mbyti shkuma e të vjellët”.

    Vdekjen e tij e njoftoi, ndër të tjera, me një komunikatë të veçantë gazeta italiane “L‘Unione Liberale”, organ i Partisë Liberale të Italisë, e qendrës së djathtë, me këto fjalë:

    “Dje në mbrëmje, në orën 23.30 pushoi së jetuari në hotel ‘Brufani‘ mysafiri i shquar i qytetit, Ismail Qemal Bej Vlora”. Hemorragjia cerebrale e goditi më 23 janar dhe si pasojë paralizimi. Për të përballuar sëmundjen nuk patën dobi as mjekimi më i kujdesshëm i mjekut që e kuroi, doktor Leone Pernossi dhe të konsulentëve, prof. Silvestrini dhe prof. Righetti dhe as prania e dhembshur e djemve.

    Kufoma e Ismail Qemalit është mbajtur në Peruxha për dy javë pas vdekjes, me idenë e balsamosjes. Por, kjo i shtoi edhe më shumë dyshimet për helmim, pasi i kanë nxjerrë të gjitha organet e brendshme për të zhdukur çdo shenjë për autopsinë.

    I shoqëruar nga tre djem të tij: Ethemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindizi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora. “…Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë, shkruante në ‘Kujtime familjare’, Safa Vlora, duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Në ceremoninë e përmortshme… as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apoteozë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit…”. (Pashtriku.org, fillimisht i botuar në lapsial)

  • “The New York Times” për arratisjen e Ismail Qemalit nga Stambolli

    “The New York Times” për arratisjen e Ismail Qemalit nga Stambolli

    Arratisja e Ismail Qemalit nga Stambolli më 1 maj 1900, bëri bujë të madhe në pallatin perandorak “Yildiz”, dhe e tronditi Sulltan Abdyl Hamidin II. Kjo ngjarje pati jehonë të madhe brenda dhe jashtë Perandorisë Osmane. Gazeta e mirënjohur amerikane, “The New York Times” [NYT], në dy artikuj që mbajnë datat 2 maj dhe 3 maj 1900, do të pasqyronte lajmin dhe kërkesën për azil të Ismail Qemalit në luftanijen britanike. NYT e përshkruan emërimin e tij si guvernator i Tripolit, si të barasvlefshëm me internimin e tij.

    Ismail Qemali menjëherë pasi u njoh me vendimin e Sulltanit për emërimin e tij si guvernator i Tripolit, vendosi të arratisej nga Stambolli për në Evropë, me ndihmën dhe mbrojtjen e ambasadorit britanik në Stamboll, Sir Nicholas O’Connor. Qemali, përgjatë gjithë jetës së tij, ishte liberal filobritanik. Dhe, njohjet e tij në qarqet e larta të politikës dhe diplomacisë britanike i shfrytëzoi fillimisht për të siguruar përkrahjen britanike në realizimin e një grusht shteti të dështuar ndaj Sulltan Abdyl Hamidid II dhe më pas për themelimin e Shqipërisë.

    Në vitin 1901, Ismail Qemali ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të Mbretëreshës Viktoria në Londër. Qemali ishte ndër të paktët personalitete otomane që përpiqej të ndryshonte sistemin e qeverisjes në Perandorinë Osmane. Me mbështetjen e ambasadorit  të atëhershëm britanik në Stamboll, Sir Philip Currie, Qemali botonte gazetën me pikëpamje liberale me titull “Rruga e Ideve” (Mecra-yı Efkar) e cila promovonte idetë liberale për reforma decentralizuese dhe korrte sukses në qarqet intelektuale otomane.

    Në vijim, vetëm pas këmbënguljes së madhe të sulltanit, kjo gazetë u mbyll. Sulltan Abyl Hamidi II u përmbajt nga vendimi për ta arrestuar Ismail Qemalin, vetëm për shkak se ai gëzonte mbrojtje diplomatike nga Britania e Madhe dhe se një veprim i tillë do të kishte pasoja në marrëdhëniet dypalëshe. Por, menjëherë pas një manifestimi në konsullatën britanike, të organizuar nga Ismail Qemali, Sulltani vendosi dëbimin e Ismail Qemalit duke i dhënë atij postin e guvernatorit të Tripolit.

    Ky ishte i vetmi ndëshkim që Sulltani mund t’i jepte atij në atë moment. Sulltan Abyl Hamidi II ishte i vetëdijshëm për mbrojtjen që do t’i jepnin atij britanikët, në rast të arrestimit ose internimit të Ismail Qemalit. Prandaj, Sulltani e pa largimin e Qemalit nga kryeqyteti si zgjidhjen më të mirë. Tripoli ishte një nga provincat më të largëta dhe më të vështira të Perandorisë Osmane, e cila kishte lidhje me Stambollin vetëm me rrugë detare.

    Gazeta “The New York Times” thekson rëndësinë që kishte kjo ngjarje duke e krahasuar me arratisjen e kunatit të Sulltan Abdyl Hamidit II, princit Damad Mahmud Pashës, ish-ministër i Drejtësisë dhe ish-ambasador: “Arratisja e Ismail Qemalit nuk është më pak e rëndësishme sesa ajo e Mahmud Pashës, kunatit të Sulltanit, i cili u zhduk nga Kostandinopoja më 14 dhjetor dhe konsiderohet si një tjetër simptomë e gjendjes aktuale në Turqi”.

    Në qershor të vitit 1901, Gjykata Penale e Stambollit e dënoi Ismail Qemalin me vdekje në mungesë, me konfiskimin e pronave dhe humbjen e të drejtave civile. Ai u akuzua për “orvatje për të nxitur popullin kundër Qeverisë dhe Sulltanit nëpërmjet botimeve për kryengritje dhe me mënyra të tjera”. Kujtesa popullore e ka fiksuar me këto vargje emblematike këtë çast:

    O Qemal kur të përzunë

    Kur të përzuri TurqiaCili je ti more burrë?

    Që na vjen nga ShqipëriaUnë jam ‘Smail QemaliMbrapa më vjen historia

    Sazan e KaraburunJanë vatanet e miaDo ti marrë se s’është punëËshtë e jona Shqipëria.”

    Konsulli austro-hungarez në Vlorë, Petroviq, do t’i shkruante proverbialisht ambasadorit austro-hungarez në Stamboll, baronit Kaliçe, në një raport të datës 14 maj 1900 se “tek Ismail Qemali, shqiptarët shohin udhëheqësin e tyre të ardhshëm”. Nga Brukseli, në tetor të vitit 1900, Ismail Qemali do t’ju drejtonte një thirrje gjithë shqiptarëve, ku ndër të tjera shkruante: “Të gjithë sa jemi shqiptarë, të mëdhenj e të vegjël, të pasur e të varfër, pleq e të rinj, duhet të bashkohemi dhe ta çojmë vendin përpara në rrugën e qytetërimit, duke i treguar Evropës se shqiptari ka mbetur gjithmonë evropian në gjak dhe se nuk dëshiron gjë tjetër veçse të forcojë kombësinë e tij dhe të qytetërohet”.

    Dhe, në fund, pavarësisht vështirësive dhe pengesave të mëdha, veprimtaria e Ismail Qemal Vlorës dhe patriotëve të tjerë shqiptarë, në vitet 1900-1912, do të rezultonte vendimtare dhe do të kurorëzohej me Pavarësinë e Shqipërisë, në Vlorë, më 28 nëntor 1912 …

    Rruga Press

  • Si u kërcënua Ismail Qemali nga grekët se mbrojti Janinën!

    Si u kërcënua Ismail Qemali nga grekët se mbrojti Janinën!

    Studiuesi ushtarak Përparim Rexhepaj i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për tezën që është hedhur nga disa studiues që thonë se Ismail Qemali ia fali Janinën, Greqisë. Zoti Rexhepaj tregon për përpjekjet e Ismail Qemalit për të mbrojtur me çdo kusht Janinën, që mos binte në duart e grekëve.

    “Ismail Qemali bëri përpjekje për të mbrojtur Janinën. Ai mori vendim që të mbrohet me çdo kusht Janina dhe u çoi njoftim rretheve Beratit, Gjirokastrës, Delvinës, të merrnin masa për të mbrojtur Janinë. Dërgoi Mehdi Frashërin në Janinën dhe ai takoi Esat Pashë Janinën që ishte komandanti i korpusit të Janinës dhe ishte shqiptar. Mehdi Frashëri i tha që duhet të ngrënë flamurin shqiptar në Janinë.

    Por Esat Pashë Janina nuk pranoi. Më pas ministri i Jashtëm i Greqisë i dërgoi një kërcënim Ismail Qemalit duke i thënë që nëse vazhdojnë të ndihmojnë Janinën ata do pushtojnë Vlorën.”, u shpreh zoti Përparim Rexhepaj, i cili është nënkolonel në pension, historian ushtarak dhe për shpjegimin që bën i referohet arkivave serbe, malazeze, greke, otomane, shqiptare dhe botimeve amerikane e angleze./K.C/dritare.net

  • Ish-Blloku zonë për këmbësorët, hapet tenderi 2.5 milionë euro

    Ish-Blloku zonë për këmbësorët, hapet tenderi 2.5 milionë euro

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Ndërhyrja e paralajmëruar për të kthyer zonën e ish-Bllokut me prioritet për këmbësorët duket se do të zërë vend së shpejti.
    Këtë të hënë Bashkia e Tiranës çeli procedurën me objekt kontrate “Ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët ‘Ibrahim Rrugova’ – ‘Nikolla Tupe’ – ‘Sami Frashëri’ – ‘Brigada VIII'(në kuadër të WALK 21)” që synon pikërisht atë që pak muaj më parë njoftoi kreu i qeverisë Edi Rama.
    Fondi limit i vendosur në dispozicion për këtë procedurë është 246 milionë lekë apo rreth 2.5 milionë euro. Në raportin teknik të procedurës jepen edhe detajet lidhur me ndërhyrjet në disa rrugë që përfshin Ish-Blloku.
    “Blloku aksesohet nga rruga kryesore ‘Ismail Qemali’, e cila lidhet me bulevardin kryesor të Tiranës, ‘Dëshmorët e Kombit’, në anën lindore. Në anën veriore, lidhja bëhet me bulevardin ‘Bajram Curri’ përmes rrugëve ‘Ibrahim Rugova’, ‘Vaso Pasha’ dhe ‘Sami Frashëri’, si dhe me rrugët dytësore, paralel me rrugën ‘Ismail Qemali’, të cilat janë: rruga ‘Brigada e VIII’, ‘Pjetër Bogdani’ dhe ‘Nikolla Tupe’. Rrugët për ndërhyrje janë: Rruga ‘Ismail Qemali’, ‘Pjetër Bogdani’, ‘Brigada VIII’, ‘Vaso Pasha’ dhe ‘Sami Frashëri’ vetëm në pikat e kryqëzimeve që lidhen me rrugët e lartpërmendura”, thuhet në raport.

    ‘Walk 21’, Rikualifikimi i Rrugëve të Bllokut
    Projekti për rikualifikimin e rrugëve të Bllokut synon të arrijë po këto cilësi të lartpërmendura, të cilat do të shërbejnë për qytetarët e Tiranës duke ndryshuar në mënyrë efektive hierarkinë tradicionale të përparësisë së automjeteve, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.
    Kjo do të arrihet duke ndjekur karakteristikat kryesore të dizajnit që kontribuojnë në krijimin e “rrugëve” dhe hapësirave të përbashkëta për jetesë:
    • Materialet dhe trajtimi i sipërfaqeve do të përcaktojnë prioritetin për këmbësorët dhe biçiklistët,
    • Ngushtimi i lokalizuar i rrugëve dhe zvogëlimi i gjerësive do të sigurojnë kufizimin e parkimit të pakontrolluar,
    • Trotuaret në të dyja anët e rrugës, me mbjellje dhe pemë rruge të rregullta,
    • Kryqëzimet me nivel të ngritur do të mbështesin një ambient me shpejtësi të ulët për automjetet,
    • Rrugët do të jenë multifunksionale.
    Duke u bazuar në këto cilësi, ndërhyrjet në çdo rrugë janë:
    • Ngushtimi i rrugës për automjete në 3.25 m,
    • Eliminimi i parkimeve anësore,
    • Zgjerimi i trotuareve, Propozimi i korsive për biçikleta,
    • Propozimi i elementeve urbane që do t’u shërbejnë këmbësorëve.
    Rruga ‘Ismail Qemali’
    Në rrugën “Ismail Qemali”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë lejohet parkimi anësor, pasi kjo rrugë është aksi kryesor që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka mjaftueshëm gjerësi dhe kjo mundëson parkimin anësor.
    Ndërsa në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe propozohet korsi biçikletash, e cila do të krijojë lidhje me korsitë ekzistuese për biçikleta në Bllok, që janë në rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Sami Frashëri”.
    Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me pigment të kuq dhe me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar, përveç korsisë së biçikletave, që do të jetë vetëm asfalt me pigment të kuq, pasi gurët mund të jenë të rrëshqitshëm për biçikletat. Trotuaret zgjerohen vetëm nga 20 cm në çdo anë për të lejuar rritjen e rrenjëve të pemëve ekzistuese, të cilat aktualisht janë direkt ngjitur me bordurat e betonit.

    Rruga ‘Brigada VIII’, ‘Pjeter Bogdani’, & ‘Vaso Pasha’
    Në rrugët dytësore, si: rruga “Brigada VIII”, “Pjetër Bogdani”, dhe “Vaso Pasha”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë të rrugës propozohen disa xhepa për parkim të përkohshëm. Ndërsa, në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe lejohet zgjerimi i trotuareve në të dyja anët.
    Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar. Trotuaret zgjerohen nga 130 cm (minimum i gjendjes ekzistuese) në 350 cm (maksimumi në propozimin e ri)./Monitor

    900 0 1748885683xscreenshot 4 583

    900 0 1748885670xrruga ismail qemali 327

  • Ja si do të ndryshojnë rrugët e Bllokut në zona pedonale

    Ja si do të ndryshojnë rrugët e Bllokut në zona pedonale

    Këtë të hënë Bashkia e Tiranës çeli procedurën me objekt kontrate “Ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët “Ibrahim Rrugova” – “Nikolla Tupe” – “Sami Frashëri” -“Brigada VIII”(në kuadër të WALK 21)” që synon pikërisht atë që pak muaj më parë njoftoi kreu i qeverisë Edi Rama.
    Fondi limit o vendosur në dispozicion për këtë procedurë është 246 milionë lekë apo rreth 2.5 milionë euro. Në raportin teknik të procedurës jepen edhe detajet lidhur me ndërhyrjet në disa rrugë që përfshin Ish-Blloku .

    “Blloku aksesohet nga rruga kryesore “Ismail Qemali”, e cila lidhet me Bulevardin kryesor të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, në anën lindore. Në anën veriore, lidhja bëhet me 4 Bulevardin “Bajram Curri” përmes rrugëve “Ibrahim Rugova”, “Vaso Pasha” dhe “Sami Frashëri”, si dhe me rrugët dytësore, paralel me rrugën “Ismail Qemali”, të cilat janë: rruga “Brigada e VIII”, “Pjetër Bogdani” dhe “Nikolla Tupe”.
    Rrugët për ndërhyrje janë: Rruga “Ismail Qemali”, “Pjetër Bogdani”, “Brigada VIII”, “VasocPasha” dhe “Sami Frashëri” vetëm në pikat e kryqëzimeve që lidhen me rrugët e lartpërmendura” thuhet në raport.
    Rikualifikimi i Rrugëve të Bllokut
    Projekti për rikualifikimin e rrugëve të Bllokut synon të arrijë po këto cilësi të lartpërmendura, të cilat do të shërbejnë për qytetarët e Tiranës duke ndryshuar në mënyrë efektive hierarkinë tradicionale të përparësisë së automjeteve, duke i dhënë përparësi këmbësorëve.
    Kjo do të arrihet duke ndjekur karakteristikat kryesore të dizajnit që kontribuojnë në krijimin e “rrugëve” dhe hapësirave të përbashkëta për jetesë:
    Materialet dhe trajtimi i sipërfaqeve do të përcaktojnë prioritetin për këmbësorët dhe biçiklistët,
    Ngushtimi i lokalizuar i rrugëve dhe zvogëlimi i gjerësive do të sigurojnë kufizimin e parkimit të pakontrolluar,
    Trotuaret në të dyja anët e rrugës, me mbjellje dhe pemë rruge të rregullta,
    Kryqëzimet me nivel të ngritur do të mbështesin një ambient me shpejtësi të ulët për automjetet,
    Rrugët do të jenë multifunksionale.
    Duke u bazuar në këto cilësi, ndërhyrjet në çdo rrugë janë:
    Ngushtimi i rrugës për automjete në 3.25 m,
    Eliminimi i parkimeve anësore,
    Zgjerimi i trotuareve, Propozimi i korsive për biçikleta,
    Propozimi i elementeve urbane që do t’i shërbejnë këmbësorëve.
    Rruga ‘Ismail Qemali
    Në rrugën “Ismail Qemali”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë lejohet parkimi anësor, pasi kjo rrugë është aksi kryesor që lidhet me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka mjaftueshëm gjerësi dhe kjo mundëson parkimin anësor.
    Ndërsa në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe propozohet korsi biçikletash, e cila do të krijojë lidhje me korsitë ekzistuese për biçikleta në Bllok, që janë në rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Sami Frashëri”.
    Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me pigment të kuq dhe me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar, përveç korsisë së biçikletave, që do të jetë vetëm asfalt me pigment të kuq, pasi gurët mund të jenë të rëshkitshëm për biçikletat. Trotuaret zgjerohen vetëm nga 20 cm në çdo anë për të lejuar rritjen e rrenjëve të pemëve ekzistuese, të cilat aktualisht janë direkt ngjitur me bordurat e betonit.
    Rruga ‘Brigada VIII, ‘Pjeter Bogdani’, & ‘Vaso Pasha’
    Në rrugët dytësore, si: rruga “Brigada VIII”, “Pjetër Bogdani”, dhe “Vaso Pasha”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë të rrugës propozohen disa xhepa për parkim të përkohshëm. Ndërsa, në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe lejohet zgjerimi i trotuareve në të dyja anët.
    Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar. Trotuare zgjerohen nga 130 cm (minimum i gjendjes ekzistuese) në 350 cm (maksimumi në propozimin e ri).

  • Ish-“Blloku” zonë për këmbësorët, hapet tenderi 2.5 milionë euro

    Ish-“Blloku” zonë për këmbësorët, hapet tenderi 2.5 milionë euro

    Ndërhyrja e paralajmëruar për të kthyer zonën e ish-Bllokut me prioritet për këmbësorët duket se do të zërë vend së shpejti.Këtë të hënë Bashkia e Tiranës çeli procedurën me objekt kontrate “Ndërhyrje rehabilituese në bllokun që kufizohet nga rrugët “Ibrahim Rrugova” – “Nikolla Tupe” – “Sami Frashëri” -“Brigada VIII”(në kuadër të WALK 21)” që synon pikërisht atë që pak muaj më parë njoftoi kreu i qeverisë Edi Rama.Fondi limit o vendosur në dispozicion për këtë procedurë është 246 milionë lekë apo rreth 2.5 milionë euro. Në raportin teknik të procedurës jepen edhe detajet lidhur me ndërhyrjet në disa rrugë që përfshin Ish-Blloku .“Blloku aksesohet nga rruga kryesore “Ismail Qemali”, e cila lidhet me Bulevardin kryesor të Tiranës, “Dëshmorët e Kombit”, në anën lindore. Në anën veriore, lidhja bëhet me 4 Bulevardin “Bajram Curri” përmes rrugëve “Ibrahim Rugova”, “Vaso Pasha” dhe “Sami Frashëri”, si dhe me rrugët dytësore, paralel me rrugën “Ismail Qemali”, të cilat janë: rruga “Brigada e VIII”, “Pjetër Bogdani” dhe “Nikolla Tupe”.Rrugët për ndërhyrje janë: Rruga “Ismail Qemali”, “Pjetër Bogdani”, “Brigada VIII”, “Vaso Pasha” dhe “Sami Frashëri” vetëm në pikat e kryqëzimeve që lidhen me rrugët e lartpërmendura” thuhet në raport.‘Walk 21’_Rikualifikimi i Rrugëve të BllokutProjekti për rikualifikimin e rrugëve të Bllokut synon të arrijë po këto cilësi të lartpërmendura, të cilat do të shërbejnë për qytetarët e Tiranës duke ndryshuar në mënyrë efektive hierarkinë tradicionale të përparësisë së automjeteve, duke i dhënë përparësi këmbësorëve.Kjo do të arrihet duke ndjekur karakteristikat kryesore të dizajnit që kontribuojnë në krijimin e “rrugëve” dhe hapësirave të përbashkëta për jetesë:• Materialet dhe trajtimi i sipërfaqeve do të përcaktojnë prioritetin për këmbësorët dhe biçiklistët,• Ngushtimi i lokalizuar i rrugëve dhe zvogëlimi i gjerësive do të sigurojnë kufizimin e parkimit të pakontrolluar,• Trotuaret në të dyja anët e rrugës, me mbjellje dhe pemë rruge të rregullta,• Kryqëzimet me nivel të ngritur do të mbështesin një ambient me shpejtësi të ulët për automjetet,• Rrugët do të jenë multifunksionale.Duke u bazuar në këto cilësi, ndërhyrjet në çdo rrugë janë:• Ngushtimi i rrugës për automjete në 3.25 m,• Eliminimi i parkimeve anësore,• Zgjerimi i trotuareve, Propozimi i korsive për biçikleta,• Propozimi i elementeve urbane që do t’i shërbejnë këmbësorëve.Rruga ‘Ismail Qemali Në rrugën “Ismail Qemali”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë lejohet parkimi anësor, pasi kjo rrugë është aksi kryesor që lidhet me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka mjaftueshëm gjerësi dhe kjo mundëson parkimin anësor.Ndërsa në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe propozohet korsi biçikletash, e cila do të krijojë lidhje me korsitë ekzistuese për biçikleta në Bllok, që janë në rrugët “Ibrahim Rugova” dhe “Sami Frashëri”.Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me pigment të kuq dhe me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar, përveç korsisë së biçikletave, që do të jetë vetëm asfalt me pigment të kuq, pasi gurët mund të jenë të rëshkitshëm për biçikletat. Trotuaret zgjerohen vetëm nga 20 cm në çdo anë për të lejuar rritjen e rrenjëve të pemëve ekzistuese, të cilat aktualisht janë direkt ngjitur me bordurat e betonit.Rruga ‘Brigada VIII, ‘Pjeter Bogdani’, & ‘Vaso Pasha’Në rrugët dytësore, si: rruga “Brigada VIII”, “Pjetër Bogdani”, dhe “Vaso Pasha”, aksi rrugor propozohet me gjerësi 3.25 m. Në njërën anë të rrugës propozohen disa xhepa për parkim të përkohshëm. Ndërsa, në anën tjetër, parkimi eliminohet dhe lejohet zgjerimi i trotuareve në të dyja anët.Materialet e propozuara për këto korsi janë: asfalt me gurë të bardhë të shpërndarë dhe të rashinuar. Trotuare zgjerohen nga 130 cm (minimum i gjendjes ekzistuese) në 350 cm (maksimumi në propozimin e ri).Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama në Shkodër: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro

    Rama në Shkodër: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës  “Ismail Qemali” në Shkodër.
    Shkolla “Ismail Qemali”, është një ndër më të vjetrat në qytet e ndërtuar në vitin 1971.
    Me ndërtimin shkolla do të hapë dyert për 900 nxënësit dhe mësuesit e saj, të cilët deri dje e kanë zhvilluar mësimin me dy turne.
    Rama: Janë një sërë shkollash në Shkodër ku po punohet për transformimi e tyre , konvikte, 5 shkolla ku puna ka nisur, ndërkohë që janë 4 shkolla ku përfshihet edhe “Ismail Qemali” që janë me financim të qeverisë këtë vit. Përtej mureve që rindërtojmë apo hapësirave që krijojmë shkolla fillon nga mësuesit dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri për të pasur shkollë të suksesshme. Kemi garantuar paprekshmërinë e tyre në vendin e punës, kemi garantuar se hyrja në radhët e mësuesve të bëhet në mënyrë meritokratike, i kemi rritur pagat, paga është 950 euro, jam shumë i vetëdijshëm që duhet më shumë, paga juaj në mesatare do të shkojë në 1250 euro. Është plotësisht e arritshme bazuar në të dhënat e rritjes ekonomike, do rikthehem këtu kur të hapen dyert e shkollës së re, 18 muaj, nuk është shumë afati i përfundimit. Ju keni duru që në 1913, do duroni edhe 18 muaj të tjerë për të pasur të prekshëm këtë projekt.

  • “Shkolla “Ismail Qemali” do rilindë nga e para”, Rama në Shkodër: Paga e mësuesve të shkojë në 1250 euro

    “Shkolla “Ismail Qemali” do rilindë nga e para”, Rama në Shkodër: Paga e mësuesve të shkojë në 1250 euro

    Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti zhvilloi një takim në shkollën “Ismail Qemali” në Shkodër.
    Në fjalën e tij, Rama u shpreh se kjo shkollë do të rilindë nga e para me një dizajn unik dhe me hapësira dhe kishte mësimore bashkëkohore për 900 nxënësit dhe mësuesit e saj.
    Gjithashtu Rama nënvizoi se qeveria ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë projektet për infrastrukturën arsimore.

    Rama: Më vjen mirë që pas kaq shumë vitesh dekadencë në të gjitha aspektet, por posaçërisht në infrastrukturën arsimore, ku Shkodra mbeti mbrapa pas gjithë të tjerëve, pasi sot për të gjetur një shkollë si kjo, duhet t’i referohesh arkivave se nuk ka më. Përgëzoj Benetin se i ka dhënë prioritet projekteve për shkollat e Shkodrës, gjë që ka sjellë edhe mbështetjen tonë. Shkolla “Ismail Qemali” sot ka një veçanti që është në lartësinë e historisë së vet. Gjëja e bukur që përkon me historinë e shkollës është fakti që sot nisim transformimin me një projekt shumë të bukur që është një donacion i një ndër studiove më prestigjioze të Europës…Di gjë përpara disa kohësh arkitekti më çoi një mesazh dhe më tha që ishte lidhur me Benetin për të bërë një dhuratë për fëmijët e shkollës Ismail Qemali.
    Gjë shumë e bukur, por edhe një ogur shumë i mirë për të nesërmen e shkollës. Për historinë e saj dhe aq shumë breza që kjo shkollë ka edukuar, meritonte një projekt shumë të veçantë siç është ky projekt. Shkolla juaj do të jetë ndër më të bukurat. Ne jemi në fazën e pajisjes së shkollave me laboratorët inteligjentë dhe deri tani janë 300 laboratorë inteligjentë dhe do të shkojnë në rreth 900. Ndërkohë janë pesë shkolla ku puna ka filluar dhe janë edhe katër shkolla të tjera që janë me financimet e qeverisë shqiptare për këtë vit.
    Dhe dua t’u them që përtej të gjitha hapësirave që krijojmë, apo pajisjeve të fjalës së fundit që marrim, shkollat fillon nga mësuesit dhe mësueset dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri për të pasur një shkollë të suksesshme. Unë ju siguroj që pavarësisht se kemi rritur vëmendjen nga mësuesve, kemi siguruar që hyrja në radhët e mësuesve të bëhet transparente dhe kemi rritur ndjeshëm pagat…Jam i vetëdijshëm që duhet më shumë. Ambicia jonë është që paga të shkojë në mesataren e vet në 1250 euro. Besoj që është e arritshme.

  • “Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro”, Rama në prezantimin e projektit të shkollës në Shkodër: Përfundon për 18 muaj

    “Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro”, Rama në prezantimin e projektit të shkollës në Shkodër: Përfundon për 18 muaj

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës  “Ismail Qemali” në Shkodër.

    Shkolla “Ismail Qemali”, është një ndër më të vjetrat në qytet e ndërtuar në vitin 1971.
    Me ndërtimin shkolla do të hapë dyert për 900 nxënësit dhe mësuesit e saj, të cilët deri dje e kanë zhvilluar mësimin me dy turne.
    Rama: Janë një sërë shkollash në Shkodër ku po punohet për transformimi e tyre , konvikte, 5 shkolla ku puna ka nisur, ndërkohë që janë 4 shkolla ku përfshihet edhe “Ismail Qemali” që janë me financim të qeverisë këtë vit. Përtej mureve që rindërtojmë apo hapësirave që krijojmë shkolla fillon nga mësuesit dhe mirëqenia e tyre është domosdoshmëri për të pasur shkollë të suksesshme. Kemi garantuar paprekshmërinë e tyre në vendin e punës, kemi garantuar se hyrja në radhët e mësuesve të bëhet në mënyrë meritokratike, i kemi rritur pagat, paga është 950 euro, jam shumë i vetëdijshëm që duhet më shumë, paga juaj në mesatare do të shkojë në 1250 euro. Është plotësisht e arritshme bazuar në të dhënat e rritjes ekonomike, do rikthehem këtu kur të hapen dyert e shkollës së re, 18 muaj, nuk është shumë afati i përfundimit. Ju keni duru që në 1913, do duroni edhe 18 muaj të tjerë për të pasur të prekshëm këtë projekt.

    Top Channel