Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur nga të shtënat.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet paraprake.
Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.
Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur më përpara ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht. Mësohet se konflikti ka nisur që nga dogana e Hanit të Hotit për çështje parakalimi.
Drejtuesit e automjeteve kanë bërë një debat mes tyre dhe më pas kanë vijuar parakalime ndaj njëri-tjetrit deri në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut ku ka patur të shtëna me armë zjarri.
Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi. Sipas burimeve policia ka identifikuar edhe automjetin tjetër si dhe autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri. Efektivët vijojnë punën për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje të ndodhur.
Tag: qëlluar
-

Konflikti nisi në…/ Detaje nga atentati në Shkodër, automjeti qëllohet në ecje, identifikohet autori
-

EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit…
Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hani i Hotit.
Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty.
Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.
Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.
Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.
Janë ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për të bërë identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër është paraqitur me dëmtime në kokë dhe trup, dyshohet të shkaktuara me sende të forta, shtetasi Edison Tirana, 42 vjeç, banues në Bericë.
42-vjeçari është përfshirë në konflikt, dyshohet për motive të dobëta, dhe në hyrje të qytetit të Koplikut është goditur me sende të forta nga disa persona, të cilët gjatë konfliktit kanë qëlluar dhe me armë zjarri.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Të shtëna në Koplik! Qëllohet me 5 plumba makina në rrethrrotullim, shoferi largohet i plagosur
foto ilustruese
SHKODËR- Është qëlluar me armë zjarri pak minuta më parë një automjet në lëvizje në aksin Shkodër- Hani i Hotit, pranë rrethrrotullimit të Koplikut.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti është goditur nga pesë plumba në pjesën e pasme, tek bagazhi. Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur në bordurën e një karburanti. Ai është larguar nga vendngjarja dhe dyshohet se mund të ketë mbetur i plagosur për shkak të plumbave të marrë. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat.
Konflikti mes dy palëve thuhet se ka filluar që nga dogana e Hanit të Hotit, ku janë përplasur fillimisht për shkak të parakalimeve dhe më pas situata ka eskaluar në përleshje me armë zjarri. Autoritetet kanë identifikuar automjetin tjetër dhe personin që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Njoftimi i Policisë:
Të shtëna me armë zjarri raportohen në aksin Shkodër-Hani i Hotit.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një makinë në ecje është qëlluar me armë zjarri.
Me pas mjeti eshte perplasur me nje barriere ne ane te rruges ne afersi te nje karburanti. Drejtuesi i mjetit eshte larguar nga vendi i ngjarjes.
Deri tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar./ZËRI -

Skandali në Itali/ Turistët paguan mijëra paund për të qëlluar me snajper në rrethimin e Sarajevës
Prokurorët në Milano kanë çelur një hetim ndaj disa turistëve të pasur italianë, të cilët dyshohet se kanë paguar deri në 70 mijë paund për një “safari njerëzor” gjatë rrethimit të Sarajevës në vitet ’90, e madje, gazeta e njohur britanike pretendon se për vrasjen e fëmijëve, kishte tarifa shtesë.
Ky “turizëm snajperistësh”, sipas Daily Mail, pretendohet të ketë ndodhur gjatë Luftës së Bosnjës, kur mes viteve viteve 1992 dhe 1996, vetëm në Sarajevë u vranë mbi 10,000 vetë nga bombardimet dhe zjarri i snajperëve. Rrethimi i saj konsiderohet më i gjati i një kryeqyteti në historinë e luftrave moderneve. Turistët, që mendohet të kenë pasur lidhje me qarqet e ekstremit të djathtë, mund të kenë paguar sipas hetuesve anëtarë të ushtrisë serbe të Bosnjës për udhëtime fundjave në qytetin e rrethuar, ku kanë marrë pjesë në masakrën e banorëve thjesht për kënaqësi.
Prokurorët thonë se kanë fluturuar nga Trieste në Beograd me linjën ajrore serbe Aviogenex për t’u kthyer në “snajperistë fundjave’ ku për t`iu bashkuar rrethimin e përgjakshëm, kanë ofruar 70,000 deri në 88,000 paund, teksa spanjollja El Pais shkruan edhe ajo se vrasja e fëmijëve kushtonte më shumë.
Hetimi nis mbi bazën e një padie ligjore prej 17 faqesh e paraqitur nga shkrimtari dhe gazetari me bazë në Milano Ezio Gavazzeni, me mbështetjen e ish-magjistratit Guido Salvini dhe Benjamina Karic, kryebashkiake e Sarajevës nga viti 2021 deri në vitin 2024.
Akuzat dolën në dritë në dokumentarin e vitit 2022 ‘Sarajevo Safari’ nga regjisori slloven Miran Zupanic, i cili grumbulloi dëshmi rreth mundësisë që italianët e pasur dhe shtetas të kombësive të tjera të kishin dhënë para me qëllimin të udhëtonin drejt Sarajevës për të qëlluar banorët.Top Channel
-

Atentati me një viktimë në Rinas/ I plagosuri mori 10 plumba, dy në kokë. 4 autorë, përdorën makinë me…
I plagosuri nga atentati i ndodhur një ditë më parë në rrethrrotullimin e Rinasit, M.Sh., vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas gazetares së RTSH24, Flutura Tota, ai është qëlluar me 10 plumba, dy prej të cilëve e kanë prekur në kokë.
Nga hetimet paraprake, policia dyshon se lëvizjet e Gilmando Danit, i cili mbeti i vrarë gjatë atentatit, janë ndjekur që në momentin kur ai ka zbritur në aeroportin e Rinasit, pasi u kthye nga Barcelona. Dyshohet se autorët janë njoftuar menjëherë pas kësaj dhe e kanë pritur në zonën e rrethrrotullimit për ta ekzekutuar.
Për zbardhjen e plotë të ngjarjes, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të aeroportit dhe bizneseve përreth, të cilat po analizohen me detaje për të identifikuar autorët dhe bashkëpunëtorët e mundshëm. Gjithashtu, po hetohen edhe persona që kanë qëndruar në zonë dhe janë larguar menjëherë pas atentatit me automjetin tip “Mercedes-Benz S-Class” ngjyrë të bardhë, me të cilin udhëtonin Gilmando Dani dhe M.Sh.
Ndërkohë, targat e mjetit tip “Toyota” që u gjet i djegur në fshatin Halil të Fushë Krujës, të përdorur nga autorët, rezultojnë të jenë vjedhur në Greqi një vit më parë. Grupi hetimor ende nuk ka përcaktuar nëse makina është e vjedhur apo jo, pasi numri i shasisë nuk është rikuperuar për shkak të dëmtimit nga zjarri.
Sipas burimeve, autorët kanë qenë katër persona, tre qitës dhe një shofer, të cilët janë larguar nga zona e Niklës drejt Rinasit dhe më pas janë kthyer sërish në të njëjtin drejtim. Gjatë ngjarjes janë përdorur katër armë, ndërsa njëri prej autorëve, pasi ka qëlluar fillimisht me kallashnikov, ka dalë dhe ka qëlluar nga afër me pistoletë ndaj Gilmando Danit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës kanë zhvilluar një operacion të gjerë gjatë natës në zonën e Fushë-Krujës, ku pesë grupe të FNSH-së kryen kontrolle në lokale, banesa dhe automjete nga ora 23:00 deri në 03:00 të mëngjesit. Burimet bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona.
Gjithashtu i plagosuri M.SH, ishte i punësuar prej pak kohës te AMP, por burime për gazetaren e RTSH24 thonë se nuk rezulton që ai të ketë pasur certifikatë sigurie, ndaj ka nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Gilmando Dani ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe njihej si mik i Emiljano Shulalzirt. Ndaj tij më herët ishin kryer edhe dy atentate të tjera në 2011 dhe 2015, por që u kishte shpëtuar. -

Publikohen pamjet e atentatit të Rinasit, autorët qëllojnë me ‘tre nivele’
Janë publikuar pamjet e atentatit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.
Pamjet janë bërë publike nga “Shtegu”, ku shihet momenti kur mjeti ‘Benz’ i ndaluar pranë rreth rrotullimit të aeroportit të Rinasit. Një person afrohet te xhami i pasagjerit dhe qëllon me armë, dhe sapo largohet, breshëri plumbash zbrazet mbi makinën e bardhi, nga një distancë jo shumë e largët.
Pamjet tregojnë se ndaj automjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme.
Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të objektivit të tyre, Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.
Pas këtij momenti, duket se ndaj makinës së viktimave është qëlluar serish, në distancë për herë të tretë.
Pamjet tregojnë se atentatorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa kalimtarë të rastit janë afruar për të ndihmuar personat brenda mjetit.
Top Channel
-

Vetëm 60 sekonda! Del VIDEO e ekzekutimit mafioz në Rinas! Autori i veshur si polic dhe me kallash në dorë qëllon me breshëri
PAMJET NGA NGJARJA
TIRANË-Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u ekzekutua krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, si dhe mbeti i plagosur edhe agjenti i Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani.
Në pamjet që ka publikuar “Shteg”, dallohet vetëm një pjesë nga atentati mafioz. Benzi luksoz merr rrethin e Rinasit më pas ndalon.Pamjet tregojnë se ndaj automjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme. Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të objektivit të tyre, Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit. Imazhet dëshmojnë gjithashtu për prani të madhe qytetarësh dhe automjetesh në zonë në momentin e sulmit.
-

VIDEO – Pamjet e atentatit në Rinas, si u ekzekutua Gilmando Dani
Pamjet tregojnë dinamikën e atentatit mafioz, në një nga zonat më të sigurta të vendit, vetëm pak metra larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Ngjarja ka ndodhur në më pak se një minutë.
Në një zonë të populluar ku ndodhen dhjetëra kamera sigurie dhe forca policore, mesditën e së martës së 11 nëntorit 2025, u ekzekutua një emër i njohur për lidhjet e tij me figura të botës së krimit, Gilmando Dani.
Pamjet e tjera të siguruara tregojnë se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Policia e Tiranës njoftoi se atentati ka ndodhur rreth orës 14:20, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të shënjestrës së tyre, të sapoardhur nga Spanja.
Pamjet tregojnë se ndaj automjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme.
Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend.
Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të objektivit të tyre, Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.
Pas këtij momenti, duket se ndaj makinës së viktimave është qëlluar sërisht, në distancë për herë të tretë.
Pamjet tregojnë se atentatorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa kalimtarë të rastit janë afruar për të ndihmuar personat brenda mjetit.
Në sediljen e parë u gjet i pajetë Gilmando Dani, 47 vjeç, ndërsa shoferi, Muçi Shaljani, që më vonë rezultoi të ishte një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, u nxor nga makina me shenja jete.
Policia njofton se po vijon hetimet mbi ngjarjen, por mënyra se si grupet kriminale lajnë hesapet me njëri-tjetrin ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në vend.
Jo vetëm për natyrën brutale të ekzekutimit, por edhe për faktin se atentati u kryen në një zonë që konsiderohet ndër më të sigurta, në hyrje të aeroportit kryesor të Shqipërisë./shteg.org/
-

VIDEO / Dalin pamjet tronditëse të atentatit në Rinas, qitësi gjakftohtë zbret nga makina dhe ekzekuton Danin me…
Zbardhet dinamika e atentatit mafioz, në një nga zonat më të sigurta të vendit, vetëm pak metra larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Ngjarja ka ndodhur në më pak se një minutë.
Në një zonë të populluar ku ndodhen dhjetëra kamera sigurie dhe forca policore, mesditën e së martës së 11 nëntorit 2025, u ekzekutua një emër i njohur për lidhjet e tij me figura të botës së krimit, Gilmando Dani.
Pamjet e tjera të siguruara nga “shteg.org” tregojnë se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Policia e Tiranës njoftoi se atentati ka ndodhur rreth orës 14:20, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të shënjestrës së tyre, të sapoardhur nga Spanja.
Pamjet tregojnë se ndaj automjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme.
Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend.
Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të objektivit të tyre, Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.
Pas këtij momenti, duket se ndaj makinës së viktimave është qëlluar sërisht, në distancë për herë të tretë.
Pamjet tregojnë se atentatorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa kalimtarë të rastit janë afruar për të ndihmuar personat brenda mjetit.
Në sediljen e parë u gjet i pajetë Gilmando Dani, 47 vjeç, ndërsa shoferi, Muçi Shaljani, që më vonë rezultoi të ishte një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, u nxor nga makina me shenja jete.
Policia njofton se po vijon hetimet mbi ngjarjen, por mënyra se si grupet kriminale lajnë hesapet me njëri-tjetrin ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në vend.
Jo vetëm për natyrën brutale të ekzekutimit, por edhe për faktin se atentati u kryen në një zonë që konsiderohet ndër më të sigurta, në hyrje të aeroportit kryesor të Shqipërisë. -

Qëlloi me armë, shpallet në kërkim 23-vjeçari në Tiranë, çfarë iu gjet në banesë
Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Blutë, bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të riut, policia ka gjetur 1 armë zjarri, municione dhe 2 armë të ftohta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 shpallën në kërkim shtetasin K. H., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë, në ajër. Gjatë kontrolleve në banesën e tjj, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri, municion dhe 2 armë të ftohta. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia./vizionplus.tv