Tag: qëlluar

  • Vr*sja për kafe, Daniel Pepa dorëzohet në polici

    Vr*sja për kafe, Daniel Pepa dorëzohet në polici

    Kronikë E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 16:55
    Daniel Pepa i përfshirë në ngjarjen e rëndë në një lokal në Manëz, ku mbetën të vrarë dy persona, është dorëzuar në Polici këtë të mërkurë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 22 tetorit në fshatin Manëz, në lokalin në pronësi të familjes së ish-administratorit të njësisë administrative. Sherri ka nisur në lokal mes Daniel Pepës dhe kamerierit të cilit i kërkonte të ndizte ekspresin për të bërë kafe.
    Aty më pas Daniel Pepa ka nisur debatin me kamerierin dhe dyshohet se e ka qëlluar me një çantë krahu që e mbante me vete. Pas këtij veprimi ka ndërhyrë Flori Paluçi duke i thënë Daniel Pepës që të mos merrej me kamerierin. Midis tyre ka pasur debat, por kanë ndërhyrë personat e tjerë. Pas këtij momenti Daniel Pepa është larguar me makinë dhe është rikthyer pas 3-4 minutash, bashkë më dy shokët e tij Ergi Kadiun dhe Aranit Kurtin.

    Daniel Pepa pasi ka mbërritur sërish ka tentuar të futet në lokal me dy shokët që e shoqëronin, por persona e tjerë kanë ndërhyrë duke mos e lënë të futej në lokal që të mos konfliktohej me Florin Paluçin, por 21-vjeçari Pepa ka nisur të ofendonte Flori Paluçin nga jashtë lokalit. Në këtë moment Flori Paluçi ka dalë nga lokali me pistoletën në dorë dhe ka qëlluar në tokë, për të trembur 21-vjeçarin. Por pasi ka qëlluar Flori Paluçi, menjëherë Daniel Pepa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Flori Paluçin duke e plagosur në shpinë. Më pas Aranit Kurti ka qëlluar me grusht Flori Paluçin, i cili me armën në dorë ka qëlluar sërish në drejtim të Daniel Pepës dhe Aranit Kurtit.

    Një nga plumbat ka kapur pas shpine Aranit Kurtin duke e plagosur rëndë, i cili më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu kanë hipur në automjet dhe janë larguar. Flori Paluçi ka tentuar ta ndjekë, për ta qëlluar sërish dhe një nga plumbat ka kapur edhe makinën. Pasi janë larguar nga vendngjarja Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu, Flori Paluçi është futur në makinën e tij duke tentuar që të shkojë vetë me makinë në spital, por është gjetur i vdekur në timon.

    Ajo që kamerat e sigurisë kanë pikasur është se disa minuta pas ngjarjes është shfaqur sërish Daniel Pepa, në vendin e ngjarjes, bashkë me Gëzim Allçin, i cili mbante në dorë një send që sipas policisë është armë zjarri pistoletë. Daniel Pepa dhe Gëzim Allçi janë djem tezesh me njëri-tjetrin. Bashkë më ta kanë qenë edhe Taulant Beqaj dhe Emirjan Beqaj. Kanë qëndruar pak dhe më pas janë larguar me makinë drejt Maminasit.

  • Dorëzohet në polici Daniel Pepa, autori i dyshuar i vrasjes në Manzë

    Dorëzohet në polici Daniel Pepa, autori i dyshuar i vrasjes në Manzë

    Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit Daniel Pepa, i cili ndodhej në kërkim për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë, pas një sherri për një kafe në lokal.
    Ngjarja e rëndë ndodhi me 22 tetor , në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluci  dhe 23-vjeçari Aranit Kurti . 21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe është debatuar me kamarierin dhe me Flori Paluçin, i cili shoqërohej në lokal me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Erald Cani i arrestuar për moskallëzim krimi.
    Pepa debatoi pasi kërkoi kafe ndërsa kamarieri  Alteo Pepa i tha se ekspresi është fikur. Pas konfliktit verbal, Daniel Pepa është larguar me automjet dhe më pas është kthyer bashkë me Ergi Kadiu dhe Aranit Kurtin. Teksa ata kanë tentuar që të hyjnë sërish në lokal, ka dalë Flori Paluçi dhe ka qëlluar me armë zjarri në tokë.
    Në këtë moment, Daniel Pepa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Paluçit duke e plagosur, ndërsa Aranit Kurti e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Paluçi, sipas policisë, ka qëlluar ndaj të dyve. Nga plumbat mbetën të vrarë Aranit Kurti që u qëllua nga Paluçi, ndërsa ky i fundit u vra nga Daniel Pepa.

  • Vrasja për ekspresin në Manëz, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa (FOTO)

    Vrasja për ekspresin në Manëz, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa (FOTO)

    Është vetëdorëzuar në polici i riu Daniel Pepa, i përfshirë në ngjarjen e rëndë në një lokal në Manëz, ku mbetën të vrarë dy persona.
    Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 22 tetorit Manëz, në lokalin në pronësi të familjes së ish-administratorit të njësisë administrative.
    Sherri ka nisur në lokal mes Daniel Pepës dhe kamerierit të cilit i kërkonte të ndizte ekspresin për të bërë kafe.
    Aty më pas Daniel Pepa ka nisur debatin me kamerierin dhe dyshohet se e ka qëlluar me një çantë krahu që e mbante me vete. Pas këtij veprimi ka ndërhyrë Flori Paluçi duke i thënë Daniel Pepës që të mos merrej me kamerierin. Midis tyre ka pasur debat, por kanë ndërhyrë personat e tjerë.
    Pas këtij momenti Daniel Pepa është larguar me makinë dhe është rikthyer pas 3-4 minutash, bashkë më dy shokët e tij Ergi Kadiun dhe Aranit Kurtin.
    Daniel Pepa pasi ka mbërritur sërish ka tentuar të futet në lokal me dy shokët që e shoqëronin, por persona e tjerë kanë ndërhyrë duke mos e lënë të futej në lokal që të mos konfliktohej me Florin Paluçin, por 21-vjeçari Pepa ka nisur të ofendonte Flori Paluçin nga jashtë lokalit.
    Në këtë moment Flori Paluçi ka dalë nga lokali me pistoletën në dorë dhe ka qëlluar në tokë, për të trembur 21-vjeçarin. Por pasi ka qëlluar Flori Paluçi, menjëherë Daniel Pepa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Flori Paluçin duke e plagosur në shpinë. Më pas Aranit Kurti ka qëlluar me grusht Flori Paluçin, i cili me armën në dorë ka qëlluar sërish në drejtim të Daniel Pepës dhe Aranit Kurtit.
    Një nga plumbat ka kapur pas shpine Aranit Kurtin duke e plagosur rëndë, i cili më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu kanë hipur në automjet dhe janë larguar. Flori Paluçi ka tentuar ta ndjekë, për ta qëlluar sërish dhe një nga plumbat ka kapur edhe makinën.
    Pasi janë larguar nga vendngjarja Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu, Flori Paluçi është futur në makinën e tij duke tentuar që të shkojë vetë me makinë në spital, por është gjetur i vdekur në timon.
    Ajo që kamerat e sigurisë kanë pikasur është se disa minuta pas ngjarjes është shfaqur sërish Daniel Pepa, në vendin e ngjarjes, bashkë me Gëzim Allçin, i cili mbante në dorë një send që sipas policisë është armë zjarri pistoletë.
    Daniel Pepa dhe Gëzim Allçi janë djem tezesh me njëri-tjetrin. Bashkë më ta kanë qenë edhe Taulant Beqaj dhe Emirjan Beqaj. Kanë qëndruar pak dhe më pas janë larguar me makinë drejt Maminasit.

  • 21 Janari/ Berisha del nga SPA : Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë

    21 Janari/ Berisha del nga SPA : Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë

    Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se më 21 janar 2011, nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë, duke e cilësuar atë një gënjeshtër.
    Sipas Berishës, të shtënat kanë ardhur  nga vend-rojet e rojet e gardës, e cila përmes ligjit autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt apo ndonjë gjë.
    “Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Ky ishte shkaku i mosthirrjes. Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune. Ku janë ata mbështetësit e saj? Nuk janë këtu. Ta marrin vesh ata, pra kishte axhendë dhune. Kjo është e vërteta. Pikërisht kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për t’u pyetur për një ngjarje dramatike, që u kushtoi jetën 4 demonstruesve, plagosjen e mbi 120 policëve, etj. Tani, dëshminë time, ju mund të rrëmoni sa të doni, por do gjeni ato që kam thënë.
    Absolutisht gënjeshtër me bisht kjo që thua. Jo nga brenda, meqenëse u referohesh medieve, merr filmimet ushtarët e Gardës kanë qëlluar, jo nga brenda. The nga brenda, korrigjo këtë. The një gënjeshtër, sepse nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Është qëlluar nga vend-rojet e rojet e gardës. Garda ka një ligj, i cili ligj autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt, apo ndonjë gjë.
    Të qëllojë në ajër, kur ajo përsëritet, të qëllojë te këmbët, kur ajo përsëritet ta eliminojë. Ky ligj është votuar nga PS-ja, jo nga ne. Garda që ta mësoni ju, dhe mund të rrëmoni 120 mijë herë, nuk funksionon me urdhër, po me ligj. Pra, sado që ta ktheni apo stërktheni, Garda apo çdo vendroje e armatosur funksion me ligj. E qëllove, gjuajtje drejt tij, duhet të qëllojë në ajër. Vazhdove persistove, duhet të qëllojë tek këmbët, vazhdove persistove, duhet të eliminojë rrezikun. Këtë i thotë ligji i Gardës,” tha Berisha.
     

  • Berisha ia ‘ngec’ Bashës dhe Prendit: Erdhën në zyrë dhe më thanë se do shkelësh mbi kufoma nëse…

    Berisha ia ‘ngec’ Bashës dhe Prendit: Erdhën në zyrë dhe më thanë se do shkelësh mbi kufoma nëse…

    Ish-kryeministri Sali Berisha, për herë të parë përballet me SPAK për krimin shtetëror të 21 Janarit.
    Pasi iu shmang dy herë fletëthirrjeve, Berisha prej 2 orësh u mor në pyetje nga prokurori Alfred Shehu si person që ka dijeni për vrasjen e 4 protestuesve në bulevard më 2011, kur Edi Rama asokohe drejtues i opozitës protestonte para zyrës së tij kryeministrore.
    Sali Berisha: Isha njeriu i rrethuar, dritaret e të cilit u goditën me gurë. Mu kërkua të largohem ose do të shkelje mbi kufoma. Ministri dhe komandanti i Gardës më erdhën në zyrë . Isha njeri në detyrë. Më thanë të largohem nga zyra. Ajo ishte zyra ime dhe u thash nuk lëviz. Qendrova në zyrë deri në fund.

    Berisha habit para SPAK: Audio e 21 janarit është zero…të falsifikosh është gjëja më e thjeshtë! Është imituar edhe zëri i Obamës

    Sali Berisha para SPAK thotë se audiopërgjimi i 21 janarit është i falsifikuar.
    Gazetarja : Kush e ka dha urdhrin për të qëlluar.
    Berisha: Ai urdhër është në mendjen tuaj.
    Gazetarja : Ka një audio
    Berisha: Të falsifikosh një zë është gjëja më e thjeshtë. Janë imituar në autenticitet të plotë jo zëra të njerëzve të thjeshtë, por gjer të presidentë të SHBA, të Obamës. Një urdhër i dalë pas 13 vitesh. Si mund të besoj unë një audio të dorëzuar pas 12 vitesh, është zero, është njësoj si shiriti i Metës.

    Krimi shtetëror i 21 janarit, Berisha mbron Gardën: Ka vepruar sipas ligjit, s’ka pasur urdhër për të qëlluar

    Sali Berisha pretendon se nuk ka pas asnjë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve më 21 janar
    “Garda nuk funksionin me urdhër, por funksionon me ligj. Garda dhe çdo vendroje e armatosur funksionin me ligj, e qëllove, duhet të qëllojë në ajër, po insistove duhet të qëllojë të këmbët, vazhdove sërish, duhet të neutralizojë. S’ka pasur urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë”, tha Berisha.

     
     

     

  • Hetimet për 21 janarin/ Berisha del nga SPAK pas dy orësh: Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar ndaj protestuesëve

    Hetimet për 21 janarin/ Berisha del nga SPAK pas dy orësh: Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar ndaj protestuesëve

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në SPAK rreth orës 9:00.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se kryedemokrati u pyet nga prokurorët për çështjen e 21 janarit. Ai u pa teksa kaloi pragun e prokurorisë dhe në dorë mbante një dosje, ndërsa ishte i shoqëruar nga truproja.
    Pas rreth dy orësh në SPAK, Berisha deklaroi për gazetarët:
    “Më është pyetur së çfarë ndodhi me 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, kjo mos-thirrje shkak kishte se Edi Rama organizoi protestën më të dhunshme. Kishte agjendë të qartë dhune. Kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për një ngjarje dramatike që i mori jetën 4 demostruesve dhe plagosjen e më shumë së 100 efektivëve. Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë”. 
    Berisha shtoi: “Kjo është procedurë normale ama nuk është procedurë publike. Të thërret dhe shkon. Por Altin Dumani ja shpërndau mediave para meje. Një procedurë që është krejtësisht diskrete dhe s’ka lidhje me mediat, ky e bën publike për leverdi të Ballukut dhe Ramaduros, që njerëzit mos të shohin skandalin e Llogarasë, por të merreshin me faktin që Sali Berisha dëshmon për 2 janarin pas 13 vitesh, një ngjarje ku unë isha i rrethuari dhe mua po më goditeshin dritaret e kryeministrisë me gurë.”

    Top Channel

  • 21 Janari/ Berisha: Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë, kjo është gënjeshtër me bisht

    21 Janari/ Berisha: Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë, kjo është gënjeshtër me bisht

    Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se më 21 janar 2011, nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë, duke e cilësuar atë një gënjeshtër.

    Sipas Berishës, të shtënat kanë ardhur  nga vend-rojet e rojet e gardës, e cila përmes ligjit autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt apo ndonjë gjë.

    ‘Ky ligj është votuar nga PS-ja, jo nga ne. Garda që ta mësoni ju, dhe mund të rrëmoni 120 mijë herë, nuk funksionon me urdhër, po me ligj’, u shpreh Berisha.

    Absolutisht gënjeshtër me bisht kjo që thua. Jo nga brenda, meqenëse u referohesh medieve, merr filmimet ushtarët e Gardës kanë qëlluar, jo nga brenda. The nga brenda, korrigjo këtë.

    The një gënjeshtër, sepse nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Është qëlluar nga vend-rojet e rojet e gardës.

    Garda ka një ligj, i cili ligj autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt, apo ndonjë gjë.

    Të qëllojë në ajër, kur ajo përsëritet, të qëllojë te këmbët, kur ajo përsëritet ta eliminojë.

    Ky ligj është votuar nga PS-ja, jo nga ne. Garda që ta mësoni ju, dhe mund të rrëmoni 120 mijë herë, nuk funksionon me urdhër, po me ligj.

    Pra, sado që ta ktheni apo stërktheni, Garda apo çdo vendroje e armatosur funksion me ligj. E qëllove, gjuajtje drejt tij, duhet të qëllojë në ajër.

    Vazhdove persistove, duhet të qëllojë tek këmbët, vazhdove persistove, duhet të eliminojë rrezikun. Këtë i thotë ligji i Gardës.

  • Dy orë në SPAK për “21 Janarin”, Berisha: Nuk u thirra më parë pasi…

    Dy orë në SPAK për “21 Janarin”, Berisha: Nuk u thirra më parë pasi…

    sali berisha

    TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga ambientet e SPAK, ku është pyetur për herë të parë për “21 Janarin”, për rreth 2 orë. Në një deklaratë për mediat, Berisha dha versionin e tij për ngjarjen. Krydemokrati deklaroi se nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë, ndërsa akuzoi Ramën për organizimin e protestës së dhunshme.
    “Më është pyetur së çfarë ndodhi me 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, kjo mos-thirrje shkak kishte se Edi Rama organizoi protestën më të dhunshme. Kishte agjendë të qartë dhune. Kjo deklaratë është bërë shkak që të mos thirrem unë për një ngjarje dramatike që i mori jetën 4 demostruesve dhe plagosjen e më shumë së 100 efektivëve. Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë”, deklaroi Berisha për gazetarët.

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në Prokurorinë e Posaçme, ku është pyetur për herë të parë në lidhje me çështjen e 21 Janarit, pas 14 vitesh. Pasi refuzoi dy herë thirrjen e SPAK për t’u marrë në pyetje, Berisha këtë të mërkurë, ëshë përballur me pyetjet nga ana e prokurorit Alfred Shehu, mbi rolin që ka pasur kryeministri në urdhërin që ka marrë garda, për të qëlluar në drejtim të protestuesve. Më 21 janar mbetën në vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
    Çfarë ndodhi më 21 janar?
    Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 14 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

  • E rëndë në SHBA! Vritet me armë zjarri shqiptari, çfarë zbuluan dëshmitarët

    E rëndë në SHBA! Vritet me armë zjarri shqiptari, çfarë zbuluan dëshmitarët

    Kronikë E Martë, 18 Nëntor 2025 09:24
    Një 44-vjeçar shqiptar i identifikuar si Francesk Shkambi, 44-vjeç, është qëlluar për vdekje pranë një restoranti ku punonte si menaxher në SHBA.
    Ngjarja ndodhi pak pas orës 9:30 të mbrëmjes më 16 nëntor, ku pas një raportimi për të shtëna me armë, efektivët deklarojnë se gjetën Shkambin të shtrirë në oborr.

    Bouchard tha se u morën masa për shpëtimin e jetës dhe më pas Shkambi, u transportua në një spital të zonës ku edhe ndërroi jetë.

    Ai ishte qëlluar me dy plumba, ndërsa të shtënat kanë ardhur sipas dëshmitarëve, pas një konflikti që viktima kishte me një person tjetër.

    “Shkambi dhe personi i dyshuar që qëlloi njiheshin me njëri-tjetrin”, thanë autoritetet.
    Përafërsisht 20 minuta pas të shtënave, i dyshuari, një burrë 65-vjeçar nga Farmington Hills – u dorëzua në Departamentin e Policisë së Farmington Hills. Ekipi i Kapjes së të Arratisurve i sherifit e mori në paraburgim pa incidente. Nuk besohet se kjo është e lidhur me dënimin e Shkambit më shumë se një dekadë më parë për një akuzë federale për konspiracion për posedim me qëllim shpërndarjen e drogave të paligjshme.