Tag: qëlluar

  • Lushnjë/ Tentohet të vritet gjatë natës roja i një stani, e qëllojnë në kokë

    Lushnjë/ Tentohet të vritet gjatë natës roja i një stani, e qëllojnë në kokë

    Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Plug të Lushnjës.
     
    Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi F. Mane rreth 66 vjeç, i cili është qëlluar me armë gjahu çifte dhe disa prej saçmave e kanë kapur në kokë. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranës për mjekim më të avancuar.
    Mësohet se Manen kanë tentuar ta vrasin brenda stanit të bagëtive, ku ai ka qenë duke bërë roje nate, kur autorët kanë hyrë dhe e kanë qëlluar. Ndërkohë, burime bëjnë me dije se tre ditë më parë në stanin e tij u vodhën dhe 4 krerë bagëti të imta (dele).
    Dyshohet se autorët që kanë kryer plagosjen janë 3 persona që kanë konflikt të hershëm me Manen. Policia është në kërkim të tyre.

  • Qëllohet me armë zjarri një person në Pluk të Lushnjes

    Qëllohet me armë zjarri një person në Pluk të Lushnjes

    Një person është plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Pluk të Lushnjes. Sipas informacioneve, i plagosur ka mbetur F. Mane i cili është qëlluar me çifte, duke marrë plagë në kokë.Ai është transportuar për mjekim më të specializuar drejt Tiranës. Bëhet e ditur se të plagosurit kanë tentuar ta vrasin brenda stanit të bagëtive ku ai ka qenë duke bërë roje nate, ku personat kanë hyrë dhe e kanë qëlluar.
    Ndërkohë tre ditë më parë në stanin e tij u vodhën 4 krerë bagëti (dele).Personat që kanë kryer plagosjen janë 3  dhe kanë konflikt të hershëm mes tyre në Pluk. Policia është në kërkim të autorëve.

  • Breshëri plumbash në Romë, vritet çifti kinez

    Breshëri plumbash në Romë, vritet çifti kinez

    Një burrë dhe një grua u vranë në mes të rrugës në Romë gjatë mbrëmjes së kaluar.
    Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 23:00 në Via Prenestina, në periferi.
    Sipas raportimeve të para, autorët kanë qëlluar nga një motor dhe janë larguar.

    Viktimat janë dy shtetas kinezë, dhe ndaj tyre është qëlluar 6 herë me armë zjarri.
    Të dy po ktheheshin në shtëpi me biçikletat e tyre kur, pak metra larg ndërtesës ku banonin, sulmuesit u afruan me një motoçikletë dhe hapën zjarr duke i goditur në pjesën e pasme të kokës.
    Karabinierët po hetojnë ngjarjen. Për momentin, asnjë pistë nuk është përjashtuar, nga një zgjidhje e hesapeve deri te një grabitje e gabuar./vizionplus.tv

  • T*rrorizoi banorët duke qëlluar me kallash nga ballkoni, policia detaje nga vdekja e të moshuarit: U gjet nga…

    T*rrorizoi banorët duke qëlluar me kallash nga ballkoni, policia detaje nga vdekja e të moshuarit: U gjet nga…

    Policia ka dhënë detaje vdekja e 72-vjeçarit, Edmond Naska, i cili rreth 1 vit më parë terrorizoi Korçën duke qëlluar me kallash nga ballkoni i shtëpisë. Raportohet se i moshuari me masë sigurie “arrest shtëpie” është gjetur i pajetë nga punonjësi i Policisë brenda banesës së tij. I moshuari jetonte i vetëm dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
    “Korçë/Më datë 08.04.2025, është gjetur pa shenje jete nga punonjësi i Policisë (SPZ), në banesën e tij, në lagjen nr. 16, shtetasi E. N., 72 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe jetonte vetëm. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njoftuan blutë.

  • Panikosi lagjen duke qëlluar me kallash nga ballkoni një vit më parë, ndërron jetë i moshuari në Korçë! U gjet i pajetë në shtëpinë ku jetonte i vetëm

    Panikosi lagjen duke qëlluar me kallash nga ballkoni një vit më parë, ndërron jetë i moshuari në Korçë! U gjet i pajetë në shtëpinë ku jetonte i vetëm

    Ka ndërruar jetë në banesë 72-vjeçari, Edmond Naska, i cili rreth 1 vit më parë terrorizoi Korçën duke qëlluar me kallash nga ballkoni i shtëpisë.
    Mësohet se 72-vjeçari, i cili vuante nga probleme me shendetin mendor, është gjetur sot i pajetë në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit të Korcës.
    Prej vitesh Edmond Naska jetonte i vetëm në shtëpi. Ndërsa në korrik të vitit të kaluar ai qëllonte me kallash nga banesa e tij ku u desh ndërhyrja e forcave RENEA për të neutralizuar të moshuarin.
    Sipas hetimet paraprake nuk janë vënë re shenja dhune, megjithatë pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

  • U ekzekutua nga bashkëkombësi i tij në Itali, ky është 43-vjeçar shqiptar që mbeti viktimë

    U ekzekutua nga bashkëkombësi i tij në Itali, ky është 43-vjeçar shqiptar që mbeti viktimë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 43-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri nga një bashkatdhetar i tij mbrëmjen e 6 prillit, rreth orës 21:30 në një lokal në zonën Fontanafredda.

    Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima është Vladimir Topjana, i cili kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.
    Gjithashtu raportohet se autori i dyshuar është një 30-vjeçar shqiptar, i cili mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
    Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.

    Top Channel

  • U ekzekutua me plumb në kokë nga bashkëatdhetari në Itali, publikohet fotoja e 43-vjeçarit shqiptar

    U ekzekutua me plumb në kokë nga bashkëatdhetari në Itali, publikohet fotoja e 43-vjeçarit shqiptar

    Personi që shihni në foto është Vladimir Topjana, 43-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës në Itali. Në pranga si autor është vënë një 30-vjeçar, gjithashtu shqiptar.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një lokali në Fontanafredda. Sipas informacioneve, autori është nga Fushë-Kruja, ndërsa është ndaluar edhe babai i tij.
    Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.
    Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
    Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.
     
  • Krimi makabër, ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë nga bashkëatdhetari në Itali

    Krimi makabër, ky është shqiptari që u ekzekutua me plumb në kokë nga bashkëatdhetari në Itali

    Personi që shihni në foto është Vladimir Topjana, 43-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e së dielës në Itali. Në pranga si autor është vënë një 30-vjeçar, gjithashtu shqiptar.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një lokali në Fontanafredda. Sipas informacioneve, autori është nga Fushë-Kruja, ndërsa është ndaluar edhe babai i tij.
    Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.
    Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.
    Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.

  • Sërish tragjedi në Itali! Kishte dalë për të parë ndeshjen e futbollit me të birin, 43-vjeçari shqiptar vritet nga bashkatdhetari i tij

    Sërish tragjedi në Itali! Kishte dalë për të parë ndeshjen e futbollit me të birin, 43-vjeçari shqiptar vritet nga bashkatdhetari i tij