“Elbasan/Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit”, informoi policia.
Tag: qëlluar
-

U raportua për të shtëna me armë zjarri në Elbasan, policia njoftim zyrtar
Njoftimi:
Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit. -

Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, policia zbulon detajet e ngjarjes
Policia ka zbardhur detajet e të shtënave me armë zjarri të mbrëmjes së ditës së djeshme në Elbasan.
Blutë bëjnë me dije se pasi janë lajmëruar nga një qytetar se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Sakaq, nga këqyrja në vendin ku dyshohet se ishte qëlluar nuk u gjet asnjë gëzhojë.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij, në lagjen “Vullnetari”. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.Top Channel
-

Qëlloi ‘për qejf’ me armë gjatë natës në Divjakë, prangoset 66-vjeçari
Një 66-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Divjakës, pasi gjatë natës ka qëlluar disa herë më armë zjarri automatik në ajër, në fshatin Çermë e Sipërme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 66 vjeç, pasi dyshohet se gjatë orëve të natës, në banesën e tij në fshatin Çermë e Sipërme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik.Pas arrestimit, arma së bashku me municion luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
-

“Nuk i njoh personat që më qëlluan”/ I shpëtoi atentatit, zbardhet dëshmia e “Julit të Pashakos”, ja çfarë tha ai…
Julian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos” i shpëtoi një atentati me armë zjarri një ditë më parë në Lushnje. Mësohet se 45-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë. Por në dëshminë e tij ai ka deklaruar se “nuk i njeh personat që e qëlluan dhe madje nuk ka konflikte me askënd”.
Ngjarja
Julian Sulo, i njohur si i forti i Lushnjës i ka shpëtuar një atentati të organizuar ndaj tij në afërsi të spitalit të qytetit. Ai po lëvizte me makinën e tij tip ‘BMV’ në afërsi të spitalit të Lushnjës, kur 3 autorë ende të paidentifikuar i kanë zënë në pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, ndërsa 45-vjeçari Sulo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Plumbat e kallashit që u derdhën drejt makinës së tij e kanë kapur në këmbë, ndërsa ishte i vetëm në mjet. Autorët kanë qenë në makinë në momentin e qitjes dhe kanë qëlluar në lëvizje.
Pak minuta pas atentatit, mjeti i autorëve ‘Nissan’ u gjet i djegur në fshatin Lifaj. Brenda tij është gjetur edhe arma që kanë përdorur për të qëlluar në drejtim të 45-vjeçarit. Policia ngriti menjëherë pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve, te cilat lidhen me konfliktet e hershme mes grupeve kriminale të Lushnjës.
Sulo është shoqëruar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij. “Nuk kam konflikte me asnjë”, ka deklaruar para hetuesve. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe gjashtë persona.
Kush eshte Juli i Pashakos
Julian Sulo njohur ndryshe si “Juli i Pashakos” punon e jeton në Karbunarë të Lushnjës, ku menaxhon një bar–restorant së bashku me familjen.
Ai është rival i Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjës. Sulo ka qenë i dyshuar edhe për atentatin e organizuar ndaj nipit të Bares, Xhulio Shkurti, në 2017-ën. Sulo u la i lirë pasi nuk kishte asnjë provë që e lidhte me atentatin, që njihet ndryshe edhe si masakra e Lushnjës.
Për këtë ngjarje, janë dënuar me burg të përjetshëm, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili, vendim i lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë më 21 nëntor 2025. Në masakrën e Lushnjës u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagosjes e Bujar Turkut dhe Marius Xhepexhiut. -

Atentat ndaj një makine në qendër të Lushnjes, gjendet i djegur mjeti i autorëve
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të martë në qytetin e Lushnjës.
Nga të dhënat e para dyshohet se është qëlluar ndaj një automjeti në kryqëzimin e spitalit.
Mësohet tre persona kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje, megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur. Ndërkohë sipas informacioneve paraprake, një mjet është gjetur i djegur në fshatin Lifaj.
Në vendngjarje, policia ka gjetur disa gëzhoja. -

Qëllohet me armë në ajër në Vlorë, një person i paidentifikuar “ngre në këmbë” policinë
Një person ka qëlluar me armë zjarri pasditen e kësaj të hëne në Vlorë, në zonën e Plazhit të Vjetër.
Burime nga policia konfirmojnë se ai ka qëlluar në ajër, ndërsa motivet e ngjarjes janë ende të paqarta.
Autori është i paidentifikuar, ndërsa nuk dihet ende nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika kontrolli në disa akse të qytetit për të identifikuar dhe kapur autorin dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes./vizionplus.tv
-

Berisha për 21 janarin/ “Prokuroria po heton se kush dha urdhrin për të qëlluar”, Lala zbulon: Ja çfarë tha kreu i PD
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka folur për paraqitjen në SPAK të kreut të PD Sali Berisha për çështjen e 21 janarit 2011.
Lala u shpreh se Berisha ka qëndruar rreth 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në momentin e paraqitjes.
“Berisha shkonte për ‘21 Janarin’ për herë të parë pas 14 vitesh. Dha një dëshmi rreth 2 orë. Ngjarja është konsideruar krim shtetëror dhe ka fajtorë. SPAK po heton cili është funksionari politik që dha urdhër të qëllohet mbi protestuesit,” tha Lala.
Sipas gazetares, Sali Berisha mohoi kategorikisht të ketë dhënë urdhër për të qëlluar mbi qytetarët. Ai deklaroi se punonjësit e Gardës së Republikës kanë zbatuar ligjin e miratuar nga vetë socialistët në atë periudhë. -

U vetëdorëzua pas vrasjes në Manzë, Daniel Pepa: Qëllova për vetëmbrojtje, isha i tonditur se më vrau shokun
daniel pepa arianit kurti dhe florian paluci
DURRËS- Daniel Pepa, autori i vrasjes së Florian Paluçit, ndodhur rreth një muaj më parë në zonën e Manzës, ka pretenduar se ka qëlluar me armë në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme, pasi Florin Paluçi, ishte personi i parë që ka qëlluar me pistoletë duke vrarë shokujn e tij, Aranit Kurti.
Sipas gazetarit Elton Qyno, këtë qëndrim autori i krimit e ka mbajtur pas dorëzimit në ambjentet e prokurorisë së Durrësit, e cila po ndjek rastin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në mesnatën e 22 Tetorit 2025.
I riu më pas është shoqëruar në ambjentet e policisë së Durrësit, ku gjatë marjes në pyetje, ka pretenduar se nëse nuk do qëllonte drejt Florin Paluçit, ai do e vriste siç vrau shokun e tij Aranit Kurti.
Të dyja palët atë natë ishin të armatosur, ndërsa u konfliktuan fillimisht për ekspresin që ishte i fikur dhe kamarieri nuk mund ti shërbente kafen.
Daniel Pepa, në prezencë të avokatit të tij dhe oficerit të policisë gjyqësore, ka argumentuar se ka qëlluar nga tronditja e fortë psikike dhe vetëmbrojtjes së nevojshme, pasi Paluçi i vrau i pari shokun dhe më pas rrezikoi të qëllonte edhe mbi të.
Por pavarësisht kësaj dëshmie, në këtë ngjarje kriminale prova më e fortë janë pamjet filmike të cilat kanë dokumentuar të gjithë dinamikën e krimit të dyfishtë.
Gjithmonë duke ju referuar pamjeve filmike, policia thotë se i pari që ka qëllua është Flori Paluçi, i cili ka qëlluar njëherë në tokë. Më pas ka drejtuar armën drejt Daniel Pepës dhe ka hapur zjarr ndaj tij, por pa mundur të vrasë.
Miku i Danielit, Aranit Kurti, që ndodhej shumë pranë Florian Paluçit, ka qëlluar me grusht në fytyrë Florian Paluçin, dhe vrapon të largohet prej tij.
Por Paluçi qëllon një herë me pistoletë drejt Aranit Kurtit, ku plumbi i ka depërtuar trupin pas shpine dhe i ka prekur zemrën, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mes kësaj vorbulle të shtënash, Daniel Pepa, ka hapur zjarr vetëm 1 herë dhe ka qëlluar pas shpine Flori Paluçin, i cili pasi ka kryer disa lëvizje të pavetëdijshme është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen.Pas këtyre veprimeve Daniel Pepa, së bashku me Ergi Kadiu, Erald Cani, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja janë larguar nga vendi i ngjarjes, për tu kthyer pas disa minutash sërish në vendngjarje.
Pepa më tej është larguar përfundimisht duke mos arritur të kapet nga policia. Por pas disa ditësh ai është vetëdorëzuar në prokurorinë e Durrësit dhe se pritet që sot ose nesër të dalë para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”. -

Vrau kamarierin për një kafe në Manzë, vetëdorëzohet në polici autori
Daniel Pepa, autori i vrasjes së Flori Paluçit në Manzë të Durrësit është vetëdorëzuar në polici.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 22 tetor, në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti. 21-vjeçari Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe është debatuar me kamarierin dhe me Flori Paluçin, i cili shoqërohej në lokal me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Erald Cani i arrestuar për moskallëzim krimi.
Pepa debatoi pasi kërkoi kafe ndërsa kamarieri Alteo Pepa i tha se ekspresi është fikur. Pas konfliktit verbal, Daniel Pepa është larguar me automjet dhe më pas është kthyer bashkë me Ergi Kadiu dhe Aranit Kurtin. Teksa ata kanë tentuar që të hyjnë sërish në lokal, ka dalë Flori Paluçi dhe ka qëlluar me armë zjarri në tokë.Në këtë moment, Daniel Pepa ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Paluçit duke e plagosur, ndërsa Aranit Kurti e ka qëlluar me grushte në fytyrë. Paluçi, sipas policisë, ka qëlluar ndaj të dyve. Nga plumbat mbetën të vrarë Aranit Kurti që u qëllua nga Paluçi, ndërsa ky i fundit u vra nga Daniel Pepa.
