Tag: qëlluan

  • Dy ushtarë u qëlluan pranë Shtëpisë së Bardhë/ Trump kërkon dërgimin e 500 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Uashington

    Dy ushtarë u qëlluan pranë Shtëpisë së Bardhë/ Trump kërkon dërgimin e 500 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Uashington

    Presidenti Donald Trump ka kërkuar që 500 trupa të tjera të Gardës Kombëtare të vendosen në Uashington, DC, pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare, tha të mërkurën Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth.

    Dy anëtarët e Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore u qëlluan pak minuta më parë në Uashington, DC, ndërsa autoritetet nuk kanë raportuar ende për gjendjen e tyre.
    Pasi postoi në mediat sociale se dy anëtarë të Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore kishin vdekur, të cilën Shtëpia e Bardhë e ndau më pas, guvernatori i shtetit, Patrick Morrisey, u tërhoq dhe tani thotë se ka marrë raporte kontradiktore në lidhje me gjendjen e tyre.
    Një i dyshuar është arrestuar dhe vendi i ngjarjes është siguruar, thotë policia
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se i dyshuari është “i plagosur rëndë” dhe se do ta pësonte për këtë veprim.

    Top Channel

  • Shkodër/ Qëlluan me armë drejt shtëpisë së një personi, shpallen në kërkim dy autorët

    Shkodër/ Qëlluan me armë drejt shtëpisë së një personi, shpallen në kërkim dy autorët

    Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona, 40 dhe 41 vjeç pasi qëlluan me armë zjarri drejt banesës së një personi tjetër.

    Ngjarja raportohet se ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Likaj.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe A. K., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se, më datë 08.11.2025, në fshatin Likaj, për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. L., 48 vjeç. Vijon puna për kapjen e tyre”, njoftoi sot policia.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

     

  • Qëlluan me armë drejt shtëpisë së një personi në Shkodër, shpallen në kërkim dy autorët

    Qëlluan me armë drejt shtëpisë së një personi në Shkodër, shpallen në kërkim dy autorët

    Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy persona, 40 dhe 41 vjeç pasi qëlluan me armë zjarri drejt banesës së një personi tjetër.
    Ngjarja raportohet se ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Likaj.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasit Sh. K., 40 vjeç, dhe A. K., 41 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, pasi dyshohet se, më datë 08.11.2025, në fshatin Likaj, për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Q. L., 48 vjeç. Vijon puna për kapjen e tyre”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • E qëlluan sapo zbriti nga makina/ Dalin detajet e para nga plagosja: Ishte për vizitë te xhaxhai, po…

    E qëlluan sapo zbriti nga makina/ Dalin detajet e para nga plagosja: Ishte për vizitë te xhaxhai, po…

    Një plagosje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjormë, në bashkinë e Selenicës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, ku një 35-vjeçar është qëlluar me armë dhe ka mbetur rëndë i plagosur.
    Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij, kur ndodhi incidenti. Ende nuk dihen motivet që çuan në konflikt, ndërsa autori i ngjarjes nuk është identifikuar deri më tani.
    Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

  • FOTO – Babai dhe dy djemtë qëlluan për të kërcënuar fqinjin e tyre në Trush të Shkodrës, gjendet pistoleta

    FOTO – Babai dhe dy djemtë qëlluan për të kërcënuar fqinjin e tyre në Trush të Shkodrës, gjendet pistoleta

    Në vijim të hetimeve që po kryhen për dokumetimin e ngjarjes së ndodhur 2 ditë më parë, në fshatin Trush, ku 3 shtetas dyshohet se qëlluan në ajër, me armë zjarri dhe me armë gjahu, për të kanosur fqinjin e tyre, shtetasin P. N., për motive të dobëta, bëjmë me dije se:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit në pronësi të shtetasit kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje, të cilën autorët e dyshuar e kishin fshehur afër banesës së tyre.
    Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim, për të verifikuar nëse është përdorur në ngjarje kriminale.
    Dy ditë më parë policia sekuestroi dy armë gjahu dhe vuri në pranga shtetasit Ç. M., dhe D. M.,(babë e bir), gjithashtu, u shpall në kërkim dhe djali tjertër shtetasi E. M., në territorin në pronësi të shtetasit Ç. M.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Qëlluan me armë për të kanosur fqinjin, arrestohen babë e bir

    Qëlluan me armë për të kanosur fqinjin, arrestohen babë e bir

    Policia e Shkodrës arrestoi dy persona, babë e bir, të cilët akuzohen se qëlluan me armë zjarri në ajër për të kanosur fqinjin e tyre.
    “Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Trush, disa shtetas kishin kanosur me armë, fqinjin e tyre, është organizuar punën për kapjen e tyre dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit Ç. M., 56 vjeç, dhe D. M., 22 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Trush. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Trush”, tha policia.
    Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi Ç. M. dhe dy djemtë e tij, kanë qëlluar me armë zjarri dhe me armë gjahu çifte, në ajër, afër banesës, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin P. N., për motive të dobëta.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

  • Qëlluan me armë në drejtim të 27-vjeçarit, shpallen në kërkim dy të rinjtë në Krujë

    Qëlluan me armë në drejtim të 27-vjeçarit, shpallen në kërkim dy të rinjtë në Krujë

    Një incident është shënuar këtë të mërkurë në Krujë.

    Dy të rinj, të moshave 17 dhe 18 vjeç, janë shpallur në kërkim pasi qëlluan me armë në drejtim të një 25-vjeçari.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim 2 shtetas të moshave 17 vjeç dhe 18 vjeç, pasi ka kallëzuar një 27-vjeçar, se për motive të dobëta, kanë qëlluar në drejtim të tij, me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime. Punohet për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për verifikimin e kallëzimit dhe rrethanave të tjera të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Durrës/ Qëlluan me armë policët gjatë aksionit dhe ndjekjes, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit

    Durrës/ Qëlluan me armë policët gjatë aksionit dhe ndjekjes, Gjykata lë në burg 2 të arrestuarit

    Tentuan të vrisnin efektivët e policisë gjatë aksionit në Durrës, ndërsa dyshoheshin si grup grabitësish, Gjykata lë në qeli 2 personat e arrestuar.
    Gjyqtari i gatshëm Rexhep Bekteshi, pasi dëgjoi prokuroren e çështjes, Erida Sisiçi dhe avokatët mbrojtës, dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ardit Domin, e plagosur, dhe Lorenc Çalin.
    Sipas prokurorisë, të dy akuzohen për veprat penale “vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, në tentativë, “vjedhja me armë”, në tentativë dhe në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.
    Sipas hetimeve, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre.
    Ndjekja përfundoi në Vorë, ku makina doli nga rruga, por Domi dhe Çali vijuan rezistencën duke hapur zjarr me automatik ndaj policëve. Përballë kësaj situate, forcat e rendit u kundërpërgjigjën po me armë.
    Për pasojë, Ardit Domi mbeti i plagosur rëndë nga një plumb në qafë, ndërsa Lorenc Çali u neutralizua dhe u arrestua në vend.
    Ngjarja ndodhi në orën 01:00 të mëngjesit të 24 gushtit. Dy të rinjtë, të cilët kishin kryer vjedhje, hapën zjarr pas mesnatës teksa po ndiqeshin nga policia. Efektivët konstatuan gjatë natës automjetin që ata kishin vjedhur më 20 gusht te Sektor Rinia, dhe me të cilin një ditë më pas, kishin grabitur me dhunë xhiron ditore të një pike karburanti në Sukth dhe i ndoqën. Pas arrestimit, në vendin e ngjarjes, u gjet një automatik me dy krehëra që u përdor nga dy autorët.

  • Qëlluan me armë ndaj policisë, Gjykata vendos masën për Ardit Domin dhe Leonard Çalin

    Qëlluan me armë ndaj policisë, Gjykata vendos masën për Ardit Domin dhe Leonard Çalin

    Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardit Domin dhe Leonard Çalin, të përfshirë në një përplasje të dhunshme me policinë.
    Sipas hetimeve, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre.
    Ndjekja përfundoi në Vorë, ku makina doli nga rruga, por Domi dhe Çali vijuan rezistencën duke hapur zjarr, dyshohet me kallashnikov, ndaj policëve. Përballë kësaj situate, forcat e rendit u kundërpërgjigjën me armë.
    Si pasojë, Ardit Domi mbeti i plagosur rëndë nga një plumb në qafë, ndërsa Leonard Çali u neutralizua dhe u arrestua në vend. Të dy u paraqitën më pas para gjykatës, edhe pse Domi në gjendje të rënduar shëndetësore.