Tag: qëllova

  • E PLOTË/ I penduari i drejtësisë ‘tradhton’ shokët, rrëfen vrasjet: 130 mijë euro për ‘kokën’ e Emiljano Ramazanit, plumbat e kapën në qafë! Klara…

    E PLOTË/ I penduari i drejtësisë ‘tradhton’ shokët, rrëfen vrasjet: 130 mijë euro për ‘kokën’ e Emiljano Ramazanit, plumbat e kapën në qafë! Klara…

    Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen “Plumbi i Artë” ka dëshmuar këtë të martë para gjykatësve të posaçëm.

    Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Tase rrëfeu se si e ka njohur Henrik Hoxhajn dhe se si ka marrë porositë për vrasjen e një personi në Fier.
    Tase: Shtetasin Henrik Hoxhaj e kam njohur nga një shok i përbashkët. Për herë të parë jemi takuar në 2017. Shoku Viron Tavanxhi me takoi me Hebrikun për të bërë ekzekutimin e një personi në Fier.
    Henriku kishte të gjitha të dhënat e atij personi. Ai rrinte afër rreth rrotullimit të parkut në Fier. Për ngjarjen Hebriku kishte një makinë “Alfa Romeo” të blerë në Fier. Henriku kishte dhe një armë pistoletë automatike.
    Ditën e ekzekutimit, Henriku më thirri dhe më tha se porositësi i kishte thënë “shumë po e zgjasni atë punë”. Dolëm dhe e gjetëm atë njeriun në një lokal.
    Unë mora armën dhe shkova atje. Ai personi e kuptoi që isha për të. Ai u çua në këmbë, bërtiti me të madhe dhe u shtri poshtë. Unë mendova se e qëllova.
    Pastaj ika nëpër rrugicat e qytetit. Pistoletën e kam hedhur në Gjanicë. Porosia e Viron Tavanxhi ishte për ekzekutimin e Gim Boriçin. Unë e njihja, kisha dëgjuar për të në Fier.
    Unë njihesha prej vitesh me Vironin. Në 2017 ai më kontaktoi për të vrarë Agim Boriçin. U realizuan veprimet, por në vitin 2018. Ndërsa në 2017, unë takohesha përditë me Henrikun. Gjatë kësaj kohe ai më tha se kishte marrë përsipër edhe një punë tjetër, ekzekutimin e Hajredin Beharit. Hënriku kishte foto të tij. Ai rrinte tek një lokal përballë shtëpisë, si edhe kishte një dyqan ku shiste vajra makine.
    Ai tha se për vrasjen e kishte ‘kontaktuar’ Henrik Hoxha, vrasje për të cilën do të merrte para në këmbim. Tase tha sot se nga Hoxha kishte mësuar se urdhër po ashtu për eliminimin e Beharit kishte dhënë edhe Renato Çami.
    Pasi atentati kishte dështuar, shënjestra thotë Tase kishte dëshmuar në polic, ku mes të tjerash kishte thënë edhe emrin e Çamit.
    Tase: Viron Tavanxhi më premtoi një hyrje në Fier dhe ca lekë. Henriku do më ndihmonte mua për ta kryer këtë punë. Nga Henriku mësova se kishte marrë porosi edhe nga një tjetër për këtë punë, nga Renato Çami.
    Këtë ma konfirmoi Henriku. Ai fliste me të me një Blackberry. Henriku mbante kontakte edhe me nipin e Renatos.
    Unë prezent në takimet e Henrikut me Renaton nuk kam qenë. Për tentativën ndaj Hajredin Beharit, lokali ndodhet afër rrethrrotullimit të parkut. Një lokal i vogël në anë të rrugës. Unë qëllova nga jashtë lokalit. E pamë që objektivi ndodhej aty. Ishte me 3-4 vetë të tjerë. Unë kur qëllova isha 1 metër larg derës. Unë kam pasur veshur një bluzë me kapuç dhe pantallona xhins. Besoj se qëllova 5-6 herë. Një breshëri qëllova. Ai u shtri nën tavolinë dhe u bë, mendova se e godita.
    Pas 100 m më priste Riku (Henriku). I thashë që e godita. Shkuam tek lokali i Rikut. Pastaj kaluam nga Gjanica, hodha pistoletën në lumë.
    Pas disa ditësh takova Henrikun. Aty debatuam. Më tha, pse e more përsipër kur nuk e bëje dot. Shënjestra kishte shkuar në polici dhe kishte thënë disa emra të dyshuar. Një prej tyre ishte porositësi i vërtetë. Riku më tha, mirë që na dha punë, që nuk e bëmë dot, por tani t’i hapim edhe probleme me policinë.
    Henriku më tha se kishte dhënë shpjegime në polici. Henriku më konfirmoi se emri i porositësit ishte në dosjen e policisë. Nuk mora asnjë lek për këtë punë, pasi nuk e realizuam dot.
    Mes të tjerave, ai ka rrëfyer për atentatin që i kanë bërë Gim Boriçin.
    Tase: Teksa kërkonim Gim Boriçin, mësuam se e kishin parë tek spitali. Shkuam atje me një makinë “Renault Clio”. Nuk e gjetëm tek spitali. I shkuam tek lokali i tij.
    Boriçi ishte duke pirë kafe më vëllanë. Henriku tha, aq më mirë. Sipas tij, nëse i vrisnim të dy ishte më mirë për porositësin. U afruam nga rrugicat drejt tyre. Unë kisha një kallash ndërsa Henriku një pistoletë “Glock”.
    U afruam dhe qëllova, por pas një breshërie më ngeci arma. Henriku vazhdonte qëllonte dhe më tha, qëllo se na ikën. Nuk kam ça bëj, i thash se m’u bllokua. Ne i qëlluam nga brenda makinës. Unë isha në sendiljen mbrapa, ndërsa Riku në timon. Kishim vendosur të ishim të dy ekzekutorë, pasi nuk e dinim se ku do e qëllonim, në lëvizje, në parakalim a nuk e di. Nëse do zbrisnim, ai do isha unë. Ne qëlluam nga 5 metër largësi.
    Pamë që ata u ngritën dhe ikën drejt shtëpisë, se ishte ngjitur. Ne nuk dolëm nga makina. Pastaj ikëm tek vendi ku do digjnim makinën.
    Kur dogjëm makinën, u dogja dhe vetë. Patëm një çakmak, që kishte avulluar. Patëm një shkrepëse, por kishim pak fije. Kur u afrova që i vura flakën zjarri më dogji mjekrën, flokët. U largova, por më morën flakë edhe dorezat.
    Dorezat që i hoqa ishin gjetur nga policia. Vironi më tha se kishin gjetur një provë, por kishte një kushëri tek ekspertiza. Më tha që do flas dhe që duheshin kaq lekë, por e kuptova që donte ta bënte këtë, që të mos i kërkoja më lekë. Henriku më tha se Renato Saliaj i kishte thënë të ishim të qetë se nuk kishim asnjë provë që mund të na zbulonte.
    Tase zbardhi edhe tentativën për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, si dhe ekzekutimin e Emiliano Ramazanit.
    Për vrasjen e këtij të fundit, ai thotë se janë vendosur 130 mijë euro, ndërsa rrëfen me detaje sesi e kreu ekzekutimin dhe ngjarja do t’i faturohej dikujt tjetër.
    Tase: Kur u ktheva nga Gjermania, mësova se Riku kishte rënë në kontakt edhe me Nuredin Dumanin. Riku më tha që 4 vrasje në Durrës, vëllezërit Haxhia dhe Dorian Shkozën e tjetrin i kishte bërë ky. Më tha që kishte marrë pjesë bashkë me një person që e quante “kusho”, që më pas mësova se ishte Nuredin Dumani.
    Ishte pak në merak, pasi njolla e gjakut e gjetur tek vëllezërit Haxhia ishte e Rikut. Më tha që veç tyre kishin në plan të vrisnin edhe Bujar Çelën, vëllanë e Talo Çelës.
    Unë e takova Rikun tek shtëpia në Tiranë, që e kishte në Bllok. Të nesërmen takuam Nuredinin. Aty ramë dakord për ekzekutimin. Tek Nuredini Riku më prezantoi si nipçe. Biseduam për kushtet dhe këta tregonin dhe atentatet e Durrësit.
    Aty morëm dhe një kapar, nja 5 mijë euro. Më vonë e mora vesh se porosia ishte Erion Alibej. Bujar Çela lëvizte me një Benz. Na tregoi shtëpinë, lokalin.
    Por ne e anashkaluam. Riku nuk donte që ta vrisnim. Ne edhe e kemi parë, por nuk donim që ta vrisnim. Një herë u bëmë gati. Morëm makinën për atentatin. Por dikush kishte raportuar targën, si makinë e dyshimtë.
    Më pas vendosëm të mos merreshim me Çelën, por vendosëm në shënjestër Emiliano Ramazanin. Ramë dakord për 130 mijë euro në këtë vrasje.
    Ne kishim foto të Emilianos, i dinim edhe makinën. Nuk po e gjenim dot në Elbasan. Kishim tre opsione, shtëpia, palestra, apo lokali.
    Gjatë kësaj kohe rrinim në Tiranë. Çdo ditë shkonim në Elbasan, me makina të ndryshme me qira.
    Në atentat përdorëm makinë që na e siguroi Nuredini. E njëjta që do përdornim për Bujar Çelën. Dy herë makinën e kemi marrë në Bradashesh në një magazinë, që më pas mësova se ishte e Arben Lazës.
    Kishim 4 armë për këtë ngjarje. Po ta qëllonim në parakalim do përdornim kallash, ndryshe pistoletën.
    Ditën e ngjarjes i shkuam tek palestra, por pamë që s’ishte vend i përshtatshëm. Kështu që e pritëm tek shtëpia, në rrugë kryesore.
    E pamë që u afrua. Vinte me një “Ford Fiesta”. Unë zbrita. Henriku qëndroi shofer.
    Unë mora 2 pistoleta me vete. U afrova dhe pasi parkoi dhe fiku makinën, u afrova me vrap. I dola nga xhami i pasagjerit. Nga aty e qëllova disa herë, në kokë, qafë. Ai nuk më pa, se po merrej me telefon. Në oborrin brenda pallatit ndodhi.
    E dogjëm makinën pas krimit, bashkë me 2 armë. Armët që përdora i mora me vete. Ikëm në Tiranë duke i rënë nga Peqini. Diku ku ishin ca betoniere fshehëm armët dhe Riku i çoi foto Nuredinit në SKY, pasi ato do çoheshin diku tjetër, me qëllim që t’i faturohej ngjarja dikujt tjetër. Na kontaktoi edhe një Klara për lekët. Në kishim marrë disa shuma ndërkohë. Si rregull duhet të ndanim 60 mijë euro me Rikun, por unë mora 25 mijë.

    Top Channel

  • “I gjuajta disa herë, por u fsheh poshtë tavolinës”, vrasësi me pagesë ‘lëshon’ shokët, zbulon emrat e ‘bosëve’ që kërkuan eliminimin e Hajredin Beharit

    “I gjuajta disa herë, por u fsheh poshtë tavolinës”, vrasësi me pagesë ‘lëshon’ shokët, zbulon emrat e ‘bosëve’ që kërkuan eliminimin e Hajredin Beharit

    Vijon të dëshmojë përpara gjykatësve të posaçëm Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen “Plumbi i artë”, personi që akuzohet se tentoi të vriste Hajredin Beharin.

    Ai tha se për vrasjen e kishte ‘kontaktuar’ Henrik Hoxha, vrasje për të cilën do të merrte para në këmbim. Tase tha sot se nga Hoxha kishte mësuar se urdhër po ashtu për eliminimin e Beharit kishte dhënë edhe Renato Çami, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha e cila po ndjek nga afër seancën.
    Pasi atentati kishte dështuar, shënjestra thotë Tase kishte dëshmuar në polic, ku mes të tjerash kishte thënë edhe emrin e Çamit.
    Tase: Viron Tavanxhi më premtoi një hyrje në Fier dhe ca lekë. Henriku do më ndihmonte mua për ta kryer këtë punë. Nga Henriku mësova se kishte marrë porosi edhe nga një tjetër për këtë punë, nga Renato Çami.
    Këtë ma konfirmoi Henriku. Ai fliste me të me një Blackberry. Henriku mbante kontakte edhe me nipin e Renatos.
    Unë prezent në takimet e Henrikut me Renaton nuk kam qenë. Për tentativën ndaj Hajredin Beharit, lokali ndodhet afër rrethrrotullimit të parkut.
    Një lokal i vogël në anë të rrugës. Unë qëllova nga jashtë lokalit. E pamë që objektivi ndodhej aty. Ishte me 3-4 vetë të tjerë. Unë kur qëllova isha 1 metër larg derës. Unë kam pasur veshur një bluzë me kapuç dhe pantallona xhins. Besoj se qëllova 5-6 herë. Një breshëri qëllova. Ai u shtri nën tavolinë dhe u bë mendova se e godita.
    Pas 100 m më priste Riku (Henriku). I thashë që e godita. Shkuam tek lokali i Rikut. Pastaj kaluam nga Gjanica, hodha pistoletën në lumë.
    Pas disa ditësh takova Henrikun. Aty debatuam. Më tha, pse e more përsipër kur nuk e bëje dot. Shënjestra kishte shkuar në polici dhe kishte thënë disa emra të dyshuar. Një prej tyre ishte porositësi i vërtetë. Riku më tha, mirë që na dha punë, që nuk e bëmë dot, por tani t’i hapim edhe probleme me policinë.
    Henriku më tha se kishte dhënë shpjegime në polici. Henriku më konfirmoi se emri i porositësit ishte në dosjen e policisë. Nuk mora asnjë lek për këtë punë, pasi nuk e realizuam dot.

    Top Channel

  • “Rrahu me grushte babanë e Laertit”, Tafani rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: E qëllova sa më mbaruan fishekët, kisha maskë covidi dhe kapuç

    “Rrahu me grushte babanë e Laertit”, Tafani rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: E qëllova sa më mbaruan fishekët, kisha maskë covidi dhe kapuç

    I penduari i drejtësisë, Artan Tafani rrëfeu se si realizoi atentatin ndaj Kujtim Metës.

    Sipas dëshmisë së zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ai e qëlloi me plumba ndërsa Meta po qëndronte në një lokal.
    Artan Tafani: E kishte hapur si muhabet babai i Laertit. Edhe tha ta vrisnim. E kishte rrahur me grushte babanë e Laertit. Kërkonte ta vriste me thikë se po të ishte me plumb, do kuptohej që e kishte bërë Laerti.Kishte ardhur Dorian Shurdhi, një i njohuri jonë, shoku i Laertit nga Belgjika. Doriani ruante makinën dhe komunikonte me Laertin. Laerti e kishte bërë planin, do veja unë ta godisja.
    Do vinte Lulzimi me makinë nga Tirana, te një resort që të bënim punën e të niseshim për Tiranë. Por nuk e bëmë dot. S’e bëmë se nuk donte Dorian Shurdhi. Doriani e dinte që i shkonin direkt te shpia. E shante Laertin, Doriani. Thoshte do na kalbë në burg. E provuam prapë.
    Kishim armë Zastava që na e kishte dhënë Bledar Berberi për të vrarë Albi Bashaliun. Kujtimi, viktima ishte ulur në një lokal, ngjitur me banakun përballë. Qëllova me armë drejt tij. Sapo godas unë, ky hidhet nga karrigia. Pastaj e qëllova prapë. 8 fishekë që kisha, i qëllova. Ky duke ikur nëpër çimento, unë e qëlloja, sa më mbaruan fishekët. E gjuajta dhe nga mbrapa. Mbaruan fishekët, ika unë. U mundova ta shënjestroj. Mesa dëgjova në lajme e kishte kapur në bark. Ika që aty, kaloj shinat e trenit në këmbë. Aty mbrapa më priste Lulzimi.
    GJKKO: Ishe i maskuar?
    Tafani: Kisha maskë covidi, kapuç dhe një xhup të madh. Dalim në autostradë kryesore, ndaluam në Çermë, na bëri me shenjë një patrullë. Nuk ndaluam neve. Gjatë rrugës, unë isha mbrapa, Lulzimi në timon.
    Kalojmë Kavajën. Unë po flisja me Laertin, donte të dinte detajet. Po e pyesja se ku të hedhim armët. Më tha hidhini rrugës ku të mundeni, qëlloi që i hodha tek i njëjti vend ku kisha hedhur të Albi Bashaliut.

    Top Channel

  • “Rrahu me grushte babanë e Laertit”, Tafani rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: E qëllova sa më mbaruan fishekët, kisha maskë covidi dhe kapuç

    “Rrahu me grushte babanë e Laertit”, Tafani rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: E qëllova sa më mbaruan fishekët, kisha maskë covidi dhe kapuç

    I penduari i drejtësisë, Artan Tafani rrëfeu se si realizoi atentatin ndaj Kujtim Metës.

    Sipas dëshmisë së zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ai e qëlloi me plumba ndërsa Meta po qëndronte në një lokal.
    Artan Tafani: E kishte hapur si muhabet babai i Laertit. Edhe tha ta vrisnim. E kishte rrahur me grushte babanë e Laertit. Kërkonte ta vriste me thikë se po të ishte me plumb, do kuptohej që e kishte bërë Laerti.Kishte ardhur Dorian Shurdhi, një i njohuri jonë, shoku i Laertit nga Belgjika. Doriani ruante makinën dhe komunikonte me Laertin. Laerti e kishte bërë planin, do veja unë ta godisja.
    Do vinte Lulzimi me makinë nga Tirana, te një resort që të bënim punën e të niseshim për Tiranë. Por nuk e bëmë dot. S’e bëmë se nuk donte Dorian Shurdhi. Doriani e dinte që i shkonin direkt te shpia. E shante Laertin, Doriani. Thoshte do na kalbë në burg. E provuam prapë.
    Kishim armë Zastava që na e kishte dhënë Bledar Berberi për të vrarë Albi Bashaliun. Kujtimi, viktima ishte ulur në një lokal, ngjitur me banakun përballë. Qëllova me armë drejt tij. Sapo godas unë, ky hidhet nga karrigia. Pastaj e qëllova prapë. 8 fishekë që kisha, i qëllova. Ky duke ikur nëpër çimento, unë e qëlloja, sa më mbaruan fishekët. E gjuajta dhe nga mbrapa. Mbaruan fishekët, ika unë. U mundova ta shënjestroj. Mesa dëgjova në lajme e kishte kapur në bark. Ika që aty, kaloj shinat e trenit në këmbë. Aty mbrapa më priste Lulzimi.
    GJKKO: Ishe i maskuar?
    Tafani: Kisha maskë covidi, kapuç dhe një xhup të madh. Dalim në autostradë kryesore, ndaluam në Çermë, na bëri me shenjë një patrullë. Nuk ndaluam neve. Gjatë rrugës, unë isha mbrapa, Lulzimi në timon.
    Kalojmë Kavajën. Unë po flisja me Laertin, donte të dinte detajet. Po e pyesja se ku të hedhim armët. Më tha hidhini rrugës ku të mundeni, qëlloi që i hodha tek i njëjti vend ku kisha hedhur të Albi Bashaliut.

    Top Channel

  • “E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Tafani rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit, kërkoi që…

    “E qëllova me të gjithë plumbat që kisha”, Tafani rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: Kishte rrahur me grushte babanë e Laertit, kërkoi që…

    Artan Tafani, bashkëpunëtori i drejtësisë, ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse përpara togave të zeza të Gjykatës së Posaçme, duke zbuluar detaje rreth atentatit ndaj Kujtim Metës.
    Sipas rrëfimit të Tafanit, babai i Laert Haxhiut, kishte pasur një konflikt fizik me Metën. “E kishte rrahur me grushte babanë e Laertit dhe donin ta vrisnin me thikë, për të mos u zbuluar,” tha Tafani, duke treguar se planifikimi kishte nisur me bashkëpunimin e një rrethi të gjerë personash.
    Ai përmendi Dorian Shurdhin, mik i Laert Haxhiut nga Belgjika, i cili fillimisht e kundërshtoi vrasjen duke thënë: “Do na kalbë në burg”. Por më pas atentati u realizua në një lokal, ku Tafani qëlloi tetë herë me një armë të llojit Zastava.
    “Ky ishte ulur në lokal. Qëllova menjëherë. U hodh nga karrigia, por e qëllova përsëri. Ika kur më mbaruan fishekët. Mesa dëgjova, e kishte kapur në bark”, tha Tafani.
     
     
    Pas atentatit, Tafani tregoi se u largua në këmbë, kaloi shinat e trenit dhe u mor me makinë. Rruga e arratisë kaloi përmes Çermës dhe më tej drejt Tiranës. Ata nuk ndaluan kur u sinjalizuan nga një patrullë policie. Ndërkohë, armët u hodhën në të njëjtin vend ku ishte hedhur edhe arma e përdorur në vrasjen e Albi Bashaliut.
    Tafani u shpreh se ishte i maskuar me kapuç, një xhup të madh dhe një maskë COVID-i gjatë atentatit, duke tentuar të shmangte identifikimin.
    Dëshmia e tij është pjesë e një sërë rrëfimesh që po zbardhin rrjetin kriminal dhe urdhëruesit e vrasjeve që kanë tronditur opinionin publik.

  • “E qëllova 3 herë dhe ika me vrap nëpër ferra”, Artan Tafani rrëfen vrasjen e Çajup Selimit

    “E qëllova 3 herë dhe ika me vrap nëpër ferra”, Artan Tafani rrëfen vrasjen e Çajup Selimit

    I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka rrëfyer në detaje se si e ka kryer vrasjen e Çajup Selimit në Tepelenë, në vitin 2021, pasi u përfshi në veprimtarinë kriminale të grupit të strukturuar që dyshohet të jetë drejtuar nga Laert Haxhiu.
    Në dëshminë e siguruar, Tafani zbulon se e ka pritur Selimin në hyrje të pallatit ku banonte dhe më pas e ka ndjekur teksa ngjiste shkallët deri në katin e dytë, ku e qëlloi për vdekje.
    “Pasi shkova tek pallati, po rrija ngjitur me hyrjen dhe dëgjova një makinë si “Benzi” që kishte ai. Isha ballë për ballë me atë. Kisha maske Covid-i dhe një kapele. Po më shikonte dhe pati si dyshim, u fut në hyrje të pallatit. Ai u ngjit në kat të parë, kat të dytë, unë isha nga mbrapa tij. Ishte qeros dhe unë dija dhe rrobat që kishte veshur atë ditë, të kuqe. Aty e qëllova nga mbrapa, 3 herë e shkrepa. E qëllova, një herë në shpatull dhe dy herë të tjera por se di ku e kapi”, rrëfen Tafani.
    Më tej ai zbulon edhe mënyrën si u arratis pasi kreu ekzekutimin, për të cilin pretendon se ka përdorur një armë të llojit “Zastava”.
    “Ika me vrap për nga burgu Bënçës, rashë në ca ferra aty si jashtë qytetit. Armën e kisha me vete, ‘Zastava’, bereta e vogël me silenciator. S’po gjeja rrugicën që të dilja. Sipas planit duhet të dilja tek lumi Vjosa ku do vinte Ligori”, zbulon 39-vjeçari.
    Vrasja e Çajup Selimit dyshohet se është kryer vetëm për çështje nderi, pasi sipas dëshmisë së bashkëpuntorit të SPAK, tregtari kishte ngacmuar seksualisht mamanë e njërit prej anëtarëve të grupit të tyre, Erisiano Abedini që thirej me nofkën “Cano”.
    Në dijeni të këtyre ngacmimeve ishte vënë dhe Erisiano, i cili i kishte kërkuar Laert Haxhiut, ta ndihmonte për ta vrarë tregtarin në Tepelenë.
    Në atë kohë, Marjus Tafani kishte vetëm pak kohë që kishte hyrë mes rradhëve të grupit të Laert Haxhiut, i cili i ka dhënë dy herë, një herë 1 mijë euro dhe një herë 200 euro, për para xhepi. Madje njohja e tij me Laert Haxhiun është bërë përmes Lulzim Arapit, të cilin ai e ka njohur brenda në burg.

  • “Mora 25 mijë euro”, Artan Tafani tregon si e vrau biznesmenin Selimi: Më pa në sy dhe dyshoi, e qëllova disa herë! S’di ku e kapën plumbat

    “Mora 25 mijë euro”, Artan Tafani tregon si e vrau biznesmenin Selimi: Më pa në sy dhe dyshoi, e qëllova disa herë! S’di ku e kapën plumbat

    Banda e Laert Haxhiut ka dëshmuar për herë të parë në GJKKO. Vizion Plus ka siguruar dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili për herë të parë ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi në vitin 2021.

    Tafani: Laertit i thërrisnin me nofkën “Alufi” dhe “Filja”. Pasi shkova te pallati, po rrija ngjitur me hyrjen dhe dëgjova një makinë, si Benzi që kishte ai. Isha ballë për ballë me të, kisha maskë anti-COVID dhe një kapele. Po më shikonte dhe më duket se dyshoi. U fut në hyrje të pallatit dhe u ngjit në katin e parë, pastaj në të dytin. Unë isha pas tij. Ishte qeros dhe e njihja nga rrobat që kishte veshur atë ditë, të kuqe. Aty e qëllova nga pas. E shkrep armën tre herë: një herë e qëllova në shpatull, dy herë të tjera, por nuk e di saktësisht ku e kapën plumbat.Lexo edhe :Related Posts
    Ika me vrap në drejtim të burgut të Bënçës. Rashë në ca ferra, diku jashtë qytetit. Armën e kisha me vete, një Zastava, ose një Beretë e vogël, me silenciator. Nuk po gjeja rrugicën që të dilja, isha i çorientuar. Sipas planit, duhej të dilja te lumi Vjosa, ku do të vinte Ligori për të më marrë.

    Armën e hodha në Vjosë. Na kishte thënë Laerti se si të vepronim edhe me celularët dhe rrobat. Rrobat i dogjëm në një fuçi. Pastaj vazhduam rrugën për në Memaliaj, lart nga mali, dhe zbritëm te një urë në këmbë. Hipëm në një furgon të rastit dhe u nisëm për në Tiranë. Gjatë rrugës, Laerti tha që Ligori të ikte në Korçë. Te klubi i shoferit u ndamë. Unë ika në Tiranë, te Laerti, në një hotel në Astir. Laerti ishte me Lulëzim Arapin. Më bërtiti Laerti pse mora atë xhaxhain në telefon, jo në WhatsApp. Më ofendoi, më shante. Një gabim të bëje, ai e lëshonte gojën menjëherë. Për vrasjen mora 25 mijë euro pas një jave, ndërsa Ligori nuk i mori. Ai (Laerti) nuk ia dha.
    Artan Tafani pranoi të bashkëpunojë me SPAK-un duke rrëfyer 17 episode kriminale. Për këtë dosje, SPAK-u ka marrë të pandehur 8 persona që akuzohen për ngjarje kriminale në disa qytete të vendit. Artan Tafani u arrestua në shtator të 2023-ës, pasi grabiti me armë një pikë këmbimi valutor në zonën e Astirit./vizionplus.tv