Një incident i rëndë ndodhi në kompleksin tregtar Storo Storsenter në Oslo, ku një 19-vjeçar u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri brenda ambienteve të qendrës.
Fatmirësisht, autoritetet konfirmuan se nga ngjarja nuk pati persona të lënduar.
Sipas policisë norvegjeze, operacioni nisi pas një telefonate ku një burrë njoftonte se ndodhej në qendër i armatosur. Ndërsa patrullat po i afroheshin vendngjarjes, shërbimet emergjente morën disa raportime për një të shtënë.
Forcat policore ndërhynë me shpejtësi, identifikuan dhe vunë në pranga 19-vjeçarin. Gjatë kontrollit u sekuestrua arma e përdorur — një pushkë gjuetie — me të cilën ai kishte qëlluar në tavanin e hapësirës së përbashkët në katin e dytë.
Qendra tregtare u evakuua për arsye sigurie dhe më pas u rihap pasi u konsiderua e sigurt.
Tag: qëllon
-

Tronditëse, 19-vjeçari qëllon me armë brenda një qendre tregtare në…/ Policia zbulon detajet e para të ngjarjes
-

Vrasja në Rinas -“Lëvizjet e njërit prej atentatorëve tregojnë eksperiencë disavjeçare”
Gazetari Lavdrim Lita, duke analizuar pamjet e atentatit mafioz në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së Muçi Shaljani, theksoi se autori kryesor që qëlloi tregon shenja të qarta profesionalizmi.
Sipas tij, mënyra si lëviz, si mban armën dhe si qëllon, tregojnë se kemi të bëjmë me një person me përvojë të gjatë dhe trajnim të mirë në përdorimin e armëve, ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij që kanë bërë gabime gjatë atentatit.
“Sipas mënyrës si ecën, me lëvizje taktike, mënyra si e mban armën dhe si qëllon, shihet qartë që ka përvojë disa vjeçare”.
“Edhe detaje të vogla, këpucët që ka veshur, tregojnë se është person me trajnim dhe eksperiencë. Ai është i vetmi që di të qëllojë mirë, e mban armën në mënyrë të kontrolluar, dhe ka refleks profesional”
“Këtë që po them do ta kuptojnë shumë mirë hetuesit kur të analizojnë pamjet, sepse tregon se ai kryesori ka përvojë të qartë në përdorimin e armëve, ndërsa të tjerët bëjnë gabime në lëvizje dhe në qëndrimin e trupit. Edhe kur nuk qëllon, ai di si ta mbajë armën, e mban me kokë poshtë,” – u shpreh gazetari Lita.
-

“Duket si ‘Far West’, shpëton kush qëllon i pari”/ Krimi tronditës në Manzë, gazetarja: Një nga armët ende s’është gjetur
“Ekspresi është i fikur, nuk ka kafe”, mjafton një fjali e tillë për t’u kthyer në skenë krimi dhe për t’u vrarë dy të rinj në Manzë. Një tragjedi e vërtetë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulen në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit, Alteo Pepa. Ky i fundit ishte i ulur së bashku me Flori Paluçin, 33 vjeç.
Klientët marrin përgjigje negative në momentin që Pepa u thotë se nuk mund t’u shërbejë nis debati verbal mes të rinjve.
Kurti dhe Pepa kanë ofenduar kamerierin dhe në atë moment ka ndërhyrë Flor Paluçi i cili u ka thënë se nuk mund ta ofendonin se është në tavolinë me të. Sherri verbal ka përfunduar në përplasje fizike në ambientet e jashtme të lokalit.
Alteo Pepa në dëshminë e tij ka treguar se i pari që ka qëlluar ishte Flor Paluçi duke i marrë jetën Aranit Kurtit. Daniel Pepa është kundërpërgjigjur për shokun duke vrarë më tej Paluçin dhe është larguar nga vendngjarja.
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha dha detaje mbi ngjarjen, teksa theksoi se një nga armët e përdorura në krim ende nuk është gjetur.
“Pas krimit vendngjarja është prekur, të dy të rinjtë që nuk jetojnë, janë dërguar në spital dhe policia nuk është njoftuar. Një nga armët e krimit nuk është gjetur ende. Duket si “Far West”, shpëton kush qëllon i pari…
Nëse shikon ngarkesat e personazheve të përfshirë, secili prej tyre pa i paragjykuar, ka disa ngarkesa të caktuara.
Mendoj se policia e ka emergjencë të hapë një sektor të posaçëm për të profilizuar krimin”, tha Hoxha.
-

Atentat kandidatit të BDI-së! Autori me maskë i afrohet makinës, qëllon disa herë me armë zyrtarin
Zekirja Shahini
KUMANOVË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Zekirja Shahini kandidati dhe bartësi i listës së këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë për zgjedhjet lokale të 19 tetorit është qëlluar me armë zjarri në një rrugë prapa ndërtesës së Komunës së Kumanovës.
Në pamjet e publikuara autori shihet teksa i afrohet me armë në dorë makinës në lëvizje ku ndodhej Shahini dhe e qëllon disa herë. Shahini ka marrë tre plumba në trup dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Shkupit, jashtë rrezikut për jetën.
BDI-ja njoftoi se, në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për shkak të seriozitetit të kësaj ngjarjeje, partia ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për sot. Kjo parti shqiptare kërkoi që institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për të rikthyer besimin e publikut dhe sigurisë në terren./ZËRI -

VIDEO tronditëse! 17-vjeçari qëllon për vdekje ish-presidentin e ekipit të futbollit në Turqi
Vrasja me gjakftohtësi e një ish-presidenti 49-vjeçar të një ekipi futbolli, ndërsa po hante në një lokal në periferi të Stambollit, ka tronditur Turqinë. Incident u regjistrua në detaje nga kamera e sigurisë së dyqanit dhe ka bërë bujë në media.
Vrasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, me viktimën ish-presidentin e Alemdag Spor, Tuncay Meric , në periferi të Cekmekoy . Siç shihet në pamjet filmike që janë publikuar, autori i afrohet atij dhe pasi nxjerr një armë nga brezi, e qëllon një herë në kokë, duke shkaktuar panik tek klientët dhe largohet menjëherë.
İstanbul Çekmeköy’de bir kafede oturan Alemdağ Spor Kulübü Başkanı Tuncay Meriç’in öldürülme anı pic.twitter.com/aEXm4zVoph
— çöplük (@copluk1937) August 28, 2025
Menjëherë pas incidentit, forcat e sigurisë nisën hetime të gjera për të identifikuar autorin. Sipas njoftimit të Ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, i dyshuari kryesor, një 17-vjeçar, u përpoq të arratisej jashtë vendit dhe u gjet në Edirne , ku u arrestua. Së bashku me të, një burrë 64-vjeçar i cili e fshehu të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe u përpoq t’i ikte atij, po mbahet gjithashtu nga autoritetet.
/vizionplus.tv
-

Video/ E rëndë në Turqi, 17-vjeçari qëllon me armë në mes të lokalit ish-presidentin e ekipit të futbollit
Vrasja me gjakftohtësi e një ish-presidenti 49-vjeçar të një ekipi futbolli, teksa ishte në një kafene në periferi të Stambollit, ka tronditur Turqinë, me incidentin e regjistruar në detaje nga kamera e sigurisë së lokalit.
Vrasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, me viktimën ish-presidentin e Alemdag Spor, Tuncay Meric, në periferi të Cekmekoy. Siç shihet në pamjet filmike që janë publikuar, autori i afrohet atij dhe pasi nxjerr një armë nga brezi, e qëllon një herë në kokë, duke shkaktuar panik tek klientët, ndërsa ai ikën menjëherë.
İstanbul Çekmeköy’de bir kafede oturan Alemdağ Spor Kulübü Başkanı Tuncay Meriç’in öldürülme anı pic.twitter.com/aEXm4zVoph
— çöplük (@copluk1937) August 28, 2025Menjëherë pas incidentit, forcat e sigurisë nisën hetime të gjera për të identifikuar autorin. Sipas njoftimit të Ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, i dyshuari kryesor, një 17-vjeçar, u përpoq të arratisej jashtë vendit dhe u gjet në Edirne, ku u arrestua. Së bashku me të, është arrestuar edhe një burrë 64-vjeçar i cili e fshehu të dyshuarin në shtëpinë e tij dhe u përpoq t’i ikte atij.
Një dëshmitar okular që ishte në vendngjarje tha: “Isha ulur në një kafene me miqtë. U ngrita për të shkuar në tualet. Nuk kishte asnjë debat, asnjë dialog. Papritmas, një burrë i ri në moshë ngriti armën drejt burrit pranë tij dhe e qëlloi. Të gjithë po vraponin në atë moment, unë u shtriva përtokë.”
Autoritetet turke njoftuan se hetimi mbi motivet dhe rrethanat e vrasjes është në zhvillim.Top Channel
-

Turqi/ Publikohen pamjet tronditëse të ekzekutimit të ish-presidentin të ekipit të futbollit, 17-vjeçari e qëllon për vdekje
Vrasja me gjakftohtësi e një ish-presidenti 49-vjeçar të një ekipi futbolli, ndërsa po hante në një kafene në periferi të Stambollit, ka tronditur Turqinë, me incidentin e regjistruar në detaje nga kamera e sigurisë së dyqanit.
Vrasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, ku viktimë mbeti ish-presidenti i Alemdag Spor, Tuncay Meric , në periferi të Cekmekoy . Siç shihet në pamjet filmike që janë publikuar, autori i afrohet atij dhe pasi nxjerr një armë nga brezi, e qëllon një herë në kokë, duke shkaktuar panik tek klientët, ndërsa vetë ikën menjëherë.
Menjëherë pas incidentit, forcat e sigurisë nisën hetime të gjera për të identifikuar autorin.İstanbul Çekmeköy’de bir kafede oturan Alemdağ Spor Kulübü Başkanı Tuncay Meriç’in öldürülme anı pic.twitter.com/aEXm4zVoph— çöplük (@copluk1937) August 28, 2025
Sipas njoftimit të Ministrit të Brendshëm Ali Gerlikaya, i dyshuari kryesor, një 17-vjeçar, u përpoq të arratisej jashtë vendit dhe u gjet në Edirne , ku u arrestua. Së bashku me të, u arrestua edhe një burrë 64-vjeçar i cili e fshehu të dyshuarin në shtëpinë e tij.
27 Ağustos 2025 Çarşamba günü İstanbul’un Çekmeköy İlçesinde Alemdağ Spor Kulübü Başkanı Tuncay Meriç’in kafede yemek yediği sırada öldürülmesi olayıyla ilgili olarak;Yapılan istihbari çalışmalar ve yoğun takip sonucu şüpheli E.H. isimli şahıs Uzunköprü İlçe Merkezinde… pic.twitter.com/zvkk5wSjTs— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) August 29, 2025
Një dëshmitar okular e përshkroi momentin e vrasjes: “Isha ulur në një kafene me miqtë. U ngrita për të shkuar në tualet. Po shikoja pamjet e një sherri. Nuk kishte asnjë debat, asnjë dialog. Papritmas, një djalë i ri në moshë ngriti armën drejt burrit pranë tij dhe e qëlloi. Të gjithë po vraponin në atë moment, unë u shtriva përtokë.”
Autoritetet turke njoftuan se hetimi mbi motivet dhe rrethanat e vrasjes është duke u zhvilluar, për rastin që tronditi opinionin publik sportiv dhe politik të vendit.
-

Atentati ndaj kreut të mafies në Malin e Zi, publikohet video kur autori qëllon Marko Ljubishan
Shefi i një bande mafioze në Budva të Malit të Zi u plagos të enjten në një atentat ndaj tij në pishinën brenda një kompleksi hotelier në qytetin e Budvës. Shënjestra e atentatit është Marko Ljubisha, i njohur me nofkën ‘Kan’. Ljubisha, një shtetas malazez, është kreu i bandës së Budvës, e afërt me klanin famëkeq ‘Shkalar’.
Një burrë i veshur me rroba të lehta, pantallona të shkurtra dhe me një çantë mbi shpatull, zbret shkallët e hotelit dhe i afrohet ‘Kanit’ dhe e qëllon me pistoletë, tregojnë pamjet e publikuara nga Vijesti.
Videoja tregon sulmuesin duke zbritur tinëz shkallët, duke qëlluar shefin e bandës dhe duke ikur nga vendi i ngjarjes. Marko Ljubisa u plagos, por jeta e tij nuk është në rrezik, sipas informacioneve fillestare nga policia malazeze.
‘Kan’ është etiketuar si një person me interes për sigurinë, emri i të cilit ka qenë i pranishëm në raportet e aktiviteteve kriminale në bregdetin malazez për vite me radhë.
Ai konsiderohet i afërt me klanin kriminal ‘Shkaljar’ dhe kundër tij ishin organizuar tre atentate të mëparshme nga klani rival ‘Kavaç’ në Mal të Zi. -

Gratë suliote nuk dorëzohen
KUSH ISHTE ARMIKU?..
Pamjet tregojnë ngjarjen në fshatin Rrënjasë. Trupat e Ali Pashës rrethuan disa gra suliote dhe ato, zgjodhën vdekjen në vend të robërisë.
Kënga suliote në gjuhën shqipe, për ngjarjen e ilustruar:
“Moskua në këmbë, foshnjën përdhe ka lënë,Qëllon a s’qëllon kjo grua, deli grua,Pushka top gjithçka zhurit.“Vështrojuni një çikë more, si jeni bërë meit!”
Edhe muret u bënë hi, po Dhespua përherë në këmbë,Nuseve ç’u thërret, me zë e me gjëmë.“Skllave të turkut bija, a mund të bëhemi ne?Pas meje, mori nuse, vendin e kemi atje!”
Piktura: Cesare dell’ Acqua – The Heroism of Despo/Fustanella (Paintings)
