Tag: qëllimshme

  • Pirro Vengu në mesnatë afër vatrave të zjarrit: Kjo është e qëllimshme dhe unë s’e pranoj këtë

    Pirro Vengu në mesnatë afër vatrave të zjarrit: Kjo është e qëllimshme dhe unë s’e pranoj këtë

    Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur sot në zonat e prekura nga zjarret në Shashicë dhe Kaninë, ku vazhdon beteja me flakët në terren. Në video, ai duket bashkë me kryetarin e Bashkisë Ermal Dredha dhe kryeplakun e fshatit të cilit i thotë se kjo zjarrvënie është e qëllimshme dhe e papranueshme.
    Në Kaninë, përveç angazhimit të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësve, sot në operacion u përfshinë edhe avionët ‘Canadair’ të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
    Situata mbetet serioze për shkak të erës dhe temperaturave të larta, ndërsa forcat në terren po punojnë në kushte të vështira për të mbajtur nën kontroll vatrat aktive. Ministri Vengu theksoi rëndësinë e koordinimit mes strukturave për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të mbrojtur zonat e banuara dhe pasuritë natyrore.

  • Llogaria e Netanyahut/ Uria del jashtë kontrollit, eksod masiv i palestinezëve nga Gaza

    Llogaria e Netanyahut/ Uria del jashtë kontrollit, eksod masiv i palestinezëve nga Gaza

    Nga Ettore Sequi

    Zgjatja e luftës në Gaza dhe bilanci i përditshëm i viktimave civile, në sfidë të hapur ndaj thirrjeve të Papës Leoni XIV, ndaj rezolutave të OKB-së dhe ndaj presioneve ndërkombëtare mbi Netanyahun, befason dhe shqetëson. Sipas Axios, në Uashington po rritet zhgënjimi për sjelljen “jashtë kontrollit” të kryeministrit izraelit, i akuzuar nga Shtëpia e Bardhë se po rrezikon strategjinë amerikane në rajon.

    Pas kaosit të dukshëm, fshihet një strategji e qëllimshme. Netanyahu nuk vepron me impuls, por shfrytëzon çdo çarje në sistemin ndërkombëtar dhe përshpejton ofensivën në Gaza, para se presionet amerikane për një armëpushim të bëhen të papërballueshme. Çdo javë pa armëpushim, lodhet Hamasi, zhvlerësohet diplomacia dhe konsolidohen faktet e kryera në terren. Dëshpërimi në rritje i popullsisë palestineze shërben si instrument presioni për një eksod drejt shteteve fqinje që megjithatë refuzojnë t’i presin. Arsyet e strategjisë izraelite ndahen në katër boshte.

    Së pari, mbijetesa politike: nën proces gjyqësor dhe i braktisur nga disa aleatë, Netanyahu përdor luftën për të forcuar pozicionin e tij.

    Së dyti, presioni ideologjik: ministrat e tij, eksponentë të së djathtës mesianike, Smotrich, Ben-Gvir dhe kolonët më radikalë, e shohin një armëpushim si të papranueshëm dhe shtyjnë për “pushtimin total” të Gazës dhe Bregut Perëndimor.

    Së treti, llogaritje negociatash: çdo ditë lufte e lodh Hamasin, shkatërron infrastrukturën civile dhe shtyn popullsinë palestineze drejt kolapsit, duke forcuar pozitat e Izraelit në negociata dhe duke ushqyer dëshpërimin në Gaza.

    Së katërti, mburoja gjeopolitike: Netanyahu e di që vetë SHBA e mbron nga sanksionet dhe se Trump, edhe pse i irrituar, nuk do të prishë boshtin strategjik. Mbështetja e bazës evangjelike amerikane, besnike ndaj Trumpit, forcon pandëshkueshmërinë e tij.

    Në përmbledhje: lufta për Netanyahun është mjet pushteti dhe qeverisjeje, jo një emergjencë për t’u zgjidhur. Ofensiva në Rripin e Gazës nuk synon më thjesht neutralizimin e Hamasit, por shpërbërjen përfundimtare të Gazës si një njësi politike, civile, infrastrukturore dhe demografike autonome. Goditja ndaj qendrave humanitare dhe objekteve të kultit, segmentimi i territorit në zona të evakuueshme dhe bllokimi i ndihmave bëjnë pjesë në një doktrinë të shpërbërjes së qëllimshme.

    Izraeli ka kthyer urinë dhe frikën në mjete të qëllimshme: një “armatim i vërtetë” i vuajtjes, për të thyer qëndrueshmërinë e popullsisë dhe për të detyruar një eksod nga Gaza.

    Mesazhi është i qartë: asnjë ent palestinez nuk do të kontrollojë Gazën pa miratimin e Izraelit. Lufta është kthyer në një instrument të inxhinierisë gjeopolitike. Vuajtja civile, e shkaktuar në mënyrë metodike, nuk është një efekt anësor, por një zgjedhje e qëllimshme.

    Ky skenar konfirmon kolapsin e çdo përpjekjeje etike për ta ndalur: Kufizimet që, në të kaluarën, ndalonin përdorimin e forcës nga demokracitë, po zhduken. Sot mbrojtja e civilëve është e negociueshme. Lufta është menaxhim. Etika është llogari.

    Pasojat janë potencialisht shkatërruese. Gaza mund të shndërrohet në një inkubator të një radikalizimi të ri xhihadist. Një brez i rraskapitur do të gjejë në dhunë dhe në vdekje të vetmen gjuhë të mundshme.

    Perëndimi rrezikon një delegjitimim të thellë, duke u shfaqur i painteresuar, bashkëfajtor dhe selektiv. Presioni mbi Jordaninë, Egjiptin dhe Libanin, të paaftë për të pranuar refugjatë të rinj, rrezikon ta kthejë krizën në një gjendje të përhershme.

    Numri i papërballueshëm i viktimave civile në Gaza nuk është thjesht një tragjedi humanitare: është prova që dhuna sistemike ka zëvendësuar rregullin. Vuajtja është kthyer në një instrument strukturor. Terrori është një operacion strategjik.

    Në Gaza kemi hyrë në epokën e “paqes së zhveshur”: paqe e shkatërruar, jo më rregull, jo më përjashtim. Konfliktet zgjidhen me mjete ushtarake, ekonomike, teknologjike, pa kufij dhe pa të drejta.

    Në këtë fazë, Gaza është epiqendra, Netanyahu është pararendësi cinik, heshtja globale është sinjali më alarmues. Gaza zbulon krizën e rendit ndërkombëtar, të etikës dhe të besueshmërisë ndërkombëtare. / La Stampa

  • Zjarri përfshin parkun e Llogorasë, dyshohet e qëllimshme

    Zjarri përfshin parkun e Llogorasë, dyshohet e qëllimshme

    Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme brenda Parkut Kombëtar të Llogorasë, mbi fushën e sportit, duke rrezikuar seriozisht zonën e mbrojtur me pyje pishe dhe bimësi karakteristike.
    Flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa dëmet në sipërfaqe pyjore janë ende të pakonfirmuara zyrtarisht. Banorë të zonës, kryesisht pronarë restorantesh dhe punonjës të tyre, janë mobilizuar menjëherë për të përballuar situatën me mjete rrethanore, deri në mbërritjen e dy mjeteve zjarrfikëse që kanë mundur të vendosin vatrën nën kontroll pas një ndërhyrjeje të përqendruar.

    Zjarri ka ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme, pasi vatra është shumë larg zonës së fshatit Dukat, ku prej pesë ditësh po vijon një tjetër zjarr masiv në malin e Shën Gjergjit, që rrezikon po ashtu shtrirjen në drejtim të parkut të Llogorasë.

  • Zjarri përfshin malin e Moravës në Korçë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, një person i shoqëruar nga policia

    Zjarri përfshin malin e Moravës në Korçë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, një person i shoqëruar nga policia

    Një zjarr i përmasave tëmëdha ka përfshirë malin e Moravës, në afërsi të fshatit Dishnicë, në rrethin e Korçës. Flakët kanë nisur fillimisht në një zonë me shkurre, por për shkak të erës dhe temperaturave të larta, ato janë përhapur me shpejtësi dhe kanë depërtuar edhe në pyllin përreth.

    Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Policia lokale ka shoqëruar në komisariat një person, i cili dyshohet si autor i zjarrvënies. Mësohet se ai mund të jetë me probleme të shëndetit mendor dhe se mund të ketë pasur raste të mëparshme të zjarrvënies së qëllimshme.

    Forcat zjarrfikëse kanë qenë në terren, por për shkak të terrenit të vështirë dhe intensitetit të flakëve, ndërhyrja e plotë është shtyrë për ditën e nesërme. Ato pritet të rikthehen në orët e para të mëngjesit për të izoluar plotësisht vatrat e zjarrit dhe për të shuar flakët.

    Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës të tregohen të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo veprim të dyshimtë apo përhapje të mëtejshme të flakëve.

  • Zjarret në Gjirokastër: Policia procedon 11 persona për zjarrëvenie të qëllimshme

    Zjarret në Gjirokastër: Policia procedon 11 persona për zjarrëvenie të qëllimshme

    Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për 16 raste të zjarreve të qëllimshme gjatë verës duke vendosur nën hetim 11 persona të dyshuar si autorë të tyre. Zjarret e vendosura si shkak i përhapjes në një sipërfaqe të madhe kanë kërcënuar jetën dhe pronën e qytetarëve.

    “Aktualisht kemi hartuar një plan masash për të bashkëpunuar me pushtetin lokal, zjarrfikëset dhe me gjithë strukturat e tjera ligjzbatuese, kushdo që konstatohet që vendos zjarre do të procedohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe do të referohen materialet në prokurori për ndjekje të mëtejshme”, u shpreh Altin Demiraj, Drejtues i Rendit dhe Sigurisë Publike.

    Midis personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme ka blegtorë, barinj apo banorë të fshatrave malorë të Gjirokastrës.

    “Apeli ynë është që të gjithë bëjmë kujdes aq më tepër blegtorët dhe barinjtë për të mos djegur kullotat por të zbatojnë ligjin për djegiet e kontrolluara duke marë leje tek organet kompetente”, shtoi Demiraj.

    Vitin e kaluar zjarret e verës shkaktuan dëme të mëdha në bashkitë e Gjirokastrës dhe Dropullit duke e bërë të domosdoshëm ndëshkimin ligjor të rasteve të zjarrvënieve të qëllimshme.

  • Zjarret në Gjirokastër/ Policia procedon 11 persona për zjarrëvenie të qëllimshme

    Zjarret në Gjirokastër/ Policia procedon 11 persona për zjarrëvenie të qëllimshme

    Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për 16 raste të zjarreve të qëllimshme gjatë verës duke vendosur nën hetim 11 persona të dyshuar si autorë të tyre. Zjarret e vendosura si shkak i përhapjes në një sipërfaqe të madhe kanë kërcënuar jetën dhe pronën e qytetarëve.
    “Aktualisht kemi hartuar një plan masash për të bashkëpunuar me pushtetin lokal, zjarrfikëset dhe me gjithë strukturat e tjera ligjzbatuese, kushdo që konstatohet që vendos zjarre do të procedohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe do të referohen materialet në prokurori për ndjekje të mëtejshme”, u shpreh Altin Demiraj, Drejtues i Rendit dhe Sigurisë Publike.
    Midis personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme ka blegtorë, barinj apo banorë të fshatrave malorë të Gjirokastrës.
    “Apeli ynë është që të gjithë bëjmë kujdes aq më tepër blegtorët dhe barinjtë për të mos djegur kullotat por të zbatojnë ligjin për djegiet e kontrolluara duke marë leje tek organet kompetente”, shtoi Demiraj.
    Vitin e kaluar zjarret e verës shkaktuan dëme të mëdha në bashkitë e Gjirokastrës dhe Dropullit duke e bërë të domosdoshëm ndëshkimin ligjor të rasteve të zjarrvënieve të qëllimshme.

  • Digjet gjatë natës “Benz”-i në Korçë, dyshohet e qëllimshme

    Digjet gjatë natës “Benz”-i në Korçë, dyshohet e qëllimshme

    Një mjet përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

    Sipas të dhënave, mjeti tip ‘Benz’ është djegur plotësisht brenda tij. Policia po heton në dy pista, duke mos përjashtuar zjarrvënien e qëllimshme, po ashtu edhe shkaqet aksidentale.
    Do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkakun e rënies së zjarrit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 2 të mëngjesit, ku pas njoftimit, zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit
    Dëmet në mjeti tip ‘Benz’ janë të konsiderueshme ndërsa është dëmtuar edhe një pjesë e vogël e një mjeti tjetër që ndodhej parkuar afër tij.

    Top Channel

  • Zjarri në Borsh/ Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga 50-vjeçari me probleme mendore

    Zjarri në Borsh/ Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga 50-vjeçari me probleme mendore

    Një zjarr me përmasa realativisht të mëdha ka ndodhur ditën e sotme në Borsh, ku dyshohet se është vënë në mënyrë të qëllimshme në një zonë të hapur.

    Policia ka shoqëruar si autor të dyshuar të zjarrvënies 50-vjeçarin Madrit Kosta, banor i zonës. Sipas burimeve, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Aktualisht, Kosta ndodhet në Komisariatin e Policisë në Himarë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Autoritetet po hetojnë edhe nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo pasojë e gjendjes së tij shëndetësore.

  • Ministri Hoxha me drejtuesit e Zjarrfikëses: Zjarrvënia e qëllimshme akt kriminal, të zbulohen e ndëshkohen autorët

    Ministri Hoxha me drejtuesit e Zjarrfikëses: Zjarrvënia e qëllimshme akt kriminal, të zbulohen e ndëshkohen autorët

    Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi të ndërmerren masa për parandalimin, ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase në raste zjarresh, por edhe për identifikimin dhe ndëshkimin e çdo autori të zjarrvënieve të qëllimshme. Gjatë takimit me 61 drejtues të Shërbimit Zjarrfikës në vend, ministri Hoxha u shpreh se “të dhënat e viteve të fundit na dëshmojnë se në shumë raste, zjarret shkaktohen drejtpërdrejt nga veprimtaria e pakujdesshme ose qëllimisht e dëmshme e vetë njerëzve”.
    Këto mesazhe u dhanë gjatë një takimi të mbajtur pranë ambienteve të Stacionit Zjarrfikës në Kinostudio, Tiranë, ku morën pjesë Prefekti i Tiranës, drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe zyrtarë të tjerë të emergjencave etj.

    Duke folur rreth problematikave të zjarrvënieve të qëllimshme, Ministri i Brendshëm kërkoi të hetohet çdo rast dhe të procedohet penalisht kushdo që, me dashje apo nga pakujdesia, shkakton zjarr në mënyrë të qëllimtë.
    “Asnjë rast nuk duhet dhe nuk do të mbetet pa përgjegjës. Zjarri nuk është thjesht një fenomen natyror, është shpesh një akt kriminal”, apeloi Hoxha.
    Në lidhje me masat për përballimin e problematikave gjatë sezonit veror, Ministri vuri theksin tek bashkëpunimi mes strukturave të ndryshme dhe te parandalimi. “Përballë sfidave me zjarret, ne kemi nevojë për më shumë se sa reagim. Duhet parandalim. Për këtë, na duhet një bashkëpunim i ngushtë me të gjitha strukturat vendore të emergjencës, me njësitë administrative, me kryepleqtë, me shoqërinë civile dhe vetë qytetarët”,  u shpreh Hoxha. Më tej ai nënvizoi se “duhet të forconi koordinimin në nivel vendor, të kryeni inspektime paraprake në zonat me risk të lartë, të rrisni gatishmërinë dhe të zbatoni planet lokale të emergjencës!”
    Njëkohësisht Ministri Hoxha bëri me dije se po punohet në drejtim të pajisjes së strukturave zjarrfikëse me mjete dhe ambiente sa më të përshtatshme pune. “Ministria e Brendshme, – tha Hoxha – do të sigurojë gjithë mbështetjen institucionale për t’ju pajisur me mjetet, informacionin dhe mbështetjen e nevojshme. Stacione të reja, si ky ku po zhvillojmë këtë takim sot, këtu në Kinostudio do të shtohen. Mjete të reja do të sigurohen, përmes buxhetit të shtetit, fondeve të bashkive apo donatorëve. Këta të fundit janë prezentë dhe dua të shpreh një falënderim për kontributin e vyer të tyre.”

  • Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

    Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

    Dy mjete janë djegur mëngjesin e sotëm në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq.

    Sipas informacioneve paraprake, mësohet se njëri prej mjeteve është djegur plotësisht, ndërsa mjeti tjetër pjesërisht, ku mund të ketë marrë flakë nga përcjellja e telave të energjisë elektrike që kishte në afërsi.
    Nga ana e policisë nuk përjashtohet pista e një zjarrvënie të qëllimshme sa i përket mjetit të djegur plotësisht. Që prej mëngjesit të sotëm, po merren në pyetje banorët, si edhe po bëhet krehja e zonës për të parë nëse ka kamera sigurie që do të zbardhin ngjarjen.
    Burime bëjnë me dije se pronari i mjetit të djegur plotësisht mohon të ketë konflikte, megjithatë dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme janë ende si pistë hetimi.

    Top Channel