Tag: qëllimshme

  • “Amnesty International” akuza Izraelit: Po aplikon një politikë të qëllimshme për të shkaktuar uri në Gazë!

    “Amnesty International” akuza Izraelit: Po aplikon një politikë të qëllimshme për të shkaktuar uri në Gazë!

    Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të shkaktuar uri në Gazë, teksa Kombet e Bashkuara dhe grupet e ndihmës kanë paralajmëruar për rrezikun e zisë së bukës në këtë territor palestinez.

    Izraeli, që ka kufizuar hyrjen e ndihmës në Rripin e Gazës, vazhdimisht ka mohuar akuzat se qëllimshëm po shkakton uri gjatë luftës 22-mujore kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    Në një raport që citon dëshmi të palestinezëve të zhvendosur dhe të stafit mjekësor që ka trajtuar fëmijë të kequshqyer, Amnesty International theksoi se “Izraeli po zhvillon një fushatë të qëllimshme të urisë në Rripin e Gazës të okupuar”.
    Amnesty International e akuzoi Izraelin për “shkatërrimin sistematik të shëndetit, mirëqenies dhe strukturës sociale të jetës palestineze”.
    “Ky është rezultati i qëllimshëm i planeve dhe politikave që Izraeli ka hartuar dhe zbatuar gjatë 22 muajve të fundit, për të shkaktuar qëllimisht te palestinezët në Gaza kushte jetese, që janë përllogaritur për të sjellë shkatërrimin e tyre fizik – që është pjesë përbërëse e gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit ndaj palestinezëve në Gazë”, tha Amnesty International.
    Raporti bazohet në intervista të kryera në javët e fundit me 19 palestinezë të zhvendosur, që janë të strehuar në kampe të improvizuara, por edhe me dy punonjës shëndetësorë në spitalet në Qytetin e Gazës.
    Në një raport të lëshuar javën e kaluar, COAGT e Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit – trupi që mbikëqyr çështjet civile në territoret palestineze – hodhi poshtë pretendimet për kequshqyerje në Gazë dhe po ashtu kontestoi shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.
    Në prill, Amnesty International akuzoi Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” ndaj palestinezëve, duke i zhvendosur me forcë palestinezët në Gazë dhe duke krijuar një katastrofë humanitare në territorin e rrethuar, akuza që Izraeli i hodhi poshtë, duke i cilësuar si “gënjeshtra”.
    Lufta nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.
    Ofensiva izraelite ka vrarë më shumë se 61.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi – shifra që OKB-ja i konsideron të besueshme. /rel

    Top Channel

  • Zjarrvënie e qëllimshme te ullinjtë e një fshatari (video)

    Zjarrvënie e qëllimshme te ullinjtë e një fshatari (video)

    Berisha ka publikuar një video ku shikohet se si ullinjtë janë djegur vetëm te rrënjët dhe nuk ka ardhur si pasojë e zjarrit masive që pushoi Jugun këto ditë. Duket si zjarr i qëllimshëm siç e shpjegon edhe vetë fshatari që ka pronësinë e tokës, e cila tashmë është shkretuar krejtësisht.

  • I vunë flakën Shqipërisë, arrestohen 8 piromanë  

    I vunë flakën Shqipërisë, arrestohen 8 piromanë  

    Zjarret që kanë pushtuar thuajse të gjithë territorin, kanë në shumicën e rasteve autorë, të cilët autoritet i kanë vënë në pranga për zjarrvënie të qëllimshme.
    Në Krujë, policia arrestoi një 19-vjeçar i cili ishte në arrest shtëpie për kultivim kanabisi. Ai i vuri flakën ullishteve të fqinjëve si pasojë e konflikteve për motive pronësie, ndërsa flaka u përhap në territorin e fshatit Barkanesh duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme.
    Një 61-vjeçar, Shezai Banaj, u arrestuar pasi ndezi zjarr në parkun kombëtar të Vjosës, në Mezarak, duke çuar në djegien e një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhe 300 rrënjëve me ullinj.
    Në fshatin Dushk të Lushnjes është identifikuar një tjetër piroman, Arjan Kaja, 58 vjeç i cili ndezi zjarr në tokën e tij, e për pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme.
    Madje, 58-vjeçari pengoi edhe zjarrfikësit në përpjekjet për të vënë në kontroll situatën.
    Në Berat, policia arrestoi 4 persona të tjerë për zjarrvënie të qëllimshme.
    Shefqet Dodoveci, 49 vjeç, autor i zjarrvënies në lagjen Uznovë dhe Zaçe Merkajn për zjarrvënie në fshatin Osmëzezë.
    Dy të tjerë, Safet Manaj dhe Lefter Begaj, janë arrestuar për zjarret në fshatin Drenovicë.
    Në Memaliaj, në fshatin Koshtan u dogjën 3 banesa, 400 pemë frutore dhe një sipërfaqje e madhe pyjore, ndërsa autori dyshohet të jetë një 62-vjeçar.
    Ndërkohë në Durrës një grua 61-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë si pasojë e zjarrit që dyshohet se ndezi në oborrin e banesës së saj duke sjellë djegien e një sipërfaqe toke dhe një kasolleje.
    Zjarrvënësit i paralajmëroi me masa më të ashpra vetë Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.
    “Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji. Për kriminelët që luajnë me flakët, ndëshkimi do të jetë maksimal”.
    Nga qershori deri më 11 gusht, autoritetet kanë identifikuar 115 autorë për zjarrvënie të qëllimshme, prej të cilëve vetëm 31 janë arrestuar, 83 të tjerët ndiqen në gjendje të lirë dhe 1 është shpallur në kërkim.

  • “Dënimin më të rëndë që parashikon ligji”/ Rama reagon sërish për zjarret: Faleminderit atyre që po rrezikojnë jetën për të shuar flakët

    “Dënimin më të rëndë që parashikon ligji”/ Rama reagon sërish për zjarret: Faleminderit atyre që po rrezikojnë jetën për të shuar flakët

    Në të gjithë vendin vijojnë të jenë 14 vatra aktive zjarri ku në një pjesë te madhe të tyre zjarri është vënë me qëllim.

    Ky shqetësim tashmë i përvitshëm ka marrë vëmendjen e kryeministrit Edi Rama i cili publikoi këto pamje të fiksuara nga një dron ku jemi përballë një rasti të mundshëm zjarr vënie të qëllimshme.
    Këto janë pamjet e dronit Bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme shkruan kryeministri.Ai thekson se “të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë .
    “Ja dhe pamjet e një zjarrvënieje të qëllimshme të evidentuar sot nga dronët e Forcës Ajrore. Policia e Shtetit është në terren për të çuar përpara drejtësisë këdo që luan me flakët mbi pasurinë e përbashkët. Ndërkohë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal”.
    Gjatë pesë javëve të fundit nga veriu në jug të vendit po përballen në terren me shuarjen e zjarreve me qindra efektivë zjarrfikës dhe nga forcat e armatosura.
    Krahas helikopterëve të ushtrisë shqiptare në operacionet zjarrëfikëse kanë ardhur në ndihmë edhe disa avionë kanader ardhur nga Kroacia dhe Emiratet e Bashkuara arabe.

    Top Channel

  • Zjarret në Tiranë, nënkryetari i Bashkisë: Kush kryen veprime të qëllimshme, përballet me ligjin

    Zjarret në Tiranë, nënkryetari i Bashkisë: Kush kryen veprime të qëllimshme, përballet me ligjin

    Flakët e zjarrit me përmasa të konsiderueshme prej disa ditësh kanë përfshirë fshatin Damian në njësinë administrative Vaqarr.
    Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj ka paralajmëruar të gjithë ato subjekte që kryejnë veprime për zjarrvënie të qëllimshme dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve se do të përballen me forcën e ligjit.
    “Ajo që shihet është se zjarri ka përparuar nga ditët e tjera por një apel i rëndësishëm është për të gjithë ata që bëjnë këto veprime dhe me sa duket janë veprime të qëllimshme, qofshin individë apo biznese të përballen me forcën e ligjit. Ne sigurojmë të gjithë qytetarët se Bashkia do jetë 24 orë në shërbim të tyre dhe do bëjmë të pamundurën që asnjë jetë e qytetarëve të mos rrezikohet apo edhe banesat e tyre”, theksoi nënkryetari Sulaj.
    Nga ana e saj, administratorja e njësisë administrative Vaqarr, Jonida Mema theksoi se sot zjarret kanë marrë përmasa më të mëdha dhe se është dashur ndërhyrja nga ajri për të mbajtur nën kontroll flakët por strukturat përkatëse janë në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës.
    “Ndodhemi në fshatin Damian, lagjja Tresaj. Situata u bë pak më emergjente. Zjarri ka marrë përmasa pak më të mëdha nga dje deri më sot. Jemi afër banesave. Forcat zjarrfikëse, Emergjencat, Bashkia janë në dispozicion. Tani mbetemi me shpresë që çdo gjë të shkojë mbarë dhe me sukses në këtë situatë të vështirë. Terreni është i vështrë. Ne jemi në gatishmëri gjatë gjithë kohës”, u shpreh Mema.

  • Zjarret, ministri Vengu: Nga 30 vatra, 5 janë më kritike! Dyshojmë se shumica janë të qëllimshme, të vijojnë hetimet

    Zjarret, ministri Vengu: Nga 30 vatra, 5 janë më kritike! Dyshojmë se shumica janë të qëllimshme, të vijojnë hetimet

    Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu po drejton operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, që kulmuan në ditën e sotme (11 gusht), me një numër rekord prej 30 vatrash në ditët e fundit dhe që janë aktive.
    Nga këto 5 janë më kritiket sipas ministrit dhe puna vijon si për shuarjen nga toka e ajri, ashtu edhe për hetimin e zjarrvënieve të qëllimshme të dyshuara.
    Vengu theksoi për Report Tv në një intervistë live, se pjesa më e madhe e vatrave janë të qëllimshme, por ka edhe nga ato që riaktivizohen si pasojë e pamundësisë për t’i kontrolluar të gjithë zonat e zjarrit pas shuarjes dhe si shkak i trungjeve në prush rikthehen.
    “Kemi rrezikun maksimal në shkallë edhe për shkak të kushteve meteorologjike, temperaturave të larta, por edhe faktorit njerëzor. Sot kishim më shumë vatra aktive sesa të shuara. Sot kemi 30 vatra, ku 5 kanë rrezikshmëri të lartë dhe po i monitorojmë. Po ndërhyjmë nga ajri, si në zonën e Finiqit, si nga ajri me mjete fluturuese por edhe nga terreni. Situata është dinamike ku ka pasur flakë që kanë kaluar te zona e Syrit të Kaltër, por jemi optimist pasi forcat ndodhen në terren dhe në mëngjes do bëjmë bilancin. Tjetër emergjencë kishim në Tepelenë, në Lekël, fatmirësisht pa dëm në njerëz dhe banesa. Këtu jemi në Poliçan, ku ka vatra zjarri, shumica fiken nga toka dhe ajri. Jemi me 9 mjete të forcave të armatosura përfshirë, shpresojmë se do kemi situatë më të qetë gjatë mbrëmjes, por kërkohet vigjilencë maksimale”, tha Vengu për Report Tv.
    Por dy nga vatrat më problematike të orëve të fundit dhe që dyshohen të qëllimshme janë edhe ato në Kavajë-Rrogozhinë dhe në Zall-Herr të Tiranës, shumë pranë reparteve të ushtrisë dhe forcave speciale. Ministri tha se për të dyja dyshohet dorë njerëzore, pasi nuk kanë historik të mëparshëm.
    “Kemi pasur vatra komplekse në Rrogozhinë dhe Kavajë, me zjarre masive. Dyshimet tona janë për zjarre të qëllimshme sepse nuk kanë histori zjarresh ato zona. Në këto momente po bëhet një betejë e fortë në Zall Herr, për koicidencë ose jo, mes dy reparteve ushtarake dhe speciale, shpërtheu një zjarr në orët e pasdites, i pakuptimtë edhe nga pikëpamja e historikut, teksa po përpiqemi me strukturat, zjarrfikësit dhe Bashkinë Kamëz për t’i shuar”, tha ai.
    Vengu shpjegoi edhe ndihmën e dhënë nga vendet partnere nëpërmjet Mekanizmit Europian të Mbrojtjes, aq i rëndësishëm për këto situata.
    “Mekanizmi Europian ekziston pikërisht për këto situata. Ne jemi të angazhuar me të dhe sot kemi pasur mbështetje me 2 avionë grekë në Finiq që na kanë ndihmuar. Kemi 2 helikopterë nga Çekia dhe Sllovakia në Poliçan, Tepelenë. Kemi një Canadair që veproi në Tiranë dhe më gjerë. Kemi një lajm pozitiv se kanë mbërritur edhe 2 helikopterët nga Emiratet Arabe dhe do nisin punën nesër. Jemi në kushtet që këto mjete t’i shfrytëzojmë në 5 pikat më nevralgjike ditën e nesërme. Eksperienca tregon se 90% të rasteve është faktori njerëzor që kryesisht është i qëllimshëm. Si në Poliçan për shembull, kur ne fiknim disa vatra dhe ato riaktivizoheshin diku më larg dhe kështu me radhë”, u shpreh ministri.
    Gjithashtu shpjegoi edhe shkakun pse riaktivizohen një pjesë e zjarreve:
    “Një pjesë e zjarreve riaktivizohen për shkak se nuk dominohen dot nga forcat, pasi ka trungje me prush që e riaktivizojnë, por ka dhe shumë të tjera që janë të qëllimshme. Forcat do të jenë në terren për monitorimin, por edhe për të punuar e ndaluar zjarret e qëllimshme. Kemi kërkuar edhe vijimin e hetimeve për këto raste”, përfundoi Vengu.

  • Zjarre të qëllimshme në Divjakë dhe Mallakastër, dy të arrestuar! Dëme të mëdha në ullinj dhe sipërfaqe me shkurre

    Zjarre të qëllimshme në Divjakë dhe Mallakastër, dy të arrestuar! Dëme të mëdha në ullinj dhe sipërfaqe me shkurre

    Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Fierit këtë të dielë më 3 gusht, pasi dyshohen se janë autorë të zjarrvënieve që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe me ullinj dhe me shkurre.
    Arrestimet u kryen pas hetimeve të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë dhe atë të Mallakastrës. Zjarri në Divjakë kishte përfshirë një sipërfaqe me 170 rrënjë ulliri, ndërsa në Mallakastër ishte djegur një sipërfaqe e tërë me shkurre.

    “Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. A., 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi.
    Në Mallakastër u arrestua shtetasi P. J., 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
    Të dy rastet janë referuar për ndjekje të mëtejshme pranë Prokurorisë së Fierit, ndërsa autorët do të përballen me akuzat për zjarrvënie të qëllimshme dhe shkatërrim prone.
    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar ndaj rasteve të përsëritura të zjarrvënieve të pakujdesshme apo të qëllimshme, duke bërë thirrje të qartë për qytetarët:“që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin”.

  • “Zjarrvënia e qëllimshme, do të përballet me përgjegjësinë”/ Situata me zjarret, paralajmëron ministri: Ata që…

    “Zjarrvënia e qëllimshme, do të përballet me përgjegjësinë”/ Situata me zjarret, paralajmëron ministri: Ata që…

    Hoxha bëri bilancin duke thënë se në vend ka pasur 59 zjarre të mëdha dhe 961 zjarre të vogla. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka folur për situatën e zjarreve në vend ku është shprehur se ka qenë një nga vitet më të vështira s ai përket zjarreve.
    Ministri theksoi se shumica e zjarreve në vend ka qenë zjarrvënie e qëllimshme ndërsa paralajmëroi se ata që rrezikojnë natyrën do të mbajnë përgjegjësi.
    Reagimi i plotë:
    “Shumica e zjarreve janë të qëllimshme. Ky ka qenë ndër vitet më të vështira sa i përket zjarreve. Deri sot, vendi ka pasur 59 zjarre të mëdha, 961 ishin zjarre të vogla, si prsh në banesa ose kullota.
    Përballë kësaj situate reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm. Mobilizimi i jashtëzakonshëm ka dhënë rezultate, ne nuk kemi humbje jete dhe është ndaluar përhapja e zjarrit në infrastrukturë kritike.
    Por, 2 efektivë janë lënduar, në një akt heroik. Punonjësi i policisë Agim Troci, shef i komisariatit Delvinë është jashtë rrezikut për jetën, që u plagos, teksa ndërhyri në një zjarr në një banesë. Sa i përket zjarreve, kemi të bëjmë më tepër me faktorin njerëzor, ndonjëherë ka zjarrvënës të qëllimshëm, por edhe zjarrvenie pa dashje.
    120 persona janë proceduar në total për zjarrvenie dhe 21 janë arrestuar. Kjo vepër penale, që lidhet me zjarrvënien e qëllimshme, duhet të ashpërsohet në dënim. Ata që rrezikojnë jetën e natyrën, do mbajnë përgjegjësi. Parashikimet janë që edhe gushti do jetë i vështirë për ne, ndaj përgjegjësia është e madhe”.

  • Ndezën zjarre qëllimisht, në një javë 18 piromanë të proceduar, 7 prej tyre në pranga

    Ndezën zjarre qëllimisht, në një javë 18 piromanë të proceduar, 7 prej tyre në pranga

    Një vatër zjarri në Konispol dogji 3,5 ha kullotë dhe një stallë me bagëti të imta, ndërsa zjarrvënia rezultoi e qëllimshme dhe policia identifikoi e vuri në pranga piromanin 70-vjeçar. Por, ky nuk është rasti i vetëm.
    Një tjetër vatre zjarri në Vaun e Dejës preku varrezat e fshatit Babullush, që fatmirësisht nuk i dëmtoi, por sërish u faktua se ishte vënë në mënyrë të qëllimshme, ndaj dhe uniformat blu prangosën autorin.
    Këto janë dy rastet e fundit, pasi të dhënat e Policisë së Shtetit saktësojnë se në javën e fundit, kur edhe numri i vatrave të zjarreve ishte i lartë, janë evidentuar rreth 20 raste të zjarrvënies së qëllimshme.
    Po sipas këtyre të dhënave, falë veprimeve hetimore dhe operacionale të efektivëve të shpërndarë nën terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve, të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia, është dokumentuar përfshirja e 18 personave, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal e për 7 prej tyre është ekzekutuar urdhërarresti.
    Policia e Shtetit prej ditësh po i bën apel qytetarëve për mos’shkaktimin e zjarreve, me qëllim apo nga pakujdesia, pasi çdo autor do përballet me ligjin.
    Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas angazhimit në terren në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, forcat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile, për evakuimin e banorëve që rrezikohen nga zjarret dhe për shuarjen e tyre, po vijojnë me intensitet veprimet hetimore dhe operacionale për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve, të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia.

  • Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

    Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

    Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në vend.
    Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, zv.kryeministrja Balluku shkruan: “Zjarrvënësit kanë fytyrë dhe ligji ka forcë!”
    Postimi shoqërohet me një video ku shfaqen personat e ndaluar, duke e bërë të qartë se nuk do të ketë më tolerancë për zjarrvënësit.
    I njëjti postim është ndarë në rrjetet sociale edhe nga anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar. Sipas njoftimit, 6 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për shkak të veprimeve që kanë shkaktuar ose favorizuar përhapjen e flakëve në disa zona të Shqipërisë.
    Kujtojmë se pak orë më parë nga Bulqiza, ministrja Balluku deklaroi se në Kodin e ri Penal, do të kërkohet që zjarrvënia qoftë e qëllimshme apo e pakujdesshme, të konsiderohet vepër penale dhe të ndëshkohet me penalitete maksimale.