Tag: qëllimshme

  • U akuzua se mori para nga Balluku për protestat kundër Veliajt, reagon Belind Këlliçi: Shpifje të qëllimshme

    Belind Këlliçi

    TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas akuzave të shpërndara në rrjetet sociale se ai dhe protestat për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, janë financuar nga Belinda Balluku.
    Në dosje për tenderin e unazës së Tiranës dhe tunelit të Llogarasë ku është e përfshirë Belinda Balluku përmenden tre deputetë të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Arbër Agalliun, Lefter Gështenjën si dhe një deputet i tretë, i specifikuar si “shumë i afërt” me Sali Berishën.
    Ditëve të fundit në rrjet përgjimet e kësaj dosjeje u lidhën me emrin e Belind Këlliçit, i cili thuhet se ka komunikuar me vartësin e ministres dhe ish-drejtorin e ARRSH-së Ervis Berberin duke i kërkuar para për mjete logjistike që duheshin në protestë.
    Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Këlliçi i quan këto akuzat “shpifje të qëllimshme” dhe shpjegon se është e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ndodhur. Ai thekson se protesta e parë për largimin e Veliajt u zhvillua më 5 prill 2024, ndërsa Berberi ishte arrestuar më 14 mars 2024 dhe ndodhej në paraburgim me kufizime të komunikimit.
    Reagimi i Belind Këlliçit
    Në kulmin e hetimeve për aferën korruptive Rama-Balluku, është hedhur publikisht një pretendim i pavërtetë sikur ekzistojnë komunikime mes meje dhe ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, në lidhje me organizimin e protestave para Bashkisë Tiranë.
    Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.
    Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.
    Prandaj, është objektivisht dhe ligjërisht e pamundur që një komunikim i tillë të ketë ekzistuar.
    Çdo hetim i thjeshtë zyrtar nga SPAK ose çdo media investigative mund të verifikojë lehtësisht regjistrat e komunikimeve, autorizimet e takimeve, si dhe protokollet e kontakteve të paraburgimit dhe të konstatojë jo vetëm mungesën e komunikimit, por edhe pamundësinë fizike e juridike të ndodhjes së tij.
    Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.
    Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.
    Ftoj çdo media serioze, gazetar investigativ apo institucion të hedhë dritë mbi faktet dhe të publikojë çdo komunikim të pretenduar, nëse ekziston.
    Kjo çështje nuk është thjesht një tentativë për baltosje personale. Është simptomë e një kulture politike që ka ndërtuar sistemin mbi shpifjen, jo mbi provën. Mbi llumin, jo mbi transparencën e ligjin.
    Unë nuk jam këtu për ta ushqyer këtë kulturë, por për ta sfiduar atë, me fakte, me standarde dhe me përgjegjësi publike. Ky është terreni ku unë zgjedh të bëj politikë e të luftoj.

    /ZËRI
     

  • “Janë shpifje të qëllimshme”, Këlliçi: Do t’i ndjek në rrugë ligjore! Nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie

    “Janë shpifje të qëllimshme”, Këlliçi: Do t’i ndjek në rrugë ligjore! Nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie

    Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas deklaratave të gazetarit Almer Toska, se ka biseduar me Evis Berberin për pagesa në protestën e gjatë para bashkisë Tiranë.
    Këlliçi ka shkruar se e gjithë kjo për të është shpifje dhe se do të ndjekë çështjen në rrugë ligjore.
    “Faktet janë të qarta dhe publikisht të verifikueshme: Protesta e parë para Bashkisë është zhvilluar më 5 prill 2024, pas arrestimit të drejtorëve të 5D më 28 mars 2024, ndërkohë që Evis Berberi ka qenë i arrestuar dhe në paraburgim që prej datës 14 mars 2024, nën regjimin e kufizuar të komunikimit sipas Kodit të Procedurës Penale dhe rregullores së paraburgimit.
    Në këtë periudhë, ai nuk ka pasur akses në komunikime të lira telefonike, elektronike apo takime fizike, përveç atyre të autorizuara dhe të dokumentuara zyrtarisht.” – thotë mes të tjerash Këlliçi.
    “Personalisht nuk jam pjesë e konflikteve të brendshme të asnjë partie, nuk përdor kanale të ndërmjetme komunikimi dhe nuk jam instrument në luftëra politike apo propagandistike.Për këtë arsye, nuk do ta trajtoj këtë çështje si debat publik, por si shpifje të qëllimshme, që do ta ndjek në rrugë ligjore sipas neneve të Kodit Penal.” – vijon më tej ai.

  • Elbasan/ Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, 31-vjeçari theu arrestin shtëpiak për të djegur makinën

    Elbasan/ Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, 31-vjeçari theu arrestin shtëpiak për të djegur makinën

    Komisariati i Policisë Elbasan ka finalizuar operacionin policor të koduar “Night 2”, duke zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti në fshatin Katund i Ri. Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer ngjarjen, pavarësisht se ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

    Ngjarja u shënua në rrugën “Caush Asllani”, ku automjeti i një 29-vjeçari u përfshi nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore organizuan operacionin me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të djegies.

    Falë administrimit të pamjeve filmike dhe veprimeve hetimore, policia identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin Xh. M., 31 vjeç, banues në Katund të Ri. Hetimet kanë treguar se ai e ka djegur automjetin më 20.11.2025, duke përdorur lëndë djegëse, për motive të konsideruara të dobëta.

    Gjatë verifikimeve rezultoi gjithashtu se i arrestuari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale “Vjedhja”.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme ligjore.

  • Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, 31-vjeçari theu arrestin shtëpiak për të djegur makinën

    Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit, 31-vjeçari theu arrestin shtëpiak për të djegur makinën

    Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 12:30
    Komisariati i Policisë Elbasan ka finalizuar operacionin policor të koduar “Night 2”, duke zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti në fshatin Katund i Ri. Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer ngjarjen, pavarësisht se ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
    Ngjarja u shënua në rrugën “Caush Asllani”, ku automjeti i një 29-vjeçari u përfshi nga flakët. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore organizuan operacionin me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e motiveve të djegies.

    Falë administrimit të pamjeve filmike dhe veprimeve hetimore, policia identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin Xh. M., 31 vjeç, banues në Katund të Ri. Hetimet kanë treguar se ai e ka djegur automjetin më 20.11.2025, duke përdorur lëndë djegëse, për motive të konsideruara të dobëta.

    Gjatë verifikimeve rezultoi gjithashtu se i arrestuari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar më herët nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale “Vjedhja”.

  • Shpërthen në flakë një automjet në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Shpërthen në flakë një automjet në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

    Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët.
    Raportohet se rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, një mjet tip “Suzuki” në pronësi të shtetasit me iniciale K.B është shkrumbuar nga flakët, ndërsa si pasojë e zjarrit është djegur edhe një tjetër automjet i parkuar pranë tij, tip “Audi”.
    Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale.
    Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit.
    Një nga pistat që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa janë sekuestruar pamje sigurie nga bizneset dhe banesat përreth.

  • Zjarrvënie e qëllimshme? Merr flakë makina në Vlorë, digjet edhe një tjetër mjet në afërsi

    Zjarrvënie e qëllimshme? Merr flakë makina në Vlorë, digjet edhe një tjetër mjet në afërsi

    Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët.

    Rreth orës 04:45, në lagjen “Isa Boletini”, një mjet tip “Suzuki” në pronësi të shtetasit me iniciale K.B është shkrumbuar nga flakët, ndërsa si pasojë e zjarrit është djegur edhe një tjetër automjet i parkuar pranë tij, tip “Audi”. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale.
    Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit. Një nga pistat që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme, ndërsa janë sekuestruar pamje sigurie nga bizneset dhe banesat përreth.

    Top Channel

  • Dy makina përfshihen nga flakët në Vlorë , dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

    Dy makina përfshihen nga flakët në Vlorë , dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

    Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 15:17
    Një incident me zjarr është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët.
    Ngjarja ndodhi rreth orës 04:45, kur një mjet tip Suzuki, në pronësi të shtetasit me iniciale K.B., u shkrumbua plotësisht. Si pasojë e përhapjes së zjarrit, u dëmtua edhe një automjet tjetër i parkuar pranë tij, tip Audi.

    Forcat zjarrfikëse dhe policia ndërhynë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e dëmeve të tjera materiale.

    Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Një nga pistat kryesore që po verifikohet është ajo e zjarrvënies së qëllimshme.

    Janë sekuestruar pamje sigurie nga bizneset dhe banesat përreth, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Vdekja tronditëse e Isak Andic: djali i themeltarit të Mango-s dyshohet për vrasje të qëllimshme

    Vdekja tronditëse e Isak Andic: djali i themeltarit të Mango-s dyshohet për vrasje të qëllimshme

    Në një zhvillim tronditës, hetuesit spanjollë kanë filluar një hetim për vrasje të qëllimshme pas vdekjes tragjike të Isak Andic, themeluesit të markës së njohur të veshjeve Mango. 71-vjeçari, i cili kishte ndërruar jetë në fund të vitit 2024 gjatë një ecjeje në malet Montserrat, dyshohet tani të ketë pësuar një incident të qëllimshëm, me djalin e tij, Jonathan, si të dyshuarin kryesor.
    Në momentin e aksidentit, Andic kishte rënë në një humnerë 100 metra të thellë gjatë një shëtitjeje familjare. Hetimet fillestare ishin fokusuar në mundësinë e një aksidenti të thjeshtë, por dëshmitë kontradiktore të Jonathanit, i cili ishte pranë babait të tij në momentin e ngjarjes, kanë ngjallur dyshime të forta. Djali i Andicit, 44 vjeç, kishte deklaruar fillimisht se dëgjoi një zhurmë dhe u kthye për të parë babain të bie për vdekje. Megjithatë, deklaratat e tij ndryshuan ndjeshëm gjatë hetimeve të mëvonshme, duke krijuar pasiguri dhe duke i shtuar dyshimet për një mundësi vrasjeje të qëllimshme.
    Mediat spanjolle gjithashtu raportojnë se marrëdhënia e dobët mes Andicit dhe djalit të tij ishte një faktor që kishte ngritur dyshime, pasi të dy kishin pasur një takim për të zgjidhur mosmarrëveshjet ditën e vdekjes së biznesmenit. Pasuria e Andic ishte vlerësuar në 4.5 miliardë dollarë, ndërsa Jonathan është aktualisht në krye të kompanisë familjare Mango, që operon me mbi 2,800 dyqane globalisht.
    Hetuesit spanjollë tani janë duke u fokusuar në hetimin më të thellë të ngjarjes, duke e trajtuar atë si një mundësi të vrasjes.

  • Arrestohet prifti grek, nën akuzë për zjarrvënie të qëllimshme

    Arrestohet prifti grek, nën akuzë për zjarrvënie të qëllimshme

    Policia greke ka arrestuar një prift 58-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme në një zonë pyjore në Bashkinë Markopoulo-Mesogaia.
    Sipas mediave greke, prifti shërbente në kishën e Agioi Anargyri, dyshohet se i vuri flakën zonës pranë banesës së një biznesmeni që e kishte denoncuar më herët. Në dëshminë e tij, ai është shprehur se kishte ndezur zjarr për të djegur disa letra në cep të shtëpisë.
    I pyetur për llojin e dokumenteve të djegura, prifti ka deklaruar se bëhej fjalë për dokumente kishtare, të cilat lidhnin emrin e tij me një skandal në malin Sinai. Ai vetë ishte sekretar i ISKE-së 7 vjet më parë.
    Prifti ka justifikuar praninë e tij në Markopoulo duke thënë se kishte shkuar për t’u larë në det. Ndaj tij është vendosur një gjobë prej 1,687.50 euro, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë sot para organeve kompetente të akuzës.

  • Dogji ullinjtë e fqinjit pas një konflikti, arrestohet zjarrvënësi në Drashovicë

    Dogji ullinjtë e fqinjit pas një konflikti, arrestohet zjarrvënësi në Drashovicë

    Policia e Vlorës ka arrestuar një person në lidhje me vatrën e zjarrit që u regjistrua mbrëmë në zonën e Drashovicës në Selenicë.
    Nga hetimet paraprake dyshohet se E. B., 43 vjeç, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N.
    Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
    Mbrëmjen e kaluar Ministria e Mbrojtjes, në një reagim të saj në rrjetet sociale, shkroi se tre vatrat e zjarri të shfaqura në tre fshatra të ndryshëm të zonës së Vlorës, janë zjarrvënie të qëllimshme dhe të kryera nga një grup i strukturuar kriminal.