Tag: qëllim

  • 8 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Shkrim-leximit

    8 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Shkrim-leximit

    Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, e cila ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e leximit për individët, komunitetet dhe shoqëritë.

    Dita Ndërkombëtare për avancim të shkrim-leximit e cila shënohet çdo vit më 8 shtator ka për qëllim që të ngritë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri.

    Iniciativa e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për avancimin e shkrim-leximit rrjedh nga Konferenca botërore e ministrave të arsimit e organizuar në muajin shtator të vitit 1965 në Teheran e cila temë si bazë e kishte zhdukjen e analfabetizmit, ndërsa UNESCO si ditë ndërkombëtare e shënon nga viti 1966 me qëllim të promovimit të rëndësisë së arsimimit të fëmijëve dhe të rriturve.

    Sipas të dhënave të UNESCO, rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit, 1 në 5 persona të rritur janë analfabet nga të cilët 2/3 janë femra. Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë./ KultPlus.com

  • Krimi kryesor trafiku i drogës/ Nga janari 127 arrestime për ekstradim, 90 shqiptarë dhe 37 të huaj

    Arrestimi i Luan Gripshit është një nga rastet kur policia bashkëpunon me partnerët për lokalizimin e personave që kërkohen nga drejtësia.
    Nga janari deri në gusht janë arrestuar me qëllim ekstradimin 127 persona, nga të cilët 90 kanë qenë shqiptarë dhe 37 të huaj.
    Bashkëpunimi më i shpeshtë i Interpol Tiranës është me autoritetet italiane. Rezulton se shumë shqiptarë, kryesisht të përfshirë në trafikun e drogës, pasi bien në kurthin e ligjit, kthehen në Shqipëri për t’i shmangur drejtësisë. Shkëmbimi i informacionit mes palëve çon në lokalizimin dhe arrestimin me qëllim ekstradimin e tyre.
    Një rritje ka pësuar edhe numri i rasteve kur shqiptarët në konflikt me ligjin në vendin tonë arrestohen në vende të tjera. Së fundmi, edhe Emiratet e Bashkuara nuk janë më një strehë e sigurt për të shpallurit në kërkim.

  • 127 arrestime për ekstradim/ Nga janari janë 90 shqiptarë dhe 37 të huaj, krimi kryesor është trafiku i drogës

    127 arrestime për ekstradim/ Nga janari janë 90 shqiptarë dhe 37 të huaj, krimi kryesor është trafiku i drogës

    Arrestimi i Luan Gripshit është një nga rastet kur policia bashkëpunon me partnerët për lokalizimin e personave që kërkohen nga drejtësia.

    Nga janari deri në gusht janë arrestuar me qëllim ekstradimin 127 persona, nga të cilët 90 kanë qenë shqiptarë dhe 37 të huaj.
    Bashkëpunimi më i shpeshtë i Interpol Tiranës është me autoritetet italiane. Rezulton se shumë shqiptarë, kryesisht të përfshirë në trafikun e drogës, pasi bien në kurthin e ligjit, kthehen në Shqipëri për t’i shmangur drejtësisë. Shkëmbimi i informacionit mes palëve çon në lokalizimin dhe arrestimin me qëllim ekstradimin e tyre.
    Një rritje ka pësuar edhe numri i rasteve kur shqiptarët në konflikt me ligjin në vendin tonë arrestohen në vende të tjera. Së fundmi, edhe Emiratet e Bashkuara nuk janë më një strehë e sigurt për të shpallurit në kërkim.

    Top Channel

  • Po transportonin kanabis për ta shitur në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë

    Po transportonin kanabis për ta shitur në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë

    Dy persona janë vënë në prangat e bluve të Kamzës pasi po transportonin kanabis. Një 18-vjeçar dhe një 26-vjeçar u kapën në fshatin Zall Mner me një çantë me 675 gramë kanabis, të cilën po e transportonin në Tiranë me qëllim shitjen.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen, kanë organizuar operacionin policor të koduar “The bag”.  
    Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit E. Ç., 18 vjeç dhe A. N., 26 vjeç.”, thuhet në njoftim.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari në Hungari, pritet ekstradimi

    I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari në Hungari, pritet ekstradimi

     

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një 45-vjeçar, i shpallir në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Budapest me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Bëhet fjalë për Auron Hajdini alias Auron Hysaj, i dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 5 vjet burgim, për vjedhje me dhunë. Nga ky dënim, 45-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.
    Auron Hajdini alias Auron Hysaj është dënuar për një ngjarje në vitin 2023. Hajdini në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.
    Njoftimi i Policisë së Shtetit:
    Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The ëanted”, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Kapet në Budapest dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.
    Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar:
    Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.
    Në vitin 2013, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 45-vjeçarit, në Shqipëri./ZËRI

  • I dënuar me 5 vite burg, arrestohet në Hungari shqiptari i shumëkërkuar, ja për çfarë akuzohet

    I dënuar me 5 vite burg, arrestohet në Hungari shqiptari i shumëkërkuar, ja për çfarë akuzohet

    Në Budapest është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me dhunë.
    Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, më 21 shkurt 2024, me 5 vite burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vite, 11 muaj e 16 ditë.
    Ngjarja për të cilën është dënuar daton në vitin 2013, kur në bashkëpunim me persona të tjerë, ka sulmuar rojën e një pusi nafte, duke i grabitur një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe dokumente të ndryshme.
    Njoftimi i Policise se Shtetit 
    Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Kapet në Budapest dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.
    Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar:
    Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.
    Në vitin 2013, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 45-vjeçarit, në Shqipëri.

  • Në kërkim për vrasje/ 35-vjeçari shqiptar arrestohet në Greqi, me qëllim ekstradimin

    Në kërkim për vrasje/ 35-vjeçari shqiptar arrestohet në Greqi, me qëllim ekstradimin

    Policia e Shtetit- Vijon bashkëpunimi intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Si rezultat i këtij bashkëpunimi, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.
    Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit me Policinë greke, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit shqiptar F. Sh., 35 vjeç, lindur në Berat.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
    Në muajin maj 2021, në Poshnje, Berat, shtetasi F. Sh. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I. I., i cili si pasojë është plagosur. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit F. Sh., në Shqipëri.
    Policia e Shtetit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, vijon intensivisht punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

  • EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Greqi 35-vjeçari nga Berati

    EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet në Greqi 35-vjeçari nga Berati

    Arrestohet në Greqi një 35-vjeçar shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

    Fatjon Shabanaj, me origjinë nga Berati, u lokalizua dhe u vu në pranga me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Ai akuzohet për një ngjarje të ndodhur në maj 2021 në fshatin Poshnje, ku dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një shtetasi, duke e lënë të plagosur.

    Njoftimi i Policisë:

    Policia e Shtetit

    Vijon bashkëpunimi intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

    Si rezultat i këtij bashkëpunimi, është finalizuar një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

    Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit me Policinë greke, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Greqi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit shqiptar F. Sh., 35 vjeç, lindur në Berat. (Fatjon Shabanaj)

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

    Në muajin maj 2021, në Poshnje, Berat, shtetasi F. Sh. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I. I., i cili si pasojë është plagosur.

    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit F. Sh., në Shqipëri.

  • Zbardhet dëshmia e plotë e burrit që vrau gruan në Greqi: U kërkoj falje 4 fëmijëve…

    Zbardhet dëshmia e plotë e burrit që vrau gruan në Greqi: U kërkoj falje 4 fëmijëve…

    Zbardhet dëshmia e plotë e 40-vjeçarit Pandeli Nakoleci në Gjykatën e Volosit në Greqi ditën e sotme, gjatë masës së sigurisë ku u la në “arrest me burg”, për vrasjen e bashkëshortes së tij, Marjola, 36 vjeçe, nënë e 4 fëmijëve.

    Media greke dhe avokati i familjarëve të viktimës e kanë quajtur një “vrasje të dytë të Mariolës” deklaratën e të dyshuarit, që u përpoq të kërkonte ndjesë dhe të pretendonte se kishte tentuar vetëvrasjen pas ngjarjes në qeli i shkatërruar.

    Për gjysmë ore me radhë ka zgjatur fjala e Nakolecit, teksa media greke e zbardh të plotë atë që ai tha në sallën e gjyqit, ku shprehu pendesë dhe kërkoi falje, duke thënë se “do donte ta kthente kohën pas”. Shqiptari i qëndroi alibisë së tërbimit të tij kur mësoi se fetusi që kishte mbajtur gruaja nuk ishte i ngjizur prej tij dhe se ajo e tradhtonte.

    Dëshmia e plotë e 40-vjeçarit Nakoleci në Gjykatën e Volosit:

    “Unë dhe gruaja ime patëm një jetë familjare perfekte, të qetë, paqësore, normale për më shumë se 20 vjet, pasi kishim 4 fëmijë, të cilët i rritëm së bashku. Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer emocionale dhe jetë dashurore si çift, pa u shqetësuar për asnjë arsye, me përkushtim dhe dashuri.

    Unë punoj ditë e natë si bukëpjekës dhe njëkohësisht si ndërtues, me qëllim që të siguroj të ardhurat e nevojshme për të mbuluar plotësisht jetesën dhe nevojat financiare të familjes sonë prej gjashtë anëtarësh, në mënyrë që fëmijëve tanë të mos u mungojë asgjë, ndërsa gruaja ime ishte e përfshirë në rritjen e tyre, duke punuar herë pas here ose sezonalisht.

    Jeta jonë martesore u trondit veçanërisht pas Pashkëve të vitit 2025, kur mësova dhe zbulova se ajo mbante një marrëdhënie romantike paralele me një burrë tjetër me të cilin kishte komunikim pothuajse të përditshëm dhe shkëmbim të shpeshtë mesazhesh erotike, dhe dyshoj se ajo takohej dhe kryente marrëdhënie seksuale me të, siç rrëfeu ajo pas kujtimeve para meje.

    Ky zhvillim negativ më bezdisi, më zemëroi dhe më çmendi mëngjesin e 22/8/2025 kur, lidhur me këtë çështje, lidhur me vendimin e saj për të prishur marrëdhënien tonë, familjen e saj që e krijuam me shumë mund në kombinim me zbulimin se fetusi me të cilin ishte shtatzënë pak kohë më parë dhe e humbi, nuk ishte i imi, një njoftim që ajo bëri me një ton shumë ofendues dhe ironik, një deklaratë që më preku brutalisht si burrë, duke rezultuar në mua të çmendem, në një gjendje vullkanesh mendore të vluar dhe me çrregullim serioz të funksioneve të mia mendore, për të kapur një objekt të mprehtë me majë, një thikë që e përdorëm për të pjekur mish në ballkon pa e planifikuar, i paramenduar me qëllim vrasës për t’u armatosur dhe për ta sulmuar me zemërim, me turbullirë mendore dhe për t’i shkaktuar goditje në gjoks dhe qafë pa e kuptuar se ajo ishte fatale dhe kështu do t’i merrja jetën, gjë që nuk e kërkova në asnjë rrethanë. Nuk kisha një qëllim të tillë kriminal, nuk doja ta “trembja” sepse ajo më nënvlerësoi në mënyrën më të përbuzshme.

    Jam penduar sinqerisht për aktin tim të shëmtuar, dua t’u kërkoj falje në radhë të parë 4 fëmijëve të mi, të afërmve të saj, shoqërisë për tragjedinë që shkaktova pa dashje, pavarësisht nëse u provokova brutalisht dhe u ndjeva thellësisht i ofenduar.

    Do të doja ta ktheja kohën pas, nëse gruaja ime do të ishte gjallë, nëse do të isha në vendin e saj, jam fjalë për fjalë i shkatërruar, i tronditur dhe i shkatërruar mendërisht, i dëshpëruar dhe pardje mendova në qendrën e paraburgimit t’i jepja fund jetës sime me dhunë.

    Ndihem keqardhje dhe fajtor për humbjen e parakohshme, vrasjen e gruas sime, e dënoj veten që nuk zgjodha rrugën e arsyes dhe vetëpërmbajtjes në kërkim të zgjidhjes së martesës sonë, të cilën e ndjera nuk e respektoi, në mënyrë që debati intensiv, grindja e 22/8/2025 të mos përshkallëzohej, devijoj dhe arrij në krim.

    Mohoj kategorikisht se kam qenë i dhunshëm me të, se kam përdorur dhunë fizike ndaj saj ose e kam detyruar me forcë ose kërcënim të kryejë marrëdhënie seksuale pa vullnetin e saj, nuk korrespondon me realitetin dhe është një pretendim i rremë, përndryshe ajo do të më kishte denoncuar për çdo incident të dhunës në familje.

    Kërkoj kryerjen e menjëhershme të një ekzaminimi psikiatrik, me qëllim përcaktimin nëse vuaj nga ndonjë sëmundje mendore, duke qenë se isha shtruar në spital në një strukturë psikiatrike nga e cila u lirova së fundmi pas një shtrimi tre-ditor të pavullnetshëm pas një tentative vetëvrasjeje dhe më ishin dhënë ilaçe që ende i marr, më diagnostikuan me një çrregullim ankthi dhe konfuzion që u shfaq së fundmi dhe u përkeqësua, me qëllim përcaktimin nëse jam i justifikuar të marr një imputim të reduktuar”.

  • “Më provokoi dhe më ofendoi si burrë”/ Çfarë pretendoi vrasësi i gruas së vet në deklaratën e ndjesës në gjykatë?

    “Më provokoi dhe më ofendoi si burrë”/ Çfarë pretendoi vrasësi i gruas së vet në deklaratën e ndjesës në gjykatë?

    Me akuza që kufizohen me fyerjen e kujtimit të viktimës, 40-vjeçari vrasës i gruas së tij në Volos të Greqisë u përpoq të mbrohej, por nuk arriti të bindte hetuesin dhe prokurorin të cilët i treguan rrugën për në burg pas kërkimfaljes.
    40-vjeçari, i cili nuk përmendi akuzat kundër tij për dhunë ndaj gruas së tij dhe nënës së katër fëmijëve, pretendoi se ishte penduar dhe shtoi se “do të donte ta kthente kohën pas dhe të ishte në vendin e 36-vjeçares”.
    Përveç kësaj, ai deklaroi se u tërbua kur 36-vjeçarja i njoftoi “me një ton shumë ofendues dhe ironik” se fëmijë që ajo kishte mbajtur në bark dhe që kishte humbur së fundmi nuk ishte i tiji. 40-vjeçari u përpoq ta portretizonte veten si një burrë familjar punëtor dhe viktimën si një grua jobesnike. Në fakt, ai gjithashtu pretendoi se donte të kryente vetëvrasje në burg, ndërsa në deshminë e tij, ai përshkruan edhe mbrojtjen e tij për të ardhmen, duke kërkuar të vlerësohej nga një psikiatër, duke përmendur në thelb një përpjekje të mëparshme për t’i dhënë fund jetës së tij.
    Ai pretendon se donte vetëm ta trembte dhe e goditi me një objekt të mprehtë të përdorur gjatë pjekjes së mishit në skarë. Vihet re se sipas mjekut ligjor, gruaja ka marrë goditje të përsëritura, dy prej të cilave ishin fatale: Një në qafë dhe e dyta në zemër, goditje që në asnjë mënyrë nuk shkaktojnë thjesht “frikë”.
    Në detaje, në dëshminë e tij të ndjesës, 40-vjeçari pohon:
    “Unë dhe gruaja ime patëm një jetë familjare perfekte, të qetë, paqësore, normale për më shumë se 20 vjet, pasi kishim 4 fëmijë, të cilët i rritëm së bashku. Kishim një marrëdhënie të shkëlqyer emocionale dhe jetë dashurore si çift, pa u shqetësuar për asnjë arsye, me përkushtim dhe dashuri.
    Unë punoj ditë e natë si bukëpjekës dhe njëkohësisht si ndërtues, me qëllim që të siguroja të ardhurat e nevojshme për të mbuluar plotësisht jetesën dhe nevojat financiare të familjes sonë prej gjashtë anëtarësh, në mënyrë që fëmijëve tanë të mos u mungojë asgjë, ndërsa gruaja ime ishte e përfshirë në rritjen e tyre, duke punuar herë pas here ose sezonalisht.
    Jeta jonë martesore u trondit veçanërisht pas Pashkëve të vitit 2025, kur mësova dhe zbulova se ajo mbante një marrëdhënie romantike paralele me një burrë tjetër me të cilin kishte komunikim pothuajse të përditshëm dhe shkëmbim të shpeshtë mesazhesh erotike, dhe dyshoj se ajo takohej dhe kryente marrëdhënie seksuale me të, siç rrëfeu ajo pas kujtimeve para meje.
    Ky zhvillim negativ më bezdisi, më zemëroi dhe më çmendi mëngjesin e 22/8/2025 kur, lidhur me këtë çështje, lidhur me vendimin e saj për të prishur marrëdhënien tonë, familjen e saj që e krijuam me shumë mund në kombinim me zbulimin se fetusi me të cilin ishte shtatzënë pak kohë më parë dhe e humbi, nuk ishte i imi, një njoftim që ajo bëri me një ton shumë ofendues dhe ironik, një deklaratë që më preku brutalisht si burrë, duke rezultuar që unë të çmendem, në një gjendje të keqe mendore të vluar dhe me çrregullim serioz të funksioneve të mia mendore, për të kapur një objekt të mprehtë me majë, një thikë që e përdornim për të pjekur mish në ballkon pa e planifikuar, pa qëllim për ta vrarë, me turbullirë mendore për t’i shkaktuar goditje në gjoks dhe qafë pa e kuptuar se ajo ishte fatale dhe kështu do t’i merrja jetën, gjë që nuk e kërkova në asnjë rrethanë. Nuk kisha një qëllim të tillë kriminal. Ajo më nënvlerësoi në mënyrën më të përbuzshme.
    Jam penduar sinqerisht për aktin tim të shëmtuar, dua t’u kërkoj falje në radhë të parë 4 fëmijëve të mi, të afërmve të saj, shoqërisë për tragjedinë që shkaktova pa dashje, pavarësisht nëse u provokova brutalisht dhe u ndjeva thellësisht i ofenduar.
    Do të doja ta ktheja kohën pas, nëse gruaja ime do të ishte gjallë, nëse do të isha në vendin e saj, jam fjalë për fjalë i shkatërruar, i tronditur dhe i shkatërruar mendërisht, i dëshpëruar dhe pardje mendova në qendrën e paraburgimit t’i jepja fund jetës sime me dhunë.
    Ndihem i kaqardhur dhe fajtor për humbjen e parakohshme, vrasjen e gruas sime, e dënoj veten që nuk zgjodha rrugën e arsyes dhe vetëpërmbajtjes në kërkim të zgjidhjes së martesës sonë, të cilën i ndjeri nuk e respektoi, në mënyrë që debati intensiv, grindja e 22/8/2025 të mos përshkallëzohej, devijojë dhe arrijë në krim.
    Mohoj kategorikisht se kam qenë i dhunshëm me të, se kam përdorur dhunë fizike ndaj saj ose e kam detyruar me forcë ose kërcënim të kryejë marrëdhënie seksuale pa vullnetin e saj, nuk korrespondon me realitetin dhe është një pretendim i rremë, përndryshe ajo do të më kishte denoncuar për çdo incident të dhunës në familje.
    Kërkoj kryerjen e menjëhershme të një ekzaminimi psikiatrik, me qëllim përcaktimin nëse vuaj nga ndonjë sëmundje mendore, duke qenë se isha shtruar në spital në një strukturë psikiatrike nga e cila u lirova së fundmi pas një shtrimi tre-ditor të pavullnetshëm pas një tentative vetëvrasjeje dhe më ishin dhënë ilaçe që ende i marr, më diagnostikuan me një çrregullim ankthi dhe konfuzion që u shfaq së fundmi dhe u përkeqësua, me qëllim përcaktimin nëse jam i justifikuar të marr një imputim të reduktuar. “