Tag: qëllim

  • A i keni harruar ndonjëherë qëllimet tuaja? Këto 3 shenja të horoskopit nuk dorëzohen kurrë

    A i keni harruar ndonjëherë qëllimet tuaja? Këto 3 shenja të horoskopit nuk dorëzohen kurrë

    Sa herë keni shkruar një qëllim në listën tuaj apo e keni vendosur në “vision board”, vetëm për ta harruar disa javë më vonë? Është e lehtë të entuziazohesh nga një ëndërr e madhe ose një qëllim afatgjatë, por e vështirë është ta ndjekësh deri në fund. 
    Ndërsa ecni drejt realizimit të një qëllimi, është normale të ndiheni të lodhur ose të zhgënjyer kur rruga bëhet më e vështirë se sa e kishit parashikuar. Dhe në këto momente, shumica dorëzohen. 
    Por, ka edhe nga ata që vazhdojnë edhe kur dyshojnë, derisa të arrijnë aty ku kanë ëndërruar. 
    Sipas astrologjisë, tre shenja dallohen për këmbënguljen, disiplinën dhe kokëfortësinë e tyre. Kur vendosin një qëllim, qoftë në karrierë, marrëdhënie apo udhëtime, nuk ndalen derisa ta realizojnë. 
    Demi 
    Nëse ka një shenjë që di të presë, është padyshim Demi. Të durueshëm dhe të vendosur, nuk heqin dorë lehtë nga ajo që kanë vënë në mendje. Mund të zgjasë, por nuk harrojnë kurrë atë që duan. 
    Si shenjë Toke, investojnë kohë dhe energji për të ndërtuar baza të qëndrueshme në jetën e tyre. Të udhëhequr nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe kënaqësisë, shpesh synojnë një jetë më cilësore dhe më të bukur. Kjo vetë është një forcë shtytëse për ta. 
    Akrepi 
    Akrepat njihen për pasionin dhe intensitetin e tyre – cilësi që i bëjnë jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj qëllimeve. Kur i premtojnë vetes diçka, rrallë kthehen pas. Mund të lodhen ose të ndihen të rraskapitur, por besimi i tyre në atë që ndjekin i jep forcë. 
    Shpesh motivohen nga e kaluara ose nga dëshira për t’u provuar të tjerëve se kishin të drejtë. Çfarëdo që i shtyn përpara, një gjë është e sigurt: nuk dorëzohen. 
    Bricjapi 
    Bricjapi është “lojtari strategjik” i zodiakut. Disiplinuar, i organizuar dhe shpesh punëtor i palodhur, ai ka aftësinë e rrallë për të ndarë një qëllim të madh në hapa të vegjël dhe të realizueshëm dhe t’i ndjekë një nga një. 
    I udhëhequr nga Saturni, planeti i strukturës dhe përgjegjësisë, ai gjen qetësi në faktin se ka diçka për të cilën punon. Qoftë një ndryshim i madh në karrierë, apo një udhëtim i rëndësishëm, Bricjapi di të organizohet, të kursejë dhe të këmbëngulë, derisa ta arrijë. 
     

  • Shenjat e Horoskopit që nuk dorëzohen kurrë

    Shenjat e Horoskopit që nuk dorëzohen kurrë

    Sa herë keni shkruar një qëllim në listën tuaj apo e keni vendosur në “vision board”, vetëm për ta harruar disa javë më vonë? Është e lehtë të entuziazohesh nga një ëndërr e madhe ose një qëllim afatgjatë, por e vështirë është ta ndjekësh deri në fund.
    Ndërsa ecni drejt realizimit të një qëllimi, është normale të ndiheni të lodhur ose të zhgënjyer kur rruga bëhet më e vështirë se sa e kishit parashikuar. Dhe në këto momente, shumica dorëzohen.
    Por, ka edhe nga ata që vazhdojnë edhe kur dyshojnë, derisa të arrijnë aty ku kanë ëndërruar.

    Sipas astrologjisë, tre shenja dallohen për këmbënguljen, disiplinën dhe kokëfortësinë e tyre. Kur vendosin një qëllim, qoftë në karrierë, marrëdhënie apo udhëtime, nuk ndalen derisa ta realizojnë.
    Demi
    Nëse ka një shenjë që di të presë, është padyshim Demi. Të durueshëm dhe të vendosur, nuk heqin dorë lehtë nga ajo që kanë vënë në mendje. Mund të zgjasë, por nuk harrojnë kurrë atë që duan.
    Si shenjë Toke, investojnë kohë dhe energji për të ndërtuar baza të qëndrueshme në jetën e tyre. Të udhëhequr nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe kënaqësisë, shpesh synojnë një jetë më cilësore dhe më të bukur. Kjo vetë është një forcë shtytëse për ta.
    Akrepi
    Akrepat njihen për pasionin dhe intensitetin e tyre – cilësi që i bëjnë jashtëzakonisht të përkushtuar ndaj qëllimeve. Kur i premtojnë vetes diçka, rrallë kthehen pas. Mund të lodhen ose të ndihen të rraskapitur, por besimi i tyre në atë që ndjekin i jep forcë.

  • Tentoi të trafikonte 14-vjeçaren për prostitucion në Kosovë, arrestohet 22-vjeçari

    Tentoi të trafikonte 14-vjeçaren për prostitucion në Kosovë, arrestohet 22-vjeçari

    Foto ilustruese

    KUKËS- Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kukës, pasi po trafikonte një 14-vjeçare me qëllim trafikimin e saj drejt Kosovës.
    Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe.      
    Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë.   
    Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit: 
    E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”; 
    A. K., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
    Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa.
    Vijojnë hetimet për rastin.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.   

  • Kapen me doza kanabisi me qëllim shitjen, arrestohen katër shtetas gjermanë në Shëngjin

    Kapen me doza kanabisi me qëllim shitjen, arrestohen katër shtetas gjermanë në Shëngjin

    Katër shtetas gjermanë janë arrestuar në Gjermani pasi janë kapur me doza kanabisi gati për shitje.

    Sipas policisë, droga u gjet pranë një automjeti të tipit ‘Dacia’, ndërsa mësohet se në pranga ranë shtetasit me iniciale L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.
    Njoftimi:
    Posedonin lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 4 shtetas gjermanë.
    Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që ata përdornin.
    Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
    Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani.
    Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”, në të cilin u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Top Channel

  • Grabiti “Benz”-in dhe e dërgoi për skrap, arrestohet hajduti i makinës në Tiranë

    Grabiti “Benz”-in dhe e dërgoi për skrap, arrestohet hajduti i makinës në Tiranë

    pamje nga policia

    TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se dje ka vjedhur një automjet me qëllim shitjen e tij për skrap. Mësohet se Armando Alushi pasi vodhi makinën në rrugën “Niko Avrami”, në kryeqytet, e kishte dërguar në një pikë skrapi për ta shitur. Po ashtu, edhe pronari i pikës së skrapit u procedua penalisht, pasi gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.

    Njoftimi: 
    Tiranë/ Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari.
    Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit.
    Gjendet dhe sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Niko Avrami” ishte vjedhur një automjet, menjëherë organizuan punën me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
    Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij.
    Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari

    Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari

    Policia njofton përmes një publikimi video se në Tiranë është vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap.Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit.Gjendet dhe sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Niko Avrami” ishte vjedhur një automjet, menjëherë organizuan punën me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij.Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Arrestohet 42-vjeçari/ Vodhi një automjet me qëllim shitjen e tij për skrap (EMRI)

    Arrestohet 42-vjeçari/ Vodhi një automjet me qëllim shitjen e tij për skrap (EMRI)

    Një 42-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ditën e djeshme kishte vjedhur një automjet në rrugën “Niko Avrami” po në kryeqytet me qëllim shitjen për skrap.
    Pas marrjes së njoftimit të ditës së djeshme se një automjet në pronësi të E. A., ishte vjedhur në Tiranë, policia nisi menjëherë hetimet dhe vendosi në pranga Armando Alushin.
    Alushi pasi e kishte vjedhur automjetin, e kishte dërguar në një pikë skrapi ku e kishte shitur. Sakaq, nën hetim është vënë dhe 38-vjeçari B. Gj., pronar i pikës së skrapit, ku u gjet automjeti i vjedhur.
    Njoftimi i Policisë:
    “Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari.
    Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit. Gjendet dhe sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Niko Avrami” ishte vjedhur një automjet, menjëherë organizuan punën me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
    Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij.
    Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

  • Ambasada amerikane pezullon pa afat dialogun strategjik me Kosovën

    Ambasada amerikane pezullon pa afat dialogun strategjik me Kosovën

    Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak “të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”, ka thënë ambasada amerikane.
    “Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri i përkohshëm Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”.
    “Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar. Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës”.

  • Sot në Print- 10 Shtator 2025

    Sot në Print- 10 Shtator 2025

    Sot.com.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin në plan të parë. Ky portal informativ është një alternativë e re që rreket të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë. Përvoja e gjatë dhe nevoja për të shkuar sa më pranë të vërtetës, janë vijat mbi të cilat do të shkruajë media jonë.

  • Operacioni “Blic”, arrestohet 62-vjeçari me automatik në Tiranë

    Operacioni “Blic”, arrestohet 62-vjeçari me automatik në Tiranë

    Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kap me një automatik me qëllim për ta shitur. Policia njofton se Ramiz Bami u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante automatikun.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të hetimeve dhe kontrolleve, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin “Blic”, gjatë të cilit vunë në pranga shtetasin R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ai u kap në flagrancë, në rrugën “Mine Peza”, duke lëvizur me një automjet tip “Benz”, në të cilin mbante dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri automatike me municion”.
    Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit, krehri, fishekët dhe automjetin e 62-vjeçarit. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e përfshirë në këtë rast.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.