Tag: qelizat

  • Shkencëtarët po i kthejnë qelizat e lëkurës në vezë dhe spermatozoide, gjë që mund t’i japë fund infertilitetit

    Shkencëtarët po i kthejnë qelizat e lëkurës në vezë dhe spermatozoide, gjë që mund t’i japë fund infertilitetit

    Shkencëtarët po zhvillojnë metoda të reja për prodhimin masiv të spermës dhe vezëve në laborator, të cilat mund të zgjidhin problemet e infertilitetit për shumë njerëz, por gjithashtu sjellin shqetësime etike dhe kërkojnë një rishikim të ligjeve mbi fertilitetin. Vezët dhe spermatozoidet e krijuara në laborator, të njohura si gamete in-vitro (IVG), mund të bëhen realitet brenda një dekade.

    IVG-të krijohen nga qelizat e lëkurës ose qelizat staminale të ribërë gjenetikisht, duke ofruar mundësi për zgjidhjen e infertilitetit, duke mundësuar që çdo individ të ketë fëmijë biologjikë dhe madje duke hequr kufizimet e moshës për konceptimin. Kjo teknologji hap mundësi për “prindërimin solo,” ku si vezët ashtu edhe spermatozoidet mund të nxirren nga i njëjti individ, duke ngritur shqetësime për sëmundjet gjenetike recesive për shkak të mungesës së diversitetit gjenetik.

    Ndërkohë që prindërimi solo ka të ngjarë të ndalohet, “prindërimi i shumëfishtë,” ku dy çifte kontribuojnë material gjenetik për të krijuar një embrion, mund të merret në konsideratë, pasi ka më pak rreziqe biologjike dhe ka disa precedentë socialë. Disa shqetësime etike përfshijnë mundësinë e një skanimi të gjerë të embrioneve, duke çuar në një formë të eugenikës, dhe mundësinë e shtatzënive me rrezik më të lartë tek nënat më të moshuara.

    Kërkuesit tashmë kanë prodhuar me sukses majmunë të shëndetshëm duke përdorur vezë të krijuara në laborator. Në një studim revolucional të publikuar në revistën Nature në vitin 2023, shkencëtarët në Japoni krijuan vezë funksionale krejtësisht nga qelizat staminale. Këto vezë u fekonduan dhe u implantuan në majmunë femra, duke çuar në lindjen e pasardhësve të shëndetshëm dhe fertilë.

    Po ashtu, ata prodhuan majmunë të shëndetshëm me dy baballarë biologjikë. Ata krijuan vezë nga qelizat e lëkurës së majmunëve mashkullë dhe përdorën këto vezë për të prodhuar pasardhës, duke treguar mundësitë e teknologjisë IVG për të revolucionarizuar mundësitë riprodhuese.

    Ndërsa aplikimi i kësaj teknologjie tek njerëzit ende është në fazën e hetimit, suksesi me majmunët ofron një bazë premtuese për përparime të ardhshme në mjekësinë riprodhuese.

  • Vrau Ilaria Sulën dhe valixhen me trupin e saj e hodhi nga shkëmbi, Samson u ndihmua edhe nga dy shokë,  u ‘tradhtuan’ nga qelizat e celularit të viktimës

    Vrau Ilaria Sulën dhe valixhen me trupin e saj e hodhi nga shkëmbi, Samson u ndihmua edhe nga dy shokë, u ‘tradhtuan’ nga qelizat e celularit të viktimës

    Jo vetëm nëna e tij Nors Marlapz, por edhe dy shokë të Mark Samson mund ta kenë ndihmuar 23-vjeçarin në fazat pas vrasjes së Ilaria Sulës.

    Ndërkohë që e ëma e vrasësit ka pranuar rolin e saj në krim duke fshirë gjurmët e gjakut në banesë dhe është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e kufomës, ka dyshime se dy shokët e Mark mund të kenë kontribuar në asgjësimin e trupit studentes shqiptare, ose e kanë ditur për krimin dhe kanë mbrojtur 23-vjeçarin filipinas.

    Gjëja e parë që ngre dyshime janë qelizat telefonike me të cilat është lidhur celulari i viktimës pas vdekjes së saj, kur Mark vazhdonte të dërgonte mesazhe për të mashtruar të afërmit dhe miqtë e Ilarias.

    Qelizat e celularit të saj përputhen me vendbanimin e dy të dyshuarve të cilët tashmë janë marrë në pyetje nga hetuesit dhe kanë mohuar të gjitha akuzat. Por janë edhe vështirësitë që ka hasur Marku për t’u treguar efektivëve vendin e saktë se ku e kishte hedhur trupin e viktimës ajo që ngre dyshime.

    Së fundi, ekziston hipoteza e mbulimit të krimit. Gjyqtari hetues shkruan: “Ekziston rreziku konkret që Samson mund të ndikojë në tek provat, telefoni i vajzës nuk është gjetur ende dhe dinamika e fshehjes së trupit të Ilarias s’është e qartë gjithashtu për shkak të rolit të një personi të tretë”.

    Dhe gjyqtari shtoi: “Gjatë marrjes në pyetje, megjithëse pranoi se kishte dërguar një sërë mesazhesh te miqtë dhe babai i Ilaria-s, Samson në mënyrë të pashpjegueshme refuzoi të përgjigjej për postimin e publikuar në profilin e Ilaria-s në Instagram më 31 mars 2025”.

    Përpjekja e fundit për të mashtruar: “Jam mirë. Ju faleminderit të gjithëve”., shkruhej në postimin në rrjetin social të viktimës. Ndërkohë hetimet janë duke u zhvilluar.

  • Studimi: Nëse nuk flini mjaftueshëm, truri juaj do të nisë të “hajë” vetveten

    Studimi: Nëse nuk flini mjaftueshëm, truri juaj do të nisë të “hajë” vetveten

    Një studim i publikuar në Journal of Neuroscience tregon se mungesa e gjumit mund të shkaktojë shkatërrimin e lidhjeve nervore të shëndetshme në tru.
    Studiuesit zbuluan se disa qeliza të trurit, astrocitet dhe mikroglia, bëhen tepër aktive kur nuk flemë mjaftueshëm, duke eliminuar pjesë të lidhjeve mes neuroneve, një proces që zakonisht ndodh për të pastruar qelizat e vdekura, por që në këtë rast ndikon edhe në lidhjet e shëndetshme.
    Ekspertët analizuan trurin e minjve që kishin fjetur mjaftueshëm dhe atyre që kishin mungesë gjumi për disa ditë.
     
    Ata zbuluan se pas disa netësh pa gjumë, qelizat e trurit nisën të “hanë” pjesë të lidhjeve nervore të shëndetshme. Sa më gjatë të mungojë gjumi, aq më shumë aktivizohen qelizat që prishin këto lidhje.
     
    Kjo mund të shkaktojë dëme në kujtesë, përqendrim dhe rrit rrezikun për sëmundje si Alzheimeri.
    Çfarë do të thotë kjo për ne?
    Nëse nuk flini mjaftueshëm, truri juaj mund të fillojë të dëmtojë veten në vend që të ripërtërijë qelizat dhe të pastrojë toksinat. Ekspertët këshillojnë që të paktën 7-9 orë gjumë në natë janë të domosdoshme për të mbajtur trurin të shëndetshëm dhe për të parandaluar dëmtime afatgjata.

  • Mushkëritë ndihmojnë në prodhimin e gjakut, zbulimi ri: I rëndësishëm për transplantet

    Mushkëritë ndihmojnë në prodhimin e gjakut, zbulimi ri: I rëndësishëm për transplantet

    Palca e kockave ndihmohet në furnizimin e trupit të njeriut me gjak nga mushkëritë. Një studim në revistën shkencore “Blood” ka treguar se organet përgjegjëse për frymëmarrjen janë gjithashtu përgjegjëse për prodhimin e përbërësve bazë të gjakut. Një lajm ky që mund të ketë zhvillime të rëndësishme për transplantin e qelizave staminale te pacientët me sëmundje hematologjike.
    Qelizat staminale hematopoietike janë qeliza paraardhëse, ende të papjekura, të të gjithë elementëve përbërës të gjakut: rruazave të bardha të gjakut, rruazave të kuqe të gjakut dhe trombociteve. Për dekada, mendohej se ato gjendeshin vetëm në palcën e eshtrave, indet e buta brenda zgavrave të kockave (veçanërisht ato të gjata, të sheshta) ose në gjakun e kordonit kërthizor në lindje.
    Vitet e fundit është zbuluar se te minjtë, gjysma e trombociteve, fragmentet e qelizave që ndihmojnë në mpiksjen e gjakut, prodhohen nga mushkëritë. Dhe qelizat burimore të mushkërive të brejtësve prodhojnë gjithashtu qeliza të kuqe të gjakut, megakariocite (pararendësit e trombociteve) dhe disa lloje të qelizave imune. Në një studim të ri, një ekip nga Universiteti i Kalifornisë-San Francisko ka treguar se diçka e ngjashme ndodh edhe te njerëzit.
    Ekipi i shkencëtarëve të udhëhequr nga Mark Looney, Profesor i Mjekësisë dhe Mjekësisë Laboratorike në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, morën mostra të indeve të mushkërive, palcës kockore dhe gjakut nga donatorët dhe krahasuan qelizat brenda tyre. Jo vetëm qelizat staminale hematopoietike u gjetën në mushkëri që ngjanin shumë me ato në palcën e kockave, por ato ishin gjithashtu të pranishme në sasi të ngjashme. Kjo dëshmon se mushkëritë nuk janë një “gomë rezervë” në prodhimin e gjakut.
    Rregullimi fizik i qelizave burimore në enët e gjakut të mushkërive ngjan gjithashtu me atë në palcën e kockave.
    Për të parë nëse qelizat burimore hematopoietike të mushkërive ishin “produktive”, shkencëtarët i lejuan ato të piqen në enët Petri dhe zbuluan se ato ishin po aq aktive sa homologet e tyre, veçanërisht në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe megakariociteve; Kolonitë e qelizave burimore të palcës së eshtrave kishin më shumë gjasa të prodhonin qeliza imune.
    Sipas autorëve të studimit, qelizat staminale hematopoietike në mushkëri përbëjnë një rezervë që aktivizohet sa herë që organizmi ka nevojë për sasi më të mëdha të çdo elementi gjaku.
    Besohet se mushkëritë dhe palca e eshtrave mund t’i dërgojnë njëra-tjetrës qeliza burimore hematopoietike në rast të mungesës në njërin ose tjetrin organ.
    Kur shkencëtarët analizuan nënshkrimin qelizor të qelizave staminale të izoluara për transplantet e palcës së eshtrave, ata zbuluan se një e pesta e tyre vinin nga mushkëritë e donatorëve, jo nga palca e eshtrave. Tani që dimë për ekzistencën e këtyre qelizave staminale, hapet mundësia e shfrytëzimit të tyre për transplante që mund të shpëtojnë jetën e pacientëve me sëmundje të gjakut, si leucemia.

  • “Mbron organizmin nga plakja”, mjekja tregon se çfarë është “vetë-ngrënia” e qelizave të dëmtuara dhe kur ndodh

    “Mbron organizmin nga plakja”, mjekja tregon se çfarë është “vetë-ngrënia” e qelizave të dëmtuara dhe kur ndodh

    Emisioni “Rudina” në Tv Klan pasditen e kësaj të premteje bashkë me mjeken Mimoza Tamizi diskuton për një fenomen mjaft të rëndësishëm për organizmin dhe jetëgjatësinë tonë.
    Autofagjia është një proces biologjik thelbësor për trupin kur qelizat e trupit shpërbëhen dhe përdorin përbërësit e tyre të dëmtuar ose të panevojshëm. Në një kuptim metaforik qelizat mund të hanë njëra-tjetrën gjatë këtij procesi. Ky mekanizëm vepron si një proces natyror i riciklimit dhe ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet dhe plakja. Në kushtet normale autofagjia ndodh më tepër në trup, por ajo aktivizohet gjatë periudhave të urisë ose të stresit qelizor.
    Kur trupi nuk merr ushqim për një periudhë të caktuar kohore, ai fillon që të shkatërrojë pjesët e veta të dëmtuara për të prodhuar energji dhe për të mbijetuar. Procesi mund të fillojë pas 12-16 orësh agjërim, por intensiteti më i madh rritet pas 24-48 orë pa ushqim. Me prejardhje nga greqishtja e vjetër autofagjet do të thotë “vetë-ngrënie”. Koncepti i autofagjisë është studiuar që gjatë viteve ’60, por shkencëtari japonez Yoshinori Ohsumi ishte i pari që bëri zbulime të rëndësishme sa i takon efekteve të saj dhe ndikimin në shëndetin e njeriut.
    Më tej me fjalë më të thjeshta për publikun mjekja Mimoza Tamizi tregoi se në cilat raste ndodh autofagjia.
    “Autofagjia është një proces që ndodh në qelizë, kur kemi një tipo të një dekompozicioni qelizor ose të një autokanibalizmi. Qeliza ha vetveten kur e shikon që ka probleme. Më kryesoret janë ato të dëmtimit të qelizës, bakteret, ose pjesë të disa qelizave që janë të palosura keq, të cilat nuk funksionojnë në këtë mënyrë. Në këtë moment kur trupi e shikon që ka një defekt atëherë fillon të bëjë autofagjinë. Kjo ndodh në mënyrë automatike dhe është një proces i imunitetit tonë, sepse ne që jemi bërë për të autokontrolluar, arrin një moment që kontrollojmë dhe qelizat të cilat duhet të jenë të shëndetshme”, shpjegoi mjekja.