Tag: qelizat

  • Inteligjenca Artificiale krijon ‘bomba’ molekulare kundër kancerit

    Inteligjenca Artificiale krijon ‘bomba’ molekulare kundër kancerit

    Shkencëtarët kanë krijuar një platformë të Inteligjencës Artificiale që mund të përshtasë përbërësit e proteinave dhe të armatosë qelizat imunitare për të luftuar kancerin. Metoda e re , e  publikuar në Science, tregon sesi për herë të parë proteinat mund të dizenjohen në kompjuter për të orientuar qelizat imunitare që të shënjestrojnë ato kancerogjence përmes molekulave pMHC.

    Kjo shkurton ndjeshëm procesin e gjetjes së molekulave vepruese për trajtimin e kancerit nga disa vjet  në javë.

    “Ne po krijojmë një ‘palë’ sy të rinj për sistemin imunitar. Metodat e tanishme për trajtimin e kancerit bazhohen te gjetja e receptorëve të qelizave T në sistemin imunitar të një pacienti ose dhuruesi që mund të përdoren për trajtim. Ky është një proces që kërkon kohë dhe është sfidues. Platforma jonë krijon të dhëna molekulare për të shënjestruar qelizat kancerogjene duke përdorur IA dhe e bën me shpejtësi të pabesueshme, kështu që molekula mund të jetë gati për 4-6 javë”, thotë profesori dhe autori i studimit, Timothy P. Jenkins nga Technical University of Denmark.

    Në studim, shkencëtarët testuan forcën e platformës me një objektiv të njohur kanceri, NY-ESO-1, që gjendet në disa lloje të sëmundjes. Më pas, krijuan një mini-lidhës që ngjitet pas molekulave pMHC të NY-ESO-1. Kur proteina vendosej te qelizat T, krijonte një produkt të veçantë që u quajtën qeliza IMPAC-T të cilat orientonin qelizat T për të vrarë ato kancerogjene, në testet laboratorike.

    Gjithashtu ata krijuan të njëjtën gjë për një qelizë kancerogjene të identifikuar te një pacient me melanomë në metastazë. Kjo tregon se metoda mund të përdoret edhe për imunoterapi të personalizuar kundrejt shënjestrave të reja të kancerit.

    Një hap thelbësor ishte zhvillimi i një kontrolli virtual sigurie. Ekipi përdori IA për të filtruar molekulat që mund të shfaqnin efekte anësore ndaj qelizave të shëndetshme.

    Sipas Jenkins, mund të duhen deri në pesë vite para se metoda e re të jetë gati për testet e para klinike te njerëzit. Kur të jetë gati, procesi do t’u përngjajë trajtimeve të tanishme. Pacientëve do t’u merret një kampion gjaku, qelizat imunitare do të veçohen nga ky kampion gjaku dhe do të modifikohen në laborator për molekulat me IA. Më pas, qelizat e përforcuara imunitare injektohen te pacienti ku veprojnë si bomba duke gjetur dhe larguar qelizat kancerogjene.

  • Dritë shprese për pacientët me Parkinson: Teknologjia franceze rigjallëron qelizat nervore të dëmtuara

    Dritë shprese për pacientët me Parkinson: Teknologjia franceze rigjallëron qelizat nervore të dëmtuara

    Një provë klinike në fazën e hershme në Francë po jep shenja premtuese për trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit, pasi tre pacientë përjetuan rikthim të pjesshëm të funksionit të trurit falë një metode inovative me dritë. Studiuesit nga një qendër kërkimore e lidhur me Spitalin Universitar të Grenoble kanë zhvilluar një teknikë që synon qelizat nervore të dëmtuara duke stimuluar mitokondritë përmes rrezeve drite.

    Neurokirurgu Stephan Chabardès shpjegoi se kjo teknologji drejtohet drejt thellësive të trurit për të rritur funksionin qelizor dhe për të ndalur përparimin e sëmundjes. Pajisja e ndërtuar për këtë qëllim është rezultat i bashkëpunimit të avancuar mes fushave të neurokirurgjisë, elektronikës dhe nanoteknologjisë. Deri tani janë përfshirë shtatë pacientë, dhe te tre prej tyre janë vërejtur përmirësime të dukshme, veçanërisht nën stimulim të vazhdueshëm.

    Sëmundja e Parkinsonit prek rreth 10 milionë njerëz në botë dhe parashikohet që ky numër të dyfishohet deri në vitin 2050. Simptomat përfshijnë dridhje, ngurtësi muskulore dhe ngadalësi lëvizjeje, ndërsa aktualisht nuk ekziston një kurë përfundimtare. Prova e re synon të ngadalësojë dëmtimet neurologjike duke ruajtur sa më gjatë qelizat dopaminergjike.

    Ekspertët paralajmërojnë se rezultatet janë ende shumë të hershme, por të dhënat e para nxisin shpresë për një qasje terapeutike të re, jo-invazive dhe të qëndrueshme. Vetëm pas konfirmimit të efekteve të qëndrueshme, studiuesit do të kalojnë në një provë më të gjerë klinike.

  • A do të jenë ndonjëherë njerëzit të pavdekshëm?

    A do të jenë ndonjëherë njerëzit të pavdekshëm?

    A ka gjasa që të bëhen njerëzit të pavdekshëm?

    Nga Patrick Pester

    Nëse je njeri, do të vdesësh! Ky nuk është mendimi më ngushëllues i mundshëm. Por vdekja është çmimi i pashmangshëm që duhet të paguajmë të gjithë, për shkakun e të qenit gjallë. Megjithatë njerëzit, po bëhen gjithnjë e më të aftë në shtyrjen e datës së vdekjes, pasi ilaçet dhe teknologjitë tona po përparojnë vazhdimisht.

    Nëse jetëgjatësia e njeriut do të vazhdon të rritet, a mund të bëhemi ne një ditë të pavdekshëm? Përgjigja varet nga ajo që mendoni se do të thotë të jesh një njeri i tillë.

    “Unë nuk mendoj se kur njerëzit pyesin mbi pavdekësinë, ata nënkuptojnë në fakt pavdekësinë e vërtetë”. Kështu thotë Suzan Shnajder, filozofe dhe drejtoreshë themeluese e Qendrës për Mendjen e së Ardhmes në Universitetin Atlantik të Floridas. “Nëse dikush, do tapërmirësonte trurin dhe trupin e tij për të jetuar një kohë vërtet të gjatë, ai sërish nuk do të ishte në gjendje të jetonte përtej fundit të Universit”- thekson ajo.

    Shkencëtarët presin që një ditë Universi të shkatërrohet. Por disa shkencëtarë kanë spekuluar për mbijetesën edhe pas kësaj ngjarjeje, siç mendon eksperti Xhon Horgan. Gjithsesi nuk ka gjasa që ndonjë nga njerëzit e gjallë të përjetojë zhdukjen e Universit.

    Shumë njerëz plaken dhe vdesin. Për të jetuar pafundësisht, ne duhet që të ndalim plakjen e trupit. Një grup kafshësh mund ta kenë zgjidhur tashmë këtë problem, prandaj kjo ide nuk është dhe aq e çuditshme sa na duket.

    Hidra janë jo–vertebrorë të vegjël, të ngjashëm me kandilët detit. Ato kanë një qasje të jashtëzakonshme ndaj plakjes. Hidrat përbëhen kryesisht nga qeliza burimore që ndahen vazhdimisht për të krijuar qeliza të reja, kur vdesin qelizat e tyre të vjetra.

    Fluksi i vazhdueshëm i qelizave të reja, i jep mundësi hidrës të përtërijë veten dhe të qëndrojë përgjithmonë e re. “Këto specie duket se nuk plaken ndonjëherë, kështu që ato janëpotencialisht të pavdekshme”- thotë Daniel Martinez, profesor i biologjisë në Kolegjin Pomona në Klermont, Kalifornia.

    Rastri i hidrës tregon se kafshët nuk mund të plaken. Por kjo nuk do të thotë se njerëzit mund të përsërisin zakonet e tyre rigjeneruese. Me një gjatësi prej vetëm 10 milimetrash, hidrat janë të vogla dhe nuk kanë organe. “Ne nuk mund të kopjojmë proceset e tyre, pasi trupat tanë janë super kompleksë”-thekson Martínez.

    Njerëzit kanë qeliza burimore që mund të riparohen dhe madje të rigjenerojnë pjesë të trupit, si për shembull mëlçia. Por trupi i njeriut nuk është i përbërë tërësisht nga këto qeliza, siç ndodh janë hidrat. Kjo gjë ndodh sepse njerëzit kanë nevojë për qeliza për të kryer funksione të tjera, përveç ndarjes dhe krijimit të qelizave të reja.

    Për shembull, qelizat tona të kuqe të gjakut e transportojnë oksigjenin nëpër trup. “Ne i nxisim qelizat të angazhohen për një funksion, dhe duke e bërë këtë, ato e humbasin aftësinë për t’u ndarë. Pra ndërsa qelizat plaken, po kështu ndodh edhe me ne”- shton eksperti.

    Ne nuk mund t’i flakim tej qelizat tona të vjetra siç bëjnë hidrat, pasi kemi nevojë për to. Për shembull, neuronet në tru transmetojnë informacionet. “Ne nuk duam që ato të zëvendësohen. Pasi përndryshe, ne nuk do të kujtojmë dot asgjë”-deklaron Martinez.

    “Hidra mund të frymëzojë kërkime, që t’i lejojnë njerëzit të kenë një jetë më të shëndetshme. Për shembull, duke gjetur mënyra sesi qelizat tona të funksionojnë më mirë me kalimin e moshës”- thekson më tej ai. Gjithsesi Martinez, beson se njerëzit nuk do të arrijnë asnjëherënjë pavdekësi të tillë biologjike.

    Gjithsesi ai mendon se njerëzit tashmë janë të aftë të arrijnë një formë të pavdekësisë. “Unë gjithmonë them se ne njerëzit jemi të pavdekshëm. Shkrimtarët janë për mua të pavdekshëm, pasi ata ndikojnë ende tek ne pas kaq shumë vitesh. Pra unë mendoj se njerëzit do tëmbijetojnë përmes trashëgimisë së tyre”- thotë ai.

    Njeriu që ka jetuar më shumë deri tani është Zhan Kalment nga Franca, që vdiq në moshën 122 vjeçare në vitin 1997. Në një studim të këtij viti, të botuar në revistën “Nature Communications“, studiuesit raportuan se njerëzit mund të jenë në gjendje të jetojnë deri në maksimumi 120–150 vjet, pas së cilës, studiuesit parashikojnë një humbje të plotë të aftësisë së trupit për t’u rikuperuar nga gjëra si sëmundja apo dëmtimet.

    Për të jetuar përtej këtij kufiri, njerëzit do të duhet të ndalojnë plakjen e qelizave dhe të parandalojnë sëmundjet. Ata mund të jenë në gjendje të jetojnë përtej kufijve të tyre biologjikë falë përparimeve të ardhshme teknologjike që përfshijnë nanoteknologjinë.

    Konkretisht përmes prodhimit të materialeve në një shkallë nano, më pak se 100 nanometra (1 miliardi i metrit). Pajisje kaq të vogla mund të udhëtojnë në gjak, dhe ndoshta të parandalojnë plakjen, duke e riparuar dëmtimin e qelizave me kalimin e kohës.

    Po ashtu e ashtuquajtura Nanotech, mund të shërojë sëmundje të caktuara, përfshirë disa lloje kanceri, duke zhdukur qelizat kanceroze nga trupi. Ndërsa teknologjia po përparon, futuristët parashikojnë dy arritje përcaktuese. E para është veçantia, në të cilën ne do të dizajnojmë inteligjencën artificiale (AI) mjaftueshëm të zgjuar për të ridizajnuar vetveten, e cila do të bëhet progresivisht më e zgjuar, derisa të jetë shumë më superiore krahasuar me inteligjencënsonë.

    Hapi i dytë është pavdekësia virtuale, ku ne do të jemi në gjendje të skanojmë trurin tonë, dhe të transferohemi në një mjedis jo-biologjik, si një kompjuter. Studiuesit tashmë kanë hartëzuar lidhjet nervore të një krimbi të rrumbullakët (Caenorhabditis elegans ).

    Si pjesë e projektit “OpenWorm”, ata simuluan trurin e krimbit në një softuer që përsëriste lidhjet nervore dhe e programuan atë softuer për të drejtuar një robot Lego. Më pas vetëroboti nisi të sillej si një krimb i rrumbullakët.

    Shkencëtarët nuk janë ende afër krijimit të një harte me lidhjet midis 86 miliardë neuroneve të trurit të njeriut (krimbat e rrumbullakët kanë vetëm 302 neurone), por përparimet në inteligjencën artificiale mund të na ndihmojnë të arrijmë në atë pikë.

    Marrë me shkurtime “Live Science” / Bota.al

    ObserverKult

    ———————————————————

    Lexo edhe:

    Njerëzit nuk harrohen…nuk mund t’i harrosh…

    Mendoj se njerëzit nuk harrohen. Nuk mund ta harrosh dikë që dikur të bënte të buzëqeshje, që të bënte të të rrihte zemra fort,që të bënte të qaje për orë të tëra. Njerëzit nuk harrohen.Ndryshon mënyra se si i shohim, ndryshon vendi që zënë në jetën tonë. Disa njerëz më kanë bërë të nxjerr anën time më të mirë,e tashmë thjesht përshëndetemi nga larg.Disa njerëz, pavarësisht se më kanë bërë të derdh lot më kanë trazuar jetën…më kanë mësuar të jetoj.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • Pse është kaq i rrallë kanceri i zemrës? Ja shpjegimi i biologes

    Pse është kaq i rrallë kanceri i zemrës? Ja shpjegimi i biologes

    Nga Jo Adetunji – The Conversation

    Me siguri njihni dikë që është prekur nga kanceri. Kjo sëmundje ndodh kur qelizat ndahen në mënyrë të pakontrolluar dhe mund ta sëmurin një person, ndonjëherë shumë rëndë.

    Kanceri mund të ndodhë kudo në trup sepse çdo ind dhe organ përbëhet nga miliarda apo edhe triliona qeliza. Por ka disa pjesë të trupit ku kanceri ndodh shumë më rrallë, si zemra. Studimet tregojnë se vetëm 3 në 10,000 njerëz zhvillojnë kancer të zemrës. Në krahasim, 1 në 20 gra pritet të zhvillojë kancer gjiri. Pse ndodh kjo?

    Unë jam biologe dhe jam e specializuar për enët e gjakut të sistemit kardiovaskular. Një pjesë e madhe e punës sime përqendrohet në mënyrën se si qelizat bashkëveprojnë me mjedisin përreth për të rregulluar funksionimin e indeve dhe organeve. Sëmundja mund të zhvillohet kur diçka nuk shkon mirë.

    Qelizat e zemrës kanë veçori unike që i bëjnë jashtëzakonisht rezistente ndaj kancerit.

    Si fillon kanceri

    Qelizat prodhojnë më shumë qeliza për t’u rritur, për të zëvendësuar ato të vjetra ose të dëmtuara, apo për të riparuar inde të dëmtuara. Ky proces quhet ndarje qelizore. Çdo lloj qelize në trup ndahet me ritme të ndryshme, në varësi të disa faktorëve, përfshirë funksionin e saj dhe moshën e një personi.

    Për shembull, qelizat e një embrioni njerëzor në zhvillim ndahen jashtëzakonisht shpejt, duke kryer katër ndarje brenda tri ditëve. Qelizat që formojnë lëkurën, thonjtë dhe flokët rigjenerohen vazhdimisht gjatë gjithë jetës. Qelizat e kockave ndahen me një ritëm të tillë që ju jep një skelet tërësisht të ri afërsisht çdo 10 vjet.

    Nëse dhe sa shpesh ndahet një qelizë kontrollohet në mënyrë të rreptë nga një seri kontrollesh molekulare. Gjatë ndarjes, gjenet brenda ADN-së dyfishohen dhe ndahen në mënyrë të barabartë në dy qeliza bijë. Dëmtimet në këto gjene, të shkaktuara nga kimikate të dëmshme, drita ultravjollcë ose rrezatim, mund të rezultojnë në mutacione që çojnë në sëmundje. Mutacionet mund të ndodhin edhe rastësisht. Kur ndodhin te gjenet që rregullojnë ndarjen qelizore, mund të zhvillohet kanceri.

    Çfarë i mbron qelizat e zemrës nga kanceri?

    Edhe pse zemra është organi i parë që formohet dhe nis punën gjatë zhvillimit të hershëm, qelizat e saj në moshën e rritur ndahen shumë pak pas lindjes, dhe ndarja bie ndjeshëm pas moshës 20 vjeç. Në fakt, më pak se 50% e qelizave të zemrës zëvendësohen gjatë gjithë jetës mesatare të një njeriu. Kjo do të thotë se gjysma e qelizave të zemrës me të cilat lindni do të vazhdojnë të pompojnë gjak gjatë gjithë jetës suaj.

    Ky ritëm i ulët ndarjeje qelizore në zemrën e rritur ndoshta është mbrojtja kryesore kundër kancerit. Sa më rrallë të ndahet një qelizë, aq më pak mundësi ka për gabime gjatë kopjimit të ADN-së.

    Gjithashtu, zemra është më pak e ekspozuar drejtpërdrejt ndaj faktorëve që shkaktojnë kancer, si drita UV që prek lëkurën ose substanca të thithura në mushkëri, për shkak të pozicionit të saj të mbrojtur në kraharor.

    Fatkeqësisht, ky ritëm i ulët ndarjeje ka edhe disavantazhet e veta, si aftësi e reduktuar për të riparuar apo zëvendësuar qeliza të dëmtuara nga sëmundjet, dëmtimet apo plakja.

    Pse ndodh ende kanceri i zemrës

    Edhe pse zemra është rezistente ndaj kancerit, tumoret mund të formohen përsëri. Kur gjendet kancer në zemër, zakonisht është rezultat i përhapjes së qelizave kancerogjene nga një pjesë tjetër e trupit, një proces që quhet metastazë. Disa lloje kanceri të lëkurës ose në zonën e kraharorit kanë më shumë gjasa të përhapen në zemër, edhe pse kjo është ende e rrallë.

    Kur ndodhin, tumoret e zemrës mund të jenë shumë serioze dhe më agresive se llojet e tjera të kancerit. Një studim që analizoi më shumë se 100,000 raste me kancer në zemër në Shtetet e Bashkuara zbuloi se pacientët që u trajtuan me kirurgji dhe kimioterapi jetuan më gjatë sesa ata që nuk u trajtuan.

    Trajtimi i suksesshëm i kancerit përfshin disa fusha të mjekësisë. Këto përfshijnë kujdesin paliativ, që përqendrohet në lehtësimin e dhimbjes dhe simptomave, si dhe mjekësinë integruese, që merr parasysh lidhjen mendje-trup-shpirt.

    Kanceri i zemrës jep të dhëna për rigjenerimin e zemrës

    Të kuptuarit se si ndahen qelizat e zemrës dhe çfarë e ndryshon këtë proces jep të dhëna për sëmundjet dhe ndihmon në formësimin e trajtimeve të reja.

    Për shembull, kërkimet mbi ndarjen e qelizave të zemrës ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë pse zemra nuk shërohet mirë pas një ataku kardiak. Studiuesit zbuluan se, edhe pse zemrat e dobësuara kanë më shumë qeliza që ndahen sesa zemrat e shëndetshme, ato ende kanë nevojë për ndihmë për të shëruar plotësisht.

    Teknologjitë e reja, si aftësia për të riprogramuar qelizat e gjakut në qeliza të zemrës, u kanë mundësuar studiuesve të krijojnë modele të reja për studimin e sëmundjeve të zemrës, me synimin që një ditë të arrijnë rigjenerimin e saj. Kjo hap dyert për trajtime të reja për sëmundjet e zemrës, përfshirë edhe kancerin.

    Të kuptuarit pse nuk ndodh kanceri është po aq e rëndësishme për zhvillimin e trajtimeve të reja dhe më të mira sa edhe të kuptuarit pse ndodh. Përgjigjet e të dyja pyetjeve ndodhen, fjalë për fjalë, në zemër.

  • Pediatrit ju ndalojnë kategorikisht t’i hidhni, dhëmbët e qumështit mund t’i shpëtojnë jetën fëmijës

    Pediatrit ju ndalojnë kategorikisht t’i hidhni, dhëmbët e qumështit mund t’i shpëtojnë jetën fëmijës

    Në çdo shoqëri ekzistojnë bestytni të ndryshme, sipas të cilave dhëmbët e qumështit konsiderohen si ogur fatsjellës. Ka nga ata që i hedhin mbi çati dhe u thonë të vegjëlve se i merr lejleku fluturues dhe sjell dhëmbë të rinj. Ose i fshehin nën jastëk duke u thënë fëmijëve se të nesërmen do të gjejnë monedha aty poshtë. Cilado qoftë historia, realiteti është i njëjtë, të gjithë i hedhim dhëmbët e parë të qumështit.

    Por një studim i bërë nga National Institute of Dental and Craniofacial Research ju ndalon rreptësisht të bëni këtë gjë. Kërkimet e ndryshme kanë provuar se dhëmbët e qumështit janë të pasura me qeliza staminale. Nëse fëmija juaj shfaq probleme shëndetësore në të ardhmen, ju mund të përdorni qelizat staminale të dhëmbëve të tij për të ndërtuar qeliza të reja.
    Një tjetër rezultat që befasoi shkencëtarët është se qelizat staminale të dhëmbëve të qumështit janë qelizat më të mira të trupit të njeriut.

    Qelizat staminale njihen ndryshe edhe si tullat ndërtuese të jetës. Ato janë qeliza nënë që kanë potencial për të prodhuar qeliza të reja. Kjo është edhe arsyeja që vitet e fundit qelizat staminale ruhen në banka të ndryshme gjaku.

  • Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

    Aktiviteti fizik parandalon sëmundjet tumorale

    Aktiviteti fizik është armë e fortë në parandalimin e sëmundjeve kancerogjene. Jo vetëm kaq, por rrit edhe efikasitetin e terapive onkologjike, dhe e arrin këtë pasi është në gjendje të ndryshojë mikrobiotën intestinale.
    Sipas një studimi të Universitetit të Pittsburgh, ndryshimi që shkakton te kjo e fundit ndikon te qelizat imunitare, duke i shtuar efikasitetin për të vrarë qelizat tumorale.
    Deri tani, provat dhe eksperimentet në laborator kanë treguar se kaviet që kishin aktivitet gjatë një periudhe 4-javore, patën tumore më të vegjël dhe më tepër mundësi për mbijetesë, benefite që u zhdukën pas terapisë me antibiotikë.
    Pra, bakteret intestinale luajnë rol të mirë, dhe është vërtetuar se të ushtruarit nxit numrin e tyre, që më pas ushtrojnë rol vendimtar te mbrojtja dhe aktivizimi imunitar që lufton qelizat e sëmura.
    Po ashtu, rezultoi se organizmi që ushtrohet fizikisht ka një kontroll shumë më të mirë e efikas ndaj patologjive të rënda. Klan News

  • Flokët e thinjura nuk shkaktohen nga mosha, stresi djeg qelizat e pigmentit nga brenda

    Flokët e thinjura nuk shkaktohen nga mosha, stresi djeg qelizat e pigmentit nga brenda

    Ngjyra juaj natyrale mund të rikthehet kur të jeni më pak të stresuar.

    Studimet e fundit shkencore tregojnë se flokët e thinjur nuk janë vetëm një shenjë e plakjes, por shpesh janë pasqyrë e reagimit të trupit ndaj stresit.

    Një studim i vitit 2021 nga Universiteti i Columbia dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA (NIH) zbuloi se stresi mund të dëmtojë qelizat burimore përgjegjëse për prodhimin e pigmentit në folikulat e flokëve, duke bërë që flokët të rriten të zeza në gri.

    Kur nivelet e stresit u ulën, disa pjesëmarrës vunë re se flokët e tyre e rifituan ngjyrën natyrale—pa bojëra, pa trajtime, vetëm rikuperim biologjik.

    Meqë flokët rriten rreth 1 cm në muaj, ata funksionojnë si një kronologji: shkencëtarët i lidhën segmentet gri me periudha të larta stresi (si divorci ose lodhja ekstreme) dhe panë kthimin e ngjyrës pas periudhave të pushimeve.

    Ky proces lidhet me kortizolin, stresin oksidativ dhe funksionin mitokondrial.

    Kjo do të thotë se thinjat e parakohshme, veçanërisht në të 20- dhe 30-tat, mund të jetë një sinjal alarmi, jo vetëm një çështje gjenetike.

    Flokët tuaj mund t’ju tregojnë se diçka më e thellë po ndodh në trupin tuaj—mjafton t’u kushtoni vëmendje.

  • Vetëm një javë zhytje në ujë të ftohtë, nuk do ta besoni se çfarë ndodh me qelizat

    Vetëm një javë zhytje në ujë të ftohtë, nuk do ta besoni se çfarë ndodh me qelizat

    Zhytja në ujë të ftohtë nuk është vetëm një ndjesi freskuese, por edhe një praktikë me përfitime të mundshme për shëndetin.

    Një studim i ri nga Universiteti i Otavës, i botuar në revistën Advanced Biology, zbulon se ekspozimi i përditshëm ndaj temperaturave të ulëta përmes zhytjes ndikon në funksionin qelizor dhe mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes.

    Sipas shkencëtarëve, vetëm pas një jave ekspozimi ndaj të ftohtit përmirësohen mekanizmat e ‘pastrimit qelizor’ përmes procesit të autofagjisë, një mekanizëm natyror që lejon qelizat të largojnë përbërësit e dëmtuar.

    Në studim u vërejtën ndryshime të rëndësishme në nivel qelizor, përfshirë:

    -Aktivizimin e autofagjisë (riciklim qelizor)

    -Reduktimin e apoptozës (vdekja e programuar e qelizave)

    -Uljen e shënuesve të inflamacionit

    Fiziologu kryesor i studimit, Glen Kenny, theksoi:
    “Ne u habitëm nga përshtatja e shpejtë e trupit. Kjo mund të parandalojë sëmundje të caktuara dhe ndoshta të ngadalësojë plakjen në nivel qelizor. Është si një rishikim i plotë i mekanizmave mikroskopikë të trupit tuaj.”

    Zhytjet e para në ujë me temperaturë 14°C shkaktuan një reaksion të mprehtë, në ditët e para u regjistrua një mosfunksionim i proceseve të autofagjisë dhe rritje e apoptozës, që tregon se qelizat fillimisht dëmtoheshin në vend që të riparoheshin.

    Megjithatë, nga dita e tretë u pa një ‘kthesë’, ku trupi kalonte gradualisht nga proceset shkatërruese në ato të riparimit.

    Kelli King, fiziologe dhe anëtare e ekipit kërkimor, shpjegoi:
    “Në fund të aklimatizimit, vunë re një përmirësim të ndjeshëm të rezistencës qelizore ndaj të ftohtit tek pjesëmarrësit. Kjo sugjeron se aklimatizimi ndaj të ftohtit ndihmon trupin të reagojë më mirë ndaj kushteve ekstreme mjedisore.”

    Përmirësimi në funksionin e autofagjisë ka implikime të rëndësishme afatgjata për shëndetin, duke ndihmuar në parandalimin e shumë sëmundjeve kronike, përfshirë ato neurodegjenerative, kardiovaskulare dhe metabolike.

    Funksionimi i mirë i autofagjisë është gjithashtu kyç për ruajtjen e homeostazës qelizore.

    Megjithatë, studimi ka kufizime: mostra ishte e vogël, vetëm 10 burra të shëndetshëm, dhe kushtet u zhvilluan në një mjedis të kontrolluar, pa ndikimin e ajrit të ftohtë.

    Megjithatë, rezultatet sugjerojnë se zhytja e rregullt në ujë të ftohtë mund të jetë një metodë e thjeshtë dhe natyrale për të forcuar mbrojtjen e trupit. Përshtatja graduale ndaj temperaturave të ulëta duket se transformon një stres fillimisht të dëmshëm në një stimul të dobishëm për organizmin, një fenomen i njohur si hormesis. Syri.net-iefimerida

     

  • Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

    Prodhohet në laborator minipankreasi/ Ja si krijohet hormoni i insulinës

    Krijohen në laborator miniorganet e para, modele të thjeshtuara të organeve të njeriut. Kjo është një arritje mjaft e rëndësishme, pasi konsiderohet premtuese për krijimin e terapive të reja, kryesisht për diabetin.
    Ekipi kërkimor i Mjekësisë Molekulare Max Delbrück ka arritur të rikrijojë pankreasin, duke formuar grupime qelizash që prodhojnë hormonin thelbësor, insulinën.
    Deri më sot, të gjitha kërkimet për funksionimin e këtyre qelizave kaq komplekse kanë dështuar. Ndërsa kësaj here, pas 5 vitesh përpjekje, është arritur të organizohen qelizat me një rrjet enësh gjaku. Kjo e bëri të mundur që qelizat prodhuese të insulinës të piqeshin, duke u bërë mjaft të ngjashme me ato të pankreasit real.
    Autorët e studimit i kanë transplantuar këto qeliza tek kaviet diabetike, dhe qelizat përgjegjëse për rregullimin e insulinës kanë rezultuar efikase. Ndërkohë, pas 19 javësh, nuk kishte më shenja të sëmundjes, çka është mjaft shpresëdhënëse për të ardhmen e terapive për diabetikët. Klan News
     

  • Zbulohet origjina e kancerit të mushkërive që prek kryesisht duhanpirësit

    Zbulohet origjina e kancerit të mushkërive që prek kryesisht duhanpirësit

    Një grup shkencëtarësh britanikë ka zbuluar origjinën qelizore të një forme të zakonshme të kancerit të mushkërive, që është ngushtësisht e lidhur me pirjen e duhanit. Në një studim të botuar në Science, ata zbuluan se pirja e duhanit dëmton qelizat bazë të trakesë (organi që lidh laringun me bronket), duke i bërë ato të dominojnë mbi llojet e tjera të qelizave dhe të pushtojnë pjesë të mëdha të mushkërive.
    “Ne zbuluam se një nëngrup qelizash që shprehin gjenin Krt5 bëhet dominues dhe fillon të zhvendosë qelizat normale. Zgjerimi bëhet i dukshëm dhe pasardhësit e disa qelizave origjinale të trakesë pushtojnë qelizat normale, në disa raste duke populluar lobe të tëra të mushkërive. Janë këto qeliza që në fund formojnë tumore”, shpjegon Sam Janes, Profesor i Mjekësisë Respiratore në University College London dhe autor kryesor i studimit.
    Ky dëmtim çon në krijimin e lezioneve prekanceroze, që në fund zhvillohen në karcinomën me qeliza skuamoze, një nga format më të zakonshme të kancerit të mushkërive.
    Kanceri i mushkërive është një shkak kryesor i vdekjes në vendet e industrializuara, dhe faktori më i zakonshëm i rrezikut është pirja e duhanit. Kanceri i mushkërive me qeliza skuamoze, ose karcinoma me qeliza skuamoze, është një tumor malinj i mushkërive që zhvillohet kur qelizat grumbullojnë dëmtime për shkak të ekspozimit ndaj toksinave.
    Zbulimi ndihmon në kuptimin e kalimit të qelizave të shëndetshme në qeliza kancerogjene dhe mund të çojë në përmirësimin e diagnostikimit të hershëm, duke rritur mundësitë e trajtimit dhe parandalimit të kancerit të mushkërive.
    Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim të çojë në zhvillimin e metodave për të identifikuar ndryshimet në qelizat bazale përpara se ato të shndërrohen në tumore, duke mundësuar diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të mushkërive.