Tag: qeliza

  • Pediatrit ju ndalojnë kategorikisht t’i hidhni, dhëmbët e qumështit mund t’i shpëtojnë jetën fëmijës

    Pediatrit ju ndalojnë kategorikisht t’i hidhni, dhëmbët e qumështit mund t’i shpëtojnë jetën fëmijës

    Në çdo shoqëri ekzistojnë bestytni të ndryshme, sipas të cilave dhëmbët e qumështit konsiderohen si ogur fatsjellës. Ka nga ata që i hedhin mbi çati dhe u thonë të vegjëlve se i merr lejleku fluturues dhe sjell dhëmbë të rinj. Ose i fshehin nën jastëk duke u thënë fëmijëve se të nesërmen do të gjejnë monedha aty poshtë. Cilado qoftë historia, realiteti është i njëjtë, të gjithë i hedhim dhëmbët e parë të qumështit.

    Por një studim i bërë nga National Institute of Dental and Craniofacial Research ju ndalon rreptësisht të bëni këtë gjë. Kërkimet e ndryshme kanë provuar se dhëmbët e qumështit janë të pasura me qeliza staminale. Nëse fëmija juaj shfaq probleme shëndetësore në të ardhmen, ju mund të përdorni qelizat staminale të dhëmbëve të tij për të ndërtuar qeliza të reja.
    Një tjetër rezultat që befasoi shkencëtarët është se qelizat staminale të dhëmbëve të qumështit janë qelizat më të mira të trupit të njeriut.

    Qelizat staminale njihen ndryshe edhe si tullat ndërtuese të jetës. Ato janë qeliza nënë që kanë potencial për të prodhuar qeliza të reja. Kjo është edhe arsyeja që vitet e fundit qelizat staminale ruhen në banka të ndryshme gjaku.

  • Zbulohet origjina e kancerit të mushkërive që prek kryesisht duhanpirësit

    Zbulohet origjina e kancerit të mushkërive që prek kryesisht duhanpirësit

    Një grup shkencëtarësh britanikë ka zbuluar origjinën qelizore të një forme të zakonshme të kancerit të mushkërive, që është ngushtësisht e lidhur me pirjen e duhanit. Në një studim të botuar në Science, ata zbuluan se pirja e duhanit dëmton qelizat bazë të trakesë (organi që lidh laringun me bronket), duke i bërë ato të dominojnë mbi llojet e tjera të qelizave dhe të pushtojnë pjesë të mëdha të mushkërive.
    “Ne zbuluam se një nëngrup qelizash që shprehin gjenin Krt5 bëhet dominues dhe fillon të zhvendosë qelizat normale. Zgjerimi bëhet i dukshëm dhe pasardhësit e disa qelizave origjinale të trakesë pushtojnë qelizat normale, në disa raste duke populluar lobe të tëra të mushkërive. Janë këto qeliza që në fund formojnë tumore”, shpjegon Sam Janes, Profesor i Mjekësisë Respiratore në University College London dhe autor kryesor i studimit.
    Ky dëmtim çon në krijimin e lezioneve prekanceroze, që në fund zhvillohen në karcinomën me qeliza skuamoze, një nga format më të zakonshme të kancerit të mushkërive.
    Kanceri i mushkërive është një shkak kryesor i vdekjes në vendet e industrializuara, dhe faktori më i zakonshëm i rrezikut është pirja e duhanit. Kanceri i mushkërive me qeliza skuamoze, ose karcinoma me qeliza skuamoze, është një tumor malinj i mushkërive që zhvillohet kur qelizat grumbullojnë dëmtime për shkak të ekspozimit ndaj toksinave.
    Zbulimi ndihmon në kuptimin e kalimit të qelizave të shëndetshme në qeliza kancerogjene dhe mund të çojë në përmirësimin e diagnostikimit të hershëm, duke rritur mundësitë e trajtimit dhe parandalimit të kancerit të mushkërive.
    Shkencëtarët shpresojnë që ky zbulim të çojë në zhvillimin e metodave për të identifikuar ndryshimet në qelizat bazale përpara se ato të shndërrohen në tumore, duke mundësuar diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të mushkërive.

  • Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

    Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

    Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto qeliza nuk funksionojnë si duhet.

    Kjo nënkupton një mungesë të hemoglobinës – substancës që bart oksigjenin në trup dhe ndihmon në largimin e dioksidit të karbonit. Nëse këto procese ndërpriten, organizmi mund të rrezikohet nga helmimi me dioksid karboni.

    Shkaqet e anemisë janë të shumta dhe shpesh simptoma e saj ngatërrohet me lodhjen e zakonshme.

    Megjithatë, nëse vëreni disa nga shenjat e mëposhtme, është e këshillueshme të konsultoheni me mjekun:

    – Zbehje e lëkurës: Një shenjë klasike e anemisë është ndryshimi i ngjyrës së lëkurës. Përveç fytyrës, zbehja mund të vihet re edhe në duar, qepallët e brendshme dhe gjuhë.

    – Rrahje të parregullta të zemrës: Kur mungon hemoglobina, zemra detyrohet të punojë më shumë për të shpërndarë oksigjenin në trup, duke shkaktuar ritëm të parregullt të rrahjeve.

    – Lodhje e vazhdueshme: Pa oksigjen të mjaftueshëm, trupi shpenzon më shumë energji për të funksionuar normalisht, gjë që çon në ndjesi të fortë lodhjeje.

    – Probleme me përqendrimin: Ashtu si çdo organ tjetër, edhe truri vuan nga mungesa e oksigjenit, duke bërë që të vështirësohet përqendrimi dhe të ndikohet mendimi i qartë.

    – Hollim i thonjve: Thonjtë që dobësohen ose krijojnë formë të lugës mund të jenë një tregues i anemisë.

    – Çarje në këndet e buzëve: Ndryshe nga tharja e zakonshme, anemia shkakton çarje të theksuara, veçanërisht në cepat e buzëve.

    Nëse keni vërejtur ndonjërën prej këtyre shenjave, është e rëndësishme të kërkoni këshillë mjekësore për të diagnostikuar dhe trajtuar në kohë aneminë.

     

  • Shkencëtarët po përdorin qeliza e trurit të kompozitorit të njohur të vdekur për të krijuar muzikë

    Shkencëtarët po përdorin qeliza e trurit të kompozitorit të njohur të vdekur për të krijuar muzikë

    Shkencëtarët kanë krijuar një ‘mini-tru’ duke përdorur qelizat e kompozitorit avangard amerikan Alvin Lucier dhe sot, katër vjet pas ndarjes së tij nga jeta, ky tru artificial po prodhon muzikë të re.

    Instalacioni novator, që bashkon artin me shkencën, është titulluar ‘Ringjallja’ dhe mund të vizitohet në Galerinë e Arteve të Australisë Perëndimore në Perth deri më 3 gusht.

    Lucier, i njohur për eksperimentet e tij me tingullin dhe trupin e njeriut, ka lënë pas një trashëgimi që vazhdon të sfidojë kufijtë mes njeriut, teknologjisë dhe artit. Ai është autor i veprave si Music For Solo Performer (1965), ku përdorte valët e trurit për të krijuar muzikë, dhe I Am Sitting In A Room (1971), që përqendrohej në rezonancën e hapësirës si pjesë e përformancës.

    Në vitin 2018, Lucier nisi bashkëpunimin me një grup artistësh dhe shkencëtarësh nga projekti ‘Revivification’.

    Dy vjet më vonë, ndërsa vuante nga sëmundja e Parkinsonit, ai pranoi të dhuronte qeliza gjaku për qëllime kërkimore.

    Këto qeliza, të riprogramuara në qeliza staminale nga studiues të Universitetit të Harvardit, u zhvilluan më pas në organoidë tredimensionalë të ashtuquajturit ‘mini-tru’, që imitojnë funksione themelore të trurit të njeriut.

    Tani, ky ‘mini-tru’ ndodhet në qendër të instalacionit artistik, i vendosur mes 20 pllakave prej bronzi, ai gjeneron sinjale elektrike që përplasen mbi sipërfaqet metalike, duke krijuar “jehona komplekse dhe të qëndrueshme që mbushin hapësirën”, siç shpjegon galeria.

    “Ne jemi shumë të interesuar të dimë nëse organoidi do të ndryshojë apo do të mësojë me kalimin e kohës,” thotë Guy Ben-Ari, një nga artistët që punoi në projekt.

    “Është një proces i hapur, një formë eksperimentale që jeton dhe zhvillohet.” shton ai.

    Vajza e Lucier-it, Amanda, ka përjetuar projektin me emocion të veçantë. “Kur i tregova për projektin, ajo qeshi dhe tha: ‘Ky është aq shumë babai im’. Ai gjithmonë e kishte një mënyrë për të mos u larguar plotësisht. Thjesht… duhej të vazhdonte të luante.”

    Por krahas admirimit artistik, “Ringjallja” ngre edhe dilema etike. “Si punonjës të kulturës, ne nuk kemi synuar të japim përgjigje, por të provokojmë pyetje,” thekson bashkëpunëtori Nathan Thompson. Syri.net-CNN.gr.

     

  • Edi Rama: Përballë kemi çeta, patronazhistët janë qeliza të PS

    Edi Rama: Përballë kemi çeta, patronazhistët janë qeliza të PS

    Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se përballë Partisë Socialiste në 11 maj nuk ka parti, por ka çeta, ndërsa nënvizoi vlerën e patronazhistëve si qeliza të PS-së. Në një komunikim live në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’sy”, Rama theksoi se ka një ndryshim shumë themelor mes PS-së dhe të tjerëve. “Të tjerët nuk janë parti, nuk kanë parti. E shikoni vetë se çfarë ndodh në përgjithësi. Nuk kanë parti, janë çeta, turma, tufa, grupe. Nuk janë parti, janë gjymtyrë të shpërndara që bashkohen dhe montohen por nuk arrijnë dot të harmonizohen dhe të artikulohen. Është kua-kua-kua nga të katër anët, është qamet i madh”, shtoi Rama.
    Ndërkohë duke folur për patronazhistët, Rama tha se “këtë vit i kemi në superformë”. “Patronazhistët i kemi ngritur në nivel tjetër. J’ua kemi thënë këtyre që shajnë mos i ngacmoni se motivohen më shumë, mos i cysni se janë ambicioz të mëdhenj dhe janë shumë të fokusuar te kjo punë. U pëlqen shumë kjo punë dhe janë vërtetë qeliza të PS-së. Kush nuk është në PS nuk e kupton se për çfarë po flas dhe flet përçart pastaj”, tha Rama.