Tag: qelitë

  • “Qelitë e VIP-ve të politikës në Durrës si dhoma hoteli”- Drejtori i Burgjeve i përgjigjet deputetit të opozitës

    “Qelitë e VIP-ve të politikës në Durrës si dhoma hoteli”- Drejtori i Burgjeve i përgjigjet deputetit të opozitës

    Klevis Qose, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.klevis qose
    Gjatë prezantimit të pr.buxhetin, ai është pyetur nga deputeti i “Mundësia”, Erlad Kapri lidhur me kushtet e të politikanëve të burgosur në Durrës.
    Ligjvënësi i opozitës u shpre se sipas informacioneve të tij qelitë ku qëndrojnë “VIP-at e politikës”, siç i quajti ai, kanë pasur ndërhyrje dhe janë kthyer në dhoma hoteli.
    Erald Kapri: Kam informacion që në burgun e Durrësit ku janë VIP-at e politikës që vuajnë dënimin ka pasur ndërhyrje nga jashtë për rritje komoditeti në qelitë e tyre, janë futur ustallarë, marangozë, kuzhinierë po të doni, krevate më të mire. Kanë ndërhyrë për ta bërë si dhomë hoteli.
    Dhe pyetja tjetër, ju harxhoni shumë para për ushqime më burgje. Mbi 90% i marrin nga familjarët?
    Klevis Qose: Më përmendët komoditetin, Drejtoria e Përgjithshme për zyrtarët që nuk kanë kryer vepra të rënda penale ka akomoduar në IEVP Durrës dhe IEPV Fier pjesë më të madhe të zyrtarëve të cilët s’kanë vepra të rënda.
    Nuk mund të them që ka komoditete të mobilieve, televizor janë brenda standardeve, krevatet, dyshekët dhe pjesën tjetër të akomoduese e mbulon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nuk kemi tek këto kategori që thoni.
    Sa i përket ushqimit të familjarëve, nuk është që vërtetë 90% e tyre marrin ushqim nga familjarët. Sistemi i burgjeve ka detyrim ligjor që për çdo të dënuar dhe paraburgosur të garantojë ushqim 3 vakte, ju keni bazë ligjore që ti thoni atij tjetrit ha me zor. Ne kemi detyrim që çdo të dënuar ti vendosim racionet sipas kuotave. Mund të ketë refuzim tek 20% por nuk vjen për shkak të ushqimit, por një trendi për shkak të konflikte të jashtme që kanë si hakmarrjeve, gjakmarrjes apo problematikeve nëpërmjet grupeve kriminale.
    Por është lejuar që një familjar të çojë supën nga dora e nënës, vajzës, gruas apo një familjari për të dënuar, është para në kuadrin e rehabilitimit.

  • “Qelitë e VIP-ave në Durrës, si hotel”, kreu i Burgjeve përplaset me opozitën: Ushqimi nga jashtë prej frikës së hakmarrjeve

    “Qelitë e VIP-ave në Durrës, si hotel”, kreu i Burgjeve përplaset me opozitën: Ushqimi nga jashtë prej frikës së hakmarrjeve

    Klevis Qose, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ka raportuar në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026.

    Gjatë prezantimit të pr.buxhetin, ai është pyetur nga deputeti i “Mundësia”, Erlad Kapri lidhur me kushtet e të politikanëve të burgosur në Durrës.
    Ligjvënësi i opozitës u shpre se sipas informacioneve të tij qelitë ku qëndrojnë “VIP-at e politikës”, siç i quajti ai, kanë pasur ndërhyrje dhe janë kthyer në dhoma hoteli.
    “Nuk mund të them që ka komoditete të mobilieve, televizor janë brenda standardeve, krevatet, dyshekët dhe pjesën tjetër të akomoduese e mbulon Drejtoria e Përgjithshme e  Burgjeve, nuk kemi tek këto kategori që thoni”, iu përgjigj ai.
    Ndërsa pyetjes se pse disa nga të burgosurit i marrin ushqimet nga familjarët e tyre, Qose theksoi se kjo ndodh nga frika e hakmarrjes.
    Erald Kapri: Kam informacion që në burgun e Durrësit ku janë VIP-at e politikës që vuajnë dënimin ka pasur ndërhyrje nga jashtë për rritje komoditeti në qelitë e tyre, janë futur ustallarë, marangozë, kuzhinierë po të doni, krevate më të mire. Kanë ndërhyrë për ta bërë si dhomë hoteli.
    Dhe pyetja tjetër, ju harxhoni shumë para për ushqime më burgje. Mbi 90% i marrin nga familjarët?
    Klevis Qose: Më përmendët komoditetin, Drejtoria e Përgjithshme për zyrtarët që nuk kanë kryer vepra të rënda penale ka akomoduar në IEVP Durrës dhe IEPV Fier pjesë më të madhe të zyrtarëve të cilët s’kanë vepra të rënda.

    Sa i përket ushqimit të familjarëve, nuk është që vërtetë 90% e tyre marrin ushqim nga familjarët. Sistemi i burgjeve ka detyrim ligjor që për çdo të dënuar dhe paraburgosur të garantojë ushqim 3 vakte, ju keni bazë ligjore që ti thoni atij tjetrit ha me zor. Ne kemi detyrim që çdo të dënuar ti vendosim racionet sipas kuotave. Mund të ketë refuzim tek 20% por nuk vjen për shkak të ushqimit, por një trendi për shkak të konflikte të jashtme që kanë si hakmarrjeve, gjakmarrjes apo problematikeve nëpërmjet grupeve kriminale.
    Por është lejuar që një familjar të çojë supën nga dora e nënës, vajzës, gruas apo një familjari për të dënuar, është para në kuadrin e rehabilitimit.

  • Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

    Gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe…/ “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos

    “FBI-ja greke” bastisi qelitë në burgun e Korydallos në orët e para të së hënë.
    Ndër të tjera, u sekuestruan një thikë e improvizuar, dy telefona celularë dhe kufje. Një padi u ngrit kundër dy të burgosurve, për shkelje rast pas rasti të masave për të siguruar paqen sociale në kombinim me nxitje të dhunës, si dhe për shkelje të ligjit për armët.
    Më konkretisht, nga kontrollet e kryera në qeli nga oficerët e policisë të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve të Dënimit, ndër të tjera, u gjetën dhe sekuestruan:
    thikë e improvizuar, 2 pajisje telefonike celulare, 2 karikues për telefona celularë dhe 2 palë kufje.
    Kujtojmë se në këtë burg vuajnë dëbimin disa ‘eksponentë’ të njohur shqiptarë të botës së krimit, megjithatë deri më tani mediat greke nuk kanë zbuluar identitetin e të burgosurve të cilëve u janë gjetur sendet e jashtëligjshme.
     

  • “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos, gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe… kufje

    “FBI-ja greke” bastisi qelitë e burgut ‘famëkeq’ të Korydallos, gjejnë armë të ftohta, telefona, karikues dhe… kufje

    “FBI-ja greke” bastisi qelitë në burgun e Korydallos në orët e para të së hënë.

    Ndër të tjera, u sekuestruan një thikë e improvizuar, dy telefona celularë dhe kufje. Një padi u ngrit kundër dy të burgosurve, për shkelje rast pas rasti të masave për të siguruar paqen sociale në kombinim me nxitje të dhunës, si dhe për shkelje të ligjit për armët.
    Më konkretisht, nga kontrollet e kryera në qeli nga oficerët e policisë të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve të Dënimit, ndër të tjera, u gjetën dhe sekuestruan:
    thikë e improvizuar, 2 pajisje telefonike celulare, 2 karikues për telefona celularë dhe 2 palë kufje.
    Kujtojmë se në këtë burg vuajnë dëbimin disa ‘eksponentë’ të njohur shqiptarë të botës së krimit, megjithatë deri më tani mediat greke nuk kanë zbuluar identitetin e të burgosurve të cilëve u janë gjetur sendet e jashtëligjshme.

    Top Channel

  • I paraburgosuri humbi jetën brenda ambienteve të burgut 313, Berisha: Ngjarje e dyshimtë, të hetojnë OKB dhe KiE

    I paraburgosuri humbi jetën brenda ambienteve të burgut 313, Berisha: Ngjarje e dyshimtë, të hetojnë OKB dhe KiE

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi një ngjarje të rëndë të ndodhur në burgun 313 në Tiranë, ku një i paraburgosur humbi jetën. 

    Në një status në faqen e tij në Facebook, Berisha flet për një ngjarje në rrethana të dyshimta që duhet hetuar nga autoritetet. 
    “I bëj thirrje Komisionit të të Drejtave të Njeriut pranë OKB, Komisionit Kundër Torturës pranë Këshillit të Europës të ndërmarrin një hetim të gjerë e të thelluar mbi kushtet infernale në burgjet dhe qelitë e komisariateve të narkopolicisë së Shqipërisë, sjelljet shtazore të zyrtarëve me uniformë me të burgosurit dhe të ndaluarit në këto burgje dhe qeli të vdekjes”, shkruan Berisha.
    Statusi i Berishës
    Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës! 
    Besnik Koçiu vdiq brenda disa ditësh në qelinë e zezë në rrethana tejet të dyshimta. Seriali i vdekjeve të burgosurve në qelitë e narkoshtetit, tipar mizor i narkoburgjeve të Ramaduros! 
    Të dashur miq. Viktima e radhës e terrorit psikologjik por edhe fizik ndaj qytetarëve që ushtrohet në qelitë e ferrit të narkodiktaturës është Besnik Koçiu, një i paraburgosur 57-vjeçar që ndërroi jetë më 24 korrik 2025 në rrethana krejtësisht të paqarta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja”, vetëm tetë ditë pas futjes në paraburgim për veprën penale të plagosjes pa dashje. 
    Sipas mediave i plagosuri nuk kishte ngritur padi kunder te ndjerit. Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar sot dhe ngre pikëpyetje lidhur me rastin e Koçiut, për sa i përket trajtimit mjekësor të personave të privuar nga liria. Besnik Koçiu, informon ky Komitet, ishte pranuar në IEVP më 16 korrik dhe që në momentin e parë kishte raportuar diagnoza të rënda dhe të njohura mjekësisht si: diabet tip 2 (nën insulinë), hipertension i avancuar, dislipidemi dhe një goditje në tru e kaluar vetëm gjashtë muaj më parë. 
    Pavarësisht këtyre kushteve, ai nuk u dërgua në një strukturë spitalore, por u mbajt në kushte paraburgimi të zakonshme. Pra faktikisht, kriminelë me uniformë në burgje, direkt ose indirekt, ndihmuan në vdekjen e tij. 
    Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, deklaroj se në këtë dramë njerëzore jemi para një vrasjeje shtetërore të radhës në qelitë e zeza, me implikim të qartë, veprim apo mosveprim i narkopersonelit të burgjeve të narkodiktaturës. 
    Duke dënuar me forcën më të madhe serialin e vdekjeve në qelitë e burgjeve të narkoshtetit të Ramaduros, ju bëj thirrje Komisionit të të Drejtave të Njeriut pranë OKB, Komisionit Kundër Torturës pranë Këshillit të Europës të ndërmarrin një hetim të gjerë e të thelluar mbi kushtet infernale në burgjet dhe qelitë e komisariateve të narkopolicisë së Shqipërisë, sjelljet shtazore të zyrtarëve me uniformë me të burgosurit dhe të ndaluarit në këto burgje dhe qeli të vdekjes.

    Top Channel

  • Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës!

    Vdekja e Besnik Koçiut/ Berisha: Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës!

    Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pasi një tjetër i paraburgosur humbi jetën në qeli në mënyrë të dyshimtë.

    Besnik Koçiu u nda nga jeta para pak ditësh, ndërsa familjarët hodhën akuza të forta ndaj autoriteteve.

    Berisha shkruan se qelitë janë kthyer në biruca torturash në regjimin narkodiktatorial.

    POSTIMI I PLOTE

    Qelitë e burgjeve si biruca të torturave dhe vdekjeve të narkodiktaturës!

    Besnik Koçiu vdiq brenda disa ditësh në qelinë e zezë në rrethana tejet të dyshimta. Seriali i vdekjeve të burgosurve në qelitë e narkoshtetit, tipar mizor i narkoburgjeve të Ramaduros!

    Të dashur miq. Viktima e radhës e terrorit psikologjik por edhe fizik ndaj qytetarëve që ushtrohet në qelitë e ferrit të narkodiktaturës është Besnik Koçiu, një i paraburgosur 57-vjeçar që ndërroi jetë më 24 korrik 2025 në rrethana krejtësisht të paqarta në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) “Jordan Misja”, vetëm tetë ditë pas futjes në paraburgim për veprën penale të plagosjes pa dashje.

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar sot dhe ngre pikëpyetje lidhur me rastin e Koçiut, për sa i përket trajtimit mjekësor të personave të privuar nga liria. Besnik Koçiu, informon ky Komitet, ishte pranuar në IEVP më 16 korrik dhe që në momentin e parë kishte raportuar diagnoza të rënda dhe të njohura mjekësisht si: diabet tip 2 (nën insulinë), hipertension i avancuar, dislipidemi dhe një goditje në tru e kaluar vetëm gjashtë muaj më parë.

    Pavarësisht këtyre kushteve, ai nuk u dërgua në një strukturë spitalore, por u mbajt në kushte paraburgimi të zakonshme. Pra faktikisht, kriminelë me uniformë në burgje, direkt ose indirekt, ndihmuan në vdekjen e tij.

    Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, deklaroj se në këtë dramë njerëzore jemi para një vrasjeje shtetërore të radhës në qelitë e zeza, me implikim të qartë, veprim apo mosveprim i narkopersonelit të burgjeve të narkodiktaturës.

    Duke dënuar me forcën më të madhe serialin e vdekjeve në qelitë e burgjeve të narkoshtetit të Ramaduros, ju bëj thirrje Komisionit të të Drejtave të Njeriut pranë OKB, Komisionit Kundër Torturës pranë Këshillit të Europës të ndërmarrin një hetim të gjerë e të thelluar mbi kushtet infernale në burgjet dhe qelitë e komisariateve të narkopolicisë së Shqipërisë, sjelljet shtazore të zyrtarëve me uniformë me të burgosurit dhe të ndaluarit në këto burgje dhe qeli të vdekjes.

  • Pse mbahen në burg Ilir Meta dhe Erion Veliaj tani që u dërguan për gjykim?

    Pse mbahen në burg Ilir Meta dhe Erion Veliaj tani që u dërguan për gjykim?

    Ilir Meta dhe Erion Veliaj kanë dështuar në të gjitha tratativat juridike me avokatët e tyre që të dalin nga qelitë ku janë futur me kërkesë të SPAK dhe me vendim të gjykatave të Posaçme.
    Deri para pak ditësh ishin akoma nën hetim dhe prokuroria kishte frikën e prishjes së provave apo intimidimeve të dëshmitarëve.

    Por tashmë dosjet e tyre janë dërguar në gjykatë për gjykim.

    Nuk ka se çfarë të prishin prova, asnjeri. Çfarë ka mbledhur SPAK-u ndodhet në tavolinën e gjykatës, e cila do të jap verdiktin e drejtësisë; me burg, me dënime të tjera me të lehta apo të pafajshëm.
    Ndaj do të ishte gjykim me i drejtë dhe korrekt nëse të dy tashmë lirohen dhe të shkojnë në sallën e gjyqit pa pranga.
    Nëse gjykata, pas hetimit gjyqësor, vendos për pranga, atëhere le t’ju kthehen qelive. Por do të ishte normale tani një lirim nga qelitë dhe të përballen me gjykatën dhe publikun.
    Nganjëherë gjyqi publik është më i fortë së ai gjyqësorë!

  • Kontrolle në qelitë e shqiptarëve në Koridhalo, të rrezikshmit i gjendet kokainë e thika

    Kontrolle në qelitë e shqiptarëve në Koridhalo, të rrezikshmit i gjendet kokainë e thika

    Klodian Lekocaj

    GREQI- Autoritetet kanë ‘mësyrë’ në burgun e Koridhalos dhe po ushtrojnë kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve. Mes tyre, kontroll po ushtrohet edhe në qelinë e Klod Carës, të njohur ndryshe dhe si Klodian Lekocaj. Lekocaj dyshohet se është përfshirë në aktivitete kriminale brenda dhe jashtë burgut.
    Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar, dy celularë, thika dhe një sasi kokaine. Ende nuk ka një njoftim në lidhje me masat që janë marrë pas kontrolleve të ushtruara.

  • Policia mësyn në burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

    Policia mësyn në burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

    Në burgun e Koridhalos në Greqi po bëhen kontrolle, ku mësohet se policia ka shkuar në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Telefona celularë, thika të improvizuara dhe një sasi e vogël narkotikësh u zbuluan në qelitë e krahut të 5-të të burgut të Korydallos nga oficerët e policisë të Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje, gjatë një kontrolli të papritur që kryen mbrëmjen e djeshme.
    Informacionet tregojnë se një nga të kontrolluarit ndër të dënuarit, është edhe Klod Cara alias Klodian Lekocaj, emri i të cilit ishte përfshirë në aktivitete kriminale brenda dhe jashtë burgut dhe po mbahet në këtë krah të veçantë të burgut.

    Sipas informacioneve, u sekuestruan dy telefona celularë, dy thika të improvizuara dhe 0.4 gramë kokainë. Në këtë rast, dy të burgosur u arrestuan për shkelje të Ligjeve për Armët dhe Drogat, ndërsa 2 të tjerë përfshihen në dosjen e çështjes që u ngrit. Të arrestuarit u dërguan në organin kompetent të prokurorisë.