Tag: qelia

  • Meta voton nga burgu: Kisha bërë kërkesë për praninë e mediave në QV, por…

    Meta voton nga burgu: Kisha bërë kërkesë për praninë e mediave në QV, por…

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar para pak minutash se ka votuar nga qelia.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shprehet se sot është një ditë historike për shqiptarët dhe Shqipërinë.
    Ai shkruan se kishte bërë kërkesë që media të ishte e pranishme në Qendrën e Votimit, por shton se “sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.”

    Reagimi:

    Të dashur qytetarë!
    Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë!
    Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.
    Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.
    Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.
    Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.
    Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.
    Ndaj sot në këtë ndeshje historike midis “status quo”-së dhe Ndryshimit i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë.
    Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton!
    Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!

  • ‘Patronazhistët u njoftuan se dola i veshur Kuq e Zi’, Meta voton nga qelia: Nuk u lejuan mediat

    ‘Patronazhistët u njoftuan se dola i veshur Kuq e Zi’, Meta voton nga qelia: Nuk u lejuan mediat

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka votuar sot nga qelia, duke e cilësuar 11 majin si një “ditë historike për të gjithë shqiptarët dhe për Shqipërinë”. Në një deklaratë publike, Meta tha se kishte rënë dakord me administratën e burgut që të votonte në orën 10:00, me praninë e mediave, por kjo nuk u lejua.
    Ai akuzoi se gazetarët u penguan të hynin në qendrën e votimit pasi “patronazhistët” kishin njoftuar se ai kishte dalë nga qelia i veshur kuq e zi.
    “Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi, por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës…”, tha ai.
    Meta u bëri thirrje shqiptarëve të dalin masivisht në votime, duke e quajtur këtë ditë si përballje mes “status quo-së dhe ndryshimit”.
    “Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton! Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!”, përfundoi Meta.

  • “Doli i veshur kuq e zi nga qelia e narko-regjimit”, Tedi Blushi: Ilir Meta nuk u lejua të fliste pasi votoi

    “Doli i veshur kuq e zi nga qelia e narko-regjimit”, Tedi Blushi: Ilir Meta nuk u lejua të fliste pasi votoi

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë,  Tedi Blushi, në një deklaratë për mediet tha se kreu i PL-së, Ilir Meta nuk është lejuar që të flasë pasi votoi ditën e sotme në ambientet e IEVP “Jordan Misja”.
    Blushi tha se ishte dakordësuar që Meta të fliste, por kur ka dalë i veshur kuq e zi nga qelia, nuk janë lejuar gazetarët të hyjnë brenda ambienteve të votimit.
    Tedi Blushi: Ilir Meta nuk është lejuar të flasë dhe të filmohet në momentin e votimit. Ishte dakordësuar prej dy ditësh me administratën e IEVP “Jordan Misja” që Meta të votonte sot në orën 10:00. Edhe sot jemi njofuar që mediat do të lejoheshin të merrnin pjesë në votimin e Ilir Metës. Kur Meta doli i veshur kuq e zi nga qelia e narko regjimit gazetarët dhe operatorët nuk u lejuan qëllimmisht të hynin në qendrën e votimit./vizionplus.tv

  • Meta reagon pas votimit nga qelia: Sot është një ditë historike për Shqipërinë

    Meta reagon pas votimit nga qelia: Sot është një ditë historike për Shqipërinë

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar me anë të një videomesazhi pas votimit në burgun 313.
    Në vidomesazhin e tij meta shprehet se sot ëhstë një ditë hiostorike për Shqiëprinë.
    Ai shkruan se kishte bërë kërkesë që media të ishte e pranishme në Qendrën e Votimit, por shton se “sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.”

    Reagimi i Metës:
    Të dashur qytetarë!
    Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë!
    Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.
    Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.
    Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e Zi në përgjithësi por në veçanti nga ngjyrat Kuq e Zi të Ilir Metës sepse ato i kujtojnë atij, por mbi të gjitha të gjithë shqiptarëve patriotë, mbrojtjen e Kushtetutës.
    Se ato u kujtojnë të gjithë shqiptarëve patriotë në Shqipëri dhe anembanë botës mbrojtjen e kufijve të Kosovës nga Presidenti Ilir Metaj.
    Ai ka tmerr edhe nga pamjet live të Ilir Metaj sepse ka tmerr nga vota e lirë dhe liria e shqiptarëve.
    Ndaj sot në këtë ndeshje historike midis “status quo”-së dhe Ndryshimit i ftoj të gjithë shqiptarët patriotë dhe kuqezinj, të votojnë, të votojnë dhe vetëm të votojnë.
    Ndryshon vetëm ai popull që lufton dhe voton!
    Ne jemi popull shqiponjash dhe sot është koha për ta dëshmuar si kurrë më parë!

  • Veliaj po më sheh nga qelia”/ Stresi në mitingun e PD: I thashë Noizyt je në partinë e gabuar

    Veliaj po më sheh nga qelia”/ Stresi në mitingun e PD: I thashë Noizyt je në partinë e gabuar

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Meta mesazh nga qelia për qytetarët: Vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë!

    Meta mesazh nga qelia për qytetarët: Vota juaj për mua është përgjegjësi e lartë!

    Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili kandidon në listën e hapur të PD-së në Tiranë, u ka kërkuar qytetarëve votën më 11 Maj.
    Përmes një postimi në rrjete sociale nga qelia, Meta u shpreh se vota e qytetarëve është përgjegjësi e lartë, të cilës do i përkushtohet me eksperiencën e tij.
    “Çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin final të çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit dhe grabitqarët që vjedhin çdo ditë djersën dhe mundin e tij.
    Vota juaj për mua është një përgjegjësi e lartë, të cilës do t’i përkushtohem me të gjitha fuqitë dhe eksperiencën time.
    Vota juaj për mua do të shndërrohet në projekte zhvillimi dhe në mbrojtje, pa asnjë kompromis, të barazisë suaj përpara ligjit dhe në ndëshkimin e narkoqeverisë plaçkitëse dhe shitëse të kufijve të Shqipërisë.
    VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
    VOTO ILIR METAJ, deputet në Qarkun Tiranë”, shkruan Meta.

  • Meta nga qelia akuzon ministrin Manja: Duhej të ishte në burg për krimet elektorale, jo në studio TV…

    Meta nga qelia akuzon ministrin Manja: Duhej të ishte në burg për krimet elektorale, jo në studio TV…

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzon ashpër nga qelia ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja dhe qeverinë e Edi Ramës për abuzime të rënda në sistemin penitenciar.
    Meta përmend kritika të përsëritura nga organizata ndërkombëtare si “Amnesty International” dhe Këshilli i Europës dhe thekson mungesën e transparencës, stafeve mjekësore dhe trajtimin çnjerëzor të të paraburgosurve. Ai denoncon gjendjen dramatike në burgjet shqiptare, ku sipas tij, rreth 2/3 e të burgosurve janë të paraburgosur, shumë prej tyre pa akuza konkrete, duke e cilësuar këtë si dëshmi të një regjimi policor dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.
    Ai akuzon qeverinë për përdorim të paraburgimit si mjet represiv dhe politik, ndërsa premton reforma në drejtësi, lirimin e të paraburgosurve pa akuza dhe ndëshkimin e kriminelëve elektoralë, nëse fiton zgjedhjet me “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”.

  • Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon “besimin e publikut te media”

    Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon “besimin e publikut te media”

    Fushata e sulmit e Veliajt nga qelia minon “besimin e publikut te media”

    Pas një séance maratonë për masë sigurie, Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli më 13 mars vendimin për lënien në fuqi të masës së arrestit me burg për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

    Vendimi i Apelit u parapri nga një tension i shtuar mbi institucionet e drejtësisë, ndërkohë që SPAK ofroi prova të reja; kryesisht përgjime të komunikimeve telefonike të Veliajt nga qelia me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa dhe vëllanë Arbër Veliaj, të cilat u shqyrtuan në Apel përpara vendimit të masës së sigurisë.

    Një pjesë e këtyre përgjimeve, të publikuara gjatë ditëve të fundit nga portali CNA, sugjerojnë se Veliaj orkestroi nga qelia një fushatë mediatike kundër prokurorit Olsi Dado, gjyqtarit në shkallë të parë, Erion Bani dhe zyrtarëve të tjerë të drejtësisë, me qëllim lehtësimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.

    “..duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kështu që katër ditë kemi. Three days to freedom,” citohet Veliaj në njërën prej bisedave të publikuara me të vëllanë përpara vendimit të Apelit.

    “Thuaju këtyre që ta shpërndajnë sa më shumë dhe ta mbajnë presionin, se këto katër ditë janë vendimtare. Domethënë, o dal këto katër ditë, o rri këtu dhe katër muaj,” shtohet në dokument një tjetër bisedë me Xoxën.

    Më tej, Veliaj porosit bashkëshorten dhe vëllanë që të komunikojnë me drejtues mediash dhe politikanë për vazhdimin e fushatës së sulmit si dhe kërkon që të informohet dhe t’i vihet në dispozicion çdo artikull që konsiderohet ‘pikant’. Gjithashtu, ata diskutojnë për rubrika pyetje-përgjigjesh të Veliajt në emisioneve televizive të mediave të rëndësishme, përfshi dhe ato kombëtare, ndërsa kryebashkiaku citohet të japë porosi se si duhet të moderohet emisioni, që të shmangen etiketime të mundshme negative ndaj tij.

    “Ky audiopërgjim rikonfirmon gjetjet e disa hulumtimeve, përfshi dhe atë të MediaLook që unë drejtoj, mbi mënyrën sesi mediat të rëndësishme audiovizive dhe online shërbejnë si altoparlantë të një mekanizmi propagandistik të ngritur nga kryebashkiaku Veliaj,” i tha BIRN Elvin Luku, drejtues i organizatës MediaLook dhe profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

    “Përzgjedhja e mediave dhe udhëzimet për pyetjet, publikimet dhe rishpërndarjet nga mediat e tjera të krijon përshtypjen se zoti Veliaj ushtron detyrën e “kryeredaktorit” të një pjese prej tyre, edhe në situatën në të cilën ndodhet pas hekurave,” shtoi ai.

    Përfaqësuesi ligjor i Veliajt, avokati Ermir Beta kritikoi publikimin e këtyre akteve dhe i tha BIRN përmes një bisede telefonike se u kishte drejtuar ankesa institucioneve kompetente, sapo kishte mësuar se ato do të publikoheshin.

    I pyetur për koment, avokati Maksim Haxhia, i cili mbron në këtë çështje Ajola Xoxën përsëriti për BIRN atë që e quajti qëndrimin e çiftit Veliaj- Xoxa se “midis çiftit në një martesë mund të flitet për çdo intimitet”.

    Kontrolli i medias

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi SPAK e akuzon atë për krijimin e një skeme korruptive mes kompanive apo OJF-ve të kontrolluara nga bashkëshortja Ajola Xoxa dhe një grupi biznesmenësh pranë tij me një vlerë transaksionesh prej rreth 1 milion euro. Veliaj dhe Xoxa i mohojnë akuzat.

    Gjatë 10 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ndërtoi një makineri propagande me mediat televizive kryesore të vendit, të cilat publikonin materialet e para-përgatitura nga zyra e PR-it në bashki, pothuajse pa asnjë ndërhyrje editoriale.

    Bashkia e Tiranës ka një ekip prej 21 vetash të dedikuar për komunikimin, të cilët u angazhuan pas arrestimit të Veliajt në shpërndarjen e postimeve të tij nga qelia, kryesisht të orientuara drejt sulmit ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë që e hetuan dhe gjykuan mbi masën e tij të arrestit.

    Përgjimet e publikuara nga CNA tregojnë se përveç ekipit të PR-it të Bashkisë, një numër mediash u angazhuan gjithashtu si altoparlantë të strategjisë mbrojtëse të Veliajt për të sulmuar zyrtarët që e kishin hetuar dhe arrestuar.

    Elvin Luku i tha BIRN se shumë prej gazetarëve të përmendur në audiopërgjime janë atashuar prej kohësh si shërbyes në propagandën e kryebashkiakut Veliaj.

    “Kryebashkiaku Veliaj tashmë është duke kërkuar të marrë mbrapsht investimin e bërë gjatë gjithë këtyre viteve në media, disa prej të cilave ai i konsideron dhe besnike ndaj tij,” tha Luku.

    Isa Myzyraj, kryetari i Asocacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, vlerëson se përgjimet e publikuara ekspozojnë situatën dramatike të sektorit të medias në vend, ku Veliaj dhe familjarë të tij përdorin pushtetin politik dhe mediatik me qëllim shantazhin ndaj drejtësisë. Ai sjell në vëmendje se kjo situatë është ndihmuar edhe nga fakti që vëllai i Veliajt drejton një kompani reklamash me klientë të mëdhenj.

    “Ajo që vihet re lehtësisht është se z.Veliaj dhe familja e tij mbajnë marrëdhënie të rregullta me pronarë mediash dhe me drejtues të lartë mediash, marrëdhënie këto që e minojnë besimin e publikut tek gazetaria dhe media shqiptare,” tha Myzyraj.

    Sipas Myzyrajt, përgjimet ekspozojnë gjithashtu problemet e thella të kontrollit masiv të mediave, kompromentimit të disa pronarëve dhe drejtuesve mediatikë në dëm të interesit publik si dhe përdorimin e tyre për presione ndaj organeve të pavarura të drejtësisë.

    “Skena është e qartë dhe shqetësuese,” theksoi Myzyraj, ndërsa shtoi: “evidentohet kontrolli i plotë i informacionit, ku kryetari i Bashkisë dhe familja e tij arrijnë që të depërtojnë thellë në linjën editoriale dhe ndarjen e saktë të kohës kur do të publikohet propaganda e Z.Veliaj”./ BIRN

  • Meta, optimist në burg: Do zgjidhem deputet nga qelia, do jem më i votuari në Tiranë

    Meta, optimist në burg: Do zgjidhem deputet nga qelia, do jem më i votuari në Tiranë

    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një intervistë për Opinion në Tv Klan i cili u është përgjigjur pyetjeve me shkrim. Inteligjenca Artificiale e ka kthyer në një intervistë të mirëfilltë duke përdorur pamjen dhe zërin e tij.
    Meta thotë se u fut si kandidat në listë të hapur pasi është në kushte të pabarabarta për fushatë elektorale.
    “Unë e kam thënë, e kam deklaruar publikisht në Konventën e Tiranës në mesazhin tim me audio se do të jem në listë të hapur në qarkun e Tiranës edhe ndër më të votuarit madje. Natyrisht kjo ka qenë kërkesë e Kryesisë e Partisë së Lirisë, por edhe sugjerimi i drejtuesve të PD-së. Për të  qenë në listë të mbyllur duke patur në konsideratë izolimin tim ekstrem dhe pamundësinë për të bërë fushatë në kushte të barabarta apo të pranueshme. Por unë nuk mund të pranojë kurrsesi e për çdo arsye se në vitin 2008 kam bërë grevë urie në parlament bashkë me disa kolegë të tjerë kundër ndryshimeve kushtetuese,  të cilat sollën edhe listat e mbyllura të kryetarëve që e kanë dobësuar kaq shumë parlamentarizmin, llogaridhënie dhe përfaqësimin e qytetarqëve. Ky është gjithashtu një rast i mrekullueshëm për të arritur një rekord të ri, të panjohur, për t’u zgjedhur deputetë nga qelia numër 5. Unë e di pavarësisht nga vështirësia për të bërë fushatë, rezultati do të jetë përtej çdo parashikimi optimist”, tha Meta.
    Ai u shpreh bindshëm se më 11 Maj shqiptarët do të votojnë masivisht Ilir Metën.
    “Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë e dinë përse unë jam në këtë izolim ekstrem dhe absurd. Të gjithë e dinë se rrëmbimi im kriminal ishte për të frikësuar ata dhe jo mua. Natyrisht, u inskenua dy javë para fitores së pritshme, sipas tyre, të Soros në SHBA në mënyrë që kukulla e tij atje të dilte në Zoom të falenderonte Kryeministrin kukull të Sorosit këtu për përparimet e mëdha në fushën e drejtësisë dhe arrestimet në nivelet më të larta. Kjo do të ndodhte gjatë prezantimit të një libri në Tiranë. Shqiptarët e dinë shumë mirë se unë jam më i lirë këtu në qelinë Nr.5 se sa ata janë jashtë kësaj qelie ku intimidohen, bullizohen dhe nëpërkëmben çdo ditë nga një bandë që nuk njeh as Kushtetutë dhe asnjë normë njerëzore. Ndaj shqiptarët në 11 Maj do të votojnë për Lirinë e tyre në rradhë të parë dhe një votë masive për Ilir Metën do të jetë për këtë arsye”, tha Meta.

  • Përfundoi në qelinë Nr.5, Ilir Meta: Isha i përgatitur, kisha lajmëruar edhe miqtë

    Përfundoi në qelinë Nr.5, Ilir Meta: Isha i përgatitur, kisha lajmëruar edhe miqtë

    Ish-Presidenti, ish-kryeparlamentari dhe ish-Kryeministri Ilir Meta, prej rreth 5 muajsh ndodhet i paraburgosur në qelinë nr.5 pasi po hetohet nga SPAK për korrupsion.
    Në një intervistë me shkrim nga qelia për emisionin Opinion në Tv Klan dhe përshtatur përmes inteligjencës artificiale, Ilir Meta thotë se arrestimin e tij e priste të ndodhte dhe kishte lajmëruar edhe miqtë e tij.
    Sa e vështirë është të kalosh nga President, Kryeministër, kryetar partie në i burgosur në qelinë Nr.5?*
    Ilir Meta: Isha i përgatitur për këtë që do të ndodhte dhe i kisha paralajmëruar të gjithë miqtë e mi të vërtetë. Ndaj Konventën e 27 Prillit e organizova befasisht e po kështu edhe ndryshimet statutore e programore në një kohë rekord.
    Jam i bindur që qelia ime mban Nr.5 sepse më kujton çdo ditë 5 Prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus, programin aq konciz e thelbësor të Partisë së Lirisë.
    Gjatë krizës së Kosovës për dy muaj në Kukës kam kaluar situatë shumë më të vështira, kur flija në zyrën e Prefektit duke vendosur dy kolltuqe tek përballë njëri–tjetrit. Këtu më duket lule.
    Çfarë të kanë mësuar këto muaj izolimi?
    Ilir Meta: Në korridoret e burgjeve kam takuar njerëz shumë më me vlera dhe karakter se në  “korridoret” e politikës. Po kështu kam kuptuar dhe ndjerë atë që thoshte Musine Kokalari, se lirinë duhet ta kërkojmë brenda vetes. Dhe unë fatmirësisht ndihem i lirë. Një mëngjes kur hyra te salla e pingpongut lexova në tabelë që ishte shkruar: I lir means Freedom. Falenderova edhe një herë nënën time që zgjodhi këtë emër për mua.