Tag: qelia

  • U lirua nga qelia por cili do të jetë roli i Salianjit në Partinë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

    U lirua nga qelia por cili do të jetë roli i Salianjit në Partinë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë më gazetarët ka komentuar rolin që pritet të ketë në PD ish-deputeti Ervin Salianji, i cili u lirua nga qelia pas më shumë se nëntë muajsh.
    “Ervin Salianji është një drejtues aktiv i PD dhe do jap kontributin e tij”, tha Berisha, ndërsa shtoi më tej se “ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit” vedimin politik ndaj tij.
    Më tej, kryedemokrati u shpreh e “qëllimi i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike Salianjit që ai të mos kandidonte më për në Parlament”.
    Sali Berisha: Ervin Salianji është një drejtues aktiv i PD dhe do jap kontributin e tij. Ju garantoj se ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, sepse qëllimi i Edi Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike që ai të mos kandidonte më për në Parlament sepse e kishte tmerr. Edi Rama dhe Fatmir Xhafa, dy bos kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit u plagosën rëndë nga denoncimet e Salianjit.
    Më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit mori vendimin për dënimin me një vit burg të ish-deputetit demokrat për “kallëzim të rremë” për denoncimin që bëri ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.
    Por sot, Gjykata e Fierit, pas rekomandimeve pozitive të IEVP Fier, Shërbimit të provës dhe qëndrimit pozitiv të Prokurorit, vendosi lirimin me kusht të Salianjit nga qelia. Ervin Salianji pas daljes nga gjykata, foli shkurtimisht për medait, ku tha: “Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së”. Më pas, i shoqëruar nga efektivët, iu drejtua furgonit të policisë.

  • Salianji zbulon lëvizjen e parë pas daljes nga qelia

    Salianji zbulon lëvizjen e parë pas daljes nga qelia

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia/ Gjykata e Lartë shqyrton rekursin sot

    Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia/ Gjykata e Lartë shqyrton rekursin sot

    Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot në orën 12:00 rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia.
    Relatore do të jetë gjyqtarja Albana Boksi, ndërsa anëtarë Medi Bici dhe Sokol Binaj. Rekursi do të shqyrtohet në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.
    Kryebashkiaku i Tiranës është në hetim për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, dhe ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit.
    Më 17 qershor, në seancën ku SPAK paraqiti informacionet dy mujore, GJKKO rrëzoi kërkesën për lirimin nga qelia të kryebashkiakut kundrejt garancisë pasurore. Gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se nuk ka asnjë kusht të ri për të ndryshuar masën e sigurisë.
    Prokuroria e Posaçme informoi gjykatën se gjatë këtyre dy muajve ka bërë 82 veprime hetimore ndaj Veliajt, të akuzuar për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.

  • Meta i përgjigjet nga qelia Kryemadhit: U kërkova 3 fëmijëve të mi që nëna e tyre të mos ma përmendte më emrin, por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK

    Meta i përgjigjet nga qelia Kryemadhit: U kërkova 3 fëmijëve të mi që nëna e tyre të mos ma përmendte më emrin, por kur të komandon halli bëhesh “Zeqine” e SPAK

    Një përplasje në distancë mes ish-çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit për qëndrimet e tyre në raport me akuzat dhe dosjen e SPAK. Një deklaratë e Kryemadhit para Prokurorisë së Posaçme ku akuzoi ish-bashkëshortin e saj se flet me gjuhën e Altin Dumanit, solli reagimin e ashpër të Ilir Metës, i cili nga qelia e quajti ‘Zeqine’ e SPAK.
    Reagimi i plotë i Metës
    Një përgjigje për Zeqinenë e SPAK-ut
    Përkundrazi. faktet dhe provat janë fshehur deri tani për të mbuluar personat që kanë shkelur ligjet apo që kanë patur dijeni për shkeljet e ligjeve apo që janë vërtetuar si dëshmitarë të rremë, që dihet publikisht që ishin në listat e kandidatëve për deputet të “Rilindjes” dhe kanë punuar për “Rilindjen” me material shtrëngues.
    Sigurisht edhe unë nuk dua t’i besoj, që ato që ka shkruar Altin Dumani për kartat e saj bankare dhe të Adrian Shatkut janë të vërteta, por ata i shkruajnë për të justifikuar izolimin kriminal të Ilir Metës si lider i Partisë së Lirisë.
    Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje “Zeqinesë” të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ia ka sjellë në Shqipëri, të cilat po i heton SPAK prej 3 vitesh.
     

  • Kërkoi lirimin nga qelia, shtyhet seanca për Ervin Salianjin/ Flet avokati i tij, ja arsyeja

    Kërkoi lirimin nga qelia, shtyhet seanca për Ervin Salianjin/ Flet avokati i tij, ja arsyeja

    “Besoj se do të ketë dy seanca deri në marrjen e një vendimi”, ka thënë avokati i tij Braho, duke pohuar se “është në të drejtën e tij për të fituar lirinë , edhe pse nuk bëjmë dot orakullin për proceset gjyqësore në Shqipëri”.
    Seanca gjyqësore ndaj Ervin Salianjit në Gjykatën e Fierit për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirimin nga qelia, është shtyrë.
    Pas vendimit për shtyrjen e seancës Ledio Braho, avokati i ish-deputetit demokrat, në një prononcim për mediat ka pohuar se vendimi u mori pasi IEVP Fier, nuk kishte dërguar raportin e vlerësimit.

  • Pastroi paratë e vëllezërve Çopja, zbardhet arsyeja për vendimin e GJKKO për lirimin nga qelia të Armis Stafës. Çfarë zbuluan të dhënat nga TIMS

    Pastroi paratë e vëllezërve Çopja, zbardhet arsyeja për vendimin e GJKKO për lirimin nga qelia të Armis Stafës. Çfarë zbuluan të dhënat nga TIMS

    Gjykata e Posaçme vendosi ditën e sotme zbutjen e masës së sigurisë për Armis Stafën, i cili dyshohet nga SPAK për pastrim parash në funksion të organizatës kriminale të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja.
    Gazetarja Klodiana Lala raporton se vendimi i GJKKO vjen pasi avokati i Stafës ka dorëzuar para gjykatës të dhëna nga sistemi TIMS se në periudhën kur pretendohet se klienti i tij ka kryer krimin, nuk ndodhej fare në territorin shqiptar.
    Sipas tij Stafa në periudhën 19.12.2019 deri më 30. 10. 2022 ndodhej në shtetin italian, i bllokuar për shkak të rregullave të vendosura me qëllim kontrollin e pandemisë dhe Covidit.
    Gjykata vendosi lirimin e tij nga qelia dhe vendosjen në “Arrest me burg” deri në verifikimin e fakteve dhe pretendimeve të mbrojtjes.

  • U mor i pandehur/ Meta komunikon live nga qelia me gazetarët në SPAK, zbulon dhe ‘tradhtarin’ e 11 Majit

    U mor i pandehur/ Meta komunikon live nga qelia me gazetarët në SPAK, zbulon dhe ‘tradhtarin’ e 11 Majit

    Ilir Meta

    TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili u mor i pandehur nga SPAK, ka komunikuar në telefon nga qelia me gazetarët, të cilët ndodheshin në ambjentet e Prokurorisë, gjatë kohës që avokati i tij ishte në pritje të kounikimit të akuzave për çështjen CEZ-DIA dhe për lobimin në SHBA.
    Meta u shpreh se askush nuk kishte shkuar për ta shoqëruar në ambjentet e SPAK. ku do të njihej me akuzat. Kreu i PL u shpreh se nuk do të kërkojë mbylljen e procesit, ndërsa theksoi se mezi pret të paraqitet në sallën e gjyqit. Meta shprehet se do e fitojë këtë proces hetimor ashtu sikurse ka fituar shumë të tjerë.
    Ilir Meta: Në 15:12 mos gaboj dhe çuditërish akush nuk është paraqitur që të më shoqërojë për atje dhe kam dhe hallin e avokatit tim zotit Cakrani që po humbet kohën kot. Mezi po pres që të shkoj dhe që t’i uroj 83 mandate që i dhanë me Task-Forcën e tyre kundër opozitës, por njëkohësisht edhe me Task-Forcën e tyre për të mos vepruar kundë terroristëve elektoralë të Edi Ramës, në këmbim të mandatit që ata presin nga Edi Rama që të jenë të përjetshëm. Ata po presin nga Edi Ramën që të jenë të përjetshëm, të përjetshëm sepse nuk i kuptojnë dot krimet intelektuale që bën Rama, si inceneratori që nuk ekziston. Nuk kam kurrë ndër mend të kërkoj as mbylljen me procedurë, mezi po pres sallën e gjyqit ku do jeni ju, ku do ketë gazetarë ndërkombëtarë, të shikojmë edhe faktet edhe provat, e çfarë është kjo organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës. Pjesë e një votimi antikushtetues me 69 vota të një prokurori të përgjithshëm, të Arta Markut, zgjodhi atë në mënyrë të paligjshme dhe pastaj zgjodhi këta. Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan Ilir Metën, që u rrëmbye në mënyrë terroriste, me vetëdije, me blindat e e Altin Dumanit dhe të kolegëve të tij.
    Gjatë komunikimit me gazetarët Meta është pyetur edhe për faktin se nuk arriti të zgjidhej deputet, ku deklaroi se brenda partisë kishte pasur një tradhtar që i kishte dorëzuar PS-së listën me votuesit e tij.
    I falenderoj të gjithë ata shokë dhe miq që punuan, por që u tradhtuan nga një maskara që me porosinë time dhe këtë e di sekretari i Përgjithshëm i PL, i cili dorëzoi listën me 12 mijë vetash që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit që votonin Ilir Metën, duke ia dorëzuar patronazhistëve, sepse priste që të bëhej sekretar i përgjithshëm në vend të Tedi Blushit, në bashkëpunim edhe me bashkëpunëtorët e tjerë.

  • Lirohet nga qelia Kreshnik Farruku, Gjykata e Lartë e vendos në “arrest shtëpie”

    Lirohet nga qelia Kreshnik Farruku, Gjykata e Lartë e vendos në “arrest shtëpie”

    Kreshnik Farruku

    TIRANË- Gjykata e Lartë ka liruar nga qelia Kreshnik Farrukun, i cili u akuzua si kreu i një grupi kriminal që merrej me aktivitetin e trafikut të drogës. Farruku do të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi Italia ka kërkuar ekstradimin e tij.
    Kreshnik Budlla Farruku u vu në pranga më 11 janar pasi autoritetet italiane nisën një kërkesë për ekstradimin e tij. Italia e akuzon për trafik të lëndëve narkotike që prej vitit 2018.
    Gjithashtu Gjykata e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e 27 pasurive të tij dhe të vëllait të tij, Erneo Farrukut, të cilat dyshohen se janë vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

  • Lirohet nga qelia Safet Gjici, shkak gjendja e rënduar…

    Lirohet nga qelia Safet Gjici, shkak gjendja e rënduar…

    Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ka liruar nga qelia ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici të dënuar për nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me 3 vjet burg për shpërdorim detyre, por që Apeli i Posaçëm e ndryshoi vendimin duke e dënuar për korrupsion pasiv me po aq vite.

    Gjici kishte kërkuar lirimin nga qelia për shkak të gjendjes shëndetësore por që Shkalla e Parë në Elbasan e kishte rrëzuar.

    Gjici u arrestua dhe më pas dënua, pas videoskandalit me Alma Kaçin në zyrën e Bashkisë së Kukësit, ku i premtonte se do e favorizonte në projektin e saj për rehabilitimin e qenve endacakë në qytet. Kaçi u dënua ndërkohë me 1 vit e 6 muaj burg për prostitucion, që i zbriti në një vit heqje lirie nga gjykimi i shkurtuar.

  • Meta reagon nga qelia: PS po bën gjithçka për të prishur standardin e zgjedhjeve!

    Meta reagon nga qelia: PS po bën gjithçka për të prishur standardin e zgjedhjeve!

    Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar nga qelia pas mbylljes së votimeve.
    Meta ka thënë se Partia Socialiste po bën gjithçka për të prishur standardin e zgjedhjeve. Sipas tij banditët rilindas i pret një ndëshkim i rëndë.

    Postimi i Ilir Metës:
    Edhe në oret e fundit që Narkoshteti po jep shpirt, po bën gjithçka për të prishur standartin e zgjedhjeve.
    Banditizmi elektoral i qëllimshëm dhe për orë të tëra në Vorë dhe kriminaliteti elektoral te zyra ilegale e “Rilindjes” në Tiranë, ku horrat që blinin vota ja mbathën vrapit dhe që u zbulua falë “Task Force” të Syri TV, si dhe mosreagimi i SPAK dhe gjithë insitucioneve që bënin paradë përbetimi për të parandaluar krimet zgjedhore, janë pasqyra e fytyrës së vërtetë kriminale të Edi Ramës.
    Por asgjë nuk e ndal dot fitoren dhe verdiktin e popullit dhe një ndëshkim shumë i rëndë i pret banditët “rilindas”, shkatërrues të demokracisë.
    Dua të falenderoj me mirënjohje të gjithë qytetarët, në veçanti ata që votuan Ndryshimin pavarësisht nga presioni dhe përpjekjet për frikësim sistematik.
    Në këtë fazë të procesit zgjedhor, i ftoj të gjithë numëruesit për të ruajtur qetësinë, vendosmërinë dhe për të mbrojtur çdo votë për të garantuar FITOREN e pastër të koalicionit “PD-ASHM”.