Tag: qelia

  • Publikohen pamjet e lirimit nga qelia të avokatit Ulian Barjami (VIDEO)

    Publikohen pamjet e lirimit nga qelia të avokatit Ulian Barjami (VIDEO)

    Report Tv, siguron pamjet kur avokati Ulian Barjami lirohet nga qelia. Barjmani u arrestua nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dy ditë më parë pas një përplasje në seancë me prokurorin Gjergji Ceka. Gjykata e Elbasanit urdhëroi sot lirimin e tij nga blloku i sigurisë duke u shprehur se nuk ka asnjë arsye për ta mbajtur të izoluar. 
    Ulian Barjami u prangos pas kallëzimit të prokurorit Gjergji Ceka. Në audion e siguruar nga Report TV, të publikuar një ditë më parë, dëgjohej avokati teksa hodhi akuza për manipulim provash ndërsa iu drejtua prokurorit duke i thënë se do të merret personalisht me të dhe me oficerët e Policisë Gjyqësore dhe se do të bënte kallëzim pasi konstatonte elementë të veprës penale. Kjo deklaratë u mor si kërcënim nga prokurori dhe bëri kallëzim në polici. Avokati akuzohej për “Kanosja për shkak të detyrës”, “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”. 
     
     
     
     
     

  • Lirohet nga qelia avokati Barjami! Prokuroria e Elbasanit: Arresti i paligjshëm!

    Lirohet nga qelia avokati Barjami! Prokuroria e Elbasanit: Arresti i paligjshëm!

    Dy ditë pas arrestimit, avokati Ulian Barjami është liruar nga qelia me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit. Bajrami u arrestua pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka në seancën për konfirmimin e masave të sigurisë për 14 personat e arrestuar më 13 tetor në një lokal në Elbasan, mes të cilëve edhe Maksim Suçi, që mbrohej nga avokati Barjami.
    Burime i thanë Report Tv se avokati ishte arrestuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij. Kur materialet për arrestimin e avokatit Barjami kanë mbërritur në Prokurorinë e Elbasanit për vlerësim, organi i akuzës ka konstatuar se arrestimi është i paligjshëm. Ai nuk është paraqitur në gjykatë për masë sigurie pasi lirimi është bërë menjëherë me urdhër të Prokurorisë.
    Avokati u vu në pranga pas kallëzimit të bërë nga prokurori Ceka se ishte kërcënuar në seancë. Në audion e siguruar nga Report TV, të publikuar një ditë më parë, dëgjohej avokati teksa hodhi akuza për manipulim provash ndërsa iu drejtua prokurorit duke i thënë se do të merret personalisht me të dhe me oficerët e Policisë Gjyqësore dhe se do të bënte kallëzim pasi konstatonte elementë të veprës penale. Kjo deklaratë u mor si kërcënim nga prokurori dhe bëri kallëzim në polici.

  • Meta përshëndet nga qelia protestën në mbështetje të UÇK: Liri për çlirimtarët!

    Meta përshëndet nga qelia protestën në mbështetje të UÇK: Liri për çlirimtarët!

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përshëndetur nga qelia protestën në mbështetje të UÇK-së të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se i gjithë Kombi shqiptar është me një qëndrim për luftën e drejtë të UÇK-së.

    Ish-Presidenti i Republikës ka kërkuar gjithashtu liri për çlirimtarët e Kosovës, si Hashim Thaçi dhe të tjerët, të cilët po mbahen në burg padrejtësisht.
    “Një komb, një qëndrim. Liri për çlirimtarët!”, ka shkruar Meta në faqen e tij në Facebook, krahas fotografive nga protesta për UÇK-në.
    Kujtojmë se vetë Meta po qëndron në qeli prej një viti, pas akuzave për korrupsion të ngritura ndaj tij nga SPAK.

  • Shtyhet seanca për ish-Presidentin, avokati tregon a do e mbajë zotimin për ta liruar nga qelia brenda muajit

    Shtyhet seanca për ish-Presidentin, avokati tregon a do e mbajë zotimin për ta liruar nga qelia brenda muajit

    Avokati Kujtim Cakrani, pas shtyres së seancës në Apelin e GJKKO-së për ish-Presidentin Ilir Meta, ka deklaruar se çështjen do ta dërgojë në Strasburg.kujtim cakraniPërfaqësuesi ligjor i Metës u shpreh se “gjykatat shqiptare janë të kapura”, dhe sipas tij, kjo është arsyeja përse ish-Kreu i Shtetit nuk paraqitet në seancat gjyqësore ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.
    “Ne nuk presim nga gjykatat shqiptare, janë të kapura. Do e çojmë në Strasburg, kjo është arsyeja pse Ilir Meta nuk paraqitet në Gjykatë”, tha ai.
    Pyetjes nëse do e lirojë Metën nga qelia brenda muajit, ashtu siç deklaroi më 1 Tetor, iu përgjigj: “Unë e di shumë mirë pse e mbajnë në paraburgim. Jam në betejën time ligjore, janë në vijimësi, armët e mia këto jam. Duke besuar tek puna ime, besoj se Meta duhet të lirohet. Pse Presidenti Meta duhet të lihet në paraburgim”.

  • Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty

    Para sfidës me Serbinë, Meta uron kombëtaren shqiptare nga qelia: Përgjithmonë me ty

    Nga qelia e burgut, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka uruar fitoren skuadrës sonë kombëtare, Kuq e zi përballë sfidës me Serbinë. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, uroi për një mbrëmje të paarrueshme.
    MESAZHI I METËSBashkë me urimin për një mbrëmje të paharrueshme i përshëndes të gjithë shqiptarët kudo janë me këtë supergol të legjendës Sokol Kushta në Beograd, që shpresoj të frymëzojë sonte çunat kuqezi!FORCA SHQIPËRI, sot dhe përgjithmonë me ty! 🦅🇦🇱

  • E rëndë në burgun e Fierit, i dënuari për vrasje tenton që të arratiset (Emri)

    E rëndë në burgun e Fierit, i dënuari për vrasje tenton që të arratiset (Emri)

    bledar selmanaj tenton arratisjen

    FIER- Një prej të burgosurve në burgun e Fierit ka tentuar që të arratiset nga qelia. Bledar Selmanaj, i dënuar për vrasjen e Xhulian Bullarit, ka tentuar që të arratiset nga qelia ditën e djeshme, gjatë kohës që ishte nxjerrë për ajrim nga gardianët. 
    Në momentin që ka tentuar të largohet nga zona e ajrimit, Selmanaj është pikasur nga një prej gardianëve të burgut. Kjo është hera e tretë që i riu nga Vlora tenton arratisjen nga qelia.
    Selamanaj i mori jetën shokut të tij, pas konflikteve që kishin për një sasi lënde narkotike, ngjarje e ndodhur kjo në Gusht të vitit 2021. 
    Xhulian Bullari u gjet i vdekur në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip ‘Fiat Punto, ku sipas ekspertizës ai ishte qëlluar me tre plumba nga pasagjeri, ku njëri prej tyre e ka kapur në kokë dhe i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.  
    Viktima dhe autori ishin njohur më parë në qelinë e burgut dhe më pas kanë vazhduar pazaret e drogës jashtë saj. Viktima, Xhuliano Bollari ka qenë i akuzuar më parë për veprën penale “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë.
    Sipas dëshmisë që vetë Selmanaj dha asokohe pas arrestimit, konflikti mes tyre ka nisur për 3 mijë euro drogë, që Bullario i pagoi me euro false. Selmanaj negocioi për 100 kg hashash mes miqve të tij dhe shokut të burgut. Shitja u bë në Elbasan, por pala e viktimës pagoi me euro false. Ky ka qenë dhe momenti i krisjes mes miqësisë zënë në qeli./ZËRI 

  • Pjesë e grupit të Suel Çelës, lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu. GJKKO e çon në ‘arrest shtëpie”

    Pjesë e grupit të Suel Çelës, lirohet nga qelia ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu. GJKKO e çon në ‘arrest shtëpie”

    Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, është liruar nga qelia ditën e sotme. 
    Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. 
    Vendimi u dha mëngjesin e sotëm nga gjyqtari Erjon Çela.  Një ditë më parë Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e ish-gjyqtares për ndryshimin r masës së sigurisë. 

  • Apeli rrëzon kërkesën e Metës për lirim nga qelia! Ish presidenti mbetet në burg

    Apeli rrëzon kërkesën e Metës për lirim nga qelia! Ish presidenti mbetet në burg

    Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia, mëson gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene.
    Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi duke i kërkuar gjykatës që ata të gjykohen për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
    Sipas prokurorisë, Meta është i dyshuar për të paktën 3 raste korrupsioni, 2 prej të cilave të kryera në bashkëpunim, ndërsa Kryemadhi në dy raste korruptive të kryera në bashkëpunim.

  • Veliaj mesazh nxënësve nga qelia: Bëhuni gjahtarë idesh jo njerzish, thikat perdorini për gatim jo ndaj shokut

    Veliaj mesazh nxënësve nga qelia: Bëhuni gjahtarë idesh jo njerzish, thikat perdorini për gatim jo ndaj shokut

    Nuk ka munguar as këtë vit urimi i Erion Veliajt në prag të vitit të ri shkollor të cilin e konsideron të veçantë, pasi edhe djali i  tij nis klasën e parë.

    “Ky vit është posaçërisht i veçantë për mua, teksa edhe im bir shkon në klasën e parë. Edhe pse më është thyer zemra, pasi nuk mund ta shoqëroj në shkollë në ditën e parë, e di që edhe për shumë familje të tjera ka pasur sfida këtë vit”, shkruan Veliaj.
    Në mesazhin e tij nga qelia kryebashkiaku i Tiranës ndau disa këshilla  për nxënësit me në fokus rëndësinë e dijes dhe mbështetjes së ndërsjelltë. Por nuk la permendur indirekt edhe situatën në të cilën ai gjendet prej mujash.

    “Bëhuni gjahtarë idesh dhe jo gjahtarë njerëzish. Në një shoqëri demokratike, ku mund të jeni gjithçka, zgjidhni të jeni luanë dhe jo hijena. Mësoni historinë për të mos e përsëritur atë! Lakojeni bukur gjuhën shqipe për ta përdorur si ilaç që shëron, jo si helm në rrjete e portale ndaj njëri-tjetrit. Thikat përdorini në një kurs gatimi, por kurrë në oborre shkollash ndaj shokut”, shkruan kryebashkiaku.
    Në përfundim të mesazhit të tij Erion Veliaj thotë se dija është e vetmja pronë që njerëzit do të kenë gjithnjë me vete./vizionplus.tv

  • Nga qelia në sallën e Kuvendit? Avokati paralajmëron zërin e Metës në parlament: Do jem përballë…

    Nga qelia në sallën e Kuvendit? Avokati paralajmëron zërin e Metës në parlament: Do jem përballë…

    10 muaj në qeli, por Ilir Meta është i sigurt në pafajësi. Presidenti i PL nuk do të pranojë gjykim të shkurtuar, për të ulur disa vite burg, në rast të një dënimi për akuzat e ngritura nga SPAK.
    “Nuk do të pranojmë gjykim të shkurtuar, s’është në interesin tonë. Do të zhvillohet gjyq i zakonshëm.”
    Avokati Cakrani sqaroi se Meta do të jetë i vetëm përballë dëshmitarëve në gjyq, pasi dhe me ish-bashkëshorten e tij s’ka asnjë kthim pas.
    “Ilir Meta do të jetë në sallë përballë dëshmitarëve, do i shohë në sy. Do i shihni dhe çfarë dëshmitarët do të dëshmojnë kundër Metës, që të dëgjojë dhe SPAK. Meta nuk mban përgjegjësi për ish-bashkëshorten dhe kushërinjtë e saj. Karta ka qenë e saj, Meta nuk ka patur asnjë dijeni.”
    Ndërkohë që Meta siguroi se nuk ka dëshmitarë për të intimuduar, me gojën e Tedi Blushit nuk e kurseu të parin, Endrit Braimllarin.
    “Nuk ka asnjë dëshmitar sot pjesë e PL që të fajësojë Metën. Ata janë pengje të Ramës dhe Altin Dumanit. Njëri hyri në SPAK si dëshmitar, e doli me teser të PS. Pra është dëshmitar i intimiduar nga Dumani.”
    Tashmë që e siguroi falë Berishës një grup parlamentar, Blushi paralajmëroi se do e sjellë Metën nga qelia në Kuvend.
    “Unë ju garantoj se zëri i Ilir Metës do të jetë në parlamentin e ri, dhe pse jo fizikisht.”