Tag: qazim

  • Emri+foto/ Gjermania kërkon ndihmë për të kapur shqiptarin e rrezikshëm: Mos i flisni se mund të jetë i armatosur

    Emri+foto/ Gjermania kërkon ndihmë për të kapur shqiptarin e rrezikshëm: Mos i flisni se mund të jetë i armatosur

    QAZIM HODOLLARI

    GJERMANI- 40-vjeçari Qazim Hodollari është shpallur në kërkim për tentativë vrasje nga autoritetet gjermane, ndërsa konsiderohet i rrezikshëm.
    BILD raporton se skena dramatike u zhvilluan më 26 nëntor rreth orës 11:20 në rrugën Elisabeth-Selbert në Mülheim të Gjermanisë. Një person 37 vjeç nga Gelsenkirchen u plagos rëndë nga një goditje me thikë në bark.
    Policia po heton që prej asaj kohe për tentativë vrasjeje. Një komision special për hetimin e vrasjeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Duisburgut, është angazhuar në këtë rast.
    Autori i dyshuar vjen nga Shqipëria
    Policia po e kërkon publikisht të dyshuarin Qazim Hodollari, një shtetas shqiptar 40 vjeç, pa vendbanim të përhershëm në Gjermani. Hetuesit kanë publikuar fotografitë dhe të dhënat e tij personale. Dyshohet se pas ngjarjes ai është në arrati në Mülheim (rajoni i Ruhrit) dhe konsiderohet si potencialisht i armatosur dhe i rrezikshëm.
    Sfondi i mundshëm i sulmit
    Sipas të dhënave të para, shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i lidhur me një marrëdhënie personale. 37-vjeçari shkoi ditën e ngjarjes në banesën e ish-partneres së tij. Aty u përball me partnerin e saj të ri – të dyshuarin që po kërkohet aktualisht. Mes tyre shpërtheu një konflikt, i cili përshkallëzoi në dhunë. 40-vjeçari dyshohet se e goditi viktimën një herë me një armë të ftohtë.
    I plagosuri nga Gelsenkirchen ndodhej në atë moment me një të afërm. Pas sulmit, ai hipi në makinën e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas hetuesve, gjatë udhëtimit ai vuri re plagën në pjesën e poshtme të barkut dhe njoftoi menjëherë policinë.
    37-vjeçari mori ndihmë mjekësore urgjente dhe u dërgua në spital. Sipas policisë, jeta e tij nuk është në rrezik.
    Hetuesit kërkojnë ndihmën e qytetarëve
    Komisioni i hetimeve për vrasje po punon prej ditësh intensivisht për këtë rast dhe tani shpreson tek informacionet nga qytetarët. Kush e sheh personin e kërkuar ose mund të japë të dhëna për vendndodhjen e tij, duhet të telefonojë menjëherë numrin e emergjencës 110. E rëndësishme: Në asnjë rast të mos i flitet personit të kërkuar – ai mund të jetë i armatosur./ZËRI 

  • VIDEO/ Pasim i përsosur i Qazim Laçit, mesfushori shqiptar jep asist në Turqi

    VIDEO/ Pasim i përsosur i Qazim Laçit, mesfushori shqiptar jep asist në Turqi

    Qazim Laçi është përshtatur më së miri në kampionatin turk. Mesfushori shqiptar është shndërruar në një lojtarë të rëndësishëm për Rizesporin, me të cilin shpesh ka qenë edhe protagonist deri në këtë fazë të sezonit. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka dhënë asist në përballjen e sotme kundër Koniasporit.
    Laçi mori përsipër gjuajtjen e një goditjeje dënimi në minutën e 2-të shtesë të pjesës së parë. Pasimi i tij rezultoi mjaft i saktë, teksa gjeti në zonë shokun e tij të skuadrës, që e dërgoi topin me kokë kë rrjetën kundërshtare. Në fund ky gol ka marrë vlerën e një pike, pasi ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1./Sport Ekspres/

  • Qazim Laçi lë në vend Ederson, gol spektakolar ndaj Fenerbahce. Por, e dreqos në pjesën e dytë (video)

    Qazim Laçi lë në vend Ederson, gol spektakolar ndaj Fenerbahce. Por, e dreqos në pjesën e dytë (video)

    23 Nëntor 2025

    19:34

    Telesport

    Mesfushori i Shqiëprisë, Qazim Laçi, është bërë protagonist në sfidën që po luhet aktualisht në Superligën turke, Rizespor-Fenerbahce.
    Mesfushori kuqezi heshti Ederson, duke shënuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit, e ekzekutuar në mënyrë perfekte prej tij në minutën e 15-të, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-0 Rizespor, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Golin e parë e shënoi ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe.
    Në pjesën e dytë, Fenerbahce barazoi shifrat me dy gola për pesë minuta nga Asensio dhe Talisca, ndërkohë që Laçi merr dy kartonë të verdhë për pak minuta dhe largohet nga fusha. Pas daljes së Laçit, Fenerbahce shënon golin e tretë me Asensio-n.
    SHIKOGOLINELACIT

  • Qazim Laçi: Ndeshja me Serbinë vendimtare, por objektiv është trepikëshi

    Qazim Laçi: Ndeshja me Serbinë vendimtare, por objektiv është trepikëshi

    Adriatik BALLA
    Serbia ka një skuadër që vlerësohet më cilësore se përfaqësuesja e Shqipërisë dhe kompanitë e basteve i japin më shumë shanse Serbisë të fitojë përballë kuqezinjve më 11 tetor. Por të gjithë e dinë që ky është një derbi ballkanik, ku përbërja e grupeve, pozitat në renditje dhe shumë gjëra të tjera nuk kanë vlerë në fushë. Përballja pritet të jetë e fortë dhe e rëndësishme dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe vetë futbollistët që do të kenë barrën e përgjegjësisë në fushën e lojës. Dje në konferencë shtypi nga kuqezinjtë doli për të folur edhe mesfushori dibran Qazim Laçi, i cili pranoi se kjo është një përballje vendimtare dhe se nevojitej fitorja për të ecur përpara. Sikurse pranohet gjerësisht brenda kampit kuqezi, Shqipëria do të luajë finalen e saj me Serbinë më 11 tetor në Leskovc, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026, aty ku kuqezinjtë janë të detyruar të fitojnë në mënyrë për të mbajtur ëndrrën gjallë, ndërsa tre ditë më vonë do të presë në një miqësore në Tiranë ekipin e Jordanisë.
    Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, tha se skuadra e di rëndësinë e sfidës me serbët, por lojtarët do të tregohen profesionistë dhe do të hyjnë në fushë vetëm për tre pikët. “Do jetë një ndeshje shumë e vështirë. Është një ndeshje vendimtare. Siç tha dhe Juljani (Shehu), jemi profesionistë. Jemi mësuar me presionin, secili te skuadra e vetë. Objektivi është tre pikët, sepse e dimë sa e rëndësishme është për ëndrrën tonë në Botëror. Kur je me Kombëtaren duhet të japësh diçka më shumë, është detyrim. Me ekipin Kombëtar kam dhënë maksimumin për të marrë fitoret. Kështu të vazhdojmë dhe të shpresojmë për një fitore në Serbi”, nënvizoi Laçi
    Emocionale por kërkohet profesionalizëm
    Laçi tha se kjo është një ndeshje me ngakesë të madhe emocionale, por ai kujtoi se janë profesionistë dhe të përgatitur për ta konceptuar ndeshjen si një përplasje futbolli në fushën e lojës. “Do ketë shumë emocione kjo ndeshje, por ne si profesionistë duhet të jemi të qetë, të kemi përqendrim, të shohim detajet, sepse ato do të bëjnë diferencën dhe të fokusohemi të marrim tre pikët. Ne e shohim gjithmonë me kë luajmë, pavarësisht kundërshtarit. Ndeshjen e parë kishim mundësi ta fitonim, pavarësisht se doli barazim. Ne nga ana jonë, duhet të jemi të përqendruar dhe të shohim çdo detaj. Do jetë një ndeshje e mbyllur. Ne do të futemi nga minuta e parë për të marrë tre pikët. Statistikat ju a lë juve. Për ne do jetë pak ndryshe. Ne presim një ndeshje të fortë. E dimë që Serbia luan në shtëpinë e saj. Nga ana jonë, ne do përgatitemi për tre pikët, sepse do jenë vendimtare për ëndrrën tonë në Botëror”, shtoi më tej mesfushori Laçi.
    Përgatitjet e grupit
    Kuqezinjtë kanë nisur stërvitjen në “Shtëpinë e Futbollit”, ku katër lojtarë punuan të diferencuar nga pjesa tjetër. Bëhet fjalë për Ajetin, Dakun, Uzunin dhe Hysajn. Armando Broja ndërkohë mbërriti më vonë se pjesa tjetër e grupit te “Shtëpia e Futbollit” dhe nuk u stërvit me grupin. Gjithashtu, një tjetër mungesë ishte ajo e Ardian Ismajlit, i cili sot kishte vizitat mjekësore të radhës në Itali për dëmtimin që pësoi pak ditë më parë. Rezultatet e rezonancës magnetike nuk kanë qenë pozitive dhe nuk parashikohet që Ismajli të bëhet pjesë e grumbullimit në ditët në vijim.

  • VIDEO/ Qazim Laçi më në formë se kurrë përpara sfidës me Serbinë, jep dy asiste në kampionatin turk

    VIDEO/ Qazim Laçi më në formë se kurrë përpara sfidës me Serbinë, jep dy asiste në kampionatin turk

    Qazim Laçi po gëzon një formë mjaft pozitive në prag të sfidës kundër Serbisë. Mesfushori shqiptar është përshtatur mjaft mirë me skuadrën e tij të re, ku tashmë është shndërruar në një pikë kyçe. Lojtari i Kombëtares kuqezi dha dy asiste në përballjen e sotme kundër Antaliasporit.
    Goli i parë i ndeshjes nisi nga këmbët e Laçit, i cili në minutën e 4-t dha pasimin për gol për Rak-Sakin. Ndëkohë, në minutën e 48, dyshja Laçi-Rak Sakin sollën golin e radhës për Rizesporin. Mesfushori shqiptar dha një top të bukur për shokun e tij të skuadrës, i cili arriti ta shfrytëzonte për të shënuar gol. Në fund Rizespori doli fitimtar me shifrat e thella 2-5 nga transferta kundër Antaliasporit, duke u ngjitur në vendin e 12 në tabelën e renditjes./Sport Ekspres/

  • (VIDEO) Qazim Laçi protagonist, vjen në superformë te kombëtarja kuqezi

    (VIDEO) Qazim Laçi protagonist, vjen në superformë te kombëtarja kuqezi

    4 Tetor 2025

    0:09

    Telesport

    Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi dhe sulmuesi shqiptar i Kosovës, Altin Zeqiri kanë lënë gjurmë në fitoren e skuadrës së Rizesporit, ndaj Antalyasporit në elitën e futbollit me rezultatin 2 me 5.
    Laçi regjistroi dy asistime kurse Zeqiri shënoi një gol. Mesfushori i Kombëtares, asistoi për golin e parë dhe të tretë në minutat 4 dhe 48-të, ndërkohë që Zeqiri, i hedhur nga stoli në minutën e 77-të, shënoi golin e katërt në minutën e 86-të, pas asistit të Soue.
    VIDEO

  • 105 vjet nga përfundimi i Luftës së Vlorës

    105 vjet nga përfundimi i Luftës së Vlorës

    Më 3 shtator të vitit 1920 përfundoi Lufta e Vlorës.

    Kjo luftë ishte një cikël betejash të patriotëve shqiptarë kundër forcave ushtarake italiane, të cilat që më 9 dhjetor 1919 kishin marrë nën protektorat Shqipërinë, pas vendimeve të dala nga Konferenca e Paqes.

    Në shenjë revolte, më 29 janar 1920, u mblodh “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare Vlorë”. Sulmi karshi garnizonit italian filloi që më 6 qershor 1920. Në këto luftime morën pjesë rreth 20.000 trupa. Sulmet u zhvilluan në disa lokalitete: në gjirin e Vlorës, në Ujin e Ftohtë, në Vlorë-Kaninë, në Panaja, në Llogora, në Himarë, në Selenicë, në Gjorm, në Matohasanaj dhe në Tepelenë.

    Luftëtarë vinin nga të gjitha zonat e Shqipërisë, por mes tyre gjendeshin edhe shqiptarë të Amerikës. Ata drejtoheshin nga 12 komandantë nën drejtimin e përgjithshëm të Qazim Koculit. Në zonën e çliruar, në Drashovicë, u vendos shtabi i luftës me prefekt Qazim Kokoshin./atsh/KultPlus.com

  • VIDEO/ Qazim Laçi shënon gol spektakolar ndaj Gallatasarait, VAR-i i ndërpret festën mesfushorit shqiptar

    VIDEO/ Qazim Laçi shënon gol spektakolar ndaj Gallatasarait, VAR-i i ndërpret festën mesfushorit shqiptar

    Qazim Laçi është përballur sot me kampionin në fuqi të Turqisë. Rizespori është mposhtur me shifrat 3-1 nga Gallatasarai. Mesfushori shqiptar tundi rrjetën në minutën e 34-t, duke shënuar një gol spektakolar. Por festa u la shpejt përgjysmë. VAR-i anulloi golin e Laçit, duke lënë në fuqi rezultatin 1-0 për Gallatasarain.
    Përpos golit të Sançezit në minutën e 20, për gjigantin nga Stambolli tundën rrjetën edhe Osimheni (65’) dhe Ikardi (90’+2’). Në krahun tjetër golin e vetëm për Rizesporin e shënoi Vareshanoviçi në minutën e 73-të./Sport Ekspres/

  • Gërmime klandestine në Quken e Poneshit – shkruan Qazim Namani

    Gërmime klandestine në Quken e Poneshit – shkruan Qazim Namani

    Qazim Namani

    Germime klandestine ne Quken e Poneshit, Ky vendbanim i fortifikuar ka vite qe eshte bere lokaliteti me i demtuar nga germimet arkeologjike klandestine ne Kosove. Karakteristike e ketij vendbanimi eshte teknika e thate e murimit te mureve rrethuese dhe objekteve te banimit. Fragmente te mureve vrehen te punuara me shkembinje masiv natyror dhe te paperpunuar. Mbi keta gure hasen ornamente gjeometrike dhe simbole tjera parahistorike. Veprimet qe e demtojne kete lokalitet te rendesishem jane grafitet e shumta te punuara se voni me motive te ndryshme parahistorike. Pa marre parasyshe se keto grafite a jane punuar viteve te fundit apo mbi grafite te vjetera jane thelluar vijat e punimeve, duhet kuptuar se keto vepriome jane te ndaluar me ligj, andaj apeloi qe cdo qytetar i ndershem qe has dukuri te tilla te lajmerojne organet e rendit dhe institucionet perkatese.

  • Djali i Ismail Qemalit, i harruari nga historia

    Djali i Ismail Qemalit, i harruari nga historia

    Në vitin 1997, në varrezat e Strugës është zbuluar se prehen eshtrat e një prej bijve të Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora.

    Bardhyl Berberi

    Pasi kalon Qafën e Thanës, vetëm 11 km larg doganës, befas të shfaqet para syve një hapësirë e kaltër dhe më pas Struga, qyteti maqedonas ku ka një shumicë të madhe shqiptarësh që banojnë atje.

    Në qytetin e Strugës ka jetuar djali i Ismail Qemalit, Qazim Bej Vlora. Ai ka jetuar në Strugë nga viti 1936 deri në dimrin e vitit 1953, kur ndërroi jetë dhe prehet në varrezat e Strugës. Sipas dëshmive historike, Qazim Bej Vlora ka qenë djali i parafundit i Ismail Qemalit dhe siç ka deklaruar në kujtimet e tij, në të gjitha ecejakjet diplomatike që ka patur është shoqëruar nga Qazimi dhe siç shprehet vetë Qemali për djalin e tij Qazimin, ai ka qënë kujtesa e tij në tërë aktivitetet. Mësohet se Qazim Bej Vlora ka lindur në vitin 1870. Në vitin 1919 ai është helmuar së bashku me të atin, duke ngrenë darkë në Itali. Ismail Qemali gjeti vdekjen, ndërsa Qazimi mundi ta përballojë dhe të jetojë. Në vitin 1936 Qazimi vjen në Strugë me një dokumentacion të pasur të qeverisë së Ismail Qemalit. Në moshën 66- vjeçare martohet me Behije Sherif Masllafin, e veja e Inajet bej Ohrit, motra e të cilit ishte martuar me një tjetër djalë të Ismail Qemalit. Në vitin 1949 kur u prishën marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe asaj të Jugosllavisë, Qazimi ngeli i izoluar në Strugë. Shërbimet e fshehta të policisë jugosllave i bënë kontroll, duke i marrë dokumente të rëndësishme të shtetit shqiptar, të qeverisë së Ismail Qemalit, ndërsa një pjesë tjetër Qazimi e kishte çuar nëpër miqtë e tij dhe ende nuk dihet se ku ndodhen ato

    Sekretari personal i Ismail Qemalit, nga viti 1900 deri në vitin 1919, ai ka qenë pranë të atit në çdo udhetim, në çdo mbledhje dhe gati në të gjitha perpjekjet diplomatike për trojet shqiptare. Aktiviteti i Qazimit nuk ka qenë vetëm diplomatik, ai ka zhvilluar dhe aktivitete ilegale për mbledhjen e armëve dhe mjeteve financiare për kryengritjen e luftëtarëve shqiptarë. Struganët thonë se Qazim Bej Vlora ka qenë njohës shumë i mire i disa gjuhëve të huaja, aktivist i shquar në qeverinë e Vlorës dhe sekretar personal i Ismail Qemalit . Vdes në Strugë në një anonimitet të plotë në dimrin e vitit 1953, duke lënë pas një dokumentacion të pasur dhe një bibliotekë shumë të madhe dhe përveç dokumenteve të qeverisë së Vlorës që ka konfiskuar policia e fshehtë maqedonase, fati i dokumenteve të tjera nuk dihet. Në vitin 1997 shoqata e historianëve zbuloi vendin ku ishte varrosur Qazim Bej Vlora dhe vetëm para pak kohësh, më 28 nëntor 2004, forumi i intelektualve të Strugës arriti të rregullojë varrin dhe të vendosë një pllakë përkujtimore, duke e nderuar atë për aktivitetin e tij patriotik.