Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Katar ka takuar drejtorin e përgjithshëm të linjës “Qatar Airways” me te cilin ka biseduar rreth mundësive që kjo linjë të nisë fluturimet edhe në Tiranë.
“Me drejtorin e përgjithshëm të Qatar Airways, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe inshallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airëays për Tiranë,” shkroi në një postim në rrjetet sociale kryeministri Rama.
Një ditë më parë kryeministri Rama takoi kryeministrin, njëherësh ministrin e Jashtëm të Katarit me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve tona.
Tag: qatar
-
Linjë direkte Katar-Tiranë? Kryeministri Rama bisedime me drejtorin e “Qatar Airways”
-

Vizita në Doha, Rama takohet me drejtorin e “Qatar Airways”: Ishallah nisin së shpejti fluturimet nga Tirana
rama ne katar
KATAR- Gjatë vizitës së tij në Doha, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Badr Mohammed Al-Meer.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ndan pamje nga takimi, kryeministri Rama bën me dije se së bashku me Mohammed Al-Meer kanë biseduar për futjen e kësaj kompanie në Shqipëri për realizimin së shpejti të fluturimeve të Qatar Airëays për Tiranë.
“Kryeministri Edi Rama Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airëays për Tiranë”, shkruan Kryeministri Rama.
Prej ditës së djeshme, kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Katar, ku fillimisht u prit nga kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Zaho Rama, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe bashkëshortja e tij Linda Rama morën pjesë gjithashtu në Ceremoninë e Çmimeve Fashion Trust Arabia 2025 më 22 nëntor 2025 në Doha të Katarit.rama dhe familja e tij
Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga ministri i Financave, Petrit Malaj si dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. /ZËRI
-

Rama: Ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Doha të Katarit, ku ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer.
“Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranën”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga ky takim. -

Qatar Airways në Shqipëri? Rama takon CEO-n në Doha: Ishalla…
Gjatë vizitës në Katar, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer.
Kreu i qeverisë pohon se mes diskutimeve të tyre ka qenë edhe mundësia për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri.
“Ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranë”, tha ai në rrjetet sociale.
Kryeministri Rama shoqërohej në këtë takim me Al-Meer nga ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
Kujtojmë se të dielën, Rama u takua me homologun e tij në Katar, Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, i cili është njëkohësisht edhe ministër i vendit.
Siç bëri me dije ai, takimi u fokusua mbi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe diskutimin e disa projekteve me peshë të rëndësishme për Shqipërinë