Marcus Rashford e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë te Barcelona, ndërsa përgatitet për “El Clasicon” e tij të parë kundër Real Madrid këtë fundjavë.
Sulmuesi anglez u transferua te Barcelona në huazim nga Manchester United këtë verë dhe gjigantët e La Liga kanë mundësinë ta bëjnë marrëveshjen të përhershme vitin e ardhshëm.
Duke shënuar pesë gola në 12 ndeshje, përfshirë një dopietë në fitoren shkatërruese ndaj Olympiacos në mesjavë në Champions League, sulmuesi 27-vjeçar e ka të qartë se ku qëndron e ardhmja e tij.
I pyetur nëse dëshiron të qëndrojë, Rashford i tha ESPN: “Sigurisht. Po e shijoj këtë klub futbolli dhe mendoj se për këdo që e do futbollin, Barcelona është një nga klubet kryesore në historinë e lojës. Për një lojtar është një nder të luajë këtu“.
Rashford ka një kontratë në “Old Trafford” deri në vitin 2028, por duke qenë se kaloi një periudhë të shkurtër si huazim te Aston Villa sezonin e kaluar, është shumë e pamundur që ai të kthehet nën drejtimin e trajnerit aktual Ruben Amorim.
“Njerëzit e harrojnë këtë, por 24, 23 vjet të jetës sime ishin me Manchester United, kështu që ndonjëherë ke nevojë vetëm për një ndryshim. Mendoj se ndoshta ky është rasti me mua dhe po shijoj gjithçka”, shtoi Rashford.
Tag: qartë
-

“Po ndërtojnë hotel brenda spitalit ‘Nënë Tereza’”, Alimehmeti ‘godet’ qeverinë: Pacientët pa ilaçe, buxheti i..
Mjeku dhe deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar qeverinë për mosveprim ndaj mungesës së medikamenteve në vend, veçanërisht atyre onkologjike, duke e cilësuar situatën si alarmante.
Në një intervistë televizive, ai deklaroi se qytetarët e kanë shumë të qartë mungesën e barnave jetike, ndërsa ekzekutivi jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po refuzon t’i përgjigjet kërkesave zyrtare të opozitës për debat parlamentar mbi këtë krizë.“Qeveria refuzon t’i përgjigjet jo vetëm kërkesës sonë zyrtare, por edhe njerëzve që protestojnë në shesh. Nga krahu tjetër, ajo vazhdon të mos prokurojë medikamentet që nevojiten”, u shpreh Alimehmeti.
Deputeti demokrat theksoi se në sistemin shëndetësor nuk ka më vend për diskutime politike, por për veprime konkrete, pasi mijëra pacientë janë pa trajtime dhe protokolle të qarta. “Shëndetësia nuk është falas, mjekimet dhe pajisjet kushtojnë, por qeveria nuk i blen. Në 2025, buxheti i shëndetësisë nuk është rritur krahasuar me një, dy apo tre vite më parë. Përgjigjja është e qartë: jo,” theksoi ai.
Sipas Alimehmetit, problemi qëndron në nënfinancimin kronik të sektorit dhe abuzimet me fondet publike përmes koncesioneve dhe ndërtimeve luksoze, madje edhe brenda ambienteve spitalore. “Brenda territorit të spitalit ‘Nënë Tereza’ po ndërtohet një hotel. Kjo tregon qartë prioritetet e qeverisë,” deklaroi ai me tone kritike.
Deputeti kujtoi gjithashtu se në dhjetor të vitit 2024 Partia Demokratike propozoi një amendament për ta çuar shpenzimin publik në shëndetësi në 5% të PBB-së, siç rekomandojnë OBSH dhe Bashkimi Evropian. “Edi Rama e ka premtuar këtë që në 2013, por pas 12 buxheteve radhazi, shpenzimet për shëndetësinë mbeten në nivelin 2.78%.”- përfundoi Alimehmeti.
Alimehmeti:
Njerëzit e kanë shumë të qartë mungesën e medikamenteve, sidomos atyre onkologjike.Ka edhe një kërkesë për zhvillim të një mocioni me debat nga ana e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që deri sot nuk ka ndodhur. PS, qeveria, refuzon t’i përgjigjet kësaj kërkese zyrtare, refuzon t’u përgjigjet dhe njerëzve që janë aty në shesh dhe, nga krahu tjetër, vazhdon të mos prokurojë medikamentet që nevojiten.
Nuk ka pikën e rëndësisë emri i veçantë, emri i përveçëm i ministres; ka rëndësi qasja dhe vizioni që ka për fushën e shërbimit mjekësor, se këtu nuk është se ka shumë politika për të diskutuar. Këtu ka nevojë, ka disa sëmundje që duhen trajtuar. Unë s’besoj se ka politikë që mund të bëhet këtu.Kemi kaq të sëmurë, ka nevojë për këto lloj protokollesh trajtimi, duhen këto mjekime, këto mjekime duhen blerë.Por mjekimet kushtojnë, ne e dimë që kushtojnë, pajisjet kushtojnë, duhen blerë; shëndetësia nuk është falas dhe këtë e dimë shumë mirë.Sot që flasim, ne në 2025, a është shtuar buxheti i shëndetësisë në krahasim me çfarë ishte 1 vit më parë, 2 vjet më parë, 3 vjet më parë? Përgjigjja është jo.
Pra, çfarëdolloj ministri të marrësh, nëse fondi mbetet i njëjtë, këtu s’ka vend për të diskutuar: a mund të blejë gjëra të tjera?Sepse në radhë të parë ke një nënfinancim, në radhë të dytë, tek ky financim që është i ulët, ke abuzimin, pra ke koncesionet, ke ndërtimet. Kujtoj unë që brenda territorit të spitalit “Nënë Tereza”, aktualisht që po flasim, po ndërtohet një hotel.
Kujtoj që në dhjetor të 2024 pati një amendament nga Partia Demokratike për ta çuar shpenzimin publik në shëndetësi në 5% të PBB-së. Pse 5%? Sepse është dyshemeja që thotë OBSH dhe thotë Bashkimi Evropian. Kujtoj se Edi Rama e ka premtuar 5% që në 2013; jemi në fund të 2025, ka shkruar 12 buxhete dhe 2.78% është sot. -

Pezullohen dy arbitrat, Rocchi e pranon hapur: Penalltia pro Milanit ndaj Fiorentinës nuk duhej akorduar
21 Tetor 2025
13:03
Alfred Lleshi
Gianluca Rocchi, kreu i arbitrave italianë, ka qenë shumë i qartë për episodin e diskutuar në ndeshjen Milan-Fiorentina: “Nuk ishte penallti, as rast për VAR”. Fjalët e tij, të raportuara nga “Corriere dello Sport”, u thanë gjatë analizës së brendshme me stafin, pas ndeshjes që Milani e fitoi 2-1 edhe falë penalltisë së dhënë për kontaktin mes Parisi dhe Gimenez në zonë.
Kësisoji, arbitri kryesor Marinelli dhe ai në VAR, Abisso, do të ndëshkohen, por jo rëndë. Pritet që ata të pezullohen me dy ndeshje, konkretisht javën e 8-të dhe 9-të të Serie A, me mundësinë që të rikthehen javën e 10-të, ndoshta me role të ndërruara.
Sipas Rocchi, episodi është i qartë: ka vetëm një kontakt të lehtë të dorës së Parisi në fytyrën e Gimenez, që nuk justifikon penallti. Gabimi më i madh i atribuohet Abisso në VAR, i cili nuk duhej të thërriste arbitrin në “on-field review”. Në “Open VAR” pritet të jepet i njëjti shpjegim, në përputhje me precedentin e ngjashëm Juventus–Inter (Thuram–Bonny).
-

Kina thotë se qëndrimi i saj mbi çështjet tregtare me SHBA-në është “i qëndrueshëm dhe i qartë”
Kina mban një qëndrim të qëndrueshëm dhe të qartë mbi çështjet tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe beson se asnjë palë nuk do të përfitonte nga lufta tarifore dhe lufta tregtare, tha të hënën zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Guo Jiakun.
Guo e bëri komentin në një konferencë të rregullt për shtyp, në përgjigje të raportimeve të medias se pala amerikane ka listuar metalet e rralla, fentanilin dhe sojën si tre shqetësime kryesore që Shtetet e Bashkuara do të diskutojnë me Kinën.
“Të dyja palët duhet t’i zgjidhin çështjet përkatëse përmes negociatave në bazë të barazisë, respektit dhe përfitimit të ndërsjellë”, tha Guo. -

Analiza nga DW: Roli i Gjermanisë në një fillim të ri në Lindjen e Mesme
Gjermania nuk do të dërgojë ushtarë, nëse një mision ndërkombëtar do të sigurojë paqen në Rripin e Gazës.
Por qeveria synon të përfshihet në rindërtim dhe të organizojë një konferencë me Egjiptin.
Të hënën (13.10.), Kancelari Friedrich Merz (CDU) nuk e humbi rastin të udhëtonte për në vendpushimin egjiptian Sharm El Sheikh në takimin e nivelit të lartë me më shumë se 20 krerë shtetesh dhe qeverish. Merz ishte aty vetëm për disa orë, kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një marrëveshje mbi një paqe të mundshme në Lindjen e Mesme me krerët e shteteve të Egjiptit, Turqisë dhe Katarit. Dhe për një foto të shpejtë me Presidentin e SHBA-së.
Kancelari gjerman bëri edhe një deklaratë të shkurtër për gazetarët për të bërë të qartë rolin e Gjermanisë në formësimin e së ardhmes në Rripin e shkatërruar të Gazës. Një rol i mundshëm, duhet thënë, sepse shumica e detajeve të planit të paqes prej 20 pikash të Trump janë ende të paqarta. Edhe më parë, para lirimit të suksesshëm të pengjeve të fundit izraelite të mbetur gjallë në Rripin e Gazës, Merz e kishte bërë të qartë se Gjermania nuk kishte plane për të vendosur ushtarë gjermanë, për shembull si pjesë e një misioni ndërkombëtar stabilizimi.
Ideja që ushtarët gjermanë mund të përballen me ushtarë izraelitë në një moment në të ardhmen është një përfytyrim i tmerrshëm për shumë politikanë gjermanë, sado teorik që mund të jetë. Në vend të kësaj, Merz tha: “Gjermania do të bëjë pjesën e saj. Dhe mbi të gjitha, ne e shohim detyrimin humanitar për të bërë gjithçka në ditët dhe javët në vijim për të siguruar që njerëzve që ende jetojnë atje t’u ofrohet kujdes mjekësor në mënyrë adekuate.” Njerëzit në Gazë tani kanë nevojë, mbi të gjitha, për një strehë mbi kokë, ujë dhe ndihmë mjekësore.
Ndihmat e ngrira për rindërtimin
Edhe para se të bëhej e qartë se plani i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po merrte formë të paktën në fazat e tij fillestare, filloi një debat i fortë në Berlin rreth asaj se me çfarë do të kontribuonte qeveria gjermane. Merz kishte premtuar tashmë 29 milionë euro shtesë për ndihmë të menjëhershme humanitare gjatë fundjavës. Një shumë mjaft e vogël, duke marrë parasysh nevojat.
Të dielën në mbrëmje, Ministrja Federale e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan (SPD), njoftoi se Gjermania mund të ofronte patjetër një shumë treshifrore milionëshe për rindërtimin në Gaza. Paratë janë të disponueshme, vazhdoi politikanja e SPD-së, dhe shumë programe janë ngrirë që nga sulmi i grupit terrorist islamist Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, rreth dy vjet më parë. Por një zëdhënës i ministres nuk ishte në gjendje të thoshte saktësisht se sa do të ishte shuma të hënën. Qeveria tani synon të dërgojë 50 strehimore të përkohshme për rreth 350 persona në Gaza.
Konferencë donatorësh, me gjasë në Kajro
Një gjë është e qartë: Gjermania, së bashku me Egjiptin, ndoshta që në javët e ardhshme në Kajro do të organizojnë një konferencë donatorësh për Gazën. Edhe për këtë ishte rënë dakord që para lirimit të pengjeve, por tani natyrisht që kjo temë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.
Qeveria egjiptiane paraqiti një plan javë më parë për rindërtimin e brezit bregdetar të shkatërruar në Mesdhe, duke përmendur një shumë prej rreth 53 miliardë dollarësh. Paratë do të vijnë nga shumë burime: nga shtetet arabe dhe evropiane, por jo nga SHBA-të. Donald Trump e bëri të qartë këtë gjatë vizitës së tij në Izrael.
Grindje për furnizimin e Izraelit me armë
Ka debate brenda koalicionit qeverisës të konservatorëve dhe socialdemokratëve në Gjermani në lidhje me furnizimet me armë për Izraelin, megjithëse ka ende paqartësi e pasiguri për disa pjesë të planit të paqes, si psh., çarmatosja e grupit terrorist islamist të Hamasit. Partia simotër bavareze e CDU-së, CSU, më e vogla nga tre partnerët e koalicionit, i bëri thirrje kancelarit Merz pas lirimit të pengjeve që t’i jepte fund të gjitha sanksioneve dhe kufizimeve kundër Izraelit.
“Sanksionet duhet të hiqen, kufizimet e dorëzimit duhet të hiqen, paralajmërimi për udhëtim duhet të hiqet – dhe e gjitha kjo menjëherë”, tha kreu i grupit të anëtarëve të Bundestagut CSU, Alexander Hoffmann për gazetën më të madhe të Gjermanisë, “Bild”, të martën. Kryetari i partisë CSU, Markus Söder, gjithashtu dëshiron të rifillojë furnizimet me armë për Izraelin.
Më 8 gusht, Merz kishte vendosur që të mos lejoheshin më dërgesa armësh në Izrael që mund të përdoreshin edhe në Gaza. Arsyeja në atë kohë ishte veprimet e ashpra të ushtrisë izraelite, përfshirë edhe kundër popullsisë civile palestineze.
Deputeti i CDU-së, Steffen Bilger, e tha këtë disi në formë më të zbutur, se nëse zhvillimi paqësor ishte i qëndrueshëm, mund të merrej në konsideratë një rifillim i dërgesave të armëve. Sipas raportimeve në Berlin, Merz është në favor të ruajtjes së ndalimit të eksportit për momentin, për sa kohë që situata mbetet kaq e paqartë. Edhe Socialdemokratët janë në anën e tij për këtë çështje.
Merz kërkon të ketë sa më shpejt struktura të qarta në Rripin e Gazës
Si fillim Kancelari Merz dëshiron të sigurojë që të shfrytëzohet momenti pozitiv aktualisht pas lirimit të pengjeve dhe armëpushimit. Duhet të ketë shpejt qartësi mbi çështjet e mbetura, siç është vendosja e saktë e kontrollit ndërkombëtar mbi Rripin e Gazës, tha Merz gjatë një vizite në landin e Brandenburgut të martën në kryeqytetin e shtetit, Potsdam.
“Nuk dua të jem përsëri në të njëjtin grup pas gjashtë muajsh dhe të na duhet të pyesim veten: ‘Çfarë shkoi keq?’ Kjo nuk duhet të ndodhë.” Ndoshta Merz mund të ketë pasur parasysh me këtë shqetësimin kryesor të të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë: frikën se çarmatimi i premtuar i Hamasit nuk do të ketë sukses. /dwTop Channel
-

Roli i Gjermanisë në një fillim të ri në Lindjen e Mesme

“Nuk dua të jem përsëri në të njëjtin grup pas gjashtë muajsh dhe të na duhet të pyesim veten: ‘Çfarë shkoi keq?’ Kjo nuk duhet të ndodhë.” Ndoshta Merz mund të ketë pasur parasysh me këtë shqetësimin kryesor të të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë: frikën se çarmatimi i premtuar i Hamasit nuk do të ketë sukses./DW
-

Von der Leyen jep lajmin se Mali i Zi pritet të hyjë brenda 2028 në BE, Shqipëria asnjë datë për integrim…
Kryeministri Edi Rama, i cili deri para zgjedhjeve të 11 majit fliste me entuziazëm për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda viteve 2028, 2029 apo më së largu në 2030, sot ndodhet përballë një realiteti krejt tjetër. Bashkimit Europian nuk ka artikuluar ndonjë datë konkrete për integrimin e Shqipërisë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë dy ditë më parë, theksoi se Shqipëria e ka bërë të qartë rrugën e saj evropiane, por nuk përmendi asnjë afat për anëtarësim. Mesazhi i saj ishte i qartë: Tirana mund të flasë për progres, por nuk ka ende garanci nga Brukseli për një datë konkrete hyrjeje në BE. Në kontrast të plotë me këtë situatë, Ursula von der Leyen dha nga Mali i Zi një deklaratë që është për t’u shënuar: vendi fqinj i Shqipërisë pritet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian brenda vitit 2028. Ky është një sinjal i fortë politik që tregon ndarjen e qartë mes vendeve të rajonit në ritmin e integrimit, ku Mali i Zi shihet si shembulli më i përparuar, ndërsa Shqipëria mbetet prapa për shkak të korrupsionit të lartë, mungesës së institucioneve të pavarura dhe deformimit të standardeve demokratike.
Deklaratat e Von der Leyen nga Mali i Zi
Presidentja e Komisionit Evropian, gjatë qëndrimit të saj të martën në Mal të Zi, deklaroi se qëllimi i këtij vendi për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është “i arritshëm dhe realist”. Ajo theksoi se ky është momenti që Podgorica të përshpejtojë dhe intensifikojë përpjekjet e saj për të finalizuar procesin e integrimit. Së bashku me kryeministrin malazez Milojko Spajić, von der Leyen hapi zyrtarisht konferencën e parë të investimeve të Malit të Zi dhe BE-së, e zhvilluar në resortin turistik Luštica Bay pranë qytetit të Tivatit. Konferenca kishte në fokus zhvillimin ekonomik të zgjuar dhe të qëndrueshëm dhe mblodhi përfaqësues të shumtë nga politika, ekonomia, sektori financiar dhe ai i mbrojtjes së mjedisit nga Mali i Zi dhe Evropa. “Mali i Zi është në prag të anëtarësimit në BE. Deri në fund të vitit 2026, ne do të mbyllim të gjitha kapitujt e negociatave në mënyrë që të bëhemi anëtar i Unionit deri në fund të vitit 2028, tha Spajić, duke theksuar se anëtarësimi i Malit të Zi është një mundësi ideale për BE-në për të treguar se “politika më e suksesshme e Unionit, zgjerimi, nuk është diçka e së kaluarës, por është shumë e gjallë dhe aktuale”. Në përgjigje të deklaratës së Spajić, Presidentja e Komisionit Evropian tha se asaj “i pëlqen shumë formulimi – anëtari i 28-të i BE-së deri në fund të vitit 2028”. Gjatë konferencës u prezantuan gjithashtu katër projekte të reja investimi evropiane, që synojnë forcimin e ekonomisë malazeze dhe afrimin e saj me standardet e BE-së. Von der Leyen theksoi rëndësinë e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe transparencës në prokurimet publike, si faktorë kyç për të dërguar një sinjal të qartë se Mali i Zi është një vend serioz dhe i besueshëm për investime. “Me reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe transparencës në prokurimin publik, do të dërgoni një sinjal të qartë se Mali i Zi është serioz në qëllimet e tij dhe se është një vend i besueshëm për të bërë biznes,” tha von der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian vlerësoi gjithashtu rezultatet e deritanishme të qeverisë malazeze, duke nënvizuar se vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik që ende nuk është shfrytëzuar plotësisht. “Mali i Zi ka një potencial të jashtëzakonshëm, por investimet në ekonominë e tij ende nuk e kanë arritur atë potencial. Kjo është arsyeja pse do të doja t’u thoja të interesuarve të mos presin hyrjen zyrtare të Malit të Zi në BE, por ta shfrytëzojnë mundësinë tani, sepse përndryshe dikush tjetër do t’i kalojë,” theksoi Von der Leyen. Në të njëjtën linjë, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, deklaroi se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh strategjik dhe investitori kryesor në vendin e tij, duke theksuar angazhimin e plotë të qeverisë për të përmbyllur kapitujt e mbetur të negociatave dhe për të përmbushur të gjitha standardet evropiane. -

Dumani i kundërpërgjigjet PS dhe PD: Boll me presione politike, po cenoni integritetin e prokurorëve
Kreu i SPAK paralajmëron për rreziqe serioze që kërcënojnë pavarësinë institucionale dhe vijimësinë e hetimeve ndaj korrupsionit të nivelit të lartë
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur pa ekuivok për sfidat serioze që përballet institucioni që ai drejton. Në një deklaratë të fortë, ai nënvizoi rrezikun e presioneve të jashtme nga politika, mediat dhe krimi i organizuar, të cilat sipas tij cenojnë integritetin e prokurorëve dhe funksionimin kushtetues të SPAK.“Doja të theksoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë dhe krimi i organizuar, gjë që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve. Kjo kërkon një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese të SPAK”, theksoi Dumani.
Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e një kuadri të qartë ligjor mbi statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit të tyre, gjë që sipas tij krijon pasiguri dhe mund të ndërpresë hetimet e ndjeshme në vijim. Mungesa e këshilltarëve ligjorë, mbështetja e pamjaftueshme analitike dhe referimet minimale nga institucionet publike për rastet e korrupsionit janë disa prej problematikave të tjera që u përmendën.“Ka një heshtje të pajustifikuar nga shumë institucione që duhet të ishin partnerë të drejtësisë. Referimet për raste korrupsioni janë minimale. Ky është një problem politik dhe institucional”, u shpreh Dumani.
Ai shtoi se SPAK është në pritje të finalizimit të sistemit elektronik të administrimit të çështjeve, me ndihmën e BE-së, dhe theksoi domosdoshmërinë e ngritjes së një njësie të veçantë analize për të përballuar hetimet komplekse dhe për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare.
Në fund të fjalës së tij, Dumani kujtoi se në dhjetor SPAK mbush 6 vite dhe se është koha për ta forcuar më tej institucionin, jo vetëm në burime njerëzore dhe teknike, por edhe me mbrojtje ligjore dhe politike të qartë.
Problematikat e renditura nga Dumani
-Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.
– Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se, kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi të qartë për prokurorët e veçantë do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.
-Vijimi i mos adresimit të akordimit të këshilltarëve ligjor pranë Prokurorisë së Posaçme. Cilësojmë në mënyrë të përsëritur se mungesa e këtij standardi burimi njerëzor është një vështirësi cilësinë e hetimit dhe përqasjes së SPAK në ndjekjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatën Kushtetuese.
-Vijon ende të ngelet problematike numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë Policinë e Shtetit, në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
-Përfundimi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System) mbetet një prioritet për Prokurorinë e Posaçme. Sistemi ka një ndërtim modular dhe në dhjetor 2024 ka përfunduar zhvillimi/ndërtimi i moduleve. Për shkak të përfundimit të projektit të mbështetur nga ICITAP, ky proces është parashikuar të përmbyllet brenda vitit 2025 me fonde të BE-së.
-Ngritja e njësisë së analizës së SPAK që do të shërbejë për të mbështetur hetimet komplekse, mbetet e rrezik, dhe raportimet në lidhje me negociatat me Eurojust, Moneyval dhe raportimet në kuadër të strategjive kombëtare të ndryshme, ngelet sfidë. Po bashkëpunojmë me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model sipas kërkesave dhe funksionimit të SPAK. -

Çiljeta “ia bën të qartë” Albanit: Nga sot nuk ka më gatime
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA