Tag: qartë

  • Sigurim me detyrim për banesat, Rama: Më shumë ndihmë për qytetarët në rastet e tafkeqësive natyrore

    Sigurim me detyrim për banesat, Rama: Më shumë ndihmë për qytetarët në rastet e tafkeqësive natyrore

    Qeveria shqiptare do të nisë punën për një skemë të re sigurimi për qytetarët nga fatkeqësitë natyrore.
    Ky hap u bë me dije nga vetë Kryeministri Edi Rama, i cili në Konferencën Vjetore  të Organizatës Botërore të Mbikëqyrësve të Sigurimeve sqaroi se është i nevojshëm sigurimi i detyrueshëm i banesave edhe si një direktivë e Bashkimit Europian.
    “Përfshirja e sigurimit në politikat tona publike, duke e lidhur me rezistencën klimaterike, bujqësinë, infrastrukturën dhe rrjetat e sigurisë sociale, do të përmirësojnë jashtëzakonisht qasjen tonë ndaj financimit të rrezikut nga katastrofat. Një strategji gjithëpërfshirëse që bën bashkë sigurimet, fondet rezervë dhe buxhetimin, mund të zbusë në mënyrë të jashtëzakonshme, rreziqet fiskale nga katastrofat natyrale”, tha Rama.

    Mungesa e sigurisë në raste fatkeqësie për Ramën, dëmton qytetarët por edhe bizneset e vogla.
    “Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret e tërmetet, mund të fshijnë vite pune të mundimshme duke i lënë ata të pambrojtur, të vuajnë me gjatë e të investojnë shumë më pak për të ardhmet e tyre. Rruga përpara është e qartë; na duhet të zgjerojmë rrjetet tona të sigurisë për të përfshirë më shumë individë, sektorë e lloje rreziqesh e të sigurohemi që këto zgjidhje të jenë të mundshme për t’u marrë nga gjithkush po natyrisht, aq sa është e qartë, po aq është më e lehtë kjo rrugë për t’u thënë e për t’u parë se sa për t’u ndërtuar”, tha kreu i qeverisë.
    Gjatë konferencës, kreu i qeverisë tha se edhe nisma të tjera si mikro sigurimet mund të jenë një ndihmë shtesë.
    “Nisma si mikro-sigurimet mund të ndihmojnë me zgjerimin e mbulimit për të përfshirë bizneset e vogla dhe individët me të ardhura të ulëta duke lidhur ngushtë sigurinë shoqërore me zgjidhjet e orientuara nga tregu”, tha Rama.
    Për Ramën pasojat e mosveprimit tashmë po ndihen qartë dhe se industria e sigurimeve po përballet me një situatë gjithnjë e më komplekse.

  • Katër humbje radhazi, tifozët e Tiranës/ Mjaft më me dështime

    Katër humbje radhazi, tifozët e Tiranës/ Mjaft më me dështime

    Në “Selman Stërmasi” nuk mungoi vetëm loja, por edhe atmosfera që tradicionalisht ka qenë arma më e fortë e Tiranës.tiranaTifozët bardheblu, të lodhur nga rezultatet, drejtimi dhe mënyra se si po menaxhohet klubi, këtë herë e bënë të qartë revoltën e tyre. Me rënien e skuadrës në vendin e fundit prej së premtes, me vetëm 6 pikë dhe katër humbje radhazi, durimi ka kaluar çdo kufi. Pas golit të dytë të Vorës, shpërtheu mllefi që prej kohësh ishte akumuluar në zemrat e tifozëve. Thirrjet kundër presidentit Refik Halili dhe drejtuesve të tjerë u dëgjuan qartë, të ashpra dhe të drejtpërdrejta. Ata akuzuan pronarët aktualë se e kanë çuar klubin drejt degradimit sportiv dhe organizativ, duke kërkuar hapur largimin e tyre dhe një fillim të ri për Tiranën.
    Pakënaqësia nuk ishte më thjesht reagim spontan, por një qëndrim i artikuluar i një komuniteti të tërë që ndien se po humbet identiteti i klubit. E gjithë kjo situatë u reflektua edhe në shkallët e stadiumit. Frekuentimi ishte jashtëzakonisht i ulët, shumë mëtepër se sa mund të shpjegohej vetëm me rezultatet e dobëta. Kjo ishte një formë proteste. Një bojkot moral ndaj mënyrës se si po drejtohet klubi. Në tribuna ishin vetëm pak dhjetëra “Fanatics”, të cilët pavarësisht zhgënjimit nuk e braktisën skuadrën, por në koret e tyre ndihej qartë trishtimi dhe zemërata. Pjesa tjetër e tifozëve zgjodhi të mos bëhej dëshmitare e një tjetër performance të shuar, duke lënë bosh një stadium që, në ditët e tij më të mira, ka ditur të buçasë si askush tjetër në Shqipëri.
    Kjo boshatisje e tribunave është simboli më i qartë i krizës së thellë. Tirana nuk po humbet vetëm ndeshjet, por edhe besimin e publikut të saj. Dhe kjo është goditja më e rëndë që një klub mund të marrë. Nëse situata nuk ndryshon shpejt, rrezikon të krijojë një hendek të pakthyeshëm mes tifozëve dhe drejtimit, një plagë që do të kërkojë kohë të gjatë për t’u shëruar, me kusht që dikush të marrë përgjegjësinë dhe të nisë nga e para.

  • Minatorët e Spaçit në ditën e 32-të të protestës/ Punëtorët ende në pritje, pa një vendim të qartë për fatin e tyre

    Minatorët e Spaçit në ditën e 32-të të protestës/ Punëtorët ende në pritje, pa një vendim të qartë për fatin e tyre

    Protesta e minatorëve të minierës së Spaçit ka hyrë në ditën e 32, ndërsa tensioni mes punëtorëve dhe institucioneve përgjegjëse vijon të rritet. Deri më tani, 62 minatorë janë larguar nga puna, ndërsa 14 të tjerë ndodhen ende në pritje, pa një vendim të qartë për fatin e tyre.
    Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe shirave të ditëve të fundit, minatorët vazhdojnë të qëndrojnë në protestë, duke kërkuar një reagim zyrtar nga Ministria përkatëse. Ata shprehen se do të qëndrojnë në terren derisa të marrin një përgjigje të qartë për kërkesat e tyre, të cilat lidhen me sigurinë në punë, pagat dhe garancitë për vendet e punës.
    Aktualisht, Ministria ende nuk ka dalë me një qëndrim publik mbi situatën, ndërsa protestuesit paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë veprimet nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

  • Thyerja e heshtjes zgjedhore, Celibashi: Ligji e parashikon qartë që është e ndaluar

    Thyerja e heshtjes zgjedhore, Celibashi: Ligji e parashikon qartë që është e ndaluar

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në përgjigjen e dhënë për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore nga dy kandidatët e pavarur në Berat dhe Vlorë, tha se Kodi Zgjedhor e parashikon qartë qasjen për kategoritë e politikanëve që e kanë të ndaluar të bëjnë thirrje elektorale ditën e votimit.
    Celibashi tha se për marrjen e masave, KQZ do të shohë në vijim se sesi do të veprojë.
    “Është kaq e qartë në Kodin Zgjedhor saqë nuk ka nevojë përsa i përket kategorive të politikanë ve që në ditën e votimit, e kanë të ndaluar që të bëjnë thirrje elektorale. Mund të bëjnë thirrje për pjesëmarrje në votime, por jo për mbështetje të kandidatëve. Se çfarë do të bëjë KQZ do të shikojmë. Shpresojmë që kjo risjellë në vëmendje e kësaj problematike të dëgjohet nga të gjithë”, tha Celibashi.
    Ishte Pavlo Shkarpa kandidat i pavarur i Beratit dhe Donis Sota, gjithashtu kandidat i pavarur në Vlorë, të cilët pasi votuan, për kamerat thanë se kanë programin më të mirë elektoralë.

  • Gara për bashkinë e Beratit, dy kandidatët tregojnë projektet e tyre për qytetin

    Gara për bashkinë e Beratit, dy kandidatët tregojnë projektet e tyre për qytetin

    Pak ditë para zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, në Berat, socialistët kërkojnë të ruajnë drejtimin e bashkisë me Ervin Cecan, ndërsa përballë tij, biznesmeni Pavllo Shkarpa, i mbështetur nga opozita, kërkon të bëjë ndryshimin si kandidati që do të kthejë djathtas elektoratin pas më shumë se 20 vitesh që ky qytet voton majtas.
    “Garimi im është nga fakti që unë e njoh Beratin dhe kur e njeh, do të ndërtosh atë. Pra, nga njohja lind dashuria, pra unë dua të punoj për këtë qytet, ti sjell identitetin që i është marrë. Qytetarët e Beratit, ju premtoj, ti kthej identitetin, shijen, ato çka ka humbur, pra dhe fshatrave ti jap një zë, se edhe ata janë të nderuar dhe siot po vuajnë më shumë se kurrë. Unë dua të njoh hallet e tyre, do të jetë e hapur bashkia 8 me 8, do punoj për ti zgjidhur ato. Dua të jap shpresë. PS është bashki në ikje, në 27 vite i privatizoi të gjitha”, , shprehet Pavllo Shkarpa.
    Ervin Ceca, i cili aktualisht është kryetar në detyrë pas dorëheqjes së Ervin Demos për të marrë mandatin e deputetit, thotë se rruga për të është e qartë tashmë.

    “Pa dyshim që po, unë kam një eksperiencë gati 6-vjeçare edhe në drejtimin e këshillit bashkiak dhe patjetër është detyrë që më ka dhënë mundësi të njihem me komunitetin dhe kjo besoj do më ndihmojë më vonë. Mund të duket një mandat i shkurtër, po ky i është besuar me votë Demos dhe PS në 2023, pra vizioni ka qenë i qartë, rruga është e qartë dhe unë do vazhdoj këtë gjë.”
    /vizionplus.tv

  • Një vit nën drejtimin e Trump/ Premtimet, dështimet dhe betejat që po formësojnë të ardhmen e Amerikës

    Një vit nën drejtimin e Trump/ Premtimet, dështimet dhe betejat që po formësojnë të ardhmen e Amerikës

    Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashmë një gjurmë të qartë.

    Amerika nuk është më e njëjta. As ekonomikisht, as politikisht, as gjeostrategjikisht. Por Trumpi i ri – më i pjekur, më sistematik, më pak i paparashikueshëm se viti 2017 – tregon diçka të rrallë për një udhëheqës modern që nuk është i paqëndrueshëm.
    Por çfarë Amerike mori ai? – Një vend i brishtë, jo i humburNë janar të vitit 2025, kur Trump u betua përsëri si president, ekonomia amerikane dukej e qëndrueshme në letër me papunësi në 4%, inflacion në 2.8% dhe rritje afër 2%. Por pas shifrave, kishte – dhe ka prova që ende ekziston – një shoqëri e lodhur. Klasa e mesme kishte humbur fuqinë blerëse, bizneset e vogla po luftonin për të mbijetuar dhe elita politike dukej e shkëputur nga streset e përditshme të qytetarëve.
    Në këtë klimë mosbesimi, Trump premtoi një triptik të thjeshtë: siguri, prodhim, sovranitet kombëtar. Një vit më vonë, të tre boshtet kanë marrë formën e politikës – jo të teorisë, pavarësisht se çfarë prodhon politika specifike dhe janë të shkëputura nga fakti se “mënyra” e Trump është qartësisht shumë e ndryshme nga politika dhe diplomacia tradicionale.
    Trump e riktheu SHBA- në në rrugën e duhur drejt vetëmjaftueshmërisë industriale. Tarifat mbi mallrat kineze u rritën, subvencionet për riatdhesimin e fabrikave funksionuan – për herë të parë – dhe prodhimi në sektorët kryesorë (çeliku, automobilat, energjia) u rrit me më shumë se 3%. Rreth 450,000 vende të reja pune u krijuan në shtetet industriale, duke përmbysur trendet e viteve të kaluara.
    Megjithatë, kostoja e jetesës nuk ra aq shumë sa priste dhe “reklamonte” qeveria. Çmimet e karburantit dhe të ushqimeve mbeten të larta, ndërsa inflacioni është rikthyer në afër 4%. Pavarësisht kësaj, tregu i punës është i ekuilibruar dhe treguesit e besimit të biznesit po lëvizin lart.
    Ideja qendrore e Trump është e qartë: më pak varësi nga tregjet ndërkombëtare, më shumë autonomi në prodhim. Ekonomistët janë të ndarë, shifrat aktualisht mbështesin lëvizjet e Shtëpisë së Bardhë.
    Imigracioni dhe siguriaShtëpia e Bardhë e ka bërë përsëri sigurinë një përparësi. Rinisja e ndërtimit të murit në kufirin me Meksikën, një regjim i ri azili dhe zbatimi i rreptë i kontrolleve kufitare kanë ulur kalimet e paligjshme me 65% brenda një viti.
    Për mbështetësit, ky është “rivendosja e parë kuptimplotë e rendit në kufi në dekada”. Për kundërshtarët , ky është një hap prapa në humanizëm. E vërteta qëndron diku në mes: Trump bëri atë që premtoi, por pranimi i tij shoqëror nuk është rritur, duke mbetur rreth 42%.
    Skena ndërkombëtareNë politikën e jashtme, Trump ndryshoi tonin pa ndryshuar filozofinë e tij. Në NATO , ai u bëri presion aleatëve që të rrisnin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së , trembëdhjetë shtete anëtare arritën objektivin prej 2%, diçka që asnjë presidencë nuk e kishte arritur. Ai mban një marrëdhënie të ftohtë me Evropën, përplaset me Kinën për tregtinë, por negocion, mban një aleancë strategjike me Izraelin , ndërsa në Ukrainë kufizon ndihmën, duke kërkuar “efikasitet të çdo dollari”.
    Uashingtoni po rikthehet si një rregullator global, por jo si një lider global. Është një qëndrim i ri amerikan që mund të përmbahet – por vetëm pjesërisht – në “realizëm dhe pa iluzione” dhe sigurisht që nuk e forcon imazhin dhe pozicionin e fuqisë amerikane.
    Shteti në ristrukturimBrenda vendit, qeveria ka vepruar gjithashtu me shpejtësi. Krijimi i Departamentit të Efikasitetit dhe shkurtimet prej 30 miliardë dollarësh në buxhetin federal sinjalizojnë një reformë të thellë . Administrata publike operon me më pak punonjës, por me më shumë kontrolle. Kritikët flasin për dobësimin e institucioneve, mbështetësit për fundin e stagnimit të shtetit burokratik. E vërteta, edhe këtu, është e dyfishtë: Trump imponon efikasitetin , por në një mënyrë që përqendron pushtetin vetëm në duart e tij ose në duart e një rrethi të vogël mbi të cilin ai ka kontroll absolut.
    Një vit më vonë, imazhi shoqëror i SHBA-së është gjithashtu kontradiktor. Punëtorët në Veri dhe në Perëndimin e Mesëm të Amerikës ndihen më të sigurt financiarisht. Në bregdet, dyshimi mbetet. Pabarazia nuk është ulur ndjeshëm, por papunësia mbetet e ulët dhe investimet në infrastrukturë ofrojnë vende pune. Shoqëria ka pushuar së shikuari Trumpin si “bubullimë” – e trajton atë si realitet. Dhe kjo, politikisht, është ndoshta fitorja e tij më e madhe.
    Një vit më vonë, SHBA-të nuk janë izoluar-jo aq sa dukej në 6 muajt e parë. Ato janë bërë një bashkëbisedues i detyrueshëm. Evropianët mund të mos e pëlqejnë Trumpin, por ata po mbështeten tek ai. Kina duket e kujdesshme, Rusia e heshtur dhe Lindja e Mesme po ripozicionohet nën ndikimin amerikan.
    Amerika e vjetër e luftërave dhe simbolizmit ndërkombëtar duket se ia ka lënë vendin një vendi që i mat interesat në numra absolutë – jo në ide. Është e qartë se cilado qoftë zgjedhja, gjithmonë do të ketë një kosto për Uashingtonin. Për Trumpin, ajo që ka më shumë rëndësi është se çdo veprim ka një ndikim të prekshëm – zakonisht financiar.
    Viti i parë i Trump tregon një administratë me një strategji të qartë : nacionalizëm ekonomik, siguri të brendshme, shpejtësi administrative. Plani ka funksionuar deri më tani pa dështime spektakolare, por edhe pa triumfe. Vlerësimi i miratimit të Presidentit është stabilizuar rreth 41%-43%, një përqindje që konsiderohet e ulët, por e qëndrueshme. Trump qeveris pa pasur nevojë t’i bindë të gjithë – mjafton që ai ta mbajë bazën e tij të bashkuar dhe vendin funksional.
    Nëse ekonomia tejkalon shifrën 2% në vitin 2026 dhe çmimet fillojnë të ngadalësohen , mandati i tij i dytë do të regjistrohet si një sukses. Nëse jo, “kthimi” i tij do të jetë më shumë një regres sesa një rilindje.

    Top Channel

  • Berisha: Aktakuza ndaj Ballukut është e qartë, por autori kryesor i vjedhjes është Rama

    Berisha: Aktakuza ndaj Ballukut është e qartë, por autori kryesor i vjedhjes është Rama

    Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se aktakuza ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku është e qartë, por për të autori kryesor i vjedhjes është vetë kryeministri Edi Rama. Në një postim në Facebook, Berisha thekson se PD do ta ngrejë zërin. Për të rruga e vetme është të ngrihemi. ”Aktakuza ndaj Ballukut është e qartë, por autori kryesor i vjedhjes është Rama. PD do ta ngrejë zërin. Rruga e vetme është të ngrihemi, t’i japim duart këtij regjimi”,-shkruan Berisha.

  • Sokol Sadushi: Një Kod Penal që nuk flet qartë, nuk mund të garantojë drejtësi!

    Sokol Sadushi: Një Kod Penal që nuk flet qartë, nuk mund të garantojë drejtësi!

    Fjala e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi në diskutimet e zhvilluara lidhur me draftin e Kodit të ri Penal
    Jam sot këtu, në emër të Gjykatës së Lartë, për të paraqitur qëndrimin tonë institucional mbi projektin e ri të Kodit Penal, një akt që prek vetë themelin mbi të cilën ngrihet drejtësia. Ky qëndrim, sado kritik, nuk duhet të shihet si refuzim ndaj reformës penale, por si detyrim profesional dhe moral i gjithë trupës gjyqësore, si një thirrje për ta bërë atë më të drejtë, më të qartë dhe më të besueshme, sepse drejtësia nuk matet me shpejtësinë e miratimit të ligjeve, por me cilësinë e mendimit intelektual, që shoqëron çdo dispozitë që prek të drejtat dhe liritë e njeriut.Kodi Penal, si akti më i rëndësishëm pas Kushtetutës, ndikon në jetën, dinjitetin dhe liritë e qytetarëve, në punën e gjyqtarëve e prokurorëve, në politikat e sigurisë dhe në kulturën juridike të vendit. Hartimi i tij nuk është një ushtrim teknik, por një provë e pjekurisë juridike dhe morale të shtetit.Në praktikën më të mirë evropiane, hartimi i një Kodi të ri nuk fillon me shkrimin e neneve, por me ndërtimin e një metodologjie të qartë, që përcakton filozofinë e drejtësisë penale. Kjo fazë përgatitore, e ndërtuar mbi transparencë dhe gjithpërfshirje bashkon gjyqtarë, prokurorë, akademikë, avokatë, përfaqësues të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve, kriminologë, psikologë, sociologë, statisticienë, e përfaqësues të shoqërisë civile.Ndryshe nga praktikat më të mira, procesi aktual i hartimit të projektit nuk duket se është mbështetur mbi një metodologji të tillë. Relacioni shpjegues përmend nevojën për reformë, por nuk shpjegon mënyrën e ndërtimit. Mungon dokumenti orientues që përcakton filozofinë e re të drejtësisë penale dhe analiza e ndikimit kriminologjik, ekonomik e social të ndryshimeve të propozuara. Konsultimi institucional ka qenë i kufizuar dhe i pjesshëm. Si pasojë, projekti, ndonëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi, duke rrezikuar që në vend të thjeshtojë sistemin penal, ta bëjë më të vështirë në zbatim.Kur u prezantua projekti në korrik, ngrita disa pyetje që mbeten thelbësore edhe sot:A është ky Kod i qartë dhe funksional? A është human dhe proporcional? A i flet qytetarit apo profesionistëve? A ndihmon në konsolidimin e praktikës gjyqësore apo krijon më shumë dilema?Këto nuk janë pyetje retorike, por thelbi i reflektimit për një reformë, që do të përcaktojë fytyrën e drejtësisë sonë penale për dekadat e ardhshme.Pas publikimit të projektit të Kodit Penal dhe hapjes së konsultimeve publike, Gjykata e Lartë është përfshirë aktivisht në proces, përmes një analize të hollësishme të zhvilluar nga gjyqtarët dhe këshilltarët ligjorë të Kolegjit Penal. Kjo analizë, e mbështetur në praktikën gjyqësore dhe në nevojën për një ligj penal të zbatueshëm dhe të drejtë, është përmbledhur në një dokument të plotë prej afro 50 faqesh, me vërejtje, komente dhe propozime konkrete. I hartuar me seriozitet profesional dhe miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ai i është përcjellë zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë dhe Grupit të Punës, dhe sot paraqitet në këtë tryezë si shprehje e përgjegjësisë institucionale dhe e reflektimit profesional të Gjykatës së Lartë.Nëpërmjet këtij materiali, por edhe të ngjashmëve të tij, të paraqitura me siguri edhe nga insitucionet e tjera, që marrin pjesë në këtë tryezë, procesi i reformës merr seriozitetin dhe besueshmërinë, që kërkon një ndërhyrje e kësaj rëndësie. Dokumenti evidenton çështjet themelore, që meritojnë reflektim dhe rishikim të kujdesshëm, me synimin që Kodi i ri Penal të jetë një instrument i drejtësisë moderne, i qartë në filozofi, i zbatueshëm në praktikë dhe në shërbim të besimit të qytetarëve tek ligji.

    Të nderuar pjesëmarrës,Duke vijuar me qëndrimin institucional të Gjykatës së Lartë, më lejoni të ndalem në disa çështje themelore, që ka evidentuar analiza e bërë mbi projektin e ri të Kodit Penal, çështje që prekin vetë filozofinë, strukturën dhe drejtimin e kësaj reforme. Kjo analizë është ndërtuar mbi pesë shtylla kryesore, të cilat përbëjnë bazën e një politike penale moderne, të drejtë dhe të qëndrueshme.

    1. Qartësia dhe siguria juridikeNjë Kod Penal që nuk flet qartë, nuk mund të garantojë drejtësi.Projekti aktual, me mbi 950 nene, shpesh të mbingarkuara e të paqarta, rrezikon të zhvendosë theksin nga mbrojtja e lirive, drejt forcimit të ndërhyrjes shtetërore. Edhe pse riafirmon ndalimin e dënimit pa ligj (neni 2), mungon një dispozitë që të përmbledhë filozofinë moderne të së drejtës penale: se ndëshkimi është mjeti i fundit, ndërsa liria është parimi themelor.Vërehet se dispozita kyçe përmbajnë formulime të paqarta, që krijojnë hapësirë për interpretime të ndryshme nga gjykatat, duke cenuar parimin nullum crimen, nulla poena sine lege certa. Në disa dispozita thelbësore, si neni 18 që përkufizon “veprën penale”, ndërthuren në mënyrë të pasaktë elementë materialë me nocione procedurale, duke cenuar qartësinë dhe koherencën e normës; neni 20 e përcakton lidhjen shkakësore përmes shprehjes “probabilitet i lartë”,ndërsa në dispozitat që trajtojnë përgatitjen, tentativën, bashkëpunimin dhe format e fajësisë etj, gjuha e përdorur krijon paqartësi dhe hapësirë për interpretime subjektive.Dispozitat që lidhen me ndërhyrjet në lirinë e shprehjes dhe të drejtën për informim, si për shembull nenet 235, 509, 517, 863, 865 të projektit, kërkojnë rishikim të kujdesshëm për të mos u kthyer në një ndërhyrje të panevojshme në një shoqëri demokratike. Normat e reja duhet të garantojnë ekuilibrin midis mbrojtjes së autoritetit të pushtetit gjyqësor, të drejtave të të tjerëve dhe lirisë së shprehjes, përfshirë të drejtën për informim.Në projekt vërehen gjithashtu dispozita jashtëzakonisht të gjata me mbi dy faqe të formatit A4, si neni 175 për krimet e luftës dhe neni 224 për aktet terroriste, çka përbën një shmangie serioze nga standardet e teknikës legjislative dhe cenon qartësinë e ligjit penal.Një gjuhë përshkruese, në vend të një gjuhe normative, e dobëson funksionin kufizues të ligjit penal dhe rrezikon ta zhvendosë gjykimin nga analiza juridike te perceptimi personal, duke e bërë ligjin më pak të parashikueshëm dhe zbatimin e tij potencialisht arbitrar. Në fushën penale, ku në lojë është liria e njeriut, çdo paqartësi është rrezik, sepse hap rrugë për interpretim ose zbatim me analogji, gjë që është e ndaluar. Prandaj kërkohet një rishikim i kujdesshëm i terminologjisë dhe strukturës së dispozitave, që Kodi të jetë i qartë, i kuptueshëm dhe i parashikueshëm, si një instrument që forcon besimin e qytetarëve te drejtësia.

    2. Koherenca sistemike dhe përputhshmëria evropianeNjë Kod Penal i ri nuk mund të qëndrojë i shkëputur nga trupi i së drejtës.Koherenca sistemike dhe përputhshmëria evropiane nënkuptojnë që çdo dispozitë penale të jetë në harmoni me kodet dhe ligjet e tjera themelore dhe me standardet e së drejtës evropiane.Në disa pjesë të projektit vërehet një përzierje e paqartë midis dispozitave materiale dhe atyre procedurale, si dhe mospërputhje me Kodin Civil, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera. Disa nene që trajtojnë çështje të natyrës procedurale, si ato për masat mjekësore dhe edukuese ndaj të miturve (nenet 116–120), për lirimin me kusht (nenet 175–176) apo pezullimin e veprimtarisë së personave juridikë (neni 125), duhen rregulluar në Kodin e Procedurës Penale, jo në Kodin Penal.Gjithashtu, neni 546 që parashikon veprën e vetëgjyqësisë përsërit rregullime që tashmë trajtohen nga Kodi Civil, ndërsa neni 539, për mosparaqitjen në seancë gjyqësore, trajton çështje që janë objekt i legjislacionit disiplinor për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Po ashtu, përfshirja e disa shkeljeve të Kodit Rrugor si vepra penale krijon dublim normativ dhe e ngarkon panevojë sistemin penal.Këto raste tregojnë mungesë koherence ndërkodike, që cënon integritetin e sistemit dhe zbatimin e unifikuar të ligjit. Një Kod Penal modern duhet të jetë i lidhur organikisht me rendin juridik dhe në përputhje me standardet evropiane për proporcionalitetin dhe parashikueshmërinë. Vetëm një kod i tillë, i integruar dhe i harmonizuar me parimet evropiane, mund të garantojë siguri juridike dhe besueshmëri në procesin e integrimit.
    3. Dekriminalizimi dhe kufijtë e ndërhyrjes penale – parimi i “ultima ratio”Shteti ndëshkon vetëm kur nuk ka mjete të tjera për të parandaluar.Ky është themeli i çdo sistemi penal modern: ndëshkimi si mjet i fundit, jo si zgjidhje e parë. Ligji penal nuk duhet të ndërhyjë atje ku mjetet administrative, civile apo disiplinore janë të mjaftueshme për të korrigjuar sjelljen.Në projektkod, ky parim nuk del qartë si filozofi udhëheqëse. Përkundrazi, neni 3zgjeron pa kriter fushën e ndërhyrjes penale, duke përfshirë sjellje që në sistemet evropiane trajtohen përmes përgjegjësisë administrative ose civile.Disa dispozita, si nenet 599–604 për detyrimet tatimore e fiskale, parashikojnë ndëshkime penale për vonesa në pagesa mbi bazë vetëdeklarimi, mosparaqitje informacioni apo mosmbajtje dokumentacioni, sjellje që duhet të mbeten në sferën administrative, për sa kohë nuk përbëjnë mashtrim apo fshehje të qëllimshme. Neni 651, që sanksionon mbajtjen e padrejtë të dy cilësive në funksione publike, përbën çështje disiplinore, jo penale. Po kështu, neni 667 për shkeljen e rregullave të sigurisë në punë dublon norma ekzistuese për “vrasje apo plagosje nga pakujdesia” duke ngatërruar përgjegjësinë profesionale me atë penale.Veçanërisht shqetësuesejanë neni 301 që përfshin konfliktin e interesit si vepër penale, megjithëse kjo rregullohet nga ligji administrativ, dhe neni 522 “Dhënia e vendimit në keqbesim”, i cili, në mungesë kriteresh të qarta, rrezikon të cënojë pavarësinë e gjyqësorit dhe të shndërrohet në një mjet presioni ndaj gjykatës.Një sistem penal i drejtë nuk matet me numrin e veprave të reja, por me racionalitetin e kufizimit të ndërhyrjes. Ligji penal duhet të veprojë vetëm kur çdo mjet tjetër dështon. Vetëm atëherë ai është shprehje e drejtësisë, jo e forcës së shtetit.
    4. Filozofia humane e drejtësisë penaleQëllimi i dënimit nuk është hakmarrja, por rikthimi i njeriut në shoqëri.Sistemet moderne penale ndërtohen mbi parimin e humanizmit dhe risocializimit, mbi idenë se shteti ndëshkon për të korrigjuar, jo për të shkatërruar. Suksesi i një sistemi penal nuk matet me ashpërsinë e dënimeve, por me aftësinë për të kthyer individin në pjesë të dobishme të shoqërisë. Në këtë kuptim, neni 64 i projektit përmend riintegrimin e të dënuarit, por e kufizon atë vetëm në fazën e vuajtjes së dënimit, duke e trajtuar si detaj teknik e jo si filozofi që duhet të përshkojë gjithë strukturën e Kodit. Projekti, në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese: neni 72 dhe neni 151 e çojnë burgimin maksimal deri në 45 vjet, duke devijuar nga standardet evropiane dhe duke e kthyer dënimin maksimal në koncept të pafund. Rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik.Dënimi nuk mund të jetë formulë aritmetike; ai kërkon gjykim njerëzor, ndjeshmëri dhe balancë.Tendenca për të paracaktuar numrin dhe llojin e dënimeve plotësuese e kufizon rolin e gjykatës në individualizimin e ndëshkimit. Po ashtu, konceptimi i dënimeve alternative mbetet i cunguar. Neni 155 ngushton nga pesë në tre vjet kufirin për zëvendësimin e dënimit me burgim, ndërsa nenet 160 dhe 163 që rregullojnë ‘lirinë e kontrolluar’ dhe ‘pezullimin me vendosje në provë’ mbivendosen në përmbajtje, duke treguar mungesë koherence.Edhe pse projekti përfshin elemente pozitive për modernizim, mungon një vizion i qartë për humanizimin e drejtësisë penale. Risocializimi duhet të jetë parim themelor i Kodit, jo thjesht fazë e ekzekutimit. Një Kod Penal me filozofi humane duhet të ruajë ekuilibrin mes mbrojtjes së shoqërisë dhe dinjitetit njerëzor, duke e parë dënimin si mjet drejtësie, jo shenjë të forcës së shtetit. Përndryshe, drejtësia rrezikon të kthehet në një mjet frike, jo besimi. Një sistem që ndëshkon mekanikisht dhe pa hapësirë për arsyetim njerëzor, nuk edukon, por dëmton besimin qytetar. Qytetari duhet ta shohë ligjin si mbrojtje, jo si kërcënim.
    5. Proporcionaliteti dhe diskrecioni gjyqësorDrejtësia kërkon baraspeshë: dënimi duhet të jetë i drejtë, jo thjesht i rreptë.Një nga problematikat më të ndjeshme të projektit është tendenca drejt dënimeve fikse, që cenon parimin kushtetues të individualizimit të dënimit. Paracaktimi numerik i sanksioneve, pa hapësirë të mjaftueshme për vlerësim gjyqësor, e zhvendos drejtësinë nga analiza njerëzore te mekanizmi ndëshkues dhe e rrezikon proporcionalitetin midis fajit dhe dënimit. Një sistem i tillë, në vend që të garantojë barazi, rrezikon të krijojë pabarazi të reja, sepse i trajton njësoj raste që janë të ndryshme në natyrë dhe rrethana. Kjo prirje e kufizon diskrecionin gjyqësor dhe e dobëson aftësinë e gjykatës për të dhënë një dënim të drejtë dhe të arsyetuar sipas rrethanave konkrete.Njëkohësisht, me rritjen e kufirit maksimal në 45 vjet dhe me shtimin e formulave fikse, projekti e bën sistemin më të ashpër dhe më pak fleksibël. Kjo prirje e zhvendos vëmendjen nga cilësia e drejtësisë te sasia e ndëshkimit. Në disa dispozita, dënimi nuk është më rezultat i gjykimit individual, por i një formule të paracaktuar që e redukton gjyqtarin në zbatues mekanik të ligjit. Kështu, neni 139 parashikon ulje të fiksuara për rrethanat lehtësuese, dhe neni 141 përcakton shtesa të detyrueshme për rrethanat rënduese. Në këtë mënyrë, akti i gjykimit humbet dimensionin moral dhe njerëzor, duke u shndërruar në një procedurë aritmetike që zbeh vetë thelbin e drejtësisë.Edhe aty ku qëllimi është i drejtë, si në mbrojtjen e familjes, mungon ekuilibri. Dënimet për dhunën në familje, të trefishuara në projekt, nuk garantojnë mbrojtje më të mirë, nëse ligji mbetet i paqartë.Po kështu, neni 68, që detyron vendosjen e “jo më pak se dy” dënimeve plotësuese, bie ndesh me logjikën penologjike. Një dënim i vetëm, i zgjedhur me kujdes, mund të jetë më efektiv dhe më edukues sesa një kombinim mekanik sanksionesh. Ndërkohë, mungesa e një tavani absolut të dënimit krijon pasiguri juridike dhe cenon parimin e proporcionalitetit.Në përfundim, drejtësia nuk matet me ashpërsinë e dënimeve, por me aftësinë për të ruajtur baraspeshën midis fuqisë së shtetit dhe mbrojtjes së njeriut. Vetëm duke garantuar diskrecion gjyqësor të arsyeshëm dhe duke shmangur formulat fikse, ligji penal mund të sigurojë drejtësi reale dhe humane.
    Të nderuar pjesëmarrës,Një reformë penale pa metodë dhe reflektim nuk është reformë, por rrezikon të kthehet në një ndryshim pa përmbajtje.Ajo duhet të ngrihet mbi tri shtylla themelore: metodë, transparencë dhe mirëbesim institucional. Vetëm mbi këto baza ajo fiton jo vetëm legjitimitet teknik, por edhe besueshmëri publike.Drejtësia, në kuptimin më të lartë të saj, nuk është zbatim i verbër i ligjit, por ekuilibër mes forcës dhe urtësisë, mes rregullit dhe lirisë. Ajo është garancia më e fortë për dinjitetin, sigurinë dhe besimin e qytetarëve në shtetin e së drejtës.Gjykata e Lartë vlerëson se procesi i reformës penale duhet të rifillohet mbi baza të qëndrueshme metodologjike dhe profesionale, jo si pengesë, por si garanci për cilësinë, integritetin dhe koherencën e sistemit penal.Kjo nuk është thirrje për ndalim, por ftesë për përmirësim e bashkëpunim, sepse vetëm një reformë e ndërtuar mbi mirëbesim mund të sjellë drejtësi që afron, jo që ndëshkon; që forcon besimin te ligji dhe te shteti, jo frikën ndaj tyre.Gjykata e Lartë mbetet e angazhuar të kontribuojë me përvojën dhe ekspertizën e saj në këtë proces, si partner institucional në ndërtimin e një sistemi penal modern, të drejtë dhe të qëndrueshëm.Synimi ynë nuk është të ndalet reforma, por të forcohet; jo të kritikohet si qëllim në vetvete, por të përmirësohet, që nga ky proces të lindë një drejtësi më e qartë, më e besueshme dhe më njerëzore.Vërejtjet dhe propozimet e paraqitura përfaqësojnë një punë të thellë e të përgjegjshme, që kërkon reflektim serioz nga grupi i punës dhe institucionet përkatëse. Ato nuk janë qëndrime për t’u pranuar verbërisht, por kontribut profesional që synon një reformë më të mirë, një ligj më të drejtëdhe një sistem që i shërben qytetarit. Vetëm kështu reforma fiton jo vetëm legjitimitet, por edhe besimin e shoqërisë, duke u bërë jo thjesht reformë e Kodit, por e vetë drejtësisë.
    Ju falëminderit për vëmendjen.

  • “Është faktuar qartë”/ ‘Palloshi i gjatë’, gazetari: Bisedat mes Ballukut dhe Berberit i di edhe qeveria

    “Është faktuar qartë”/ ‘Palloshi i gjatë’, gazetari: Bisedat mes Ballukut dhe Berberit i di edhe qeveria

    Gazetari Elkier Bushkolaj, në një emision televiziv, ka zbardhur detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK mbi tenderat publikë ku përfshihen zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Bushkolaj deklaroi se nga komunikimet e siguruara del qartë se ministrja Belinda Balluku ka ndërhyrë drejtpërdrejt në procesin e tenderimit, duke favorizuar një kompani të drejtuar nga Valter Begaj, i cili dyshohet se ka lidhje të ngushta me ish-drejtuesin e ARRSH-së, Evis Berberi.
    Sipas gazetarit, bëhet fjalë për një kompani që ka përfituar disa tendera nën drejtimin e Berberit, ndërsa procedurat janë modifikuar në mënyrë që të përjashtoheshin konkurrentët e tjerë, duke u krijuar kushte të posaçme për kompaninë fituese. Ai shtoi se një skemë e ngjashme është vërejtur edhe në tenderin e madh prej 190 milionë eurosh, i cili fillimisht ishte shpallur për 140 milionë euro dhe më pas u anulua për t’u rishpallur me vlerë më të lartë.
    Gazetari përmendi gjithashtu një dokument të publikuar pak më parë nga Gazment Bardhi, ku flitet për ndërhyrje në kriteret e një tenderi, që të mundësonin pjesëmarrjen e një kompanie të caktuar duke ndryshuar periudhën e regjistrimit nga pesë në tre vite.
    Bushkolaj theksoi se hetimi i SPAK përfshin edhe analizimin e flukseve financiare dhe burimeve të dyshimta të disa kompanive nënkontraktore, të cilat mund të kenë lidhje me financime të paligjshme ose fonde nga narkotrafiku.
    Në vijim, gazetari iu referua edhe komunikimeve të gjetura në një telefon të vjetër të Evis Berberit, ku përmendet një personazh me nofkën “Palloshi i gjatë”, që mund të nënkuptojë kryeministrin Edi Rama.
    Elkier Bushkolaj:
    Biseda është faktuar qartë që këtu kemi një ndërhyrje të zonjës Balluku në cilësinë e ministres së së linjës që tenderi të fitohej nga një kompani që drejtohej nga Valter Begaj, i cili është një lidhje e ngushtë e Evis Berberit. Pra një kompani e cila kishte përfituar një pjesë të mirë të tenderave që jepeshin nga Evis Berberi dhe këtu është një ndërhyrje e qartë që lidhet me kriteret pra. Përjashtohen kompani që nuk plotësojnë kriteret. Pra janë tendera që janë si kostume të qepura.
    Kjo paralelisht duhet parë dhe me tenderin e përgjithshëm që është 190 milionë euro, pra se si dhe aty u funksionua me të njëjtin manual. U bë tenderi 140 milionë euro, më pas u anulua për t’u bërë tender i dytë 190 milionë euro. Komunikimet për hir të së vërtetës tregojnë një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe një afrimitet shumë të madh qoftë mes Berberit dhe Ballukut, por dhe pjesëtarëve të tjerë, por këto pjesëtarë të tjerë janë të gjithë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.
    Urdhëri shkon zinxhir dhe secili vepron. Nëse do fitohet për të bërë një krahasim, do ta krahasoja me dosjen 5D, ku vetë sipërmarrësit kishin akses tek komisioni i vlerësimit të ofertave, madje dhe regjistroheshin dhe jepnin direktiva. E njëjta skemë ka qenë dhe tek inceneratorët. Edhe këtu dalin komunikime të tjera se si jepen për të ndryshuar ë kriteret e një tenderi. Pra është një dokument i publikuar dhe nga zoti Bardhi vetëm pak minuta më përpara, ku flitet për një, supozohet të jetë ose biznesmen ose negociator ë me emrin Pllumb, se si flitet për të ndryshuar kriteret për një kompani që duhet të jetë e regjistruar tre vitet e fundit dhe jo pesë vitet e fundit.
    Pikërisht te këto kriteret e tenderave, këtu bëhet ndërhyrja që më pas vijon hetimi nga SPAK-u dhe ky hetim më pas plotësohet ose kryqëzohet me të dhëna të tjera pra. Kryqëzohet me shumën e parave, kryqëzohet me bisedat e përfituara nga persona të cilët janë nën hetim, kryqëzohet nga takimet që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e kompanive që kanë fituar tenderin dhe më pas në lojë futen edhe kompanitë nënkontraktore. Shumë prej këtyre kompanive nënkontraktore mund të dalë që kanë financime dhe të paligjshme, qoftë nga paratë e narkotrafikut apo nga financime.
    Tjetër degëzim. Dhe normalisht kjo histori është shumë komplekse, ndërsa sa i përket komunikimeve që i referohen ‘Palloshit i gjatë’, janë komunikime të gjetura në një telefon të vjetër të të të zotit Berberi, që tregojnë një bisedë mes Ballukut edhe varësit të saj direkt Evis Berberit për një zyrtar të lartë që me gjasë ose të paktën pretendohet që të jetë kryeministri Edi Rama. Një gjë është e sigurtë. Detaje nga këto dosje, ashtu sikurse i marrin edhe gazetarët që mbulojnë SPAK-un, i marrin edhe njerëz pranë qeverisë dhe këto nuk është se po dalin sot apo qarkullojnë sot.
    Pra këto detaje dhe këto informacione mund të kenë qarkulluar dhe më herët, që na ndihmojnë ne për të kuptuar ose për të lexuar qëndrimet dhe mosqëndrimet e zotit Rama përgjatë kësaj periudhe në raport me Ballukun.

  • Horoskopi për ditën e sotme, 3 nëntor 2025

    Horoskopi për ditën e sotme, 3 nëntor 2025

    Showbiz E Hënë, 3 Nëntor 2025 09:02
    Dashi
    Do të jetë një ditë stimuluese për ju. Do të ndiheni shumë mirë dhe nuk do të keni problem ta kanalizoni të gjithë energjinë tuaj në aktivitete të ndryshme. Sado krijuese që janë idetë tuaja, ato mund të mos i përshtaten të gjithëve. Jini bindës dhe do ta arrini qëllimin tuaj.

    Demi

    Kini kujdes të mos e humbni mendjen sot. Po e provoni këtë moment këto ditë, megjithëse natyra juaj e guximshme është kufizuar nga problemet financiare dhe profesionale. Është e kotë të ushqeni iluzione madhështore për momentin. Nëse ju këshillohet të jeni më konservatorë, merrni parasysh sugjerimin.

    Binjakët
    Sot, koha do të “ngrijë” dhe madje do të duket sikur do të shkojë pas. Përdoreni këtë pauzë për të reflektuar mbi motivimet tuaja. Aktualisht po zgjidhni pyetje që kanë të bëjnë me fatin e një personi tjetër. Ndoshta duhet të kaloni të njëjtën kohë duke menduar edhe për fatin tuaj.
    Gaforrja
    Klima është e tensionuar sot. Do të jeni të vetëdijshëm për një ndjenjë shqetësimi dhe një dëshirë për ndryshim, por gjithashtu do të ngurroni të bëni ndonjë lëvizje të vërtetë në atë drejtim. Gjykimi juaj ju tregon se ankesat që nuk çojnë në veprim janë të pakuptimta.
    Luani
    Mund ta interpretosh ditën që të pret si një pyetje të hapur rreth teje. Mund të kesh vënë re disa aspekte fizike ose psikologjike me të cilat nuk ndihesh rehat. Dita që të pret mund të të detyrojë të ndërmarrësh veprime për të korrigjuar atë qëndrim. Do të arrish shumë nëse i ndan shqetësimet e tua me një mik ose të afërm.
    Virgjëresha
    Ndonjëherë njerëzit mund t’ju qortojnë se nuk jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhënie. Pozicionet planetare do t’ju ndihmojnë të jeni më të ndjeshëm. Do të ndiheni sikur papritmas keni një aftësi shumë më të madhe për të dëgjuar.
    Peshorja
    Ke një talent të pazakontë për ta bërë një situatë të duket më pak dramatike. Do të jesh ti ai që i qetëson njerëzit dhe do të jesh në gjendje ta përmbledhësh situatën në mënyrë objektive pa panik ose ekzagjerim.
    Akrepi
    Guxo të shprehësh idetë e tua pa pasur frikë. Kjo është ajo që konfigurimi planetar ka për të të thënë sot. Kjo është pikërisht ajo që të pëlqen, sepse frika nga talljet në përgjithësi është rrënimi yt. Sfida për ty është të thuash qartë atë që mendon pa huazuar idetë e të tjerëve. Guxo ta bësh!
    Shigjetari
    Nëse keni ndjerë dëshirën për të shkruar diçka, tani është koha për ta bërë. Sigurisht që nuk ju mungon imagjinata. Thjesht shkruani dhe lërini njerëzit ta shijojnë atë. Sa I përket lidhjes në çift, mos lejoni që marrëdhënia juaj të bëhet monotone.
    Bricjapi
    Mund të keni disa hezitime të forta gjatë ditës. Mund t’ju duhet ta mbuloni të vërtetën. Do të mbështeteni nga planetet, të cilët do t’ju ndihmojnë të formuloni idetë tuaja në një mënyrë që nuk do t’i trondisë njerëzit. Madje mund t’i bindni disa prej tyre për këndvështrimin tuaj.
    Ujori
    Ka momente kur mendimi juaj i qartë zbulon pjekurinë tuaj. Nuk jeni ëndërrimtar, kështu që është e vështirë të kaloni në situata të paqarta. Nëse aktualisht jeni në një marrëdhënie sentimentale, kjo do të ishte një ditë e shkëlqyer për të bërë një bilanc, por përpiquni të mos jeni shumë të ftohtë.
    Peshqit
    Gjatë ditëve të fundit, mund të jeni ndjerë disi të frustruar në iniciativat tuaja. Ose pengesat e jashtme ose kufizimet e brendshme paraqitën një sfidë të qartë. Përpara se të mund të bëni ndonjë përparim të vërtetë, disa çështje duhet të zgjidhen. Dita që vjen mund t’ju japë një mundësi të artë.