Tag: qartë

  • Horoskopi 11 prill 2025, cilën shenjë paralajmërojnë yjet të ketë kujdes

    Horoskopi 11 prill 2025, cilën shenjë paralajmërojnë yjet të ketë kujdes

    Dashi
    Keni një vizion të qartë, por shmangni përplasjet e drejtpërdrejta. Më mirë të dëgjoni dhe më pas të veproni. Impulsiviteti mund të krijojë tension. Numëroni deri në dhjetë përpara se të flisni.
    Demi

    Do të jetë një ditë e shkëlqyeshme për të kryer gjithçka që e keni shtyrë. Vëmendjet e vogla kanë më shumë ndikim se fjalimet e mëdha.
    Binjakët
    Do të jeni të kthjellët dhe të shkëlqyer. Do të jetë një kohë e mirë për të hedhur një ide. Do jetë një ditë e lehtë, perfekte për ata që duan të kthehen në lojë.
    Gaforrja
    Shmangni sjelljen e emocioneve në punë. Përqendrohuni te faktet. Njohja e një gabimi mund të shpëtojë një situatë që ju intereson.
    Luani
    Jeni të ngarkuar, por rrezikoni të bëni presion ndaj atyre që ju rrethojnë. Ditë ideale për një gjest vendimtar, nëse doni të rikuperoni mirëkuptimin.
    Virgjëresha
    Saktësia dhe metoda do t’ju japin avantazhin. Mos lini vend për ankth. Do të keni nevojë për prezencë, jo për përsosmëri. Lëreni kontrollin.
    Peshorja
    Kujdes nga një shpërqendrim. Do të jetë më mirë të bëni më pak punë, por ta bëni atë mirë.
    Akrepi
    Nuk do keni nevojë të keni të gjitha përgjigjet. Pranoni edhe disa pasiguri. Nëse diçka nuk ju bind, flisni qartë. Më mirë tani se më vonë.
    Shigjetari
    Keni nevojë për stimuj të rinj. Mundohuni ta zhvendosni fokusin tuaj në një projekt të lënë pas dore. Lëreni veten të lirë pa menduar se çfarë do të ndodhë nesër.
    Bricjapi
    Jeni në fazën e ndërtimit. Do jetë ditë e dobishme për të hedhur themele të forta. Nëse jeni të largët, mund ta kompensoni. Gjithçka që nevojitet është një hap konkret.
    Ujori
    Keni ide brilante, por duhen edhe veprime të qarta. Mos u ndalni në teori. Mos u trego evaziv. Edhe një përgjigje e pasigurt është më e mirë se heshtja.
    Peshqit
    Përdorni ndjeshmërinë tuaj për të përballuar një situatë delikate. Do jetë një ditë intensive, por pozitive nëse i lini hapësirë edhe tjetrit./vizionplus.tv

  • Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Durrës, Eljan Kasa: Koha e pandëshkueshmërisë mbaroi- korrupsioni do…

    Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Durrës, Eljan Kasa: Koha e pandëshkueshmërisë mbaroi- korrupsioni do…

    Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Eljan Kasa, ka publikuar dje një mesazh të fortë politik, duke lëshuar një paralajmërim të qartë për të gjithë ata që kanë ndërtuar dhe mbrojtur sistemin e korrupsionit në Shqipëri. “I “dashur” i korruptuar përgatitu për të dhënë llogari! Ky është një paralajmërim i qartë dhe i paevitueshëm për të gjithë ata që janë zhytur në korrupsion dhe që vazhdojnë të mbështesin këtë sistem të dështuar.
    Koalicioni Euroatlantik është i vendosur dhe i gatshëm për të sjellë ndryshimin që Shqipëria ka nevojë. Po ashtu, ne jemi të angazhuar për të siguruar që ata që kanë abuzuar me pushtetin, të japin llogari për veprimet e tyre dhe për dëmet që i kanë shkaktuar popullit shqiptar. Ka ikur tashmë koha e premtimeve të kota dhe fjalëve boshe. Koalicioni Euroatlantik është i përkushtuar që të përmbushë angazhimet e tij për një Shqipëri më të drejtë, të lirë dhe të zhvilluar. Ne nuk do të lejojmë më që individët dhe grupe të caktuara të shfrytëzojnë pozitat e tyre për të përfituar në mënyrë të paligjshme. Për ata që kanë ndihmuar dhe mbështetur këtë regjim të korruptuar, është e qartë se nuk do të kenë më asnjë vend në të ardhmen e këtij vendi. Koalicioni Euroatlantik ka një plan të qartë për ta pastruar Shqipërinë nga korrupsioni dhe për të krijuar një mjedis ku drejtësia dhe ligji janë të barabartë për të gjithë.
    Do të vijë momenti kur të gjithë ata që kanë kontribuar për të ngritur dhe fuqizuar këtë sistem të korruptuar do të japin llogari. Dhe kjo nuk është një thirrje vetëm për ata që janë ende pjesë e këtij sistemi, por dhe për ata që mund të mendojnë se mund të mbrohen nga skutat e politikës së kalbur. Populli shqiptar ka filluar të ngrihet dhe nuk do të tolerojë më ata që vazhdojnë të ushqejnë korrupsionin. Ata që janë ende në rrugën e korrupsionit dhe që përpiqen të mbrojnë interesat e tyre në kurriz të qytetarëve, duhet të kuptojnë se populli nuk do të heshtë. Do të vijë momenti kur ata do të ndëshkohen dhe përgjegjësia do të bjerë mbi ta. Koalicioni Euroatlantik është i gatshëm dhe i vendosur që të pastrojë çdo cep të administratës dhe politikës shqiptare nga individët që po shkatërrojnë të ardhmen e vendit. Ne nuk mund të lejojmë që Shqipëria të mbetet në errësirë, duke u kontrolluar nga ata që janë të pasigurt, të korruptuar dhe të pamoralshëm. Koalicioni Euroatlantik është për ndryshimin dhe ne jemi të angazhuar për të sjellë dritë dhe transparencë në çdo hap të jetës institucionale dhe politike”, shkroi dje Kasa në rrjetet sociale.

  • “Kemi projekte në vazhdim”, Rama takim me përfaqësues të turizmit në Durrës: Shqipëria ka paga njësoj ose më të mira se sa Greqia!

    “Kemi projekte në vazhdim”, Rama takim me përfaqësues të turizmit në Durrës: Shqipëria ka paga njësoj ose më të mira se sa Greqia!

    Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim këtë të enjte me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit në Durrës.
    Në fjalën e tij, Rama tha se tashmë duket qartë që falë angazhimit maksimal, turizmi ka transformuar imazhin e Shqipërisë. Ai shtoi se sot priten më shumë se trefishi i vizitorëve të huaj krahasuar me një dekadë më parë.
    Kryeministri nënvizoi se vendi ynë ka paga më të mira ose njësoj me Greqinë.

    Rama: Pagat janë rritur në mënyrë të ndjeshme në sektorin e turizmit. Tani të gjithë e kanë kuptuar se krahu i lirë i punës nuk mund të jetë një avantazh konkurruese. Ne kemi paga njësoj ose më të mira se sa në Greqi në një nivel të caktuar të hotelerisë tonë.
    Sot kemi rreth 40 hotele që janë me brende të mëdha ndërkombëtare me pesë yje. Kemi një volum projektesh në vazhdim që janë një gjeneratë tjetër e turizmit e arkitekturës e të kuptuarit të cilësisë dhe e volumit financiar që është përgatitur të investohet në Shqipëri nga investitorë vendas dhe të huaj. Edhe volumi i investimeve të qeverisë dhe bashkive është rritur në funksion të turizmit dhe do të vazhdojë të rritet. Megjithatë duhet ta kemi të qartë se jemi akoma në një moment të brishtë. Nëse nuk investojmë në drejtimet e duhura mund ta humbim këtë volum. Për ta mbajtur këtë volum dhe për ta rritur në mënyrë të qëndrueshme duhet të jemi të qartë çfarë duhet të bëjë sektori privat dhe çfarë duhet të bëjë shteti. Dhe tani është koha që sektori privat çdo qindarkë ta investojë në cilësi.
    /vizionplus.tv

  • Imazhet satelitore/ Shtëpi dhe fabrika të rrafshuara, ja si është shkatërruar Gaza për të krijuar ‘zonën tampon’

    Imazhet satelitore/ Shtëpi dhe fabrika të rrafshuara, ja si është shkatërruar Gaza për të krijuar ‘zonën tampon’

    Ushtria izraelite ka transformuar çdo pjesë të territorit të Gazës brenda rreth gjysmë milje nga kufiri izraelit, në një shkretëtirë.

    Buldozerët e blinduar kanë rrafshuar sistematikisht shtëpitë njëra pas tjetrës. Inxhinierët luftarakë kanë vendosur eksplozivë dhe kanë shkatërruar fabrikat.
    Trupat kanë shkatërruar dhe u kanë mohuar palestinezëve çdo akses në tokën bujqësore pjellore që dikur mbante jetë dhe mjete jetese, sipas CNN.
    Në vend të saj, ushtria izraelite ka krijuar një ‘zonë tampon’ (një zonë që ndan fizikisht dy ose më shumë fuqi kundërshtare, duke shërbyer si një instrument paqeje dhe stabiliteti), afërsisht 1 kilometër të gjerë nga e cila ka dëbuar palestinezët dhe ka vrarë ose qëlluar mbi ata që shkelin brenda perimetrit të saj.
    Tani, në intervistat me CNN dhe dëshmitë për një grup vëzhgues izraelit, ushtarët izraelitë që u dislokuan në Gaza po zbulojnë se si ushtria kreu shkatërrimin e infrastrukturës civile për të krijuar ‘zonën tampon’ dhe rregullat e lira të angazhimit që supozohet se kanë rezultuar që trupat izraelite të qëllojnë dhe vrasin palestinezë të paarmatosur.
    Këto dëshmi zbulojnë praktika ushtarake izraelite që shkelin ligjin ndërkombëtar humanitar dhe, në disa raste, janë krime lufte, sipas ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare.
    Qëllimi i shkatërrimit është se Izraeli po zgjeronte zonën mbrojtëse që ndante palestinezët nga komunitetet izraelite përgjatë kufirit të Gazës.
    Përtej shkeljeve të mundshme të ligjit humanitar, shkatërrimi i qëllimshëm dhe i përhapur i pronës civile pa një nevojë të qartë ushtarake është një krim lufte.
    Për palestinezët, vënia e këmbës brenda ‘zonës tampon’ mund të jetë një dënim me vdekje.
    Shumë ushtarë përshkruan rregullat e angazhimit që i autorizonin ata të qëllonin mbi palestinezët në zonë, pavarësisht nëse ata ishin të armatosur ose të identifikuar si luftëtarë.
    “I rritur, mashkull – vrit. Gjuaj për të vrarë. Për gratë dhe fëmijët, qëlloni për të përzënë”,  tha një rreshter i klasit të parë në Trupat e Blinduara të Izraelit në një intervistë.
    “Rezervistët gjithashtu ngritën gjithmonë pyetje nëse kjo iu komunikua atyre (palestinezëve): ‘A e dinë se ekziston një gjë e tillë?’”
    Ai tha se komandantët nuk dhanë kurrë një përgjigje të qartë, por realiteti ishte i qartë. “Nuk është ashtu siç u është thënë: Kreshta përpara kufirit është (vija)”, tha ai.
    Ndërsa ‘zona tampon’ mund të shihet qartë në imazhet satelitore, perimetri i saj mund të jetë i vështirë për t’u dalluar në tokë dhe shumë palestinezë janë qëlluar për hyrjen në zonë, sipas dëshmisë së ushtarëve izraelitë.
    Edhe gjatë armëpushimit, CNN gjurmoi raste të shumta të palestinezëve që u qëlluan dhe u vranë për kalimin e vijave të padukshme pranë ‘zonës tampon’ ku ishin vendosur trupat izraelite.

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Deputetja Tabaku takim me bizneset: Alternativa jonë e qartë, nxitja e…

    Zgjedhjet e 11 majit/ Deputetja Tabaku takim me bizneset: Alternativa jonë e qartë, nxitja e…

    Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, zhvilloi një tur takimesh dhe bisedash me biznese dhe qytetarë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku diskutoi shqetësimet ekonomike dhe sfidat e sipërmarrësve e profesionistëve të lirë.
    Gjatë këtyre bisedave, Tabaku u shpreh se profesionet e lira nuk duhet t’u besojnë socialistëve, pasi sipas saj, ata kanë dëmtuar rëndë këto kategori me politika fiskale abuzive dhe me rritjen e vazhdueshme të taksave dhe tarifave. Ajo përmendi posaçërisht angazhimin e saj në mbrojtjen e farmacistëve dhe profesioneve të lira, duke kujtuar betejën ligjore të fituar në Gjykatën Kushtetuese kundër padrejtësive të qeverisë. Tabaku theksoi se barra e rënduar fiskale ka ulur ndjeshëm të ardhurat e qytetarëve dhe ka varfëruar klasën e mesme.
    “Bizneset dhe profesionet e lira nuk mund të lulëzojnë në një klimë fiskale shtypëse, ku barra e taksave dhe tarifave po varfëron çdo ditë e më shumë qytetarët shqiptarë. Ndaj, profesionistët e lirë dhe sipërmarrësit nuk duhet t’i besojnë më socialistëve. Ne kemi një alternativë të qartë për të ulur barrën fiskale dhe për të nxitur ekonominë,”  tha Tabaku gjatë takimeve.
    Në fund të vizitës, Tabaku kërkoi mbështetjen e qytetarëve përmes votës direkte në listën e hapur, në mënyrë që të vazhdojë luftën në mbrojtje të ekonomisë, bizneseve dhe mirëqenies së shqiptarëve.

  • Analiza/ Ukraina ende në pritje të koalicionit të vullnetit

    Analiza/ Ukraina ende në pritje të koalicionit të vullnetit

    Një muaj pas njoftimit të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për themelimin e një “koalicioni të vullnetit”, në lidhje me krijimin e një misioni ushtarak në Ukrainë, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje.Starmer tha se planin përfshinte “trupa britanike në terren dhe avionë në ajër, së bashku me të tjerët”.
    Kjo ngriti pyetje të menjëhershme se kush do të kontribuonte dhe si. Një muaj pas, përgjigjet janë të pakta.Kush mund të dërgojë trupa në Ukrainë?
    Deri tani, Franca është vendi i vetëm që ka bërë zotim të qartë për të dërguar forca ushtarake në Ukrainë, si pjesë e misionit.
    Konferenca e Londrës dhe takimet pasuese kanë përfshirë më shumë se 30 vende. Disa prej tyre me gjasë do të përfshihen në formë mbështetjeje nga jashtë.
    Gjermania, për shembull, ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa nën një mandat të OKB-së, por Rusia e kundërshton një mision të tillë dhe do ta përdorte veton kundër tij. Pra, përfshirja e Berlinit ka më shumë gjasa të bëhet në formë të mbështetjes jashtë vendit, si logjistika.
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua më 1 prill në Kiev me ministren e Jashtme në largim të Gjermanisë, Annalena Baerbock, dhe tha se një “rreth i ngushtë vendesh” është i gatshëm të dërgojë kontingjente.
    Disa vende kanë treguar se mund të jenë pjesë e këtij rrethi.
    I pyetur për dërgimin e trupave, kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se është “i gatshëm të ndihmoj… nën kushte të caktuara”, ndërsa ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, tha se vendi i tij është i përgatitur për këtë “në parim”.
    Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka thënë se vendi i tij mund të dërgojë “një kontribut të vogël”, por ai përballet me zgjedhje në maj. Belgjika tha se për të është e “logjikshme” të marrë pjesë.
    Disa nga 30 vendet kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave, si për shembull Polonia, e cila po i jep përparësi shqetësimeve të saj të sigurisë për shkak të Rusisë dhe Bjellorusisë. Edhe Greqia ka deklaruar se nuk do të dërgojë trupa.
    Turqia, një fuqi e madhe ushtarake që kufizohet me Ukrainën dhe që ka kapacitete të konsiderueshme ajrore dhe detare, do të ishte kontribuese e rëndësishme. Megjithatë, ajo nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë të qartë.
    Çfarë do të bënin trupat perëndimore në Ukrainë?
    Misioni shpesh është quajtur paqeruajtës, por ky është një term i pasaktë.
    “Nëse e quajmë ‘mision paqeruajtës’, zakonisht nënkuptojmë një mision brenda kuadrit të OKB-së, që kërkon pjesëmarrjen dhe marrëveshjen e të dyja palëve. Një ‘mision sigurie’ nuk kërkon miratimin e Rusisë”, tha një diplomat i NATO-s për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL).
    Ideja është që, pasi të arrihet një marrëveshje për armëpushim ose për paqe, forcat të vendosen për ta bindur Ukrainën se Rusia nuk do ta sulmojë përsëri.
    “Nëse do të kishte përsëri agresion të përgjithshëm kundër territorit ukrainas, këto ushtri do të ishin nën sulm dhe atëherë do të vepronim sipas kuadrit tonë të zakonshëm të angazhimit”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para një samiti të mbajtur nga koalicioni i vullnetit në Paris, më 27 mars.
    “Ushtarët tanë, kur janë të angazhuar dhe të dislokuar, janë aty për të reaguar dhe për t’iu përgjigjur urdhrave të komandantit të përgjithshëm dhe, nëse ndodhen në një situatë konflikti, për t’iu përgjigjur atij”, shtoi ai.
    Megjithatë, nuk parashikohet dislokimi në vijën e frontit.
    Duke folur pas takimit në Paris, Macron tha se forcat do të vendosen në “disa lokacione strategjike”.
    Starmer dhe Zelensky kanë thënë se forcat do ta mbulonin hapësirën ajrore, detare dhe tokësore.
    Gjatë javëve të fundit, planifikuesit ushtarakë kanë përgatitur skenarë të ndryshëm.
    Diplomatë të NATO-s i thanë REL-it se vizioni përfundimtar i kontingjentit të ardhshëm ende nuk është përcaktuar dhe do të varet kryesisht nga rrethanat që do të çojnë në dislokimin e tij.
    Kundërshtimi nga Rusia
    Rusia e ka bërë prej kohësh të qartë se kundërshton çdo dislokim të forcave në Ukrainë, të cilat përfshijnë vende të NATO-s. Pra, kjo përjashton mundësinë e një misioni të mandatuar nga OKB-ja.
    Megjithatë, vendet evropiane kanë treguar se do të ishin të gatshme të dislokohen edhe pa miratimin e Rusisë. Macron e bëri këtë të qartë në një intervistë rishtazi me gazetat rajonale franceze.
    “Nëse Ukraina kërkon që forcat aleate të jenë në territorin e saj, nuk i takon Rusisë ta pranojë apo ta refuzojë këtë”, tha ai.
    Por, edhe nëse Rusia nuk mund ta ndalojë misionin, mund të ketë një pengesë tjetër.
    Mbështetja nga SHBA-ja
    Qysh nga fillimi, dislokimi i forcave është mbështetur në ekzistencën e asaj që Starmer e quajti “backstop” i SHBA-së.
    Kjo i referohet ofrimit të mbështetjes ajrore, logjistikës dhe informatave të inteligjencës. Por, deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal të qartë nga Uashingtoni se është i gatshëm të ndihmojë.
    Përkundrazi, ka pasur kritika të ashpra nga një nga ndihmësit më të ngushtë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Steve Witkoff, një figurë kyçe në përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, e hodhi poshtë këtë si “një qëndrim dhe një pozë”.
    Një diplomat nga një anëtar evropian i NATO-s i tha REL-it se kjo është një sfidë që duhet të tejkalohet.
    “Duhet të provojmë një propozim të qartë dhe t’ia paraqesim Shteteve të Bashkuara. Nuk duhet të demonstrojmë varësi të plotë nga prania amerikane. Duhet të kemi respekt për veten”, tha ai.
    “Duhet të veprojmë vetë dhe pastaj t’i ftojmë Shtetet e Bashkuara të na u bashkohen”, shtoi ai.
    Ish-kreu i ushtrisë amerikane në Evropë, Ben Hodges, i tha REL-it muajin e kaluar se Evropa duhet të veprojë vetë.
    “Ushtarët që kam takuar gjatë viteve nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Polonia janë burra dhe gra të cilësisë së lartë, me pajisje të mira”, tha ai.
    Çfarë pason?
    Që nga deklaratat e para të Starmerit, ka pasur një sërë takimesh në nivele të ndryshme për të punuar mbi propozimet.
    Rruga e këtij procesi mund të jetë e gjatë.
    “Kjo është një përpjekje për të gjetur një formë të re garancish nga partnerët tanë evropianë”, tha për REL-in Serhiy Leshchenko, këshilltar në zyrën e presidentit Zelensky.
    “Nevojitet kohë. Nuk është e nevojshme të presim zgjidhje të menjëhershme këtu”, përfundoi ai./ REL

  • Ukraina ende në pritje të koalicionit të vullnetit! Çfarë pason?!

    Ukraina ende në pritje të koalicionit të vullnetit! Çfarë pason?!

    Një muaj pas njoftimit të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, për themelimin e një “koalicioni të vullnetit”, në lidhje me krijimin e një misioni ushtarak në Ukrainë, shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje.

    Starmer tha se planin përfshinte “trupa britanike në terren dhe avionë në ajër, së bashku me të tjerët”.
    Kjo ngriti pyetje të menjëhershme se kush do të kontribuonte dhe si. Një muaj pas, përgjigjet janë të pakta.
    Kush mund të dërgojë trupa në Ukrainë?
    Deri tani, Franca është vendi i vetëm që ka bërë zotim të qartë për të dërguar forca ushtarake në Ukrainë, si pjesë e misionit.
    Konferenca e Londrës dhe takimet pasuese kanë përfshirë më shumë se 30 vende. Disa prej tyre me gjasë do të përfshihen në formë mbështetjeje nga jashtë.
    Gjermania, për shembull, ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa nën një mandat të OKB-së, por Rusia e kundërshton një mision të tillë dhe do ta përdorte veton kundër tij. Pra, përfshirja e Berlinit ka më shumë gjasa të bëhet në formë të mbështetjes jashtë vendit, si logjistika.
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua më 1 prill në Kiev me ministren e Jashtme në largim të Gjermanisë, Annalena Baerbock, dhe tha se një “rreth i ngushtë vendesh” është i gatshëm të dërgojë kontingjente.
    Disa vende kanë treguar se mund të jenë pjesë e këtij rrethi.
    I pyetur për dërgimin e trupave, kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se është “i gatshëm të ndihmoj… nën kushte të caktuara”, ndërsa ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen, tha se vendi i tij është i përgatitur për këtë “në parim”.
    Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka thënë se vendi i tij mund të dërgojë “një kontribut të vogël”, por ai përballet me zgjedhje në maj. Belgjika tha se për të është e “logjikshme” të marrë pjesë.
    Disa nga 30 vendet kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave, si për shembull Polonia, e cila po i jep përparësi shqetësimeve të saj të sigurisë për shkak të Rusisë dhe Bjellorusisë. Edhe Greqia ka deklaruar se nuk do të dërgojë trupa.
    Turqia, një fuqi e madhe ushtarake që kufizohet me Ukrainën dhe që ka kapacitete të konsiderueshme ajrore dhe detare, do të ishte kontribuese e rëndësishme. Megjithatë, ajo nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë të qartë.
    Çfarë do të bënin trupat perëndimore në Ukrainë?
    Misioni shpesh është quajtur paqeruajtës, por ky është një term i pasaktë.
    “Nëse e quajmë ‘mision paqeruajtës’, zakonisht nënkuptojmë një mision brenda kuadrit të OKB-së, që kërkon pjesëmarrjen dhe marrëveshjen e të dyja palëve. Një ‘mision sigurie’ nuk kërkon miratimin e Rusisë”, tha një diplomat i NATO-s për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL).
    Ideja është që, pasi të arrihet një marrëveshje për armëpushim ose për paqe, forcat të vendosen për ta bindur Ukrainën se Rusia nuk do ta sulmojë përsëri.
    “Nëse do të kishte përsëri agresion të përgjithshëm kundër territorit ukrainas, këto ushtri do të ishin nën sulm dhe atëherë do të vepronim sipas kuadrit tonë të zakonshëm të angazhimit”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para një samiti të mbajtur nga koalicioni i vullnetit në Paris, më 27 mars.
    “Ushtarët tanë, kur janë të angazhuar dhe të dislokuar, janë aty për të reaguar dhe për t’iu përgjigjur urdhrave të komandantit të përgjithshëm dhe, nëse ndodhen në një situatë konflikti, për t’iu përgjigjur atij”, shtoi ai.
    Megjithatë, nuk parashikohet dislokimi në vijën e frontit.
    Duke folur pas takimit në Paris, Macron tha se forcat do të vendosen në “disa lokacione strategjike”.
    Starmer dhe Zelensky kanë thënë se forcat do ta mbulonin hapësirën ajrore, detare dhe tokësore.
    Gjatë javëve të fundit, planifikuesit ushtarakë kanë përgatitur skenarë të ndryshëm.
    Diplomatë të NATO-s i thanë REL-it se vizioni përfundimtar i kontingjentit të ardhshëm ende nuk është përcaktuar dhe do të varet kryesisht nga rrethanat që do të çojnë në dislokimin e tij.
    Kundërshtimi nga Rusia
    Rusia e ka bërë prej kohësh të qartë se kundërshton çdo dislokim të forcave në Ukrainë, të cilat përfshijnë vende të NATO-s. Pra, kjo përjashton mundësinë e një misioni të mandatuar nga OKB-ja.
    Megjithatë, vendet evropiane kanë treguar se do të ishin të gatshme të dislokohen edhe pa miratimin e Rusisë. Macron e bëri këtë të qartë në një intervistë rishtazi me gazetat rajonale franceze.
    “Nëse Ukraina kërkon që forcat aleate të jenë në territorin e saj, nuk i takon Rusisë ta pranojë apo ta refuzojë këtë”. tha ai.
    Por, edhe nëse Rusia nuk mund ta ndalojë misionin, mund të ketë një pengesë tjetër.
    Mbështetja nga SHBA-ja
    Qysh nga fillimi, dislokimi i forcave është mbështetur në ekzistencën e asaj që Starmer e quajti “backstop” i SHBA-së.
    Kjo i referohet ofrimit të mbështetjes ajrore, logjistikës dhe informatave të inteligjencës. Por, deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal të qartë nga Uashingtoni se është i gatshëm të ndihmojë.
    Përkundrazi, ka pasur kritika të ashpra nga një nga ndihmësit më të ngushtë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Steve Witkoff, një figurë kyçe në përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, e hodhi poshtë këtë si “një qëndrim dhe një pozë”.
    Një diplomat nga një anëtar evropian i NATO-s i tha REL-it se kjo është një sfidë që duhet të tejkalohet.
    “Duhet të provojmë një propozim të qartë dhe t’ia paraqesim Shteteve të Bashkuara. Nuk duhet të demonstrojmë varësi të plotë nga prania amerikane. Duhet të kemi respekt për veten”, tha ai.
    “Duhet të veprojmë vetë dhe pastaj t’i ftojmë Shtetet e Bashkuara të na u bashkohen”, shtoi ai.
    Ish-kreu i ushtrisë amerikane në Evropë, Ben Hodges, i tha REL-it muajin e kaluar se Evropa duhet të veprojë vetë.
    “Ushtarët që kam takuar gjatë viteve nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Holanda, Finlanda dhe Polonia janë burra dhe gra të cilësisë së lartë, me pajisje të mira”, tha ai.
    Çfarë pason?
    Që nga deklaratat e para të Starmerit, ka pasur një sërë takimesh në nivele të ndryshme për të punuar mbi propozimet.
    Rruga e këtij procesi mund të jetë e gjatë.
    “Kjo është një përpjekje për të gjetur një formë të re garancish nga partnerët tanë evropianë”, tha për REL-in Serhiy Leshchenko, këshilltar në zyrën e presidentit Zelensky.
    “Nevojitet kohë. Nuk është e nevojshme të presim zgjidhje të menjëhershme këtu”, përfundoi ai./REL

    Top Channel

  • “Berisha e ka të qartë që do humbë”/ Demalia: Lista e tij, katastrofë e vërtetë, i ka bërë dëme Shqipërisë

    “Berisha e ka të qartë që do humbë”/ Demalia: Lista e tij, katastrofë e vërtetë, i ka bërë dëme Shqipërisë

    Analisti Ilir Demalia thotë se Sali Berisha e ka të qartë që do humbë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një intervistë Demalia u shpreh se listat e Berishës janë katastrofë dhe shtoi se ish kryeministri i ka bërë dëme Shqipërisë.
    “Nuk e kuptoj pse i jepet kaq vëmendje një njeriu që është ezauruar, për atë që i ka bërë Shqipërisë, ai po bllokon mundësinë që të hapet politika shqiptare. Është fat të kesh Berishën përballë. Berisha nuk bëhet kryeministër, kjo është fare e qartë nga pollet. Edhe Berisha e ka vetë të qartë. Edhe emrat në lista, katastrofë. Tregon se kush është Berisha. Berisha nuk ndryshon, është ky, njeri destruktiv, i ka bërë dëm Shqipërisë. Ky i ka bërë dëme të jashtëzakonshme Shqipërisë. PD nuk mund të krijojë mazhorancë, do të shkrihet si parti. Duhet ndëshkuar korrupsioni, SPAK ka marrë disa masa. Duhet të sqarojë La Civita, pagesat”, theksoi ai.

  • Rama: Vetëm unë dhe PS mund ta “kyçim” Shqipërinë në BE

    Rama: Vetëm unë dhe PS mund ta “kyçim” Shqipërinë në BE

    Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sërish komentuesve në rrjetet sociale në rubrikën e tij “Sy m’sy”.
    Rama thotë se vetëm ai dhe PS mund ta “kyçin” Shqipërinë në BE.

    “Ka rrjedhur bufi i kënetës. Që është në rrjedhje duket qartë, por është çështje e moshës. Por them votoni për mua se vetëm unë dhe PS e bëjmë këtë hap të fundit për të kyçur Shqipërinë në BE. Kjo është e thjeshtë dhe e qartë. Nuk e bën dot askush tjetër, cilido tjetër minimalisht do të shkaktonte një shtyrje e vonesë dhe mbylljen e kësaj dere”, tha Rama.
    Një tjetër pyetje që Rama zgjodhi ta komentojë ishte: “Po përdorim VPN, për TikTok-un”.
    “Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët fjalëkalimin apo të dhënat. Por çështja këtu nuk është çështje e Hitlerit, por çështja e Tik Tik, në mënyrën si shërbehet në Shqipëri, është shumë i rrezikshëm”, shprehet Rama në përgjigjen e tij.