Tag: qartë

  • ‘Si ka mundësi që PD nuk mban qëndrim të qartë…’, Salianji: Duhet krijuar struktura në PD që nuk bëjnë gabime

    ‘Si ka mundësi që PD nuk mban qëndrim të qartë…’, Salianji: Duhet krijuar struktura në PD që nuk bëjnë gabime

    Ervin Salianji, theksoi se PD duhet të krijojë organizma që janë të përgjegjshme dhe se nuk është më koha për të thënë “na e hodhi Rama”.
    Duhet krijuar struktura në PD që nuk bëjnë gabime.
    “PD duhet të ringrihet, për të mbushur sheshet. Nëse ne nuk kemi guxim të ndryshojmë veten Shqipëria do ta ketë të vështirë, të ndryshojë. PD po duket që po atrofizohej, nuk po analizonte veten e vet. Sot më vjen mirë që pas fuqisë së demokratëve, PD sot është në një tjetër marsh. Ka më shumë takime, analiza e debat. Në fund, dua të them se ne kemi diskutuar se si PD ka bërë gabime në sistemin zgjedhor, lënien e mandateve, ndarjen territoriale, tek mosvlerësimi i njerëzve që janë votuar tek qytetarët. Por edhe sot PD na paska bërë një gabim tjetër, i jap të drejtë Berishës që tha për Avokatin e Popullit. A duhet vetëm të qajmë për gabimet që bëjmë. Si mundet PD dhe grupi parlamentar të shkojë pa strategji dhe ti japë ramës 15 emra dhe të zgjedhë cilin të dojë. Si mundet PD të mos ketë guximin të thotë që kandidatura jonë do jetë Adriana Kalaja, Skënder Aluci. Si ka mundësi që PD nuk mban qëndrim të qartë…”, tha ai.

  • VIDEO/ Cara: Po tentoni të rrëmbeni institucionin e Avokatit të Popullit me urdhër politik të Ramës

    VIDEO/ Cara: Po tentoni të rrëmbeni institucionin e Avokatit të Popullit me urdhër politik të Ramës

    Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është shoqëruar me debate të ashpra dhe akuza të rënda nga opozita ndaj mazhorancës. Deputeti Igli Cara, nga foltorja e Kuvendit, ka deklaruar se i gjithë procesi është një farsë dhe se ndjek një “urdhër politik të zotit Rama”.

    Sipas tij, mazhoranca po vepron në kundërshtim me një marrëveshje të mëparshme, ku e drejta për propozimin e kandidatit i ishte lënë opozitës. “Kjo është të rrëmbesh atë që e ke thënë. Se e keni thënë vetë që është e drejtë e opozitës”, theksoi ai, duke e krahasuar situatën me një marrëveshje politike të prishur në mënyrë të pandershme, ku njëra palë shfrytëzon një moment për të rrëmbyer atë që i takon tjetrës.

    Cara akuzoi kryeministrin Rama se është mësuar të marrë të gjitha pushtetet në këtë mënyrë. “Më thoni një pushtet që nuk e keni rrëmbyer. Përveç vjedhjeve në votime, keni marrë pushtetet lokale, të drejtat e pushtetit lokal, të drejtësisë, po edhe të avokatit të popullit”, u shpreh ai, duke e cilësuar këtë veprim si pjesë të një strategjie për kapjen e çdo institucioni.

    Në fjalën e tij, ai argumentoi se justifikimet e mazhorancës për procedurat ishin të pavlefshme dhe se vullneti politik i shprehur nga grupi opozitar ishte i qartë. “Me firmat tona, që në këtë moment janë nul sepse ligji thotë qartë, ju po vazhdoni procesin. Për çfarë po e bëni? Kjo është arrogancë e tepruar”, shtoi ai.

    Në mbyllje, deputeti i opozitës e përmblodhi situatën si një urdhër direkt nga kreu i qeverisë, duke sfiduar edhe deputetët e mazhorancës. “Thuajeni qartë, ky është urdhri i Ramës. Sepse asnjëri nga ju, jam i bindur, pavarësisht se nuk e thoni, nuk mendon që kjo është e drejtë”, përfundoi ai.

    Cara:

    Kjo është një debat ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Në fakt, të gjithë folësit e mazhorancës sot janë në siklet, unë e kuptoj, sepse nuk është një procedurë normale. Ky është një urdhër politik i zotit Rama dhe ne bëjmë gabim fakt që e bëjmë debatin me ju, apo dhe me kryetarin e grupit, apo dhe me deputetët.

    Sepse kjo është e qartë që është urdhër politik i zotit Rama. Po mirë më, përderisa thoni që ja keni dhënë të drejtën opozitës. Argumentat që ju nxorrët ishin të gjithë argumenta që procedurat që kemi bërë ne si forcë politike paska pasur gabime. Po mirë, kjo është njësoj si të ulesh në një tavolinë ku po bën një marrëveshje politike dhe marrëveshja politike kërkon burra dhe gra që e mbajnë fjalën, dinjitoz.

    Një moment, në qoftë se njëri kthen kokën dhe kemi diçka në mes, ju duhet ta rrëmbeni? Se kjo është të rrëmbesh atë që e ke thënë. Se e keni thënë vetë që është e drejtë e opozitës. Po ju, në këto 12 vite, ose më mirë të them, Rama është mësuar të marri pikërisht në këtë mënyrë, se ka marrë të gjithë pushtetet. Nuk është thjesht vetëm avokati i popullit.

    Më thoni një pushtet që nuk e keni rrëmbyer. Përveç vjedhjeve në votime, keni marrë pushtetet lokale, të drejtat e pushtetit lokal, të drejtësisë, po edhe të avokatit të popullit. Kjo është e vërteta. Të gjithë të tjerat, justifikimet, jo po e firmosët, jo po s’e firmosët.

    Po mirë , neni 72 thotë qartë. Ne kemi një vullnet politik të shprehur nga ky grup. E pranoni apo jo? Kaq e thjeshtë është. Po tani, me firmat tona,që janë në këtë moment janë nul, sepse ligji thotë qartë, ju të thoni që të vazhdojë procesin. Për çfarë po e bëni? Po kjo është arrogancë e tepruar. Thuajeni qartë, ky është urdhri i Ramës. Se është më se e qartë. 

  • “Bamir Topi, divorc të qartë me Berishën”/ “21 janari”, ish-presidenti në SPAK, analisti: Ka thënë të vërtetën e tij

    “Bamir Topi, divorc të qartë me Berishën”/ “21 janari”, ish-presidenti në SPAK, analisti: Ka thënë të vërtetën e tij

    Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi u paraqit këtë të martë në SPAK. Pas daljes nga ambientet e SPAK, ai konfirmoi se është pyetur për çështjen e “21 janarit”, pa dhënë shumë detaje.
    Në një intervistë televizive, analisti Artur Nura, u shpreh se “21 Janari” është një çështje shumë e rëndësishme që duhet zbardhur.
    “Zoti Bamir Topi ka qenë nga njerëzit më afër Berishës dhe ka bërë një divorc të qartë me Berishën për modelin që ka pasur. Kemi katër jetë të humbura, ajo ngjarje ishte shqetësuese.
    Dhe besoj që në seriozitetin e këtij procesi, moralisht dënimi që do jepet është zbardhje e një të vërtetë që nxin në historinë tonë. Këtë nxirje përgjegjësi më të madhe e kanë institucionet e drejtësisë. Pavarësisht problematikave që ky sistem ka nxjerrë në pah, në këtë rast, përgjegjësinë historike i kanë ata për t’i vënë pikat “mbi i”. Moralisht duhet vënë e drejta në vend”, tha Nura.

  • Zbardhet prapaskena e dorëheqjes së Vali Bizhgës, si Edi Rama shmangu takimin me të ngarkuarën e SHBA në Tiranë…

    Zbardhet prapaskena e dorëheqjes së Vali Bizhgës, si Edi Rama shmangu takimin me të ngarkuarën e SHBA në Tiranë…

    Tashmë është bërë e qartë se marrëdhëniet midis qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara kanë hyrë në një periudhë të tensionuar. Kur e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, NancyVanHorn mbërriti në Kryeministri në gusht të këtij viti, pas rakordimit me shefen e kabinetit të Edi Ramës, Vali Bizhga, kryeministri shqiptar nuk preferoi ta takonte duke ja lënë përgjegjësinë vartëses së tij. Kjo shmangie e Ramës e vendosi Bizhgën në një situatë të ngushtë, të paprecedentë dhe tepër të vështirë përballë përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    E shtyrë në këtë pozicion të pakëndshëm për shkak të vendimit të Ramës, Bizhga u detyrua ta priste zonjën VanHorn në një takim të shkurtër dhe të ngarkuar, ku ajo mori tre mesazhe shumë të forta. Këto mesazhe ishin porosi direkte për Edi Ramën, të cilat amerikanët ia komunikuan përmes shefes së kabinetit, sepse kryeministri kishte zgjedhur të mos dilte përballë tyre. Mesazhi i parë, i artikuluar qartë nga zonja Horn, ishte që Rama të mos tentonte të kërkonte vizë për në OKB, pasi nuk do t’i jepej kjo mundësi. Mesazhi i dytë, po aq tronditës, ishte se në qeverinë e re nuk duheshin zgjedhur Belinda Balluku dhe Pirro Vengu, për shkak të problemeve serioze të shkaktuara nga kjo dyshe në raport me aleancën strategjike me SHBA.
    Kjo porosi ishte një ndërhyrje e qartë, një paralajmërim dhe një refuzim i hapur për rikthimin e tyre në ekzekutiv.Ndërsa mesazhi i tretë ishte pika më goditëse. Ai i bënte të qartë Ramës se loja e tij me Amerikën kishte kaluar vijën e kuqe. Ky sinjal nuk linte vend për interpretime. Ishte një paralajmërim i hapur se SHBA nuk do të toleronte më asnjë devijim të mëtejshëm.
    Dorëheqja
    Menjëherë pasi mbaroi takimin me Nancy VanHorn, zonja Bizhga, e tronditur nga pesha e mesazheve dhe e indinjuar nga fakti që ishte lënë e vetme përballë tyre dorëzoi dorëheqjen në tavolinën e Kryeministrit, duke i dhënë lamtumirën raportit mbi tre dekada me të. Shefja e kabinetit, e njohur për një integritet të jashtëzakonshëm moral, nuk pranoi të bëhej pjesë e lojërave të shefit të saj, duke dhënë dorëheqjen si shefe kabineti. Kjo lëvizje e Bizhgës nuk është pritur mirë nga Rama, i cili ka lënë bosh vendin e shefes së kabinetit në pritje të një rikthimi që nuk ka ardhur dhe që, sipas gjasave, nuk do të vijë. Që nga ai moment, dihet se ç’po ndodh me qeverisjen Rama.
    Nga ky moment e në vijim, qeveria e tij ka hyrë në një situatë stand by, ku qeverisja ka ngelur në gjendje të ngrirë për shkak të problematikave të ndjeshme të saj me korrupsionin. Mesazhet amerikane mbi kartelet kriminale, të konsideruara terroriste nga Presidenti Trump, ku një pjesë e tyre janë të suportuara drejtpërdrejtë nga Edi Rama, kanë bërë të qartë se ky i fundit po përjeton ditët e fundit të Pompeit. Fakti që SHBA thotë se “ne nuk merremi me çështje nën hetim”, duke e cituar fjalë për fjalë: “Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA–Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim,”nënkupton qartë se problemi “Balluku” është i mbyllur për ta.
    Problemi që SHBA kanë emergjencë është krimi transkufitar, kartelet e drogës, ose terroristët, siç i konsideron Trump në urdhrin ekzekutiv. Pra, sipas situatës aktuale dhe shigjetave amerikane, problemi është ndërlidhja e Edi Ramës me kartelet e drogës, si në nivel ndërkombëtar, klani Sinaloa, por edhe me kartelet lokale të cilat aktualisht zotërojnë një pjesë të pushtetit politik. SHBA është e prerë, nuk ka mëshirë për kartelet, dhe mesa duket fati i Edi Ramës ka disa kohë që nuk punon më për të.

  • “Kjo është gënjeshtër e madhe”! Menaxheri i Diant Ramaj e thotë hapur: Nuk do të luajmë për Kosovën

    “Kjo është gënjeshtër e madhe”! Menaxheri i Diant Ramaj e thotë hapur: Nuk do të luajmë për Kosovën

    Diant Ramaj nuk do të luajë për Kosovën. Edhe pse presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e vizitoi personalisht portierin 24-vjeçar, misioni nuk pati sukses dhe Ramaj nuk ka ndërmend të mbrojë për vendin nga vijnë prindërit e tij. Kjo u deklarua publikisht së fundmi nga agjenti Jurgen Schëab. Kosova nuk është një opsion për Ramajn.
    “Ajo që thuhet është një gënjeshtër e plotë. Ne e dimë për interesin e Kosovës prej kohësh, Diant e vlerëson këtë, por ai ishte i qartë, nuk do të luajë për Kosovën”, tha Schëab. Portieri 24-vjeçar shpreson për një thirrje nga Gjermania. Fjalët e tij e bëjnë të qartë se Kosova nuk është aspak në mendjen e tij.“Ka një qëllim të qartë për mua. Dua të jem sa më i mirë që të jetë e mundur në mënyrë që së shpejti të kem një shans në ekipin kombëtar, ekipin kombëtar gjerman”, tha Ramaj. /Sport Ekspres/

  • FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

    FIFA gjobit Federatën për ndeshjen ndaj Anglisë, reagon FSHF

    Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur me 2250 franga për hedhjen e sendeve në ndeshjen me Anglinë.
    FSHF ka publikuar një reagim ku shprehet se “çdo episod i izoluar cenon përpjekjen tonë të përbashkët për t’u renditur mes më të mirëve, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve”.
    Reagimi i FSHF-së:
    “FSHF njofton se Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur një gjobë prej 2250 frangash zvicerane në lidhje me ndeshjen Shqipëri – Angli, si pasojë e hedhjes së sendeve nga disa tifozë. Edhe pse kjo gjobë është më e vogël në krahasim me sanksionet e rënda të disa ndeshjeve të mëparshme, ajo mbetet një penalizim për Federatën, për tifozët, për lojtarët dhe për gjithçka që përfaqëson futbolli ynë. Objektivi ynë është i qartë: stadiume pa asnjë shkelje apo incident, një standard i domosdoshëm për të shmangur dënimet dhe për të qenë mes tifozerive më të respektuara.
    Sjellja korrekte në stadiume duhet të jetë e pandryshueshme si në ndeshjet brenda vendit ashtu edhe jashtë. Çdo episod i izoluar cënon përpjekjen tonë të përbashkët për t’u renditur mes më të mirëve, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumeve.
    Përkushtimi i tifozëve tanë në ndeshjet e fundit është shfaqur qartë. Mbështetja, energjia pozitive dhe atmosfera në Air Albania kanë reflektuar një sjellje më të matur dhe në përputhje me standardet europiane të fair play. Publiku ka treguar një rritje të dukshme në disiplinë, ndërsa episodet problematike janë pakësuar në mënyrë të ndjeshme.
    Megjithëse situata është përmirësuar, renditja aktuale e Shqipërisë në vendin e 50-të të klasifikimit të Fair Play të UEFA-s tregon se ka ende hapësirë për progres. Ndeshjet e fundit kanë treguar se tifozeria shqiptare zotëron pjekurinë dhe nivelin e kërkuar për të krijuar një atmosferë të rregullt dhe moderne. Këto sjellje pasqyrojnë qartë se publiku ynë meriton një pozicion më të lartë, duke reflektuar një potencial real, të dukshëm dhe të padiskutueshëm.
    FSHF beson se tifozeria shqiptare ka mundësi të renditet shumë më lart, në një nivel që i përshtatet vlerave dhe mbështetjes që i jep ekipit. Çdo ndeshje është një mundësi për të shprehur jo vetëm pasionin, por edhe përgjegjësinë që nderon lojtarët dhe vendin. Me sjellje të kujdesshme dhe mbështetje të qëndrueshme, tifozeria kuqezi mund të shndërrohet në shembull të disiplinës dhe kulturës sportive, duke forcuar imazhin e futbollit shqiptar në çdo stadium ku luan Kombëtarja”.

  • “Pushteti ndërton propagandë”/ Përmbytjet e fundit, Gjekmarkaj: Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe dështimit

    “Pushteti ndërton propagandë”/ Përmbytjet e fundit, Gjekmarkaj: Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe dështimit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, në fjalën e mbajtur në Kuvend, e vendosi theksin tek përmbytjet e fundit të regjistruara në Shqipëri nga veriu në jug si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që prekën vendin përgjatë javëve të fundit.
    Gjekmarkaj tha se të gjitha dëmet dhe fatkeqësitë e qytetarëve janë dhe vazhdojnë të mbulohen me premtime boshe
    “Jeni përballur jo vetëm më fuqinë e natyrës, por dhe me dobësinë e një shteti në gjunjë dhe një pushteti pas shqisa. Ajo që ndodhi ditët e fundit është fatkeqësi e stimuluar. Është pasqyrë e qartë e korrupsionit dhe e dështimit të pushtetit lokal dhe qendror. Një histori e përsëritur, ku qytetarët vuajnë ndërsa përgjegjësit fshihen pas premtimeve boshe, lekëve të zhvatura.
    Përmbytjet nuk erdhën papritur. Ndodhi ajo që ndodh kur pushteti nuk investon, por merr, kur nuk dëgjon, por flet, kur nuk vlerëson rrezikun por e vesh me një premtim të ri. Në Lezhë nuk ka pushet lokal, nuk ka ministri, bujqësie, mbrojtje dhe as emergjenca civile. Argjinaturat janë amortizuar. Një e carë u mbyll përpara kamerave, një tjetër u hap sërish 24 orë më pas.
    Ka zëra dhe diskutime publike mbi abuzime dhe devijime të mundshme për interesa ndërtimore. Në vend te tyre nuk është hapi të shohin ndonjë leje ndërtimi. Hidrovoret janë lënë në mëshirë të fatit, hidrovori i Tales mbeti pa energji kur duhej më shumëse kurrë. Premtimet bien si shi dhe shiu nuk ndalet kurrë dhe ai sillet sipas qejfit. Në vend t një reagim shtetëror, qytetarët morën disa pako ushqimore të shpërndara pjesërisht, Trajtim minimal e fyes për njerëz që humbasin gjithçka. Nuk ka dëmshpërblim e as vlerësim dëmesh.
    E gjitha kjo tregon se kur pushteti ndërton propagandë, kur njerëzit e shvasin, i mbyt pasoja. Sot nuk jemi në këtë seancë vetëm për të përshkruar dëmet, jemi për të ngritur zërin e një komuniteti që nuk e meriton të trajtohet si tokë e askujt. Jemi këtu për të thënë qartë se Lezha, Mirdita dhe Kurbini nuk kanë nevojë për rrena përpara kamerave”, tha Gjekmarkaj.

  • Mbajtja hapur e fronteve izraelite në Siri dhe Liban, strategji jo e qartë e rrezik i përhershëm lufte

    Mbajtja hapur e fronteve izraelite në Siri dhe Liban, strategji jo e qartë e rrezik i përhershëm lufte

    Lëvizjet e fundit ushtarake të Izraelit në Liban dhe Siri po ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi synimet e vërteta të qeverisë së Benjamin Netanyahut.
    Sipas një analize të publikuar nga Haaretz, veprimet e ditëve të fundit nuk paraqesin një linjë koherente strategjike, por tregojnë një prirje të qëllimshme për ta mbajtur vendin në një realitet të përhershëm lufte, një realitet që shërben interesat politike të lidershipit aktual.
    Operacione të zgjatura, mesazhe të paqarta
    Asgjësimi i shefit të shtabit të Hezbollahut, Haytham Ali Tabatabai, sulmet e përditshme ajrore në Liban, përgatitjet për një ofensivë tokësore dhe arrestimet e aktivistëve sirianë në Lartësitë Golan janë vetëm disa nga veprimet që po ngritin tensionet.
    Edhe pse Izraeli i paraqet këto operacione si manovra për të mbrojtur sigurinë kombëtare, mungon një strategji e qartë që i lidh të gjitha.
    Një avantazh strategjik i rrezikuar
    Ndryshe nga Gaza, kufijtë veriorë të Izraelit karakterizohen nga një avantazh strategjik: qeveritë e Libanit dhe Sirisë nuk kërkojnë luftë.
    Libani ka firmosur një armëpushim dhe presidenti Joseph Aoun ka urdhëruar për herë të parë ushtrinë libaneze të sekuestronte armët e të gjitha grupeve jo-shtetërore, përfshirë Hezbollahun.
    Procesi ka nisur, por jo me ritmin që Izraeli pret. Synimi është përmbyllja deri në fund të vitit 2025, diçka që Bejruti e sheh si të arsyeshme për të shmangur përplasjet e brendshme – ndërsa Izraeli dhe SHBA-të kërkojnë presion më të madh dhe përballje direkte me Hezbollahun.
    Uashingtoni ofroi një rrugëdalje, Izraeli e refuzoi
    I dërguari special i Donald Trump, Tom Barrack, propozoi një paketë të gjerë negociatash:
    -ndalimin e sulmeve izraelite për dy muaj,
    -bisedime për kufijtë tokësorë,
    -krijimin e një zone të demilitarizuar
    -tërheqjen graduale të Izraelit nga pesë pozicionet që mban në jug të Libanit.
    Por, Izraeli e refuzoi propozimin.
    Ndërkohë, Hezbollah refuzon çarmatim total, por pranon që në jug të vendit armët duhet të jenë vetëm nën kontrollin e ushtrisë.
    Qeveria libaneze, megjithatë, synon çarmatim të plotë të Hezbollahut në mbarë vendin dhe ka kërkuar ndihmë të drejtpërdrejtë nga Irani për këtë proces.
    Siria: Një tjetër front i bllokuar
    Situata në Siri është po aq e ngarkuar.
    Izraeli vazhdon të pengojë vendosjen e ushtrisë siriane në jug të Golanit, një zonë ku Tel Avivi pretendon se po vepron për të frenuar grupet militante.
    Megjithatë, Damasku ka treguar gatishmëri për të negociuar. Presidenti Ahmed al-Sharaa madje ka lënë të hapur mundësinë e bashkimit me Marrëveshjet e Abrahamit “nën rrethana të përshtatshme”.
    Problemi kryesor është besimi. Izraeli e konsideron qeverinë siriane të dyshimtë, ndërsa vetë mbajtja e trupave izraelite në jug të Sirisë krijon te popullsia lokale ndjesinë e një okupimi të drejtpërdrejtë, që mund të ndezë një intifadë të re.
    Kontradikta të brendshme dhe rreziqe të panevojshme
    Izraeli kërkon që Damasku të frenojë grupet e armatosura në jug, por në të njëjtën kohë nuk i lejon ushtrisë siriane të vendoset në terren, duke krijuar një boshllëk sigurie që e mban tensionin të lartë.
    Haaretz thekson se Izraeli po luan një lojë të rrezikshme në të dy frontet veriore. Nëse synon vërtet stabilitetin, atëherë bashkëpunimi me autoritetet shtetërore libaneze dhe siriane është e vetmja rrugë realiste.
    Nëse synon ruajtjen e tensioneve për përfitime politike të brendshme, atëherë rajoni rrezikon ta gjejë veten në një cikël të ri dhe më të ashpër të konfliktit.
    Në çdo rast, një gjë mbetet e qartë: çarmatimi total i Hezbollahut, apo i çdo grupi tjetër, nuk është i realizueshëm pa marrëveshje të qëndrueshme politike.
    Përpjekjet për ta arritur këtë vetëm me forcë ushtarake kanë dështuar në të kaluarën, dhe ka gjasa të dështojnë sërish.

  • Postimi i ri i Yllit nxit teoritë për çfarë na pret

    Postimi i ri i Yllit nxit teoritë për çfarë na pret

    Showbiz E Hënë, 1 Dhjetor 2025 15:04
    Duke ndarë një fotografi nga një dyqan veshjesh urbane dhe duke e shoqëruar atë me shënimin “Ngoje i pari”, këngëtari Yll Limani në fakt po i ftonte ndjekësit të klikojnë linkun e bashkëngjitur, i cili çon në TikTok. Aty, artisti ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës së tij më të re, “Era”.
    Publikimi i fragmentit vetëm pak sekonda të një refreni të paplotë ka mjaftuar për të ringjallur diskutimet që prej ditësh qarkullojnë rreth Yll Limanit. Fansat, të cilët prej mëngjesit janë angazhuar në interpretimin e përgjigjeve të tij ironike dhe të paqarta në lojën TSN, po e lexojnë këtë zhvillim si shenjën më të qartë deri më tani se kënga “Era” mund të jetë hyrja e parë e një albumi të ri.

    Në TikTok dhe rrjete të tjera sociale, komentet kanë qenë të menjëhershme. Shumë prej ndjekësve e kanë interpretuar këtë publikim si hallkën e munguar që lidh gjithë komunikimin e fundit të artistit nga loja TSN, e cila ka krijuar një mister të vazhdueshëm, deri te ky fragment i parë muzikor që duket se ka ardhur me një simbolikë të qartë: kapitulli i ri ka nisur.

    Nëse “Era” është sinjali i parë i një projekti më të madh, ende mbetet për t’u parë. Por ajo që është e qartë është se Yll Limani ka arritur të krijojë një atmosferë pritjeje të rrallë brenda skenës pop shqiptare — një pritje që tani për tani ushqehet nga copëzat, shenjëzimet dhe heshtjet e studiuara.

  • Mund të tallesh me kafen po jo me krizën

    Mund të tallesh me kafen po jo me krizën

    Nga Skënder Minxhozi

    Mesazhi ishte i qartë. E bënte të qartë formati i “kafes”. Ishin ftuar të gjithë ata që kishin marrë më shumë vota në listat e hapura në 11 maj. Pra, fokusi ishte tek fenomene si Tabaku-Alimehmeti në qarkun e Tiranës, në antitezë të qartë me pjesët e mbyllura të listave, sektorin burokratik të grupit parlamentar të PD në Kuvend.

    Organizatori Ervin Salianji ishte kujdesur t’i hidhte edhe benzinën përkatëse zjarrit mediatik që mori hov sapo takimi i mbajtur në një nga hotelet e Tiranës u bë i njohur për publikun. Diskutimet kishin prekur Kodin Zgjedhor, thirrjen e Këshillit Kombëtar të pambledhur prej kohësh që s’mbahen mend dhe në përgjithësi “kërkimi i një riorganizimi dhe riformimi të partisë, me qëllim forcimin e strukturave të saj, reformimin me qëllim fitoren dhe kthimin në qeverisje”, si deklaroi Aulon Kalaja, pjesëmarrës në kafenë fraksioniste.

    Në kohën kur protestat tkurren në foltore dhe kur kandidatët e partisë në zgjedhje kombëtare zëvendësohen nga emra të panjohurish që doroviten nga palë të treta, ndodh që edhe një kafe mes njëzet a tridhjetë vetash kthehet me ose pa të drejtë në ngjarje për një parti politike. Dhe jo një parti nga këto që kanë një furgon vota e militantë, por një forcë politike që ka qeverisur Shqipërinë në rreth 40% të tranzicionit postkomunist.

    Në kushtet ku ndodhet sot PD nuk ka gjë më normale që diçka e tillë të ndodhë, madje edhe në një mjedis ku prej 34 vitesh kriteri i vetëm i egzistencës ka qenë besnikëria ndaj kryetarit. Mesa duket, si çdo gjë që e ka një fund, edhe urtësia e demokratëve përballë humbjeve kilometrike elektorale që nga viti 2013, mund ta ketë një fund. Dhe ky fund duket se po merr më në fund trajta të shqueshme pas humbjeve turpëruese të këij viti kalendarik, secila më e ububushme se tjetra në natyrën edhe pigmentin e vet.

    Partia Demokratike nuk e ka bërë ende analizën e humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, megjithëse praktikisht ndodhemi në dhjetor. Sali Berisha ja arriti ta ruajë postin e kreut të partisë duke shpikur, sipas mjeshtrisë së vjetër, një diversiv. Ishte farsë tha Doktori dhe kaq mjaftoi që asgjë të mos ndryshojë në PD. Madje të mos hidhet as edhe një fjalë sa për të thënë rreth zgjedhjeve.

    Kafeja kinse klandestine e Ervin Salianjit me një grup zyrtarësh të partisë është një gjest në dukje i ndrojtur e i pafajshëm. Dhe mbi të gjitha i padëmshëm. Mund të rezultojë fare mirë kështu, sepse historia e PD është e gjitha e mbushur me premisa fraksionesh, tentativa skizmash apo ëndrra të pavarurish. Që të gjithë të hedhur në kosh nga vullneti shtypës i kryetarit historik.

    Gjendja ku vegjeton sot kjo parti dikur e madhe është më së paku depresive. Në fakt është një prelud shpërbërjeje të pakthyeshme, një tretje në ujë nga qëndrimi i stërzgjatur në opozitë, si rezultat i dëshirës maniakale të Sali Berishës për ta lidhur partinë pas qerres së fatit të vet. Këta 30 burra që guxuan të pinë kafe pa marrë lejen e Doktorit morën vërtet shpërfilljen e tij (takimet në kafe s’ja vlejnë të komentohen, tha Berisha), por nuk duhet harruar se PD ndodhet në një situatë kur edhe ajo zonja e Kamzës që u sherros me Flamur Nokën dhemb nëse largohet nga strukturat në bazë.

    Megjithatë kafja mbetet kafe dhe me të nuk bën dot as gosti dhe as dasëm. Salianji, Alimehmeti dhe Aulon Kalaja kanë dhënë sinjale se nuk janë dakord me statu quonë e serialit të humbjeve të pafundme, por kjo është shumë pak në një seli ku ja kanë harruar shijen dhe ngjyrën fitores. Tani ata mund të mos i ngjajnë fraksionistëve të dikurshëm brenda PD sepse as kafja e tyre nuk ngjan fare me bodrumin e Gramoz Pashkos prej nga dolën mocionistët 30 vjet më parë. Por gjesti simbolik i tyre është padyshim një ndër indikatorët se dominimi i Berishës mbi partinë është një gjendje e thatë dhe mekanike që PD vazhdon ta zbatojë si një inerci e së shkuarës, e jo si vizion i së ardhmes.

    Me ose pa Salianjin, me ose pa ata që pranuan të pinë një kafe me të për të hedhur në tryezë disa teza politike, kjo gjendje është aty dhe i ngjan një morti politik në konsumim e sipër. Shpotia e Doktorit për tryezën e kafes fraksioniste nuk e fsheh aspak shqetësimin se Berisha aktual është një politikan pa projekt, por vetëm me dëshirën obsesive për të ecur përpara edhe pa votues, edhe pa ushtarë, edhe pa gjeneralë, madje edhe pa ushtri fare. Dhe këtë rrënojë politike dikur sfiduese për të majtën, nuk ka ironi kafesh që e mbulon. Salianji e të tjerët mund të jenë vërtetë duke bërë një vrimë në ujë, Berisha mund të vijojë i pashqetësuar ta mbajë PD nën thundër edhe për shumë kohë akoma, por kriza mbetet aty. E madhe, e palëvizshme, e pakthyeshme.