Tag: qarqeve

  • Moti i keq/ Rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona, si paraqitet situata sipas qarqeve

    Moti i keq/ Rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona, si paraqitet situata sipas qarqeve

    Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e fundit sa i përket situatës në vend,, si pasojë e reshjeve intensive dhe motit të keq. Sipas ministrisë gjatë natës, të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e akseve rrugore dhe për rikthimin e energjisë elektrike.
    SITUATA SIPAS QARQEVE
    Qarku LezhëVijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras, bashkia Kurbin.Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por po punohet nga forcat në terren.Gjithashtu po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet.

  • Raporti i INSTAT/ Më shumë vdekje se lindje në gjysmën e qarqeve

    Raporti i INSTAT/ Më shumë vdekje se lindje në gjysmën e qarqeve

    Raporti i INSTAT/ Më shumë vdekje se lindje në gjysmën e qarqeve
    Në raport me popullsinë, Shqipëria qëndron midis shpresës së lindjeve dhe realitetit të hidhur të rënies demografike. Tremujori i tretë i vitit 2025 nëpërmjet të dhënave të INSTAT paraqet një tablo të përzier.
    Ndërsa në rang vendi raportohen 1 mijë e 347 lindje më shumë se vdekje, pesë qarqe vijojnë të përballen me një bilanc të zymtë, ku funeralet tejkalojnë numrin e të porsalindurve.
    Nga Vlora e Berati vijuar më tej me Shkodrën, Gjirokastrën e Korçën shtesa natyrore e popullsisë negative shënojnë një alarm të qartë demografik.
    Korça mban vendin e parë për bilanc negativ me dyfish jetë të humbura më shumë sesa të sapoardhura konkretisht 487 vdekje dhe 271 lindje. GRAFIK
    Pas Korçës, Gjirokastra vijon të humbasë banorë. Vetëm 81 lindje kundrejt 166 vdekjeve, duke e bërë qarkun me fertilitetin më të ulët në vend.
    Në Dibër situata mbetet e rënduar: 247 lindje, por 203 vdekje, duke ruajtur trendin shumëvjeçar të largimit të të rinjve dhe plakjes së popullsisë.
    Shkodra dhe Lezha mbyllin listën e pesë qarqeve me shtesë negative, ku vdekjet tejkalojnë lindjet, duke e zbehur edhe më tej hartën demografike të veriut.
    Në kontrast, 7 qarqe të tjera arrijnë ende të mbajnë ekuilibrin pozitiv por me ritme të ulëta, shpesh të pamjaftueshme për të mbuluar humbjet e zonave të tjera.
    Kryeqyteti mbetet i vetmi motor demografik i vendit, me 2.509 lindje dhe 1.271 vdekje një shtesë natyrore prej 1.238 vetash, më e larta në të gjithë territorin. Tirana rritet, gjallërohet, zgjerohet; ndërsa periferia e saj administrative ndjek një ritëm tjetër, shumë më të ngadaltë.
    Berati shënon rritjen më të madhe të lindjeve në përqindje, ndërsa Kukësi regjistron numrin më të ulët të vdekjeve në rang vendi. Të dy tregues që sinjalizojnë një stabilitet të brishtë, por të rëndësishëm.
    Ndërsa numrat flasin qartë, Shqipëria përballet me një sfidë të heshtur, po plaket më shpejt se po rritet.

  • Mbaron saga e 11 majit, KQZ vulos sot mandatet për tre qarqet e fundit

    Mbaron saga e 11 majit, KQZ vulos sot mandatet për tre qarqet e fundit

    Pas më shumë se 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, KQZ do të vulosë sot mandatet e qarqeve Fier, Durrës dhe Elbasan duke vulosur përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve. Rrëzimi i ankimit të PD edhe në Kolegj Zgjedhor i hapi rrugë KQZ certifikimit të rezultatit në këto 3 qarqe ku opozita pretendonte manipulim të rezultatit edhe përmes fenomenit të trenit bullgar, por as rinumërimi nuk solli asnjë ndryshim.
    Në Elbasan PD pësoi humbje të thellë dhe rezultati u nda 10 me 4 për PS. Në Durrës PD ruajti rezultatin 6 me 8 por me një rënie të thellë prej 10% krahasuar me zgjedhjet e 2021. Edhe Fieri ishte një prej qarqeve ku opozita pësoi disfatë, 12 mandate shkuan për PS dhe vetëm 4 për PD. Ndërkohë, sa i takon kampit socialist pavarësisht se Zegjine Caushi humbi nga rinunërimi, KQZ pritet t’ia japë asaj mandatin e deputetit, pasi kandidatja Maldrita Bardho ka dorëzuar dorëheqjen.

  • Çfarë ndodhi? Berisha mbledh urgjentish drejtuesit e qarqeve,  ja arsyeja

    Çfarë ndodhi? Berisha mbledh urgjentish drejtuesit e qarqeve, ja arsyeja

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, që ka zgjatur rreth 30 minuta. Në fokus të takimit ka qenë mbledhja e të dhënave dhe provave për parregullsitë dhe manipulimet e pretenduara në zgjedhjet e 11 majit.
    Çdo drejtues pritet të dorëzojë një raport të detajuar mbi problematikat e evidentuara në zonën që mbulon, të cilat do të përfshihen në një përmbledhje zyrtare që po përgatitet nga PD.
    Ky raport do t’i dërgohet më pas kancelarive ndërkombëtare dhe faktorit ndërkombëtar, me synimin për të treguar, sipas PD-së, se zgjedhjet nuk janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike.

  • Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha takon drejtuesit e qarqeve. PD përgatit raportin për 11 Majin

    Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha takon drejtuesit e qarqeve. PD përgatit raportin për 11 Majin

    Sali Berisha vijon takimet për disfatën e PD-së në zgjedhjet e 11 Majit, ku fituan 50 mandate, kurse PS doli me 83. Sakaq, Berisha ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, që ka zgjatur rreth 30 minuta. Në fokus të takimit ka qenë mbledhja e të dhënave dhe provave për parregullsitë dhe manipulimet e pretenduara në zgjedhjet e 11 majit.
    Çdo drejtues pritet të dorëzojë një raport të detajuar mbi problematikat e evidentuara në zonën që mbulon, të cilat do të përfshihen në një përmbledhje zyrtare që po përgatitet nga PD.

    Ky raport do t’i dërgohet më pas kancelarive ndërkombëtare dhe faktorit ndërkombëtar, me synimin për të treguar, sipas PD-së, se zgjedhjet nuk janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike.

  • Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

    Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar për rreth 30 minuta një mbledhje me të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve.
    Mësohet se tema kryesore e kësaj mbledhje ishte gjetja e provave për mos mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 11 majit.
    Të dhënat e secilit prej drejtuesve duhet të paraqitet në raportin e posaçëm të Partisë Demokratike, një përmbledhje kjo që sipas demokratëve do të paraqiten të gjitha shkeljet e zgjedhjeve të 11 majit.
    Kërkesa e Berishës për drejtuesit politik të qarqeve ishte theksi tek farsa elektorale që cilëson Partia Demokratike për këto zgjedhje.
    Kampi blu ka bërë një draft-raport lidhur me zgjedhjet e 11 majit, të cilën e ka dërguar në disa zyra ndërkombëtare. Ajo që dihet deri më tani është se Partia Demokratike në këtë raport cilëson zgjedhje në kushte të pabarabarta, e atë që kryedemokrati cilëson si “farsë elektorale”.

  • Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave

    Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave

    Kryedemorkati Sali Berisha ka thirrur në një takim urgjent mbrëmjen e së mërkurës drejtuesit politikë të qarqeve të PD gjatë fushatës elektorale.
    Ai duke ju drejtuar atyre, Berisha tha se çdo drejtues qarku duhet të mbledhin dhe paraqesin çdo provë që fakton se është grabitur vota.
    Berisha kërkoi të dokumentohet çdo gjë me provë, për të vërtetuar se vota e shqiptarëve është grabitur.

    “Detyra numër një në këtë fazë, prandaj ju kam thirrur këtu është mbrojtja e votës duke paraqitur dhe faktuar të gjithë universin kriminal të qarqeve tuaja, të gjithë ndërhyrjet kriminale në qarqet tuaja, çdo evidentim mbasi beteja jonë për mbrojtjen e votës së shqiptarëve është betejë për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demorkacisë shqiptare. Është betejë të cilën ne do ta fitojmë”, tha Berisha.

  • Berisha thërret me urgjencë drejtuesit politikë të qarqeve në takim në seli në orën 20:30

    Berisha thërret me urgjencë drejtuesit politikë të qarqeve në takim në seli në orën 20:30

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dërguar një mesazh urgjent për të gjithë drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, duke i kërkuar që të paraqiten sot në orën 20:30 në selinë qendrore të PD-së, për një takim të jashtëzakonshëm.
    Në mesazhin e tij, Berisha thekson se pjesëmarrja është e detyrueshme dhe nuk do të ketë asnjë përjashtim.

    Takimi pritet të jetë vendimtar për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë Partia Demokratike pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe protestës që ka thirrur të premten e 15 majit, që korrespondon edhe me samitin e BE-së që do të mbahet në Tiranë.

  • Lëvizjet e para në kampin blu pas humbjes së thellë, Berisha thërret në seli drejtuesit e qarqeve

    Lëvizjet e para në kampin blu pas humbjes së thellë, Berisha thërret në seli drejtuesit e qarqeve

    Teksa kryeministri Edi Rama po përgatitet për fjalimin e fitores, mbrëmjen e kësaj të mërkure kreu i PD Sali Berisha ka thërritur në selinë blu drejtuesit e qarqeve.

    Mësohet se sot në orën 20:30 Berisha do të mbledhë ‘ekipin’, ndërsa ende nuk dihet se cila  do jetë lëvizja e radhës.
    Kryedemokrati Sali Berisha, në konferencën për gazetarët, vijoi pretendimet se rezultati i zgjedhjeve është i manipuluar.
    I pyetur se çfarë u thotë demokratëve që katër vite të tjera do të qëndrojnë në opozitë, Berisha tha se “zgjedhjet janë grabitur”.

    Top Channel

  • Humbja drastike në zgjedhje, Berisha mbledhje urgjente me drejtuesit politikë të qarqeve

    Humbja drastike në zgjedhje, Berisha mbledhje urgjente me drejtuesit politikë të qarqeve

    Për humbjen në zgjedhjet e 11 Majit, Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën 20:30 në selinë e Partisë Demokratike. Në fokus të takimit të tyre do të jetë rezultati i zgjedhjeve, për të cilat, Berisha thotë se ishin “farsë elektorale”. Ai ka premtuar “betejë për votën e lirë” dhe më 16 Maj, ditën e samitit të Komunitetit Politik Europian, Berisha ka paralajmëruar një protestë.
    Drejtuesit politikë të qarqeve për PD-në janë:

    Tiranë-Belind KëlliçiDurrës-Oerd BylykbashiShkodër-Luçiano BoçiLezhë-Agron GjekmarkajFier-Gazment BardhiElbasan-Tomor AlizotiKorçë-Ivi KasoKukës-Flamur HoxhaGjirokastër-Tritan ShehuVlorë-Bujar LeksajBerat-Eno BozdoDibër-Xhelal Mziu