Vijon puna për shuarjen e flakëve në qarkun e Beratit.
Gazetarja Eneida Petova raporton se është punuar gjithë natën në mënyrë që të shmangej rreziku për banorët dhe banesat. Bëhet me dije se zjarret janë drejt shuarjes, por dëmi ka qenë i madh në bimësi dhe pemë frutore.
Ende nuk mund të përllogaritet dëmi i shkaktuar.
Forcat e ushtrisë kanë qenë në terren që nga orët be para të mëngjesit, ndërsa 2 helikopterë të FA kanë ndërhyrë nga ajri.
Mometalisht problematike është vetëm pjesa perëndimore e malit të Shpiragut, ku ka ende vatra aktive.
Tag: qarkun
-

Drejt shuarjes flakët në qarkun e Beratit, problematike situata vetëm në malin e Shpiragut! Dëm i madh në bimësi dhe pemë frutore
-

Kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun Elbasan/ Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD për qarkun e Elbasanit.
PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun Elbasan, kërkesë e cila është rrëzuar këtë të enjte.
Kolegji Zgjedhor sot pritet të mbyllë sagën e ankimimeve të PD për zgjedhjet e 11 majit.
Sot do të jepet vendimi edhe për qarkun Fier dhe qarkun Durrës.Top Channel
-

Çmimet referencë për taksimin e pasurive të paluajtshme, dalin hartat dhe metodologjia
Ministria e Financave ka nxjerrë në konsultim publik bashkë me vendimin për rivlerësimin e pasurive të paluajtëshme edhe metodologjinë e përllogaritjes së taksës. Metodologjia në fjalë është e bashkëshoqëruar me hartat përkatëse. Në to janë çmimet e reja mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për banesat në të gjithë qarqet e vendit të përafruara me çmimeve reale të tregut.
Kështu për qarkun Berat çmimet variojnë nga 26 mijë lekë të reja për metër katror në Skrapar deri në 50 mijë lekë në qytetin e Beratit.
Për qarkun Dibër nga 40 mijë lekë për metër katrot në Klos deri në 52 mijë lekë për metër në Peshkopi.
Për qarkun Durrës nga 43 mijë lekë për meter në qytetin e Shijakut në 200 mijë lekë për metër në zonën 13 të qytetit Durrës.
Për Qarkun Elbasan nga 40 mijën në Belsh deri në 60 mijë lekë për metër në qytetin Elbasan.
Për Qarkun Fier nga 32 mijë lekë për metër në Patos në 62 mijë lekë për metër në zonën e parë të qytetit Fier.
Për qarkun Gjirokastër nga 17 mijë lekë për metër në Memaliaj në 63 mijë lekë për metër në zonën 2 të qytetit Gjirokastër.
Për qarkun Korçë nga 23 mijë lekë për metër në Leskovik në 70 mijë lekë për metër në zonën e parë të qytetit Korçë.
Për qarkun Kukës nga 32 mijë lekë në qytetin Bajram Curri në 58 mijë lekë në Kukës.
Për qarkun Lezhë nga 36 mijë lekë për metër në Milot në 70 mijë lekë për metër në Shëngjin.
Për qarkun Shkodër nga 10 mijë lekë në Fushë Arrëz në 75 mijë lekë në zonat 4 dhe 6 të qytetit Shkodër.
Për qarkun Vlorë nga 31 mijë lekë në Finiq në 200 mijë lekë në zonën 7 të Vlorës, që korespondon me ishullin e Sazanit.
Ndërkohë në qarkun Tiranë çmimet më të larta janë në Kavajë e Kamëz deri në 75 mijë lekë për metër katror, ndërsa cmimet referencë brenda qytetit të Tiranës shkojnë deri 228 mijë lekë në njësinë nr 5.
Sipas metodologjisë çmimeve mesatare referuese janë bazuar mbi shitblerjet e 4 viteve të fundit, vendndodhjen dhe sistemin urban dhe një parashikim për tendencat e ardhshme të tregut imobiliar.
Ata janë të kategorizuara në lloje pasurie si: ndërtesë, shtëpi, apartament, garazh, bodrum dhe njësi tregtare.
Çmimi për metër katror për njësitë tregtare, të shërbimit ose të prodhimit brenda ndërtesave është 1.5 (një pikë pesë) here më i lartë se çmimi referues i zonës së vlerës ku ato ndodhen, ndërsa për Tiranën kjo kategori është dy herë më e lartë.
Mbi cmimet referencë të përcaktuara nga ministria e financave Këshillat Bashkiake mund të lëvizin plus minus tridhjetë për qind.
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme është taksa më e rëndësishme vendore dhe një nga burimet kryesore të të ardhurave vendore edhe në Shqipëri. Por të ardhurat nga kjo taksë në vendin tonë janë vetëm 0,3% e PBB-së në një kohë që rajoni e ka mesataren 0,8%. Bazuar në këtë shifër efektet e pritshme financiare për pushtetin vendor pritet të rriten ndjeshëm. -

Kërkoi rinumërim të të gjitha kutive të votimit në Qarkun Durrës, Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ Aulon Kalanë
Kolegji Zgjedhor ka pushuar çështjen e Aulon Kalasë. Trupa gjykuese nuk pranoi kërkesën e tij për rinumërim të gjithë kutive të votimit në qarkun e Durrësit.
Kandidati i opozitës, PD-ASHM për qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, pretendoi në padinë e tij se po të numërohen të gjitha kutitë që nuk u hapën qëllimisht nga KAS dhe KQZ, duke fshirë të dhënat e vendimit që morën për 290 kuti dhe hapën vetëm 152 prej tyre, rezultati mund të sjellë ndryshim mandatesh brenda partisë. -

Sherri për mandatin e deputetit/ “Shqipëria Bëhet” letër KQZ: Mandati i fituar në qarkun Tiranë të shpërndahet sipas…
“Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt i është drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku i kërkon pavlefshmërinë e revokimeve të dorëheqjeve nga mandati i deputetit, të kandidatëve që ndodheshin në listën e mbyllur të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Qarkun Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit.
Kjo kërkesë e Lapajt bazohet në arsyetimin që kandidatët e listës së mbyllur në Qarkun Tiranë dhanë dorëheqjen më 11 maj, para procesit të votimit dhe numërimit të votave, dhe kjo dorëheqje, sipas avokatit, është dorëheqje nga kandidimi, jo nga mandati, pasi mandati në këtë fazë nuk ekziston ende dhe nuk mund të heqësh dorë nga një ngjarje e së ardhmes.
“Në kontekstin elektoral, dorëheqja nga kandidimi është një akt përfundimtar dhe i pakthyeshëm, që përjashton kandidatin nga çdo e drejtë për të marrë mandat. Duke u tërhequr nga kandidimi, ata nuk kanë qenë më subjekt garues për zgjedhjet e 11 majit 2025”,- theksohet në letrën e “Shqipëria Bëhet”.
Në fund të kërkesës thuhet që në kushtet kur kemi të bëjmë me një heqje dorë nga kandidimi dhe jo me dorëheqje nga mandati, ligji kërkon që mandati të kalojë tek kandidati pasues në listë, në përputhje me rregullat për zëvendësimin e mandateve.“Për këtë arsye, kërkojmë që të procedohet me shpërndarjen e mandatit të fituar në Qarkun Tiranë, sipas listës përkatëse të hapur”,- përfundon kërkesa.
-

Padia e PD për qarkun Durrës, shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor
Është shtyrë për në datën 24 korrik seanca në Kolegjin Zgjedhor padia e Partisë Demokratike për anulimin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit.
PD pretendoi se ka pasur parregullsi lidhur me procesverbalet por edhe kodet e sigurisë. Gjykata kërkoi shpjegim të detajuar nga KQZ me shkrim në lidhje me këto pretendime.
Tani vijohet me padinë e Aulon Kalasë, i cili kërkon rinumërim në gjithë qarkun Durrës.Top Channel
-

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë
Kolegji Zgjedhor ka vendosur këtë të enjte të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.
Argumentet e paraqitura nga përfaqësuesi ligjori i PD, Franci Nuri, nuk binden trupën gjyqësore për të shpallur të pavlefshëm zgjedhjet në qarkun më të madh në vend, duke i hapur rrugë certifikimit final të rezultatit për këtë zonë zgjedhore.
Sipas rezultatit, 37 mandatet e Tiranës u ndanë 19 për PS, 13 për PD, 2 për Mundësinë, 1 për PSD, 1 për Lëvizjen Bashkë dhe 1 për koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet.
Gjithashtu, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë sot ankimin e PD për qarkun e Durrësit. -

“Vendi ynë nën pushtimin e temperaturave të larta…”/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë në territorin shqiptar dominim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku më të larta temperaturat do të shënohen në qarkun e Beratit dhe Elbasanit.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-hershme përgjatë gjithë vendit, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Veriore dhe Verilindor, me gjithë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten sërish duke shënuar vlerën minimale në zonat Lindore përkatësisht 11°C, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 36°C në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm. -

Berisha e akuzoi se mori 18 mijë vota me ndihmën e bandave, Sara Mile: M’u bashkuan simpatizantët e PD-së, panë që…
Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një intervistë për Euronews Albania mbi përballjen e saj me sulmet gjatë fushatës.
Mile foli për impaktin e përmendjes nga kreu i PD-së Sali Berisha si një prej figurave e cila ka ‘matur’ votat e përfaësuesve të krimit dhe nga ana tjetër dhe sfidat personale gjatë rrugëtimit të saj.
Mile u ndal fillimisht te reagimet që pasuan përmendjen e emrit të saj nga kreu i opozitës, të cilën ajo e cilëson si një moment i cili i pati të dyja anët e medaljes dhe negativen dhe poztiven.
“Unë u shënjestrova që gjatë fushatës, nuk është se ndodhi pas fitores time. Kryetari i opozitës doli dhe artikuloi një gënjeshtër të madhe. Pati një efekt absolutisht te votuesit e vet, ashtu sikurse pati në fakt dhe një efekt te simpatizantët e Partisë Socialiste.” – tha Mile.
Ajo theksoi se sulmi i drejtpërdrejtë ndikoi në mënyrë të menjëhershme edhe në rritjen e profilit të saj publik.
“Unë e kam thënë njëherë këtë dhe dua t’ja ngulis edhe njëherë e mirë skeptikëve, pata një moment kulminant pikërisht atëherë kur zoti Berisha përmendi emrin tim. Pata një reagim të menjëhershëm edhe në rrjetet sociale.
Fill pas konferencës për shtyp pata një ‘boom’ ndjekësish, të cilët ndoshta do t’i kisha më vonë ose nuk do t’i kisha fare nëse nuk do të ishte artikuluar emri i tij prej meje. Një pjesë të mirë të reklamës ma ka bërë.”- vijoi Mile.
E pyetur për mënyrën se si e konceptoi dhe zhvilloi fushatën e saj, Mile tha se e zhvilloi fushatën e saj ndryshe nga kolegët e tjerë duke punuar horizontalisht, siç shprehet ajo në të gjithë qarkun.
“Ishte si një ortek, të cilin unë e ndjeva në fakt edhe gjatë fushatës. Guxova të bëja një fushatë ndryshe, kjo edhe për shkak të mundësisë që drejtuesi politik më dha, duke mos pasur një zonë të caktuar në qark. Pra, nuk më vendosi që të kisha një zonë të caktuar, por unë punova në të gjithë qarkun.”-tha Mile.
Nga ana tjetër ajo foli dhe për mbështetësit të cilët ju bashkuan rrugës së fushatës së saj duke thënë se kishte dhe shumë nga PD.
”Iu bashkuan fushatës time sepse ndoshta gjetën te unë një njëri të vërtet. Një njëri të ri i cili ka një pasion të veçant për politikën.
Nuk pashë majtas apo djathtas. Unë trokita kudo. Madje trokita në çdo derë pa e ditur fare se cilat bindje kishin. Në fillim pata habi, po pastaj nuk ishte dhe aq habi që pata dhe simpatizant të PD-së”, shtoi Mile.
Nga ana tjetër Mile theksoi se ‘goditjet’ që mori nga kundërshtarët e saj politikë ishin të tepruara dhe shpesh të pamerituara.
“Ky atakim pa më njohur më parë ka qenë i tepërt, të paktën në mendimin tim ka qenë i tepërt, por deri diku i kuptueshëm”, – tha ajo.
Mile pranoi se ka pasur momente të vështira dhe se është ndjerë e lënduar.
“Pa diskutim që jam lënduar, po do isha gënjeshtare të thoja jo. Edhe kam pasur dhe momente ku kam thënë, çfarë dua unë këtu dhe si do dal nga gjithë kjo? Edhe siç e thashë, jam e re, jam 29 vjeç.
Nuk e kisha menduar as në ëndrrën time, as fitoren dhe as atakimin e madh negativ. Përpiqem dhe mundohem të mos e jap veten. Jam mërzitur shumë për familjarët e mi.”- përfundoi Mile. -

Si ja doli të merrte mbi 18 mijë vota? Mile: Mu bashkuan simpatizantët e PD-së, panë që…
Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një intervistë për Euronews Albania mbi përballjen e saj me sulmet gjatë fushatës. Mile foli për impaktin e përmendjes nga kreu i PD-së si një prej figurave e cila ka ‘matur’ votat e përfaësuesve të krimit dhe nga ana tjetër dhe sfidat personale gjatë rrugëtimit të saj.
Mile u ndal fillimisht te reagimet që pasuan përmendjen e emrit të saj nga kreu i opozitës, të cilën ajo e cilëson si një moment i cili i pati të dyja anët e medaljes dhe negativen dhe poztiven.
“Unë u shënjestrova që gjatë fushatës, nuk është se ndodhi pas fitores time. Kryetari i opozitës doli dhe artikuloi një gënjeshtër të madhe. Pati një efekt absolutisht te votuesit e vet, ashtu sikurse pati në fakt dhe një efekt te simpatizantët e Partisë Socialiste.” – tha Mile.
Ajo theksoi se sulmi i drejtpërdrejtë ndikoi në mënyrë të menjëhershme edhe në rritjen e profilit të saj publik.
“Unë e kam thënë njëherë këtë dhe dua t’ja ngulis edhe njëherë e mirë skeptikëve, pata një moment kulminant pikërisht atëherë kur zoti Berisha përmendi emrin tim. Pata një reagim të menjëhershëm edhe në rrjetet sociale. Fill pas konferencës për shtyp pata një ‘boom’ ndjekësish, të cilët ndoshta do t’i kisha më vonë ose nuk do t’i kisha fare nëse nuk do të ishte artikuluar emri i tij prej meje. Një pjesë të mirë të reklamës ma ka bërë.”-vijoi Mile.
E pyetur për mënyrën se si e konceptoi dhe zhvilloi fushatën e saj, Mile tha se e zhvilloi fushatën e saj ndryshe nga kolegët e tjerë duke punuar horizontalisht, siç shprehet ajo në të gjithë qarkun.
“Ishte si një ortek, të cilin unë e ndjeva në fakt edhe gjatë fushatës. Guxova të bëja një fushatë ndryshe, kjo edhe për shkak të mundësisë që drejtuesi politik më dha, duke mos pasur një zonë të caktuar në qark. Pra, nuk më vendosi që të kisha një zonë të caktuar, por unë punova në të gjithë qarkun.”-tha Mile.
“Nga ana tjetër ajo foli dhe për mbështetësit të cilët ju bashkuan rrugës së fushatës së saj duke thënë se kishte dhe shumë nga PD. Të cilët iu bashkuan fushatës time sepse ndoshta gjetën te unë një njëri të vërtet. Një njëri të ri i cili ka një pasion të veçant për politikën.”-tha Mile
“Nuk pashë majtas apo djathtas. Unë trokita kudo. Madje trokita në çdo derë pa e ditur fare se cilat bindje kishin. Në fillim pata habi, po pastaj nuk ishte dhe aq habi që pata dhe simpatizant të PD-së
Nga ana tjetër Mile theksoi se ‘goditjet’ që mori nga kundërshtarët e saj politikë ishin të tepruara dhe shpesh të pamerituara.
“Ky atakim pa më njohur më parë ka qenë i tepërt, të paktën në mendimin tim ka qenë i tepërt, por deri diku i kuptueshëm.”-tha ajo
Mile pranoi se ka pasur momente të vështira dhe se është ndjerë e lënduar.
“Pa diskutim që jam lënduar, po do isha gënjeshtare të thoja jo. Edhe kam pasur dhe momente ku kam thënë, çfarë dua unë këtu dhe si do dal nga gjithë kjo? Edhe siç e thashë, jam e re, jam 29 vjeç. Nuk e kisha menduar as në ëndrrën time, as fitoren dhe as atakimin e madh negativ. Përpiqem dhe mundohem të mos e jap veten. Jam mërzitur shumë për familjarët e mi.”- përfundoi Mile.