Tag: qarkullojnë

  • “Virozat po qarkullojnë masivisht”, mjeku tregon simptomat që duhet të trajtohen me kujdes nga qytetarët

    “Virozat po qarkullojnë masivisht”, mjeku tregon simptomat që duhet të trajtohen me kujdes nga qytetarët

    Mjeku Adrian Jorgji ka dhënë detjae situatën aktuale të virozave në vend, duke sqaruar se qarkullimi i infeksioneve të ndryshme respiratore është rritur ndjeshëm në ditët e fundit.
    Sipas tij, kjo situatë nuk është e pazakontë dhe ndodh shpesh në periudhat me luhatje të forta temperaturash.
    “Ka lloje të ndryshme gripi që qarkullojnë, nga ftohjet e thjeshta deri te Covid,” shpjegoi Jorgji.
    Ai tha se ndryshimet e menjëhershme të temperaturave kanë favorizuar përhapjen e virozave, pasi njerëzit janë detyruar të qëndrojnë më shumë në ambiente të mbyllura dhe të paajrosura mirë, çka ka shtuar rrezikun e transmetimit.
    Mjeku theksoi se Covid-19 nuk po shfaqet më me agresivitetin që kishte në vitet e pandemisë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet treguar kujdes.
    “Covidi nuk sillet më si më përpara dhe testet kanë humbur. Janë shumë pak ata njerëz që kryejnë teste për Covid,” u shpreh ai, duke shtuar se testimi ka vlerë kryesisht në tre ditët e para të simptomave, periudhë që shumica e qytetarëve e trajtojnë si një ftohje të thjeshtë.
    Megjithatë, Jorgji bëri një apel të qartë për qytetarët që të monitorojnë me kujdes simptomat e tyre.
    “Unë do të sugjeroja që njerëzit të shohin kohëzgjatjen e simptomave. Nëse ato zgjasin 6–7 ditë, kolla bëhet e ashpër dhe frymëmarrja përkeqësohet, duhet të vizitohen te një mjek specialist,” tha ai në emisionin “Kjo Javë”.
    Ai shtoi se edhe ndjenja e dobësisë trupore është një tregues i rëndësishëm dhe se përkeqësimi i saj kërkon vëmendje të menjëhershme.

  • Ftohje, grip apo Covid: Pse të gjithë sëmuren papritur?

    Ftohje, grip apo Covid: Pse të gjithë sëmuren papritur?

    Nëse nuk jeni aktualisht të sëmurë, ndoshta njihni dikë që është — sepse këtë vjeshtë, kolla dhe ftohjet po qarkullojnë gjerësisht. Ekspertët thonë se kjo është një situatë mjaft normale për këtë periudhë të vitit.

    “Kjo është e pritshme – është vjeshtë,” shpjegon profesori Jonathan Ball nga Shkolla e Mjekësisë Tropikale në Liverpool. Ai thekson se kthimi i fëmijëve në shkollë, rikthimi i të rriturve në punë pas pushimeve dhe qëndrimi më i gjatë në ambiente të mbyllura krijojnë kushte ideale për përhapjen e viruseve të frymëmarrjes.

    “Në thelb, kemi një mori virusesh që fillojnë të qarkullojnë. Imuniteti bie dhe sëmuremi më lehtë,” — thotë Ball.

    Cilat viruse po qarkullojnë?

    Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA), rinovirusi – shkaktari më i zakonshëm i ftohjes – është në rritje javët e fundit.

    Edhe Covid-19 po qarkullon, i udhëhequr nga dy variante të reja: XFG (“Stratus”) dhe NB.1.8.1 (“Nimbus”), por për shumicën e njerëzve infeksioni mbetet i lehtë falë imunitetit të fituar.

    Ndërkohë, gripi po shfaqet më herët këtë vit në grupmoshën 15–25 vjeç, ndërsa viruset respiratore që prekin fëmijët e vegjël po rriten me afrimin e dimrit.

    Epidemiologu Jamie Lopez Bernal thotë se, ndonëse disa viruse janë në rritje, “nivelet e përgjithshme të sëmundjeve nuk janë veçanërisht të larta për momentin”.

    Ftohje, grip apo Covid?

    Simptomat shpesh mbivendosen, por ka disa dallime:

    • Ftohja zhvillohet gradualisht, duke filluar me hundë të bllokuara dhe dhimbje fyti.

    • Gripi shfaqet papritur me ethe, lodhje, dhimbje muskujsh dhe kollë të thatë.

    • Covid-19 ka simptoma të ngjashme me gripin, por shpesh përfshin humbjen e nuhatjes ose probleme gastrointestinale.

    Si të mbroheni?

    Ekspertët theksojnë rëndësinë e vaksinimit për grupet e rrezikuara, si të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

    Gjithashtu, rekomandohet:

    • larja e duarve shpesh,

    • qëndrimi në shtëpi kur jeni të sëmurë,

    • mbajtja e maskës në ambiente publike nëse keni simptoma.

    Profesor Ball shton se për njerëzit e shëndetshëm, infeksionet e lehta të frymëmarrjes janë pothuajse të pashmangshme dhe madje mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit natyror.

    “Shumica preken nga një ose dy infeksione në vit — dhe kjo ndihmon trupin të ndërtojë mbrojtje për të ardhmen,” — përfundon Ball./ BBC – Syri.Net
     

  • Monopatinat rrezik real për sigurinë rrugore, Policia: Në të gjitha aksidentet rezultojnë drejtues të mitur

    Monopatinat rrezik real për sigurinë rrugore, Policia: Në të gjitha aksidentet rezultojnë drejtues të mitur

    Përgjatë 9 muajve të këtij viti, policia ka evidentuar një numër të shtuar të incidenteve që përfshijnë mjetet elektrike, si përplasje me këmbësorë në trotuare, por edhe me automjete në rrugët kryesore.Shifrat tregojnë për rritje të numrit të përplasjeve, me persona të plagosur dhe dëme materiale më të shtuara.
    Mjetet elektrike, në të shumtën e rasteve, përdoren në mënyrë të pakontrolluar, pa asnjë pajisje mbrojtëse, nga të mitur dhe në vende që nuk janë të përshtatura për këtë lloj lëvizjeje. Shtresa më problematike e përdorimit të këtyre mjeteve janë nga 14 deri në 19 vjeç, të cilët janë përfshirë edhe në ngjarje.Specialisti i policisë rrugore, Elmaz Veli, tregon për “Klan News” shkeljet që evidentohen më shumë në rrugë.
    “Problem është edukata rrugore që këta përdorues rruge nuk e kanë, pasi qarkullojnë në kundërvajtje me karrexhatën. Qarkullojnë pa respektuar shenjat e semaforit. Qarkullojnë nëpër trotuare, në vende që nuk u lejohet kalimi dhe bëhen rrezik si për veten e tyre dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës”, tha ai.Specialisti i rrugores tregon gjithashtu nëse përdoruesit duhet të pajisen edhe me leje drejtimi për këto kategori.
    “Për patinat elektrike, me motor elektrik deri në 0.25 kilovat dhe me shpejtësi maksimale deri në 25 kilometra në orë, nuk nevojitet leje drejtimi, nuk ka kufizim moshe dhe nuk regjistrohen, nuk marrin tagra. Kurse për çiklomotorët që janë me fuqi mbi 0.25 kilovat dhe deri në 0.45 kilovat dhe me shpejtësi maksimale deri në 45 kilometra në orë dhe janë mbi 16 vjeç, duhet të pajisen me leje drejtimi të kategorisë AM”, theksoi ai.Gjatë vitit të kaluar, për drejtuesit e këtyre mjeteve janë vendosur rreth 192 masa, ndërsa gjatë periudhës së këtij viti, këto masa janë ashpërsuar dhe janë rreth 1800 masa administrative të vendosura për shkelje të ndryshme.