Tag: qarkullim

  • Dy ura të reja mbi Ibër, kryeministri Kurti: S’jemi dorëzuar për hapjen e urës kryesore

    Dy ura të reja mbi Ibër, kryeministri Kurti: S’jemi dorëzuar për hapjen e urës kryesore

    Kosova E Martë, 1 Korrik 2025 20:08
    Dy ura të reja do të lidhin veriun e Mitrovicës së banuar me shumicë serbe me pjesën jugore të banuar me shumicën shqiptare. Pasditen e së martës, kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me përfaqësuesit lokalë të të dy komunave dhe ministra vendosën gurthemelin e të dy urave. Urat e reja do të vendosen paralelisht me urën kryesore që është e mbyllur për qarkullimin e veturave.
    Kurti tha se me ndërtimin e këtyre urave po tregojnë përkushtimin që ndërmjet veriut e jugut të ketë sa më shumë qarkullim, bashkëpunim e shkëmbime. Pas përurimit, Kurti tha se nuk ka hequr dorë nga hapja e urës kryesore mbi lumen Ibër por për këtë duhet të binden ndërkombëtarët. “Ne nuk dëshirojmë të krijojmë kurrfarë fërkimesh me askënd, përfshirë edhe karabinierët italianë prandaj edhe po i presim kur edhe ata të binden siç jemi të bindur ne që ura ka nevojë për qarkullim edhe të automjeteve jo për persona të unfirmuar”, tha Kurti.

    Në lidhje me rezervat e Bashkimit Europian për ndërtimin e këtyre urave, Kurti tha se është i gatshëm të sqarojë kushdo që i kërkon ato. “Ne gjithçka që bëjmë është në përputhje me planet tona, sipas ligjit dhe gjithashtu për të mirën e të gjithë qytetarëve. Ata të cilët kanë dilema lirisht mund të na kontaktojnë dhe ua shpjegojmë me përpikëri dhe durim”, shtoi kryeministri.
    Të dy urat do të kushtojnë rreth 3 milionë euro ndërsa pritet të lëshohen për qarkullim deri në muajin tetor. “Njëra do të jetë vetëm për këmbësorë dhe ura tjetër edhe për automjete edhe për këmbësorë. Gjatësia e asaj ure do të jetë 51 metra, me tre fusha, ndërsa kjo urë këtu do të shërbejë si lidhje e të dyja shesheve pra dy pedonaleve në të dy anët e lumit dhe do të rritet sipërfaqje për ecje”, tha ministri Aliu.

  • Monitorim tunelit të Llogarasë, Balluku: Garanton qarkullim të sigurt, vendos standarde të reja

    Monitorim tunelit të Llogarasë, Balluku: Garanton qarkullim të sigurt, vendos standarde të reja

    Tuneli i Llogorasë do të monitorohet përmes një qendre të dedikuar, për shkelje të rregullave të qarkullimit, nivelet e ndotjes si dhe për rastet e keqfunksionimit.

    Përmes kësaj qendre, sipas ministres Belinda Balluku, udhëtarët do të kenë garanci shtesë pasi do të kalojnë në një infrastrukturë rrugore të niveleve europiane.
    “Ky investim synon jo vetëm të garantojë qarkullim të sigurt gjatë sezonit veror, por edhe të vendosë standarde të reja bashkëkohore në menaxhimin e trafikut”, nënvizoi ministrja Balluku.

     

  • Sot mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë

    Sot mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë

    Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht për qarkullim rruga Dollc-Gjakovë.
    Në njoftim thuhet se arsye është minimi i masave të forta shkëmbore për zgjerimin e rrugës.
    “Ju njoftojme se nesēr mē 15.04.2025( E martë) , nē trasen e zgjerimit tē rrugēs nacionale N9.1, segmenti Dollc-Gjakovē L=31, do tē realizohet minimi Nr.1 i masave tē forta shkēmbore pēr zgjerimin e rrugēs. Punimet do tē zhvillohen nē pjesēn e rrugēs nga fshati Volljak. Me kētē rast do tē bēhet ndērprerja e qarkullimit te trafikut Ndērprerja e trafikut do tē bēhet nē intervalin kohore: nga ora 15:00 deri ne ora 15.30”,
    Ministria ka bërë thirrje që gjatë këtij intervali kohor të shfrytëzohen rrugët alternative.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • BSH: Ulet sasia e kartëmonedhave të falsifikuara

    BSH: Ulet sasia e kartëmonedhave të falsifikuara

    Koeficienti i kartëmonedhave të falsifikuara për 1 milion kartëmonedha në qarkullim vijon të ulet ndjeshëm, duke zbritur në 1 për vitin 2024, nga 1.3 në vitin 2023. Ky tregues preku nivelin më të ulët historik në vitin 2024, duke dëshmuar sigurinë e lartë të kartëmonedhës sonë, e veçanërisht të serisë së re.Referuar raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë, vitin që lamë pas janë sekuestruar 156 copë kartëmonedha kombëtare të falsifikuara në qarkullim, kundrejt 195 prerjeve në vitin 2023, si dhe 50 copë monedha metalike.
    Sa i përket shpërndarjes të kartëmonedhave të falsifikuara sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1000 Lekë dhe 2000 Lekë, të ndjekura nga prerja 5000 Lekë. Monedha metalike me prerje 50 lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, por në sasi të ulët dhe të papërfillshme.Numri më i madh i kartëmonedhave false i takon serisë së vjetër me 133 copë, të cilat zinin 85% të totalit, në dallim nga seria e re, e cila ka një cilësi të lartë dhe elemente të forta sigurie.
    Banka e Shqipërisë thotë se nga ana teknike kartëmonedhat e falsifikuara janë riprodhime të thjeshta me pajisje digjitale. Ato nuk arrijnë të falsifikojnë vetëm ngjyrat, por tentohet të imitohen edhe elementet e sigurisë që gjithsesi nuk u shpëtojnë makinave lexuese./ Tv Klan