Tag: qarkullim

  • SKEMA/ Si do fuste Rumi lekë falso në qarkullim, biseda me të vëllain: Do gjejmë noi drejtor banke

    SKEMA/ Si do fuste Rumi lekë falso në qarkullim, biseda me të vëllain: Do gjejmë noi drejtor banke

    Rrumi i Shijakut

    TIRANE- Një tjetër veprimtari në të cilën ishte përfshirë Rrumi i Shijakut ishte edhe futja në treg e parave false. Në një bisedë me të vëllain e tij, Vullnet Muçën, ai i thotë se për këtë do të përdorin bankat e nivelit të dytë dhe miqësinë me drejtorët e bankave. Në bisedë flitet edhe për një person të panjohur si “Daja në Rinas” që është personi që ka monedhat dhe kërkon 20% të vlerës së tyre.
    BISEDA MES TYRE NË DOSJE:
    Aleksandër Laho dhe Vullnet Muça, dyshohen se kanë kryer edhe aktivitetin kriminal të falsifikimit të monedhave pasi në bisedën e datës 14 shtator 2020, në orën 18:51, kanë biseduar për kartmonedha të falsifikuara, leku dhe euro, foto të cilave Vullneti ia dërgon Aleksandrit në vijim të bisedës.
    Personi që i ka paratë e falsifikuara është identifikuar si “daja në Rinas” i cili ka kërkuar 20% të vlerës së shumës që do të marrin.
    Gjithashtu, në bisedë është diskutuar edhe për mënyrën e hedhjes në qarkullim të kartmonedhave ku një prej rrugëve të përmendura ishte futja e parave të falsifikuara në bankat e nivelit të dytë duke shfrytëzuar ndonjë drejtor të bankës.
    Aleksandri ka shkruar:
    “Co nanji ke daja në Rinas… se i ka bo ato leku!… i ka me shpi… i ahopim njeher si i ka bo… se mi nisi me foto… dhe nanji t’ka ni ka shku ai robi që i ka bo është ke shpia atij aty… do i fusim me nai bank aty… po mundem.”
    Vullneti i përgjigjet:
    “Po do 20 përqind… apo ke fol ti… Ke fol me nanji njeri?”
    Aleksandri shkruan:
    “Co ose gonin ose tosin ke daja t’mar t’i shifni.”/ZËRI

  • 50 mijë automjete “ngecin” në kontrollin teknik, ja arsyet

    50 mijë automjete “ngecin” në kontrollin teknik, ja arsyet

    Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat për periudhën janar-gusht 2025, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të mjeteve që qarkullojnë.
    Gjatë kësaj periudhe janë testuar 206.822 mjete, nga të cilat 86.5% përbëhen nga automjete me kapacitet 4+1 deri në 8+1 vende. Gjithashtu, 6.2% përbehen nga kamionë; 4.2% e përbëjnë motomjetet; 0.5% rimorkjo; 1.7% autobusë, si dhe 0.4% përbëhen nga mjete ndërtimi/punime toke.
    Shumë prej mjeteve u riparuan dhe u rikthyen në qarkullim me standarde më të larta sigurie.
    Pjesa më e madhe e kontrolleve, mbi 72 mijë mjete janë kontrolluar pranë qendrës së DPSHTRR në Tiranë, duke reflektuar e pasqyruar fluksin më të lartë dhe përqendrimin më të madh të mjeteve në kryeqytet. Nga ana tjetër, Gjirokastra renditet e fundit për numrin e mjeteve që i janë nënshtruar kontrollit teknik, që arrin shifrën 4.345.
    Ndërkohë, sipas shifrave të publikuara nga DPSHTRR, 50.040 mjete kanë ngelur ose janë refuzuar në testim, duke ngritur shqetësime mbi gjendjen teknike të automjeteve në qarkullim. Po kështu, 90.2% e mjeteve janë ritestuar pas riparimit; 9.4% e mjeteve të ngelura priten për t’u paraqitur pas riparimeve dhe 0.4% e mjeteve janë refuzuar për shkak të problemeve të tilla si: xhama të dëmtuar, goma të tejkonsumuara, defekte e mangësi në sistem, mangësi në dokumentacion etj.
    Sipas DPSHTRR, arsyet e ngeljes lidhen me mangësi vizuale dhe funksionale 37.9%; probleme me sistemin e shkarkimit të gazrave 34.3%; defekte në sistemin e drejtimit 14.7% dhe probleme në sistemin e frenimit 13.1%.
    Një tjetër element është dhe mosha e mjeteve në qarkullim. Gjatë këtij 8- mujori, 5.333 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë. Një hap drejt rrugëve më të sigurta dhe një mjedisi më të pastër, thekson DPSHTRR.

  • Nafta, rritet tregu e konsumi

    Nafta, rritet tregu e konsumi

    Konsumi i karburanteve është përmirësuar dukshëm në 2024-n, i ndikuar nga dy faktorë. Së pari, numri i mjeteve në qarkullim është rritur ndjeshëm.Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor tregojnë se numri i mjeteve aktive në qarkullim, në fund të vitit 2024, arriti në gati 960 mijë, nga 676 mijë në vitin 2020.Vetëm në 2024-n u regjistruan një numër rekord prej gati 100 mijë m…

  • Rastet me Covid në rritje gjatë verës/ Qarkullim intensiv në tri qytete, piku nuk është arritur

    Rastet me Covid në rritje gjatë verës/ Qarkullim intensiv në tri qytete, piku nuk është arritur

    Gripi apo rrufa e zgjatur që kaluam këtë verë nuk kanë si shkak ftohjen nga kondicioneri, siç kemi menduar, por infektimin nga Covid-19. Duket e habitshme, por është e vërtetë. Rastet me Covid janë rritur gjatë verës, po ashtu edhe testimet. Përhapja vijon të jetë intensive, ndërsa piku ende nuk është arritur.

    Shefja për Sëmundjet Infektive në ISHP, doktoresha Silva Bino, përmes një postimi të publikuar, deklaron se Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë rastet më të shtuara. Variantet e reja të Covid në qarkullim kanë rritur edhe shtrimet në spitale, veçanërisht tek moshat pediatrike deri në 5 vjeç.

    Meqenëse kjo verë ka qenë e mbushur me Covid, ende nuk dihet se si do të jetë dimri. Por një gjë është e sigurt: stina e virozave respiratore sapo ka filluar.

  • Një verë plot me Covid/ Qarkullim intensiv në tri qytete, piku…

    Një verë plot me Covid/ Qarkullim intensiv në tri qytete, piku…

    Gripi apo rrufa e zgjatur që kaluam këtë verë nuk kanë si shkak ftohjen nga kondicioneri, siç kemi menduar, por infektimin nga Covid-19. Duket e habitshme, por është e vërtetë. Rastet me Covid janë rritur gjatë verës, po ashtu edhe testimet. Përhapja vijon të jetë intensive, ndërsa piku ende nuk është arritur.
    Shefja për sëmundjet infektive në ISHP, doktoresha Silva Bino, përmes një postimi të publikuar, deklaron se Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë rastet më të shtuara. Variantet e reja të Covid në qarkullim kanë rritur edhe shtrimet në spitale, veçanërisht tek moshat pediatrike deri në 5 vjeç.
    Meqenëse kjo verë ka qenë e mbushur me Covid, ende nuk dihet se si do të jetë dimri. Por një gjë është e sigurt: stina e virozave respiratore sapo ka filluar.

  • Hapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

    Hapet sot për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë

    Rruga Qukës-Qafë Plloçë do të hapet për qarkullim ditën e sotme.
    Projekti për ndërtimin e kësaj rruge ka nisur që në vitin 2008 dhe është ndryshuar disa herë.
    Por tashmë është gati! Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë do të hapet sot (5 shtator) në orën 11:00.
    Rruga Qukës-Qafë Plloçë shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin. Kjo rrugë është 43 kilometra dhe ka kushtuar 260 milionë euro

  • VIDEOLAJM/ Hapet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë

    VIDEOLAJM/ Hapet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë

    Ura e Ibrit në Mitrovicën e Veriut është hapur për qarkullim, duke shënuar një moment të rëndësishëm për qytetarët e zonës dhe gjithë Kosovën.

    Lajmin e ka konfirmuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili publikoi një foto të urës së hapur në rrjetet sociale.

    “Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re!”, shkroi Sveçla, duke e cilësuar këtë zhvillim si një hap drejt normalizimit të jetës në qytet.

    Hapja e urës ka një simbolikë të veçantë, pasi për vite të tëra ka qenë e mbyllur dhe e kthyer në pikë tensioni mes komuniteteve të shqiptarëve dhe serbëve në Mitrovicë.

  • INSTAT: Gjysma e shqiptarëve zotërojnë makinë, mbi 1 mln automjete në qarkullim

    INSTAT: Gjysma e shqiptarëve zotërojnë makinë, mbi 1 mln automjete në qarkullim

    Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete.
    Ndër to, autoveturat përbëjnë 81% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga mjetet për transport të përzier dhe motorët, me nga 5,9% secili.

    Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti janë regjistruar për herë të parë 27 mijë mjete, nga të cilat 81% ishin autovetura.

    Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i mjeteve në qarkullim është rritur me 9,6%, duke sjellë jo pak vështirësi në lëvizje dhe fluks trafiku në zonat urbane.
    E ndërsa infrastruktura rrugore mbetet e njëjtë, makinat vijojnë të shtohen, kryesisht ato për përdorim personal dhe jo për transport publik. Nga mbi 1 milion automjete që janë në qarkullim, afro 35% i përkasin qarkut të Tiranës. Më pas vjen Durrësi me 13,6%. Ndërkohë, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2,1% dhe 2,4%.

  • Rritet numri i makinave në Shqipëri, mbi 1 milion në qarkullim

    Rritet numri i makinave në Shqipëri, mbi 1 milion në qarkullim

    Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë arriti në 1.002.582 njësi. Autoveturat përbëjnë pjesën më të madhe të tyre me 80,8%, të ndjekura nga mjetet për transport të përzier dhe motorët, secili me nga 5,9%.
    Qarku i Tiranës mbetet në krye për numrin më të madh të mjeteve në qarkullim, me 34,8% të totalit, ndërsa Durrësi zë vendin e dytë me 13,6%. Në fund të listës renditen Gjirokastra dhe Kukësi, përkatësisht me 2,1% dhe 2,4%.
    Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar për herë të parë 26.976 mjete, nga të cilat 80,9% janë autovetura. Sërish, Tirana dominon me 44,2% të regjistrimeve të reja. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, numri total i mjeteve në qarkullim është rritur me 9,6%, regjistrimet e reja kanë rënë me 7,3%. Në kategorinë e mjeteve të regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 20,1% të regjistrimeve, i ndjekur nga Mercedes Benz me 15,8%.

  • Kosova emeton pullë postare për kampionen Distria Krasniqin

    Kosova emeton pullë postare për kampionen Distria Krasniqin

    Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim një emision të veçantë filatelik kushtuar kampiones botërore dhe olimpike në xhudo, Distria Krasniqi. Emisioni mban titullin “Distria Krasniqi” dhe nderon sportisten që është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë.“E lindur më 10 dhjetor 1995, Distria nisi rrugëtimin sportiv që në moshë të re, duke sjellë suksese të jashtëzakonshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës. Që nga titulli kampione bote për U21 në vitin 2015, Distria ka shkëlqyer në turne të rëndësishëm si “Grand Slam” në Paris dhe “European Open” në Sofje.Një ndër momentet kulmore të karrierës së saj erdhi në vitin 2021, kur ajo rrëmbeu medaljen e artë në “World Judo Masters” në Doha, duke shënuar një sukses historik për sportin kosovar. Së fundmi, ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Xhudos “Budapest 2025”, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë e sportit tonë kombëtar.Përmes këtij emisioni filatelik, Posta e Kosovës e kthen figurën e Distria Krasniqit në një simbol kombëtar që udhëton përtej kufijve si ambasadore e vlerave dhe suksesit të Kosovës.Pullat postare janë dizajnuar në bashkëpunim me Federatën e Xhudos në Kosovë dhe përfshijnë një pullë dhe Zarfin e Ditës së Parë. Ato do të qëndrojnë në qarkullim deri në konsumimin e plotë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim një emision të veçantë filatelik kushtuar kampiones botërore dhe olimpike në xhudo, Distria Krasniqi. Emisioni mban titullin “Distria Krasniqi” dhe nderon sportisten që është shpallur xhudistja më e mirë në botë për vitin 2025, në të gjitha kategoritë.“E lindur më 10 dhjetor 1995, Distria nisi rrugëtimin sportiv që në moshë të re, duke sjellë suksese të jashtëzakonshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës. Që nga titulli kampione bote për U21 në vitin 2015, Distria ka shkëlqyer në turne të rëndësishëm si “Grand Slam” në Paris dhe “European Open” në Sofje.Një ndër momentet kulmore të karrierës së saj erdhi në vitin 2021, kur ajo rrëmbeu medaljen e artë në “World Judo Masters” në Doha, duke shënuar një sukses historik për sportin kosovar. Së fundmi, ajo fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Xhudos “Budapest 2025”, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë e sportit tonë kombëtar.Përmes këtij emisioni filatelik, Posta e Kosovës e kthen figurën e Distria Krasniqit në një simbol kombëtar që udhëton përtej kufijve si ambasadore e vlerave dhe suksesit të Kosovës.Pullat postare janë dizajnuar në bashkëpunim me Federatën e Xhudos në Kosovë dhe përfshijnë një pullë dhe Zarfin e Ditës së Parë. Ato do të qëndrojnë në qarkullim deri në konsumimin e plotë.