Tag: qarkullim

  • Korrik-shtator, mbi 1 mln automjete në vend, dominon importi i të përdorurave

    Korrik-shtator, mbi 1 mln automjete në vend, dominon importi i të përdorurave

    foto ilustruese

    TIRANË- Importi i automjeteve në vendin tonë po rritet me shpejtësi, sidomos për autoveturat.
    Por të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se, rritja importeve po shkon më së shumti për të përdorurat se sa për të rejat, një sinjal jo i mirë për ndotjen në mjedis.
    Edhe pse importi i makinave elektrike po rritet, tregu dhe importet e reja dominohen nga automjetet e përdorura.
    Në tremujorin e tretë 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ishte 1.025.981. Numri total i mjeteve është rritur me 9,2%.
    Regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 1,6%. Në mjetet e regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 19,8%, e ndjekur nga Mercedes Benz me 17,0%.
    Ndër to, autoveturat përbëjnë 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6,0% dhe automjetet për transport të përzier me 5,9%.
    Tirana zë peshën më të madhe me 34,7% të mjeteve gjithsej, ndjekur nga Durrësi me 13,6%.
    Ndërkohë, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2,2% dhe 2,4%.
    Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 26.614 mjete, nga të cilat 82,3% ishin autovetura. Sërish, qarku i Tiranës udhëheq me 39,5% të regjistrimeve të reja.
    Në vendin tonë lejohet importi i autoveturave e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në shtet tjetër dhe të gjitha mjetet e tjera motorike me kilometër 0.
    Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe Automjete për transport të p të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.
    Të dhënat tregojnë trendin rritës të mjeteve elektrike dhe ndikimin e tyre pozitiv në reduktimin e ndotjes, por ato janë ende të paktën në numër në krahasim me flotën e përgjithshme të mjeteve të regjistruara në vendin tonë./Monitor

  • Dominon importi i të përdorurave/ Korrik-shtator mbi 1 mln automjete

    Dominon importi i të përdorurave/ Korrik-shtator mbi 1 mln automjete

    Importi i automjeteve në vendin tonë po rritet me shpejtësi, sidomos për autoveturat.
    Por të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se, rritja importeve po shkon më së shumti për të përdorurat se sa për të rejat, një sinjal jo i mirë për ndotjen në mjedis.
    Edhe pse importi i makinave elektrike po rritet, tregu dhe importet e reja dominohen nga automjetet e përdorura.
    Në tremujorin e tretë 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ishte 1.025.981. Numri total i mjeteve është rritur me 9,2%.
    Regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 1,6%. Në mjetet e regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 19,8%, e ndjekur nga Mercedes Benz me 17,0%.
    Ndër to, autoveturat përbëjnë 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6,0% dhe automjetet për transport të përzier me 5,9%.
    Tirana zë peshën më të madhe me 34,7% të mjeteve gjithsej, ndjekur nga Durrësi me 13,6%.
    Ndërkohë, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2,2% dhe 2,4%.
    Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 26.614 mjete, nga të cilat 82,3% ishin autovetura. Sërish, qarku i Tiranës udhëheq me 39,5% të regjistrimeve të reja.
    Në vendin tonë lejohet importi i autoveturave e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në shtet tjetër dhe të gjitha mjetet e tjera motorike me kilometër 0.
    Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe Automjete për transport të p të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.
    Të dhënat tregojnë trendin rritës të mjeteve elektrike dhe ndikimin e tyre pozitiv në reduktimin e ndotjes, por ato janë ende të paktën në numër në krahasim me flotën e përgjithshme të mjeteve të regjistruara në vendin tonë.

  • Tirana ‘mbytet’ nga trafiku dhe ndotja, mbi 1 milion makina në qarkullim, ja markat që dominojnë në tregun shqiptar

    Tirana ‘mbytet’ nga trafiku dhe ndotja, mbi 1 milion makina në qarkullim, ja markat që dominojnë në tregun shqiptar

    Importi i automjeteve në vendin tonë po rritet me shpejtësi, sidomos për autoveturat.
    Por të dhënat e fundit zyrtare nga INSTAT tregojnë se, rritja importeve po shkon më së shumti për të përdorurat se sa për të rejat, një sinjal jo i mire për ndotjen në mjedis.
    Edhe pse importi i makinave elektrike po rritet, tregu dhe importet e reja dominohen nga atutomjetet e përdorura.
    Në tremujorin e tretë 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ishte 1.025.981. Numri total i mjeteve është rritur me 9,2%.
    Regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 1,6%. Në mjetet e regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 19,8%, e ndjekur nga Mercedes Benz me 17,0%.
    Ndër to, autoveturat përbëjnë 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6,0% dhe automjetet për transport të përzier me 5,9%.
    Tirana zë peshën më të madhe me 34,7% të mjeteve gjithsej, ndjekur nga Durrësi me 13,6%.
    Ndërkohë, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2,2% dhe 2,4%.
    Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 26.614 mjete, nga të cilat 82,3% ishin autovetura. Sërish, qarku i Tiranës udhëheq me 39,5% të regjistrimeve të reja.
    Në vendin tonë lejohet importi i autoveturave e reja me 0 km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në shtet tjetër dhe të gjitha mjetet e tjera motorike me kilometër 0.
    Mjetet motorike të tjera të përdorura si: Autobusë dhe Automjete për transport të p të gjitha ato që nuk janë me 0 km dhe që janë regjistruar për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër më parë, të cilat përmbushin normën EURO 3 dhe duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.
    Të dhënat tregojnë trendin rritës të mjeteve elektrike dhe ndikimin e tyre pozitiv në reduktimin e ndotjes, por ato janë ende të paktën në numër në krahasim me flotën e përgjithshme të mjeteve të regjistruara në vendin tonë.

  • Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

    Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

    Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së Tiranës, për goditjen e një grupi që vinte në qarkullim euro të falsifikuara.
    Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë: Alesio Brungaj, 19 vjeç, banues në Shkodër, një i mitur 17 vjeç, banues në Tiranë, Serxhio Lala , 26 vjeç, banues në Tiranë, Enis Aliaj, 19 vjeç, banues në Tiranë.
    Ndërkohë, A. P., 19 vjeç, banues në Krujë, u shpall në kërkim.
    Sipas policisë, S. L., E. A. dhe i mituri u kapën në flagrancë në një postë në Tiranë, teksa tentonin të tërhiqnin 11 pako me kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara. Këto dërgesa ishin bërë nga A. B., i cili përdorte një emër tregtar të rremë për të maskuar aktivitetin dhe për të shpërndarë kartëmonedhat e falsifikuara.
    Operacioni i koduar “Ërong Delivery”, u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.
     
     
     

  • “Piku pritet në janar”/ 12 mijë të prekur nga gripi në një javë, epidemiologët apel: Më të rrezikuarit janë fëmijët

    “Piku pritet në janar”/ 12 mijë të prekur nga gripi në një javë, epidemiologët apel: Më të rrezikuarit janë fëmijët

    Në vend ka nisur qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para.
    Sipas epidemiologëve, bashkë me të në qarkullim është dhe Covid dhe virozat stinore. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes kanë një tendencë në rritje. Vetëm në një javë rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
    “Qarkullon gripi i tipit A. I njëjti tip që qarkullon në të gjithë kontinentin europian. Janë vetëm rastet e para dhe s’ka të dhëna të mjaftueshme për ashpërsinë. Deri tani raste të lehta, shtrimet në spital qoftë pediatrike dhe te rritur janë minimale.
    Bashkë me qarkullimin e gripit ka dhe qarkullim të Covid. Në lidhje me infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme ka filluar një trend normal dhe i pritshëm në rritje, janë 12 mijë raste me infeksione”, pohoi ai.
    Tendenca në rritje e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes parashikohet të vijojë deri në fund të muajit janar dhe fillim të shkurtit kur pritet të arrijë kulmin. Kohë kur epidemiologët parashikojnë dhe pikun e gripit.
    “Nga eksperienca shumëvjeçare në vendin tonë piku i qarkullimit të gripit arrihet nga fillimi i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt.
    Ajo që është e rëndësishme dhe dallim nga COVID është temperatura e larte deri ne 38 grade e me lartë edhe 40, dhimbje e theksuar muskulare, rrufë, skuqje e lotim sysh, kollë e fortë, dobësi e theksuar”, tha mjeku.
    Viruset në qarkullim aktualisht kanë prekur të gjitha moshat, por sipas specialistëve më të përhapura janë tek më të vegjlit.

  • Gripi, 12 mijë të prekur në një javë / Epidemiologët: Më të rrezikuarit janë fëmijët, piku pritet në janar

    Gripi, 12 mijë të prekur në një javë / Epidemiologët: Më të rrezikuarit janë fëmijët, piku pritet në janar

    Në vend ka nisur qarkullimi i gripit. Instituti i Shëndetit Publik ka izoluar rastet e para.

    Bashkë me të në qarkullim sipas epidemiologëve është dhe Covid dhe virozat stinore. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes kanë një tendencë në rritje.

    Vetëm në një javë rreth 12 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

    “Qarkullon gripi i tipit A. I njëjti tip që qarkullon në të gjithë kontinentin europian. Janë vetëm rastet e para dhe s’ka të dhëna të mjaftueshme për ashpërsinë. Deri tani raste të lehta, shtrimet në spital qoftë pediatrike dhe te rritur janë minimale.

    Bashkë me qarkullimin e gripit ka dhe qarkullim të Covid. Në lidhje me infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme ka filluar një trend normal dhe i pritshëm në rritje, janë 12 mijë raste me infeksione”, pohoi ai.

    Tendenca në rritje e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes parashikohet të vijojë deri në fund të muajit janar dhe fillim të shkurtit kur pritet të arrijë kulmin. Kohë kur epidemiologët parashikojnë dhe pikun e gripit.

    “Nga eksperienca shumëvjeçare në vendin tonë piku i qarkullimit të gripit arrihet nga fillimi i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt.

    Ajo që është e rëndësishme dhe dallim nga COVID është temperatura e larte deri ne 38 grade e me lartë edhe 40, dhimbje e theksuar muskulare, rrufë, skuqje e lotim sysh, kollë e fortë, dobësi e theksuar”, tha ai.

    Viruset në qarkullim aktualisht kanë prekur të gjitha moshat, por sipas specialistëve më të përhapura janë tek më të vegjlit.

  • I shisnin në TikTok/ Zbulohet personi që porositi 18 mijë euro të falsifikuara, do t’i hidhte në qarkullim në Shkodër dhe…

    I shisnin në TikTok/ Zbulohet personi që porositi 18 mijë euro të falsifikuara, do t’i hidhte në qarkullim në Shkodër dhe…

    Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me sekuestrimin e 18 mijë eurove, të dyshuara të falsifikuara.

    Mësohet se Alesio Brungaj dyshohet se ishte personi nga Shkodra që kishte porositur shumat e eurove të falsifikuara dhe do të hidheshin në qarkullim në Shkodër dhe në Mal të Zi.

    Serxhio Lala dhe Enis Aliaj si dhe 17-vjeçari i arrestuar dyshohet se përmes faqeve në tik tok shisnin euro të falsifikuara, ku përmes mesazheve në këtë rrjet social kanë komunikuar dhe me të riun nga Shkodra.

    Krimi Ekonomik ka disa kallëzime për 17-vjeçarin pasi nuk është rasti i parë i tij në këtë skema.

    Të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin, ndërkohë policia vijon hetimet për zbulimin e personave që fshihen pas kartëmonedhave false. Ka dyshime që i mituri dhe të rinjtë e arrestuar përdoren nga persona të tjerë për të shpërndarë eurot false.

    Shuma e porositur ishte 18 mije euro, në prerje te ndryshme.

  • Bizneseve po u mbarojnë paratë në SHBA

    Bizneseve po u mbarojnë paratë në SHBA

    Një qindarkë vlen një cent, ose një e qindta e një dollari amerikan.

    Bizneset amerikane po mbeten fjalë për fjalë pa asnjë qindarkë.

    Që kur administrata Trump përfundoi prerjen e monedhave një centëshe në fillim të këtij viti, ato që janë ende në qarkullim po bëhen më të vështira për t’u gjetur. Shumë dyqane tani po i rrumbullakosin shitjet e tyre në para të gatshme në pesë centët më të afërt, duke thënë se nuk ka udhëzime federale se si të veprohet.

    “Kjo llogaritet shumë shpejt,” tha Dylan Jeon, drejtor i lartë i marrëdhënieve qeveritare me Federatën Kombëtare të Tregtisë me Pakicë.

    Në shkurt, Presidenti Donald Trump tha se prodhimi i monedhës ishte i kotë dhe shumë i kushtueshëm dhe në mediat sociale bëri thirrje për “shpërbërjen e buxhetit të kombit tonë të madh, edhe nëse bëhet fjalë për një qindarkë në të njëjtën kohë”.

    Zyra e Monedhave të SHBA-së zyrtarisht ndaloi prodhimin e monedhave me qindarka në maj. Departamenti i Thesarit vlerësoi se mungesat do të fillonin në fillim të vitit 2026, por në fakt ato erdhën shumë më herët. Bankat nuk mund të marrin monedha me qindarka nga qeveria federale, kështu që bizneset nuk mund t’i marrin ato nga bankat.

    “Dëgjuam për herë të parë për këtë çështje në fund të gushtit, në fillim të shtatorit”, tha z. Jeon. “Po ndikon vërtet në çdo biznes që merret me pagesa në para të gatshme.”

    Tani punonjësit e dyqaneve nuk dinë çfarë të bëjnë kur arkat e tyre janë bosh dhe dikujt i duhen monedha të tjera nga një blerje me para në dorë.

    Zgjidhja e përkohshme për shumë njerëz, tha zoti Jeon, është rrumbullakosja e çmimit të shitjes lart ose poshtë në pesë centët më të afërt, në mënyrë që klienti të mund të përdorë një sent, çmimin më të ulët të ofertës në SHBA.

    Por disa qytete, përfshirë Nju Jorkun, kërkojnë që shitësit me pakicë të japin kusurin e saktë dhe të tjerët, nuk lejojnë që pagesat me para në dorë të ndryshojnë nga pagesat me kartë për të njëjtin artikull, tha z. Jeon.

    Për të shmangur paditë dhe ankesat e klientëve, shumë shitës me pakicë kanë zgjedhur të rrumbullakojnë thjesht poshtë.

    “Po flasim për humbje deri në katër centësh për çdo transaksion me para në dorë nëpër dyqane të shumta në të gjithë vendin,” tha ai. “Është e paqëndrueshme.”

    Shumë dyqane tani po i nxisin klientët të paguajnë me kusurin e saktë. Të tjerë po organizojnë promocione për klientët që të sjellin monedha shtesë që kanë në shtëpi.

    Dyqanet e mallrave të vogla janë ndër më të goditurat nga mungesa, tha Jeff Lenard, një zëdhënës i Shoqatës Kombëtare të Dyqaneve të mallrave të vogla.

    Gjigandi i pajisjeve të komoditetit Kwik Trip ka njoftuar se po e rrumbullakos çmimin në nikelin, i cili thotë se do t’i kushtojë deri në 3 milionë dollarë (2.3 milionë paund) këtë vit.

    Monedhat amerikane janë ndërprerë më parë, duke përfshirë monedhat gjysmë centëshe, tre centëshe dhe 20 centëshe që u tërhoqën nga qarkullimi në vitet 1800, tha zoti Lenard. Megjithatë, kanë kaluar shumë vite që kur një monedhë bazë si peni – e cila hyri në qarkullim në vitin 1793 – ka pushuar së prodhuari.

    «Njerëzit nuk e duan qindarkën derisa të mos mund ta marrin mbrapsht me kusur», tha ai.

    Kushton gati katër centë për të bërë një qindarkë.

    Por mbajtja në qarkullim e monedhave të zinkut dhe bakrit do të ndihmojë amerikanët me të ardhura më të ulëta që paguajnë kryesisht me para në dorë, tha Mark Weller, drejtor ekzekutiv i Americans for Common Cents.

    “Këta janë njerëz që nuk kanë qasje në llogaritë rrjedhëse, kartat e kreditit dhe shërbimet bankare”, tha ai. “Ju dëmtoni grupet me të ardhura më të ulëta kur filloni të rrumbullakosni transaksionet.”

    Ai gjithashtu mendon se kursimet e qeverisë nga mosprodhimi i monedhave me pesë qindarka do të kompensohen nga nevoja për më shumë monedha pesëqindëshe, të cilat vlejnë pesë centë, por kushtojnë gati 14 centë për t’u prodhuar.

    Njerëzit që vëzhgojnë botën e monedhave besojnë se duhen udhëzime federale si për bizneset ashtu edhe për blerësit mbi rrumbullakosjen, mënyrën e kryerjes së transaksioneve gjatë mungesës dhe në përgjithësi se çfarë të bëjnë me monedhat.

    “Gjithmonë do të ketë monedha qindarkash, është thjesht një monedhë me përdorim shumë të ulët”, tha z. Jeon. “Njerëzit i harrojnë në xhepa, i humbasin në divan, i kanë në kavanoza. Ato janë monedha që nuk po hyjnë në qarkullim.”/ BBC.

  • Monopatinat ende në qarkullim, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën

    Monopatinat ende në qarkullim, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën

    Monopatinat u ndaluan përkohësisht dhe ende nuk lejohen të përdoren, por nëpër kryeqytet, në rrugë vijojnë të qarkullojnë. Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ironizuar ministren e Brendshme, Albana Koçiun për agoninë në të cilën ka rënë aksioni. ”Pikë e zezë! Nis e lëre. Mungesa e kurajos për t’u përballur me problemin”,-shkruan Braçe.

  • COVID e viroza në qarkullim, mjekja: Simptomat zgjasin disa ditë, qytetarët me shqetësime gastrointestinale

    COVID e viroza në qarkullim, mjekja: Simptomat zgjasin disa ditë, qytetarët me shqetësime gastrointestinale

    Vjeshta ka hyrë me një qarkullim të dendur të virozave respiratore dhe COVID. Problemet me rrugët e frymëmarrjes dhe ato të traktit tretës kanë bërë që shumë të rritur, por edhe fëmijë, të kenë nevojë për ndihmën e mjekëve të familjes dhe atyre pediatër.
    “Simptomat kanë qenë ato të një viroze, me temperaturë, me dhimbje fyti, me kollë dhe sekrecione“, thotë mjekja Blerta Berberi.
    Infeksionet e traktit tretës janë ato që mbizotërojnë më shumë.
    “Shqetësimet gastrointestinale kanë variuar nga tre ditë. Kemi pasur pak raste që kanë zgjatur deri në pesë apo gjashtë ditë, por që gjithsesi janë menaxhuar me sukses”, thekson ajo.
    Infektimet nga COVID janë gjithmonë prezente, por me simptoma më të lehta që zgjasin 2-3 ditë.
    “Predisponojmë edhe testet e COVID-19, dhe për çdo pacient që është i dyshuar, kryejmë testet për të vënë një diagnozë sa më të saktë”, nënvizon mjekja.
    Grupmoshat më të prekura janë ato aktive për punë.
    “Pacientët me probleme respiratore predominojnë moshat pediatrike, ndërsa me çrregullime të traktit gastrointestin kemi pasur edhe mosha pediatrike edhe të rritura“, thotë mjekja.
    Mjekët këshillojnë të shmanget vetëmjekimi kur temperatura është dominuese dhe qëndrimi në ambiente të mbyllura, ndërsa të sëmurët kronikë marrin dozën e vaksinës së gripit.