Tag: qarku

  • VIDEO-Nga shtëpitë me prezencë uji te bllokimi i rrugëve e mungesa e energjisë elektrike/ MM informacion për situatën nga reshjet

    VIDEO-Nga shtëpitë me prezencë uji te bllokimi i rrugëve e mungesa e energjisë elektrike/ MM informacion për situatën nga reshjet

    Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend nga moti i keq. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile në të gjithë vendin po vijojnë punën për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit. Në disa zona janë shënuar problematika, ndërsa në shumicën e qarqeve situata paraqitet e stabilizuar. 

    Qarku Dibër 

    Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimit e defekteve. Intensiteti i reshjeve në qark është në rënie. 

    Qarku Durrës 

    Në Sukth janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku ka edhe rrugë të bllokuara. Në Manzë raportohen rreth 48 shtëpi me prani uji.  

    Në bashkinë Krujë, në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati. Niveli i ujit ka nisur të bjerë. 

    Qarku Lezhë 

    Në bashkinë Kurbin vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, ku raportohen 50 banesa me prezencë uji dhe 12 të tjera në njësinë Milot. Po punojnë strukturat e bashkisë dhe mjetet e Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve. 

    Në bashkinë Mirditë ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Rubik. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave. 

    Qarku Kukës 

    Në disa akse rrugore ka pasur rënie inertesh, ndaj kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin. Në zona të thella malore ka mungesë energjie, dhe ekipet e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit. 

    Qarku Shkodër 

    Nuk raportohen problematika. Vijojnë punimet në kanalin e Gurit të Zi dhe në segmentin pranë urës së Dajçit për garantimin e qarkullimit të ujërave. Në zonën e “Harkut të Berdicës” po kryhet pastrim i depozitimeve që pengojnë rrjedhën. Bashkitë e tjera nuk raportojnë probleme. 

    Në qarqet e tjera si: Gjirokastër, Vlorë, Fier, Elbasan, Berat, Tiranë nuk raportohen problematika nga reshjet. Në Korçë po punohet për rikthimin e energjisë në disa njësi. 

    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbeten në monitorim të vazhdueshëm dhe në kontakt me strukturat vendore të mbrojtjes civile, me qëllim marrjen e të gjitha masave të nevojshme në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike. 

  • Vlora “indiferente” në zgjedhje, sa ka qenë pjesëmarrja deri në orën 16:00 në 5 bashkitë e vendit

    Vlora “indiferente” në zgjedhje, sa ka qenë pjesëmarrja deri në orën 16:00 në 5 bashkitë e vendit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhjet për pesë kryebashkiakët e Matit, Tepelenës, Vlorës, Beratit dhe Cërrikut.
    Pjesëmarrja e përgjithshme deri në orën 16:00 ishte 17.36%, ndësa sipas bashkive ndahet si më poshtë:Lexo edhe :Related Posts
    Berat – 18.76%,

    Vlorë -11.42% %,
    Cërrik – 22.43%,
    Mat -38.06%
    Tepelenë – 28.74%
    Qarku me pjesëmarrjen më të ulët është Vlora, ndërsa pjesëmarrjen më të lartë në votim e ka patur qarku i Tepelenës./vizionplus.tv

  • Qarku Shkodër më i prekur nga reshjet, Forcat e Armatosura në terren për menaxhimin e situatës

    Qarku Shkodër më i prekur nga reshjet, Forcat e Armatosura në terren për menaxhimin e situatës

    Strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, janë në terren dhe monitorojnë nga afër situatën e krijuar nga reshjet e shiut gjatë 24 orëve të fundit.
    Qarku Shkodër është zona më e prekur, ku reshjet kanë pasur intensitet të lartë. Që nga mëngjesi i sotëm, ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë ndjekur situatën në bashkinë Vau Dejës, ku aktualisht situata është drejt normalizimit. Niveli i ujit ka pësuar ulje të ndjeshme dhe disa banesa janë tërhequr plotësisht nga uji.
    Në zonat ku banesat ishin të rrezikuara nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e argjinaturave mbrojtëse. Gjithashtu, në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi po punohet për pastrimin e inerteve në akset ku ka pasur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.
    Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika të mëdha në infrastrukturë apo banesa si pasojë e reshjeve. Strukturat e AKMC, Forcat e Armatosura dhe emergjencat civile mbeten në gatishmëri dhe vazhdojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

  • Reshjet në vend, Ministria e Mbrojtjes: Qarku i Shkodrës më i prekuri, ndërhyrje në disa bashki!

    Reshjet në vend, Ministria e Mbrojtjes: Qarku i Shkodrës më i prekuri, ndërhyrje në disa bashki!

    Teksa Bashkia e Vaut të Dejës është më e prekura në Qarkun e Shkodrës, si pasojë e daljes së përroit Glina nga shtrati, Ministria e Mbrojtjes nga ana tjetër njofton se strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin pas reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

    Sipas njoftimit zyrtar, qarku më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë është Shkodra, ku ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura (FA) kanë qenë në terren që prej mëngjesit.

    Në Bashkinë e Vaut të Dejës, situata po drejtohet drejt normalizimit, ndërsa niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa uji është tërhequr plotësisht. Për të shmangur rrezikun e përmbytjeve, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës së përroit dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse.

    Ndërkohë, ndërhyrje janë duke u kryer edhe në Bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi, ku po pastrohen inertet dhe gurët e rënë në akse rrugore për të garantuar qarkullim normal të mjeteve.

    Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e motit me reshje.

    Ministria thekson se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore të emergjencave civile mbeten në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

  • Qarku i Shkodrës lëkundet nga termeti, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

    Qarku i Shkodrës lëkundet nga termeti, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…

    Një termet ka tronditur qarkun e Shkodrës mëngjesin e kësaj të shtune. Sipas informacionit nga Qendra Mesdhetare e Monitorimit të Termeteve, lëkundja është ndjerë në zonën e Bajzës, Malësi e Madhe.
    Epiqendra e lëkundjes ishte pranë fshatit Ivanaj, magnituda 3.3 sipas shkallës Rihter dhe thellësia 15 km. Nuk ka i formacione për dëme të asnjë natyre.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Shkodra me një sit të ri arkeologjik/ Rama: Zbulohen gjurmë të qytetit antik ilir

    Shkodra me një sit të ri arkeologjik/ Rama: Zbulohen gjurmë të qytetit antik ilir

    Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat. Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera shkruan se nga gërmimet shqiptaro–polake janë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.
    Sipas kryministrit, falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore.
    “Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.
    Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore”, shkruan Rama.

  • Zjarret/ Situata ende problematike, 29 vatra ende aktive

    Zjarret/ Situata ende problematike, 29 vatra ende aktive

    Situata e zjarreve në vend është më e stabilizuar, megjithatë mbeten aktive 29 vatra në disa qarqe të Shqipërisë. Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat operative kanë raportuar 57 vatra, ndërsa puna po vijon me intensitet për shuarjen e atyre që mbeten të ndezura.
    Njoftimi i Emergjencave Civile detajon situatën në qarqet kryesore të prekura:
    Bilanci i zjarreve sipas qarqeve
    Qarku Vlorë: Vazhdon puna në vatrën e zjarrit në Syrin e Kaltër, ku forca të shumta po operojnë në lartësitë e Malit të Sopotit. Aktive mbetet edhe vatra në fshatrat Pecë, Sirikat dhe Kardhikaq në Bashkinë Finiq, si dhe në Kuç, njësia administrative Horë-Vranisht. Në fshatin Brataj ka rënë një vatër e re, ku po punojnë zjarrfikësit.
    Qarku Dibër: Zjarri në Malin me Gropa të Martaneshit, në një zonë të mbrojtur, po mbahet nën kontroll. Ndërkohë, në fshatin Tërnovë, flakët janë me intensitet të lartë, por pa rrezikuar banesat. Në terren janë angazhuar forca të shumta nga MZSH, forca pyjore, bashkiake dhe efektive të Forcave të Armatosura.
    Qarku Berat: Situata mbetet kritike në fshatrat Zhapokikë, Plashnik dhe zonën e mbrojtur “Rezervati i Menaxhuar Balloll” në Poliçan, ku dje u evakuan 20 banorë. Në ndihmë të forcave tokësore janë angazhuar dy helikopterë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe dy helikopterë që po operonin në Gramsh. Në fshatrat e tjerë si Velçan, Orizaj dhe Vokopolë, zjarret janë nën kontroll.
    Qarku Tiranë: Zjarret në Malin e Bërzhitës, si dhe në fshatrat e Bashkisë Rrogozhinë, janë vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së menjëhershme. Në disa zona, tereni i vështirë malor ka bërë që flakët të mos shuhen plotësisht, por rreziku për banesat është shmangur.
    Qarku Gjirokastër: Puna vazhdon për shuarjen e zjarrit të ardhur nga Finiqi, i cili u përhap në dy fronte, por u vu nën kontroll. Në Hormovë, zjarri është aktiv vetëm në lartësi të Majës së Golikut. Në Malin e Sopotit, vatra e re pranë antenave të RTSH-së po monitorohet vazhdimisht.
    Qarku Elbasan: Që në orët e para të mëngjesit, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Kullollas të Gramshit, ku janë angazhuar forca zjarrfikëse, forca bashkiake, vullnetarë dhe Forca të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë të huaj (çek dhe sllovak).
    Në total, në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 1,143 forca operacionale, të mbështetura nga 409 ushtarë, 65 automjete zjarrfikëse dhe 23 mjete të tjera. Në ndihmë erdhën edhe 7 helikopterë dhe 1 avion Canadair nga Italia.
    Vatra zjarri janë raportuar edhe në qarqet Shkodër, Kukës dhe Korçë, ku puna e forcave në terren po vijon për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve. Në fshatin Gërmenj të Kolonjës, situatën e kanë vështirësuar edhe shpërthimet e municioneve që ndodheshin në perimetrin e zjarrit.

  • 24 vatra zjarri aktive në vend/ Situatë e rëndë në Gramsh, digjen 5 banesa në Delvinë, vijon ndërhyrja nga ajri

    24 vatra zjarri aktive në vend/ Situatë e rëndë në Gramsh, digjen 5 banesa në Delvinë, vijon ndërhyrja nga ajri

    Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit. Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Situata në vatrat më problematike:Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Qarku Vlorë – Bashkia Delvinë & Finiq

    Në Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë. Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara. Në operacione janë angazhuar 36 efektivë zjarrfikës me 5 mjete, 120 trupa të FA, forca të FNSH, Delta, Shqiponjat, policia vendore dhe bashkiake, si dhe 7 autobote uji. Zjarri është zhvendosur mbi fshatin Vllahat, ku po ndërhyhet nga ajri me helikopterë çek dhe sllovak.

    Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit. Në Bistricë, vatra po mbahet nën monitorim. Në Parkun e Rëzomës, mbi tunelin e Skërficës, zjarri vijon, por terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrje.

    Qarku Elbasan – Bashkia Gramsh

    Në Kullollas dhe njësinë Skënderbegas, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë disa fshatra dhe shkaktuar një viktimë. Janë raportuar dëme në banesa. Situata mbetet e rëndë dhe po ndërhyhet nga ajri. Në Mukaj e Sojnik, zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, me forcat vendore dhe FA në terren.

    Qarku Gjirokastër – Bashkia Tepelenë

    Në Hormovë, rreziku për banesat është shmangur, por puna për shuarjen vazhdon. Në Turan, flakët janë përhapur drejt Lekelit dhe Koderit, duke djegur dy stalla dhe kafshë. Në terren kanë operuar forca zjarrfikëse, policore, bashkiake, vullnetare dhe ushtarake, si dhe helikopterë çek e sllovak.

    Qarku Shkodër – Bashkia Fushë Arrëz

    Në Xeth, vatra po digjet në një zonë me pisha. Janë angazhuar forca të shumta nga FA, MZSH, policia dhe shërbimi pyjor. Situata paraqitet më e qetë, por puna vijon për izolimin e plotë.

    Qarku Tiranë

    Në malin e Bërzhitës dhe fshatin Durishtë, zjarri është mbajtur nën kontroll me ndërhyrje nga ajri dhe toka. Në zonën Arbanë (Damjan e Isufaj), flakët morën përmasa të mëdha dhe u ndërhy me helikopter kroat. Në Ferraj dhe Zall-Herr, vatrat po mbahen nën monitorim, ndërsa në Kryevidh të Rrogozhinës janë djegur rreth 100 ha dhe dy shtëpi të pabanuara.

    Qarku Dibër

    Në malin me Gropa, Biz të Martaneshit, zjarri vazhdon në zonë të mbrojtur, larg banesave. Në Ternovë, operacioni vazhdon me forca vendore dhe të FA.

    Qarku Korçë – Bashkia Kolonjë

    Në Gërmenj, zjarri në pyjet me pisha zhvillohet në terren të vështirë, me shpërthime municionesh në perimetrin e flakëve. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë është e vështirë dhe po mbahet nën mbikëqyrje.

    Puna po vijon ndërkohë edhe në vatrat, ku nuk ka rrezik për banesa apo gjënë e gjallë.

    Parashikimi i motit dhe rrezikshmëria për zjarre

    Sipas të dhënave meteorologjike, vendi pritet të përballet me temperatura të larta dhe erëra të forta në orët e mesditës, çka rrit rrezikun për riaktivizimin dhe përhapjen e vatrave ekzistuese, si dhe krijimin e zjarreve të reja. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

  • Zjarret në vend/24 vatra ende aktive, mbi 10 mijë forca në terren

    Zjarret në vend/24 vatra ende aktive, mbi 10 mijë forca në terren

    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.
    Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit.
    Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.
    Situata në vatrat më problematike:
    Qarku Vlorë– Bashkia Delvinë & FiniqNë Delvinë, zjarri i depërtuar nga Syri i Kaltër ka përfshirë fshatrat Pecë, Sirakat dhe Kardhikaq, duke arritur deri pranë kurorës së bashkisë.
    Flakët u shtrinë nga Vllahati drejt Kakodhiqit, duke shkaktuar djegien e 5 shtëpive, prej të cilave 4 të pabanuara. Në operacione janë angazhuar 36 efektivë zjarrfikës me 5 mjete, 120 trupa të FA, forca të FNSH, Delta, Shqiponjat, policia vendore dhe bashkiake, si dhe 7 autobote uji. Zjarri është zhvendosur mbi fshatin Vllahat, ku po ndërhyhet nga ajri me helikopterë çek dhe sllovak.
    Në Finiq, vazhdon aktive vatra që ka prekur zonën nga Syri i Kaltër deri në pllajën e malit të Gjerë dhe Sopotit. Në Bistricë, vatra po mbahet nën monitorim. Në Parkun e Rëzomës, mbi tunelin e Skërficës, zjarri vijon, por terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrje.
    Qarku Elbasan – Bashkia GramshNë Kullollas dhe njësinë Skënderbegas, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë disa fshatra dhe shkaktuar një viktimë. Janë raportuar dëme në banesa. Situata mbetet e rëndë dhe po ndërhyhet nga ajri. Në Mukaj e Sojnik, zjarri vijon në sipërfaqe me shkurre dhe ferra, me forcat vendore dhe FA në terren.
    Qarku Gjirokastër – Bashkia TepelenëNë Hormovë, rreziku për banesat është shmangur, por puna për shuarjen vazhdon. Në Turan, flakët janë përhapur drejt Lekelit dhe Koderit, duke djegur dy stalla dhe kafshë. Në terren kanë operuar forca zjarrfikëse, policore, bashkiake, vullnetare dhe ushtarake, si dhe helikopterë çek e sllovak.
    Qarku Shkodër – Bashkia Fushë ArrëzNë Xeth, vatra po digjet në një zonë me pisha. Janë angazhuar forca të shumta nga FA, MZSH, policia dhe shërbimi pyjor. Situata paraqitet më e qetë, por puna vijon për izolimin e plotë.
    Qarku Tiranë
    Në malin e Bërzhitës dhe fshatin Durishtë, zjarri është mbajtur nën kontroll me ndërhyrje nga ajri dhe toka. Në zonën Arbanë (Damjan e Isufaj), flakët morën përmasa të mëdha dhe u ndërhy me helikopter kroat. Në Ferraj dhe Zall-Herr, vatrat po mbahen nën monitorim, ndërsa në Kryevidh të Rrogozhinës janë djegur rreth 100 ha dhe dy shtëpi të pabanuara.
    Qarku Dibër
    Në malin me Gropa, Biz të Martaneshit, zjarri vazhdon në zonë të mbrojtur, larg banesave. Në Ternovë, operacioni vazhdon me forca vendore dhe të FA.
    Qarku Korçë – Bashkia KolonjëNë Gërmenj, zjarri në pyjet me pisha zhvillohet në terren të vështirë, me shpërthime municionesh në perimetrin e flakëve. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë është e vështirë dhe po mbahet nën mbikëqyrje.
    Puna po vijon ndërkohë edhe në vatrat, ku nuk ka rrezik për banesa apo gjënë e gjallë.
    Parashikimi i motit dhe rrezikshmëria për zjarre
    Sipas të dhënave meteorologjike, vendi pritet të përballet me temperatura të larta dhe erëra të forta në orët e mesditës, çka rrit rrezikun për riaktivizimin dhe përhapjen e vatrave ekzistuese, si dhe krijimin e zjarreve të reja.
    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të re.

  • Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 64 vatra në 24 orë, 24 vijojnë të jenë aktive

    Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 64 vatra në 24 orë, 24 vijojnë të jenë aktive

    Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 64 vatra zjarri, nga të cilat 24 vatra zjarri janë ende aktive.

    Mbi 10 mijë forca të emergjencave, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile ndodhen në terren dhe situata po shkon drejt stabilizimit. Operacioni i gjerë kundër zjarreve ka vijuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës, duke synuar kufizimin e perimetrit të flakëve pranë zonave të banuara dhe parqeve kombëtare në të gjithë vendin. Nga ajri po operojnë edhe tre helikopterë në Gramsh dhe dy të tjerë në Delvinë.