Tag: qarku

  • Moti i keq në vend, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt përmirësimit, 520 ha tokë nën ujë

    Moti i keq në vend, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt përmirësimit, 520 ha tokë nën ujë

    foto ilustruese

    TIRANË- Ministria e Mbrojtjes njofton se situata e krijuar nga reshjet e dendura gjatë 24 orëve të fundit po shkon drejt stabilizimit. Megjithatë, disa qarqe vijojnë të përballen me probleme për shkak të prurjeve të larta të lumenjve, përmbytjeve në zona të ulëta, rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimeve të infrastrukturës.
    Qarqet më problematike mbeten Lezha, Korça, Vlora dhe Fier, ku raportohen rreth 520 ha tokë nën ujë, 220 ha në Lezhë dhe 300 ha në Mamurras. Ndërsa në Fier raportohen 25 banesa që janë nën ujë.
    NJOFTIM MBI SITUATËN E KRIJUAR NGA RESHJET NË TERRITORIN E VENDIT
    Gjatë 24 orëve të fundit, situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë. Nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë. Forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk.
    SITUATA SIPAS QARQEVE
    QARKU VLORË
    Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë.
    Niveli i lumit Vjosë në Novoselë vazhdon me trend ulje.
    Gjatë ditës së djeshme, në ndihmë të situatës erdhën dhe forcat e Njësisë së Komandës Mbështetëse.
    Bashkia Sarandë
    Situata është në monitorim në fshatin Çukë, në argjinaturën e lumit Bistricë. Ditën e djeshme në këtë zonë operuan edhe 10 efektivë të FA, me mjete, në ndihmë të banorëve të zonës.
    Forcat operacionale punuan për normalizimin e situatës në rrugët që lidhin disa fshatra në bashkitë; Finiq, Konispol dhe Delvinë, ku ka pasur prezencë dherash.
    QARKU FIER
    Ekipet e emergjencave janë në ndihmë të banorëve në fshatrat Çerven dhe Ferras, ku janë 25 banesa me prani uji, brenda argjinaturës së lumit Vjosë.
    Sot lumi Seman është tërhequr në kuota të sigurta, me rënie prej 70 cm.
    QARKU KORÇË
    Situata në njësitë administrative të prekura; Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar. Uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.
    Po vijojnë punimet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devoll dhe lumit Dunavec. Në ndihmë kanë ardhur dhe 20 forca nga FA. Lumi Devoll ka ulur nivelin disa centimetra. Fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje të banesave, por ka prani uji në sipërfaqet bujqësore. Vëmendja është përqendruar në infrastrukturën e fshatrave Moçan, Desmire, Osoje dhe Gjinikas. Po ashtu po punohet edhe në fshatrat Senisht dhe Dolanm, ku ka patur rrëshqitje dherash.
    Në Pustev fituata paraqitet e qetë, ndërsa forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë për largimin e ujit nga bodrumet e 4 banesave që kanë prezencë uji.
    Po ashtu po ndërhyhet në bashkinë e Pogradecit, ku janë evidentuar evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa dhe në 4 ura.
    Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit dhe Hudenisht, ku po punohet për neutralizimin e situatës. Po ashtu puna vijon nga ekipet në Kolonjë, në fshatin Qinam dhe në fshatrat Mesickë dhe Taç Poshte.
    QARKU LEZHË
    Në bashkinë Lezhë vazhdon të jetë nën ujë një sipërfaqe rreth 220 ha.
    Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.
    Tek argjinatura në Lagunën Vain, vijon puna për riparimin e digës së dëmtuar.
    Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat kanë  pësuar rritje por është brenda kuotave normale.
    Në bashkinë Kurbin, po vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, edhe me mbështeje nga FA. 
    Në Mamurras ka një sipërfaqe rreth 300 ha nën ujë.
    Në bashkinë Mirditë Problematike mbetet aksi rrugor Rrëshen – Bukmirë ku ulja e bazamentit te rrugës vazhdon duke sjell problematike në qarkullim ndonëse është ndërhyrë në rehabilitimin e saj. Po punohet në disa segmente rrugore dhe pranë disa banesave ku ka patur rrëshqitje dherash.
    QARKUN DIBËR
    Po vazhdon puna për stabilizimin e situatës në aksin rrugor qytet i Vjetër -qytet i Ri, tek terminali.
    QARKU BERAT
    Në bashkinë Berat nivelet e lumit Osum kanë shënuar rënie të theksuar. Lumi është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore në fshatrat e njësisë administrative Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe.
    Ndërkohe në bashkinë Dimal situata po vjen drejt përmirësimit.
    QARKU GJIROKASTËR
    Po punohet nga ekipet në terren, në bashkinë Dropull, ku ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme, Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut.
    Është bërë I mudnur stabilizimi I situatës në fshatin Dhëmbklan, ku dje pati shkarje të urës.
    Në bashkinë Libohovë, tek vendi i quajtur “Shkëmbi Dallëndyshes” po punohet për riparimin e shkarjes së trupit të rrugës. Po punohet edhe në aksin rrugor Suhë-Poliçan.
    QARKU TIRANË
    Është punuar në fshatin Shargë, në Vorë për largimin e ujit nga një banesë.
    QARKU KUKËS
    Forcat operacionale po punojnë për normalizimin e situates në bashkinë Kukës, ku u evidentuan 2 raste të rrëshqitjes së tokës në fshatin Gjegjan dhe në fshatin Morinë.
    Në qarqet, Durrës, Shkodër dhe Elbasan, nuk  paraqiten problematika për shkak të kushteve të motit.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve në zonat e prekura./ZËRI

  • ‘25 banesa kanë prani uji në Fier’, Ministria e Mbrojtjes: 220 hektarë tokë bujqësore e përmbytur në Lezhë

    ‘25 banesa kanë prani uji në Fier’, Ministria e Mbrojtjes: 220 hektarë tokë bujqësore e përmbytur në Lezhë

    Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat për 24 orët e fundit teksa raporton se situata paraqitet përgjithësisht drejt stabilizimit, megjithëse në disa qarqe vijojnë problematikat e akumuluara nga prurjet e larta të lumenjve, rrëshqitjet e dherave dhe dëmtimet në infrastrukturë. Nivelet e shumicës së lumenjve janë në rënie, ndërsa hidrovorët në zonat më të prekura po punojnë me kapacitet të plotë. Forcat e emergjencave, Forcat e Armatosura, strukturat vendore dhe ekipet e ndërhyrjes së shpejtë mbeten në terren për normalizimin e situatës dhe mbajtjen nën kontroll të zonave me risk.
    SITUATA SIPAS QARQEVE
    QARKU VLORË
    Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë.
    Niveli i lumit Vjosë në Novoselë vazhdon me trend ulje.
    Gjatë ditës së djeshme, në ndihmë të situatës erdhën dhe forcat e Njësisë së Komandës Mbështetëse.
    Bashkia Sarandë
    Situata është në monitorim në fshatin Çukë, në argjinaturën e lumit Bistricë. Ditën e djeshme në këtë zonë operuan edhe 10 efektivë të FA, me mjete, në ndihmë të banorëve të zonës.
    Forcat operacionale punuan për normalizimin e situatës në rrugët që lidhin disa fshatra në bashkitë; Finiq, Konispol dhe Delvinë, ku ka pasur prezencë dherash.
    QARKU FIER
    Ekipet e emergjencave janë në ndihmë të banorëve në fshatrat Çerven dhe Ferras, ku janë 25 banesa me prani uji, brenda argjinaturës së lumit Vjosë.
    Sot lumi Seman është tërhequr në kuota të sigurta, me rënie prej 70 cm.
    QARKU KORÇË
    Situata në njësitë administrative të prekura; Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj është qetësuar. Uji është tërhequr, po vijon puna për normalizimin e plotë.
    Po vijojnë punimet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devoll dhe lumit Dunavec. Në ndihmë kanë ardhur dhe 20 forca nga FA. Lumi Devoll ka ulur nivelin disa centimetra. Fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje të banesave, por ka prani uji në sipërfaqet bujqësore. Vëmendja është përqendruar në infrastrukturën e fshatrave Moçan, Desmire, Osoje dhe Gjinikas. Po ashtu po punohet edhe në fshatrat Senisht dhe Dolanm, ku ka patur rrëshqitje dherash.
    Në Pustev fituata paraqitet e qetë, ndërsa forcat zjarrfikëse po ndërhyjnë për largimin e ujit nga bodrumet e 4 banesave që kanë prezencë uji.
    Po ashtu po ndërhyhet në bashkinë e Pogradecit, ku janë evidentuar evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa dhe në 4 ura.
    Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit dhe Hudenisht, ku po punohet për neutralizimin e situatës. Po ashtu puna vijon nga ekipet në Kolonjë, në fshatin Qinam dhe në fshatrat Mesickë dhe Taç Poshte.
    QARKU LEZHË
    Në bashkinë Lezhë vazhdon të jetë nën ujë një sipërfaqe rreth 220 ha.
    Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë.
    Tek argjinatura në Lagunën Vain, vijon puna për riparimin e digës së dëmtuar.
    Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat kanë  pësuar rritje por është brenda kuotave normale.
    Në bashkinë Kurbin, po vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, edhe me mbështeje nga FA.
    Në Mamurras ka një sipërfaqe rreth 300 ha nën ujë.
    Në bashkinë Mirditë Problematike mbetet aksi rrugor Rrëshen – Bukmirë ku ulja e bazamentit te rrugës vazhdon duke sjell problematike në qarkullim ndonëse është ndërhyrë në rehabilitimin e saj. Po punohet në disa segmente rrugore dhe pranë disa banesave ku ka patur rrëshqitje dherash.
    QARKUN DIBËR
    Po vazhdon puna për stabilizimin e situatës në aksin rrugor qytet i Vjetër -qytet i Ri, tek terminali.
    QARKU BERAT
    Në bashkinë Berat nivelet e lumit Osum kanë shënuar rënie të theksuar. Lumi është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore në fshatrat e njësisë administrative Velabisht janë tërhequr në pjesën më të madhe.
    Ndërkohe në bashkinë Dimal situata po vjen drejt përmirësimit.
    QARKU GJIROKASTËR
    Po punohet nga ekipet në terren, në bashkinë Dropull, ku ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme, Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut.
    Është bërë I mudnur stabilizimi I situatës në fshatin Dhëmbklan, ku dje pati shkarje të urës.
    Në bashkinë Libohovë, tek vendi i quajtur “Shkëmbi Dallëndyshes” po punohet për riparimin e shkarjes së trupit të rrugës. Po punohet edhe në aksin rrugor Suhë-Poliçan.
    QARKU TIRANË
    Është punuar në fshatin Shargë, në Vorë për largimin e ujit nga një banesë.
    QARKU KUKËS
    Forcat operacionale po punojnë për normalizimin e situates në bashkinë Kukës, ku u evidentuan 2 raste të rrëshqitjes së tokës në fshatin Gjegjan dhe në fshatin Morinë.
    Në qarqet, Durrës, Shkodër dhe Elbasan, nuk  paraqiten problematika për shkak të kushteve të motit.
    Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në monitorim dhe kontakt të vazhdueshëm me strukturat e mbrojtjes civile dhe ekipet e emergjencave për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve në zonat e prekura.

  • Qarku i Beratit në krizë pas reshjeve të dendura, Bozdo akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e emergjencës

    Qarku i Beratit në krizë pas reshjeve të dendura, Bozdo akuzon qeverinë për dështim në menaxhimin e emergjencës

    Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka denoncuar me një reagim të ashpër në Facebook situatën dramatike që po kalon qarku i Beratit pas reshjeve të dendura të shiut.
    “Qarku i Beratit po përjeton një nga situatat më të vështira të viteve të fundit. Sipërfaqe të tëra toke, biznese, sera dhe banesa janë nën ujë. Ka shumë banesa të dëmtuara rëndë dhe me dhjetëra familje vazhdojnë të kërkojnë ndihmë për t’u përballur me këtë situatë,” shkruan Bozdo.

    Ai thekson se bizneset në qendër të Beratit dhe parkimi nëntokësor janë përmbytur përsëri, si pasojë e lënies në harresë për shumë vite të shtratit të lumit Osum. Në Dimal dhe Kuçovë, dëmet në banesa dhe në sipërfaqet e mbjella janë të mëdha.

    Bozdo akuzon drejtpërdrejt qeverinë se përmbytjet, përtej reshjeve të mëdha, janë shkaktuar nga mungesa për vite me radhë e investimeve në infrastrukturë mbrojtëse, argjinatura dhe pastrim periodik të kanaleve kulluese.
    “Qeveria vendore dhe ajo qendrore duhet të marrë menjëherë masa për të furnizuar banorët e prekur me ushqime dhe veshmbathje, për të zhdëmtuar plotësisht fermerët e dëmtuar si dhe riparimin e banesave të prishura nga vërshimi i ujit!,” përfundon reagimi i deputetit demokrat Eno Bozdo.

  • Moti i keq/ “Mbrojtja” informon mbi situatën në qarqe: Në përmirësim, vijon puna për pastrimin e akseve

    Moti i keq/ “Mbrojtja” informon mbi situatën në qarqe: Në përmirësim, vijon puna për pastrimin e akseve

    Foto ilustruese

    TIRANË- Situata në të gjithë vendit paraqitet në përmisim pavarësisht se reshjet e shiut kanë vijuar në disa zona. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka pasur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa vijon puna për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve. Më tej, Mbrojtja raporton situatën aktuale për çdo qark. 
    NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT NË VEND
    Pas ndërhyrjes së pandërprerë të forcave edhe gjatë orëve të natës, situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë vijuar.Nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka patur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa ekipet e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, OSHEE dhe strukturat vendore po vijojnë punën për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
    Situata sipas qarqeve:
    QARKU VLORËNiveli i lumit Vjosa në Novoselë vazhdon me tendencë ulje, aktualisht niveli është 7.65 m.Po vijon puna në bashkitë; Delvinë, Finiq dhe Konispol, ku për shkak shirave ditën e djeshme ka pasur prezencë dherash në rrugët që lidhin disa fshatra.Dje është punuar për rehabilitimin e aksit rrugor, që lidh fshatrat Kakodhiq dhe Lefterhor. Në mbështetje të bashkisë kanë shkuar 30 forca dhe 3 mjete nga FA.Në fshatin Vrion është bërë evakuimi I banorëve në një banesë, për shkak të pranisë së ujit. Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë.
    QARKU FIERVazhdon të ketë ulje në lumenjtë Vjosë dhe Seman. , situata është si më poshtë: Rreth 110 hekratë tokë është me prezencë uji në fshatrat Kashisht – Çerven dhe Ferras. Nuk ka patur evakuime të banorëve, por është punuar për largimin e ujit nga oborret e banesave ku gjatë ditës së djeshme është evidentuar kjo problematikë. Autoritetet vendore janë në monitorim të argjinaturave pranë lumenjve, nga ku rezulton se deri në këto momente nuk ka pasur cënim të infrastrukturës kritike.Strukturat vendore kanë kaluar në gatishmëri të plotë me gjithë kapacitet teknike e logjistike që kanë në dispozicion. Në afërsi të lumit Vjosë, në fshatin Ferras janë vendosur për mbështetje edhe kapacitetet e Ministrisë së Mbrojtjes, me mjete të kalueshmërisë së lartë, varka shpëtimi, trupa e të tjerë.
    QARKU KORÇËEkipet në terren janë në monitorim të vazhdueshëm të prurjeve në lumenjtë Devoll dhe Dunavec.Ka prani uji në toka bujqësore dhe në disa banesa në: Lumalas, Bulgarec, Shamoll, Çiflig, Turan, Vloçisht e Sovjan. Në Sovjan janë evakuar 15 familje nga ekipet e emergjencave në terren.Bashkia Pustec: Po mbahet nën kontroll situata në fshatin Shulin, ku uji herë pas here depërton në katet përdhese të banesave.Bashkia Pogradec: Prurje të larta nga lumenjtë e Vërdovës, Rëmenjit dhe qytetit.Ndërkohë po punohet për pastrimin e dherave në Dardhas, Proptisht, Çërravë.Tek hidrovori i Tushemishtit po punohet për stabilizimin e situatës, vijon me kapacitet të plotë, janë 4 pompa në punë.Strukturat e bashkisë, UKT dhe zjarrfikësit vijojnë në terren. Bashkia Kolonjë: Rezervuarët e Helmesit dhe Kabash-Leskovik, po punojnë me kapacitet maksimal.Po punohet në infrastrukturë për riparimin e disa urave në: Qafzezë, Shtikë, Gostivisht, Psar.Pas disa orëve kërkime, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të FA kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të zonjës 76 vjeç, në Progër.
    QARKU LEZHËNë të gjithë qarkun ka patur ndërhyrje të përqendruar të forcave, për shkak edhe situatës më komplekse, të krijuar si pasojë e reshjeve të shumta. Deri tani janë llogaritur rreth 220 ha sipërfaqe nën ujë; (90 ha në Zejmen,70 në Shënkollë dhe rreth 60 ha Barbulloje nga dëmtimi i argjinaturës në Tale). Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Tales.Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vazhdon normalishtNë bashkinë Lezhë Të gjitha strukturat e MC janë në terren tek argjinatura në Lagunën Vain. Riparimi/mbyllja e argjinaturës së dëmtuar përfundoi si fazë e parë, por do të vazhdojë puna për ngritjen në lartësi të saj si dhe në ndarjen e ndihmave ushqimore për banorët, evakuim të personave të izoluar, etj.Ekipet me varka kanë punuar për evakuimin e disa banorëve që kanë kërkuar ndihmë.Në bashkinë Kurbin Prezencë uji, ka vetëm pjesërisht, në zonën e ulët të Gjormit.Vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, me eskavatorin e bashkisë. Njëkohësisht, me mjetet e bashkisë, po punohet për sistemimin dhe rehabilitimin e rrugës alternative të fshatit Shpërdhet, që banorët të kenë akses dhe me mjetet e tyre. -Vijon puna në aksin rrugor Skuraj-Vinjollë-Gallatë. Janë duke punuar, eskavatori me zinxhir i FA-se, Fadroma dhe një kamion i bashkisë. Aksi është i kalueshëm, pasi edhe ura është riparuar. -Po ndërhyhet në shtratin e lumit Skuraj, (Vinjollë), për devijimin e rrjedhës në afërsi të rrugës.Në bashkinë Mirditë Vazhdojnë ndërhyrjet për rehabilitimin e rrugëve të dëmtuara nga reshjet e shirave. Po punohet në njësinë administrative Rrëshen, Kaçinar dhe Fan.Nuk ka dëme të konsiderueshme në kultura bujqësore.
    QARKU DIBËRSituata është në përmirësim. Po punohet me mjete për thellimin e kanalit kullues dhe largimin e ujit në bashkinë Bulqizë, ku ka patur probleme në aksin rrugor mes qytetit të vjetër dhe qytetit të ri, te terminali.Po mbahet nën monitorim situata në fshatin Urakë dhe në liqenin e Ulzës, ku ka rritje të nivelit të ujit. Në terren janë edhe mjete dhe forca nga FA, për të shmangur rrezikun e përmbytjes së banesave dhe për sistemimin provizor të argjinaturës.
    QARKU SHKODËRNë bashkinë Fushë-Arrëz situata paraqitet më problematike në njësinë administrative Qafë Mali, ku po punohet për pastrimin e dherave në disa segmente rrugore.Në bashkinë Malësi e Madhe është konstatuar rritje e prurjeve të përroit të Thatë.
    QARKU BERATSituata është në përmirësim. Ka rënie të theksuar të nivelit të lumit Osum, i cili është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore ne fshatrat përreth.Po ashtu edhe lumi Devoll ka shënuar rënie të nivelit. Nga shërbimet e bashkisë Dimal dhe MZSh do të filloj puna për pastrimin e baltës dhe llumit nga rrugët dhe oborret e banesave.
    QARKU GJIROKASTËR -Në bashkinë Dropull, ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme dhe Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut. Policia e Shtetit ka ndaluar qarkullimin mbi urë dhe nga bashkitë dhe bizneset private po merren masa për vënien në funksion të një rruge alternative, e cila do të mundësojë kalimin e mjeteve dhe banorëve.-Në bashkinë Libohovë është punuar për riparimin e urës në fshatin Suhë.Në Përmet është bërë i mundur riparimi i rrugës Frashër–Përmet (afër depos së ujit të fshatit, duke lejuar kalimin e mjeteve.
    QARKU ELBASAN Në Bashkinë Gramsh po punohet në segmetin e rrugës, në njërin krah të urës së Shëmrizës.Punohet edhe në aksin rrugor Kodovjat -Mashan, ku ishte shembur një masiv dheu si dhe në aksin nacional Gramsh-Moglicë, në vendin e quajtur Mashan, ku pas ndërhyrjes, kalimi është I lirë.Po punohet edhe në aksin rrugor nacional Elbasan-Peqin, tek vendi i quajtur kthesa e Broshkes për pastrimin e gurëve të rënë.
    QARKU TIRANË Po vijon monitorimi si pasojë e shtimit të prurjeve të lumit Shkumbin në Rrogozhinë, I cili dje doli përkohësisht nga shtrati.Ekipet e OSHEE në terren janë duke punuar gjithashtu pa ndërprerje për rilidhjen e energjisë në ato zona, ku ka patur dnërprerje, si pasojë e motit të keq.
    Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha strukturat në varësi janë pa ndërprerje në terren për të siguruar jetën e banorëve, gjësë së gjallë dhe të pronës. Ju bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të bashkëpunojnë me autoritetet, në rast të nevojës së evakuimeve!

  • Situata me motin e keq/ MM njofton si paraqitet gjendja në vend dhe zonat ku ka më shumë probleme

    Situata me motin e keq/ MM njofton si paraqitet gjendja në vend dhe zonat ku ka më shumë probleme

    Ministria e Mbrojtjes jep detajet për situatën e motit në vend.  

    Njoftimi i ministrisë:  

    Pas ndërhyrjes së pandërprerë të forcave edhe gjatë orëve të natës, situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë vijuar. Nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka patur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa ekipet e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, OSHEE dhe strukturat vendore po vijojnë punën për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve. 

    Situata sipas qarqeve: 

    QARKU VLORË 

    Niveli i lumit Vjosa në Novoselë vazhdon me tendencë ulje, aktualisht niveli është 7.65 m. 

    Po vijon puna në bashkitë; Delvinë, Finiq dhe Konispol, ku për shkak shirave ditën e djeshme ka pasur prezencë dherash në rrugët që lidhin disa fshatra.
    Dje është punuar për rehabilitimin e aksit rrugor, që lidh fshatrat Kakodhiq dhe Lefterhor. Në mbështetje të bashkisë kanë shkuar 30 forca dhe 3 mjete nga FA.
    Në fshatin Vrion është bërë evakuimi I banorëve në një banesë, për shkak të pranisë së ujit.  

    Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë. 

    QARKU FIER 

    Vazhdon të ketë ulje në lumenjtë Vjosë dhe Seman. , situata është si më poshtë:  

    Rreth 110 hekratë tokë është me prezencë uji në fshatrat Kashisht – Çerven dhe Ferras. Nuk ka patur evakuime të banorëve, por është punuar për largimin e ujit nga oborret e banesave ku gjatë ditës së djeshme është evidentuar kjo problematikë.  

    Autoritetet vendore janë në monitorim të argjinaturave pranë lumenjve, nga ku rezulton se deri në këto momente nuk ka pasur cënim të infrastrukturës kritike.
    Strukturat vendore kanë kaluar në gatishmëri të plotë me gjithë kapacitet teknike e logjistike që kanë në dispozicion. Në afërsi të lumit Vjosë, në fshatin Ferras janë vendosur për mbështetje edhe kapacitetet e Ministrisë së Mbrojtjes, me mjete të kalueshmërisë së lartë, varka shpëtimi, trupa e të tjerë. 

    QARKU KORÇË 

    Ekipet në terren janë në monitorim të vazhdueshëm të prurjeve në lumenjtë Devoll dhe Dunavec. 

    Ka prani uji në toka bujqësore dhe në disa banesa në: Lumalas, Bulgarec, Shamoll, Çiflig, Turan, Vloçisht e Sovjan. Në Sovjan janë evakuar 15 familje nga ekipet e emergjencave në terren. 

    Bashkia Pustec: Po mbahet nën kontroll situata në fshatin Shulin, ku uji herë pas here depërton në katet përdhese të banesave.
    Bashkia Pogradec: Prurje të larta nga lumenjtë e Vërdovës, Rëmenjit dhe qytetit.
    Ndërkohë po punohet për pastrimin e dherave në Dardhas, Proptisht, Çërravë. 

    Tek hidrovori i Tushemishtit po punohet për stabilizimin e situatës, vijon me kapacitet të plotë, janë 4 pompa në punë.
    Strukturat e bashkisë, UKT dhe zjarrfikësit vijojnë në terren. 
    Bashkia Kolonjë: Rezervuarët e Helmesit dhe Kabash-Leskovik, po punojnë me kapacitet maksimal. 

    Po punohet në infrastrukturë për riparimin e disa urave në: Qafzezë, Shtikë, Gostivisht, Psar.
    Pas disa orëve kërkime, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të FA kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të zonjës 76 vjeç, në Progër.  

    QARKU LEZHË 

    Në të gjithë qarkun ka patur ndërhyrje të përqendruar të forcave, për shkak edhe situatës më komplekse, të krijuar si pasojë e reshjeve të shumta.  

    Deri tani janë llogaritur rreth 220 ha sipërfaqe nën ujë; (90 ha në Zejmen,70 në Shënkollë dhe rreth 60 ha Barbulloje nga dëmtimi i argjinaturës në Tale). 
    Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Tales.
    Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vazhdon normalisht 

    Në bashkinë Lezhë  

    Të gjitha strukturat e MC janë në terren tek argjinatura në Lagunën Vain. Riparimi/mbyllja e argjinaturës së dëmtuar përfundoi si fazë e parë, por do të vazhdojë puna për ngritjen në lartësi të saj si dhe në ndarjen e ndihmave ushqimore për banorët, evakuim të personave të izoluar, etj.
    Ekipet me varka kanë punuar për evakuimin e disa banorëve që kanë kërkuar ndihmë.
    Në bashkinë Kurbin  Prezencë uji, ka vetëm pjesërisht, në zonën e ulët të Gjormit.
    Vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, me eskavatorin e bashkisë. 
    Njëkohësisht, me mjetet e bashkisë, po punohet për sistemimin dhe rehabilitimin e rrugës alternative të fshatit Shpërdhet, që banorët të kenë akses dhe me mjetet e tyre. 
    -Vijon puna në aksin rrugor Skuraj-Vinjollë-Gallatë. Janë duke punuar, eskavatori me zinxhir i FA-se, Fadroma dhe një kamion i bashkisë. Aksi është i kalueshëm, pasi edhe ura është riparuar. 
    -Po ndërhyhet në shtratin e lumit Skuraj, (Vinjollë), për devijimin e rrjedhës në afërsi të rrugës.
    Në bashkinë Mirditë Vazhdojnë ndërhyrjet për rehabilitimin e rrugëve të dëmtuara nga reshjet e shirave. Po punohet në njësinë administrative Rrëshen, Kaçinar dhe Fan.
    Nuk ka dëme të konsiderueshme në kultura bujqësore. 

    QARKU DIBËR
    Situata është në përmirësim. 
    Po punohet me mjete për thellimin e kanalit kullues dhe largimin e ujit në bashkinë Bulqizë, ku ka patur probleme në aksin rrugor mes qytetit të vjetër dhe qytetit të ri, te terminali.
    Po mbahet nën monitorim situata në fshatin Urakë dhe në liqenin e Ulzës, ku ka rritje të nivelit të ujit. Në terren janë edhe mjete dhe forca nga FA, për të shmangur rrezikun e përmbytjes së banesave dhe për sistemimin provizor të argjinaturës. 

    QARKU SHKODËR
    Në bashkinë Fushë-Arrëz situata paraqitet më problematike në njësinë administrative Qafë Mali, ku po punohet për pastrimin e dherave në disa segmente rrugore.
    Në bashkinë Malësi e Madhe është konstatuar rritje e prurjeve të përroit të Thatë. 

    QARKU BERAT
    Situata është në përmirësim. 
    Ka rënie të theksuar të nivelit të lumit Osum, i cili është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore ne fshatrat përreth.
    Po ashtu edhe lumi Devoll ka shënuar rënie të nivelit. 
    Nga shërbimet e bashkisë Dimal dhe MZSh do të filloj puna për pastrimin e baltës dhe llumit nga rrugët dhe oborret e banesave. 
    QARKU GJIROKASTËR 
    -Në bashkinë Dropull, ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme dhe Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut. Policia e Shtetit ka ndaluar qarkullimin mbi urë dhe nga bashkitë dhe bizneset private po merren masa për vënien në funksion të një rruge alternative, e cila do të mundësojë kalimin e mjeteve dhe banorëve.
    -Në bashkinë Libohovë është punuar për riparimin e urës në fshatin Suhë.
    Në Përmet është bërë i mundur riparimi i rrugës Frashër–Përmet (afër depos së ujit të fshatit, duke lejuar kalimin e mjeteve. 
    QARKU ELBASAN 
    Në Bashkinë Gramsh po punohet në segmetin e rrugës, në njërin krah të urës së Shëmrizës.
    Punohet edhe në aksin rrugor Kodovjat -Mashan, ku ishte shembur një masiv dheu si dhe në aksin nacional Gramsh-Moglicë, në vendin e quajtur Mashan, ku pas ndërhyrjes, kalimi është I lirë.
    Po punohet edhe në aksin rrugor nacional Elbasan-Peqin, tek vendi i quajtur kthesa e Broshkes për pastrimin e gurëve të rënë.  

    QARKU TIRANË 
    Po vijon monitorimi si pasojë e shtimit të prurjeve të lumit Shkumbin në Rrogozhinë, I cili dje doli përkohësisht nga shtrati.
    Ekipet e OSHEE në terren janë duke punuar gjithashtu pa ndërprerje për rilidhjen e energjisë në ato zona, ku ka patur dnërprerje, si pasojë e motit të keq.  

    Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha strukturat në varësi janë pa ndërprerje në terren për të siguruar jetën e banorëve, gjësë së gjallë dhe të pronës. Ju bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të bashkëpunojnë me autoritetet, në rast të nevojës së evakuimeve! 

  • Situata me motin e keq/ MM njofton si paraqitet situata në zonat ku janë shkaktuar probleme

    Situata me motin e keq/ MM njofton si paraqitet situata në zonat ku janë shkaktuar probleme

  • Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në qarqet e vendit

    Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në qarqet e vendit

    Prej disa ditësh, strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga reshjet e shiut që kanë vijuar në pothuaj të gjithë territorin e vendit. Ministria e Mbrojtjes raporton se si vazhdon situate në qarqet me problematike të vendit.
    NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT NË VEND
    Gjatë 24 orëve të fundit, të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile kanë monitoruar pa ndërprerje situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve në fundit, në disa qarqe të vendit.Në një pjesë të zonave situata është e stabilizuar, ndërsa në Vlorë, Lezhë, Fier, etj. është bërë evakuimi i disa familjeve.Më poshtë situata e detajuar sipas qarqeve dhe bashkive:
    QARKU VLORËSot ka nisur tërheqja e ujërave të Vjosës.Për shkak të prurjeve të larta të lumit Vjosa, në njësinë administrative Novoselë janë evakuuar dje 7 familje, të cilat u sistemuan pranë të afërmve.Gjithashtu, 3 familje pranë urës së Mifolit u evakuuan për arsye sigurie. Në total deri mbrëmjen e djeshme ishin 10 familje të evakuuara.Bashkia HimarëPas ndërhyrjes së kontraktorit është hapur rruga, e cila u bllokua në segmentin midis fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa vijon puna për pastrimin e segmentit Selenicë–Rromës.Bashkia SarandëNë monitorim është aksi Sarandë–Delvinë në vendin e quajtur Shelegar, ku ka prani uji për shkak të daljes së lumit të Kalasës nga shtrati.Me prioritet po vijon puna për të shmangur rrezikun për banesat në fshatin Çukë, ku është dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë.Ekipet e OSHEE po punojnë për rilidhjen e energjisë në tunelin e Llogarasë.Gjithashtu po punohet për pastrimin e rrugës në Shkallë Qafë Botë dhe në segmentin nga karburanti drejt qendrës së Konispolit.Forcat në terren kanë bërë të mundur pastrimin e ujit në një banesë në Ksamil dhe në Metoq, ndërsa puna vijon në një banesë në fshatin Vrion ku ka prani të uji në një banesë.Rrugët hyrëse në bashkinë e Delvinës janë të gjitha të kalueshme. Në mbështetje janë 30 efektivë dhe 3 mjete të DRGj Gjirokastër. Hidrovorët e bashkisë Vlorë po punojnë me kapacitet të plotë.
    QARKU FIERPo monitorohet me vëmendje maksimale situate e krijuar si pasojë e prurjeve të Vjosës.Lumi në Kashisht–Çervën–Ferras, ka dalë nga shtrati por është brenda argjinaturës, ndërsa 50–60 ha tokë bujqësore janë nën ujë. 1 familje me 2 anëtarë është evakuuar në Çerven.Ka prezencë uji, në oborret e 30 ndërtesave në fshatrat Kashisht, Cerven, Ferras. Si masë paraprake, janë stakuar pompat në stacionin e ujësjellësit në Kafaraj.Po ashtu ka rritje prurjesh edhe në lumin Seman, por pa rrezik për banesa.
    QARKU KORÇËPo mbahet nën monitorim situate si pasojë e fryrjes së lumenjve Devoll dhe Dunavec.Në disa zona si në Dërsnik, Bulgarec dhe lagjen nr. 6, po bëhet devijimi provizor i ujërave.Po ndërhyhet në Sheqeras në një banesë.Po punohet nga kontraktori për pastrimin nga gurët e rënë në aksin Qafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë.
    QARKU LEZHËNë njësitë Shënkoll dhe Zejmen, niveli i ujit nga çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit vijon të rritet, por ekipet e emergjencave po punojnë për të shmangur rrezikun për banesat e bizneset.Në rastet kur është e nevojshme është kryer edhe evakuim me varka, ndërsa punimet për riparimin e argjinaturës do të vijojnë edhe sot.Vijojnë ndërhyrjet në aksin Skuraj–Gallatë–Vinjollë, në bashkinë Kurbin.Në bashkinë e Mirditës situate është e stabilizuar; po vazhdon rehabilitimi i rrugëve.Lumi Drin ka rënie niveli, ndërsa hidrovorët funksionojnë, përjashtuar Talen.
    QARKU DURRËSNë lumenjtë Erzen, Ishëm, Zezë nuk ka rritje niveli. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj po punojnë normalisht.Vijon pastrimi i kanaleve të Tonës dhe Tarinit. Lumi Erzen ka nisur të tërhiqet.Situatë e qetë është në bashkinë e Krujës, ku ka përfunduar forcimi i argjinaturës në lumin e Drojes.Po pastrohen kanalet në Borzanë dhe po punohet në njësinë Cudhi.Në tokat bujqësore ka tyërheqje të ujërave.
    QARKU DIBËRNë bashkinë e Bulqizës situiata është e stabilizuar, por po punohet në aksin e qytetit të vjetër. Në bashkinë e Dibrës po punohet në Luzni, Zall Dardhë, Muhur për hapjen e përrenjve.Furnizimi me energji normal, përveç fshatit Vakuf.Rrugët e fshatrave Vinjoll, Stojan, Derjan, Urxall në bashkinë Mat janë hapur.Me mbështetjen e FA është normalizuar situata në Bruç.Po punohet për pastrimin nga rrëshqitjet e dheut, në lagjen Mali-Lezajtë në bashkinë e Klosit.
    QARKU SHKODËRNë qarkun e Shkodrës reshjet kanë vijuar me intensitet mesatar deri të lartë.Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit po punohet për pastrimin e rrugëve, ndërsa në Malësinë e Madhe ka rritje të prurjeve në përroin e Thatë.
    QARKU BERATPo monitorohet më vëmendje situate si pasojë e prurjeve të larta të lumit Osum, ka rrezik daljeje nga shtrati në lagjen Goricë.Po ndërhyhet nga UKT Në lagjen 28 Nëntori.Në Bashkinë e Poliçanit, ujërat në tokat bujqësore janë tërhequr.Ndërsa në Dimal, ka prani uji në tokat bujqësore të Çiflig dhe Arrëz.
    QARKU GJIROKASTËRJnaë pastruar nga inertet e rëna gjatë natës në akset Kardhiq–Delvinë, Tepelenë–Gjirokastër, Gjirokastër–Kakavijë dhe tashmë janë të qarkullueshme.
    Në qarqet e Kukësit, Tiranës, dhe Elbasanit, situate paraqitet e stabilizuar, ndërsa në disa fshatra po punohet për rikthimin e energjisë elektrike.

  • Përmbytjet nga moti i keq, ja si paraqitet situata në qarqet e vendit

    Përmbytjet nga moti i keq, ja si paraqitet situata në qarqet e vendit

    Moti i keq me reshje të denura shiu ka shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit.
    Reshjet intensive kanë përmbytur toka bujqësore, shtëpi e biznese teksa shumë familje janë evakuuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes situata në qarqet e vendit paraqitet si më poshtë.
    Qarku Vlorë
    Sot ka nisur tërheqja e ujërave të Vjosës. Për shkak të prurjeve të larta të lumit Vjosa, në njësinë administrative Novoselë janë evakuuar dje 7 familje, të cilat u sistemuan pranë të afërmve. Gjithashtu, 3 familje pranë urës së Mifolit u evakuuan për arsye sigurie. Në total deri mbrëmjen e djeshme ishin 10 familje të evakuuara.
    Bashkia Himarë
    Situata paraqitet e qetë. Është hapur rruga, e cila u bllokua në segmentin midis fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa segmentit Selenicë–Rromës vijon të jetë i bllokuar.
    Bashkia Sarandë
    Në aksin Sarandë–Delvinë në vendin e quajtur Shelegar, ka prani uji për shkak të daljes së lumit të Kalasës nga shtrati. Janë përmbytur disa banesa në fshatin Çukë, ku është dëmtuar argjinatura e lumit Bistricë, ndërsa në tunelin e Llogarasë nuk ka energji elektrike.
    Vijon të jetë e bllokuar rruga në Shkallë Qafë Botë dhe në segmentin nga karburanti drejt qendrës së Konispolit. Në disa banesa në Ksamil, Metoq dhe Vrion kanë prani të ujit.
    Rrugët hyrëse në bashkinë e Delvinës janë të gjitha të kalueshme.
    Qarku Fier
    Është krijuar situatë problematike si pasojë e prurjeve të Vjosës. Lumi në Kashisht–Çervën–Ferras, ka dalë nga shtrati por është brenda argjinaturës, ndërsa 50–60 ha tokë bujqësore janë nën ujë. 1 familje me 2 anëtarë është evakuuar në Çerven. Ka prezencë uji, në oborret e 30 ndërtesave në fshatrat Kashisht, Cerven, Ferras. Si masë paraprake, janë stakuar pompat në stacionin e ujësjellësit në Kafaraj. Po ashtu ka rritje prurjesh edhe në lumin Seman, por pa rrezik për banesa.
    QARKU KORÇË
    Situata ka qënë problematike si pasojë e fryrjes së lumenjve Devoll dhe Dunavec. Në disa zona si në Dërsnik, Bulgarec dhe lagjen nr. 6, po bëhet devijimi provizor i ujërave. Një banesë në Sheqeras është përmbytu. Në aksinQafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë ka prezencë inertesh dhe uji.
    QARKU LEZHË
    Në njësitë Shënkoll dhe Zejmen, niveli i ujit nga çarja e argjinaturës së lagunës së Vainit vijon të rritet. Është kryer edhe evakuim me varka për disa banorë. Vijojnë ndërhyrjet në aksin Skuraj–Gallatë–Vinjollë, në bashkinë Kurbin. Në bashkinë e Mirditës situate është e stabilizuar. Lumi Drin ka rënie niveli, ndërsa hidrovorët funksionojnë, përjashtuar Talen.
    QARKU DURRËS
    Në lumenjtë Erzen, Ishëm, Zezë nuk ka rritje niveli. Hidrovorët në Porto Romano dhe Hamallaj po punojnë normalisht. Lumi Erzen ka nisur të tërhiqet. Situatë e qetë është në bashkinë e Krujës, ku ka përfunduar forcimi i argjinaturës në lumin e Drojes. Po pastrohen kanalet në Borzanë dhe po punohet në njësinë Cudhi. Në tokat bujqësore ka tyërheqje të ujërave.
    QARKU DIBËR
    Në bashkinë e Bulqizës situiata është e stabilizuar. Në bashkinë e Dibrës probleme ka pasur në Luzni, Zall Dardhë, Muhur për hapjen e përrenjve. Furnizimi me energji normal, përveç fshatit Vakuf. Rrugët e fshatrave Vinjoll, Stojan, Derjan, Urxall në bashkinë Mat janë hapur. Ka rrëshqitje dheu në lagjen Mali-Lezajtë në bashkinë e Klosit.
    QARKU SHKODËR
    Në qarkun e Shkodrës reshjet kanë vijuar me intensitet mesatar deri të lartë. Në Bashkinë e Fushë-Arrëzit rrugët kanë prezencë inertesh, ndërsa në Malësinë e Madhe ka rritje të prurjeve në përroin e Thatë.
    QARKU BERAT
    Ka prurje të larta të lumit Osum dhe ka rrezik daljeje nga shtrati në lagjen Goricë. Po ndërhyhet nga UKT Në lagjen 28 Nëntori. Në Bashkinë e Poliçanit, ujërat në tokat bujqësore janë tërhequr. Ndërsa në Dimal, ka prani uji në tokat bujqësore të Çiflig dhe Arrëz.
    QARKU GJIROKASTËR
    Akset Kardhiq–Delvinë, Tepelenë–Gjirokastër, Gjirokastër–Kakavijë janë të qarkullueshme. Në qarqet e Kukësit, Tiranës, dhe Elbasanit, situata paraqitet e stabilizuar, ndërsa në disa fshatra nuk ka energji elektrike.

  • Reshjet shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, MM: Osumi në rrezik, prurjet e Vjosës në vëzhgim

    Reshjet shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, MM: Osumi në rrezik, prurjet e Vjosës në vëzhgim

    Strukturat e emergjencave civile kanë vijuar monitorimin 24 orësh të situatës së krijuar nga reshjet intensive që kanë përfshirë disa qarqe të vendit. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në disa zona situata është stabilizuar, ndërsa në qarqe si Vlora, Lezha dhe Fieri është dashur evakuimi i disa familjeve për shkak të rrezikut nga përmbytjet. 

    Qarku Vlorë – Tërhiqen ujërat e Vjosës, 10 familje të evakuuara 

    Në pjesën jugore të vendit, lumi Vjosa ka pasur prurje të larta, duke detyruar evakuimin e 7 familjeve në Novoselë dhe tre të tjerave pranë urës së Mifolit. Të gjitha familjet janë sistemuar pranë të afërmve. Në Himarë është hapur rruga mes fshatrave Shën Vasil–Nivicë, ndërsa vijon pastrimi i akseve të tjera. Në Sarandë po monitorohet aksi Sarandë–Delvinë, ndërsa po punohet për forcimin e argjinaturës së lumit Bistricë dhe rikthimin e energjisë në tunelin e Llogarasë. Forcat në terren kanë ndërhyrë gjithashtu në Ksamil, Metoq dhe Vrion për largimin e ujërave. 

    Qarku Fier – Prurjet e Vjosës nën vëzhgim të rreptë 

    Prurjet e lumit kanë sjellë përmbytjen e 50–60 hektarëve tokë bujqësore në zonat Kashisht–Çervën–Ferras, ku një familje është evakuuar. Ka prezencë uji në 30 oborre banesash, ndërsa si masë paraprake janë stakuar pompat e ujësjellësit në Kafaraj. Në lumin Seman, prurjet janë rritur, por pa rrezik për banesat. 

    Qarku Korçë – Fryrja e lumenjve Devoll dhe Dunavec 

    Në disa zona si Dërsnik, Bulgarec dhe lagjja nr. 6 po kryhet devijimi provizor i ujërave, ndërsa në Sheqeras ekipet janë në terren për ndërhyrje. Kontraktorët po pastrojnë gurët e rënë në akset Qafë Plloçë–Qukës dhe Pogradec–Qafë Thanë. 

    Qarku Lezhë – Rrezik në argjinaturën e Vainit, evakuime me varka 

    Në njësitë Shënkoll dhe Zejmen niveli i ujit vijon të rritet për shkak të çarjes së argjinaturës së lagunës së Vainit. Në disa raste është realizuar evakuim me varka, ndërsa punimet për riparimin e argjinaturës vijojnë. Ndërhyrjet vazhdojnë edhe në aksin Skuraj–Gallatë–Vinjollë. Në Mirditë situata është stabilizuar, ndërsa lumi Drin paraqet rënie niveli. 

    Qarku Durrës – Situata drejt normalizimit 

    Lumenjtë Erzen, Ishëm dhe Zezë nuk paraqesin rritje niveli. Po pastrohen kanalet e Tonës dhe Tarinit, ndërsa lumi Erzen është tërhequr. Në Krujë ka përfunduar forcimi i argjinaturës së lumit të Drojes. Në tokat bujqësore është vërejtur tërheqje ujërash. 

    Qarku Dibër – Ndërhyrje në disa zona malore 

    Në Bulqizë situata është stabilizuar, ndërsa puna vijon në rrugët e qytetit të vjetër. Ndërhyrje janë kryer në Luzni, Zall Dardhë e Muhur. Me mbështetjen e Forcave të Armatosura është normalizuar situata në Bruç. Në Klos vijon pastrimi pas rrëshqitjeve të dherave. 

    Qarku Shkodër – Reshje intensive, ndërhyrje në terren 

    Në Fushë-Arrëz po pastrohen rrugët nga prurjet, ndërsa në Malësinë e Madhe ka rritje të prurjeve në përroin e Thatë. 

    Qarku Berat – Rrezik në Osum, monitorim i vazhdueshëm 

    Niveli i lumit Osum është rritur, duke sjellë rrezik në lagjen Goricë. Ndërhyrjet po kryhen nga UKT në lagjen 28 Nëntori. Në Poliçan ujërat janë tërhequr, ndërsa në Dimal ka ende prani uji në disa zona bujqësore. 

  • “Osumi në rrezik”/ Reshjet e ditëve të fundit shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, raporton Ministria e Mbrojtjes

    “Osumi në rrezik”/ Reshjet e ditëve të fundit shkaktojnë përmbytje dhe evakuime, raporton Ministria e Mbrojtjes