Tag: qarabag

  • Shkëndija bie në ndeshjen e parë, Qarabag fiton në Champions

    Shkëndija bie në ndeshjen e parë, Qarabag fiton në Champions

    Shkëndija ka pësuar disfatë 1-0 ndaj Qarabag, në ndeshjen e parë të turit të 3-të Champions League. Në Tetovë, azerët zhbllokuan shifrat në minutën e 18-të, me anë të Bayramov, i cili përktheu në gol një penallti.
    Në pjesën e dytë, të besuarit e Jeton Beqirit patën rastet e tyre, por pa mundur dot të vendosin ekuilibrat.

    Për t’u theksuar një rast i Ibraimit në fund, me lojtarin që shpërdoroi mundësi të mirë.
    Kualifikimi kështu do të vendoset në aktin e kthimit, me sfidën që luhet me 12 gusht.
     

  • Shkëndija mposhtet me rezultatin minimal nga Qarabag, por akoma nuk ka përfunduar

    Shkëndija mposhtet me rezultatin minimal nga Qarabag, por akoma nuk ka përfunduar

    Shkëndija është mundur në shtëpi 0-1 nga Qarabag në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator për Champions League. Kuqezinjtë e Tetovës e nisën më këtë formacion zyrtar: Gaye, Trumçi, Feati, Cake, Webster, Ramadani, Alhassan, Tamba, Krasniqi, Latifi, Ibraimi.
    Në minutën e 18-të, mbrojtësi anësor Webster, prek topin me dorë brenda zonës dhe arbitri jep penallti. Bayramov tregohet i saktë nga 11-metrat dhe kalon miqtë në avantazh. Pjesa e parë mbyllet në shifrat 0-1. SHIKORASTINEPENALLTISE
    Në fillim të pjesës së dytë, trajneri Jeton Beqiri, fut ish-lojtarin e Egnatias, Arbin Zejnullai dhe ish-in e kombëtares kuqezi, Kamer Qakën. As zëvendësimet nuk bënë punë. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të gjetur golin e barazimit, kuqezinjtë nuk ia dolën. Rezultati përfundimtar 0-1 për Qarabag.
    Ndeshja e kthimit do të luhet pas një javë ne Azerbajxhan. Në rast eliminimi nga ky raund, Shkëndija do të marrë pjesë në raundin e play-off për grupet e Europa League. Në rast se eliminohet edhe aty, e ka të sigurt pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Conference League.

  • Grupet e Champions League nuk janë mision i pamundur, shihni me kë përballet Shkëndija nëse kalon Qarabag

    Grupet e Champions League nuk janë mision i pamundur, shihni me kë përballet Shkëndija nëse kalon Qarabag

    Shkëndija ka bërë historinë në mbrëmjen e djeshme duke mundur Steauan në shifrat 1-2. Me këtë fitore, Shkëndija ka siguruar grupet e Conference League, ndërsa shkon në turin e tretë të Champions League.
    Atje ekipit shqiptar do të përballet me Qarabag. Nëse kalon edhe këtë rival, Shkëndija shkon në Play Off të Champions League, vetëm një hap larg grupeve. Rivalët e mundshëm atje janë në lartësinë e Qarabag dhe kështu nuk do të ishte çudi që Shkëndija të futet në grupet e Champions League. /Sport Ekspres/