Qamili i Vogël – Muhaxhiri është këngëtar shqiptar i muzikës popullore qytetare.
Ai ka lindur në qytetin e Gjakovës në vitin 1923. Pas një frymëzimi nga muzika tiranse, ai së bashku me Ymer Rizën themeluan Shoqëri Kulturo-Artisike anembanë Kosovës, duke dhënë një kontribut të madh për këngën dhe muzikën shqipe.9
Qamili i Vogël ishte këngëtari më emblematik i shek. XX në të gjitha hapsirat shqiptare e më gjërë. Me zërin e tij të ngrohtë lirik të pastër i përvetësoi të gjitha shtresat shoqërore.
Tahir Drenica, Mazllom Mezini, Bajrush Doda, Ismet Peja, Hashim Shala, Nexhmije Pagarusha, janë disa emra me të cilët ai kishte kënduar përgjatë rrugëtimit të tij artistik.
Zëri dhe kontributi i tij në sferën e muzikës shqiptare do të mbeten të paharruara.
Ai vdiq në vitin 1992.
KultPlus ju sjell tekstin dhe këngën “Maroma nji kafe”:
Maroma nji kafeDalëngadalë ta piSe më ka ardhë letraPër me shku n’ushtri
Ani shuj bre djaleÇka m’kallxove tiTash na vjen pranveraÇka do t’baj pa ty
Ushtar unë po shkojE ty po t’la në shpiPër mall po t’i laSahat e allti
Për mu kur t’merr malliTy mor djal i riMerr shkruma nji letërPashë dy sytë e mi
Vijnë shoqet e mijaditë për ditë me luUne dal n’dritarePër ty tuj mendu
Vitet po kalojneKoha s’asht tuj shkuE mora nji leterTy për me ta shkru./ KultPlus.com






