Tag: qajnë

  • A duhet t’i lëmë bebet të qajnë? Ja çfarë thotë shkencat

    A duhet t’i lëmë bebet të qajnë? Ja çfarë thotë shkencat

    Studime të reja paralajmërojnë se praktika e njohur si “cry it out” kur foshnjat lihen të qajnë për një kohë të gjatë pa u marrë në dorë apo ngushëlluar mund të ketë pasoja serioze për zhvillimin e tyre.

    Kur e qara e një bebeje injorohet për periudha të gjata, trupi i tyre çliron në nivele të larta hormonin e stresit kortizol. Ky reagim nuk është vetëm i përkohshëm: mund të ndikojë në mënyrën se si truri i fëmijës mëson të përballojë stresin gjatë gjithë jetës. Ekspertët shpjegojnë se kjo mund të çojë në fenomenin e quajtur “mospërfillje e mësuar” (learned helplessness) pra, ndjenja se nevojat e tyre nuk do të plotësohen, gjë që dobëson lidhjet emocionale dhe mënyrën si lidhen me të tjerët më vonë.

    Mjekët dhe psikologët theksojnë se përgjigja e menjëhershme dhe me praninë e ngrohtë ndaj qarjes së foshnjës forcon besimin, reziliencën dhe krijon një themel të shëndetshëm emocional për jetën e tyre. Kjo qasje ushqyese ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësi të shëndetshme përballimi dhe t’u besojnë kujdestarëve të tyre në momente nevoje.Ekspertët kujtojnë se çdo fëmijë dhe çdo familje është unike, ndaj prindërit që ndihen të pasigurt për mënyrën e duhur të reagimit duhet të kërkojnë këshillë tek pediatri ose specialistët e shëndetit mendor.

  • Sokol Olldashi: Këndo, miku im!

    Sokol Olldashi: Këndo, miku im!

    Poezi nga Sokol Olldashi:

    Këndoje miku im i panjohurkëngën që e preve në mes,këndojederisa të plasin shkrepat eera të thyhet kristaleve të vdekjes,këndojederisa malet të thërmohene lumenjtë të ngrihen uragandhe lisat të shembene bari të rritet vigan.Këndojederisa qiellin të mbyllësh në grushte me grushtin tjetër globit t’ia ngjeshësh,këndojederisa zhuri të kthehet në vaje burrat e dheut të qajnë.Këndojemiku im i panjohurkëngën që nuk ta shkrova kurrë!

    22 shtator, 1998

    *Titulli i origjinalit: Kënga

    ObserverKult

    ———————————-

    Lexo edhe :

    A E PARANDJEU VDEKJEN SOKOL OLLDASHI: ATA QË E VRANË, E PËRCJELLIN, E QAJNË…

    Në kortezh të përmotshëm,grumbuj dykëmbëshashpas një arkivoli që vrapon,Ata që e vranëAta e përcjelline qajnë.Gjithçka me dhe e mbulojnëPrifti bën Meshën e Funditu uron krimbave oreks…

    Poezinë e plotë e gjeni KËTU

    Lexo edhe:

    TESTAMENTI KRIJUES QË NA LA SOKOL OLLDASHI

    Nga: Kliton Nesturi

    Në historinë e letërsisë, ka fate dhe kategori të ndryshme autorësh. Ka prej atyre që tentojnë të hyjnë qysh në fillim me bujë e zhurmë dhe ia arrisin jo në pak raste kësaj kur prej kritikës verifikohen si talente dhe autorë të vërtetë, apo prej atyre që hyjnë me zhurmë dhe mbesin pastaj në heshtje, ashtu siç ka prej atyre që hyjnë “heshturazi”, pa tentuar të bëjnë jetën e zhurmshme dhe të bujshme të autorëve, por që në fund mbesin në histori dhe kujtesë si autorë të vërtetë.

    Në ditët e sotme kjo është e rrallë, por ja që ndodh dhe është e vërtetë. Njëri prej tyre është Sokol Olldashi, i cili pas ikjes së tij nga kjo botë dhe shoqëri e ndyrë dhe hipokrite, na la si testament krijues librin e tij “Unë dhe Unë”. Ndryshe prej shumë të tjerëve, që në fund të rrugëtimit të tyre lënë fjalët dhe zhurmën, ai la veprën.

    Duke lexuar me vëmendje poezitë e përfshira në vëllimin “Unë dhe Unë”, qysh në fillim dallohet një poezi origjinale, e pandikuar shumë prej të tjerëve, autorëve dhe rrymave që vërshojnë nga të katër anët në jetën krijuese dhe kulturore. Mund të duket e çuditëshme, por kjo, sipas meje, është e vërtetë.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • Shqiptarët pre e mashtrimit! Afrikanët e rrënuar mes humbjes së mln $, qajnë në dyert e selisë së firmës piramidale

    Shqiptarët pre e mashtrimit! Afrikanët e rrënuar mes humbjes së mln $, qajnë në dyert e selisë së firmës piramidale

    PAMJE NGA NGJARJA

    TIRANË-Teksa ZËRI raportoi se 6 mijë qytetarë shqiptarë nga jugu në veri po bien pre e firmave piramidale online, TXEX dhe XEUX, duke pretenduar dyfishim të të ardhurave, rreth një muaj më parë mijëra investorë në Afrikë, veçanërisht në Nigeri humbën shuma që tejkalonin 800 milionë dollarë. 
    Në pamjet e ndara në rrjet dhe media televizive mijëra qytetarë shihen teksa qajnë jashtë selisë së supozuar të skemës në Nigeri. Sipas raportimeve të mediave të huaja, njejtë si platformat në Shqipëri, ‘CBEX’ operonte nëpërmjet Telegram, si një platformë e supozuar tregtimi kriptovalutash që funksiononte përmes një faqeje interneti të personalizuar. Ajo falimentoi në prill, duke lënë shumë investitorë të rrënuar, kryesisht në Kenia dhe Nigeri.
    Platforma pretendonte se ishte e licencuar në SHBA dhe tha se ST Technologies International ishte përgjegjëse për sinjalet tregtare të inteligjencës artificiale, duke i lejuar asaj të operonte në Nigeri nën identitetin e korporatës ST Technologies International Ltd (Smart Treasure/Super Technology).
    Ndërkohë në Shqipëri, autoritetet janë duke i hetuar këto platforma dhe kanalet e tyre në Telegram dhe rrjete të tjera. Dy qytetet me numrin më të lartë të përdoruesve janë në Lushnje dhe Lezhë./ZËRI

  • Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë

    Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë

    Bota E Enjte, 28 Gusht 2025 15:06
    Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë.
    Duke iu adresuar mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, presidentja e kësaj organizate ndërkombëtare bamirëse, Inger Ashing, tha se zia e bukës – që javën e kaluar OKB-ja tha se po ndodh në Gazë – nuk është vetëm term teknik.

    “Kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute dhe më pas vdesin ngadalë dhe në dhimbje. Kjo, thënë qartë, është ajo çfarë është zia e bukës”, tha Ashing.
    Më pas ajo përshkroi se çfarë ndodh kur fëmijët vdesin nga zia e bukës, proces që sipas saj zgjat disa javë. Trupi, tha Ashing, fillimisht shfrytëzon yndyrën e vet për të mbijetuar, por kur nuk ka më yndyrë trupore, trupi nis të konsumojë vetveten, duke përdorur muskujt dhe organet vitale.
    “Megjithatë, klinikat tona janë pothuajse të heshtura. Fëmijët nuk kanë forcë as të flasin e as të qajnë në agoni. Ata shtrihen, të dobët fizikisht, duke vdekur” ngadalë, tha Ashing.
    Ajo insistoi se grupet e ndihmës me zë të lartë kanë paralajmëruar për zinë e urisë, kur Izraeli ndaloi që ushqimet dhe gjërat e tjera esenciale të hynin në Gazë, gjatë luftës.
    “Të gjithë në këtë mbledhje kanë përgjegjësi morale dhe ligjore që të veprojnë që ta ndalin këtë mizori”, tha Ashing.
    OKB-ja shpalli zyrtarisht zinë e bukës në Gazë javën e kaluar, duke fajësuar atë që e quajti pengesë sistematike të ndihmave nga Izraeli gjatë më shumë se 22 muajsh luftë.
    Organizata që monitoron urinë, e quajtur Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore, apo IPC, tha se zia e bukës po prek 500.000 njerëz në Qytetin e Gazës dhe deri në fund të shtatorit uria do të përhapet në rreth dy të tretat e tërë territorit palestinez./rel

  • “Fëmijët në Gaza nuk kanë më fuqi të qajnë”, drejtuesja e agjencisë “Save the Children” të OKB-së: Po vdesin ngadalë dhe me dhimbje

    “Fëmijët në Gaza nuk kanë më fuqi të qajnë”, drejtuesja e agjencisë “Save the Children” të OKB-së: Po vdesin ngadalë dhe me dhimbje

    Fëmijët e uritur të Gazës “kanë arritur limitin, ku janë limitet tuaja?” pyeti sot drejtuesja e Save the Children e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke detajuar shkatërrimin e ngadaltë psikologjik të fëmijëve, të cilët nuk kanë më forcë as të qajnë.

    E ftuar të ndërhynte gjatë një takimi të Këshillit mbi konfliktin izraelito-palestinez, Inger Asching këmbënguli se uria e shpallur në Gaza javën e kaluar nga OKB nuk është thjesht një “term teknik”.
    “Kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute, pastaj vdesin ngadalë dhe me dhimbje. Kjo, me fjalë të thjeshta, është uri”, vazhdoi ajo, përpara se të përshkruante fazat e këtij dobësimi të organizmit brenda pak javësh, trupi “duke shkatërruar veten”, “duke ngrënë muskujt dhe organet jetësore”, deri në frymën e fundit.
    “E megjithatë, në klinikat tona, ka pothuajse heshtje. Fëmijët nuk kanë më forcë të flasin ose të qajnë, pasi po vdesin nga gjakderdhja. Ata shtrihen aty, të dobësuar, duke humbur forcën e tyre para syve tanë, trupat e tyre të vegjël të rraskapitur nga uria dhe sëmundjet”, tregoi ajo.
    “Ju thamë qartë se kjo do të ndodhte. Të gjithë në këtë sallë kanë një përgjegjësi ligjore dhe morale për të vepruar për të ndaluar këtë mizori”, tha Asching.
    “Përfundimi i kësaj krize të shkaktuar nga njeriu kërkon që ne të veprojmë sikur të jetë nëna jonë, babai ynë, fëmija ynë, familja jonë, që luftojnë për të mbijetuar në Gazën e sotme”, tha Joyce Msuya, zëvendësshefe humanitare e OKB-së.
    Ajo përshëndeti “rritje të vogël” të ndihmës humanitare që ka qenë në gjendje të hyjë në enklavën palestineze në javët e fundit, si dhe rifillimin e shpërndarjes së ushqimit komercial.
    “Këto janë zhvillime të rëndësishme, por ato as nuk do ta përmbysin urinë dhe as nuk do ta ndalojnë atë”, tha ajo.

    Top Channel

  • “Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

    “Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

    OKB ka ngritur alarmin për situatën dramatike në Gaza, ku fëmijët vuajnë nga uria dhe kequshqyerja. Kreu i organizatës “Save the Children” i drejtua Këshillit të Sigurimit me fjalët: “Fëmijët e uritur të Gazës kanë arritur limitin, ku janë limitet tuaja?”

    Ai përshkroi shkatërrimin psikologjik dhe fizik të fëmijëve, të cilët “nuk kanë më forcë as të flasin ose të qajnë”. Fëmijët po dobësohen ngadalë, muskujt dhe organet e tyre po gërryhen nga uria, dhe shumë po humbin jetën në heshtje.

    Inger Asching, e ftuar në këtë tryezë, tha se uria e shpallur javën e kaluar nga OKB-ja nuk është thjesht një “term teknik”. “Kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute dhe vdesin ngadalë dhe me dhimbje”, tha ajo.
    Joyce Msuya, zëvendës shefe humanitare e OKB-së, apeloi se të gjithë kanë përgjegjësi ligjore dhe morale për të vepruar dhe ndaluar këtë mizori: “Duhet të sillemi sikur fëmijët në Gaza janë të afërmit tanë dhe të luftojmë për jetën e tyre.”

  • Trondit kreu i “Save the Children”: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë fuqi as të qajnë!

    Trondit kreu i “Save the Children”: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë fuqi as të qajnë!

    Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në Gazë, duke thënë se ata janë aq të dobët fizikisht sa nuk munden as të qajnë.
    Duke iu adresuar mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me konfliktin izraelito-palestinez, presidentja e kësaj organizate ndërkombëtare bamirëse, Inger Ashing, tha se zia e bukës – që javën e kaluar OKB-ja tha se po ndodh në Gazë – nuk është vetëm term teknik.
    “Kur nuk ka ushqim të mjaftueshëm, fëmijët vuajnë nga kequshqyerja akute dhe më pas vdesin ngadalë dhe në dhimbje. Kjo, thënë qartë, është ajo çfarë është zia e bukës”, tha Ashing.
    Më pas ajo përshkroi se çfarë ndodh kur fëmijët vdesin nga zia e bukës, proces që sipas saj zgjat disa javë. Trupi, tha Ashing, fillimisht shfrytëzon yndyrën e vet për të mbijetuar, por kur nuk ka më yndyrë trupore, trupi nis të konsumojë vetveten, duke përdorur muskujt dhe organet vitale.
    “Megjithatë, klinikat tona janë pothuajse të heshtura. Fëmijët nuk kanë forcë as të flasin e as të qajnë në agoni. Ata shtrihen, të dobët fizikisht, duke vdekur” ngadalë, tha Ashing.
    Ajo insistoi se grupet e ndihmës me zë të lartë kanë paralajmëruar për zinë e urisë, kur Izraeli ndaloi që ushqimet dhe gjërat e tjera esenciale të hynin në Gazë, gjatë luftës.
    “Të gjithë në këtë mbledhje kanë përgjegjësi morale dhe ligjore që të veprojnë që ta ndalin këtë mizori”, tha Ashing.
    OKB-ja shpalli zyrtarisht zinë e bukës në Gazë javën e kaluar, duke fajësuar atë që e quajti pengesë sistematike të ndihmave nga Izraeli gjatë më shumë se 22 muajsh luftë.
    Organizata që monitoron urinë, e quajtur Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore, apo IPC, tha se zia e bukës po prek 500.000 njerëz në Qytetin e Gazës dhe deri në fund të shtatorit uria do të përhapet në rreth dy të tretat e tërë territorit palestinez.

  • Mos u habisni, ekzistojnë 4 arsye të dobishme pse duhet t’i lini fëmijët të qajnë

    Mos u habisni, ekzistojnë 4 arsye të dobishme pse duhet t’i lini fëmijët të qajnë

    Është e vështirë të dëgjosh vogëlushin tënd duke qarë, prandaj me siguri nxiton drejt tij dhe përpiqesh që ta ndalosh.

    Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron që ta lini fëmijën tuaj të qajë, është në të vërtetë e dobishme dhe jo aq e tmerrshme sa mund të duket në fillim.

    Nuk ka efekte anësore

    Një studim i kryer nga The Journal of Child Psychology and Psychiatry zbuloi se lënia e foshnjave të qajnë, nuk ka pasoja negative. Gjatë eksperimentit, nuk u gjetën efekte të sjelljes gjatë zhvillimit të tyre. Për më tepër, nuk e përkeqësoi lidhjen e nënës me foshnjën në asnjë mënyrë.

    Ata bëjnë gjumë më të qetë

    Një studim zbuloi se foshnjat që lihen të qajnë gjatë natës, bëjnë një gjumë më të thellë. Në eksperiment, foshnjat u ndanë në 2 grupe: ata që u lanë të qajnë dhe ata që prindërit i pushuan së qari para se të shkonin në shtrat. Si përfundim, foshnjat nga grupi i parë fjetën më shpejtë dhe u zgjuan më rrallë gjatë natës.

    Formojnë vetë-kontrollin

    Mos reagimi i menjëhershëm ndaj nevojave të foshnjës tuaj, mund t’i mësojë ata të qetësohen vetë. Dieter Wolke, profesori që drejtoi studimin e parë, nuk e këshillon ndërhyrjen e menjëhershme. Pasi të mësohen me këtë gjë ata do të jenë në gjendje të qetësohen vetë, jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë natës.

    Fillojnë të zemërohen më rrallë

    Besohet se teknika e qarjes i ndihmon fëmijët të jenë më pak tekanjozë. Meqenëse metoda kërkon që një fëmijë të qetësohet pa ndihmën e dikujt, ka të ngjarë që ata të zemërohen më rrallë. Ata do të ndihen më të lumtur gjatë gjithë ditës dhe koha e gjumit nuk do të jetë më problem.

  • 4 arsye të dobishme pse duhet t’i lini fëmijët të qajnë

    4 arsye të dobishme pse duhet t’i lini fëmijët të qajnë

    Është e vështirë të dëgjosh vogëlushin tënd duke qarë, prandaj me siguri nxiton drejt tij dhe përpiqesh që ta ndalosh. Sidoqoftë, një studim i ri sugjeron që ta lini fëmijën tuaj të qajë, është në të vërtetë e dobishme dhe jo aq e tmerrshme sa mund të duket në fillim.

    1. Nuk ka efekte anësore

    Një studim i kryer nga The Journal of Child Psychology and Psychiatry zbuloi se lënia e foshnjave të qajnë, nuk ka pasoja negative. Gjatë eksperimentit, nuk u gjetën efekte të sjelljes gjatë zhvillimit të tyre. Për më tepër, nuk e përkeqësoi lidhjen e nënës me foshnjën në asnjë mënyrë.

    2. Ata bëjnë gjumë më të qetë

    Një studim zbuloi se foshnjat që lihen të qajnë gjatë natës, bëjnë një gjumë më të thellë. Në eksperiment, foshnjat u ndanë në 2 grupe: ata që u lanë të qajnë dhe ata që prindërit i pushuan së qari para se të shkonin në shtrat. Si përfundim, foshnjat nga grupi i parë fjetën më shpejtë dhe u zgjuan më rrallë gjatë natës.

    3. Formojnë vetë-kontrollin

    Mos reagimi i menjëhershëm ndaj nevojave të foshnjës tuaj, mund t’i mësojë ata të qetësohen vetë. Dieter Wolke, profesori që drejtoi studimin e parë, nuk e këshillon ndërhyrjen e menjëhershme. Pasi të mësohen me këtë gjë ata do të jenë në gjendje të qetësohen vetë, jo vetëm gjatë ditës, por edhe gjatë natës.

    4. Fillojnë të zemërohen më rrallë

    Besohet se teknika e qarjes i ndihmon fëmijët të jenë më pak tekanjozë. Meqenëse metoda kërkon që një fëmijë të qetësohet pa ndihmën e dikujt, ka të ngjarë që ata të zemërohen më rrallë. Ata do të ndihen më të lumtur gjatë gjithë ditës dhe koha e gjumit nuk do të jetë më problem.

  • Elita 5: Unë qaj për ty… retë qajnë për ne… (teksti dhe kënga)

    Elita 5: Unë qaj për ty… retë qajnë për ne… (teksti dhe kënga)

    Këngën “Shiu vetëm ty të lagë” e intepreton grupi Elita 5

    Në mes të natës erdheëndrrat m’i prishe tipër mua ishe e vdekure humbur në gjithësi.

    Më lërë të qetë të lutemgjumin ti mos ma prishqelqi njëherë thyhetnuk ngjitet sërish.

    Dëgjoje pikëlliminqë shpirtin ma copëtonqë bie bashkë me shiunsytë m’i mjegullon.

    Ti s’vjenkoha është ndaluarunë qaj për tyretë qajnë për ne.

    Në qiellin e harruarku yjet nuk rrinëkujtimi yt i zbehurtretet nëpër shi.

    Ti s’vjenkoha është ndaluarunë qaj për tyretë qajnë për ne

    Ti s’vjenkoha është ndaluarunë qaj për ty.

    ObserverKult

    ————————–

    Nga po ky grup:

    ELITA 5: ZEMRA IME SHUMË E MËRZITUR, VAZHDIMISHT TY PO T’KËRKON… (TEKSTI DHE KËNGA)

    S’e tregova unë dashurinëTani shpirti po m’vajtonZemra ime shumë e mërziturVazhdimisht ty po t’kërkon.

    Më kujtohen çastet tonaQë s’bashku ne i ndamëEdhe lumturinëQë ne të dy e pamë.

    Këngën e plotë e gjeni KËTU

    ——————————————————————

    ELITA 5: NËSE SONTE NDIHESH VETËM (TEKSTI DHE KËNGA)

    Nëse sonte ndihesh vetëmDhe ke frikë të shohësh ëndrra,Shuaj dritën, ndize zemrën,Do t’më gjesh mua brenda.

    Dhe lindi kënga e dashurisëQë kurrë për ty s’do ketë mbarim,Kjo këngë përjetë mbetet kujtim….

    ëngën e plotë e gjeni KËTU