Tag: pyllin

  • Zjarr në pyllin me pisha në Krastë

    Zjarr në pyllin me pisha në Krastë

    Mesditën e sotme, një vatër zjarri është shfaqur në një nga pikat më të larta të masivit me pisha në zonën e Kodër Krastës, në periferi të qytetit të Elbasanit.
    Shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po punojnë për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e sipërfaqeve të tjera pyjore nga përhapja e mëtejshme.
    Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këtë zonë derisa situata të vihet nën kontroll. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa po vijon monitorimi i situatës në terren.

  • Zjarri në pyllin në Qeparo, Ministria e Mbrojtjes: Vatra është shuar plotësisht pas disa orësh

    Zjarri në pyllin në Qeparo, Ministria e Mbrojtjes: Vatra është shuar plotësisht pas disa orësh

    Flakët morën përmasa të konsiderueshme për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, duke krijuar rrezik të drejtpërdrejtë për banesat dhe një fabrikë vaji. Ndërhyrja e menjëhershme nga toka dhe ajri bëri të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e pasojave më të rënda.
    Në operacion u përfshi helikopteri Black Hawk i Forcës Ajrore, i cili luajti një rol kyç në përballimin e vatrës aktive, ndërkohë që në terren ishin të angazhuar mjetet zjarrfikëse, efektivë të MZSH si dhe punonjës të shërbimit pyjor.
    Falë bashkërendimit mes strukturave të Mbrojtjes Civile, si në nivel vendor ashtu edhe qendror, u arrit të mbrohej jo vetëm mjedisi, por edhe siguria e banorëve dhe pasuria e tyre.
    AKMC dhe Ministria e Mbrojtjes apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët, sidomos në këto ditë me temperatura të larta dhe erëra të forta. Çdo zjarr, sado i vogël të duket, duhet raportuar menjëherë, në mënyrë që të shmangen situata të rrezikshme për jetën, pronën dhe natyrën.

  • Vijon zjarri në pyllin e Darëzezës, Ministria e Mbrojtjes: Helikopteri i FA nis ndërhyrjen nga ajri

    Vijon zjarri në pyllin e Darëzezës, Ministria e Mbrojtjes: Helikopteri i FA nis ndërhyrjen nga ajri

    Vijon vatra e zjarrit në pyllin e Darëzezë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në vendngjarje ndodhen 7 automjete zjarrfikëse me 40 efektivë të MZSH, një buldozer dhe një fadromë, por për shkak të terrenit ranor dhe përmasave të mëdha që ka marrë zjarri, situata në ekonominë pyjore të Darëzezës nuk është vënë ende nën kontroll.
    Ministria bënë me dije se një helikopter i FA është nisur nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

    ”Rreth orës 14:00, vatra e zjarrit është përhapur më tej dhe është bërë e pamundur ndërhyrja me mjete zjarrfikëse. Në koordinim me Qendrës së Bashkuar Operacionale (QBO), është nisur në mbështetje helikopteri tip Cougar i Forcës Ajrore për ndërhyrje nga ajri”.
    Sipërfaqja e përfshirë nga flakët është rreth 10 hektarë, ndërsa era po favorizon avancimin e zjarrit në pjesën veriore të pyllit.

  • Zjarr i përmasave të mëdha përfshin pyllin me pisha të Darëzezës, flakët i afrohen lokaleve

    Zjarr i përmasave të mëdha përfshin pyllin me pisha të Darëzezës, flakët i afrohen lokaleve

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha pranë plazhit të Darëzezës.

    Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era e fortë, duke iu afruar disa lokaleve në zonë.
    Në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët.
    Bashkë me ekipet zjarrfikëse, në ndihmë janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
    Autoritetet po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa vijon puna për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

    Top Channel

  • Zjarr masiv në pyllin e Darzezës, ndërhyjnë zjarrfikëset

    Zjarr masiv në pyllin e Darzezës, ndërhyjnë zjarrfikëset

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme pyllin me pisha në zonën e Darzezës në Fier, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve dhe rrezikun për mjedisin përreth.

    Sipas burimeve, në vendngjarje janë dërguar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Era dhe terreni i vështirë kanë vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e tyre.

    Deri më tani nuk raportohet për rrezik banesat, por autoritetet po monitorojnë nga afër situatën për çdo zhvillim të mundshëm.

    Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

     

  • Belinda Balluku në pyllin e Senëz në Divjakë (Video)

    Belinda Balluku në pyllin e Senëz në Divjakë (Video)

    Drejtuesja e PS për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinjtë e Divjakës.
    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Balluku thotë se “jemi mbledhur me të rinjtë e Divjakës për një pinkik në pyllin e Senëz, për të ndezur motorët e zgjedhjeve të 11 majit”.