Tag: pyllin

  • Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

    Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

    Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës.

    Nga pamjet, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi.
    Fatmirësisht, pasditja nuk shoqërohet me erë të fortë, gjë që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. Aktualisht, vatrat janë të izoluara, dhe nuk ka rrezik për përhapje të flakëve, megjithatë është kërkuar ndërhyrje nga ajri.

    Top Channel

  • Zjarri nuk ndalet, përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

    Zjarri nuk ndalet, përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

    Situata me zjarret vijon me vatra aktive. Një zjarr ka rënë në pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Fatmirësisht, pasditja nuk shoqërohet me erë të fortë, gjë që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. Aktualisht, vatrat janë të izoluara, dhe nuk ka rrezik për përhapje të flakëve.
     

  • Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

    Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

    Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, në fshatin Akërni, Njësia Administrative Novoselë.
    Tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, duke krijuar shqetësim për banorët dhe mjedisin përreth.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Për fat të mirë, pasditja nuk është shoqëruar me erë të fortë, faktor që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit.Aktualisht, vatrat e zjarrit janë të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për t’u përhapur më tej.

  • Merr flakë makina në pyllin e Sodës në Vlorë

    Merr flakë makina në pyllin e Sodës në Vlorë

    Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e sotme në Pyllin e Sodës në Vlorë, duke rrezikuar hapësirën e gjelbër përreth.

    Zjarrfikësit ndërhynë në kohë dhe shmangën përhapjen e zjarrit. Policia po heton shkaqet, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

  • Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar, banorët refuzuan evakuimin

    Gramsh, zjarri përhapet në pyllin e Koshnicës! 8 fshatra të dëmtuar, banorët refuzuan evakuimin

    Gramshi është në alarm nga zjarret. 4 fshatra të djegur dhe 4 të tjerë të dëmtuar, ndërsa 9 numri i të evokuarve nga banorët që rrezikonin jetën.
    Flakët janë përhapur edhe në pyllin e Koshnicës. Policia ka krijuar një kordon sigurie. Banorët kanë refuzuar fillimisht të evakuohen, por pas këmbënguljes së grupeve të emergjencave janë dorëzuar duke u larguar.

    Ka pasur edhe persona të lënduar, mes tyre edhe 4 gra, që po mjekohen në spital, por pa rrezik jete. Forcat operacionale po punojnë që të mos lejojnë përhapjen e tij më tej, duke e lokalizuar. Nuk ka pasur përmasa kaq të mëdha të zjarreve më parë në këtë zonë.

  • Zjarr i madh përfshin pyllin me pisha në Himarë, rrezikohen edhe banesat e fshatit Bolenë

    Zjarr i madh përfshin pyllin me pisha në Himarë, rrezikohen edhe banesat e fshatit Bolenë

    Një vatër e madhe zjarri është shfaqur në fshatin Bolenë të Himarës pasditen e sotme.
    Nga informacionet e publikuara në media, mësohet se flakët kanë në pyllin me pisha dhe rrezikojnë fshatin aty pranë.
    Në vendngjarje kanë mbërritur një zjarrfikëse me forca dhe po niset dhe një tjetër nga Himara.

  • Skandal në Vlorë/ 54-vjeçari ‘privatizon’ pyllin e mbrojtur dhe mbjell ullinj, policia e merr nën akuzë

    Skandal në Vlorë/ 54-vjeçari ‘privatizon’ pyllin e mbrojtur dhe mbjell ullinj, policia e merr nën akuzë

    Policia e Vlorës ka marrë nën akuzë një 54-vjeçar që ‘privatizoi’ pyllin në Poro, në zonën e mbrojtur pranë lumit Vjosë dhe e ktheu në parcelë me ullishta, pa pasur dokumente pronësie.
    Burime zyrtare konfirmuan sot nisjen e procedimit në gjendje të lirë për të dyshuarin, që nuk posedonte asnjë dokumentacion.
    “U referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për F. D., 54 vjeç, banues në fshatin Fitore, pasi dyshohet se pa u pajisur me leje nga organet kompetente, ka shpyllëzuar duke  kultivuar më pas me pemë ulliri një sipërfaqe të konsiderueshme pylli, në zonën e mbrojtur, pranë lumit Vjosë, në fshatin Poro”, tha policia vendore për rastin.
    Hetimet e mëtejshme do i ndjekë organi vendor i akuzës, për pushtim toke.

  • Zjarr në pyllin mes Patosit dhe Mallakastrës, ndërhyjnë Emergjencat dhe helikopteri

    Zjarr në pyllin mes Patosit dhe Mallakastrës, ndërhyjnë Emergjencat dhe helikopteri

    Prej ditës së djeshme, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha, që shtrihet mes zonave të Lofkëndit dhe Drenies, në kufirin administrativ të bashkive Patos dhe Mallakastër.

    Në terren ndodhen prej orëve të para të zjarrit forcat e Emergjencave Civile, shërbimet zjarrfikëse të dy bashkive, si dhe punonjës të tjerë të angazhuar në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Situata mbetet serioze, por ndërhyrja nga ajri me një helikopter ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në izolimin e vatrave aktive.
    Autoritetet theksojnë se po bëhet maksimumi për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie natyrore me rëndësi për ekosistemin lokal.

    Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që zjarri të jetë i qëllimshëm. Policia ka nisur hetimet dhe rikujton se zjarrvënia e qëllimshme dënohet sipas parashikimeve të Kodit Penal.

  • Zjarr në pyllin mes Patosit dhe Mallakastrës, ndërhyn helikopteri

    Zjarr në pyllin mes Patosit dhe Mallakastrës, ndërhyn helikopteri

    Prej ditës së djeshme, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pylli me pisha, që shtrihet mes zonave të Lofkëndit dhe Drenies, në kufirin administrativ të bashkive Patos dhe Mallakastër.
    Në terren ndodhen prej orëve të para të zjarrit forcat e Emergjencave Civile, shërbimet zjarrfikëse të dy bashkive, si dhe punonjës të tjerë të angazhuar në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët. Situata mbetet serioze, por ndërhyrja nga ajri me një helikopter ka dhënë ndihmë të konsiderueshme në izolimin e vatrave aktive.

    Autoritetet theksojnë se po bëhet maksimumi për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie natyrore me rëndësi për ekosistemin lokal.

  • Vijon zjarri në pyllin me pisha në Fier, bimësia vështirëson punën e zjarrfikësve, digjen 5 ha

    Vijon zjarri në pyllin me pisha në Fier, bimësia vështirëson punën e zjarrfikësve, digjen 5 ha

    Vatra e zjarrit në Fier po përhapet në pyllin me pisha midis fshatrave Gjinoqare, Drenie dhe Lofkënd.

    Forcat ushtarake të repartit të Poshnjës në Berat, zjarrfikësit e Mallakastrës dhe Patosit ndodhen në vendngjarje.
    Pylli po digjet me shpërthime të befta të vatrave të zjarrit për shkak të qilimit halor shumëvjeçar.
    Shkurret dhe terreni i thyer vështirësojnë punën.
    Ndërsa zjarri nisi një ditë më parë, deri më tani rezultojnë të shkrumbuara 5 hektarë pyll pishe dhe shkurre.

    Top Channel