Tag: pyjor

  • Kodi i ri Penal/ Shkatërrimi i pyjeve dhe mjedisit pyjor, 20 vite burg për autorët që shkaktojnë pasoja të rënda

    Kodi i ri Penal/ Shkatërrimi i pyjeve dhe mjedisit pyjor, 20 vite burg për autorët që shkaktojnë pasoja të rënda

    Ndryshimi i Kodit Penal parashikon një dënim të ashpër sa i përket shkatërrimit të pyjeve dhe mjedisit pyjor.

    Neni 206/a parashikon dënimet për autorët që shkaktojnë veprimet, me pasoja të rënda.
    Dënim me burg deri në 20 vite parashikohet për veprat penale me pasoja në jetën e njerëzve.

    Top Channel

  • Zjarr në malin e fshatit Gërman në Mat, flakët përfshijnë masivin pyjor

    Zjarr në malin e fshatit Gërman në Mat, flakët përfshijnë masivin pyjor

    Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e kësaj të enjteje në malin e fshatit Gërman të Njësisë Administrative Komsi në Bashkinë e Matit.Ende nuk dihet se si është shkaktuar ndezja e zjarrit rreth orës 12:00 në një zonë të thepisur malore të këtij masivi pyjor. Ndërkohë, burime nga terreni bëjnë të ditur se vatra e zjarrit është në një zonë të vështirë dhe fikja e plotë në një kohë të shkurtër është thuajse e pamundur.

  • Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor në Vlorë

    Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor në Vlorë

    Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke rrezikuar seriozisht hapësirën e gjelbër përreth. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe për pak çaste kërcënoi masivin pyjor të zonës.
    Forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe arritën të vendosin nën kontroll situatën, duke shmangur përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të gjera.

    Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit, ndërsa nuk dihet ende nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt teknik apo është i qëllimshëm. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

  • Vatra e zjarrit në Martanesh, flakët po djegin masivin pyjor në ‘Luginën e Valit’

    Vatra e zjarrit në Martanesh, flakët po djegin masivin pyjor në ‘Luginën e Valit’

    Situata e zjarreve në vend mbetet problematike, teksa aktualisht luftohet nga forcat operacionale të emergjencave në 23 vatra.
    Edhe qarku i Dibrës është përfshirë nga zjarret, duke mos i shpëtuar fenomenit veror.
    Kjo që shihni në pamje është vatra e zjarrit në Martanesh, zona e quajtur “Lugina e Valit”.
    Re të mëdha tymi në masivin pyjor që po shkrumbojnë gjithçka gjejnë para. Tereni është i vështirë dhe depërtimi nga forcat pengon aksionin.

  • Fier – Zjarri në masivin pyjor Lofkënd-Drenie vijon prej katër ditësh, rreziku rritet me afrimin e mesditës

    Fier – Zjarri në masivin pyjor Lofkënd-Drenie vijon prej katër ditësh, rreziku rritet me afrimin e mesditës

    Deri në këto momente, në qarkun Fier është aktive një vatër zjarri në ekonominë pyjore Lofkënd-Drenie, e cila vijon të djegë prej katër ditësh. Sot në terren po operojnë 3 mjete zjarrfikëse, 30 efektivë të MZSH, 25 trupa të Forcave të Armatosura dhe 20 forca bashkiake.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Zjarri është përqendruar në një zonë masivi pyjor me terren tepër të vështirë, ku është e pamundur ndërhyrja me mjetet zjarrfikëse apo trupat operacionale. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Aktualisht flakët kanë intensitet të ulët, por me fillimin e erës rreth mesditës, rreziku për përshkallëzimin e situatës rritet ndjeshëm. Deri tani, nuk ka banesa apo njësi ekonomike të rrezikuara.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Autoritetet qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm dhe po monitorojnë nga afër ecurinë e zjarrit për të ndërhyrë menjëherë në rast nevoje.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

  • SYRI TV/ Zjarret shkrumbojnë pyjet e Mallakastrës, rrezikohen banesat përreth

    SYRI TV/ Zjarret shkrumbojnë pyjet e Mallakastrës, rrezikohen banesat përreth

    Vijon të jenë aktive tre vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër. Kreu i Bashkisë, Qerim Ismailaj është shprehur se deri tani janë djegur më shumë se 40 ha nga masivi pyjor, ndërkohë që ka shtuar se flakët po ndihmohen nga era

    Syri TV

    Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër, ku terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, pohon se përballë kësaj situate vetëm ndërhyrja nga ajri mund të bëjë të mundur izolimin e plotë të flakëve, të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era.

    Qerimaj pohon gjithashtu se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri përllogaritet në 40 ha , kryesisht pisha të mbjella në vitet 70- 80- të.

    Kreu i Bashkisë deklaroi se pas neutralizimit të plotë të zjarrit, komisionet e verifikimit do të bëjnë një bilanc të plotë të dëmeve.

  • 3 vatra zjarri aktive në masivin pyjor në Mallakastër, kryebashkiaku apel për ndërhyrje nga ajri

    3 vatra zjarri aktive në masivin pyjor në Mallakastër, kryebashkiaku apel për ndërhyrje nga ajri

    Tre vatra  zjarri vijojnë të jenë aktive në masivin pyjor të Lofkëndit në Mallakastër ku terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen mjeteve zjarrfikëse. Kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj , pohon se përballë kësaj situate vetëm ndërhyrja nga ajri mund të bëjë të mundur izolimin e plotë të flakëve të cilat përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era.
    Qerimaj pohon gjithashtu se në këtë ditë të tretë të përballjes me flakët, në terren janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse dhe rreth 130 forca zjarrfikëse , të ushtrisë dhe strukturave bashkiake ndërsa thekson se sipërfaqja e përshkuar nga zjarri përllogaritet në 40 ha , kryesisht pisha të mbjella në vitet 70- 80- të.
    Po sipas tij menjëherë pas neutralizimit të plotë të zjarrit , komisionet e verifikimit do të dalin në terren për të bërë një bilanc të dëmeve , jo vetëm të pemëve frutore, por edhe të masivit pyjor.

  • Deri në 20 vite burg, çfarë rrezikojnë zjarrvënësit në Shqipëri

    Deri në 20 vite burg, çfarë rrezikojnë zjarrvënësit në Shqipëri

    Gjatë katër ditëve të fundit shtatë persona kanë rënë në pranga si përgjegjës për ndezjen e disa zjarreve në vend.
    Në disa raste, vatrat e flakëve dolën jashtë kontrollit duke rrezikuar jetën e qytetarëve, pronat, tokat dhe bagëtitë e tyre.
    Përveç të arrestuarve, nën hetim janë vënë edhe shtatë persona të tjerë për disa vatra në Sarandë, Fier, Kurbin, Dibër, Poliçan dhe Shkodër.
    Nëse këta persona vërtetohen se janë përgjegjës të ndezjes së zjarreve, Kodi Penal i Shqipërisë parashikon dënime të rënda.
    Më konkretisht, futen te veprat penale kundër mjedisit të parashikuara në nenet 206/a dhe 206/b.
    Neni 206/a parashikon veprën penale “Shkatërrimi i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
    Sipas këtij neni, “shkatërrimi apo dëmtimi me dashje, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga pesë deri në tetë vjet”.
    Po kjo vepër, e kryer me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, dënohet me burgim nga pesë deri në 15 vjet.
    Kur kjo vepër ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga dhjetë deri në 20 vjet.
    Ndërsa neni 206/b parashikon veprën penale “shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
    Sipas këtij neni, “shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia, me pasoja të rënda materiale, i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to, me zjarr, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet”.
    Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve apo shkakton dëme të rënda dhe të zgjatura në kohë ndaj mjedisit apo zonave të mbrojtura, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.
    Kujtojmë se së fundmi, Shqipëria është përballur me disa situata problematike si pasojë e vatrave të zjarrit.
    Më rëndë ishte ajo në Delvinë ku u detyrua evakuimi i tre fshatrave. Njëkohësisht mbeti i lënduar edhe shefi i Komisariatit të Delvinës, Agim Troci, i cili ndërhyri për të shpëtuar disa banorë.
    Në terren përveç forcave zjarrfikëse, policisë, ushtrisë dhe emergjencave civile janë vënë edhe helikopterët apo avionë të Mbrojtjes Civile Europiane, në përpjekje për të shuar zjarret.

  • Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Shkopetit, për shuarjen e flakëve ndërhyn edhe helikopteri

    Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Shkopetit, për shuarjen e flakëve ndërhyn edhe helikopteri

    Është riaktivizuar zjarri i rënë pasditen e djeshme në masivin pyjor të luginës së Shkopetit. Era e fortë ka bërë që flakët të rifshaqen në pyllin me pisha pak metra larg rrugës nacionale Burrel-Skuraj.
    Helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes ka asistuar në kufizimin e përhapjes së flakëve në anën veriore të luginës, ndërsa forcat e mbrojtjes civile të bashkive Kurbin e Mat, si dhe forcat e armatosura vijojnë përballjen me flakët në rrugë tokësore.
    Izolimi i zjarrit është i vështirë për shkak të dendësisë së pishave dhe pemëve të tjera, njëkohësisht edhe nga terreni jo pak i thyer.

  • Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Drenovës, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

    Riaktivizohet zjarri në masivin pyjor të Drenovës, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

    Riaktivizohet sërish zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër.

    Shërbimet zjarrfikëse rinisin operacionin për shuarjen e flakëve, por me mjete rrethanore pasi terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

    Top Channel