Tag: pyjet

  • Irani kërkon ndihmë urgjente për luftimin e zjarrit në pyjet e veta antike

    Irani kërkon ndihmë urgjente për luftimin e zjarrit në pyjet e veta antike

    Irani ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndërkombëtare për të shuar një zjarr të madh që nisi të përhapet para tri javësh në pyjet e lashta Hirkaniane, të cilat janë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2019.
    Zjarri, i cili nisi pranë fshatit Elit në provincën Mazandaran më 31 tetor, u ka shpëtuar përpjekjeve për ta vënë nën kontroll dhe vazhdon të kërcënojë një nga ekosistemet më të vjetra dhe më të pasura në botë.
    Mohammad Jafar Qaempanah, zëvendës i presidentit iranian Masud Pezeshkian, njoftoi më 21 nëntor në X se janë bërë përgatitjet për të “kërkuar me shpejtësi ndihmë nga vendet mike”.

    Derisa Qaempanah nuk tregoi se cilat vende, Shina Ansari, kreu i Departamentit të Mjedisit të Iranit, më vonë konfirmoi se Turqia do të dërgojë dy avionë specialë për shuarjen e zjarreve, një helikopter dhe një ekip prej tetë personash për të ndihmuar në fikjen e flakëve.
    Ansari shtoi se Irani mund të kërkojë ndihmë edhe nga Rusia, “nëse është e nevojshme”.

    تصاویر منتشرشده در شبکه‌های اجتماعی گسترۀ آتش‌سوزی در جنگل‌های الیت چالوس در شامگاه ۲۹ آبان را نشان می‌دهد.
    رسانه‌ها در ایران گزارش داده‌اند که از صبح جمعه ۳۰ آبان، پس از شش روز حریق مداوم، سرانجام یک فروند هواپیمای ایلوشین برای مهار آتش‌سوزی به منطقه اعزام شده است.
    به گفتۀ… pic.twitter.com/MrfMLhjsDb
    — RadioFarda‌|‌راديو فردا (@RadioFarda_) November 21, 2025

    Autoritetet pretendojnë se zjarri fillimisht u vu nën kontroll pas disa ditësh, por një “fazë e dytë” u riaktivizua fundjavën e kaluar.
    Megjithatë, aktivistët mjedisorë dhe banorët vendës këmbëngulin se zjarri ka vazhduar të digjet pandërprerë në tri javët e fundit dhe nuk është vënë kurrë plotësisht nën kontroll.
    Tereni i ashpër, moti jashtëzakonisht i ngrohtë dhe grumbullimi i gjetheve të thata dhe pemëve të rrëzuara kanë kontribuar në qëndrueshmërinë dhe përhapjen e zjarrit.
    Pamjet gjatë natës që po qarkullojnë në internet tregojnë shkallën e dëmtimit dhe përpjekjet rraskapitëse të ekipeve të emergjencës dhe vullnetarëve që luftojnë me flakët.
    Mehrdad Khazaei-Poul, kreu i Departamentit të Burimeve Natyrore të Mazandaranit, ia la fajin për zjarrin kryesisht neglizhencës njerëzore.
    “Për fat të keq, disa individë kanë vepruar me pakujdesi, duke shkaktuar zjarrin”, tha ai, duke theksuar se “faktorët natyrorë nuk kanë qenë shkaku kryesor”.
    Pyjet Hirkaniane – rreth 660.000 hektarë prej të cilëve ndodhen në Provincën Mazandaran – janë ndër ekosistemet më të vjetra në botë dhe pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
    Të shtrira përgjatë brigjeve jugore të Detit Kaspik, këto pyje datojnë më shumë se 40 milionë vjet dhe përmbajnë pemë deri në 500 vjet të vjetra, sipas UNESCO-s.

  • Irani “lutet” për ndihmë/ Zjarret shkatërrojnë pyjet e lashta, situata jashtë kontrollit

    Irani “lutet” për ndihmë/ Zjarret shkatërrojnë pyjet e lashta, situata jashtë kontrollit

    I paaftë për ta menaxhuar vetë situatën, Irani ka kërkuar ndihmë të menjëhershme ndërkombëtare për shuarjen e zjarrit gjigant që nisi re javë më parë në pyjet e lashta Hirkaniane, të cilat janë në listën i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s e që deri tani, u ka shpëtuar përpjekjeve të autoriteteve për vënien e tij nën kontroll.

    Zjarri, që nisi në provincën Mazandaran më 31 tetor, po kërcënon rëndë njërin prej ekosistemeve më të vjetra dhe më të pasura në botë.
    Mohammad Jafar Qaempanah, zëvendës i presidentit iranian Masud Pezeshkian, njoftoi më 21 nëntor në X se janë bërë përgatitjet për të “kërkuar me shpejtësi ndihmë nga vendet mike”. Edhe pse në deklaratë nuk tregohet se cilat janë vendet në fjalë, Turqia mësohet se do të dërgojë dy avionë cisternë, një helikopter dhe një ekip prej tetë personash për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
    Irani po kështu mund të kërkojë ndihmë edhe nga Rusia, “nëse është e nevojshme”. Autoritetet pretendojnë se zjarri fillimisht u arrit të kontrollohej pas disa ditësh, por një “fazë e dytë” e tij u riaktivizua fundjavën e kaluar.
    Aktivistët mjedisorë dhe banorët vendas këmbëngulin megjithatë, se qeveria nuk po thotë të vërtetën dhe se zjarri ka vazhduar të digjet pandërprerë në tri javët e fundit dhe nuk është vënë kurrë plotësisht nën kontroll. Ekspertët thonë se me shumë gjasë, flakët ishin pasojë e një pakujdesie njerëzore dhe “faktorët natyrorë nuk kanë qenë shkaku kryesor i tyre”.

    Top Channel

  • Zjarr i madh përfshin pyjet e Baldushkut, digjen ullinj shekullorë

    Zjarr i madh përfshin pyjet e Baldushkut, digjen ullinj shekullorë

    Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet dhe ullishtet në zonën e Baldushkut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në natyrë dhe në ekonominë lokale.
    Flakët kanë kapluar ullinj shekullorë, të cilët kanë një vlerë të jashtëzakonshme historike dhe ekologjike, duke alarmuar banorët dhe komunitetin e zonës.
    Përveç ullinjve, zjarri ka dëmtuar edhe bletaritë, duke ndikuar në punën e disa familjeve lokale që mbaheshin nga kjo aktivitet ekonomik.

  • Zjarret nuk gjejnë qetësi/ Përfshihen nga flakët pyjet e Baldushkut, digjen ullinj shekullorë, ja detajet e para

    Zjarret nuk gjejnë qetësi/ Përfshihen nga flakët pyjet e Baldushkut, digjen ullinj shekullorë, ja detajet e para

    Zjarr i madh ka përfshirë pyjet në zonën e Baldushkut, duke shkaktuar dëme të mëdha në natyrë dhe ekonominë lokale.
    Flakët kanë kapluar ullishtet, duke djegur ullinj shekullorë me vlerë të jashtëzakonshme historike dhe ekologjike. Ngjarja ka zemëruar banorët dhe komunitetin.
    NJOFTIM NGA KOMUNITETI NË BALDUSHK/ THIRRJE PUBLIKE
    20 Shtator 2025
    Fshati i vjetër Kakunje, Njësia Administrative Baldushk – Tiranë
    Zjarr i përmasave të frikshme ka përfshirë zonën e fshatit të vjetër, duke shkaktuar dëme të rënda natyrore dhe ekonomike.
    Dëmet janë të pallogaritshme:
    Djegie e ullishtave dhe ullinjve shekullorë.
    Shkatërrim i bletarive, duke dëmtuar shumë familje.
    Humbje të konsiderueshme në tokat bujqësore dhe kulturat sezonale.
    Bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse:
    Bashkia Tiranë
    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
    Të ndërmarrin menjëherë:
    Hetim të shkaqeve të zjarrit.
    Masat emergjente për ndihmë dhe kompensim të banorëve.
    Plane afatgjata për mbrojtjen dhe rikuperimin e mjedisit.
    Solidaritet me banorët e prekur dhe falënderime për forcat zjarrfikëse dhe vullnetarët që punuan pa ndërprerje.

  • U kap duke transportuar heroinë në pyjet e Follorinës, arrestohet shqiptari në Greqi

    U kap duke transportuar heroinë në pyjet e Follorinës, arrestohet shqiptari në Greqi

    Një shqiptar i cili ishte duke transportuar 21.5 kg heroinë në pyjet e Follorinës, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, është arrestuar nga policia greke.
    Shqiptari ishte futur në një zonë të pyllëzuar, teksa më pas është lokalizuar nga efektivët e policisë.
    Ai u kap duke transportuar 43 pako me heroinë, me një peshë totale prej 21.5 kilogramësh. Sasia e heroinës dhe një celular janë sekuestruar nga policia greke.

  • U kap duke transportuar 21.5 kg heroinë në pyjet e Follorinës, arrestohet shqiptari në Greqi

    U kap duke transportuar 21.5 kg heroinë në pyjet e Follorinës, arrestohet shqiptari në Greqi

    Një shqiptar i cili ishte duke transportuar 21.5 kg heroinë në pyjet e Follorinës, pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut, është arrestuar nga policia greke.
    Shqiptari ishte futur në një zonë të pyllëzuar, teksa më pas është lokalizuar nga efektivët e policisë.
    Ai u kap duke transportuar 43 pako me heroinë, me një peshë totale prej 21.5 kilogramësh. Sasia e heroinës dhe një celular janë sekuestruar nga policia greke.
    Mediat greke shkruajnë se pas arrestimit, shqiptari është shoqëruar tek prokurori i çështjes. Hetimet ndaj tij janë ndjekur nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Xanthi.

  • Pyjet në Akërni dhe Poro 24 orë në flakë/ Njerëzit me sytë nga qielli, satelitët e Ramës dhe helikopterët e Vengut kanë humbur

    Pyjet në Akërni dhe Poro 24 orë në flakë/ Njerëzit me sytë nga qielli, satelitët e Ramës dhe helikopterët e Vengut kanë humbur

    Pyjet me pishë në Akërni dhe Poro kanë mbi 24 orë që po digjen. Dhe askush spo ndërhyn vërtetë për të fikur flakët. 2 mjete të Zjarrfikëses së Vlorës nuk kanë aspak fuqi të luftojnë me flakët. Ministri dje njoftoi se po merreshin masat, veç këmbësorisë ishin dhe 4 helikopterë në dispozicion por asnjë helikopter nuk është parë në zonë. Pra gënjeu.

    Në njoftimin e shpërndarë për media, me dorën e tyre na shkruajtën se helikopterët (forcat ajrore) janë aty për monitorim. Monitorim do të thotë të shikojnë, kontrollojmë, evidentojnë…por jo ndërhyjnë. Kush do e fik zjarrin? Apo presim shiun? Ndoshta po, se shyqyr që ishte shiu i ditëve të fundit se akoma shumë zona të Shqipërisë do të ishin akoma nën pushtetin e zjarrit.

    Ndërkohë që Akërni dhe Poro në zonën e Vlorës, zjarri ka që prej ditës së djeshme që po djeg të vetmen hapësirë të gjelbër që qyteti bregdatar ka.

    Dhe çfarë është ulëritëse, është se ndërsa mbrëmë pyjet po digjeshin, sipas një burimi mediatik, të gjithë drejtuesit e mëdhenj vendor ishin mbledhur në një ditëlindje, po hanin, pinin e kërcenin nën shoqërinë e këngëtarëve të famshëm shqiptar. Ndërsa Vlora po digjej.

    Ndërkohë që edhe sot pas festës akoma nuk është marrë asnjë masë e zjarri vazhdon të përpijë pyllin.

    Sot mbi flakë fluturoi 2 herë një helikopter por pa asnjë efekt.

    Vlorës po i digjen pyjet- e askush s’po merr asnjë masë serjoze.

    Ky është krim, dhe për këtë krim, fajtor nuk është ai që ndezi zjarrin, janë ata që s’po bëjmë asgjë për ta shuar. Është kaq e thjeshtë ta kuptosh se pse digjen e nga kush po digjen pyjet në zonat e jugut te vendit.

    Njerëzit kanë mbetur me sytë nga qielli që të shikojnë pak shi. Se satelitët e Ramës dhe helikopterët e Vengut e kanë braktisur këtë vend.

  • Zjarri përfshin pyjet në Fushë-Arrëz, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

    Zjarri përfshin pyjet në Fushë-Arrëz, kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

    Një vatër e re zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Arrëz, konkretisht në pyjet pranë fshatit Kryezi, në zonën e Podinatit.
    Zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke përfshirë pyje me pishë të zezë, një pasuri natyrore me rëndësi të veçantë për zonën.
    Në terren ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe Policia, të cilët po përpiqen të vënë nën kontroll flakët.
    Bashkia e Fushë-Arrëzit ka lëshuar një thirrje urgjente për ndërhyrje nga ajri, duke kërkuar mbështetje shtetërore për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
    Njëkohësisht, u është bërë apel banorëve të zonës që të mobilizohen dhe të ndihmojnë në përpjekjet për shuarjen e flakëve.

  • Flakët përhapen në pyjet e fshatit Kryezi

    Flakët përhapen në pyjet e fshatit Kryezi

    Në Fushë-Arrëz është shfaqur një vatër zjarri në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Zjarri i ndihmuar nga erat e forta po përhapet me shpejtësi në pyjet e pishës së zezë. Shërbimi zjarrfikës, Shërbimi Pyjor dhe Policia kanë shkuar në vendin ku ka rënë zjarri. Bashkia bën thirrje për ndërhyrje të menjëhereshme nga ajri dhe apelon banorët që të mobilizohen për vëninen nën kontroll të flakëve.

  • Kthehen në hi pyjet e Gramshit, banorët kthehen në shtëpitë e tyre

    Kthehen në hi pyjet e Gramshit, banorët kthehen në shtëpitë e tyre

    Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë e tyre.
    Strukturat e emergjencave kanë kërkuar që të mbahet nën kontroll çdo vatër, pasi rreziku i riaktivizimit ekziston edhe pas fikjes.
    Roje pylli, zjarrfikës e vullnetarë vijojnë të jenë të shpërndarë në terren për çdo riaktivizim të mundshëm.
    Nga ana tjetër, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit në fshatrat e prekur.
    gijotina.com/