Tag: pyetjen

  • Berisha- Dumanit: Lexo pyetjen e plote e pastaj pergjigju

    Berisha- Dumanit: Lexo pyetjen e plote e pastaj pergjigju

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Berisha i tërheq vëmendjen Dumanit në Kuvend: Lexo pyetjen të plotë, pastaj përgjigju!

    Berisha i tërheq vëmendjen Dumanit në Kuvend: Lexo pyetjen të plotë, pastaj përgjigju!

    Kreu i demokratëve, Sali Berisha i ka tërhequr vëmëndjen shefit të SPAK, Altin Dumanit gjatë kohës që ky po raportonte në parlament.

    Dumani nuk e lexoi të plotë pyetjen që i bëri Jorida Tabaku, por u mjaftua me një përgjithësim, por kjo nuk i ka pëlqyer Sali Berishës që është ngritur nga vendi dhe ka ngritur zërin me kritika.

    ‘Zotëria të lexojë pyetjet një për një. Dhe jo në këtë mënyrë sepse këta të tjerët këtej nuk kanë asnjë interes.

    Pyetja është kjo dhe kjo është përgjigja, në këtë mënyrë. Jo bëjmë një grumbull pyetjesh dhe hajt’, reagoi kryedemokrati Berisha dhe pas kësaj Altin Dumani ka ndryshuar mënyrën se si i është referuar pyetjeve të deputetëve të opozitës, duke i lexuar fjalë për fjalë.

    Kjo është hera e parë që Berisha dhe Dumani përballen në publik. Kreu i opozitës deri më sot i është referuar me emrin ‘Altin Troplini’ pasi e akuzon se ndihmoi në arratisjen e Elvis Doçit, një trafikant droge pjesë e klanit Troplini.

     

  • “Po Veliaj? Hetimet vijojnë”/ Dumani ‘ftesë’ Ahmetajt: I mirëpritur nëse do të bashkëpunosh me SPAK

    “Po Veliaj? Hetimet vijojnë”/ Dumani ‘ftesë’ Ahmetajt: I mirëpritur nëse do të bashkëpunosh me SPAK

    altin dumani

    TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me hetimet për inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. Lidhur me pyetjen për ish-ministrin Arben Ahmetaj, Dumani ‘e ftoi’ në bashkëpunim, teksa u shpreh se nëse është i mirëpritur nëse dëshiron të bashkëpunojë me drejtësinë. Ndërsa, sa i përket Erion Veliajt, se përse nuk është marrë ende si i pandehur, Dumani deklaroi se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar dhe vijojnë akoma për inceneratorin e Tiranës.
    “SPAK ka hetuar, në kuadër të këtyre hetimeve, 71 persona të të gjitha niveleve; disa janë në vendime të formës penale të prerë, disa janë në proces hetimi. Lidhur me pyetjen që bëhet për ta trajtuar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në lidhje me inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, këto dy procedime penale i kanë kaluar të gjitha fazat e hetimit gjyqësor dhe i kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Lidhur me pyetjen pse nuk e kam marrë ende, hetimet paraprake nuk kanë përfunduar, por vazhdojnë akoma. Lidhur me pyetjen për ish-ministrin Arben Ahmetaj, deklarimet publike të tij vlerësohen rast pas rasti. Për ne ai është një person në kërkim në lidhje me inceneratorët. Në rast se një person dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, është mëse i mirëpritur”, tha Dumani.

  • Sondazhi: Rama edhe 4, 8 apo 12 vjet si kryeministër?

    Sondazhi: Rama edhe 4, 8 apo 12 vjet si kryeministër?

    Sondazhi online prej disa ditësh me pyetjen: “Rama edhe 4, 8 apo 12 vjet si kryeministër?” ka rezultuar me rezultate si me poshtë.
    Edhe katër vite: 45680 vota ose 33.2 %

    Edhe tetë vite: 83992 vota ose 61.1 %

    Edhe 12 vite : 7821 ose 5.7 %

  • “Korrupsion i padënuar”, Balliu ngrit alarmin: Pse askush nuk merret me aferën e milionave të EkoParkut?

    “Korrupsion i padënuar”, Balliu ngrit alarmin: Pse askush nuk merret me aferën e milionave të EkoParkut?

    Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, vijon të jetë aktiv me denoncimet e tij ndaj fenomenit të korrupsionit në vendin e tonë. Së fundi Balliu bën pyetjen ku përfunduan 13 milionë eurot të EkoParkut.
    Përmes një video në rrjetet sociale, Balliu ngre pyetjen se si ka mundësi që zhduken miliona euro dhe nuk hetohet askush në këtë aferë gjigante.
    Denoncimi i Balliut:
    Ku përfunduan 13 milionë euro të EkoParkut?
    Si është e mundur që një aferë e tillë, ku janë zhdukur miliona euro nga taksat e qytetarëve, të mos hetohet? Pse drejtësia hesht? Pse nuk merret në pyetje firmëtari i kësaj afere, ai që ka vënë vulën mbi shpërdorimin e parave publike?