Tag: pyetje

  • Donnarumma drejt City-t, por të gjithë në Angli kanë një pyetje që ka nevojë për përgjigjje

    Donnarumma drejt City-t, por të gjithë në Angli kanë një pyetje që ka nevojë për përgjigjje

    14 Gusht 2025

    17:33

    Telesport

    Lajmi më i çuditshëm i merkatos së verës është interesi intensiv i Pep Guardiolës për portierin Donnarumma.
    Pas problemeve që u bënë publike mes italianit dhe drejtuesve të PSG (saktësisht shkaku ishte trajneri Luis Enrique), Donnarumma ka mbetur pa busullë.
    Për të ka interes edhe Manchester United, por City është më afër. Lind pyetja: Enrique, trajner i ngjashëm me Pep, nuk e ka pëlqyer kurrë italianin për shkak se ai nuk luan mirë me topin në këmbë. Atëherë, pse Pep e pëlqen atë?
    Mediat angleze e kanë shtruar këtë pyetje në rrjetet sociale dhe askush nuk ka dhënë një përgjigje të pranueshme.

  • Shqipëria po digjet!

    Shqipëria po digjet!

    Nga Mariela Shkurta

    Me trishtim të madh lexoja sot (13 gusht) reagimin e një kryeministri, ku në vargjet e tij shihej qartë: asnjë keqardhje për gjendjen e rëndë që po kalon sot Shqipëria jonë, e cila kur u krijua kishte gjithë vëmendjen e Zotit, duke e pikturuar deri në detaj natyrën, malet, fushat e saj, e me një vijë bregdetare si askund tjetër.Sot, kryeministri bëri një inventar të kapacitetit të mjeteve të emergjencave në shtetet fqinje, një absurditet i paprecedent, një tallje, një përçmim, një shkelje e inteligjencës që të vë në siklet kur e lexon. Natyrshëm, të lind një pyetje: si ka mundësi që një individ të ketë fuqinë e talljes kaq haptazi me inteligjencën e një kombi të tërë?!Pas kësaj pyetje, mua më lind natyrshëm një tjetër (dhe kjo ndodh përherë, sidomos pas 11 majit): po si ka mundësi, si mundet një komb i tërë të tolerojë përçmimin e një njeriu të vetëm?! Si ka mundësi që, të lësh dikë të diktojë votën, të votojë për ty në të shumtën e rasteve?! Si ka mundësi që, të tolerosh dikë që vjen e të shkatërron çatinë që ke punuar një jetë të tërë ta ndërtosh, për të strehuar familjen?! Si ka mundësi që, të tolerosh dikë që vjen e të shkatërron biznesin me të cilin ti mban familjen?! Po si ka mundësi që, në vend që të protestosh e të ngresh zërin për të drejtën tënde, ti zgjedh të largohesh nga toka jote!?Kur them: “Shqipëria digjet”, nuk flas vetëm për zjarret që e kanë gjunjëzuar vendin si kurrë më parë. E po të lexosh reagimin e kryeministrit, e gjen përgjigjen në rreshtat e tij. Për çfarë na hyjnë në punë avionët, kur edhe vendet e tjera digjen!? A është një fyerje inteligjence e qëllimshme, apo një injorancë e kreut të qeverisë? Kjo pyetje, besoj, nuk do shumë mund për t’iu përgjigjur. Mjafton të shohësh sjelljet e tij ndaj qytetarëve për ta kuptuar.Faktori kryesor që i ka vënë sot flakën Shqipërisë është korrupsioni! Sot, luksi dhe pushteti nuk negociohen; ato vendosen mbi çdo gjë! Mbi dinjitetin dhe dëshirën për ta çuar vendin përpara, si në ekonomi, në turizëm por edhe në sektorë të tjerë, duke i dhënë Shqipërisë prosperitet në çdo fushë të mundshme.Sot, në rrjet pashë një foto të një burri në moshë, i cili me lot në sy kishte përcjellë për në aeroport djalin, nipin e mbesën. Një bashkim familjar në Gjermani i ndau për së gjalli! Tani çdo gjë për të s’do jetë më si më parë. Nipër e mbesa tani do t’i shohë rrallë. Po sa të tjerë si kjo familje kanë braktisur vendin e tyre?! Me Delvinën, Gramshin, Tepelenën… me një vend të tërë në flakë, sa e sa të tjerë do të largohen?! Shumë mbetën pa shtëpi dhe buka e gojës u bë shkrumb e hi. A thua shteti do t’ju vijë në ndihmë?! Me një fond emergjence 9 euro për njeri, për 61 bashki, pak vështirë!Unë kam hequr prej kohësh dorë nga shkrimet. Në fund të fundit, shumica nuk i lexon, sidomos kur janë të tejzgjatura. Sot e bëra një përjashtim. Dhe mendoj se ky shkrim nuk është aspak i gjatë, pasi nëse do të hidhja në një letër pakënaqësitë e qeverisjes, skandalet e saj, shpenzimet e luksit, korrupsionin etj., do të kisha shkruar një libër me disa vëllime. Kështu që, po e mbyll me kaq.Këtë status e shkrova për veten time, më tepër, si një rrëfim te prifti për mëkatet e dikujt tjetër, por që i mbart unë mbi shpinë.

  • Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

    Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

    Jo të gjithë njerëzit e zgjuar e ndjejnë nevojën të bërtasin që janë të tillë. Inteligjenca e vërtetë nuk e kërkon vëmendjen, por di të lërë përshtypje në mënyra të vogla, ndonjëherë fare të padukshme, nëse di si të shikosh.

    Këto janë disa detaje të vogla që tregojnë se dikush është shumë më i zgjuar sesa duket:
    Bëjnë pyetje të thjeshta që të nxjerrin zbuluar

    Jo se nuk dinë vetë, por sepse duan të kuptojnë si mendon ti. “Pse mendon ashtu?” apo “Çfarë do të thotë kjo për ty?” pyetje që duken të thjeshta, por janë si GPS për mendjen tënde. Ata të lexojnë përmes përgjigjes tënde.
    Vërejnë çdo detaj, por nuk ndihen të detyruar t’i vënë në dukje
    E dinë se ke thënë një gjë ndryshe herën e kaluar, e kuptojnë që je nervoz/e nga mënyra si po luan me gotën, por nuk ta thonë. Analizojnë gjithçka në heshtje dhe e përdorin kur është koha e duhur.
    “Ndiejnë” atmosferën dhe përshtaten pa humbur vetveten
    Nuk i sheh të njëjtë në çdo ambient, sepse ata dinë të lexojnë “energjitë” dhe të sillen sipas rrethanës. Janë si kameleonë emocionalë, por në mënyrën më autentike të mundshme.
    Të lënë t’i nënvlerësosh, që pastaj të të befasojnë
    Nuk ndihen keq kur të tjerët mendojnë se s’dinë shumë. Në fakt, e shohin si një avantazh. Kur flasin më në fund, zakonisht i lënë të gjithë gojëhapur.
    Janë kuriozë edhe për gjëra që s’u hyjnë në punë
    Njerëzit e zgjuar janë të ‘uritur’ për njohuri, jo për t’u dukur, por sepse duan ta kuptojnë botën.
    Pranojnë që gabuan, pa drama
    Nuk kanë nevojë të justifikohen. “Po, e drejtë.” “S’e kisha menduar kështu.” Dhe kaq. Kjo nuk është thjesht modesti, është siguria e brendshme që të lejon të pranosh gabimet pa e kthyer personale.
    Nuk flasin më shumë se të tjerët, por e drejtojnë bisedën
    Janë ata që me një pyetje të vendosur mirë ndryshojnë drejtimin e gjithë diskutimit. Nuk ka nevojë të bëjnë zhurmë, ndikimi i tyre është në mënyrën si dinë të flasin në kohën e duhur.
    S’e kanë me ngut të reagojnë
    Kur dëgjojnë diçka, nuk nxitohen të përgjigjen. Mendojnë, reflektojnë, pyesin më shumë, sepse duan të kuptojnë më thellë, jo të dominojnë bisedën.
    Nuk kanë nevojë për përgjigje të lehta
    Ata që i dinë të gjitha, zakonisht s’dinë asgjë. Njerëzit inteligjentë e dinë që shumë pyetje nuk kanë përgjigje të thjeshta. Dhe janë në paqe me këtë gjë.
    Janë më të interesuar si mendon dikush, sesa çfarë
    Nuk duan të fitojnë debatet. Duhan të kuptojnë nga vjen mendimi yt. “Si arrite në atë përfundim?” është më e rëndësishme për ta sesa “Je gabim”.

  • ‘Telegraaf’: Pamje shokuese, holandezi dhunon vajzën e tij në Korçë

    ‘Telegraaf’: Pamje shokuese, holandezi dhunon vajzën e tij në Korçë

    Foto ilustruese

    KORÇË- Policia në qytetin e Korçës në Shqipëri ka nisur një hetim ndaj një burri holandez, i cili dhunoi dhe tërhoqi të bijën nga flokët në rrugë. Shtetasi holandez u gjurmua dhe u mor në pyetje. Që atëherë ai është vendosur në pranga, pasi akuzohet për abuzim me fëmijët.
    Sipas mediave holandeze, burri shihet duke e zvarritur vajzën nga flokët poshtë rrugës për një kohë të konsiderueshme. Një grua, ndoshta nëna e fëmijës, ecën pranë tij, duke mos thënë asgjë dhe duke mos ndërhyrë. Pamjet shqetësuese u shpërndanë fillimisht në rrjetet sociale, gjë që e vendosi ngjarjen në vëmendjen e Policisë.
    Më pas, burri, i cili rezultoi të ishte babai i vajzës u thirr në komisariat për të dhënë shpjegime lidhur me sjelljen e tij brutale. Gjatë marrjes në pyetje, u konfirmua se burri është babai biologjik i vajzës së mitur. Ai është identifikuar si M.U., një shtetas holandez 33-vjeçar. Nuk është bërë e ditur pse ata ndodheshin në Shqipëri, por ka dyshime se mund të kenë ardhur për pushime. Pas marrjes në pyetje fillestare, dosja iu dërgua Prokurorisë Publike në Gjykatën e Shkallës së Parë të Korçës.
    Tashmë, Policia vazhdon hetimet për të kuptuar plotësisht sfondin e incidentit të ndodhur që ka shkaktuar bujë deri në Holandë./ZËRI

  • “Nuk jemi kafshë”, Mbappe mbron Hakimi-n: Shpërtheu në lot dhe më tha se…

    “Nuk jemi kafshë”, Mbappe mbron Hakimi-n: Shpërtheu në lot dhe më tha se…

    Kylian Mbappé u mor në pyetje gjithashtu në lidhje me akuzën për përdhunim që përfshin Achraf Hakimi.
    Hetimi ndaj lojtarit të PSG-së është duke vazhduar dhe zyra e prokurorit të Nanterre ka kërkuar që ish-lojtari maroken i Interit të shpallet fajtor nga Gjykata Penale e Departamentit Hauts-de-Seine.
    Çështja po shkakton polemika të konsiderueshme në Francë: daton që nga viti 2023, por ditët e fundit janë bërë kërkesa që lojtari të dërgohet në gjyq, ku ai përballet me deri në 15 vjet burg.
    Hakimi gjithmonë i ka mohuar akuzat kundër tij dhe beson se ka qenë viktimë e një “kurthi”. Tani i takon gjyqtarit hetues të konfirmojë ose të hedhë poshtë akuzat, por ndërkohë, procedurat vazhdojnë.
    Kylian Mbappé dëshmoi gjithashtu në këtë çështje. Ai u mor në pyetje nga hetuesit dhe foli në favor të ish-shokut të tij të ekipit, duke përdorur argumente mjaft “të çuditshme”.
    Gazeta franceze L’Équipe ka bërë një punë të rëndësishme në hetimin e kësaj çështjeje, duke zbuluar se Mbappé është marrë në pyetje edhe nga hetuesit në lidhje me incidentin, duke përfshirë fragmente nga dëshmia e tij:
    “Atë mbrëmje, shkuam në një restorant. Achraf shpërtheu në lot. Ai ishte vërtet keq. Më tha se kishte pasur prekje të ndërsjella në pjesët intime, por se në asnjë moment nuk kishte ndjerë ndonjë refuzim nga kjo grua e re. Ai më tha se në fund, ata nuk kishin fjetur bashkë pa më thënë pse”.
    Sulmuesi i Real Madridit tha për ish-shokun e tij të skuadrës: “Është një temë që e diskutojmë rregullisht dhe jemi shumë vigjilentë. Para së gjithash, nuk jemi kafshë. Dhe së dyti, kemi qenë të përgatitur për këtë që nga fillimi i karrierës sonë.
    “Achraf Hakimi është respektues ndaj grave. Edhe kur ishte i dehur, nuk e kam parë kurrë të sillet në mënyrë të papërshtatshme. Edhe kur nuk isha atje, nuk i kam dëgjuar kurrë miqtë të më thonë se Achraf ishte sjellë keq ose e kishte tepruar”.

  • Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK, merret sërish në pyetje për abuzimet me tenderat

    Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK, merret sërish në pyetje për abuzimet me tenderat

    Jonaid Myzyri

    TIRANË- Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur edhe sot në Prokurorinë e Posaçme. Nga ajo që raportohet, bëhet me dije se edhe sot, Myzyri është marrë në pyetje nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për rreth 2 orë, ai është rimarrë në pyetje nga prokurori Elvin Gogaj, ku ka dhënë sërish shpjegime në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.
    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), pas hetimeve, ka dalë në përfundimin se titullari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij se kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, duke shpallur fitues të tenderit për mirëmbajtjen e rrugës Rreshën-Ura e Repsit bashkimin e operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ofertën më të lartë.
    Sipas SPAK, Komisioni i Prokurimit Publik duhet të orientonte autoritetin kontraktor për anulimin e procedurës, me qëllim rihapjen e saj, duke iu dhënë mundësinë operatorëve ekonomikë që të plotësonin kriteret e vendosura prej tij të konkurrojnë.
    Jonaid Myzyri është marrë i pandehur bashkë me 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera. Autoritetet kanë ndarë veçmas një grabitje të ndodhur në shtëpinë e punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja. Përgjimi i punonjëses së KPK, Lindita Skeja e cila implikon titullarin në procedurat abuzive të tenderit tregon se punonjësja i ankohet bashkëbiseduesit në telefon se kishte firmosur për Myzyrin dhe tani po “vuante pasojat”./ZËRI

  • Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK, do merret sërish në pyetje për abuzimet me tenderat

    Jonaid Myzyri rikthehet në SPAK, do merret sërish në pyetje për abuzimet me tenderat

    Jonaid Myzyri

    TIRANË- Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur edhe sot në Prokurorinë e Posaçme. Nga ajo që raportohet, bëhet me dije se edhe sot, Myzyri do të merret në pyetje nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
     

  • Emri i Elon Musk në dokumentet sekrete të çështjes Epstein? Prestigjiozja britanike zbulon: U përmend gjatë marrjes në pyetje të Ghislaine Maxwell

    Emri i Elon Musk në dokumentet sekrete të çështjes Epstein? Prestigjiozja britanike zbulon: U përmend gjatë marrjes në pyetje të Ghislaine Maxwell

    Emri i Elon Musk dhe ai i vëllait të tij, Kimbal Musk, rezultojnë ndër dokumentet ende të klasifikuara në lidhje me çështjen Epstein.

    Këtë e raporton “Daily Mail”, duke cituar burime të njohura me seancën e gjatë në burg me Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe bashkëpunëtorja e financierit të ndjerë pedofil Jeffrey Epstein, i cili vdiq në burg në vitin 2019.
    Mediat nuk saktësojnë nëse përmendja e emrit të Elon Musk ka lidhje me ndonjë përfshirje direkte apo thjesht me ndonjë referencë, por raportimi është domethënës, veçanërisht pasi vetë Musk kishte akuzuar publikisht Donald Trump për përpjekje për të mos i publikuar dosjet, duke sugjeruar se ish-presidenti amerikan kishte diçka për të fshehur.
    Ironikisht, sipas “Daily Mail”, Musk rezulton të jetë vetë i përfshirë në këto dokumente – së bashku me vëllain e tij.
    Gjithçka lidhet me një seancë marrjeje në pyetje në burg, ku Ghislaine Maxwell ka bashkëpunuar me hetuesit amerikanë. Ajo është pyetur për një listë prej më shumë se 100 emrash të lidhur me Epstein, përfshirë figura të rëndësishme si princi Andrew, Bill Clinton, Bill Gates, Alan Dershowitz, Les Wexner, Leon Black dhe shumë financues të fuqishëm të Wall Street.
    Burime të “Daily Mail” thonë se kjo ishte hera e parë që Maxwell është pyetur zyrtarisht për princin Andrew dhe të tjerë. “Ajo foli me ndershmëri dhe pa frikë. Nuk u tërhoq nga asnjë pyetje dhe dëshiron që e vërteta të dalë në dritë”, deklaroi një burim i afërt me hetimin.
    Në raport thuhet se përfshirja e emrit të Elon Musk mund të jetë pjesë e një loje hakmarrjeje apo ndëshkimi ndaj tij, pas konfliktit të hapur me Trump në rrjetin X. Megjithatë, vetë hetimi duket se është shtrirë në një spektër më të gjerë figurash publike, çka në mënyrë indirekte ul fokusin te Trump.
    Aktualisht nuk ka ndonjë provë që lidhet konkretisht me ndonjë veprim të paligjshëm nga ana e Musk, por përmendja e tij në një çështje kaq të nxehtë vjen në një moment delikat për reputacionin e tij publik.
    Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Todd Blanche, pritet të takohet me Trump pas kthimit të këtij të fundit nga vizita në Skoci. Në axhendë do të jetë analiza e dëshmive të Ghislaine Maxwell dhe mundësia për ndonjë falje apo lehtësim të dënimit për ish-mikeshën e Epstein, në këmbim të bashkëpunimit të saj me drejtësinë amerikane.

    Top Channel

  • Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

    Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

    Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe bashkëpunëtorja e miliarderit pedofil, që u vetëvra në burg në vitin 2019.
    Maxwell, e dënuar me 20 vite burg për joshjen e vajzave të mitura në vështirësi ekonomike për t’i dorëzuar tek Epstein, shprehet e gatshme të flasë.
    Vëllai i saj, Ian, konfirmoi për New York Post se ajo ka në dorë prova materiale të panjohura gjatë gjyqit të vitit 2021. Deri më tani, Maxwell nuk kishte dëshmuar kurrë, pavarësisht se ishte në dijeni të plotë të axhendës private të Epstein: emra, data, vende.
    Departamenti i Drejtësisë duket se ka dashur të veprojë përpara Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve, i cili e ka thirrur Maxwell-in në dëgjesë më 11 gusht, një vendim i mbështetur nga të gjithë demokratët dhe tre republikanë. Por çfarë ngre dyshime është fakti që për ta marrë në pyetje nuk është dërguar një prokuror i zakonshëm, por vetë zëvendësministri Todd Blanche, ish-avokat i Donald Trump në proceset për Stormy Daniels dhe sulmin e 6 janarit.
    Intervistimi u zhvillua në burgun federal të Tallahassee, Florida, ku Maxwell po vuan dënimin. Avokati i saj, David Oscar Markus, tha për mediat: “Zonja Maxwell iu përgjigj çdo pyetjeje. Nuk e ndaloi asnjëherë marrjen në pyetje, nuk u mbrojt me ndonjë privilegj ligjor, dha përgjigje të sinqerta dhe të plota.”
    Qëllimi zyrtar i takimit ishte të hetoheshin zbulimet e reja që ajo pretendon të bëjë. Por vizita ka ndezur spekulimet se bëhet fjalë për një tentativë për të negociuar, ndoshta një marrëveshje, ndoshta falje, për të kontrolluar pasojat e mundshme politike të dëshmive që mund të përfshijnë figura të larta.
    Intervista ndodhi në një klimë të tensionuar politike, pas zbulimeve të fundit të Wall Street Journal.
    Këto zbulime kanë përçarë bazën republikane pro-Trump dhe u kanë dhënë demokratëve një armë të fuqishme. Senatori Adam Schiff ka kërkuar dëshminë e Bondi-t dhe shefit të FBI-së, Kash Patel. Po ashtu, disa republikanë janë bashkuar me demokratët për të thirrur në dëshmi edhe Bill dhe Hillary Clinton, të cilët dikur e takonin Epstein-in, ish-drejtorin e FBI-së James Comey dhe madje edhe ish-prokurorin e posaçëm Robert Mueller.
    Për më tepër, është pushuar nga detyra edhe Maurene Comey, vajza e James Comey, prokurore që kishte hetuar dosjen Maxwell-Epstein.
    Gjithçka duket se është në prag të një stuhie të re politike, me emra të mëdhenj që mund të përfshihen në një nga skandalet më të errëta të kohëve moderne.

  • Planet për një tjetër fëmijë, Sara e hapur me ndjekësit

    Planet për një tjetër fëmijë, Sara e hapur me ndjekësit

    Showbiz E Enjte, 24 Korrik 2025 09:31
    Edhe pse vetëm disa muaj më parë u bënë prindër për herë të parë, Sara Gjordeni dhe Bardhi vazhdojnë të marrin pyetje nga ndjekësit rreth mundësisë për një fëmijë të dytë.
    Në një sesion pyetje-përgjigje në Instagram, Sara u përball me këtë pyetje dhe reagimi i saj ishte plot humor, por edhe domethënie.

    “Ne nuk mendojmë… hahah” – shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se nëse një shtatzëni ndodh, do të ishte e mirëpritur, edhe pse aktualisht nuk është pjesë e planeve të tyre.